Skip to main content

“SHBA: Një komitet i Senatit i ka mbështetur sanksionet e reja kundër Iranit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“SHBA: Një komitet i Senatit i ka mbështetur sanksionet e reja kundër Iranit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Një komitet i Senatit i ka mbështetur sanksionet e reja kundër Iranit

Posted: 25 May 2017 10:07 AM PDT

Një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara e ka mbështetur legjislacionin, me të cilin do të autorizohet adminsitrata e presidentit, Donald Trump, për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të programit të raketave balistike, për mbështetje të grupeve miliatnte islamike dhe për aksione të tjera. Ligjvënësit në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit vendosën sot me 18 vota për dhe 3 kundër, për legjislacionin dypartiak, i cili tash duhet të shqyrtohet në përbërjen e plotë të Senatit. Ligjvënësit të cilët e kanë kundërshtuar këtë legjislacion, kanë paraqitur shqetësime se ai mund ta shkatërroj marrëveshjen e vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, për tërheqjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit, në këmbim për kufizim të aktiviteteve atomike. Duke folur në Jerusalem para tri ditësh, presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi se kjo marrëveshje atomike ishte "e tmerrshme" dhe se Irani duhet ta ndalë mbështetjen për "terroristët dhe militantët". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: 13 ushtarë janë vrarë në luftimet me militantët talibanë

Posted: 25 May 2017 09:02 AM PDT

Zyrtarët afganë thonë se 13 ushtarë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur, në luftimet me militantët talibanë në provincën jugore, Kandahar. Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Daulat Waziri, tha sot se luftimet kishin ndodhur gjatë natës, pasi militantët kishin depërtuar me dhunë në disa pika të sigurisë së ushtrisë afgane. Sipas Wazirit, pas disa orëve të luftimeve, talibanët ishin detyruar të tërhiqen. Zyrtarët afganë thanë se së paku 8 militantë janë vrarë. Ky sulm u bë në periudhën e ofensivës pranverore të talibanëve, të cilën e filluan në fund të muajit prill, duke shkaktuar luftime të reja në gjithë vendin. Vonë më 22 maj, militantët talibanë e sulmuan një bazë ajrore ushtarake në Kandahar, duke i vrarë së paku n10 ushtarë. Zyrtarët thanë se 12 sulmues ishin vrarë gjatë luftimeve që kishin zgjatur disa orë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA – Rusi: Komunikime më të shpeshta ndërmjet gjeneralëve

Posted: 25 May 2017 08:35 AM PDT

Gjeneralët ushtarakë të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po komunikojnë në mënyrë të intensifikuar lidhur me operacionet në Siri, derisa të dy superfuqitë janë të angazhuara në beteja të ndara në këtë vend, por që shpeshherë përputhen, ka njoftuar mbrëmë Pentagoni. Gjenerali amerikan, Jeffrey Harrigian, i cili është i angazhuar për operacionet ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, tha se gjeneralët nga të dy shtetet tash po e përdorin një linjë speciale për shmangien e aksidenteve. Rusia dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara rregullisht e shfrytëzojnë një "linjë të nxehtë" për të qenë të sigurt se secila palë është e informuar se ku janë të vendosur aeroplanët dhe forcat tokësore. Kjo "linjë e nxehtë" është bërë edhe më tepër e rëndësishme derisa forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, i janë afruar territorit në lindje, ku koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtari amerikan kërkon që Ballkani të mbrohet nga ndikimi rus

Posted: 25 May 2017 07:56 AM PDT

Zyrtari amerikan, Hoyt Brian Yee, mbrëmë ka kërkuar nga vendet e Ballkanit, që të mbrohten nga përpjekjet e Rusisë për ta shtuar ndikimin në rajon dhe për shkatërrimin e lidhjeve me perëndimin. "Ne, natyrisht, mbesim me shpresë se Rusia do të luaj rol konstruktiv në Ballkan, siç ka vepruar në të kaluarën, por ne duhet të jemi vigjilent, të gjithë ne...duke e shikuar se çka po përpiqet të bëjë Rusia", ka thënë zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd. Zoti Yee e ka cituar një përpjekje të dyshuar për grushtshtet në tetor të vitit të kaluar, për të cilin autoritetet ishin shprehur se Rusia ishte e dyshuar, me qëllim që të mos lejohej anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe përpjekje e shtuar e Rusisë për ta rritur varësinë ndaj Rusisë për furnizim me energji. "Kjo nuk do të thotë se ne supozojmë se prapa çdo gjesti ka synime të këqia, por ne e dimë nga përvoja se synimet prapa shumë lëvizjeve të Rusisë nuk janë të mira, nuk janë në përputhje me interesat...e vendeve në këtë rajon", tha diplomati amerikan, Hoyt Brian Yee. Po ashtu, ai tha se Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet t'i shtojnë reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka shprehur përkushtim për ndihmë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për normalizim të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria siriane avancon drejt zonave të kontrolluara nga rebelët

Posted: 25 May 2017 07:23 AM PDT

Ushtria siriane ka thënë se ka rimarrë nën kontroll terroritore në jug të Sirisë, nga militantët e Shtetit Islamik. Ushtria ka njoftuar se ka përparuar në afërsi të zonave të kontrolluara nga rebelët sirianë që mbështeten nga SHBA-ja, në afërsi të kufirit me Jordaninë dhe Irakun. Forcat qevetitare sot kanë njoftuar se kanë rimarrë nën kontroll zonat në jug të Palmirës dhe në juglindje të provincës Homs. Burime nga ushtria i kanë thënë agjencisë shtetërore të lajmeve, SANA, se dhjetëra luftëtarë të IS-it, janë vrarë në këtë operacion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rikthimi i BE-së në Ballkanin perëndimor

Posted: 25 May 2017 07:01 AM PDT

Ngjarjet që kanë ndodhur në vendet e Ballkanit perëndimor që nga fillimi i këtij viti, kanë bërë që Bashkimi Evropian, në muajt e fundit, ta kthejë vëmendjen në këtë rajon, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane dhe të së drejtës ndërkombëtare. Vigan Qorolli, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se takimi i së mërkurës i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini me kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor, është një nga sinjalet se Bashkimi Evropian po e kthen vëmendjen kah Ballkani perëndimor. Sipas tij, në kohën e trazirave të mëdha për shkak të refugjatëve nga Lindja e Mesme, Bashkimi Evropian, orientimin e tij strategjik do të duhej ta ketë kah Ballkani perëndimor, vendet e të cilit po e kalojnë një periudhë shumë të trazuar politike. "Kemi parasysh këtu, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, Maqedoninë, Serbinë, por edhe Malin e Zi dhe rritjen e vazhdueshme të influencës ruse në vendet me popullsi kryesisht sllave". "Prandaj, kemi rrethanat, të cilat Bashkimi Evropian, me takimin e fundit të zonjës Mogherini me liderët e Ballkanit perëndimor, kërkon t'ua bëjë të qartë se perspektiva e tyre e vetme është Bashkimi evropian dhe reformat e thella ekonomike, politike dhe juridike, të cilat ata duhet t'i ndërmarrin në shtetet respektove, janë të vetmet mundësi për t'i orientuar vendet e tyre në cakun e tyre final, që është anëtarësimi në BE". Expose: "Kisha në binarë" çon Brukselin në këmbë [27 janar, 2017] Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo vetëm takimi i Federica Mogherinit me liderët e Ballkanit perëndimorë shënon një kthim të vëmendjes së BE-së drejt rajonit. Sipas tij, muajt e fundit është diskutuar në shumë qarqe diplomatike, si dhe ne debatet brenda institucioneve të Bashkimit Evropian për nevojën kthimit të vëmendjes në Ballkanin perëndimor. Nevoja që kushtëzon një kthim të tillë të vëmendjes, janë rreziqet potenciale që ky rajon mund t'i ketë dhe t'i prodhojë, jo vetëm për vendet e rajonit veç e veç, por edhe për të gjithë kontinentin e Evropës. "Ballkani perëndimor, në njëfarë forme, është bërë si urë lidhëse, qoftë për kalimin e migrantëve, qoftë për kalimin e grupeve të ndryshme që emërtohen si grupe terroriste. Pastaj është edhe influenca jo pak e vogël ruse në disa prej vendeve të Ballkanit perëndimor. Kështu që, të gjitha këto, janë rrethana që mendoj se BE-në përfundimisht e kanë bërë të mendojë ndryshe në raport me Ballkanin perëndimor dhe që ta ngrejë pak vëmendjen në raport me këto vende". Profesor Ujkani ka shtuar se retorika është ajo që i paraprinë gjendjes konflikuoze ose konflikteve të mundshme, ndërkaq që muajt e fundit në Ballkanin perëndimor, një retorikë e tillë është parë si e shtuar. Sipas tij, një qëndrim tendencioz është parë në Beograd ndaj Kosovës dhe, siç thotë ai, në mënyrë të heshtur edhe ndaj Bosnjë e Hercegovinës, si dhe ka pasur përkeqësim raportesh ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Pastaj, ngjarjet në Mal të Zi, deklaratat e lidershipit në Shqipëri dhe situata jo stabile në Maqedoni, janë shkëndija që i paraprijnë një situate të re konfliktuoze, thotë Ujkani. Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Qorolli, i cili thekson se të gjitha këto sinjale kanë ndezur alarmin në Bashkimin Evropian për Ballkanin perëndimor. "Sigurisht që alarmet janë ndezur. Tashmë kur retorikat nacionaliste po rriten gjithandej në BE, shtetet e Ballkanit perëndimor kërkojnë një vëmendje më të thellë të Bashkimit Evropian, për t'i trasuar reformat, të cilat ato duhet t'i ndërmarrin". Profesor Ujkani ndërkaq thotë se Bashkimi Evropian është duke u përpjekur që ta kuptojë drejtë situatën në Ballkanin perëndimor. "Tash, natyrisht që BE-ja, pas zgjedhjeve në Francë, është në një pozicion më të favorshëm dhe do të jetë, besoj, në një pozitë edhe më të mirë pas zgjedhjeve në Gjermani, në shtatorin e këtij viti, që t'i japë një shtytje më të madhe proceseve integruese në Ballkanin perëndimor, gjë që nuk është e thënë që integrimi të ndodhë me automatizëm. Por, në fakt, këto vende do ta shohin që vërtetë një proces i tillë mund të ndodhë dhe do të ndodhë". Njohësit e të drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane, kanë shprehur mendimin se elitat politike në Ballkanin perëndimor duhet të fillojnë të mendojnë, siç thonë ata, në mënyrë evropiane, që nënkupton zero tolerancë ndaj korrupsionit, si dhe gjyqësi të pavarur dhe të depolitizuar.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nën dyshimet për terrorizëm, Policia e Kosovës arreston katër persona

Posted: 25 May 2017 06:25 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Në një komunikatë për media nga policia, thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt. "Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale 'përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatën e policisë. Aty thuhet po ashtu se pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj dy personave të dyshuar, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë kontrollit të shtëpive, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar,armë me karikator, pushkë, kompjuter, gjashtë telefona celularë, disa fletore dhe USB. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Arrestohen 4 persona, po planifikonin një sulm në Moskë

Posted: 25 May 2017 05:56 AM PDT

Autoritetet ruse thonë se kanë arrestuar katër persona, të cilët pretendojnë se janë pjesëtarë të grupit militant Shteti Islamik. Ata janë arrestuar për planifikim të një sulmi në rrjetin e transportit të Moskës. Në deklaratën e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) thuhet se të arrestuarit, që janë qytetarë nga Rusia dhe nga shtete të Azisë Qendrore, kishin marrë instruksione nga Siria. Oficerët e FSB-së kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, ku kanë gjetur një laborator për bërjen e eksplozivëve, një pajisje shpërthyese e bërë në kushte shtëpie, pjesë të tjera për eksplozivë, një armë automatike, municion, granta dhe literaturë ekstremiste. FSB ka thënë se të dyshuarit po planifikonin të udhëtonin drejt Sirisë pasi ta kryenin sulmin në Moskë.          

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Takimi i Brukselit, mesazh për perspektivën evropiane të Maqedonisë

Posted: 25 May 2017 05:06 AM PDT

Takimi joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini, nga njohësit e çështjeve ndërkombëtare në Shkup shihet si mesazh që tregon se Brukseli i mban dyert hapur për inkuadrimin e këtyre vendeve në BE. Në darkën e punës me kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia është përfaqësuar nga mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev. Bojan Mariçiq, nga Qendra për Strategji Evropiane thotë se prania e Zaevit, është dëshmi e qartë e mbështetjes që Brukseli i jep shumicës së re parlamentare dhe kreut të Lidhjes Social-Demokrate, si kryeministër i ardhshëm i vendit. "Ky takim konsideroj se është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, si mesazh i mbështetjes politike për dalje nga kriza dhe mbështetje për Qeverinë e re, dhe se Zoran Zaevi nga ana e Brukselit tani shihet si kryeministër i vendit". "Me këtë janë heshtur edhe debatet e mundshme apo konfrontimet mbi legjitimitetin e Qeverisë, që për fat të keq tenton t'i imponojë VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit", thotë Mariçiq. Sipas tij, takimi i Brukselit konfirmon përcaktimin e Qeverisë së re, dhe të BE-së në veçanti, për të inkurajuar përshpejtimin e procesit euro-atlantik. "Gjithashtu këtë takim e vlerësoj si shumë të rëndësishëm edhe për faktin se Maqedonia ka nisur të kthehet në ato tryeza bisedimesh, ku po diskutohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ku po arrihet marrëveshje për projekte nga procesi i Berlinit, për lidhjen tregtare dhe infrastrukturore të vendeve të rajonit", thotë Mariçiq. Edhe Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik, takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me zyrtarët e lartë në Bruksel e sheh si përkushtim të BE-së për të vazhduar me politikën e zgjerimit të unionit, por edhe pritjet që ka nga shtetet e rajonit për përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim. "Ftesa që i bëri zonja Mogerini mandatarit Zoran Zaev, edhe njëherë dëshmon se kjo Qeveri do të ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian. Qeveria, duhet t'u qaset reformave dhe obligimeve që ka ndaj BE-së si proces integrues", thotë Ramadani. Kurse praninë e Zaevit në këtë takim, ai e vlerëson si sinjal ndaj VMRO-së për të hequr dorë nga politikat destruktive, apo edhe opsionet pro-ruse. "Ky takim ka edhe një porosi për VMRO-DPMNE-në, se kjo parti duhet të shkojë në opozitë dhe sigurisht se derisa veprimet nuk i ka në forma demokratike, do të jetë parti e izoluar dhe parti e cila do të jetë e detyruar të çlirohet nga strukturat e kriminalizuara dhe të korruptuara, por edhe nga ata të cilët duan të promovojnë opsion pro-rus apo pro-Putin", thotë Ramadani. Ndryshe, në kohën kur Zoran Zaev qëndron në Bruksel në cilësinë e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, presidenti Gjorge Ivanov i zgjedhur në këtë post nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit po qëndron në Moskë, ku të mërkurën është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa paraprakisht u nderua me një mirënjohje nga patriarku i Kishës Ortodokse ruse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama lavdëron Merkelin

Posted: 25 May 2017 04:49 AM PDT

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, morën pjesë në një debat publik në Berlin. Obama tha se Merkel është person që ka bërë "punë të shkëlqyeshme" dhe po ashtu ai mbrojti presidencën e tij. Duke folur për rritjen e nacionalizmit dhe ksenofobisë në botë, Obama i tha turmës se "ne duhet të shtyjmë prapa këto trendenca që mund të shkelin të drejtat e njeriut apo të shtypin demokracinë ose të kufizojnë liritë individuale". Duke Obama gjithashtu foli edhe për nevojën për ndihmën për zhvillim dhe diplomaci, duke i cilësuar si pjesë të politikës së sigurisë kombëtare. "Ne nuk mund ta izolojmë veten, nuk mund të fshihemi prapa murit", tha Obama.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tusk dhe Trump me qëndrime të ndryshme për Rusinë

Posted: 25 May 2017 04:32 AM PDT

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk tha pas takimit me presidentin Donald Trump, se ai dhe presidenti, nuk kanë qëndrime të njëjta sa i përket Rusisë por megjithatë tha se si duket dy liderët, janë në linjë të njëjtë kur bëhet fjalë për konfliktin në Ukrainë. Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk tha pas takimit me presidentin Donald Trump, se ai dhe presidenti, nuk kanë qëndrime të njëjta sa i përket Rusisë por megjithatë tha se si duket dy liderët, janë në linjë të njëjtë kur bëhet fjalë për konfliktin në Ukrainë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i bën thirrje NATO-s të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit

Posted: 25 May 2017 04:05 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e quajti sulmin në një sallë koncertesh në Mançester, "sulm barbar dhe vicioz mbi qytetërimin tonë" dhe tha se shpreson se aleatët e NATO-s mund të bashkohen për të mposhtur terrorizmin. Trump këto komente i bëri në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai i tha kryeministres britanike, Theresa May se "të gjitha shtetet e pranishme këtu sot, jemi me ju dhe qëndrojmë përkrah jush". Në fjalimin e tij, Trump u tha aleatëve të NATO-s të bëjnë më shumë për të luftuar terrorizmin dhe u bëri thirrje që të shpenzojmë më shumë për mbrojtje. Më herët gjatë ditës Trump u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Pas takimit, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk tha se presidenti Trump dhe zyrtarët e lartë të BE-së, dështuan të gjejnë terren të përbashkët në disa çështje. Tusk u tha gazetarëve në Bruksel se përderisa për disa çështje, siç është lufta kundër terrorizmit, kishte qëndrime të njëjta, ai shtoi se "disa çështje, siç është klima dhe tregtia, vazhdojnë të jenë të hapura". "Nuk jam 100 për qind i sigurt që sot ne mund të themi, dhe kur them ne, mendoj zoti president dhe unë, nuk kemi pozicione të njëjta, mendime të njëjta për Rusinë. Edhe pse kur bëhet fjalë për konfliktin në Ukrainë, duket se jemi në të njëjtën linjë", tha Tusk. Tusk tha se mesazhi kryesor i tij për presidentin Trump ishte se "ajo që i jep kuptim bashkëpunimit dhe miqësisë tonë, janë vlerat themelore perëndimore si liria, të drejtat e njeriut dhe respektimi i dinjtetit njerëzor". Trump, i cili është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president, u takua në Bruksel edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogerini, si dhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajan. Presidenti amerikan,i cili në këtë vizitë po shoqërohet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe këshilltari për siguri kombëtare, H.R. McMaster "kanë shprehur shqetësimin se mund të humben vende të punës në SHBA për shkak të Brexit", ka thënë një burim nga BE-ja që ka njohuri për mbarvajtjen e këtij takimi.     Trump u takua po ashtu në një drekë pune me presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron dhe e uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale, ndërkaq Macron tha se është i lumtur që po takohet me presdientin amerikan.        Trump sot merr pjesë në një takim me aleatët e NATO-s, ku temë qendrore pritet të jetë lufta kundër terrorizmit. Presidenti amerikan ka qenë kritikë edhe ndaj NATO-s si dhe BE-së. Trump më herët e kishte cilësuar NATO-n si "organizatë të vjetruar", duke thënë se aleanca nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin. Ai po ashtu ka kritikuar shumicën e aleatëve për mosrespektimin e udhëzimeve të NATO-s mbi shpenzimet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkurtimi i buxhetit do t'ia "pamundësonte" punën OKB-së

Posted: 25 May 2017 03:21 AM PDT

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zvogëluar fondet për Kombet e Bashkuara, do t'ua bëjë "të pamundur" atyre të vazhdojnë punën, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. Trump ka propozuar zvogëlimin e fondeve për diplomacinë dhe ndihmën amerikane për një të tretën ose për 19 miliardë dollarë. Fondet paqeruajtëse të OKB-së do të zvogëloheshin për 1 miliard dollarë, ndërsa ato të organizatave ndërkombëtare për 44 përqind. "Shifrat e prezantuara do ta bëjnë të pamundur për OKB-në të vazhdojë gjithë punën e saj të rëndësishme, për avancimin e paqes, zhvillimit, të drejtave të njeriut dhe ndihmës humanitare", tha Dujarric. Kongresi e ka fjalën e fundit mbi shpenzimet e SHBA-së dhe ligjvënësit amerikanë kanë thënë se nuk i mbështesin shkurtimet e tilla drastike. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në OKB, duke paguar 22 përqind të buxhetit bazë prej 5.4 miliardë dollarësh dhe 28.5 përqind të buxhetit paqeruajtës prej 7.9 miliardë dollarësh.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vëzhguesit e zgjedhjeve "mësyjnë" Kosovën

Posted: 25 May 2017 02:44 AM PDT

Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të vëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë. Përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se ende nuk dihet numri i saktë i vëzhguesve që do të përcjellin këtë proces, pasi që afati për aplikim, i filluar më 11 maj do të përmbyllet më 4 qershor. Deri më tani, sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, pritet që Bashkimi Evropian të angazhojë rreth 100 vëzhgues të procesit zgjedhor në Kosovë. "KQZ ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe presim që të kemi 100 vëzhgues vetëm nga Bashkimi Evropian, të cilët do të jenë prezent për të përcjellur procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, por edhe me herët, gjatë përgatitjeve për ditën e zgjedhjeve".  "Ne ende nuk e dimë numrin e përgjithshëm të vëzhguesve, qoftë nga subjektet politike, organizatat joqeveritare vendore dhe organizatat ndërkombëtare, pasi po presim përfundimin e procesit të aplikimit dhe akreditimit të këtyre vëzhguese nga ana e KQZ-së", ka thënë Elezi për Radion Evropa e Lirë. Vëzhgimi i zgjedhjeve, sipas Elezit, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është i domosdoshëm, pasi që do të ndikonte në integritetin dhe rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor. Vëzhgues të zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian kishte kërkuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën kur kishte shpallur datën e zgjedhjeve. Vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, do ta bëjë edhe organizata vendore, koalicioni i organizatave joqeveritare, "Demokracia në Veprim". Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në këto zgjedhje, nga ana e këtij koalicioni, do të jenë të angazhuar mbi 2500 vëzhgues. "Demokracia në veprim është një koalicion i gjerë i organizatave vendore, të përkushtuara në sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor në Kosovë; të sigurohemi që vota e cila hidhet nga qytetarët në kutinë e votimit nuk deformohet dhe nuk shkon aty për ku nuk e ka pasur destinacionin".  "Edhe në këto zgjedhje do të mbulojmë të gjitha vendvotimet. Po presim që të jenë diku rreth 2500 vendvotime në tërë territorin e Kosovës, ndonëse ende nuk është certifikuar numri përfundimtar", thekson Krasniqi Gjatë dy proceseve paraprake zgjedhore, në ato lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 në Kosovë, thekson Krasniqi, procesi i zgjedhjeve ka avancuar shumë, për sa i përket procesit të administrimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve, megjithë parregullsitë e vogla të cilit ishin shënuar.  "Mund të mburremi që kemi pasur zgjedhje të mira, mirëpo sado që ka avancuar procesi i administrimit të zgjedhjeve, kanë avancuar edhe teknikat e partive politike për manipulimin e rezultateve". "Pra nuk është që manipulimi ndodhë vetëm në datën e zgjedhjeve, është një proces që ndodh edhe më herët, siç është për shembull vota klienteliste, fotografimi i votës dhe mënyra të tjera", thekson Krasniqi. Disa nga parregullsitë, të cilat ishin evidentuar nga vëzhguesit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 ishin votimet familjare, fotografimi i votës dhe presioni ndaj votuesve për të kuptuar se për kë kanë votuar. Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan mocionin e mosbesimit për qeverinë, të votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump arrin në selinë e BE-së

Posted: 25 May 2017 02:40 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në selinë e re të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ai është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk. Presidenti amerikan, më vonë gjatë ditës do të takohet me zyrtarët më të lartë të BE-së, përpara se të marrë pjesë në një takim me aleatët e NATO-s. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmi në Mançester: Policia nuk ndan informacione me SHBA-në

Posted: 25 May 2017 02:15 AM PDT

Policia që po heton sulmin me bombë në Mançester ka ndaluar ndarjen e informacioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi disa prej tyre kanë rrjedhur në mediat amerikane, raporton BBC. Zyrtarët britanikë kanë reaguar me zemërim pasi fotografitë nga pasojat e sulmit janë shfaqur në gazetën New York Times. Po ashtu emri i sulmuesit, Salman Abedi, ka rrjedhur në mediat amerikane vetëm pak orë pas sulmit, i cili ka lënë 22 persona të vrarë dhe 64 të plagosur. Kryeministrja britanike, Theresa May, do t'i ngrejë këto shqetësime me presidentin amerikan, Donald Trump, në takimin e sotëm në Bruksel. Policia e Mançesterit tha se shpreson të rifillojë marrëdhëniet normale të inteligjencës së shpejti, porse aktualisht është "e zemëruar". Policia, e cila po udhëheq hetimet në terren, ia kalon infirmacionet Forcës Kombëtare Anti-Terrorizëm, e cila më pas i ndan me qeverinë dhe, në bazë të një marrëveshjeje për shkëmbim të informacionit, me SHBA-në, Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re. Tetë persona janë aktualisht në paraburgim, nën dyshimet se kanë lidhje me sulmin në Mançester.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flynn mund të “detyrohet” të dëshmojë për kontaktet me Rusinë

Posted: 25 May 2017 01:45 AM PDT

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA do të urdhërojë zyrtarisht ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Michael Flynn, të dëshmojë për kontaktet e tij me Rusinë. Rusia dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, ndërsa Flynn, i cili është detyruar të japë dorëheqje pasi ka fshehur kontaktet me zyrtarët rusë, ka refuzuar të bashkëpunojë me panelin hetues. "Do të bëjmë thirrje zyrtare për të rritur mundësinë tonë që t'i marrim informacionet që na duhen", tha përfaqësuesi demokrat i Komitetit, Adam Schiff. Flynn, gjeneral në pension, është dëshmitar kyç në hetimin e çështjes ruse. Gazeta New York Times ka raportuar më 24 maj se zyrtarët rusë kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me Flynnin, në përpjekje për të ndikuar pikëmpamjet e presidentit amerikan, Donald Trump, mbi çëhstjet ruse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stoltenberg: NATO do t'i bashkohet koalicionit anti-IS

Posted: 25 May 2017 12:53 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendet anëtare të aleancës do të pajtohen sot për pjesëmarrjen e NATO-s në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik (IS). "Kjo do të dërgojë mesazh të fuqishëm politik për angazhimin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit", tha Stoltenberg përpara një takimi të liderëve të aleancës, sot në Bruksel. Ai tha se marrëveshja nuk do të përfshijë plane të aleancës për t'u përfshirë në operacione luftarake. Vendet anëtare të NATO-s tashmë janë të angazhuara individualisht në koalicionin që lufton Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

HRW: Diskriminim i madh gjinor në Iran

Posted: 24 May 2017 11:37 PM PDT

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se gratë në Iran përballen me diskriminim të madh dhe pengesa të tjera në vendet e punës. Në raportin e publikuar sot, me titull "Një klub i burrave", Human Rights Watch tha se Teherani ka nevojë për reforma serioze ligjore dhe sociale, për të ndryshuar trendin negativ për gratë, të cilat përbëjnë vetëm 17 përqind të fuqisë punëtore të Iranit. Raporti thekson se përqindja e grave që punojnë në Iran është nën mesataren prej 20% në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Në nëntor të vitit 2016, vetëm 6 përqind e anëtarëve të Parlamentit të Iranit kanë qenë gra, ndërsa mesatarja globale është rreth 23 përqind. Zyrtarët iranianë nuk i kanë lejuar kurrë gratë të kandidojnë për presidente.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump takon sot aleatët e NATO-s

Posted: 24 May 2017 10:57 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Bruksel për bisedime me anëtarët e tjerë të NATO-s. Trump do të takojë sot edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ai ka qenë kritik edhe ndaj NATO-s, edhe ndaj BE-së. Trump është pritur të mërkurën nga mbreti dhe mbretëresha belge, ndërsa mijëra njerëz kanë protestuar në Bruksel kundër pranisë së tij. Më herët, Trump e ka cilësuar NATO-n si "organizatë të vjetruar" duke thënë se nuk bën mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin. Trump ka kritikuar po ashtu shumicën e aleatëve për mosrespektimin e udhëzimeve të NATO-s mbi shpenzimet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more