Skip to main content

“Sulmi në Mançester: SHBA merr pëgjegjësinë për rrjedhjen e informacioneve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Sulmi në Mançester: SHBA merr pëgjegjësinë për rrjedhjen e informacioneve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Sulmi në Mançester: SHBA merr pëgjegjësinë për rrjedhjen e informacioneve

Posted: 26 May 2017 10:30 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i tha homologut britanik, Boris Johnson, se Shtetet e Bashkuara marrin "përgjegjësinë e plotë" për rrjedhjen e informacioneve të inteligjencës, që lidhen me sulmin terrorist në Mançester. Duke folur në Londër, Tillerson tha se ka siguruar Johnsonin se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë ndonjë organizatë terroriste të përhapë dhunë dhe urrejtje "pa e luftuar atë" dhe se do t'i bllokojnë "përpjekjet e tyre për të rekrutuar ndjekës të rinj, qoftë në terren, qoftë online". Në sulmin vetëvrasës në Mançester, që ka ndodhur të hënën mbrëma në një sallë koncertesh, janë vrarë 22 veta dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë, shumica fëmijë. Zyrtarët amerikanë janë kritikuar ashpër nga zyrtarët britanikë pas raporteve se informacione të klasifikuara në lidhje me sulmin kanë rrjedhur në mediat amerikane. Të enjten, kryeministrja britanike, Theresa May, i tha presidentit amerikan, Donald Trump, se inteligjenca e ndarë midis dy vendeve duhet të jetë e sigurt. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Mançester - më vdekjeprurësin në Britani qysh në vitin 2005, kur 56 veta janë vrarë nga sulmi në sistemin e transportit në Londër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron, Putin do të flasin për Sirinë, Ukrainën...

Posted: 26 May 2017 09:36 AM PDT

Kremlini tha se takimi midis presidentit të Rusisë dhe atij të Francës, javën e ardhshme, do të jetë "një mundësi për të folur sinqerisht dhe për të pasur një ndjenjë më të mirë për njëri-tjetrin".  Vladmir Putin dhe Emmanuel Macron do të takohen në Pallatin e Versajës, pranë Parisit, më 29 maj. "Gjëja kryesore për presidentët është të njihen me njëri-tjetrin dhe të diskutojnë çështje që përfshijnë terrorizmin dhe konfliktet në Siri dhe Ukrainë", tha Yury Ushakov, ndihmës i lartë i Kremlinit. Putin dhe Macron kanë diskutuar për këto konflikte në një bisedë telefonike, javën e kaluar. Moska dhe Perëndimi janë në mosmarrëveshje të thella për veprimet ushtarake ruse dhe ndërhyrjet e tjera të saj në Ukrainë dhe Siri.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Estonia dëbon dy diplomatë rusë

Posted: 26 May 2017 09:03 AM PDT

Ministria e Jashtme e Estonisë tha se ka dëbuar dy diplomatë rusë, por nuk dha më shumë detaje. Shërbimi Baltik i Lajmeve i identifikoi dy diplomatët si Dmitry Kazennov, konsull i përgjithshëm i Rusisë në qytetin Narva, dhe Andrei Surgayev, konsull. "Ky është një tjetër veprim jomiqësor dhe i pabazë, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje", tha Ministria e Jashtme e Rusisë. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Estonisë - vend anëtar edhe i Bashkimit Evropian, edhe i NATO-s - kanë qenë të tensionuara me vite. Më herët, këtë muaj, një gjykatë estoneze ka dënuar një shtetas rus me pesë vjet burgim, pasi e ka gjetur fajtor për spiunim për Rusinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stoltenberg: Barra e shpenzimeve në mbrojtje duhet të ndahet më drejt

Posted: 26 May 2017 08:12 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mesazhi në fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u bën thirrje anëtarëve të alaencës ushtarake të rrisin shpenzimet në mbrojtje, u bën jehonë administrave të mëparshme amerikane. Stoltenberg foli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, një ditë pasi Trump takoi liderët e tjerë të NATO-s, në Bruksel. Trump shfrytëzoi pjesën më të madhe të fjalimit për të paralajmëruar aleatët se nuk janë duke ndarë pjesën e tyre nga barra financiare. "Nuk është e drejtë për njerëzit dhe taksapaguesit amerikanë që vetëm pesë vende të NATO-s aktualisht përmbushin objektivin e shpenzimeve në mbrojtje, prej së paku 2% të bruto-prodhimit të brendshëm (GDP)", tha Trump. "Trump ka stil të hapur dhe të drejtpërdrejtë", tha Stoltenberg për Radion Evropa e Lirë. "Këtë të folur e kemi dëgjuar edhe më parë. Ai (Trump) e tha qartë se aleatët evropianë dhe Kanadaja duhet të investojnë më shumë në mbrojtje", tha Stoltenberg. "Gjuha dhe fjalët mund të jenë ndryshe, por thelbi i mesazhit është i njëjtë me atë që kemi dëgjuar më parë, po ashtu gjatë administratës së kaluar: Ne duhet të bëjmë ndarje më të drejtë të barrës në aleancë", theksoi Stoltenberg. Vendet e NATO-s janë zotuar në vitin 2014 se do të bëjnë përpjekje të arrijnë objektivin e shpenzimeve prej 2% të GDP-së brenda një dekade, por, deri më tash, vetëm Britania, Estonia, Greqia, Polonia dhe SHBA-ja e kanë bërë një gjë të tillë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Syri i popullit”, nga një organizatë fantome në kërcënuese të sigurisë

Posted: 26 May 2017 07:14 AM PDT

Katër të arrestuarit nga Policia e Kosovës, ditën e enjte, dyshohen të jenë pjesëtarë të organizatës "Syri i popullit", të cilësuar si kriminale nga autoritetet e Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në largim. Megjithatë, sipas tyre, arrestimi i këtyre personave nuk ka asnjë lidhje me fushatën zgjedhore në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Egjipt: Numri i të vrarëve të krishterë arriti në 26 vetë

Posted: 26 May 2017 06:27 AM PDT

Zyrtarë të Egjiptit thanë se së paku 26 vetë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi në një autobus, ku gjendeshin pjesëtarë të komunitetit kopt të krishterë. Guvernatori i provincës Minya në Egjipt, Essam al-Bedaiwy, tha se persona të armatosur e kishin sulmuar sot autobusin, derisa në të ndodheshin njerëzit që shkonin në një manastir, afro 200 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro. Personat e armatosur u afruan me tre automobila, e kryen sulmin dhe u larguan, ka njoftuar Ministria e brendshme e Egjiptit. Zëdhënësi i Minsitrisë së shëndetësisë, Khaled Megahed, tha se 26 vetë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur. Në dhjetor të vitit të kaluar dhe në prill të këtij viti, nga sulmet vetëvrasëse të grupit ekstremist, Shteti Islamik, janë vrarë dhjetëra koptë të krishterë, në tri sulme kundër kishave. Shteti Islamik ishte kërcënuar se do të ndërmerrte më tepër sulme kundër koptëve të krishterë. Ky komunitet e përbënë 10% të popullatës së Egjiptit, me shumicë myslimane, prej 92 milionë banorëve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Koreja Veriore – problem i madh

Posted: 26 May 2017 06:17 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Koreja Veriore, që aktualisht ka kryer një seri të testeve raketore, është "problem i madh" në agjendën e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. "Është shumë në mendjet tona...është problem i madh, është problem botëror dhe do të zgjidhet. Në një pikë ai do të zgjidhet. Ju mund të vëni bast në këtë", tha sot Trump në Sicili të Italisë, ku merr pjesë në samitin e Grupit të 7 vendeve të industrializuara. Programet raketore të Koresë Veriore janë parë si sfidë madhore e sigurisë për administratën Trump. Presidenti amerikan ka shprehur përkushtim për ta parandaluar këtë vend që të jetë i aftë t'i godasë Shtetet e Bashkuara me raketë atomike. Ekspertët thonë se Pheniani do të mund ta arrinte prodhimin e raketave me kapacitet të tillë pas vitit 2020.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këtë herë, pa premtime megalomane!

Posted: 26 May 2017 05:57 AM PDT

Premtime nga më të ndryshmet janë duke u dëgjuar nga partitë politike në Kosovë, në prag të nisjes së fushatës zgjedhore. Subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 qershorit, përveç premtimeve për zgjidhjen e problemeve politike, zotohen se do të përmirësojnë edhe situatën ekonomike. Hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pagave, e mirëqenies sociale, investimet në fusha të ndryshme ekonomike, arsimi më cilësor, sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i krimit e korrupsionit dominojnë premtimet. Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike thonë se premtimet e partive politike nuk dallojnë shumë nga ato që janë dëgjuar gjatë fushatave të mëhershme zgjedhore. Por, e veçanta e kësaj para-fushate, sipas tyre, është se nuk po thuhen më shifra marramendëse për hapjen e vendeve të punës, siç ka ndodhur më herët. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se deri më tani nuk janë vërejtur premtime ambicioze apo bombastike, sidomos në aspektin e numrave, çka e ka karakterizuar fushatën zgjedhore të vitit 2014.  "Kur flas për numra e kam fjalën për numrat e vendeve të reja të punës, që synohen të krijohen nga partitë që presin të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 11 qershorit". "Në përgjithësi mbesin të njëjtat premtime: krijimi i vendeve të reja të punës, mbështetja e sektorit privat, konkretisht sektorit të prodhimtarisë. Ajo çfarë vihet re është se pothuajse të gjitha partitë premtojnë lehtësira fiskale për sektorin e prodhimtarisë, gjë që duhet të ndodhë", thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë. Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se koalicionet dhe partitë politike ende nuk i kanë publikuar programet zgjedhore, por nga deklaratat e deritashme, premtimet, sipas tij, nuk duken megalomane si më parë. "Për dallim nga fushatat e kaluara, gjatë këtij viti tema e ekonomisë, krijimi i vendeve të reja të punës do të jenë tema prioritare. Në zgjedhjet e kaluara kemi pasur premtime për liberalizim të vizave, për bashkimin e Mitrovicës, për integrimin e Kosovës në BE. Madje, janë përmendur edhe shifra marramendëse për krijimin e vendeve të reja të punës. Në këto ditë, unë kam parë qëndrime pak më racionale të partive politike", shprehet Gashi. Ajo që vërehet më tepër këto ditë, sipas Arian Zekës, është se të gjitha partitë politike kanë premtuar subvencione dhe mbështetje më të madhe për sektorin e bujqësisë.  "Pavarësisht se ka pasur efekte pozitive viteve të fundit në këtë aspekt, duhet të veprohet me kujdes nga ana e qeverisë se ardhshme, që subvencionet të mos rriten në mënyrë drastike, të mos krijohet pabarazi pastaj në mes të sektorëve të tjerë". "Është mirë të subvencionohen bujqit, por dy ose trefishimi i buxhetit për bujqit në vitet e ardhshme mund të jetë i dëmshëm për sektorët tjerë", thekson Zeka.  Naim Gashi, ndërkaq, thotë ka pasur disa premtime të partive politike të pallogaritura mirë, por ai beson se me fillimin zyrtar të fushatës, partitë politike nuk do të bëjnë premtime "absurde dhe të parealizueshme". "Mund të themi se nga deklaratat e dëgjuara ka disa risi. Njëra parti politike ka premtuar se buxheti do të bëhet tre miliardë euro brenda dy vjetësh; një grupim tjetër politik ka premtuar se do të rriten pagat për 30 përqind në sektorin publik. Është premtuar se do të fillojë dhënia e shtesave për fëmijët kosovarë. Disa nga këto premtime janë të pakalkuluara, janë premtime kuturu, të cilat besoj se do të detajizohen gjatë fushatës", thotë Gashi. Zhvillimi i dobët ekonomik dhe shkalla e lartë e papunësisë mbeten problemet kryesore në Kosovë, të cilat besohet se shkaktojnë edhe kriza e probleme tjera. Në të gjitha zgjedhjet, qoftë të përgjithshme apo lokale, subjektet politike kanë premtuar uljen e shkallës se papunësisë dhe varfërisë, por në realitet, gjendja ka mbetur e njëjtë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat: FBI e vëzhgon dhëndrin e Trumpit lidhur me Rusinë

Posted: 26 May 2017 05:32 AM PDT

Jared Kushner, dhëndër i presidenti amerikan, Donald Trump, është nën vëzhgim të agjencisë FBI, e cila po zhvillon hetime për lidhjet ndërmjet ndihmësve të Trumpit dhe Rusisë, kanë raportuar dje mediat amerikane. Kushner është nën hetime për shkak të takimeve të tij në muajin dhjetor të vitit të kaluar, me ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kislyak, dhe shefin e një banke shtetërore ruse, Sergei Gorkov, që ishte nën sanksione amerikane, prej vitit 2014, kanë raportuar Washington Post dhe NBC News, duke i cituar zyrtarët anonimë. Interesimi për Kushnerin, i cili është këshilltar i lartë i presidentit Trump dhe është i martuar me vajzën e tij Ivanka, nuk do të thotë se hetuesit e konsiderojnë atë të dyshuar për krim apo se kanë për qëllim ta akuzojnë atë, raportuan amediat. Jamie Gorelick, avokat i zotit Kushner, tha se klineti i tij do të bashkëpunojë me hetuesit. "Paraprakisht, zoti Kushner në mënyrë vullnetare i ka këmbyer njohuritë e tij me Kongresin lidhur me këto takime. Ai do ta bëjë të njejtën gjë nëse kontaktohet lidhur me çfarëdo hetimi tjetër", tha Gorelick. FBI, disa komitete të Kongresit dhe një këshill special i emëruar nga Departamenti i drejtësisë, po i vështrojnë akuzat për përzierje të Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme të ndihmësve të Trumpit me Rusinë. Besohet se Kushner është i vetmi zyrtar aktual i Shtëpisë së Bardhë, që është nën vëzhgim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptarët mund të hyjnë si “bllok” në Qeverinë e re të Maqedonisë

Posted: 26 May 2017 05:28 AM PDT

Burime nga partitë politike në Maqedoni, që përbëjnë shumicën parlamentare, bëjnë të ditur se brenda ditës, e më së voni gjatë kësaj fundjave, pritet të përmbyllen bisedimet për formimin e qeverisë së re.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Administrata Trump e kundërshton bllokimin e e urdhrit të udhëtimit

Posted: 26 May 2017 04:41 AM PDT

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se do ta apelojë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara vendimin e djeshëm të një gjykate federale, me të cilin vërtetohet bllokimi i ndalesës së përkohshme të udhëtimit në Amerikë për shtetasit e gjashtë vendeve me popullatë shumicë myslimane. Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, ishte "brenda autoritetit ligjor për ta mbajtur të sigurt vendin", duke urdhëruar ndalesë të udhëtimit, disa javë pasi u inaugurua në postin e presidentit. "Nga presidenti nuk kërkohet të pranoj njerëz nga vendet që sponzorizojnë ose strehojnë terrorizëm, derisa ai të përcaktojë se ata mund të verifikohen në mënyrë përkatëse dhe të mos paraqesin rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara", tha Sessions. Gjykata Federale e Apelit në Riçmond të Virxhinias, të enjten, e ka vërtetuar një vendim të një gjykate më të ulët për parandalimin e fuqizimit të ndalesës së udhëtimit, duke thënë se ishte "një urdhër ekzekutiv, që në kontekst ndeshet me jotolerancën fetare, me ndjenjën armiqësore dhe diskriminimin". Me këtë masë parashihej të imponohej një ndalesë 90-ditëshe për udhtëarët nga Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Me këtë plan, po ashtu, suspendohej programi për refugjatë i Shteteve të Bashkuara për 120 ditë. Në vendimin e gjyqtarëve 10:3, kjo gjykatë e apelit tha se nuk ishte e bindur se synimi i masës kishte "më tepër të bënte me sigurinë kombëtare sesa me zbatimin e premtimit të presidentit për ndalesën e myslimanëve". "Kongresi i ka siguruar presidentit autoritet të gjerë për ta ndalur hyrjen e personave të jashtëm, por ky autoritet nuk është absolut", ka shkruar shefi i gjyqtarëve, Roger L. Gregory. Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, ka theksuar se tre gjyqtarë, që nuk ishin pajtuar me shumicën, janë pajtuar me argumentet e administraatës se urdhri i udhëtimit ishte "ndërmarrje kushtetuese e detyrës së presidentit për t'i mbrojtur komunitetet tona nga terrorizmi". Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump shpeshherë ka folur se dëshiron ndalesë totale për myslimanët që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Tash, çështje kryesore është nëse këto komente nga fushata mund të përdoren për të treguar se ndalesa në mënyrë jokushtetuese i merr në shënjestër myslimanët, për shkak të religjionit të tyre. Ndalesa e fundit ishte e korrigjuar në krahasim me urdhrin e Trumpit, të publikuar në muajin janar, me të cilin ishin bllokuar udhëtarët nga shtatë vende me shumicë myslimane, përfshirë Irakun, dhe të gjithë refugjatët. Në urdhrin e ri janë eliminuar referencat lidhur me religjion. Kritikët thonë se ndryshimet nuk ishin të mjaftueshme për eliminimin e problemeve juridike të ndërlidhura me urdhrin. Gjykatat e Apelit në rajonet e tjera ende janë duke e shqyrtuar këtë rast. Vendimet e mëtejshme kundër ndalesës së udhëtimit mund të paralajmërojnë kundërshtim më të ashpër për administratën, derisa ajo e dërgon rastin në Gjykatën Supreme.  Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë, me short, zënë vendet në fletëvotime

Posted: 26 May 2017 04:18 AM PDT

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 qershor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Egjipt: Janë vrarë 23 pjesëtarë të komunitetit kopt

Posted: 26 May 2017 03:45 AM PDT

Zyrtarët e Egjiptit thonë se 23 vetë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur, nga një sulm kundër një autobusi me të cilin udhëtonin pjesëtarët e komunitetit kopt të krishterë. Agjencia e lajmeve, Reuters, e ka cituar guvernatorin e provincën Minya, Essam al-Bedaiwy, që ka thënë se persona të armatosur sot i sulmuan të krishterët, derisa ata udhëtonin në një manastir në jug të kryeqytetit Kajro. Agjencia tjetër e lajmeve, DPA, ka raportuar për numër të njejtë të personave të vrarë, duke e cituar një zëdhënës të Ministrisë së shëndetësisë së Egjiptit. Në dhjetor të vitit të kaluar dhe në prill të këtij viti, nga sulmet vetëvrasëse të grupit ekstremist, Shteti Islamik, janë vrarë dhjetëra koptë të krishterë, në tri sulme kundër kishave. Shteti Islamik ishte kërcënuar se do të ndërmerrte më tepër sulme kundër koptëve të krishterë. Ky komunitet e përbënë 10% të popullatës së Egjiptit, me shumicë myslimane, prej 92 milionë banorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria e pritjeve të mëdha

Posted: 26 May 2017 03:22 AM PDT

Më 11 qershor, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin legjislaturën e re, me shpresën se ajo, së paku, do ta çojë mandatin deri në fund. Që prej shpalljes së pavarësisë, në vitin 2008, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka mbijetuar katër vjet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juncker thotë se Trump nuk ishte agresiv ndaj politikës gjermane

Posted: 26 May 2017 02:53 AM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka hedhur poshtë raportet se presidenti amerikan, Donald Trump, në mënyrë agresivve i kishte dënuar politikat tregtare të Gjermanisë, gjatë takimit të djeshëm në Bruksel. Mediat gjermane kanë raportuar se Trump i kishte dënuar politikat e Berlinit si "shumë të këqia" dhe kishte sinjalizuar se ai dëshironte ta kufizonte shitjen e automobilave gjermanë në Shtetet e Bashkuara. "Ai nuk ka thënë se gjermanët po silleshin keq", tha sot Juncker në Sicili, para fillimit të samitit të Grupit të shtatë vendeve të zhvilluara industrialisht, i njohur si G-7, dhe ka shtuar se "nuk ishte e vërtetë" se Trump ishte agresiv ndaj Gjermanisë në bisedime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NASA: Janë gjetur stuhi gjigante në polet e Jupiterit

Posted: 26 May 2017 12:56 AM PDT

Një sondë kozmike e agjencisë amerikane, NASA, e cila po qarkullon rreth Jupiterit, ka fokusuar ciklone masive në pole, që paraqet gjetje të re befasuese të planetit më të madh të Sistemit Diellor, kanë thënë mbrëmë shkencëtarët. Këtë gjendje, NASA e ka përshkruar si "botë komplekse, turbulente, gjigante", e cila është tejet e ndryshme se sa kishin menduar shkencëtarët më parë. Punimet e botuara në revistën Shkenca dhe Letrat e Kërkimeve Gjeofizike, i kanë përshkruar këto zbulime të rëndësishme që janë bërë prej se sonda, Juno, ka filluar të orbitojë rreth Jupiterit, vitin e kaluar, e të cilat i kanë detyruar shkencëtarët t'i rishqyrtojnë njohuritë për këtë gjigant. Pamja në polet e Jupiterit ka treguar se ato janë të mbuluara me dhjetëra stuhi të dendura e të mbledhura, me gjasë që hedhin të reshura shiu ose bore. "Pamjet e poleve më parë të papara të Jupiterit tregojnë një skenë kaotike të formës ovale të ndritshme", thuhet në revistë. Doli se këto forma ovale janë stuhi të mëdha spirale, disa prej të cilave janë të gjata 1,400 kilometra. Shkencëtarët kanë gjetur shenja të amoniakut, që del nga atmosfera e thellë dhe formon sisteme të mëdha të motit. Tash, nevojitet studim i mëtejshëm për ta kuptuar më mirë natyrën e stuhive të Jupiterit dhe përse ky planet vepron në këtë mënyrë, thonë shkencëtarët. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kandidatët për kryeministër: Ku dallojnë e ku ngjasojnë?

Posted: 26 May 2017 12:47 AM PDT

Tre kandidatët, që vlerësohet të jenë kryesorët për postin e kryeministrit të Kosovës, kanë pikëpamjet e tyre për çështjet kryesore aktuale, të cilat dallojnë, por me raste edhe ngjasojnë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Trump arriti në Sicili për të marrë pjesë në samitin G-7

Posted: 26 May 2017 12:22 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ndodhet në Sicili të Italisë për të marrë pjesë në samitin dyditësh të Grupit të 7 vendeve (G-7), në të cilin pritet që ai të ballafaqohet me pyetje nga liderët e tjerë, për pozicionin e tij për tregti dhe ndryshime klimatike. Qëndrimi në Sicili është pjesa e fundit e turneut të parë të jashtëm të presidentit Trump, në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Në këtë samit, liderët, po ashtu, do të diskutojnë për bashkëpunimin në siguri, pas sulmit me bombë në Mançester të Britanisë më 22 maj, me ç'rast u vranë 22 vetë. Për këtë sulm është i dyshuar një militant islamik me origjinë nga Libia, i cili ishte rritur në Britani. Një diplomat i paemëruar italian tha se Trump dhe zyrtarët e lartë të Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë, kanë pikëpamje të ngjashme për shumë çështje, por Uashingtoni mbetet i izoluar për tregti dhe ambient.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një gjykatë federale e vërtetoi bllokimin e urdhrit të Trumpit

Posted: 25 May 2017 11:24 PM PDT

Një gjykatë federale e apelit në Shtetet e Bashkuara e ka vërtetuar vazhdimin e bllokimit të urdhrit të korrigjuar të ndalesës së udhëtimit për shtetasit e gjashtë vendeve me popullatë shumicë myslimane, duke i shkaktuar edhe një pengesë administratës së presidentit, Donald Trump. Gjykata e Apelit në Riçmond të Virxhinias, dje e ka mbështetur vendimin e një gjykate më të ulët për parandalimin e fuqizimit të kësaj mase, duke thënë se ishte "një urdhër ekzekutiv, që në kontekst ka ndeshje me jotolerancën fetare, me ndjenjën armiqësore dhe diskriminim". Me këtë masë parashihej të imponohej një ndalesë 90 ditëshe për udhtëarët nga Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Me këtë plan, po ashtu, suspendohej programi për refugjatë i Shteteve të Bashkuara për 120 ditë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Nga sulmi ajror në Mosul janë vrarë 105 civilë

Posted: 25 May 2017 11:08 PM PDT

Së paku 105 civilë janë vrarë në sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara në qytetin verior irakian, Mosul, në muajin mars të këtij viti, ka konkluduar një raport i ushtrisë amerikane. Cak i bombës së hedhur më 17 mars ishin dy snajperë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha mbrëmë hetuesi udhëheqës, gjeneral Matthew Isler. Ky sulm e kishte aktivizuar eksplozivin të cilin militantët e kishin vendosur në një ndërtesë, tha ky gjeneral amerikan dhe ka shtuar se 101 civilë, të tubuar në katet e poshtme të ndërtesës, ishin vrarë derisa ajo ishte shkatërruar, ndërsa katër të tjerë ishin vrarë në ndërtesën e afërt. Nuk dihet asgjë për 36 civilë të tjerë. Shtetet e Bashkuara më herët patën pranuar se "me gjasë" kishin rol në këto vrasje, por se kjo ishte e paqëllimshme. Në më muajin tetor të vitit të kaluar, forcat e qeverisë së Irakut e kanë lansuar një ofensivë madhore, të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për sulme ajrore, për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more