Skip to main content

Zëri: “Ferit Zekolli i bashkohet Vetëvendosjes” plus 29 more

Zëri: “Ferit Zekolli i bashkohet Vetëvendosjes” plus 29 more


Ferit Zekolli i bashkohet Vetëvendosjes

Posted: 26 May 2017 02:41 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se pjesë e saj është bërë ish-basketbollisti kosovar, Ferit Zekolli. “Lëvizjes Vetëvendosje sot iu bashkua edhe një figurë e shquar e sportit kosovar, Ferit Zekolli. Basketbollisti më i njohur shqiptar i të gjitha kohërave nga tash do ta fuqizojë edhe më shumë Alternativën e Lëvizjes në pjesën e sportit, me përvojën që ka në fushën përkatëse”, thuhet në konfirmimin e VV-së. “Në takimin me kryeministrin e ardhshëm, Albin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër dasmë 'live' në 'Top Channel', martohet çifti i Big Brother

Posted: 26 May 2017 02:37 PM PDT

Nesër është spektakli i radhës në “Big Brother”, ku duket se do të ketë surpriza Ne kemi zbuluar njërën prej tyre që me siguri do të gëzojë konkurrentët, fansat e do të kënaqë teleshikuesit. Burimet jozyrtare, bëjnë me dije për “revistawho.com” se të shtunën në mbrëmje, njëri prej çifteve të shtëpisë, do të martohen në transmetim të drejtëpërdrejtë. Nuk dimë se cili prej tyre është, por ndjekësit besnikë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me në fund Zanfina flet për dashurinë, a është ajo në lidhje?! (Video)

Posted: 26 May 2017 02:36 PM PDT

Kanë qarkulluar shumë fotografi në shtypin rozë, ku aludohej për një lidhje të këngëtares Zanfina Ismaili.  Këto lajme në Elite Show, Zanfina i hodhi poshtë duke shtuar se ka kohë që është beqare dhe nuk ka ndonjë person të ri të rëndësishëm në planin emotive. Por, sa është gati për ta gjetur fatlumin, tregon më mirë këngëtarja Ismaili.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti uron për Ramazan

Posted: 26 May 2017 02:24 PM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.  “Te gjithë besimtarëve mysliman, urime muaji i Ramazanit. Pas shumë kohe në Prishtinë me ujë për syfyr”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook. Në të gjithë botën më shumë se 1 miliardë myslimanë me datën 27 maj do të nisin edhe agjerimin për muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas kalendarit mysliman muaji i Ramazanit fillon më 27 maj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi kritikon BE-në për vizat

Posted: 26 May 2017 02:14 PM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave. Thotë se kjo ka ndikuar në rritjen e ndikimit rus në vend dhe rritjen e fundamentalizmit islamik. Thotë se ky kusht i Bashkimit Evropian është i padrejtë për qytetarët e Kosovës që janë më pro evropianët “Kosova i ka kryer detyrat e veta. Demarkacioni është kusht i padrejtë që na e kanë vu. Kosova nuk është trajtu drejtë dhe fer sikurse vendet e tjera të rajonit”, tha Thaçi në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Dialog me Serbinë po, por me kushte

Posted: 26 May 2017 01:58 PM PDT

Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka folur në lidhje me Dialogun me Serbinë, duke thënë se ky dialog duhet të vazhdojë, njofton Klan Kosova. “Ne jemi për dialog dhe nuk është në interes të vendit të pozicionohet askush kundër një dialogu”. “Jemi për të vazhduar dialogun edhe me Serbinë, por jo kështu si ka ndodhur. Jo dialog pa kushte”. “Të ftohen edhe të tjerë, të ftohen njerëz që kanë përvojë politike. Jemi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj me fermerët e Rahovecit, agrobiznesi do t’i prijë politikave të Fillimit të Ri

Posted: 26 May 2017 01:55 PM PDT

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Rahovec, ku bashkë me kryetarin e partisë, Kadri Veselin kanë takuar një numër të madh fermerësh nga kjo komunë. Hoxhaj ka thënë se qytetarët e Rahovecit meritojnë përkrahje për ta bërë Rahovecin qendër të agrobiznesit. Ai ka theksuar se me programin për Fillimin e Ri Rahoveci do të shndërrohet në model ekonomik dhe burim i krijimit të vendeve të reja të punës. “I nderuar nga prezenca e numrit kaq të madh......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Leonardo DiCaprio nuk ia ndanë sytë Ritës sonë (Foto)

Posted: 26 May 2017 01:54 PM PDT

Festivali i Kanës është njëra ndër ngjarjet që mbledhë rreth vetes emrat më të shquar nga bota e artit. Emrat e njohur kujdesen që të duken sa më mirë gjatë parakalimit në tepihun e kuq, shkruan lajmi.net. Ata përcjellen në secilin hap dhe lëvizje nga paparacët, e këtyre nuk i ka shpëtuar as aktori Leonardo DiCaprio i cili është zënë duke e shikuar Ritën dhe disa modele të tjera. Ai i kishte “ngulur” sytë tek Rita e cila është përfolë për dukjen e saj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëvizja për Bashkim mobilizohet për zgjedhjet e 11 qershorit

Posted: 26 May 2017 01:51 PM PDT

Lëvizja për Bashkim ka mbajtur takim mobilizues për zgjedhjet e 11 qershorit. Valon Murati së bashku me strukturat e partisë kanë mbajtur takim në Prishtinë dhe Obiliq. Lëvizja për Bashkim ka shprehur përkrahjen e madhe për dy kandidatët e saj për deputet, Avni Klinakun dhe Fadil Fazliun. “Takime mobilizuese me aktivistët e LB-së në Prishtinë dhe Obiliq në funksion të përkrahjes së kandidatëve për deputet nga Koalicioni i madh #12, Avni Klinaku – 29 dhe Fadil Fazliu – 95” shkruan kryetari......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Leka II nesër në Kosovë, takon Haradinajn

Posted: 26 May 2017 01:48 PM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se të shtunën Ramush Haradinaj pret Princ Leka II të shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tij. Takimi do të zhvillohet në selinë qendrore të AAK-së, në orën 11:00. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kalludra 'godet' PDK-në, shprehet e sigurt në fitoren e koalicionit me frymë rugoviane

Posted: 26 May 2017 01:43 PM PDT

Mirjeta Kalludra, ish-deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës që tash synon ta fitoj edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës në kuadër të koalicionit LDK-AKR- Alternativa, i është drejtuar me një letër publike elektoratit të partisë që përfaqëson. Më shumë se kurrë më parë, ajo ka përdorur një gjuhë tejet kritikuese për PDK-në, e cila, ndonëse ishte në koalicion me LDK-në, u vu në mbështetje të opozitës për ta rrëzuar Qeverinë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fatmir Limaj tregon si u bë koalicioni PDK-AAK-NISMA

Posted: 26 May 2017 01:20 PM PDT

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, ishte i shpejtë dhe ishte një vendim shumë i rëndësishëm, për t’i dhënë një mundësi vendit tonë e për t’i dhënë një mundësi Ramush Haradinajt. Kështu e ka përshkruar koalicionit e orëve të vona të së martës, i pari i Nisma-s, Fatmir Limaj, duke theksuar edhe ndikimin që pati koalicioni i LDK-së me AKR-në, përderisa ka thënë që Ramush Haradinaj e meriton që t’i jepet një mundësi. “Nuk ka vendim të lehtë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Malin e Zi e kemi shtet mik, demarkacionin do të kryejmë shpejt

Posted: 26 May 2017 01:15 PM PDT

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë do të bëjë me Demarkacionin me Malin e Zi. Ramush Haradinaj ka shpjeguar se si do të zgjidhet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nëse ai do të bëhet Kryeministër i vendit. “Është vendimi i gabuar politik që e ka pru gjendjen këtu”, tha Haradinaj në emisionin ‘Argument Plus’ në rtv21. E gjithë kjo çështje thotë se do të zgjas shkurt, pasi ekspertët e një komisioni të ri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ariana Grande koncert për viktimat e sulmit

Posted: 26 May 2017 01:02 PM PDT

Këngëtarja Grande do të mbajë koncert humanitar për viktimat e sulmit në Mançester Ylli amerikan i muzikës pop, Ariana Grande, njoftoi të premten se do të mbajë një koncert humanitar për viktimat e sulmit që ndodhi në njërin nga koncertet e saj në Mançester, të hënën. Ajo në një porosi në llogarinë e saj në Instagram ka thënë se data e koncertit ende nuk është caktuar, transmeton Reuters. Ndryshe, nga ky sulm humbën jetën  22 persona. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurti thotë se do t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit

Posted: 26 May 2017 12:59 PM PDT

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se do t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit. Ish-kryetari i VV-së ka premtuar se pagat e zyrtarëve të lartë nuk do të jenë më shumë se dyfishi i pagës mesatare në Kosovë. Përderisa pagat mujore në Kosovë sillen nga 130 deri në mbi 400 euro, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të kenë pagë pesë herë më të lartë se paga mesatare e në vend. E Kurti ka deklaruar se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush janë personat e akuzuar në listën e LDK'së?

Posted: 26 May 2017 12:58 PM PDT

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, përballë gazetarëve në RTV Dukagjini, ka folur për listën e kandidatëve për deputetë, bartës i të cilës është vet ai,. Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar këtë listë, duke thënë se në gjenden persona që hetohen për nga drejtësia. Ai ka përmendur Naser Osmanin, i cili hetohet për fondin e 3 për qindëshit. Hoti ka thënë se përderisa Osmani nga drejtësia nuk është shpallur fajtor, nuk mund të cilësohen si të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Refiqe Tërnava uron fillimin e Muajit të Ramazanit

Posted: 26 May 2017 12:52 PM PDT

Refiqe Tërnava, vajza e Naim Tërnavës, si dhe kandidatja për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, përmes një postimi në rrjetin e saj social “facebook”, ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Ky është postimi i plotë: Të nderuar vëllezër e motra, Nesër është dita e parë e muajit të shenjtë Ramazan. Besimtarët anekënd globit fillojnë me agjërim, prandaj shfrytëzoj rastin t'ju uroj të gjithëve, e sidomos besimtarëve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Ka kaluar koha e fyerjeve gjatë fushatës

Posted: 26 May 2017 12:35 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka folur për rrjedhën e fushatës, e cila fillon më 31 maj, por edhe aktivitetet ditore të partive, që nga dita kur u caktua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Hoti ka thënë se koalicioni të cilin ai përfaqëson tash e disa ditë ka qenë çdo ditë në terren, i fokusuar në ekonomi e biznese. Ai ka shtuar se ka kaluar koha kur gjatë fushatës kundërshtarët politikë akuzoheshin e fyheshin mes vete, ndërsa tani, sipas tij, fushata duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse s’po bëjnë bashkë fushatë Haradinaj, Veseli e Limaj?

Posted: 26 May 2017 12:27 PM PDT

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka hedhur poshtë pretendimet se problemet brenda koalicionit PDK-AAK-NISMA po bëjnë që të tri partitë të bëjnë fushatë ndaras. Ai ka deklaruar se secila parti fushatën e koncentron tek elektorati i saj, pasi përgjegjësinë fillestare e ka ndaj tij, duke shtuar se në një moment të caktuar kohor të tre liderët e partive do të bëhen bashkë në fushatë. “Është hera e parë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plaku kosovar, adhurues i Sony Playstation, bëhet hit edhe në Zvicër (Foto&Video)

Posted: 26 May 2017 12:12 PM PDT

U bë i famshëm nga një storie e realizuar nga Klan Kosova. Ahmet Dedinca, 83 vjeçar është i moshuari të cilit nuk i pengojnë vitet që ta realizojë dëshirën e tij për lojë në Play Station. Ky rast i jashtëzakonshmë, tashmë ka bërë bujë edhe në mediat e Evropës. Është gazeta zvicerane Blick am Abend e cila i ka kushtuar një raport adhuruesit të video-lojërave. “Ahmet Dedinca është 83 vjeç, dhe ai është ndryshe nga shokët e tij bashkmoshatarë.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Samiti G7: Liderët pajtohen për luftë kundër terrorizmit

Posted: 26 May 2017 12:11 PM PDT

Liderë të vendeve industriale udhëheqëse në botë, grupi G7, janë pajtuar të ndërmarrin veprime të reja në luftën kundër terrorizmit, në samitin e fundit në Taormina në Sicili. Megjithatë dallimet në lidhje me ndryshimet klimatike në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe të tjerëve, ende mbesin të njëjta. Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May rikonfirmuan planet për nxitje të tregtisë, duke përfshirë edhe një marrëveshje për tregti pas Brexit. Trump ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Besoj në zgjedhje demokratike, moderne dhe evropiane

Posted: 26 May 2017 12:06 PM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur shpresën se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do të jenë fer, demokratike, gjithëpërfshirëse, me standarde të larta dhe që rezultati i tyre do të pranohet nga të gjithë. Presidenti Thaçi, i cili pë herë të parë nuk do të jetë pjesë e kësaj gare elektorale ka thënë se nuk i mungon gara elektorale dhe se do të jetë i përkushtuar në obligimet e tij që ia jep Kushtetuta dhe ligjet e vendit. “Fillimisht......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hasani i Nisma’s uron besimtarët Islam: Le të na shërbej Ramazani si muaj i paqes dhe dashurisë

Posted: 26 May 2017 12:02 PM PDT

Nesër, myslimanët anekënd botës nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Me këtë rast, kandidati për deputetë nga radhët e Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ,ka uruar që besimtarët ta jetojnë këtë muaj me të gjitha mirësitë e begatitë e tij. Hasani në profilin e tij social në ‘Facebook’, ka uruar që ky muaj të shërbej për paqe dhe dashuri. Postimi i plotë i Hasanit: Të dashur qytetarë, nesër besimtarët islam fillojnë muajin e shenjtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Eurokoha' bën hapjen e sezonit veror 2017 (FOTO&VIDEO)

Posted: 26 May 2017 11:59 AM PDT

Kompania “Eurokoha” ka bërë prezantimin e ofertave turistike për bregdetin turk, me çmime që mund t’i përballojë edhe standardi i kosovarëve. Sikurse edhe gjatë viteve të kaluara, kompania “Eurokoha” edhe këtë vit për klientët e saj ka siguruar aranzhmane në hotelet më të mira në bregdetin turk. Sezonin e ka nisur me çmime promovuese dhe oferta të shumëllojshme. Duke nisur nga tash qytetarët e Kosovës mund t’i shfrytëzojnë ofertat promocionale të kompanisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhurohen 500 pako ndihma në xhaminë 'Pavarësia' në Prishtinë

Posted: 26 May 2017 11:56 AM PDT

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, në xhaminë “Pavarësia”, në Prishtinë shoqata “Bereqeti”, sot bëri shpërndarjen e 500 pakove ushqimore. Donator i këtyre ndihmave ishte Halil Muja, i cili për vite me radhë, tashmë për disa vite me radhë bën dhurimin e ndihmave për qytetarët në nevojë. Imami i xhamisë “Pavarësia”, Nexhmi Hoxha, përfaqësues i shoqatës “Bereqeti” në Prishtinë, në fjalën e tij, mes tjerash tha se kjo familje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije!

Posted: 26 May 2017 11:48 AM PDT

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në një vizitë në Mitrovicë, ku është takuar me qytetarë, prej nga i ka bërë thirrje BE-së që të mos përdor standarde të dyfishta me rastin e Kosovës. “Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije. Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjtë tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MPB identifikon deputetët që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill

Posted: 26 May 2017 11:43 AM PDT

Ministria e Brendshme ka përfunduar identifikimin e shtatë deputetëve që hapën dyert e Kuvendit për kriminelët më 27 prill, njoftoi Ministrinë e Brendshme. “SPB Shkupi, gjithashtu deri tek Prokurorina Themelore Publike Shkup ka dorëzuar edhe dy Raporte nga të cilat njëra prej të cilave i referohet masave të marra dhe aktiviteteve që lidhet me Urdhërin e verifikimit të të dhënave të plota personale për një total prej shtatë njerëz – deputet të Parlamentit dhe të tjera ka të bëjë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi viziton shkollën e tij në vendlindje (Video)

Posted: 26 May 2017 11:29 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot Burojën, vendlindjen e tij. Thaçi në rrjetin social Facebook ka treguar se vizitoi fshatin Burojë, ku ka takuar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore të këtij fshati, me rastin e përfundimit të vitit shkollor. Si gjithmonë ndjenjë e veçantë sa herë takoj mësimdhënësit dhe nxënësit në vendlindjen time, në shkollën "Abedin Rexha" në Burojë”, ka shkruar ai. “Nxënësit dhe arsimtarët i urova......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cila parti do t’i joshë 156 mijë të rinj, që votojnë për herë të parë?

Posted: 26 May 2017 11:19 AM PDT

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor, karakterizohen për nga numri i madh i votuesve, që do të dalin për herën e parë te kutitë e votimit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar për media se janë 156,031 persona që janë bërë pjesë e trupit elektoral për dallim nga zgjedhjet e vitit 2014. Sipas analistëve politikë, është e vështirë të thuhet se cilat parti do të arrijë ta joshë këtë numër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes në Siri kosovari Gëzim Kllokoqi

Posted: 26 May 2017 11:19 AM PDT

20 vjeçari, Gëzim Kllokoqi nga Prishtina, ka vdekur në Siri, nga plagët e marra një muaj më parë në luftimet atje. Rastin për Klan Kosova e kanë konfirmuar familjarët e kosovarit, Ata kanë pohuar se ai në Siri kishte shkuar tre muaj më parë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more