Skip to main content

“I dërguari amerikan e vizitoi pjesën lindore të Ukrainës” plus 13 more Radio Evropa e Lirë

“I dërguari amerikan e vizitoi pjesën lindore të Ukrainës” plus 13 more Radio Evropa e Lirë


I dërguari amerikan e vizitoi pjesën lindore të Ukrainës

Posted: 23 Jul 2017 09:06 AM PDT

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, e ka vizituar sot pjesën lindore të këtij vendi të përfshirë nga lufta, vetëm disa javë pas emërimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, për konfliktin ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Në një video të transmetuar sot nga autoritetet e Ukrainës, zoti Volker shihet duke arritur me helikopter në pjesën lindore të këtij vendi dhe duke biseduar me zyrtarët ushtarakë. Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO, më herët këtë muaj ishte caktuar si përfaqësues special i Uashingtonit për negociatat për përfundimin e konfliktit, nga i cili prej muajit prill të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë njerëz. Departamenti amerikan i shtetit pardje ka njoftuar për vizitën e tij në pjesën lindore të Ukrainës, me ç'rast theksoi se Volker do të "takohej me ata që janë prekur nga agresioni rus" dhe do të "diksutoj për rëndësinë e sigurisë për të gjithë ukrainasit". Pritet që ai nesër të takohet me zyrtarët e lartë ukrainas në Kiev për të "diskutuar për rrugën kah ripëtritja e sovranitetit territorial dhe integritetit të Ukrainës", thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Lider i PD-së përsëri u zgjodh Lulzim Basha

Posted: 23 Jul 2017 08:59 AM PDT

Partia Demokratike në opozitë në Shqipëri e ka rizgjedhur Lulzim Bashën për lider të saj, përkundër humbjes madhore të kësaj partie në zgjedhjet e fundit. Rezultatet e sotme treguan se Basha, 43 vjeçar, shënoi triumf bindës duke e fituar edhe një mandat katërvjeçar në zgjedhjet partiake të mbajtura dje, raporton agjencia AP nga Tirana. Partia Demokratike e qendrës së djathtë pësoi disfatë të rëndë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor, duke i fituar vetëm 43 vende të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë me 140 ulëse. Fituese e zgjedhjeve doli Partia Socualiste e krahut të majtë duke i fituar 74 vende deputetësh.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Policia në kërkim të fshatarëve të zhdukur pas rrëmbimit masiv

Posted: 23 Jul 2017 08:05 AM PDT

Autoritetet afgane e kanë ndërmarrë një kërkim për afro 30 fshatarë të zhdukur, dy ditë pas rrëmbimit masiv në provincën jugore, Kandahar. Abdul Raziq, shef i policisë në Kandahar, tha se janë rrëmbyer 70 njerëz nga shtëpitë e tyre, përgjatë autostradës Kandahar – Tarinkot, ndërsa i kanë vrarë 7 prej tyre, dhe ka shtuar se "trupat e të vrarëve janë gjetur nga fshatarët". Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Zia Durrani, tha se afro 30 vetë janë liruar sot, por afro 30 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur. Megjithqë formalisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto rrëmbime dhe vrasje, në shënjestër të ekstremistëve talibanë shpeshherë ishin zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë, por ata janë të njohur edhe për rrëmbimin e civilëve, të cilët i kanë përdorë si pengje. Në kumtesën e sotme, talibanët e kanë hedhur poshtë përfshirjen në këto rrëmbime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Dialogu me shqiptarët është në interes të Serbisë

Posted: 23 Jul 2017 05:46 AM PDT

Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se dialogu me shqiptarët është në interes të Serbisë dhe do të kishte dëshirë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshje. Mëtutje, duke folur sot në rrjetin RTS, për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, zoti Gjuriq theksoi se marrëveshjka eventuale duhet të jetë në interes të popullit serb. "Kjo nuk mund të jetë kurrfarë marrëveshjeje, e cila do të ishte vetëm në interes të popullit shqiptar", tha Gjuriq dhe ka shtuar se "nëse do të kemi sukses në arritjen e marrëveshjes, me të cilin në masë të mjaftueshme do të ishin të kënaqur apo të pakënaqur serbët dhe shqiptarët, atëherë kjo do të ishte pozitive". Ai ka theksuar se Serbia kurr nuk ka ikur nga bisedimet. Sipas tij, "edhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, publikisht ka bërë thirrje për bisedime në raportet e serbëve dhe shqiptarëve". Gjuriq, po ashtu, theksoi se dialogu i brendshëm për këtë çështje është i rëndësishëm për Sërbinë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Takim konsultativ apo blerje kohe?

Posted: 23 Jul 2017 05:34 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën i pret në takim konsultativ përfaqësuesit e partive politike, konfirmojnë zyrtarët e Zyrës së Presidentit të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dunford: Rusia - njëra nga kërcënimet, me të cilat ballafaqohet SHBA-ja

Posted: 23 Jul 2017 05:07 AM PDT

Gjenerali i Lartë amerikan, Joseph Dunford, thotë se Rusia është "aktori më i aftë shtetëror", me të cilin ballafaqohen Shtetet e Bashkuara, por kjo është vetëm njëra nga shumë sfidat e sigurisë në ambientin e sotëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogani i viziton vendet e Gjirit për shkak të krizës rajonale

Posted: 23 Jul 2017 04:01 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot e fillon një turne dyditëshe, me ç'rast e viziton Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin, derisa po vazhdon riza rajonale. Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, dhe vende të tjera, i kanë shkëputur lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin, për shkak të dyshimeve se i financon ekstremistët islamikë dhe ka marrëdhënie të afërta me rivalin rajonal, Iranin. Katari i ka hedhur poshtë akuzat. Zoti Erdogan sot planifikohet të takohet me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, e pastaj do të qëndroj në Kuvajt, pasi ky vend po ndërmjetëson në krizë. Presidenti Erdogan pritet që nesër ta përfundoj turneun me vizitën në Katar. Deri tash kanë dështuar përpjekjet ndërkombëtare për kapërcimin e krizës, përfshirë edhe involvimin e Shteteve të Bashkuara. Prej se ka filluar kriza në muajin qershor, Turqia ka dërguar ushtarë në Katar dhe vazhdon të dërgoj transporte me ushqime për ta ndihmuar Katarin, që është një vend i vogël por i pasur, i Gjirit. Besohet se Turqia dhe Katari i mbështesin grupet islamike, siç është Vëllazeria Myslimane, që nga shtetet e Gjirit shihen si kërcënim për regjimet e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Gjykatat zvarrisin paditë e Speciales ndaj ish-zyrtarëve të lartë

Posted: 23 Jul 2017 03:51 AM PDT

Proceset gjyqësore kundër dhjetëra ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë jo vetëm që nuk kanë lëvizur nga pika zero, por edhe gati një muaj nga ngritja e padive penale, asnjë prej rreth 100 personave nuk i është shqiptuar masa e paraburgimit. Gjykata e Apelit, të dielën, pritet të nisë debatin lidhur me ankesat e ish -kryeministrit, Nikolla Gruevski, të ish-ministrave, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, si dhe të disa ish-zyrtarëve të tjerë, të gjithë të akuzuar për mashtrime zgjedhore. Ata janë ankuar ndaj vendimit të gjykatës që t'i merren dokumentet e udhëtimit, ndërkohë që Prokuroria Speciale kishte kërkuan masën e paraburgimit. "Gjykata Penale ka vepruar drejt në vlerësimin se ka bazë për ikjen e të akuzuarve, por në marrjen e vendimit për konfiskimin e pasaportave, ka gabuar, pasi të pandehurit mund të lëshojnë vendim vetëm me letërnjoftime, Gjithashtu, ekziston mundësia që ata të ndikojnë edhe ndaj dëshmitarëve në forma të ndryshme të presionit, prandaj mbeti në kërkesën për shqiptimin e masës së paraburgimit", thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale. Zvarritjen e procedurave, gjykatat e arsyetojnë me të drejtën e ankesës së të akuzuarve, por ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, thotë se gjykatat kanë shkelur procedurat duke theksuar se masa e paraburgimit mund të caktohet për personat në fjalë edhe pa përfunduar e gjitha procedura e ankesave ndaj vendimeve të Speciales apo të Gjykatës së shkallës së parë. "Ankesa nuk mund të shtyjë masën e paraburgimit. Një interpretim i tillë i imponuar në opinion, nuk qëndron. Nuk ka asnjë logjikë që mos të shqiptohen masat e paraburgimit për shkak të ndikimit të gjykatësve apo që masa e tillë të shtyhet në pritje të vendimit lidhur me ankesën. Procedura është e qartë, masa e paraburgimit duhet të zbatohet menjëherë dhe ajo mund të ndryshojë nëse më pas ankesa pranohet nga organi gjyqësor", thotë Iliev. Të gjitha rastet që ka ngritur Specialja janë duke u proceduar nga gjykatës që kanë qenë pjesë e asaj që njihet si aferë e përgjimeve, apo që janë dëgjuar duke biseduar me zyrtarë të lartë të qeverisë së kaluar në kurdisjen e proceseve të ndryshme gjyqësore, por duke u marrë edhe me punësimet apo ngritjen në karrierë të kuadrove nëpër institucionet gjyqësore. Duke marrë parasysh këtë fakt, ekspertët thonë se edhe priten vendime të tilla nga gjykatësit apo zvarritjen e procedurave gjyqësore, përfshirë edhe caktimin e masave të kujdesit ndaj personave të akuzuar. "Mendoj se këtu prapavija e gjithë kësaj duhet të jetë politike dhe kjo natyrisht se do të ketë pasoja të rënda, në radhë të parë do të çojë në pikëpyetje ligjshmërinë e tërë procesit gjyqësor penalo-juridik. Prandaj, meqenëse Gjyqësori nuk duhet të vendosë në bazë të kritereve politike por të zbatojë ligjin, natyrisht se duhet të ketë edhe qasje objektive, ligjore, kushtetuese sa i përket zbërthimit të këtyre proceseve gjyqësore", thotë për Radion Evropa e Lirë, Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese. Disa nga ekspertët thonë se pavarësisht se nuk janë caktuar masa të paraburgimit, vetë fakti se janë marrë masa tjera, qoftë edhe më të lehtë janë sinjal se ata paraqesin rrezik dhe se ndaj tyre do të ketë procese gjyqësore. "Në rastin konkret ndaj personave në fjalë, janë ngritur padi penale dhe në vend që ndaj tyre të caktohet masa e paraburgimit, janë vendosur masa tjera, siç është edhe ajo e konfiskimit të dokumenteve të udhëtimit. Por, edhe kjo masë vlerësoj se ka kuptim për të se nuk e ulë vlerën e padisë penale, d.m.th. personat në fjalë sërish dyshohen për veprat penale dhe se në procedurat mëtejmë do të ndërmerren veprim për të arritur deri tek epilogu gjyqësor", thotë Jova Tërpenovski, ish-prokuror publik. Ai shton se lirimi i personave të tillë nga të gjitha masat e sigurisë, do të ishte precedent, por edhe në rastin konkret të zbutjes së masave dëshmohet edhe një herë se gjykatat vazhdojnë të punojnë sipas bindjeve politike apo presioneve që mund të marrin në forma të ndryshme. Paralelisht me të akuzuarit e Prokurorisë Speciale për vepra të rënda penale, si mashtrime zgjedhore, kurdisje tenderësh, keqpërdorime të shumta financiare, presione ndaj medieve, disa vdekje misterioze e vepra tjera, po zhvillohen hetime edhe për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill. Por, edhe për këtë rast procedurat po rrjedhin me dinamikë të ngadaltë, për shkak të pengesave dhe procedurave të ndërlikuara gjyqësore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bisedime të nivelit të lartë për konfliktin në Ukrainë

Posted: 23 Jul 2017 02:06 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se nesër do t'i thërras liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara për gjetjen e zgjidhjes për përfundimin e luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës. Mbajtja e bisedimeve në të ashtuquajturin Format të Normandisë, ndërmet Macronit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme nga katër shtetet për përfundimin e konfliktit, në të cilin kryengritësit e mbështetur nga Rusia luftojnë kundër qeverisë së Ukrainës. Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 10 mijë njerëz, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Dhjetëra civilë janë rrëmbyer nga talibanët

Posted: 23 Jul 2017 01:54 AM PDT

Së paku 70 fshatarë afganë janë rrëmbyer nga ekstremistët talibanë, gjatë një serie të sulmeve në provincën jugore Kandahar, kanë thënë policia dhe zyra e guvernatorit. Abdul Raziq, shef i policisë në Kandahar, tha dje se "talibanët i kanë rrëmbyer 70 njerëz nga shtëpitë e tyre, përgjatë autostradës Kandahar – Tarinkot, ndërsa i kanë vrarë 7 prej tyre", dhe ka shtuar se "trupat e të vrarëve janë gjetur nga fshatarët". Në raporte të ndryshme theksohet se 20 e deri në 30 fshatarë më vonë janë liruar ose kanë ikur, ndërsa afro 33 të tjerë mbeten të rrëmbyer. Megjithqë formalisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto rrëmbime dhe vrasje, në shënjestër të ekstremistëve talibanë shpeshherë ishin zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë, por ata janë të njohur edhe për rrëmbimin e civilëve, të cilët i kanë përdorë si pengje. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie interesimi i investitorëve të huaj

Posted: 23 Jul 2017 01:50 AM PDT

Investimet e huaja direkte në Kosovë vitin e kaluar kanë shënuar rënie për rreth 100 milionë euro, në krahasim me vitin 2015.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori Kislyak e përfundoi shërbimin në Shtetet e Bashkuara

Posted: 23 Jul 2017 01:34 AM PDT

Ambasadori kundërthënës i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, dje është larguar nga Uashingtoni, pasi e ka përfunduar shërbimin e tij nëntëvjeçar si diplomati kryesor rus në shtetin rival në përmasa globale. Ambasada e Rusisë në Uashington ka njoftuar se largimi i tij është pjesë e riemërimit të planifikuar të këtij diplomati 66 vjeçar. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, e kontrolluar nga shteti, e ka cituar një burim që ka thënë se lëvizja e ardhshme e zotit Kislyak mund të jetë që të bëhet anëtar i Këshillit të Federatës, i cili është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë. Ambasada e Rusisë në Uashington, në njoftimin e saj theksoi se, Denis Gonchar, zëvendës-shef i misionit, do të shërbej si i ngarkuar me punë, deri në emërimin e ambasadorit të ri. Sergei Kislyak ishte i përfshirë në akuzat se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Aeroplanbartësi i ri është “mesazh për botën”

Posted: 23 Jul 2017 01:10 AM PDT

Gjatë inaugurimit të aeroplanbartësit të ri amerikan, presidenti, Donald Trump, tha se ai dërgon "mesazh prej 100 mijë tonelatave për në botë" për forcën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Mëtutje, gjatë inaugurimit të mbrëmshëm të aeroplanbartësit të ri, me emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford, zoti Trump theksoi se aleatët amerikanë mund të relaksohen, por armiqtë e Amerikës do të "tronditen nga frika", kur ata ta shohin anijen e re. Donald Trump vlerësoi se kjo luftanije, që ka kushtuar 12.9 miliardë dollarë dhe është ndërtuar për tetë vite, është një "punë e jashtëzakonshme moderne". Pjesëmarrja e presidentit amerikan në ceremoninë për luftanijen, USS Ford, në Norfolk të Virxhinias, në kuadër të javës me emrin, "Prodhuar në Amerikë", është paraparë për promovimin e artikujve të prodhuar në Shtetet e Bashkuara. "Fuqia amerikane është më e mira dhe ne po bëhemi gjithnjë e më të mirë, për çdo ditë të administratës sime", tha Donald Trump. Aeroplanbartësi i ri, me repart atomik, do t'i ketë afro 2,600 marinarë dhe pritet që të shërbej për 50 vjet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë e javës

Posted: 22 Jul 2017 11:03 PM PDT

Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që po lëmë pas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more