Skip to main content

“I vodhën lulen kosovarit në Itali, por idea kreative e bëri lajm në media (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“I vodhën lulen kosovarit në Itali, por idea kreative e bëri lajm në media (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


I vodhën lulen kosovarit në Itali, por idea kreative e bëri lajm në media (Foto)

Posted: 28 Jul 2017 05:46 AM PDT

I tillë është edhe rasti i shqiptarit nga Kosova, Fahri Halimi, për të cilin kanë shkruar mediet italiane, si një shembull që duhet ndjekur sa i përket kujdesit dhe ruajtjes së ambientit, shkruan Gazeta Observer.

Halimi i cili ështe me prejardhje nga Opoja e Dragashit, është pronar i një dyqani këpucësh në rrugën Rubies të qytetit të Udineses, si një dashamirës i luleve dhe ambientit, kishte mbjellë një lule në një vazo përpara dyqanit të tij.

Disa që kishin kaluar aty pranë, veprën e Fahriut e kishin parë si një  shembull të mirë, por dikush kishte pasur një ide ndryshe, dhe ia kishte vjedhur lulen me gjithë vazo.

Ditën e nesërme kur  Fahriu kishte shkuar për të hapur dyqanin, kishte parë që dikush kishte vjedhur lulen e tij, dhe ajo që ka bërë pastaj ai ishte shumë kreative, shkruan Gazeta Observer.

Në një letër të formatit A4  të ngjitur në dyqanin  tij ai kishte shkruar " Ti që më vodhe lulen time, të lutem kujdesu që të ujitësh atë së paku njëherë në jave".

Kjo kishte ngjallur dhe interesin e medieve italiane, të cilat kishin shkruar për këtë ndodhi.

Por ka të tillë që nuk veprojnë si Fahriu. Për shkak të rasteve të shumta të degradimit dhe ndotjes së ambientit në qytetin e Udineses, Komuna  ka vendosur që të rris gjobat për personat që kapen duke e ndotur ambientin.

Gjobat do të sillen nga 50 deri në 750 euro, shkruan e përditshmja "Messagero Veneto Udine".

Në qytet raportohen me dhjeta raste të veprimeve degraduese të ambientit, e si më ekstremi është ai i hedhjes  së një ulëseje në skajin e rrugës, pranë kontejnerëve të mbeturinave./B.V/GazetaObserver/

Pacolli ngushëllon familjen Alidema për humbjen e katër anëtarëve në aksidentin e mbrëmshëm

Posted: 28 Jul 2017 05:46 AM PDT

"Të zgjohesh me lajmin se katër qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën, dhe një i ri i lënduar rëndë, është një dhimbje e madhe"- ka thënë Pacolli.

"I bëj apel të gjithëve,Të keni kujdes në trafik. Mendoni për familjet e juaja! Respektoni rregullat! Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Alidema", ka shkruar tutje, Pacolli, transmeton Express.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetra aksidente dhe shqiprtohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Familja Qazimi nga fshati Cërrnillë me 5 fëmijë të sëmurë bëhet me shtëpi të re falë një donacioni humanitar

Posted: 28 Jul 2017 05:39 AM PDT

Ferizaj.28.07.2017. Komuna bën thirrje që të shtohen aksionet e tilla të cilave do t'u bashkëngjitet në vazhdimësi

Familja 10 anëtarshe e Fatmir Qazimit nga fshati Cërrnillë i komunës së Ferizajt është ndjerë e gëzuar sot, më shumë se asnjëherë tjetër për arsye se për herë të parë në jetën e tyre do të jetojnë në kushte më të mira banimi.

Vështirësitë e jetës së kësaj familje janë të shumta, me telashe e shëndetësore e skamje të thellë .

Pesë fëmijët e familjes vuajnë nga sëmundje të ndryshme, kurse të ardhurat e tyre janë tepër modeste vetëm nga pensionet invalidore, e vuajtjet e familjes janë të shumëfishta.
Ndërkaq edhe kushtet e banimit ishin mjaft të rënda deri më tani, në një shtëpi të vjetër e të rrezikshme, familja pa pasur rrugëdalje mezi mbyllte ditën dhe natën.

Por, me ndihmën e njerëzve vullnetmirë fondacioni "Golden Eagle" këto ditë ka përfunduar shtëpinë e re për familjen Qazimi të cilës sot i janë dorëzuar çelësat për shtëpinë e re.

E këtij çasti janë gëzuar shumë të pranishëm që ishin sot në fshatin Cërrnill, ë e edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili u shpreh i gëzuar që edhe një familje ferizajase zgjodhi problemin e banimit.

Ai u zotua se komuna do të bashkëngjitet në të gjitha iniciativat humanitare kur duhet ofruar mbështetja institucionale.

"Sot në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re për familjen Qazimi është e pamundur të mos kesh emocione të përziera kur sheh njeriu vështirësitë me të cilat po përballen anëtarët e familjes. Falënderojmë thellësisht donatorin që ka ofruar mjetet për ndërtimin e shtëpisë diku në vlerë rreth 20 mijë euro, që kjo familje nga të gjitha problemet e krajatat e tjera që ka me fëmijët e sëmurë dhe varfërinë ekstreme, të mos ketë edhe hallin e shtëpisë . Komuna e Ferizajt gjithmonë do t'i mbështes të gjitha këto iniciativat qëllim -mira dhe do të vë në dispozicion gjithë mekanizmat për të ndihmuar këto procese.

Problemin e banimit deri më tani ne si komunë e kemi zgjidhur për më shumë se 70 familje, disave duke u ofruar banesa dhe të tjerëve duke u ndihmuar në ndërtimin shtëpive. Jam shumë mirënjohës dhe falënderues për fondacionin "Golden Eagle" të cilët i ftoj që të bashkëpunojmë ngushte edhe me afaristë të tjerë për zbutjen e problemeve të banimit sa më shpesh që të ketë mundësi". Deklaroi kryetari Svarqa gjatë vizitës në familjen Qazimi në fshatin Cërrnillë.

Po aq të gëzuar sa familja Qazimi sot janë ndjerë edhe përfaqësues nga fondacioni "Golden Eagle" të cilët kanë dhënë mbi 20 mijë euro për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Sipas tyre zemrat e gëzuara të këtyre fëmijëve janë një sukses dhe krenari për ta prandaj premtuan se iniciativat humanitare nuk do të përfundojnë këtu.

"Ne e kemi pasur një kërkesë për ta ndihmuar këtë familje dhe jemi të lumtur që kemi investuar pikërisht në vendin e duhur. Deri në fund të vitit do të ndërtojmë edhe 4 shtëpi të tjera dhe jemi në proces të përzgjedhjes së familjeve. Po e bashkendjejmë gëzimin me familjen dhe me të gjithë vullnetmirët", tha Shaqir Palushi përfaqësues i fondacionit "Golden Eagle".

Ndërkaq ndërmjetësues i gjithë këtij procesi ishte bashkëvendasi i Fatmir Qazimit, Agon Zhinipotoku i cili ka bërë kërkesën dhe ka bashkëpunuar me donatorët për ndërtimin e shtëpisë e kësaj familjeje skamnore.

"Kjo që kam bërë unë është vetëm një kontribut modest dhe jam shumë i gëzuar që përfundoi me sukses iniciativa jonë. Kontributi dhe angazhimi im është modest e shumë njerëzor, e rëndësishme është që shtëpia përfundoi brenda 2 muajve dhe familja po gëzohet e bashke me të edhe ne. Lutemi që të kemi sa më pak raste të tilla." pohoi iniciatori për ndërtimin e shtëpisë Agon Zhinipotoku.

Në komunën e Ferizajt janë edhe qindra familje të cilat kanë nevojë për strehim kurse komuna po mundohet të bëj zgjidhje për ta në kuadër të mundësive në baza ditore , kurse projektet e kësaj natyre pritet të jenë sa më të shpeshta muajve të ardhshëm.

  

 

Shkon në 20 numri i të plagosurve në Velipojë, katër prej tyre në gjendje të rëndë

Posted: 28 Jul 2017 05:31 AM PDT

Nga raportimet e deri-tanishme, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, është rënduar duke çuar në 20 numrin e tyre.

4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi i madh pas flakëve në restorantin e kompleksit Fishta në Velipojë.

Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarrit. Mësohet se forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin "Fishta", në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

Nesër përkujtohen  Dëshmorët e Kombit, Hyrë Emini-Mira dhe Brahim Ademi- TT-ja

Posted: 28 Jul 2017 04:52 AM PDT

Ferizaj.28.07.2017. OVL-UÇK-së, dega në Ferizaj përmes një komunikate   ka njotfuar qytetarët  se nesër (më 29.07.2017 , ora 10:00) do të  bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, në diten e rënies së  Dëshmorëve të Kombit, Hyrë Emini- Mira dhe Brahim Ademi- TT-ja

"Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit – Hyrë Emini – Mira dhe Brahim Ademi TT-ja, ftoheni me datë: 29.07.2017 (e Shtunë) ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!" thuhet në komunikatën, lëshuar nga  OVL-UÇK-së, dega në Ferizaj.

Policia Konfirmon: Dy Burra e Dy Gra të Vdekur në Aksident

Posted: 28 Jul 2017 12:56 AM PDT

Policia e Kosovës konfirmoi se dy burra e dy gra kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të trafikut në hyrje të Prishtinës, në orët e hershme të së premtes.

Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës kur një veturë me tabela të Gjermanisë ka rënë nga ura në këtë rrethrrotullim.

"Mbrëmë më 28.07.2017, pas mesnate (ora 00:57), është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.  Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona 2 meshkuj dhe 2 femra kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor", tha zëdhdnësi i Policisë, Daut Hoxha.

Zëdhdnësi tha se njësitet relevante janë duke hetuar rastin.

"Megjithëse pandërprerë Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese", tha Hoxha.

Pamje nga aksidenti në Prishtinë që la të vdekur katër persona (VIDEO)

Posted: 28 Jul 2017 12:39 AM PDT

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën.

Shikoni pamjet:

Detaje të reja rreth aksidentit të tmerrshëm që la të vdekur katër persona në Prishtinë (FOTO)

Posted: 28 Jul 2017 12:39 AM PDT

Dy meshkuj dhe dy femra kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit "Audi" me targa gjermane.

"Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor", konfirmoi Hoxha për Gazetën Express.

Vetura që po mbante pesë qytetarë, nga të cilët vetëm një i shpëtoi aksidentit, ra nga ura ndërsa u raportua se ata po udhëtonin për në Viti.

Hoxha thotë se njësitet relevante janë duke hetuar rastin dhe për detaje shtesë do të njoftojnë me kohë.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën.

Zëdhënësi policor apelon dhe tregon se Policia e Kosovës pandërprerë ka apeluar posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Lirim Jakupi lirohet nga të gjitha akuzat

Posted: 28 Jul 2017 12:38 AM PDT

Dihet se Lirim Jakupi ishte përballur me shumë akuza nga drejtësia si ajo vendore, serbe e ndërkombëtare për krime lufte.Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi  akuzohej nga EULEX-i.  Ndaj Jakupit edhe ishte ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, njofton RTK.

Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda.EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë ka sqaruar EULEX-i.Ai përjetoj burgjet e UNMIK-ut, burgjet e Kosovës, EULEX-it, Maqedonisë, KFOR-it, Serbisë dhe shumë procese tjera.

Investimi 200 milionësh në hekurudha nis më 2018

Posted: 27 Jul 2017 03:42 PM PDT

Në fillim të vitit 2018, pritet të nisë projekti i investimeve 200 milionëshe në hekurudha. Aspekti teknik e procedural është në përfundim e sipër.

Në garë për rikonstruktimin e trasesë 150 kilometërshe janë mbi 10 kompani prestigjioze ndërkombëtare. Përzgjedhja e kompanisë fituese pritet brenda dy tre muajve. Qarkullimi në këtë pjesë të hekurudhës në Ferizaj përpos që paraqet rrezik mbetet më i frekuentuari.

Aksidentet me tren janë të shpeshta, madje edhe fatale. Por, me projektin e rikonstruktimit të hekurudhave, pritet që kjo pjesë e Ferizajt të trajtohet mbi bazën e një studimi që do t`i jap një zgjidhje inxhinierike qarkullimit me trena, raporton televizioni publik.

Në këtë pjesë pritet të ndërtohet një tunel, ose hekurudhat të hyjnë nën tokë apo të zhvendosën nga qyteti.

Zgjidhjet janë diskutuar ndërmjet Qeverisë dhe drejtuesve të hekurudhave si dhe donatorëve.

Projekti për rikonstruktimin e korridorit 10, apo siç njihet ndryshe si linja më e gjatë hekurudhore në Kosovë përfshin trasenë Hani i Elezit-Fushë-Kosovë-Leshak. Rindërtimi i tyre pritet të jetë gati në një periudhë 3-vjeçare.

Investimet për këtë pjesë të hekurudhës tashmë janë siguruar. Janë mbi 200 milionë euro që janë kontraktuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka për Investime Evropiane, Qeveria e Kosovës dhe grantet e Komisionit Evropian.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more