Skip to main content

INSAJDERI: “Balerini nga Siria të cilit iu ndryshua jeta në Evropë” plus 19 more

INSAJDERI: “Balerini nga Siria të cilit iu ndryshua jeta në Evropë” plus 19 more


Balerini nga Siria të cilit iu ndryshua jeta në Evropë

Posted: 22 Jul 2017 10:09 AM PDT

Ahmad Joudeh, i lindur në një kamp refugjatësh në Siri, ishte përgatitur t'i pritej koka nga ISIS, ndërsa tani ai po vallëzon në Paris.

Kur Joudeh kishte qenë vetëm fëmijë, babai i tij e kishte rrahur që ta dekurajonte në mënyrë që ai ta linte ëndrrën e tij për të vallëzuar, raporton AJ+.

Kampi në të cilin ai kishte jetuar, ishte shkatërruar dhe ishte marrë nga ISIS, dhe ndërsa kjo po ndodhte ai kishte vazhduar të vallëzonte.

"Unë vallëzova atje dhe ata gjuajtën afër meje 3 herë, por unë vazhdova të vallëzoj sepse është mënyra ime për t'i luftuar ata", tregon Joudeh.

Në kundërshtim të kërcënimeve të tyre me vdekje, ai kishte vallëzuar në një vend ku ISIS-i kishte bërë vrasje masive.

Joudeh ka një tatu në qafën e tij në të cilën shkruan "Vallëzo apo Vdis", e cila ka një domethënie të madhe për të.

"E bëra tatunë këtu në vendin ku ata presin kokat, vetëm për të iu treguar se nuk kam frikë nga ata", shpjegon ai.

Joudeh kur kishte qenë ende në Siri e kishte filmuar vetën e tij duke vallëzuar sa herë që kishte mundur. Ndërsa, kur teatri "Dutch National Ballet" nga Holanda e kishte parë talentin e tij, e kishte sjellë atë në Evropë ku tani ai vallëzon, jep mësim dhe bën shokë të rinj.

"Jam shumë falënderues për çfarë ata kanë bërë për mua. Isha aq vetëm. Askush nuk dinte për mua, dhe unë po luftoja në mënyrën time", thotë ai.

Një këngëtar nga Parisi e kishte ftuar Joudeh-n të shkojë në Paris për të performuar në një këngë që ishte shkruar për të, "I'm Dancing, gotta dance" (Jam duke vallëzuar, duhet të vallëzoj).

Por suksesi i tij vjen me dhimbje pasi që shumë anëtar të familjes së tij janë vrarë në luftë.

"Nëna ime dhe motra e vëllai janë ende duke vuajtur në Siri. Dhe kjo më ka sjellë mua anën e errët të jetës sime. Ndihem fajtor të jem i lumtur. Unë po vallëzoj këtu për ta", shprehet Joudeh. /Insajderi.com

Palestinian-Syrian Dancer in Paris

This guy loves dancing so much, he was literally prepared to be killed by ISIS for it.

تم نشره بواسطة ‏‎AJ+‎‏ في 22 يوليو، 2017

The post Balerini nga Siria të cilit iu ndryshua jeta në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Një vit pas masakrës në Munih ku vdiqën tre shqiptarë

Posted: 22 Jul 2017 10:05 AM PDT

Më 22 korrik 2016, 18-vjeçari David S. vrau me armë nëntë vetë si dhe veten në qendrën tregtare Olimpia në Munih. Në përvjetorin e parë të këtij krimi, këshilli i qytetit, qeveria dhe parlamenti i landit si dhe të afërmit e viktimave u mblodhën në një ceremoni përkujtimore.

Në vendin e ngjarjes përballë qendrës tregtare u përurua një monument kushtuar viktimave. Monumenti përkujtimor "Për ju" përbëhet nga një pemë gingkoje, e cila rrethohet nga një unazë çeliku dy metra të lartë. Në unazë janë vendosur nëntë gurë, me emrat dhe fotografitë e viktimave, raporton DW.

Përveç kryebashkiakut Dieter Reiter, në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i landit Horst Seehofer dhe presidentja e parlamentit të landit Barbara Stamm.

"Masakra një vit më parë goditi gjithë Bavarinë", tha Seehofer.

Nga radhët e anëtarëve të viktimave foli i vëllait Armela Segashit, Arbnor Segashi. 14-vjeçarja Armela ishte e para e nëntë viktimave.

Sipas hetuesve, i sëmuri mendor David S. kishte vite që përballej me dhunë psikologjike dhe lëndime personale. Po ashtu sipas hetimeve vepra e tij duhet të ketë pasur gjithashtu motive racore. Në këtë konkluzion hetuesit kanë arritur pas analizës së chat-it të dorësit.

Sipas hetimeve David S. i kishte planifikuar veprimet e tij sipas modelit të ekstremistëve të djathtë dhe i motivuar nga atentati masiv i norvegjezit Anders Breivik. Nxënësi e kreu veprën e tij në përvjetorin e pestë të veprës së Breivikut.

Kujtojmë se në këtë sulm, viktimat shqiptare ishin Dijamant Zabërgja, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi.

The post Një vit pas masakrës në Munih ku vdiqën tre shqiptarë appeared first on INSAJDERI.

Koncerti i reperit në Mitrovicë – shumë fansa mbesin jashtë

Posted: 22 Jul 2017 10:02 AM PDT

Ai është ndër reperët më të njohur kosovarë që më muzikën e tij ka bërë për vete me mijëra njerëz.

Këngët shpesh i shndërrohen në hite, e i dëgjon ngado, nga klubet e natës e deri te secila makinë që të kalon pranë, shkruan Prive.al.

Mbrëmjen e kaluar kishte aq shumë të interesuar për ta dëgjuar muzikën e tij, sa salla nuk po i zinte të gjithë brenda. Këtë e shkaktoi reperi kosovar Capital T, për të cilin njerëzit po prisnin në radhë tek dera e klubit ku ai do performonte.

Një video që Capital T e ka publikuar në Instagram, tregon se me dhjetëra njerëz nuk kanë mundur të futen brenda për ta dëgjuar këngëtarin gjatë interpretimit.

Por ai është ndjerë borxhli dhe ka vendosur që t'iu shkruajë të gjithë atyre përmes një postimi në Instagram, ku thotë: "Mitro, kam shumë dashuri për juve. U kërkoj falje të gjithë atyre që nuk i ka zënë brenda. Shihemi shpejt".

The post Koncerti i reperit në Mitrovicë – shumë fansa mbesin jashtë appeared first on INSAJDERI.

De Bruyne:  Lukaku nuk është Messi”

Posted: 22 Jul 2017 09:54 AM PDT

Romelu Lukaku nuk është Lionel Messi, por Kevin De Bruyne mendon se sulmuesi belg do të jetë një sukses i madh te Manchester United.

Lukaku u transferua nga Everton te Manchester United për rreth 90 mln euro dhe ka shënuar dy gola në po aq ndeshje miqësore. Dhe ylli i Manchester City u shpreh për bashkëkombësin e tij se është një nga më të mirët në botë.

"Ai do të bëjë shumë mirë. Të gjithë i njohin kualitetet e tij dhe ai do ta bëjë më së miri detyrën e tij. mos e krahasoni me Messi-n, ai është një tip i madh fizikisht dhe një makineri golash," shprehet belgu, shkruan Telesport.

"Shumë gjëra thuhen për këto transferimet e mëdha në mediat sociale, me njerëzit që tallen me të dhe lojtarët e tjerë. Por ai do të vazhdojë të bëjë punën e tij duke shënuar 20-25 gola me United. Ai do të flasë në fushë. e keni parë mesataren e golave të tij? Është e pabesueshme. Ai është një nga më të mirët në botë që në moshën 24-vjeçare."

The post De Bruyne:  Lukaku nuk është Messi" appeared first on INSAJDERI.

Gjilani merr masa pas vizitave të bashkatdhetarëve

Posted: 22 Jul 2017 09:45 AM PDT

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka kontaktuar sot organet e shtetit lidhur me vlerësimet për kontrollin e zhurmës në lokalet e qytetit.

Me këtë rast janë marrë masa që të mos pengohet jeta e qytetarëve, në kuadër të Muajit të Bashkatdhetarëve, pasi që deri më 21 gusht dyfishohet numri i qytetarëve pas ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje.

"Inspektorët komunalë do të koordinohen me organet e shtetit. Kërkoj bashkëpunim nga të gjithë pronarët e lokaleve, në mënyrë që mos pengohet as aktiviteti e as qetësia për qytetarët dhe familjet gjilanase. Vlerësimet e kontrollit të zhurmës do të jenë të rregullta, ndërsa janë paraparë takime të rregullta mes organeve shtetërore, inspektorëve komunalë, pronarëve të lokaleve dhe banorëve të disa lagjeve të qytetit. Kërkojmë durim dhe mirëkuptim nga qytetarët", ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri iu ka dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në familjet e tyre, duke i ftuar ata që të bëhen pjesë në aktivitetet maratonike multikulturore të Komunës së Gjilanit në kuadër të Muajit të Bashkatdhetarëve

The post Gjilani merr masa pas vizitave të bashkatdhetarëve appeared first on INSAJDERI.

Kompania kosovare jep pagë 450 euro, ankohet se nuk gjen punëtorë

Posted: 22 Jul 2017 09:40 AM PDT

Në Kosovë pothuajse për çdo vit, kompanitë private, konkretisht ato në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe lokalet shërbyese, përballen me problemin e punësimit sezonal të punëtorëve.

Ndonëse shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet e lartë, sipas disa bizneseve private, shpesh ndodh që të papunët nuk janë të interesuar të punojnë në këta sektorë. Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve, thonë se mosgatishmëria e qytetarëve për të punuar punë sezonale, paraqitet për shkak të kushteve të vështira në kompanitë private.

Një ndër kompanitë vendore që për çdo sezon përballet më mungesën e punëtorëve, është kompania "Pestova", e cila merret me përpunimin e patates.

Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj periudhe për çdo ditë i nevojiten nga 20 punëtorë të rinj, por që, sipas tij, qytetarët po hezitojnë ta punojnë vjeljen e patates.

Ai tregon se paga mujore për punëtorët e interesuar është 450 euro, tetë orë punë dhe dy shujta ushqim gjatë ditës.

"Ne jemi në vlugun e punës, por punëtorë nuk po gjejmë. Nuk dëshirojnë të punojnë, edhe pse i kanë kushtet e mira. Ata dëshirojnë të punojnë në zyre, në fabrikë, kurse në ara nuk janë të interesuar të punojnë".

"Në Kosovë, po e them me mllef, nuk është e vërtetë se ka papunësi, por ka papunëtorë. Lokalet, kafenetë janë plot të rinj, e punë nuk dëshirojnë", shprehet Kosumi.

The post Kompania kosovare jep pagë 450 euro, ankohet se nuk gjen punëtorë appeared first on INSAJDERI.

Tërnava: Peticioni nuk çon peshë, xhamia do të ndërtohet

Posted: 22 Jul 2017 09:36 AM PDT

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, për mediat turke ka thënë se peticioni kundër stilit të ndërtimit të xhamisë në qendër të Prishtinës nuk con peshë dhe se ajo do të ndërtohet pa marrë parasysh këtë kundërshtim.

Ai ka deklaruar se është nevoja dhe dëshira e madhe e besimtarëve që kjo gjë të bëhet, duke nënvizuar se shpreson që Komuna e Prishtinës do të marrë vendim për ta pajisur BIK-un me leje ndërtimi për të, njofton Klan Kosova.

"Dëshirë e kahmotshme e besimtarëve të kryeqendrës së Kosovës, por edhe e vet Bashkësisë Islame ka qenë që në Prishtinë të ndërtohet një xhami e madhe, që do t'u mundësonte besimtarëve që ta kryejnë faljen në kushte më të mira", ka thënë Tërnava.

"Nuk cojnë peshë nënshkrimet në peticionin për xhaminë. Dëshira absolute e të gjithëve është që xhamia të ndërohet. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që Komuna e Prishtinës ta na pajis me leje ndërtimi, që të mos politizohet ndërtimi i xhamisë, që është shtëpi e Zotit, ku meriton të adhurohet vetëm ai", ka thënë Myftiu i Kosovës.

"Besoj se të premten Kuvendi i Prishtinës do të marrë vendim të prerë që të na pajis me leje ndërtimi për Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Dëshiroj të ftoj besimtarët tanë që të rrinë të qetë sepse ne do ta kryejmë punën tonë sic duhet. Xhamia do të ndërtohet", ka thënë ai. /Insajderi.com

The post Tërnava: Peticioni nuk çon peshë, xhamia do të ndërtohet appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Talenti shqiptar transferohet te Juventusi

Posted: 22 Jul 2017 09:25 AM PDT

Jo vetëm goditje "big" në merkato, klubi i Juventusit iu kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjent premtues për të ardhmen.

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë arritur akordin me 3 talente, ku një ndër ta është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Qëndrim Kameraj, i cili luan si sulmues qendror dhe anësor.

Shqiptari i lindur në Luzernë, do të jetë pjesë e të rinjve të Juvestusit për sezonin e ardhshëm.

Kameraj është vetëm 18 vjeç dhe kaloi te klubi bardhezi nga të rinjtë e Luzernës. Ai bën pjesë te Kombëtarja U-18 e Zvicrës, ku në 2 ndeshje ka realizuar 1 gol.

The post Zyrtare: Talenti shqiptar transferohet te Juventusi appeared first on INSAJDERI.

Të shtëna me armë në Elbasan

Posted: 22 Jul 2017 09:25 AM PDT

Të shtëna armësh zjarri janë verifikuar këtë të shtunë në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë, bën të ditur policia lokale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu dhe nga mbikëqyrja paraprake kanë konstatuar se ka pasur me të vërtetë një shkëmbim zjarri.

Gjithësesi, nënvizojnë burimet, gjatë konfliktit vetëm është qëlluar në ajër dhe nuk ka patur të lënduar.

Agjentët kanë arritur ndërkohë të identifikojnë një nga personat e përfshirë në ngjarje, shtetasi me inicialet S.M, i cili është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete, të kalibrit 9 mm

The post Të shtëna me armë në Elbasan appeared first on INSAJDERI.

Në pritje të seancës konstituive, Haradinaj freskohet në pishinë

Posted: 22 Jul 2017 09:18 AM PDT

Derisa partitë politike po presin që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që të freskohet në një pishinë.

Haradinaj është parë teksa kalonte ditën sot në njërën nga pishinat e kryeqytetit, një ditë pasi vizitoi familjen e Ibrahim Rugovës, raporton Gazeta Online Insajderi.

E sa i përket formimit të qeverisë së re, Haradinaj është shprehur disa herë i bindur se ai do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Zyrtarë të partisë së tij, AAK, kanë thënë të enjten se koalicioni PAN ka siguruar votat për formimin e qeverisë. Sipas zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, koalicioni PAN po punon për të siguruar një bazë përfaqësuese më të gjërë për legjislativin e ardhshëm.

"Haradinaj i nominuar për kryeministër është duke bërë përpjekje me sigurua një mbështetje me bazë më të gjerë për Qeverinë e tij, nuk është në përpjekje për të siguruar numrat e domosdoshëm po me siguri një bazë përfaqësuese më të gjerë", kishte thënë Nitaj.

Partia e Haradinajt, AAK, kishte lidhur një koalicion parazgjedhor me dy partitë e tjera politike, PDK-në dhe NISMA-n. /Insajderi.com

The post Në pritje të seancës konstituive, Haradinaj freskohet në pishinë appeared first on INSAJDERI.

Montella konfirmon largimin e njërit prej futbollistëve më të mirë tek Milani

Posted: 22 Jul 2017 09:14 AM PDT

Sulmuesi Carlos Bacca do të largohet nga Milan në merkaton e verës pas një avenure dy-vjeçare me Djallin.

Kolumbian nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Vincenzo Montella dhe pas afrimeve të bujshme në repartin ofensiv 30-vjeçari nuk do të ketë më hapësirë në formacion startues.

Në përfundim të ndeshjes me Bayern Munich, e fituar 4-0 nga kuqezinjtë trajneri Montella sqaroi për mediat mos aktivizimin e ish-sulmuesit të Sevillia-s.

"Bacca nuk luajti sot, dhe nuk do të luajë as të enjten. Këtë e kemi bërë në harmoni me lojtarin dhe është e qartë se ky vendim është për shkak të transferimit të tij".

Sipas mediave italiane 30-vjeçari ka vendosur të transferohet në kampionatin francez te Marseille.

Bacca shënoi një gol spektakolar kundër Dortmund-it në humbjen e Milanit (3-1) në kuadër të International Champions Cup, por aventura e tij me kuqezinjtë duket se u mbyll kundër gjermanve.

Ish-sulmuesi i Sevillia-s do ti bashkohet Marseille kundër një çek prej rreth 18 milionë euro, shuma minimale e pretenduar nga drejtuesit e Milan-it.

Në fillim të korrikut, "Gazzetta dello Sport" njoftoi një marrëveshje mes Marseille dhe kolumbianit. Ndoshta tani ka ardhur momenti që ky operacion të realizohet.

The post Montella konfirmon largimin e njërit prej futbollistëve më të mirë tek Milani appeared first on INSAJDERI.

Manchester City thyen rekordin e tij

Posted: 22 Jul 2017 08:59 AM PDT

Pasi pagoi 56 milionë euro, për afrimin e mbrojtësit të Tottenham, Kyle Walker, i cilësuar si çmimi më i lartë i paguar për një mbrojtës, Manchester City duket i gatshëm të thyejë këtë rekord.

Pep Guardiola dëshiron me çdo kusht të ketë nën urdhrat e tij mbrojtësin francez të Monakos, Benjamin Mendy dhe dy klubet janë duke finalizuar marrëveshjen e transferimit të tij në Manchester, për shifrën e 58 milionë eurove.

Mbrojtësi 23 vjeçar zhvilloi një sezon si protagonist te Monako dhe u bë objekt dëshirash për shumë klube, por City tashmë ka arritur akordin me klubin francez dhe po negocion me vetë futbollistin.

Por, krahas Walker dhe Mendy, Manchester City po punon për afrimin e një tjetër mbrojtësi anësor. Bëhet fjalë për brazilianin e Real Madridit, Danilo.

Mediat spanjolle raportojnë se është arritur akordi total mes klubeve dhe futbollistit, i cili do të nënshkruajë për 5 vite me City-n, ndërsa Reali do ët arkëtojë 30 milionë euro plus 5 të tjera bonus.

The post Manchester City thyen rekordin e tij appeared first on INSAJDERI.

Gratë djegin shamitë dhe burrat rruajnë mjekrën për të festuar largimin e ISIS

Posted: 22 Jul 2017 08:54 AM PDT

Civilët sirianë festuan ikjen nga një bastion i ISIS në Raqqa duke i djegur mbulesat, të cilat ishin detyruar t'i vishnin sipas rregullave shtypëse të grupit.

Një grup grash hoqën rrobat e zeza të cilat që kishin veshur mbi fustanet e tyre dhe u vunë flakën pasi familjet e tyre u liruan nga qyteti në veri të Sirisë të enjten.

Ato mallkuan kodin e rreptë të veshjes të imponuar nga ISIS, të cilët detyronin gratë të mbulonin fytyrat dhe të vishnin fustane të gjata dhe të gjera, shkruan The Independent.

Të mbijetuarit e emocionuar u filmuan duke u gëzuar për çlirimin që erdhi përmes Forcave Demokratike Siriane të ndihmuara nga SHBA.

Gratë tregojnë për vuajtjet që u janë shkaktuar, se si ia kanë vrarë të afërmit para syve.

"Ata gjuajtën me armë drejt shtëpisë sime. Burri im ishte jashtë, ai u qëllua dhe vdiç", tregon një grua duke qarë.

Një grua tjetër duke qarë thotë: "Më jep shkrepësen, do ta djeg këtë.Mallkuar qofshin këto rroba që na detyruan t'i vishnim!"

Një burrë i tha një berberi të ia rruajë mjekrën e tij të gjatë që ishte detyruar ta rriste gjatë sundimit të ISIS.

"Largojë që të gjithën vetëm për inat të tyre", thotë ai. /Insajderi.com

The post Gratë djegin shamitë dhe burrat rruajnë mjekrën për të festuar largimin e ISIS appeared first on INSAJDERI.

Nesër dita më e nxehtë, shmangni daljen në diell gjatë këtyre orareve

Posted: 22 Jul 2017 08:48 AM PDT

Mot i nxehtë dhe temperaturat e larta kanë përfshirë të gjithë Ballkanin. Është paralajmëruar se dita e nesërme, 23 korrik, do të jetë më e nxehta e javës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe mos dalin nga shtëpitë. "Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s", thuhet në njoftimin e Institutit.

Situata do të jetë e ngjashme edhe në Shqipëri prandaj edhe këshillohet mosekspozimi në diell gjatë pikut të temperaturave

The post Nesër dita më e nxehtë, shmangni daljen në diell gjatë këtyre orareve appeared first on INSAJDERI.

Një shqiptar për deputet në Oslo

Posted: 22 Jul 2017 08:41 AM PDT

Ai është një shkodran prej vërteti. Për të shqipja është dialekti shkodran e gjuha zyrtare një variant i saj. Këtë e thotë me shaka, por nuk le vend pa treguar krenarinë e tij.

Është larguar prej 18 vitesh dhe tani Bujar Shala është në pozitat për të folur si i pari shqiptar në një listë zyrtare të Partisë Demokratike në Norvegji si kandidat për deputet.

"Në Norvegji jemi në kohë fushate, zgjedhjet parlamentare janë në datën 11 shtator, Por kutitë e votimit hapen që më 10 gusht. Dhe njerëzit mund të shkojnë të votojnë një muaj para. Në rastin tim është një rast që është hera e parë që kemi një shqiptar dhe mundësitë reale janë absolute. Numrat janë, por për ta realizuar këtë duhet angazhimi qytetar", tregon Shala.

Dëshira e tij për politikë ka nisur qëkur ai ishte anëtar në këshillin bashkiak në Oslo. Aty pyeti veten përse jo politikë. Nuk ju frikësua faktit që ishte një i huaj në një vend që më së shumti përbëhet nga të huaj. Edhe duke e ditur që komuniteti ynë atje nuk është aktiv në votime.

"Një ndër problemet kryesore që kemi ne aty, është se komuniteti nuk voton. Shqiptarët marin pjesë 10/15 për qind. Dhe duke pasur parasysh që ti ke një muaj kohe të votosh dhe nuk voton, kjo thotë shumë për ne, sepse na hiqet një mundësi për të qenë aty ku merren vendimet. Të nxjerr shqiptarët të votojnë, ky është qëllimi im. Tia japin kujt të duan, por meqë nuk kanë dalë deri tani, kur të dalin mua do ma japin", thotë Shala.

Programi i tij është i njëjtë me atë të partisë për të cilën kandidon. Kur të kthehet në Norvegji  do të vijojë intesisvisht fushatën, e një stili shumë të ndryshëm nga ajo që ne kemi këtu.

"Atje janë të ndaluara mitingjet. Nuk lejohen flamuj, banderola, postera. Lejohet të shpërndahen fletushka. Pjesa më e madhe e fushatës është takim shtëpi më shtëpi, derë me derë në grupe të vogla", thotë Shala.

Duke dashur të theksojë se sa i hollë është kufiri i ndryshimit të preferencës se elektoratit atje,  në përputhje me interesat, ai sjell një shembull.

"Partia e qendrës, partia e fshatarëve i thonë, se është për zonat rurale. Pjesa më e madhe e bujqve janë aty antarë zakonisht marrin tre deri në pesë për qind. Ndërkohë që ujku që është specie në zhdukje në zona të caktuara, i mbrojtur me ligj po han delet e tyre . Dhe partia në pushtet edhe opozita po ashtu  thonë që do zbatojmë ligjin, sepse kjo është specie në zhdukje. Nuk mund ti bëjmë gjë ujkut, të merremi me delet. Zemërimi qytatar arrin në atë pikë sa partia e këtyre zonave rurale nga tre deri në pesë për qind si zakonisht ka qenë gjithmonë shkon në pesëmbëdhjetë përqind. Pra dhjetë përqind e elektoratit lëviz nga njëri krah tek tjetri për një ujk", shpjegon Shala.

Dikush mund të thotë që është e lehtë për Bujarin qe të flasë tani pas 18 vitesh qëndrimi atje, ku eshte shkolluar e ka ndërtuar një karrierë. Edhe ai vetë nuk pretendon se do ta kishte përcaktuar vijueshmërinë e tij, por mbret ka qenë rastësia. Sidmos kur kujton fillimet e largimit.

"Nana ime, pastë rahmet sepse nuk jeton më. Vijnë disa ndihma nga Norvegjia dhe një nga ato smuret shumë keq dhe e thërrasin doktoreshën. Ajo e sheh dhe i thotë, nëse do të jetsoh duhet të ikësh prej Shqipërisë dje, jo nesër. i vjen në Norvegji. Nëna i shkruan një hepikrizë dhe sa mbërrin tek urgjenca atje i thonë, ajo mjekja që të ka kontrolluar cfarë kishte. Si cfarë kishte? Shqipëria e 93 është Koreja e Veriut sot. Ajo kishte vetëm një stetoskop. Ata marin mamën dhe i thonë, këto gjëra që ti i ke gjetur me një stetoskop, ne nuk i gjejmë dot me kompjutera.  E marrin ne tel dhe i japin një specializim tre muaj. Kthehet në SHqipëri, mban kontaktin me kolegët e vet norvegjezë. Mandej ndoshi viti 97, problemet që dihen. Ato mjekë duke parë SHqipërnë në televizion cdo ditë e marin mamin në telefon dhe i thonë: ne e dijmë që ti do që fëmijët e tu të shkollohen jashtë. A do të vish? Ne kemi nevojë për mjekë si puna jotë. Nëna filloi procedurat dhe pjesa tjetër është histori", vijon kandidati për deputet.

Pjesa tjetër është historia e dikujt që modestisht përpiqet të mos jetë thjesht një emigrant, por të tregojë që mund t'ia dalë edhe në një fushë të vështirë si politika. Por edhe të angazhojë komunitetin shqiptar ne kete vend skandinav, kryesiht të rinjtë për të qenë pjesë e vendimarrjes norvegjeze./ Top Channel

The post Një shqiptar për deputet në Oslo appeared first on INSAJDERI.

Militantët e ISIS-it të maskuar si gra synojnë arratisjen nga Mosuli

Posted: 22 Jul 2017 08:39 AM PDT

Qyteti i Mosulit në fillim të këtij muaji ka festuar lirimin nga terroret e ISIS-it, pas një beteje 9 mujore mes ushtrisë irakiane dhe militantëve të ISIS-it.

Tani që qyteti i Mosulit është liruar shumë pjesëtarë të ISIS-it janë burgosur nga forcat irakiane. Për t'i ikur burgosjes me qëllim që të shkojnë në vende tjera jashtë Mosulit, disa pjesëtarë të ISIS janë maskuar sikur gra, por ata kishin harruar se qimet e mjekrës do t'ua bënin të pamundur daljen e lirë nga vendi.

Me rroba femrash, makijazh në fytyrë dhe shamia kokë, të ashtuquajturit xhihadistë duket se i kishin menduar të gjitha përveç faktit që mjekra mashkullore do të ishte ajo që do ta bënte të pamundur arratisjen e tyre, shkruan CNN.

The post Militantët e ISIS-it të maskuar si gra synojnë arratisjen nga Mosuli appeared first on INSAJDERI.

Sulm ndaj një xhamie në Francë

Posted: 22 Jul 2017 08:31 AM PDT

Në derën e një xhamie në qytetin Pont-de-Beauvoisin në jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri.

Sipas gazetës lokale Le Dauphine, besimtarët të cilët kanë shkuar në xhami për ta falur namazin e sabahut kanë hasur kokën e derrit, të varur në derën e xhamisë.

Bëhet e ditur se Shoqata e xhamisë do të paraqesë ankesë penale ndërsa edhe zyrtarët e policisë kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

Kjo xhami ishte sulmuar edhe më parë, kur në vitin 2014 në të ishin shkruar mbishkrime raciste.

Shtëpia Kombëtare e Observimit Kundër Islamofobisë në Francë (ONCI), e cila vepron në kuadër të Këshillit Islamik të Francës (CFCM), në raportin e publikuar në muajin janar njoftoi se në Francë gjatë vitit 2016 janë regjistruar 182 sulme kundër myslimanëve.

The post Sulm ndaj një xhamie në Francë appeared first on INSAJDERI.

Hysaj pati ofertë nga një klub i madh, por nuk u largua

Posted: 22 Jul 2017 08:23 AM PDT

Elseid Hysaj ka marrë ofertë nga një prej klubeve më të mëdha në Evropë, sipas agjentit të tij, Mario Giuffredi.

Por, përfaqësuesi i Shqipërisë ka vendosur që të qëndrojë te Napoli, me të cilën është i bindur se do ta fitojë titullin.

"Hysaj është 100 për qind i bindur se do ta fitojë Scudetton, nëse nuk do të ishte kështu ai do të largohej nga Napoli. Ai ka pranuar një ofertë serioze, konkrete, ofertë reale nga një prej klubeve më të fuqishme në Evropë, por ai as nuk e ka konsideruar atë", është shprehur Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

Më tutje agjenti i Hysajt ka shtuar se, "ai do të merrte edhe pagë më të lartë se që merr tani, por ai as që dëshiron të mendojë për këtë. Nuk mund t'iu tregoj se cili ekip ishte, por ai përfundoi në top dyshe në top ligat e Evropës".

The post Hysaj pati ofertë nga një klub i madh, por nuk u largua appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një person në lidhje me vdekjen e 15 vjeçarës në Ksamil

Posted: 22 Jul 2017 08:17 AM PDT

Një person është arrestuar pasditen e kësaj të shtune në Ksamil, në lidhje me vdekjen e një dite më parë të një turisteje ruse.

Lajmin e konfirmojnë autoritetet lokale. Vajza 15-vjeçare, e cila ndodhej me pushime me të ëmën, u gjet e pajetë në mes të tre ishujve të Ksamilit, me shenja të dukshme dhune në trup.

Menjëherë hetuesit ndoqën pistën e goditjes nga ndonjë mjet ujor dhe pas ekspertizave të kryera në mjetet e pranishme në plazh identifikuan mjetin e shtetasit Ermal Fataj si përgjegjës për vdekjen e turistes.

Me urdhër të prokurorit të Sarandës, policia ka bërë arrestimin e 31-vjeçarit.

Shtetasja ruse Ksenia Roik, nga Shën Pietërburgu, po lahej me të ëmën në det dhe në një moment u largua me not drejt vendit ku parkohen mjetet lundruese.

Në atë moment një mjet që kaloi dyshohet se e goditi me helikë vajzën, episod ky që u vëzhgua edhe nga e ëma. Trupi i 15-vjeçares u nxorr nga uji pak më vonë me mbërritjen e policisë.

The post Arrestohet një person në lidhje me vdekjen e 15 vjeçarës në Ksamil appeared first on INSAJDERI.

Suveniret e Tiranës

Posted: 22 Jul 2017 08:12 AM PDT

Pas përfundimit të konkursit, tashmë Tirana do të ketë suveniret dhe produktet turistike përfaqësuese për qytetin, përveç heroit kombëtar Skënderbeu dhe shenjtores Nënë Tereza.

Por cilat janë disa nga suveniret më të bukura të cilat do të shërbejnë edhe si simbol i identitetit të Tiranës për turistët anekënd botës?

Këto produkte janë suvenire artizanale të prodhuara sipas metodave tradicionale, por sigurisht që ka edhe element të dizajnit modern që ndërthuren me motivet tradicionale.

Një prej produkteve të veçanta që do të shërbejnë si suvenir është një shishe e dizenjuar në formën e një valltareje tradicionale.

Pjesa e ngjyrosjes dhe e dekorimit është tërësisht artizanale, duke bërë kësisoj që ky suvenir të bartë një pjesë shpirti nga dekoruesi i tij e të gëzojë të gjithë cilësisë e në punimi artizanal në shkallën më sipërore.

Por krahas suvenireve artizanale dhe që përfaqësojnë më së miri traditën e kryeqytetit, janë edhe produktet krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Tiranën bashkëkohore duke u kthyer në simbol të identitet të saj.

Një sferë druri ose plastike e cila gjatë lëvizjes së saj shfaq imazhe të ndryshme të qytetit të Tiranës dhe të monumenteve kryesore është një nga punimet që pritet të tërheqë mjaft turistët.

Nuk mund të mungonin për turistët edhe bluzat, ku në të janë të stampuar figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, etj, apo figura të cilat përcjellin mesazhe të ndryshme duke i bërë ato mjaft të veçanta. Ndiqni galerinë e fotove. /TopChannel

The post Suveniret e Tiranës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more