Skip to main content

INSAJDERI: “Nuk ka asnjë idhull dhe dashuron tri gjëra – reperi që nuk ngopet me para” plus 19 more

INSAJDERI: “Nuk ka asnjë idhull dhe dashuron tri gjëra – reperi që nuk ngopet me para” plus 19 more


Nuk ka asnjë idhull dhe dashuron tri gjëra – reperi që nuk ngopet me para

Posted: 21 Jul 2017 10:28 AM PDT

Buta është fytyra e re më dhe e freskët në repin shqiptar. Ai është revolucionari i muzikës trap, aktualisht zhanri më modern në trojet shqiptare, si në rrjedhje të teksteve ashtu dhe në përmbajtje.

Njerëzit që pëlqejnë zhanrin rep, por nuk e kuptojnë shqipen, mund të vlerësojnë lehtë rrjedhjen e tij . Dhe ata që kuptojnë origjinalitetin e teksteve të tij e cila jep edhe më shumë arsye për ta pëlqyer atë.

Më 14 maj të këtij viti, ai botoi albumin e tij “Pranverë / Verë”,  me 15 këngë gjithsej – gjashtë të dedikuara pranverës dhe gjashtë verës. Sipas reperit, kjo përzierje është frymëzuar “nga librat e të shtëpisë së modës”.

Në një intervistë për revistën Balkanist, Buta ka folur për karrierën e tij dhe inspirimin që e mban atë aktiv me krijimet artistike.

Balkanist: A keni ndonjë idhull rap?

Buta: Unë nuk mund të them se unë e konsideroj ndonjë reper ose në përgjithësi një qenie njerëzore ‘idhull’. Reperët që më shumë më kanë frymëzuar janë Lil ‘Wayne, Cam’ron, Curren $ y, 50 Cent, Gucci Mane, Young Jeezy, T.I. dhe të gjithë reperët e viteve 2000 sepse unë jam rritur duke i  dëgjuar, pasi që unë jam një fëmijë i viteve ’90, i lindur në vitin 1995 për të qenë më i saktë.

Balkanist: Kush dhe çfarë ndikuan në stilin tuaj trap?

Buta: Në stilin tim trap, do të thosha se ka qenë më shumë producentët sesa reperët që më kanë frymëzuar. Nëse instrumenti i muzikës është tërheqës, 50 për qind e këngës është e kryer. Njerëz si Zaytoven, Lex Luger, Southside, TM 88 dhe djemtë e 808 Mafia janë pionierë në këtë tingull, dhe pa ata nuk do të kishte zhanër trap.

Balkanist: Në këngët tuaja, ju shprehni veten tuaj në një mënyrë shumë të natyrshme. Kjo është diçka që kam dëgjuar shumë rrallë në repin shqiptar. A është kjo e lidhur me mënyrën se si shkruani këngët tuaja?

Buta: Sigurisht, kjo është shkaku pse tingëllojnë të natyrshme. Mënyra se si shkruaj tekstet e mia quhet lifestyle rap dhe bazohet tërësisht në atë që kam kaluar në jetë, dhe atë që po kaloj, si dhe çfarë dua të përjetoj në të ardhmen. Të gjitha tekstet e mia janë për mua rezultat i jetës sime dhe situatave që kam kaluar. Për ta thënë ndryshe: nuk ka mundësi tjetër përveçse të tingëllojë natyrshëm, sepse kjo është lifestyle rap.

“Marihuanë, femra, para”, janë gjërat për të cilat këndon Asap Rocky në këngën me të njëjtin emër. Në thelb, këto janë temat kryesore që adresoni edhe ju në këngët tuaja. Pse ndodh kjo?

[Qesh]. Kjo nuk ka të bëjë me Asap Rocky. Në fakt, Lil Wayne ka një këngë të vitit 2007 që titullohet “Pussy Money Weed”, por kjo nuk është arsyeja. Këto janë thjesht tri gjëra që më pëlqejnë shumë. Ndoshta kjo është arsyeja pse i përmend ato shpesh.

Balkanist: A është Buta me të vërtetë i fiksuar pas parave?

Buta: Po. Të gjitha vështirësitë e mia aktuale dhe ato të njerëzve rreth meje mund të zgjidhen me para. Unë nuk them, dhe kurrë nuk kam thënë se gjërat materiale nuk kanë rëndësi për mua, por unë kam pasur këto cilësi ose gjëra gjatë gjithë jetës time dhe do t’i mbaj gjatë gjithë jetës. Gjithmonë më kanë dhënë shumë dashuri dhe respekt. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me famë. Gjërat janë të ndryshme me paratë. Unë kurrë nuk kam pasur mjaftueshëm para, dhe po ashtu kurrë nuk do të ngopem me para. Unë gjithmonë do të dua më shumë prej saj.

Balkanist: Çfarë do t’i thonit dikujt që thotë “Buta është një reper që gjykon gjininë femrore”?

Buta: Ky është intervista e tretë rresht që më është bërë kjo pyetje. E kuptoj se nga vjen kjo kritikë, por nuk jam gjykues ndaj gjinisë femërore. Në këngët e mia, unë po ashtu i drejtohem krimit, drogës dhe madje vrasjes. Megjithatë, askush nuk më pyet në intervista nëse jam një vrasës apo narkoman, sepse nuk ka kuptim.

 

Balkanist: Hiti juaj “Hashish Thaçi” ka një mesazh politik, sepse askush nuk mund ta dëgjojë dhe të mos mendojë për Hashim Thaçin, presidentin aktual të Kosovës. Pse?

Buta: Unë nuk do të thosha se ka një mesazh politik në këtë këngë. Hashish Thaçi ishte nofka ime, si z. Ndjenja.

Balkanist: Kush është përgjegjës për instrumentalet e juaja?

Buta: Unë punoj me më shumë se një producent. Nëse dikush më dërgon një instrumental, dhe më pëlqen, e përdori. Kryesisht, kam punuar me Cla$ic. Ai punon ekskluzivisht për “z. Ndjenja dhe Dr. Zhivago”, me përjashtim të një kënge./Insajderi.com

 

The post Nuk ka asnjë idhull dhe dashuron tri gjëra – reperi që nuk ngopet me para appeared first on INSAJDERI.

Haraqija flet me kompetencë edhe për numrat e PAN-it

Posted: 21 Jul 2017 10:25 AM PDT

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, tha se në bazë të informacioneve që ka, koalicioni PAN i ka votat e sigurta.

Në emisionin "InfoBox" në RTV Dukagjini, Haraqija u bëri thirrje deputetëve të zgjedhur të LDK'së, që ta përkrahin kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn.

"Me aq sa di unë PAN i ka votat e sigurta, dhe mendoj që i ka më shumë se 61, dhe kuptohet që edhe me votën e Teuta Rugovës", ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje te Isa Mustafa që t'i lë teket personale dhe të mos e fut në krizë vendin.

"Kërkoj nga LDK'ja që t'i lënë teket dhe të futen në institucione sa më shpejt dhe t'i bashkohen Haradinajt", shtoi Haraqija, përcjell Express.

Astrit Haraqija është shprehur i bindur se do të ketë edhe deputetë tjerë nga LDK'ja që do ta votojnë koalicionin PAN.

 

The post Haraqija flet me kompetencë edhe për numrat e PAN-it appeared first on INSAJDERI.

Blerje, lamtumira dhe objektiva: lëvizjet e ekipeve të mëdha evropiane

Posted: 21 Jul 2017 10:22 AM PDT

Kjo që po zhvillohet aktualisht mund të thuhet se është një nga merkatot më të çmendura të të gjitha kohërave. Skuadrat janë në kërkim të përforcimeve të duhura, për të bërë një paraqitje sa më të mirë në sezonin e ardhshëm.

Këto kanë qenë deri tani operacionet zyrtare të 9 klubeve më të mëdha të Europës: nga Real Madrid e deri te Bayern Munich.

REAL MADRID

Kampionët e Europës kanë marrë nga Betis mesfushorin e talentuar Dani Ceballos (16,5 milionë euro) dhe mbrojtësin Theo Hernandez nga Atletico Madrid (26 milionë). Sulmuesi Vinicius është marrë nga Flamengo për 45 milionë euro, por do të qëndrojë edhe për dy vite të tjerë në Brazil. Te "Los Blancos" ka pasur më shumë lëvizje për sa i takon largimeve: James Rodriguez është shitur te Bayern (huazim për dy vite me të drejtën e blerjes), Morata te Chelsea (80 milionë euro). Janë larguar edhe Mariono te Lyon, Mascarell tek Eintracht, Pepe te Besiktas, Coentrao te Sporting dhe Burgui tek Alaves. Objektivi është blerja e një sulmues, me Mbappe që është në krye të listës së dëshirave.

REAL MADRID (4-3-3) Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo. Tr. Zidane.

BARCELONA

Pas mbylljes së ciklit me Luis Enrique, Barcelona ka kaluar në duart e Ernesto Valverde, ish-trajner i Athletic Bilbao. Dy blerje: Semedo nga Benfica për 30 milionë euro dhe Deulofeu nga Everton për 12 milionë. Janë shitur Mathieu te Sporting, Tello te Betis dhe Masip te Valladolid. Pëlqehen Paulinho dhe Verratti për mesfushën, Cancelo dhe Bellerin për krahët e mbrojtjes. Dembele kërkohet për sulmin. Por duhet bërë kujdes për çështjen Neymar. Nëse PSG do ta konkretizojë operacionin e shekullit, do të krijohej një efekt domino me përmasa të jashtëzakonshme. Dhe katalanasit do të kthenin sytë nga Dybala.

BARCELLONA (4-3-3) Ter-Stegen, Sergi Roberto, Piquè, Umtiti, Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Messi, Suarez, Neymar. Tr.Valverde.

CHELSEA

Pas një periudhe të komplikuar, merkato e Chelsea është gjallëruar. Antonio Conte ka rinovuar kontratën deri në 2021-in dhe klubi ka bërë dy blerje në merkato. Pas Rudiger, i marrë nga Roma për 35 milionë euro, është blerë edhe Bakayoko nga Monaco për 40. Dhe në orët e fundit është marrë edhe Alvaro Morata nga Real Madrid për 80 milionë euro. Gjithashtu, në "Stamford Bridge" është transferuar edhe portieri Caballero nga Manchester City. Për sa i takon shitjeve, Ake ka kaluar te Bournemouth për 22 milionë euro, Cuadrado është blerë përfundimisht nga Juventus për 20, Begovic ka shkuar te Bournemouth për11, Traore te Lione per 10, Atsu për 7,5 te Neëcastle dhe Chalobah është transferuar te Ëatford per 5,7.

CHELSEA (3-4-3) Courtois, Azpilicueta, David Luiz, RUDIGER, Moses, Kante, BAKAYOKO, Alonso, Pedro, MORATA, Hazard. Tr. Conte.

Manchester United

Dy blerje për Mourinho deri tani. Qendërmbrojtësi Lindelof, i marrë nga Benfica për 35 milionë euro dhe sulmuesi belg Lukaku, i marrë nga Everton për 85 milionë. Janë larguar dy "big", si Ibrahimovic dhe Rooney, me këtë të fundit që është kthyer tek Everton pas më shumë se 10 vitesh të kaluar në "Old Trafford". Shumë shpejt do të vijë sulmi i radhës ndaj mesfushorit të Inter, Ivan pereisic. Mbahen nën vëzhgim Kostas Manolas dhe Radja Nainggolan.

MANCHESTER UNITED (4-2-3-1) De Gea, Valencia, Bailly, LINDELOF, Rojo, Herrera, Pogba, Mata, Fellaini, Mkhitaryan, LUKAKU. Tr. Mourinho.

MANCHESTER CITY

Skuadra e dytë e Mançesterit ka qenë akoma më aktive. Në fakt, "Citizens" kanë shpenzuar më shumë se 140 milionë euro deri tani në merkato. Është blerë Bernardo Silva për 50 milionë euro nga Monaco dhe Ederson për 40 nga Benfica. Garcia i është "vjedhur" Barcelona-s për vetëm 1,5 milionë euro. Në fund është marrë për 51 milionë euro nga Tottenham mbrojtësi Kyle Ëalker dhe Douglas LUiz nga Vasco da Gama për 12 milionë euro. Lajmi i fundit është arritja e marrëveshjes me Real Madrid për mbrojtësin Danilo, i cili do të kalojë në urdhrat e Guardiola-s për 30 milionë euro, por akoma nuk ka ardhur zyrtarizimi. Të kthyer nga huazimi: Mangala, Hart dhe Marlos Moreno. Të shitur: Unal te Villarreal (14 milionië). Zabaleta, Clichy, Sagna dhe Jesus Navas janë nxjerrë në merkato.

MANCHESTER CITY (4-1-4-1) EDERSON, ËALKER, Stones, Otamendi, Kolarov, Yaya Toure, De Bruyne, BERNARDO SILVA, David Silva, Sterling, Aguero. Tr. Guardiola

ARSENAL

Blerja e fundit në rend kronologjik ka qenë me peshë: është marrë nga Lyon sulmuesi francez Lacazette. Më pas është blerë edhe boshnjaku Kolasinac. Objektivat: Lemar dhe Mahrez, por mbahen nën vëzhgim edhe Arda Turan me Goretzka.

ARSENAL (4-2-3-1) Cech, Bellerin, Mustafi, Koscielny, KOLASINAC, Xhaka, Ramsey, Oxlade-Chamberlain, Ozil, Sanchez, LACAZETTE. Tr. Ëenger.

LIVERPOOL

"Të Kuqtë" kanë realizuar vetëm një blerje, Mohamed Salah nga Roma (42 milionë euro). Falë shpejtësisë dhe aftësuve teknike, pritet ta bëjë më të paparashikueshëm sulmin e skuadrës së Klopp. Shitjet: Ëisdom te Derby (2,3 milionë). Objektiva: Oxlade-Chamberlain i Arsenal, Aubameyang i Borussia Dortmund dhe Naby Keita i Leipcig.

LIVERPOOL (4-2-3-1) Karius, Clyne, Matip, Lovren, Milner, Can, Henderson, Lallana, SALAH, Firmino, Coutinho. Tr. Klopp.

PARIS SAINT GERMAIN

PSG nuk ka bërë asnjë blerje deri tani, ndërsa janë kthyer nga huazimi Jese dhe Bahebeck. Për pjesën tjetër, nuk ka ndodhur asgjë në shtëpinë e parisienëve, të cilët mund të bëhen shumë shpejt protagonistë me blerjen e Neymar nga Barcelona: 222 milionë euro për Barcelona-n dhe 30 për 5 vite për lojtarin. Një operacion i çmendur, që mund të ndryshojë historinë e futbollit.

PSG (4-3-3) Trapp, Aurier, Thiago Silva, Marquinhos, Kurzaëa, Matuidi, Rabiot, Verratti, Di Maria, Cavani, Draxler. Tr. Emery.

BAYERN MUNICH

Shumë miliona euro janë shpenzuar nga Bayern Munich i Carlo Ancelotti-t: plot 42 i janë dhënë Lyon për mesfushorin Tolisso. 20 kanë kaluar në arkat e Hoffenheim për Sule dhe 8 tek ato të Werder Bremen për talentin Gnabry. Më pas është marrë James Rodriguez nga Real Madrid (i huazuar me të drejtën e blerjes). Të larguarit:

Badstuber, Xabi Alonso dhe Lahm. Është blerë përfundimisht nga Juventus Coman (21 milionë euro) dhe është shitur përfundimisht Benatia, gjithmonë te bardhezinjtë (17 milionë). Objektivat: Sanchez dhe Carrasco, njofton telesport.

BAYERN MUNICH (4-3-3) Neuer, Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba, Thiago, TOLISSO, Vidal, Robben, Leëandoëski, JAMES RODRIGUEZ. Tr. Ancelotti.

The post Blerje, lamtumira dhe objektiva: lëvizjet e ekipeve të mëdha evropiane appeared first on INSAJDERI.

Google sjell aplikacionin e imazheve live Motion Stills në Android

Posted: 21 Jul 2017 10:15 AM PDT

Vitin e kaluar Google prezantoi një aplikacion të quajtur Motion Stills për përdoruesit e iOS të cilët mund të bënin më shumë me fotot live madje ti kthenin ato në format GIF.

Sot Google tha se do të sjellë Motion Stills edhe në Android shoqëruar nga disa ndryshime të vogla.

Sigurisht përdoruesit e Android nuk kanë nevojë për një aplikacion që editon Imazhet Live të iPhone. Live Photos, janë një format i prezantuar nga Apple në 2015-ën së bashku me modelin e ri të iPhone.

Dhe me debutimin e iOS 11, Apple do të sjellë mjete të reja të editimit të fotove live duke eleminuar nevojën për një aplikacion nga palët e treta.

Kompania thotë se aplikacioni Android përmban një eksperiencë të re regjistrimi ku çdo gjë që realizoni me kamerën e telefonit tuaj transformohet automatikisht në një klip.

Për ta përdorur mjafton klikimi i butonit të zakonshëm për kapjen e imazheve. Një veçori e re e këtij aplikacioni është "Fast Forward" i cili redukton kohëzgjatjen e klipeve të gjata.

Google thotë se aplikacioni është vendi ideal për të eksperimentuar me teknologjitë video duke lënë të kuptohet se veçoritë e reja mund të mbërrijnë në Google Photos në të ardhmen.

Motion Stills është i disponueshëm në Android dhe funksionon me versionin 5.1 dhe më lart. /PCWorld Albanian

 

The post Google sjell aplikacionin e imazheve live Motion Stills në Android appeared first on INSAJDERI.

Hashim Çollaku zgjedhet ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës së Apelit

Posted: 21 Jul 2017 10:13 AM PDT

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka caktuar gjyqtarin Dr.Hashim Çollaku në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit, deri në emërimin e kryetarit të këtij institucioni sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Hashim Çollaku,i cili deri më tani ka qenë zv.kryetari i gjykatës, është gjyqtar në Departamentin për të Mitur në Gjykatën e Apelit.

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1979. Provimin e Jurisprudencës, e kreu ne vitin 1987 në Prishtinë.

Në vitin 2006, mori titullin Master i Shkencave Juridike, ndërsa 6 vite më vonë fitoi gradën Doktori i Shkencave Juridike në ECPD. Karrierën në sistemin e drejtësisë e filloj në vitin 1989 në Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prizren.

Në këtë te fundit, vetëm një vit me vonë , u emërua gjyqtar. Nga viti 1992 deri 1999, punoj si avokat. Në vitin 2000, u kthye serish si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren.

Pas katër vitesh(2004) u bë prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren. Pastaj në vitin 2010, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut, po në këtë qytet, ku punoj deri në vitin 2012. Ndërsa nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar ne Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.

The post Hashim Çollaku zgjedhet ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës së Apelit appeared first on INSAJDERI.

Audi tërheq nga tregu 850 mijë automjete me naftë

Posted: 21 Jul 2017 10:11 AM PDT

Prodhuesi gjerman "Audi" njoftoi sot tërheqjen e 850 000 automjeteve me naftë për të ulur emetimet e tyre të ndotjes, disa orë pas një iniciative të ngjashme nga konkurrenti i tij "Daimler".

"Kjo tërheqje e vullnetshme nga filiali i 'Volkswagen', falas për klientët, përfshin automjetet e pajisura me motorë V6 dhe V8 TDI duke iu përgjigjur normave Euro 5 dhe Euro 6 (më të fundit), në Evropë, por gjithashtu dhe në vende të tjera të paspecifikuara jashtë SHBA-së dhe Kanadasë", theksoi kompania në një komunikatë.

Mes automjeteve të tërhequra bëjnë pjesë makina të markës "Volkswagen" dhe "Porsche", të tjera marka të grupit "Volkswagen", të pajisura me këta motorë.

The post Audi tërheq nga tregu 850 mijë automjete me naftë appeared first on INSAJDERI.

Tre palestinezë në Jerusalem mbesin të vdekur pas namazit të xhumasë

Posted: 21 Jul 2017 10:07 AM PDT

Rritet në 3 numri i palestinezëve që humbën jetën në incidentet ku forcat izraelite kanë ndërhyrë ndaj xhematit pas faljes së namazit të xhumasë në rajonet e ndryshme të Jerusalemit Lindor i cili ndodhet nën pushtim.

Në një deklaratë nga spitali el-Makasid i cili ndodhet në Jerusalemin Lindor bëhet e ditur se si pasojë e ndërhyrjes së policisë izraelite pas namazit të xhumasë në rajonin Tur që ndodhet nën pushtim, një palestinez 17 vjeçar që ishte dërguar në spital në gjendje të plagosur ka humbur jetën. Në deklaratën e spitalit nuk ka të dhëna për identitetin e palestinezit të vdekur.

Ndërkaq edhe në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës thuhet se në lagjen Ebu Dijs në pjesën tjetër të “Murit ndarës” të lidhur me Jerusalemin Lindor, ka humbur jetën një palestinez. Në deklaratë nuk kishte të dhëna për indentitetin e personit që ka humbur jetën.

Kurse në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se "Një i ri palestinez ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes policore në rajonin Tur dhe se vazhdojnë hetimet policore lidhur me rastin".

Ministria palestineze e Shëndetësisë në një deklaratë të mëparshme njoftoi se një palestinez që ishte plagosur në kokë në rajonin Ras el-Amud ka rënë dëshmor.

Në incidentet në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor janë plagosur 193 persona

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet si pasojë e incidenteve të deritanishme numri i të plagosurve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor ka arritur në 193.

Në deklaratë thuhet se në incidentet në Jerusalem janë plagosur 41 palestinezë, kurse në incidentet në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor 152 palestinezë janë plagosur si pasojë e plumbave të vërteta dhe plumbave të gomës, bombave zhurmuese dhe gazit lotsjellës.

Ndërkaq edhe policia izraelite në një deklaratë bëri të ditur se në incidentet në Jerusalem janë plagosur 4 policë izraelitë.

Pas incidenteve që shpërthyen me ndërhyrjet e policisë izraelite pas faljes së namazit, situata në masë të madhe u qetësua. Në lagjet e Jerusalemit po mbizotëron qetësia, kurse incidentet në Bregun Perëndimor ende po vazhdojnë.

Kujtojmë se më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa me pretendimin se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët ndërruan jetë në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

Izraeli nëpërmet detektorëve metalikë të vendosura në dyert e Mesxhid-i Aksa-së synon ushtrojë sigurojë sovranitet në kompleksin Al-Aksa i cili është nën kontrollin e Fondacionit Aksa.

Popullata palestineze vlerëson se detektorët metalikë nuk janë vendosur për qëllime të sigurisë por për të krijuar sundimin mbi Aksa-në, raporton AA.

Palestinezët shprehin shqetësimet se nëse ky hap i njëanshëm që është marrë pa u konsultuar me Fondacionin Aksa, i cili zyrtarisht njihet nga Izraeli për të drejtën e menaxhimit të Aksa-së pranohet, atëherë do të vijojnë hapat e mëtutjeshëm, nëpërmjet të cilave Aksa do të ndahet në mënyrë kohore dhe hapësinore dhe do të merret nga duart e tyre për t'iu dhënë hebrenjve.

The post Tre palestinezë në Jerusalem mbesin të vdekur pas namazit të xhumasë appeared first on INSAJDERI.

VIDEO: Linkin Park publikon video-spotin e ri pas vdekjes së Bennington

Posted: 21 Jul 2017 10:00 AM PDT

Linkin Park publikoi një video të re muzikore në të njëjtën ditë kur voklaisti i tyre, Chester Bennington kreu vetëvrasje.

Rok bendi amerikan publikoi videon e re”Talking To Me” në oren 9:01 të mëngjesit, disa minuta pasi trupi i Chester u gjet të enjten në një apartament privat në Palos Verdes Estates.

Chester vrau veten ditën kur shoku i tij i mirë, Chris Cornell, do të mbushte 53 vjet. Chester vdiq në moshën 41 vjeç./Insajderi.com

The post VIDEO: Linkin Park publikon video-spotin e ri pas vdekjes së Bennington appeared first on INSAJDERI.

Putin: Nuk e di nëse do të kandidojë për president

Posted: 21 Jul 2017 10:00 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, sipas mediumeve ruse.

Putin pritet të fitojë edhe një mandat me një shumicë të votave, mirëpo ai ka thënë se "ende ka kohë për të vendosur".

"Nuk kam vendosur ende nëse duhet të vazhdojë punën në këtë pozitë", është cituar të ketë thënë Putin sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

"Do të shoh. Zgjedhjet do të mbahen më 2018. Ende ka kohë për të menduar", ka shtuar tutje Putin.

Putin mbetet shumë popullor në Rusi dhe aktualisht nuk ka ndonjë figurë politike që ka fuqi të mjaftueshme për ta konsideruar konkurrent në zgjedhje.

Putin është cituar të ketë thënë se nuk do të kërkojë ndryshimin e ligjit për president, i cili parasheh dy mandate gjashtë vjeçare të njëpasnjëshme.

Putin është bërë president i Rusisë, për herë të parë në vitin 2000.

Në vitin 2008, Putin ndërroi pozicionet me Dmitry Medvedev, ndonëse ai konsiderohej se merrte vendime.

Putin u kthye në pozitën e presidentit në vitin 2012.

The post Putin: Nuk e di nëse do të kandidojë për president appeared first on INSAJDERI.

Hasi në Beograd si trajner i ekipit grek

Posted: 21 Jul 2017 10:00 AM PDT

Partizani – Olimpyacos ka qenë shorti për xhiron e tretë të Champions League. Kjo do të thotë që trajnerit të skuadrës greke, shqiptarit nga Gjakova, Besnik Hasi, do t`i duhet të jetë në Beograd.

Hasi më herët se Olimpyacosin ka drejtuar Legian e Varshavës dhe Anderlehtin belg.

Ai ka qenë një futbollist kyç i Kombëtares së Shqipërisë.

 

The post Hasi në Beograd si trajner i ekipit grek appeared first on INSAJDERI.

Këto janë baret më të veçanta në botë, të cilat nuk do i harroni kurrë nëse i vizitoni

Posted: 21 Jul 2017 09:56 AM PDT

1 – Buza Bar në Dubrovnik, Kroaci – Një bar i pozicionuar në shkëmbinjtë e detit i cili do ju bëjë të përjetoni një ndjesi të re gjatë konsumit të kafes në mëngjes, apo një pije freskuese gjatë orëve të pasdites. Shumë turistë që vizitojnë plazhin ndalen me patjetër në këtë bar.

2 – Sky Bar në Bangkok, Thailand – I vendosur në një lartësi të madhe të qytetit, ai konsiderohet si një pre tarracave më të larta në të gjithë botën. Bari ofron pamje të jashtëzakonshme dhe aty është zhvilluar edhe një prej skenave të filmit "The Hangover part 2".

3 – Cloud 9 në ishujt Mamanuca  – Një bar shumë romantik i cili ju ofron mundësinë e konsumit të një dreke apo një pije në zona private të pozicionuara sipër detit, të cilat janë të gjitha të bëra me dru. Do të ndiheni si në qiellin e 9, ndaj e ka marrë edhe emrin.

4 – Cova D'en Xoroi në Menorca, Spain – Ky bar i ofron turistëve dhe atyre që e frekuentojnë ushqime të mrekullueshme dhe pije ekzotike, por më e rëndësishmja është pamja magjike që i shoqeron ato.

5 – Sunland Boab Tree Bar në Limpopo, Afrikë e Jugut – Ky bar mund të jetë edhe më i veçanti në listë, pasi ndodhet brenda një peme të baobabit. Pema qindra vjeçare është kthyer në një atraksion turistik të veçantë ku shumë turistë kërkojnë ta vizitojnë këtë vend. /Opinion.al

The post Këto janë baret më të veçanta në botë, të cilat nuk do i harroni kurrë nëse i vizitoni appeared first on INSAJDERI.

Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

Posted: 21 Jul 2017 09:54 AM PDT

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha dorëheqjen në formë protestë kundër ndryshimeve në ekipin e komunikimit.

Sipas mediave amerikane, Spicer la detyrën pasi nuk ishte dakord me emrin e zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për postin e drejtorit të ri të komunikimit.

Anthony Scaramucci, një financier i njohur i "Wall Street" është përzgjedhur për rolin që Sean Spicer kryente pjesërisht.

"New York Times" raporton se Spicer kundërshtoi mjaft zëshëm emërimin e Scaramuccit, të ciline  cilësoi një gabim shumë të madh. Mediat amerikane gjithashtu raportojnë se pas dhënies së dorëheqjes, vetë presidenti Trump i kërkoi Spicer të qëndrojë, por ai nuk pranoi.

Sean Spicer dhe konferenca e tij për shtyp u bënë mjaft të famshme në SHBA për vetë karakterin mjaft shoqëror të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos për sikletin që ai shfaqte mjaft qartë kur i duhej të sqaronte deklaratat kontradiktore apo mesazhet në "Twitter" të shefit të tij.

Javët e fundit, Spicer ishte tërhequr nga objektivi i kamerave dhe flitej për një largim të mundshëm të tij, por kurrsesi në këtë formë.

 

The post Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë appeared first on INSAJDERI.

SHBA u ndalon amerikanëve vizitën në Korenë V.

Posted: 21 Jul 2017 09:53 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se do të ndalojnë udhëtimin e shtetasve amerikanë drejt Koresë së Veriut.

Ky vendim vjen pas vdekjes së studentit amerikan Otto Warmbier, i ishte dënuar me 17 muaj punë të vështirë në Korenë e Veriut dhe më pas vdiq, pasi u lirua në gjendje kome.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në SHBA, Heather Nauert, ka thënë se vendimi i ndalimit do të prezantohet zyrtarisht në Regjistrin Federal, në javën e ardhshme, ndërsa do të hyjë në fuqi, një muaj pas njoftimit zyrtar.

"Për shkak të shqetësimeve në rritje rreth rrezikut serioz të arrestimeve dhe ndalimeve afatgjata që zbatohen sipas sistemit ligjor të Koresë së Veriut, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka autorizuar një Kufizim Gjeografik të Udhëtimit drejt Koresë së Veriut, për të gjithë banorët që kanë pasaportë amerikane", ka thënë Nauert.

Ajo ka thënë se ata që dëshirojnë të udhëtojnë në këtë vend për "qëllime humanitare apo çështje tjera të limituara", duhet të pajisen me "pasaportë speciale", njofton rel.

Departamenti i Shtetit në SHBA ka thënë se Uashingtoni e mbanë përgjegjës Penjanin për trajtimin e Warmbierit.

 

The post SHBA u ndalon amerikanëve vizitën në Korenë V. appeared first on INSAJDERI.

Sekretari i AAK-së tregon se si Rugova i besoi Haradinajt për kryeministër

Posted: 21 Jul 2017 09:44 AM PDT

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka folur për kohën kur presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, i pati dhënë mandatin e kryeministrit Ramush Haradinajt.

Ai ka thënë se ka qenë vendim i zorshëm për kohën, por që Rugova tek Haradinaj ka parë një lider, por edhe një burrë sipas traditës shqiptare, ndaj ka punuar fort dhe afërt me të.

"Ka qenë e papritur dhe e vështirë që Rugova me aq lehtësi dhe burrëri të dalë jashtë kornizave politike. Ishte thyerje e barrierave të asaj kohe. Ishte shpresë. Në atë kohë dhënien e mandatit për Ramush Haradinajn, Rugova e ka konsideruar burrëri. Ka qenë akt historik, në historinë e re të vendit", ka thënë ai në Info Magazin të Klan Kosovës.

"Ka qenë bashkëpunim që qytetarët e kanë pritur. Të dy kanë kryer shumë punë të mëdha, të cilat faktori ndërkmbëtar i ka pasur zili. Rugovës i ka bërë përshtypje puna me lehtësi me Haradinajn. Ai ka qenë adhurues i burrërisë, i traditës. Këtë gjë ai e ka parë tek Ramush Haradinaj", ka deklaruar ai.

The post Sekretari i AAK-së tregon se si Rugova i besoi Haradinajt për kryeministër appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Ata që kanë përdorur dhunë, nuk mund të jenë drejtues të shtetit

Posted: 21 Jul 2017 09:41 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se njerëzit të cilët kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike, nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Kosovës.

Në intervistë ai tha se pret të takohet me partitë politike në fillim të javës duke u bërë thirrje atyre që, siç tha, të gjejnë formulën që Kosovës i jep një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe efektive dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo që e izolon vendin.

Zëri i Amerikës: Zoti President, tashmë po bëhen dy javë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe ende nuk e keni thirrur seancën konstituive. Kur do ta bëni një gjë të tillë?

Presidenti Thaçi: Për arsye të krijimit të një konsensusi sa më veprues të skenës politike në Kosovë, unë për të hënën kam thirrur të gjithë spektrin politik të partive politike të përfaqësuara në parlamentin e ardhshëm të Kosovës, që të zhvillojmë një konsultë formale dhe pastaj, unë si president i vendit duke marr parasysh vullnetin e tyre, të caktojë datën e konstituimit të parlamentit të Kosovës. Kjo risi nuk është ndonjë risi, ka qenë traditë edhe në të kaluarën, prandaj shpresoj që do të ndodh të hënën dhe menjëherë do të caktohet data e konstituimit të parlamentit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Disa nga partitë politike kanë paralajmëruar që nuk do të marrin pjesë në këtë takim?

Thaçi: Besoj që është në interesin e të gjithëve që të jenë pjesë e takimit dhe konsultës, të japin opinionet e tyre, është përgjegjësi para elektoratit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës. Gara elektorale tashmë ka përfunduar dhe duhet të punojmë të gjithë edhe si president por edhe parti politike, që në mënyra sa më efektive të arrijmë një gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të jemi sa më të organizuar dhe përgatitur dhe ky proces të fillojë dhe të përmbyllet në përputhshmëri me afatin kushtetues ligjor.

Zoti President, disa nga përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile ju kanë akuzuar që me zvarritjen e seancës konstituive po i bëni favore koalicionit fitues, ku bën pjesë edhe ish partia juaj. Si ju përgjigjeni këtyre kritikave?

Unë jam president i vendit dhe nuk i bëj favore asnjë partie apo koalicioni apo individi e as kundër favore asnjë partie, koalicioni apo individi. Unë nuk e kam përcaktuar afatin kushtetues dhe ligjor. Ai është i përcaktuar me kushtetutë dhe ligj, të gjithë deputetët kanë votuar më herët në parlamentin e Kosovës kështu që unë para se gjithash bazë për angazhim dhe veprim timin e kam afatin kushtetues dhe ligjor, nuk është ky vullneti im, është e drejta kushtetuese.

 Zoti Presidenti ju pritet që të caktoni edhe mandatarin për formimin e qeverisë së ardhshme. A ka ndonjë kriter që duhet përmbushur që ju ta jepni mandatin për të formuar qeverinë?

Të hënën do të kemi takim me partitë politike të përfaqësuara në parlamentin e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, do të shkojmë me konstituimin e parlamentit të Kosovës, pastaj do të mandatohet kandidati për formimin e qeverisë, që gjithashtu është afati i rregullt kushtetues dhe ligjor për çka edhe do të jemi shumë të saktë dhe shumë preciz. Pastaj do të shikojmë që në kuadër të tyre përgjegjësive, që thatë ju, dhe parimeve mbizotëruese, do të jetë parimi që të kemi qeveri të qëndrueshme, qeveri të drejtimit euro-atlantik, qeveri shumë etnike që promovon dhe mbron frymën kushtetuese dhe rendin kushtetues të Kosovës. Që të merret me përgjegjësi të lartë kombëtare, politikën demokratike dhe kushtetuese për përmbylljen e procesit të shënimit të kufirit me Malin e Zi si parakusht për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, do të jetë një qeveri që duhet marr përgjegjësinë dhe zotimin për themelimin e shpejtë të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendoj që ky duhet të jetë një përkushtim që duhet ta bashkoj spektrin politik në mënyrë që të lëvizim sa më shpejt drejt perspektivës evropiane. Gjithashtu, qeveria e ardhshme duhet të jetë e zotuar për vazhdimin e reformave demokratike qoftë në politikë, ekonomi apo drejtësi. Për të vazhduar pastaj edhe me reformat elektorale, sepse definitivisht në Kosovë duhet të ndodhin reformat elektorale, qoftë në zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë, qoftë për sistemin e zgjedhjeve të përgjithshme, sepse nuk mund të kemi gjithmonë zgjedhje dhe pastaj të kemi fitues, të krijohen rrethana të paqartësisë apo të ngërçeve politike. Mendoj se duhet të dominojë urtësia e spektrit politik të një dialogu korrekt dhe konstruktiv që e nxjerrë një reformë të mirë që e lehtëson pastaj krijimin e institucioneve e jo që e vështirëson. Tjetër parim që do të jetë për qeverinë e ardhshme të Kosovës apo bartësit e institucioneve, është vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, që do të çonte drejt një marrëveshjeje të madhe politike që nënkupton normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe pajtimin e mundshëm gjithashtu edhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit. Objektiv tjetër dhe parim mbizotërues do të jetë angazhimi i gjithanshëm për themelimin sa më të shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës për t’u integruar në strukturat e NATO-s si parakusht për vazhdimin e partneritetit për paqe dhe pastaj edhe në NATO. Gjithashtu, parim do të jetë edhe mbështetja e fuqishme që do t’i jepet angazhimit për përmbylljen e procesit të termocentralit Kosova e Re, që është një investim shumë i fuqishëm për Kosovën dhe i nevojshëm. Gjithashtu edhe mbështetja për Gjykatën e Posaçme. Por, duhet ta potencoj se në kuadër të këtyre parimeve mbizotëruese, një prej parimeve kryesore do të jetë në kuadër të diskrecionit edhe timin, është se njerëzit që kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës. Pastaj, parim tjetër duhet të jetë përkushtimi i fuqishëm për luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, në betejën e ashpër që duhet ta zhvillojmë kundër çfarë do lloj ekstremizmi qoftë atij islamik apo terrorizmit i cili mund të paraqitet kur dihet që Kosova është cak prandaj ne duhet të jemi shumë të përkushtuar që në këtë drejtim të punojmë të gjithë bashkërisht.

Zoti President me shumicën e parimeve që ju i theksuat, a po kërkoni qeveri gjithëpërfshirëse apo një koalicion më të gjerë?

Ne e kemi këtë rezultat zgjedhor, tash është në vullnetin e partive politike se çfarë formule qeverisëse ndërtojnë. E mira e vendit do të ishte që të gjejnë formulën që vendit i jep një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe efektive, shumë etnike dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo qeveri që ngec apo e izolon vendin. Prandaj në këtë drejtim, unë dua të shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik dhe i ftoj të gjithë që të dalin mbi interesat e pushtetit ditor dhe të mendojnë për interesin e shtetit dhe për një platformë të gjerë që i bashkon interesat e shtetit. Ndërsa, natyrisht që janë edhe angazhimet të cilat përballen ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, por disa nga përparësitë që i përmenda unë me të vërtetë duhet të ketë një konsensus të spektrit politik për të lëvizur përpara. Përndryshe, një parti e vetme nuk do të mund t'i lëvizë gjërat përpara, prandaj udhëheqësit e partive politike dhe partive parlamentare që janë të përfaqësuar në parlamentin e Kosovës, janë para një sfide të madhe që të mendojnë dhe vënë interesat e shtetit para se gjithash, pastaj interesat e individit, grupore apo të partive politike të jenë të dorës së dytë. Shpresoj që kjo do të ndodhë dhe duhet të ndodhë.

Zoti President, në një nga parimet tuaja thuhet që ata që kanë kryer sulme ndaj institucioneve nuk mund ta marrin udhëheqjen e shtetit. A bëhet fjalë këtu për periudhën e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës?

Unë nuk jam paragjykues ndaj askujt si individ apo si formacion politik, por përdorimi i dhunës për qëllime politike bie ndesh me frymën kushtetuese, me rendin kushtetues, me ligjin dhe me të kaluarën dhe të ardhmen tonë euro-atlantike por edhe si demokraci në Kosovë.

Zoti President, po kalojmë me një temë tjetër e që ka të bëjë me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ju tashmë jeni përfshirë në këtë proces bashkë me presidentin e Serbisë. Si mendoni ta çoni përpara këtë proces?

Unë mendoj që do të jetë një proces jo i lehtë, për çka do të punojmë edhe ne në Kosovë që të krijojmë një bazë sa më të gjerë të angazhimeve të spektrit politik, të shoqërisë civile, mediave dhe bartësve të institucioneve, të gjithë atyre njerëzve me ndikim në opinionin publik që do të mund të japin kontributin e tyre në mënyrë që të jemi të përgatitur dhe të kemi plotësisht një proces transparent, shumë të përgjegjshëm, duke respektuar gjithmonë sovranitetin tonë, rendin kushtetues dhe ligjor dhe që do të mund të arrihej një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe pajtim në mes të dy vendeve tona. E di që nuk do të jetë një proces shumë i duartrokitur për ne që do të marrim pjesë në këtë angazhim por jam i vetëdijshëm që do të jetë në interesin e vendit. Prandaj unë shoh njerëz të vullnetit të mirë në Kosovë që duan të kontribuojnë dhe dëshiroj të potencoj se pa fqinjësi të mirë, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të lëvizin, edhe ne si Kosovë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian por edhe Serbia drejt perspektivës evropiane. Mendoj se udhëheqësit e dy vendeve janë të vëmendshëm për këtë proces të ndjeshëm që do ta kalojmë, ndërsa është zotimi i plotë i zonjës Mogherini dhe BE-së që të udhëheq këtë proces por edhe kemi zotimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do ta mbështesin arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe pajtimit.

 A ka ndonjë afat për përfundimin e këtyre bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?

Ajo çfarë kemi diskutuar herën e fundit në Bruksel ka qenë ajo që duhet mendojmë për idetë e para fillestare dhe të parakohshme në mënyrë që të jemi të përgatitur për fillimin e këtij procesi në pjesën e vonshme të verës apo fillimin e hershëm të vjeshtës.

 Përfshirja juaj në këto bisedime është kritikuar nga disa parti politike në vend, të cilët thonë se një gjë e tillë nuk ju takon për shkak të mungesës së kompetencave për të marrë vendime. Si ju përgjigjeni këtyre kundërshtimeve?

Këtyre zërave ju përgjigjem me atë që ta lexojnë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Unë përfaqësoj politikën e jashtme të Kosovës si president dhe përfaqësoj, udhëheqë dhe bashkërendoj, ndërsa në anën tjetër, unë do të duhesha të kritikohesha nëse nuk do të marr pjesë dhe përgjegjësi. Unë kryej vetëm obligimet e mija kushtetuese dhe ligjore. Por, më vjen mirë që disa prej atyre kritikëve tashmë kanë shprehë zotimin që tashmë të jenë pjesë e këtij procesi. /voa/.

The post Thaçi: Ata që kanë përdorur dhunë, nuk mund të jenë drejtues të shtetit appeared first on INSAJDERI.

Real Madrid dhe mozaiku i çuditshëm i fanellës së tretë

Posted: 21 Jul 2017 09:36 AM PDT

Klubi kampion i Europës në fuqi ka publikuar në faqen zyrtare imazhet e fanellës së tretë, që do të përdoret në sezonin e ri. Uniforma karakterizohet nga një mozaik i veçantë.

The post Real Madrid dhe mozaiku i çuditshëm i fanellës së tretë appeared first on INSAJDERI.

Nitaj flet për takimin në familjen Rugova: Kemi marrë mbështetje të fortë e reale

Posted: 21 Jul 2017 09:26 AM PDT

Muharrem Nitaj, nga AAK, deklaroi se kanë pasur sot një takim të rëndësishëm me familjen Rugova, nga të cilët kanë marrë një mbështetje të fortë dhe reale.

Ai tha se ka qenë një lajm i mirë që Haradinaj dhe institucionet e kanë marrë, sot siç është mbështetja emblematike nga familja Rugova.

"Kamë parë shumë shkrime në media që nuk arrijë t'i kuptoj edhe pse kam qenë pjesë e saj një kohë të gjatë dhe kishte lajme të ndryshme, por për ne është e rëndësishme të kemi mbështetje të këtyre familjeve që kanë respekt nga opinioni publik", tha Nitaj në emisionin "IMAZH", në RTK.

Sipas tij, opinioni i vendit do të ishte i lumtur për këto shenja pozitive për të ecur proceset përpara në krijimin e institucioneve të vendit.

"Duhet të lihen inatet personale nga ana e Mustafës e Pacollit dhe të tjerëve dhe të punohet në interes të vendit. Nuk është e drejtë të thuhet se po manipulohet me familjen Rugova, kur dihet që një gjë e tillë nuk qëndron".

Ai tha se për tri vjet që është në AAK asnjëherë nuk i është servuar opinionit "fake news", as nga Haradinaj as nga vet AAK, por vetëm lajme të drejta dhe të vërteta.

Ndërkaq Halil Matoshi, po ashtu nga AAK-ja, tha se e ka të qartë se politikanët kanë një qëllim të deklarohen kundër, por jo edhe t'i bëhet presion një vajze të re siç është Teuta Rugova, e cila e ka nderuar Ramush Haradinajn që të jetë kryeministër i vendit.

Sipas tij, ndoshta Teuta është e interesuar ashtu si Haradinaj që të ketë një Qeveri të popullit.

Ai tha se edhe Teuta që është tash në mandatin e dytë si deputete e din se edhe Haradinaj si Rugova janë fytyra unifikuese.

"Po ashtu unë dua të kuptoj se si LDK, po ashtu edhe VV janë të interesuara që proceset në vend të ecin përpara Unë kam dëgjuar që koalicioni PAN po e shtyn konstituimin e Kuvendit gjë që është shumë e gabuar, sepse këtë gjë duhet ta bëjë presidenti i vendit, pra nuk e ka drejtën asnjë parti politike për një gjë të tillë", tha Matoshi.

Po ashtu edhe Nitaj tha se nuk është e vërtetë që presidenti po i bënë favore koalicionit PAN, sepse nuk mund të bëjë një gjë të tillë, por presidenti sipas tij, po ndjek të gjitha procedurat ligjore dhe nuk mund t'i shkel ato, kur ai ka kohë në bazë të ligjit për një gjë të tillë.

Ndërkaq sa i përket pyetjes se a i ka PAN numrat, Nitaj tha se "numrat i kemi vazhdojmë me pyetjen tjetër".

The post Nitaj flet për takimin në familjen Rugova: Kemi marrë mbështetje të fortë e reale appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj: Kadri Veseli bën korrupsion dhe i kërcënon gjyqtarët

Posted: 21 Jul 2017 09:26 AM PDT

Kadri Veseli i mban në xhep gjyqtarët e Kosovës përmes kërcënimeve dhe korrupsionit, ka thënë sot deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Derisa i është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, për kërcënimin, që sipas Ismailit, Molliqaj po ua bën gjyqtarëve që po i mbajnë nën arrest shtëpiak aktivistët e VV-së, ish-sekretari i VV-së ka drejtuar akuza kundër kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Molliqaj ka thënë se Veseli bën korrusion me gjyqtarët në Kosovë.

“Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së që është rritur në prehrin e Kadri Veselit, më paska akuzuar sot se po i kërcënoj gjyqtarët që po i mbajnë nën arrest aktivistët tanë të pafajshëm. Gjyqtarët që shefi i tij Kadri Veseli i mbanë në xhep përmes kërcënimeve e korrupsionit. Ashtu siç e mban në xhep Uranin përmes bizneseve të pista që ai ia drejton Veselit”, ka thënë Molliqaj.

Nënkryetari i PDK-së, Ismaili po ashtu e kishte quajtur “kriminale” deklaratën e Molliqajt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa ka theksuar se Molliqaj është promovues politik i grupeve kriminale.

"Të kërcënosh me emër dhe mbiemër prokurorët edhe gjyqtarët, kjo nuk është politike, por kriminale. Kjo taktikë është përdorë edhe nga shumë grupe të krimit të organizuar anekënd botës. Ato grupe kriminale kanë paguar pare për këtë metodologji, kurse ti i promovon në politikë", kishte thënë Ismaili, njw ditë më parë.

Ky reagim i nënkryetarit të PDK-së kishte ardhur pas akuzave të rënda të Molliqajt ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra dhe prokurorit Abdurrahim Islami.

"4 aktivistët e Lëvizjes ende po mbahen në arrest shtëpiak, pa asnjë faj dhe pa asnjë kuptim. Gjykatësit Beqir Kalludra dhe prokurorit Abdurrahim Islami asnjëherë nuk do t'ia falim persekutimin politik që po ua bëjnë aktivistëve tanë!", kishte thënë ndër të tjera ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj. /Insajderi.com

The post Molliqaj: Kadri Veseli bën korrupsion dhe i kërcënon gjyqtarët appeared first on INSAJDERI.

“Ministria e Zërit” – kompania e besuar e qeverisë që ka fituar tenderë marramendës

Posted: 21 Jul 2017 09:20 AM PDT

Kudo ku Kryeministri Rama apo ministrat e flasin në publik, në raste zyrtare apo aktivitete të Partisë Socialiste, ka gjithnjë një skenë të improvizuar me mikrofona dhe sistem profesional fonie.

Shumicën e rasteve janë që këto pajisje të jenë marrë me qira apo të jenë blerë tek një kompani e vetme, Prosound shpk.

Që nga themelimi i saj në vitin 2006, Prosound, një kompani në pronësi dhe e menaxhuar nga Kliton Gjika, është kthyer në monopolin qeveritar në fushën e fonisë, duke u bërë pjesë integrale e makinës propaganduese të Kryeministrit Rama.

Po të shohim numrin e kontratave që kompania ka përfituar nga qeveria që nga viti 2012, dukshëm vihet re një rritje e konsiderueshme pas vitit 2013, rritje kjo që shënon kulmin në vitin 2016. Megjithëse deri më tani ka të dhëna vetëm për gjysmën e parë të vitit 2017, duket se kompania është drejt arritjes së të njëjtave të ardhura nga fondet publike si në vitin 2016.

Ajo çka bie në sy është se të gjitha kontratat e qeverisë të përfituara nga Prosound shpk përpara vitit 2017, nuk paraqiten në sistemin e prokurimeve publike. Hapja e procedurave të tenderimit ndoshta nuk ka qenë e nevojshme për të gjitha kontratat, pasi disa prej tyre përfshijnë shuma të vogla parash. Por ka raste të tjera, që megjithëse prokurimi publik ka qenë i nevojshëm, qeveria nuk ka hapur tender publik, duke zgjedhur "prokurimin me negociata pa deklarim paraprak".

Me kalimin e kohës, këto kontrata bëhen shumë të rëndësishme për të ardhurat e kompanisë. Duke përdorur vazhdimisht procedurën e negociatave, qeveria ka izoluar në mënyrë efektive Prosound shpk nga çdo konkurrent tjetër në treg dhe ka krijuar monopol.

Të dhënat nga Open Spending Albania tregojnë se kontrata e parë e madhe nga qeveria për Prosound erdhi në shtator 2013, vetëm disa ditë pas formimit të qeverisë Rama: një kontratë për një aktivitet në Kryeministri.

Që aty filloi rritja me ritme të mëdha e kontratave publike. Në vitin 2014, kompania përfitoi një tjetër kontratë të madhë të Ministrisë së Kulturës me rastin e vizitës së Papa Franceskut. Kjo kontratë iu dha Prosound pa asnjë procedurë tenderimi publik.

Në vitin 2015, më shumë se gjysma e përfitimeve të Prosound shpk nga qeveria, erdhën nga një kontratë e vetme: organizimi i koncertit për 70 vjetorin e Çlirimit. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në atë kohë e drejtuar nga Erion Veliaj, i pagoi 210 mijë euro Prosoundit pa asnjë procedura publike tenderimi.

Prej vitit 2013, kontratat nga fondet publike për Prosound kanë ardhur nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqeniës Sociale, Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), AKPT e të tjera.
Të gjitha këto institucione drejtohen nga Partia Socialiste dhe të gjitha kontratat e tyre me Prosound janë kontrata "të negociuara" pa shpallje publike.
Furnizuesi më i madh dhe i pandërprerë i Prosound shpk është Kryeministria: gati 30 për qind e të ardhurave të vitit 2016 të kompanisë nga fondet publike, erdhën nga ky institucion. Ky fakt bëhet më problematik po të marrim parasysh se një punonjës i tanishëm i Prosound është gjithashtu i punësuar si nëpunës publik në Drejtorinë e Informacionit të Kryeministrisë, ndërsa një ish-punonjës i Prosound është emëruar në Kabinetin e Kryeministrit.

Po ashtu në vitin 2017,  Prosound pati kontrata të mëdha me Kryeministrinë, përfshi për ceremoninë shtetërore të funeralit të shkrimtarit Dritëro Agolli. Për asnjë nga kontratat e këtij viti nuk ka pasur asnjë procedura prokurimi publik.

Në vitin 2017 gjithashtu, Bashkia Tiranë filloi t'i japë tendera publikë Prosoundit, përmes procedurave të prokurimit publik, gjë që duket si një përmirësim. Të dhënat nga Open Data Albania tregojnë tri tendera në vitin 2017 me vlerë totale prej 114 mijë eurosh për "aktivitete të ndryshme", "shpenzime të tjera" dhe marrje me qira të pajisjeve audio dhe video". Në të tre këto tendera Prosound ishte ofertuesja e vetme.

Këto raste përshtaten më së mirë me modelin e tenderëve të tjerë qeveritarë ku paraqitet vetëm një ofertues. Një prej këtyre kompanive është Fusha shpk, e cila fitoi tre tendera për rindërtimin e Sheshit Skenderbej, pa asnjë kompani konkurrente.
Mund të jetë që të gjitha këto kontrata dhe transaksione të jenë kryer brenda kufijve të ligjit, por si edhe me kompanitë e tjera "të preferuara" të qeverisë, ne gjejmë të njëjtin model: një rritje e papritur e kontratave qeveritare që pas zgjedhjeve të vitit 2013; përdorimi i shpeshtë i "prokurimit me negociata pa deklarim paraprak"; procedurat e prokurimit publik në të cilat fituesi duket se është i paracaktuar; fondet publike që rrjedhin nga ministritë dhe institucionet shtetërore të mbajtura nga PS, me pothuajse asnjë fond publik që vjen nga ministritë e mbajtura nga LSI; dhe punonjësit e tanishëm dhe të mëparshëm të kompanisë që punojnë në Kryeministri, e cila gjithashtu është qartësisht klienti më i madh i Prosound në nivel shtetëror.

E këtu nuk kemi folur për aktivitetet që Prosound ka menaxhuar për Partinë Socialiste.
Asnjë nga këto më lart nuk është provë përfundimtare për klientelizmin e korupsion, por në pamje të parë ato duke si të tilla. Exit.al

The post “Ministria e Zërit” – kompania e besuar e qeverisë që ka fituar tenderë marramendës appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Nuk do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Thaçi

Posted: 21 Jul 2017 09:14 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të marr pjesë në takimin konsultativ për caktimin e datës së konstituimit të Kuvendit të ftuar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Sipas tij, ky takim është i panevojshëm dhe krijon huti tek qytetarët.

"Si lider i LDK-së nuk do të marr pjesë as në takimin e ftuar nga Presidenti, sepse konsideroj që takimet e tilla janë të panevojshme dhe se ato po krijojnë hapësirë për huti dhe konfuzion dhe për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputet nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre", ka thënë Mustafa.

Këtë njoftim ai e bëri në Facebook, teksa komentoi një takim të përfaqësuesve të AAK-se me deputeten e partisë së tij, Teuta Rugova.

Sipas Mustafës, asnjë nga deputetët e LDK-së nuk do të votojë për koalicionin PAN.

"Asnjë nga LDK, që respekton LDK-në dhe që i rri besnik kësaj partie nuk do t'ia jap votat koalicionit të drejtuar nga PDK e as Ramush Haradinajt me PDK-në", ka shtuar ai.

"Ata që e sulmuan me të gjitha mjetet dhe metodat e dhunës Kryeministrin dhe Qeverinë e drejtuar nga LDK, sot thirren në Ibrahim Rugovën dhe kërkojnë nga LDK dhe deputetët e LDK-së t'ua japin votën për Qeverinë e koalicionit të drejtuar nga PDK.  Me çfarë të drejte? Morale? Politike? Etike?", ka thënë kryeministri në detyrë.

"Prandaj, mos na lodhni duke na treguar sesi ua dha Rugova mandatin. Sot nuk do t'ua japim as mandatin e as besimin. Asnjë nga LDK, që respekton LDK-në dhe që i rri besnik kësaj partie nuk do t'ia jap votat koalicionit të drejtuar nga PDK e as Ramush Haradinajt me PDK-në", ka thënë Mustafa./Insajderi.com

The post Mustafa: Nuk do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Thaçi appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more