Skip to main content

“Jepet tenderi 10 milionësh për spitalin e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press

“Jepet tenderi 10 milionësh për spitalin e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press


Jepet tenderi 10 milionësh për spitalin e Ferizajt

Posted: 24 Jul 2017 09:41 AM PDT

Pas më shumë se dy vitesh ngecje në procedurat e tenderimit, Ferizaj duket se më në fund do të bëhet me objektin e Spitalit të ri Regjional.

Por për ta përdorur atë, nëse gjithçka shkon në rregull, ferizajasit duhet të presin edhe tre vite, raporton Insajderi.

Të hënën Ministria e Shëndetësisë ka publikuar njoftimin për dhënien e kontratës për ndërtimin e Spitalit regjional në Ferizaj.

Ndërtimi i tij do të jetë një investim tre vjeçar dhe do të ketë fiks 250 shtretër, raporton Insajderi.

Vlera e parashikuar për këtë projekt ishte afro 12 milionë euro, por Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë kompanisë "Arbëria Com" dhe do të kushtoj 2 milionë më pak sesa vlera e parashikuar e kontratës

Fiks 10 milionë e 235 ijë e 587 euro është vlera e kontratës që "Arbëria Com" e ka fituar me Ministrinë e Shëndetësisë.

Insajderi ka kontaktuar kompaninë për të marrë vesh nëse ata janë informuar. Kompania e ka konfirmuar se ka fituar tenderin.

"Por duhet të presim ende për ankesat dhe të tjera procedura", ka thënë një drejtues i kompanisë.

Sipas kontratës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë më 16 nëntor 2016, punimet për ndërtimin e këtij spitali parashihej t'i bënte kompania "AL-TRADE". Por nuk kishte shkuar shumë kohë si dhe tenderi ishte anuluar.

Agjencia Kundër Korrupsionit kohë më parë i kishte bërë dy opinione negative për procedurat e prokurimit të ndjekura nga Spitali Regjional i Ferizajt, ku flitej për anën e "errët" të procedurave tenderuese nga ky autoritet kontraktues.

Tenderi i dytë ishte shpallur në mars të këtij viti por ishte anuluar me 18 korrik.

Objekti i Spitalit Regjional të Ferizajt, do të ndërtohet afër Parkut të Lirisë, lokacion ky i caktuar nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt. Aty do të jetë edhe kompleksi spitalit, për të cilin është ndarë një sipërfaqe prej 8.5 hektarësh.

Komuna e Ferizajt do të investoj rreth 1 milion euro, në sigurimin e energjisë elektrike, rrugës e kanalizimit./Insajderi.com

Mungesa e pajisjeve për punë rrezikon jetën e zjarrfikësve ferizajas

Posted: 24 Jul 2017 08:32 AM PDT

Shkrirja e kabllos së shporetit elektrik që ndodhej në ballkonin e ndërtesës, dyshohet të jetë shkaktare e zjarrit që kaploi banesën e Sadi Gashit dje në Ferizaj.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk u lëndua asnjë anëtar i familjes Gashi, por keq e pësoi zjarrfikësi Senat Musliu, i cili gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit mori lëndime trupore.

Ai shpjegon se si u fut brenda flakëve për të kontrolluar mos ka mbetur dikush brenda ani pse nuk pati as kushtet më elementare për punë.

 "Kur kemi mbërri në vend të ngjarjes kam pyet Policinë a ka njerëz brenda, më thanë nuk e dimë se ende nuk kemi hyrë brenda, e kam marrë guximin kam hy pa mjete të cilat janë të nevojshme për intervenim si maska e oksigjenit, se nuk kemi pasur, kur kam hy brenda e kam pa tek dhoma e fjetjes kanë qenë disa lodra të fëmijëve, kam mendu që janë fëmijë, e kam vërtetu që nuk ka njerëz, mandej me kamionin e dytë kemi arritë me lokalizu zjarrin, pastaj nga tymi kam marrë edhe lëndime gjatë intervenimit dhe jam detyru me iu nënshtru emërgjencës. Kemi intervenuar në ato kushte që i kemi, kemi intervenuar nga shkalla pasi që korpa ka qenë defekt, kam hip në shkallë pa u lidh, pa qenë fare i sigurt", tha  Senat Musliu për Televizionin Tema.

Se Brigada Zjarrfikëse në Ferizaj po përballet me probleme të shumta e pohon edhe vetë komandanti i saj, Halil Osmani, i cili shprehet i revoltuar me papërgjegjësinë e institucioneve lokale e qendrore për të siguruar kushte më të mira për zjarrfikësit.

"Kemi telashe të mëdha me shumë gjëra që ne nuk po kemi mundësi të jemi efikas, janë radiolidhjet për komunikim mes vete, kanë mbi 13 vite ato që janë dëmtuar, s'kemi bateri dore që është e nevojshme, kemi bërë kërkesa të panumërta si në komunë ashtu dhe në ministri, kemi telashe të mëdha që i mbush aparatet e frymëmarrjes dhe mbushjen e bombolave për intervenim brenda, siç ka ndodhë dje kur nuk kemi mundur të intervenojmë brenda, shumë gjëra na mungojnë, nuk e dinë udhëheqësit tanë se me çfarë rreziku përballemi ne.  Ferizaj është ndërtuar shumë me ndërtesa me kate të larta e ne nuk kemi mjete me intervenu në to. Ne  e kemi automjetin i cili është një korpë e vendosur në automjet, ajo korpa nuk po funksionon, është dashur ta tërheqim korpën të shkojmë vetëm me shkallë, që ka qenë shumë e rrezikshme, e rrezikojmë zjarrfikësin", theksoi Osmani.

Edhe zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, thekson se me këto kushte punëtorët e kësaj brigade në çdo intervenim janë të rrezikuar.

"Pa këto pajisje me dalë në terren ëshët shumë rrezik, por ne rrezikojmë dalim, rrezikojmë jetën çdo çast, meqenëse jemi një numër i paktë i punëtorëve, por këto janë mundësitë", u shpreh zv.komandanti i Brigadës Zjarrfikëse në Ferizaj, Mujë Hajdini.

Përfaqësues të Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj thonë se ky institucion është lënë pas dore, prandaj apelojnë tek institucionet kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar paisjet që iu mungojnë./Qëndresa Ramadani / TELEVIZIONI TEMA /

Publikohet foto e rrallë e deputetes së Kosovës duke shëruar plagët e Agim Ramadanit (Foto)

Posted: 24 Jul 2017 08:18 AM PDT

Fjala është për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ishte pjesëtare e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Në një fotografi të rrallë nga lufta, deputetja Kadrijaj, shihet duke mjekuar plagët e heroit Agim Ramadani, shkruan Magazina.al.

Duket se deputetja e AAK-së ka qenë mjaft aktive edhe gjatë luftës ku ka shërbyer nën uniformen e UÇK-së.

‘Alternativa’ regjistrohet si parti (Dokument)

Posted: 24 Jul 2017 08:18 AM PDT

Njoftimi është dhënë në faqen e partisë në facebook, ku tregohet se ky subjekt është regjistruar në KQZ me numer rendor 60 dhe drejtohet nga kryetarja në largim e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. 

Policia zvicerane e zbulon identitetin e të dyshuarit të sulmit me sharrë elektrike

Posted: 24 Jul 2017 08:18 AM PDT

Ravi Landolt, oficer i policisë, e ka identifikuar sulmuesin si Franz Wrousis. Prokurori Peter Sticher ka thënë se i dyshuari nuk ka adresë fikse por në të kaluarën ka qenë i regjistruar si banor i shtetit juglindor zviceran, Graubuenden, transmeton Express.

Landolt ka thënë se Wrousis ishte dënuar dy herë deri tani, në vitet 2014 dhe 2016, për kundërvajtje me armë. Ai nuk ka dhënë shpjegime tjera.

Wrousis është ende në arrati. Ai i plagosi pesë persona në këtë sulm, përfshirë dy rëndë./Express/  

30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për vrasjen e dy vëllezërve në Pejë

Posted: 24 Jul 2017 08:18 AM PDT

Në komunikatën e gjykatës jepet dhe arsyetimi pse iu caktua paraburgimi dy vëllezërve.

"Me datë 21 korrik 2017 rreth orës 21 e 30 minuta në malin mbi fshatin Kosuriq të Komunës së Pejës, për shkak të një mosmarrëveshjeje të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerët vëllezërit R. B. dhe A. B.", thuhet në komunikatë.Komunikata tregon se vëllezërit e vrarë dhe një shok i tyre ishin nisur rreth orës 21:00 në pyll të huaj, pronë e të dyshuarve, për të prerë dru."Dëshmitari J. së bashku me viktimën R. hyjnë në pyll duke i lënë qerret me kuaj në afërsi të pyllit. Pasi të njëjtit nuk vërejnë asgjë, viktima R. i thotë dëshmitarit J. të shkojë t'i marrë qerret dhe viktimën A", tregohet në komunikatë.Aty përshkruhet edhe momenti i vrasjes."Dëshmitari J. është nisur të marrë qerren dhe ka dëgjuar R. duke biseduar me dikë, e më pas në drejtim të R. niset edhe viktima A. i cili u është drejtuar të pandehurve me fjalët 'Kush hamami jeni ju'. Pastaj të pandehurit me armë të panjohura shkrepin tre fishekë në drejtim duke i privuar nga jeta", shpjegohet në komunikatën e gjykatës.

Në komunikatë bëhet e ditur se të pandehurit qëlluan edhe në drejtim të dëshmitarit J., por ai arriti të ikë.

Për këto veprime, sipas gjykatës, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale "vrasje e rëndë".

Paraburgimi Binak, Valon e Xhavit Panxhës do t'u llogaritet nga 22 korriku e do t'u vlejë deri më 22 gusht.

Mike Pence më 2 gusht viziton Malin e Zi

Posted: 24 Jul 2017 08:17 AM PDT

Autoritetet në Podgoricë kanë nisur përgatitjet intensive, ndërsa kanë paralajmëruar se masat e sigurisë do të jenë në nivelin më të lartë.

Pence do të jetë zyrtari më i lartë i administratës Trump që viziton rajonin.

Ai do të marrë pjesë një një takim të liderëve të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, nikoqir i të cilit do të jetë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Karta e Adriatikut është formuar në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA-ja me qëllimin specifik për t'i mbështetur vendet anëtare në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Edhe kjo ndodh në Ferizaj, domatja peshon afër 2kg (Foto)

Posted: 24 Jul 2017 05:54 AM PDT

Një një fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihet një domate jo fort e zakonshme, kur bëhet fjalë për madhësinë.

Kjo për faktin se kjo domate, siç thuhet në përshkrimin e fotografisë, peshon hiç më pak se 1,8 kilogram.

E kur flasim për një kuriozitet të tillë, duhet të cekim se nuk bëhet fjalë për diçka që ka ndodhur në ndonjë vend larg.

Përkundrazi, domatja prej 1,8 kilogramësh është prodhim i tokës kosovare, gjegjësisht një foto të tillë në Facebook e ka publikuar një bujk nga Ferizaj.

Qyteti që ka më shumë ndërtesa të larta se e tërë Amerika (Foto)

Posted: 24 Jul 2017 03:54 AM PDT

Ky është Shenzhen, në Kinë, transmeton Express.

Si shumë qytete tjera në Kinë, Shenzhen është i çmendur pas rrokaqiejve.

Nga 128 ndërtesa mbi 200 metra të larta që janë kompletuar në botë në vitin e fundit, 70% të tyre ndodhen në Kinë, sipas Këshillit për Ndërtesa të Larta në Habitat Urban (CTBUH).

Ndërsa, vetëm në Shenzhen ndodhen 11 prej tyre – më shumë se në tërë Amerikën, dhe gati dy herë me shumë se në çdo qytet tjetër kinez. /Express/ 

Tragjedi në Vojvodinë: E vret gruan për shkak të xhelozisë, fajtor Facebook’u (Foto)

Posted: 24 Jul 2017 03:54 AM PDT

I tërbuar për shkak të korrespondencës së gruas së tij me një burrë nga Vjena, Ratko Jovanovic (52) e prenë në fyt bashkëshorten Dragana (44) e më pas  bënë vetëvrasje.

"Ratko dyshonte se Dragana e kishte njohur një mashkull tjetër derisa ishte në Austri, në punë të kohëpaskohshme dhe me të kthyer në shtëpi ai i bënte presion që ajo të pranonte se e ka mashtruar. Pasi që gruaja nuk e bëri këtë, ai e morri thikën dhe e preu në fyt. Kur kishte parë se çfarë ka bërë, me thikë të njëjtë filloi ta therte veten", thotë një dëshmitar për gazetën serbe "Alo", transmeton gazetametro.net.

Skenën tmerruese e kishte gjetur dhëndri i ardhshëm i çiftit Jovanovic. Gruaja e pafat kishte vdekur në rrugë për në spital. Pas tyre i kanë lënë dy vajza të rritura.

Për shkak të porosive të gjetura, Ratko kishte konstatuar që gruaja e tij ka lidhje me burrë tjetër dhe kishte kërkuar që ajo më kurrë të mos shkojë në Vjenë. Mirëpo, ajo kishte kundërshtuar këtë kërkesë.

Siç transmetojnë mediet tjera, Dragana me të kthyer nga Vjena ku ishte kujdesur për një grua të moshuar për para, i kishte pranuar Ratko's se ishte dashuruar me një burrë tjetër, për çka ai kishte pritur që të festojnë ditëlindjen e 21 të vajzës së tyre, ndërsa të nesërmen, të shtunën, e kreu planin e vet të tmerrshëm, transmeton Informer.

Fqinjët dhe të afërmit thonë se Ratko kishte blerë gjëra të reja për shtëpi dhe e gëlqerosi dhomën e tyre të fjetjes në mënyrë që t'i bëjë surprizë Draganës pasi që ajo të kthehet nga Vjena. Mirëpo, asaj kjo nuk i kishte bërë përshtypje, dhe i kishte thënë se ajo ka burrë tjetër të cilin e ka njohur në Vjenë dhe se dëshiron ta vazhdojë jetën me të. I kishte thënë se më së miri është që edhe ai të gjejë një grua tjetër për vete, dhe se vajzat e tyre tashmë janë të pavarura dhe ajo kishte shkuar në Banatski Karlovac vetëm t'i merrte gjërat e veta, thotë burimi i Informer'it.

Sipas disa pretendimeve, Ratko tashmë kishte dyshuar se Dragana është duke mbajtur kontakt nëpërmes të Facebook'ut, por as nuk kishte ëndërruar që ajo do ta braktiste për shkak të burrit tjetër. Atë ditë kishte shkuar në kishë dhe ishte betuar se do ta vras Draganën dhe veten.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more