Skip to main content

Koha.net: “Kërkesat për legalizim të objekteve, peng të zhvillimeve politike në vend” plus 29 more

Koha.net: “Kërkesat për legalizim të objekteve, peng të zhvillimeve politike në vend” plus 29 more


Kërkesat për legalizim të objekteve, peng të zhvillimeve politike në vend

Posted: 22 Jul 2017 02:53 PM PDT

Mijëra kërkesa të qytetarëve në tërë vendin, të cilët kanë aplikuar për legalizimin e objekteve pa leje, kanë mbetur në sirtarët e komunave pa u shqyrtuar, duke ua pamundësuar kështu atyre zgjidhjen e çështjes së banimit. Krejt kjo për shkak të Ligjit për legalizim, i cili ka pësuar ndryshime, por nuk ka arritur të miratohet në Kuvend, pas rënies së Qeverisë dhe Kuvendit, raporton KTV. Vetëm në Komunën e Prishtinës janë me mijëra sosh, për të cilat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklaratat e Haraqisë ngjallin reagime brenda LDK-së

Posted: 22 Jul 2017 02:52 PM PDT

Deklaratat e Astrit Haraqisë dhënë mbrëmë në “Interaktiv, kanë ngjallur reagime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për kryeministrin në largim, Isa Mustafa, matrapazë të kontaktuar janë ata që po flasin për rugovizmin. “Matrapazët e kontraktuar po duan t’ia shesin opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës. Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Kolarov bashkohet me Romën

Posted: 22 Jul 2017 02:45 PM PDT

Aleksandar Kolarov është transferimi i ri i Romës. Serbi që kaloi shtatë vite te City, me të cilën fitoi dy herë titullin, ka nënshkruar kontratë me Romën deri më 2020. Transferimi i tij i ka kushtuar Romës 5 milionë euro. UFFICIALE: Aleksandar #Kolarov è un calciatore dell'#ASRoma 🔶🔴 I dettagli 📄 https://t.co/O9w7aNhXs0 pic.twitter.com/9fahTbgOPz — AS Roma (@OfficialASRoma) July 22, 2017 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trepça ’89 bën dy transferime, njëri prej tyre pritet të huazohet te Skënderbeu

Posted: 22 Jul 2017 02:34 PM PDT

Kampionia e Kosovës Trepça ’89, ka bërë dy goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës. Mitrovicasit ka angazhuar sulmuesin e Prishtinës, Shend Kelmendi, i cili vetëm pak ditë më parë u largua dhe Arb Manajn nga Dukagjini i Klinës. Kryetari i ’89-shit Abedin Zeka, për Sportin në KTV, ka konfirmuar marrëveshjen me dy lojtarët. Kelmendi ishte i pranishëm në zyret e stadiumit “Riza Lushta”, por u largua menjëherë nënshkrimit të kontratës. Kohavisioni mëson se Kelmendi,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërhiqet nga tregu kafeja me efekte të Viagrës

Posted: 22 Jul 2017 02:32 PM PDT

Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) ka thënë se kafeja e një kompanie në Texas do të hiqet nga tregu pasi konsumatorët përjetuan efekte të Viagrës. Njoftimi thotë se Bestherbs Coffee LLC, me bazë në Grand Prairie, vullnetarisht ka tërhequr nga tregu llojin e kafesë “New of Kopi Jantan Tradisional Herbs Coffee” pasi analizat e FDA-së zbuluan prezencën e karbodenafil desmetilit, kimikal i ngjashëm me sildenafilin, përbërësi aktiv në barin Viagra që ndihmon personat me mosfunksionim erektil, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trepça ’89 mposht Gjilanin me lehtësi në “Riza Lushta”

Posted: 22 Jul 2017 02:19 PM PDT

Trepça ’89 dhe Gjilani, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku fitues nga ky takim dolën vendasit me rezultat 3:0. Kampioni në fuqi u tregua skuadër e fortë për Gjilanin që synon kreun në edicionin e ri, transmeton KTV. Golat për mitrovicasit u shënuan dy nga sulmuesi nigerian , Odi Henry Chibueze dhe një të Shpëtim Idrizit. Në këtë ndeshje të dy trajnerët bënë zëvendësime të shumta duke iu dhënë hapësirë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

The Guardian përzgjedh këngën e javës “New Rules” të Dua Lipës

Posted: 22 Jul 2017 01:57 PM PDT

Kënga e re e Dua Lipës “New Rules” po pëlqehet mjaft shumë, transmeton Koha.net. Ajo është përzgjedhur edhe si kënga e javës nga The Guardian. “New Rules e Dua Lipës: Një rriskë perfekte e verës”, shkruan The Guardian. “New Rules” ka marrë afër 35 milionë klikime në YouTube, që nga lansimi i saj më 7 korrik. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tronditen besimtarët në Francë - në derën e xhamisë gjejnë një kokë derri

Posted: 22 Jul 2017 01:50 PM PDT

Komuniteti mysliman në qytetin francez Pont-de-Beauvoisin është tronditur dhe zemëruar ditën e sotme. Kjo pasi katër besimtarë, pasi kishin hyrë në xhaminë e qytetit për të falur namazin, kanë gjetur të varur një kokë derri të varur në dhomën e faljeve, raporton gazeta lokale “LeDauphine”. Sipas kësaj gazete, komuniteti mysliman është mbledhur për të shprehur zemërimin e tyre, por edhe frikën. Policia ka nisur hetimet ndërsa xhandarmëria lokale ka marrë mostrat për hetim,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për kreun e PD-së votuan 57.5% e anëtarësisë

Posted: 22 Jul 2017 01:39 PM PDT

Komisioni i Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet për kryetarin, shkruan tch. Sipas një njoftimi për shtyp, pjesëmarrja në 12 qarqet e vendit ka qenë si vijon: Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Shqipëri zbulohet fjetorja më e madhe në Evropë e skifterit kthetërverdhë

Posted: 22 Jul 2017 02:37 PM PDT

Në Luginën e Drinos në Gjirokastër biologët thonë se kanë zbuluar fjetoren më të madhe në Evropë për skifterin kthetraverdhë. Rreth 1300 skifterë, që përbëjnë 2% të popullatës globale të këtij lloji, dhurojnë çdo mbrëmje një spektakël fluturues, raporton Zëri i Amerikës. Vëzhguesit e zogjve thonë se kjo zonë duhet të merret në mbrojtje për të tërhequr mijëra turistë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reali ofron edhe Benzeman për Mbappen

Posted: 22 Jul 2017 01:30 PM PDT

Real Madridi është i gatshëm që ta përfshijë edhe sulmuesin Karim Benzema në ofertën për transferimin e Kylian Mbappes nga Monaco, raporton The Sun. Sipas raporteve thuhet se Los Blancos janë afër marrëveshjes për transferimin e përfaqësuesit të Francës, me Benzeman në njërën prej ofertave, transmeton Koha.net. Real Madridi gjithashtu është i gatshëm të thyejë rekordin për transferimin e Mbappes, për të cilin është i gatshëm të paguajë 133 milionë euro. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët, rrugët e kryeqytetit i krahasojnë me ato në Bangladesh

Posted: 22 Jul 2017 01:18 PM PDT

Sa herë që janë pyetur për gropat në rrugët e kryeqytetit, zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë se kanë një kontratë kornizë për mbylljen e tyre. Nga prilli ishte thënë se do të fillohej me mbylljen e gropave, por që atëherë gjendja në rrugët e kryeqytetit, nuk është përmirësuar, raporton emisioni 038 i KTV-së. Pasqyrë e rrugëve të këqija të kryeqytetit janë shumë prej rrugëve në Lagjen e Spitalit. Pos rrugës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zidane konfirmon largimin e Danilos

Posted: 22 Jul 2017 01:22 PM PDT

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se mbrojtësi brazilian, Danilo nuk është më pjesë e ekipit të tij. Mediat angleze kanë raportuar se Danilo tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn, dhe së shpejti do të zyrtarizohet te klubi anglez, transmeton Koha.net. “Kemi pasur disa lojtarë shumë të mirë që janë larguar dhe disa që kanë ardhur. Gjithmonë mundohemi të përmirësohemi. Danilo është larguar, e gjithashtu edhe Morata”, ka thënë Zidane, raporton Sky......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

12 ekipe në turneun e “Beach Volleyit”, në Prishtinë

Posted: 22 Jul 2017 11:56 AM PDT

Për herë të parë në Kosovë, është duke u mbajtur Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë, në kategorinë e meshkujve dhe të femrave për grupmoshën U 20, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës. Në këtë kampionat që po mbahet në pishinën e Gërmisë, janë duke marrë pjesë gjithsej 4 shtete, 12 ekipe në dy konkurrenca, meshkuj dhe femra, transmeton KTV. I kënaqur me ndeshjet dhe ecurinë e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley, është shprehur edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LG do të furnizojë me bateri Applen për iPhone 9

Posted: 22 Jul 2017 11:55 AM PDT

Raportohet se iPhone 9 do të vijë me teknologjinë e re për karikim të baterisë nga kompania LG Chem. “Korea Economic Daily” thotë se LG Chem do të jetë furnitorë ekskluziv i baterive për iPhone 9, i cili do të lanohet vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Objektet më të reja të prodhimit, për të cilat LG ka investuar miliona dollarë, do të përdoren për prodhimin e këtyre baterive. Ndryshe nga bateritë e zakonshme të iPhonet, bateria e iPhone 9 do të ketë dizajn në formë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gentrit Begolli zyrtarisht te Llapi

Posted: 22 Jul 2017 11:53 AM PDT

Pas transferimit të Leart Eminit nga Besa, skuadra e Llapit ka konfirmuar edhe përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut Gentrit Begolli, i cili në sezonin që lamë pas veshi fanellën e Prishtinës, transmeton Koha.net. “Edhe zyrtarisht Gentrit Begolli është pjesë e Llapit. Sulmuesi i krahut ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë dhe do mbrojë ngjyrat bardhekaltër në sezonin e ri”, thuhet në konfirmimin e KF Llapit. Llapi më tutje shkruan se, “Begolli sezonin që lamë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bonucci: Nesta, idhulli im

Posted: 22 Jul 2017 11:44 AM PDT

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci ka zbuluar se është një adhurues i Alessandro Nestas, dhe ishte ai arsyeja pse është bërë mbrojtës. Bonucci në këtë afat kalimtar braktisi Juventusin për të filluar me Milanin aventurën e re, transmeton Koha.net. “Lojtarët që kanë luajtur për Milanin kur unë isha fëmijë janë legjenda, për atë se çfarë kanë fituar dhe çfarë i kanë dhënë futbollit. Më pas, kur u rrita, Nesta u bë idhulli im dhe më pas u bëra......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa uron Shendin për të bronztën në Brazil

Posted: 22 Jul 2017 11:41 AM PDT

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Shend Zhjeqin për medaljen e bronztë të fituar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil. Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova do të përparojë vetëm me njerëz të dijes, shkencës, arsimit, kulturës e veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore. Ky është shkrimi i tij: Kosovës iu shtua edhe një sukses. Gjimnazisti ynë, Shend Zhjeqi, ka fituar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas Moratas, Chelsea kërkon edhe një sulmues spanjoll

Posted: 22 Jul 2017 11:32 AM PDT

Pas transferimit të Moratas, Chelsea kërkon të përforcohet edhe me një sulmues Daily Express raporton se kampioni i Premier Ligës synon ta transferojë sulmuesin spanjoll të Swanseas, Fernando Llorente, transmeton Koha.net. Por, Swansea kërkon 33 milionë euro për shërbimet e tij, shifër që nuk pritet ta paguajë Chelsea. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përforcohet Bentley Continental GT Speed

Posted: 22 Jul 2017 11:31 AM PDT

Edhe Bentley Continental GT Speed “standard” ka mjaftueshëm fuqi - motor 6.0-litër W12 me kapacitet prej 642 kuajfuqi, por për disa as kjo nuk mjafton. Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Wheelsandmore, tani ofron paketën e re për këtë model, e cila, ndër të tjera, përfshinë përforcimin e motorit në 713 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Gjithashtu, paketa e re për këtë Continental GT Speed përfshinë edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, set të rrotave “6Sporz2” me diametër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interpol: ISIS ka stërvitur 137 kamikazë për të goditur Evropën

Posted: 22 Jul 2017 11:30 AM PDT

Të paktën 137 militantë të Shtetit Islamik janë stërvitur për të organizuar dhe kryer sulme vetëvrasëse në Evropë. Alarmi është dhënë nga Interpol, që ka marrë në zotërim edhe listën, e cila është hartuar nga shërbimet amerikane të inteligjencës në bazë të informacioneve të mbledhura në Siri dhe Irak. Sipas së përditshmes britanike “The Guardian”, për momentin nuk ka të dhëna që xhihadistët të kenë hyrë në territorin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump sulmon sërish mediat

Posted: 22 Jul 2017 11:27 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi rrjedhjet, sipas tij ilegale, të informacionit, pas raporteve se Prokurori i përgjithshëm i SHBA diskutoi çështje të fushatës me të dërguarin rus. Gazeta “Washington Post” publikoi një raportim të takimit mes prokurorit Jeff Sessions dhe ambasadorit rus në SHBA, Sergey Kislyak. “Washington Post” në artikullin e saj citoi ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë amerikanë, të cilët thonë se kanë parë dosje të inteligjencës për raportimin që Kislyak i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK flet për formimin e institucioneve të reja

Posted: 22 Jul 2017 11:46 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka folur në lidhje me formimin e institucioneve pas mbajtjes së seancës konstituive. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, njëherësh zëdhënës i këtij subjekti politik, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, ka thënë se në rast se thirret seanca konstituive javën që vjen, institucionet mund të formohen brenda një afati të shkurtër. “Pas seancës konstituive, qeveria mund të nxirret në votim brenda një afati 1-2 ditë, mandej ndoshta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besart Ibraimi një nga më të mirët në Ligën e Evropës

Posted: 22 Jul 2017 11:19 AM PDT

Besart Ibraimi, pa dyshim se është një ndër sulmuesit më të mirë dhe më në formë shqiptar. Bomberi kërçovarë një gjë të tillë e dëshmoi edhe në ndeshjet eliminatore të Ligës së Evropës këtë sezon, ku në 4 ndeshje ka arritur që të shënojë 4 gola. Po këtë shifër gola, Ibraimi edicionin e kaluar e arriti pas 8 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa tashmë një gjë të tillë po bënë në gjysmën e ndeshjeve, duke dëshmuar se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështjella Davis, ku historia e Amerikës takon turizmin

Posted: 22 Jul 2017 12:02 PM PDT

Gjatë udhëtimit në Texas, vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, u ndal edhe në fortesën historike në pjesën perëndimore të vendit, që e ktheu shumë pas në kohë. Gjatë rrugëtimit në Teksasin perëndimor, aventurieri i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, pati rastin të futej thellë në historinë amerikane. “Kështjella Davis është një bazë ushtarake e viteve ‘800, që u ndërtua për të mbrojtur interesat amerikane në shkretëtirën Chihuahuan, në Teksasin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjollca Haxhiu e Shkelzen Jetishi sjellin “Hakmarrje”

Posted: 22 Jul 2017 10:32 AM PDT

Vjollca Haxhiu e Shkelzen Jetishi kanë publikuar këngën e tyre më të re “Hakmarrje”. Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Wirusi, transmeton Koha.net. “Hakmarrje” është shkruar nga Ilir Berani, ndërsa është prodhim i EmraCom. Videoklipin e kësaj kënge e ka punuar Imagine Films. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Objektet e kultit, atraksion për turistët

Posted: 22 Jul 2017 10:32 AM PDT

Komuna e Prishtinës heq dorë nga projekti për zyrën e informimit për turistë, synon platformë informuese online, por nuk jepet afat për realizimin e projektit. Deri atëherë, turistët do të duhet të bëjnë zgjidhje tjera, e të luten që të përfundojnë aksidentalisht në ndonjë vend që ia vlen të vizitohet, raporton emisioni 038 në KTV. Objektet e kultit fetar janë destinacion i zakonshëm i shumë turistëve, krahas objekteve tjera të trashëgimisë kulturore në kryeqytet. Në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“100 milionët që mungojnë”, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

Posted: 22 Jul 2017 02:05 PM PDT

“100 milionët që mungojnë” është kryetitull i së dielës me “Koha Ditore”. Në këtë shkrim kryesor trajtohet problemi i pamundësisë së kryerjes së obligimeve financiare të kontraktuara në mungesë të institucioneve funksionale dhe rrezikun e penalizmit nga kontraktuesit dhe proceset gjyqësore, e po ashtu, ndikimin e krijimit të shpejtë të qeverisë së re në këto procese. Për temën e së dielës vjen kolumna “Buxheti pa histori”, nga Elmaz Isufi. Analisti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ende s’ka ankesë ndaj vendimit të Gjykatës në rastin e Shyhrete Berishës

Posted: 22 Jul 2017 10:24 AM PDT

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore e Prizrenit, dega në Suharekë, i dha të drejtë Shyhrete Berishës, e cila kërkon drejtësi që shumë vjet pas luftës. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera, raporton KTV. Për këtë vendim, nuk është parashtruar ende ankesë nga avokati i Xhelal Berishës. Naim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 15 pushues nga Kosova të vdekur në plazhet e Shqipërisë këtë sezon

Posted: 22 Jul 2017 10:17 AM PDT

Plazhet e Shqipërisë kanë qenë fatale për rreth15 kosovarë që nga fillimi i kësaj vere. Shumica e tyre kanë humbur jetën derisa po laheshin në ujërat e Detit Adriatik. Megjithatë, pushuesit nga Kosova nuk ndihen të pasigurt, edhe pse disave prej tyre nuk u pëlqen mungesa e rojeve të shpëtimit, raporton KTV. Plazhet private e ato publike, sipas ligjeve të Shqipërisë, janë të obliguar që të kenë kullën e vrojtimit dhe rojet e shpëtimit. Eksperti i zhytjes në Kosovë, Ismajl Kasumi, thotë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more