Skip to main content

“Kovaçeviq: Serbia s’ka fëmijë për të nisur luftë të re me Kosovën, ndryshe do të merrnim fund” plus 9 more Ferizaj Press

“Kovaçeviq: Serbia s’ka fëmijë për të nisur luftë të re me Kosovën, ndryshe do të merrnim fund” plus 9 more Ferizaj Press


Kovaçeviq: Serbia s’ka fëmijë për të nisur luftë të re me Kosovën, ndryshe do të merrnim fund

Posted: 27 Jul 2017 06:59 AM PDT

Kovaçeviq tha se qëllimi i çdo dialogu që po zhvillojnë politikanët në emër të qytetarëve, duhet të jetë parandalimi i luftërave, aty ku do të luftonin fëmijët serbë, transmeton Gazeta Express.

Një nga intelektualët më të shquar të Serbisë ka thënë se nuk ka dilema lidhur me çështjen e mbështetjes që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po e bën në dialogun, siç e quan ai, të gjerë social e Kosovën.

Ai ka thënë se përgjigjja më e mire ndaj zgjidhjes së kësaj çështjeje është zgjidhja e problemeve në mënyrë paqësore në mes të serbëve dhe kosovarëve.

"… Për shkak të mosmarrëveshjeve kanë ndodhur luftërat e fundit, por kjo s'mund të vazhdojë sërish edhe me mosmarrëveshjet në mes të popullit serb dhe shqiptar; ky problem duhet zgjidhur në mënyrë paqësore", është shprehur i bindur Kovaçeviq.

Sipas Kovaçeviq, çdo bisedë e gjatë dhe përsëritëse nxit luftë dhe, për këtë arsye, nëqoftëse historia me Kosovën zgjatet për 10 ose 20 vjet, do të jetë kërcënim i vazhdueshëm se brenda natës mund të nis një luftë e re.

"Ne kishim një luftë e cila ndau Jugosllavinë. Mbi 100 mijë të vrarë dhe milionë të zhvendosur. Ejani të negociojmë për një ndryshim të mençur dhe t’i mbrojmë interesat tona", ka thënë ai.

Krejt në fund, për median serbe b92, Kovaçeviq ka vlerësuar se ftesa e Vuçiqit për dialog të ashtuquajtur "Godfather" është presion shtesë ndërkombëtar. /gazetaexpress/

Pas Kroacisë, edhe Bosnja ballafaqohet me stuhi (Foto)

Posted: 27 Jul 2017 06:59 AM PDT

Për shkak të rrebeshit të shiut dhe breshrit trafiku është vështirësuar dhe ka ndalesa dhe pritje të shumta, sidomos në rajonin e gjerë të Plominit. Vozitësit luten për durim deri në përmirësimin e motit, lajmëron HAK, transmeton gazetametro.net.

Vendasit e Labinshtinit thonë se rruga afër fshatit Stepiçiqi, është mbyllur për shkak të akullit të lartë dhe se këtë kurrë nuk kanë parë në këtë periudhë të vitit. Shihen vozitësit me pantallona të shkurtra se si po e pastrojnë akullin nën rrotat e veturave të veta.

Istramet pretendon se breshri ekstrem e ka mbuluar Plominin duke e mbuluar me jorgan dimëror.

Temperatura e ajrit ka rënë në mënyrë drastike në vetëm 13-14 shkallë dhe po frynë erë e fortë.

Moti i ngjashëm i përcjell me breshër e ka goditur edhe fshatin Mostarsko Blato dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore.

Duke gjykuar sipas fotografive të publikuara nga vendësit edhe në këtë rajon është krijuar mbulesa e akullt prej së cilës disa kanë arrit ta bëjnë një dordolec në fund të korrikut!

Breshri i madhësisë së topit të tenisit gjithashtu e ka goditur edhe disa fshatra në komunën e Çaplinës.

Janë shënuar dëme të mëdha nëpër objekte në Hutovo blato, si dhe janë thyer xhamat e përparmë nëpër vetura.

Breshëri gjithashtu ka shkaktuar edhe pësimin masiv të zogjve. Kanë cofë më shumë se 1.500 zogj, kryesisht gragulla dhe harabela spanjoll.

Kjo është lista e militantëve të Vetëvendosjes të punësuar në Ndërmarrjen Banesore

Posted: 27 Jul 2017 06:59 AM PDT

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i ikë llogaridhënies për punësimin e 486 personave në dy vjetët e fundit, shumica e të cilëve janë pjesë e rrjetit të dhunshëm të Dardan Molliqajt. 

Cakolli ka thënë se nuk është çerdhe e punësimit të militantëve të Vetëvendosjes vetëm administrata e Komunës së Prishtinës, por edhe ndërmarrjet publike që administrohen nga bandat e tyre siç i quan ai zyrtarët e LVV’së. 

"Kemi parë përpjekjet e tyre për t'i ikur këtij skandali të punësimit partiak në Komunën e Prishtinës. Kemi parë përpjekjet për t'i dhënë konotacion tjetër kësaj teme, për ta relativizuar duke përmendur emra të përveçëm. Por, deri më tash, nuk kemi parë përgjegjësi dhe llogaridhënie prej tyre për qytetarët e Prishtinës", ka thënë ai. Ai ka prezantuar fakte të tjera për punësimin e militantëve të Vetëvendosjes në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, kryetar i bordit të së cilës është Lazër Nrecaj, kurse kryeshef, Nexhat Kryeziu, që të dy këta kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. 

"Ndërmarrja Banesore e Prishtinës gjatë viteve 2015-2016 ka punësuar mbi 35 militantë të bandës së Vetëvendosjes me kontrata dhe 22 të tjerë për shërbime të veçanta, ku shumica e tyre vijnë nga qytete të tjera dhe aktivitet kryesorë kanë pasur hedhjen e gurëve, molotovit dhe përcjelljen e njerëzve me direktiva të Dardan Molliqajt", ka thënë Cakolli. Sipas tij, Ndërmarrja Banesore e Prishtinës, sipas planit të biznesit të vitit 2014, kishte të planifikuar 73 punëtorë. Kurse, pas marrjes nën menaxhim nga banda e Dardan Molliqajt, sot kjo ndërmarrje ka mbi 120 të punësuar. "Nëse i referohemi planeve të biznesit të ndërmarrjes pas vitit 2014, ajo nuk ka ndonjë aktivitet shtesë, që do të arsyetonte këtë rritje prej 80 për qind të numrit të të punësuarve", ka thënë ai, duke prezantuar edhe listën e të punësuarve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë ndërmarrje banesore. Cakolli ka prezantuar edhe një hulumtim të shkurtër në rrjete sociale dhe shumica e tyre bëjnë edhe propagandë politike për Lëvizjen Vetëvendosje. Sekretari i degës së PDK-së, Bujar Cakolli, ka thënë se pjesa dërmuese e këtyre militantëve janë pjesë e rrjetit të dhunshëm të Dardan Molliqajt, i cili bashkë me Albin Kurtin, gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë pushuar asnjëherë së foluri për kapjen e shtetit, por në të njëjtën kohë, përveçse kanë dhunuar demokracinë tonë të brishtë, kanë kapur edhe Komunën e Prishtinës

Hoxhaj shtron drekë përshëndetëse për ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë (Foto)

Posted: 27 Jul 2017 06:59 AM PDT

"E falënderova ambasadorin Majhen për punën e tij të palodhshme, si dhe për mbështetjen dhe miqësinë e Sllovenisë për Kosovën", ka shkruar tutje Hoxhaj në FB./Express

Për dy ditë 88 deputetë të regjistruar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës

Posted: 27 Jul 2017 06:58 AM PDT

Për tu regjistruar sot kanë ardhur të organizuar deputetët e Listës Serbe, Teuta Rugova nga LDK, Naser Rugova, Enver Hoxhaj nga PDK e deputetë të tjerë.Regjistrimi do të vazhdojë edhe nesër, ku pritet të bëjë regjistrimin kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i LAA, Avdullah Hoti e deputetë të tjerë.

Kosova i kërkon Zvicrës ekstradimin e biznemenit kosovar, akuzohet se nxiti vrasje

Posted: 27 Jul 2017 06:58 AM PDT

Ai është nga Kosova, jeton prej 27 vitesh në Zvicër, ka një kompani të madhe të patundshmërive dhe konsiderohet si njëri ndër më të fuqishmit sa i përket degës së tij, në gjithë Zvicrën qendrore. Por, ndaj kosovarit, baba i pesë fëmijëve në Kosovë është ngritur një padi për veprën penale nxitje për vrasje, thotë për luzerner Zeitung zëdhënësja e Departamentit Federal për Drejtësi dhe Polici (EJPD), Ingrid Ryser.

Mbështetur në këtë padi, autoritetet kosovare kanë bërë në qershor të këtij viti në drejtim të Zvicrës një kërkesë për ekstradim në Kosovë të biznesmenit të përmendur, transmeton albinfo.ch. Por, me rastin e marrjes në pyetje nga Prokuroria Publike e kantonit Nidwalden, ai ka kundërshtuar kthimin. Nisur nga ky kundërshtim, ai është arrestuar nga fundi i qershorit në vilën e tij në Hergiswil dhe prej atëherë po mbahet në burgun për hetime. Procedura e kërkon që afaristi kosovar këtu të shprehet me shkrim lidhur me kërkesën për ekstradim.

"Mbështetur në këtë fakt dhe në kërkesën e bërë nga autoritetet kosovare, EJPD duhet të marrë një vendim", thotë zëdhënësja. Vendimi i pritshëm pastaj mund të atakohet në Gjykatën Federale Penale. Dhe deri sa ajo të marrë një vendim, për kosovarin vlen prezumimi i pafajësisë, transmeton albinfo.ch. "Por, në procedurën për ekstradim, mbajtja në burg është rregull të cilës duhet përmbajtur për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga marrëveshja ndërshtetërore me Kosovën", thotë më tutje Ryser.

Rasti është i veçantë jo vetëm për shkakun e akuzës për vepër të rëndë penale që peshon mbi personin, nxitje për vrasje, por edhe për faktin se bëhet fjalë për një njeri me peshë në tregun e patundshmërive në Zvicrën Qendrore. Ndërmarrja e tij ka mundur edhe konkurrentë të fuqishëm me rastin e blerjes së objekteve, duke ofruar shuma më të mëdha. Por nuk dihet konkretisht se sa objekte zotëron aktualisht i përmenduri.

Ajo që dihet, është se ai së bashku me të shoqen nuk ka qenë gjithmonë korrekt në udhëheqjen e biznesit. Në shkurt të vitit 2015 të dy qenë dënuar nga Gjykata e Qarkut në Aarau për mashtrim të shumëfishtë. Buri qe dënuar me burg 13 muaj me kusht dhe gjobë prej 8000 frangash.

Së fundi ai ka blerë një numër pronash në kantonin e Lucernit, në Stans, Hergiswil dhe i ka rinovuar ato. Duket se as në këto raste ai nuk u është përmbajtur kritereve kështu që Këshilli Komunal ishte detyruar të ndalonte ndërtimin./Albinfo.ch

Asfaltohen 5 rrugica në fshatin Gaçkë

Posted: 27 Jul 2017 06:39 AM PDT

Ferizaj.27.07.2017. Banorët e fshatit Gaçkë i janë gëzuar sot asfaltimit të 5 rrugicave brenda fshatit të tyre. Udhëheqës nga drejtoria e Infrastrukturës kanë thënë se investimet që po bëhen janë mjaft të rëndësishme për të lehtësuar jetën edhe të banorëve të fshatit Gaçkë.

Gafurr Ilazi drejtor për Infrastrukturë sqaroi se një pjesë e rrugicave po asfaltohet ,sot kurse pjesa tjetër në ditët e ardhshme.

"Investimet që kemi bërë më asfaltimin e rrugicave në këtë fshat janë vazhdimësi e përpjekjeve tona për të lehtësuar jetën e secilit banor të komunës së Ferizajt. Gradualisht po kompletojmë infrastrukturën në pjesë të ndryshme , këto rrugë lidhin lagjet e ndryshme të Gaçkës kurse në të ardhmen do të shqyrtojmë edhe nevojat tjera të këtij lokaliteti" tha drejtori Ilazi me këtë rast.

Edhe banorët nga fshati Gaçkë janë shprehur falënderues ndaj komunës për vëmendjen e dhe investimet e bëra. Ata thanë se asfalti ka qenë i nevojshëm që moti, prandaj komuna ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Vetëm rruga e asfaltuar gjatë ditës së sotme në fshatin Gaçkë është e gjatë mbi 1 mijë e 600 metra asfalt dhe projekti ka vlerë rreth 240 mijë euro.

Filozofi gjerman: Serbia të vendosë me referendum për çështjen e njohjes së Kosovës

Posted: 27 Jul 2017 03:44 AM PDT

Kështu mendon filozofi gjerman, Mark Jongen. Ai për të përditshmen 'Politico' ka thënë se populli në Serbi duhet të vendosin përmes një referendumi për çështjen e njohjes së Kosovës.

"Është e vështirë për të dhënë këshilla por unë besoj se njerëzit në Serbi duhet të vendosin përmes një referendumi nëse Serbia është e gatshme të paguaj çmimin", ka thënë Jongen, transmeton lajmi.net.

Ai i ka rekomanduar Serbisë të mos dorëzohet ndaj presionit dhe të mos fut sanksione kundër Rusisë, pasi as BE-ja nuk ka bërë sanksione ndaj Moskës.

"Serbia ka nevojë të mbaj marrëdhënie të mira me Rusinë dhe të mbetet në pozicion të ndërmjetëm sepse është e rëndësishme për ekonominë e saj".

Sipas tij, Serbia është një urë që e lidh Evropën me Rusinë, dhe nuk është mirë që të shkatërrohen të gjitha urat.

Alarmohet Serbia: Simboli i Beogradit është një shqiptar me plis (FOTO)

Posted: 27 Jul 2017 03:36 AM PDT

Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.

Kjo përmendore me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh, që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis. Mediumi serb "Dveri srpske" shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustash, Njegoshi etj.

"Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur "Fitimtari i Kosovës" nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia, dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit".

Mediat serbe vazhdojnë që Ivan Meshtroviqi, skulptor i njohur kroat, shok i mirë i Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, e merr lejen dhe paratë për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit, e cila më shumë duket si varrezë faraonësh se të paraqesë të përvuajturin, trimin serb në histori.

Zbulohet misteri i mbytjes së kosovarëve në det

Posted: 27 Jul 2017 03:36 AM PDT

Sipas zhytësit Ismajl Kasumi, këto raste vijnë si pasojë e mungesës së shpëtimtarëve nëpër bregdetin shqiptar si dhe mungesës së zonave të precizuara se deri ku qytetarët mund të notojnë."Gjithë këto raste të mbytjeve janë një tragjedi. Në bregdetin shqiptar nuk janë të precizuara vendet deri ku mund të notojnë qytetarët, mungojnë shpëtimtarët dhe nuk ka vrojtore. Do të apeloja tek të gjithë pronarët e plazheve që të precizojnë këto zona sa më shpejt. Ndryshe apeloj tek qytetarët mos t'i bëjnë pushimet në bregdetin shqiptar", ka thënë Kasumi.

Tutje Kasumi ka bërë një krahasim me bregdetin e Malit të Zi dhe atë të Kroacisë, duke potencuar se, për dallim nga Shqipëria, këto dy vende kanë të saktësuar zonat për not si dhe kanë vrojtore nëpër plazhe.Zhytësi Kasumi ka përvojë 50 vjeçare në realizimin e aksioneve të kërkim-shpëtimit, në të shumta rasteve me rezultate pozitive.Në intervistën e tij Kasumi ka dhënë disa nga këshillat që duhet ndjekur për të shmangur mbytjen në det apo për të ndihmuar të pranishmit e rrezikuar.

"Nuk duhet të futeni në ujë me trupin e nxehtë e të djersitur. Trupi duhet ngadalë t'i përshtatet temperaturës së ujit, ndryshe vije deri tek ngërçi""Vala kur vjen ngritët dhe bie, kështu duke formuar një kanal, një rrymim të ujit, që të tërheq dhe mund të jetë fatale për jetën e njeriut"."Në qoftë se ndodhë që ndonjë person është duke u mbytur në ujë, nuk duhet t'i afrohemi përpara. Duhet të jemi të kujdesshëm të largohemi nga personi, si ta kapim dhe si ta nxjerrim nga uji", tha ai. /KlanKosova

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more