Skip to main content

Lajmi.net: “Ja si u shkatërrua Greqia nga tërmeti i fuqishëm (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja si u shkatërrua Greqia nga tërmeti i fuqishëm (Foto)” plus 8 more


Ja si u shkatërrua Greqia nga tërmeti i fuqishëm (Foto)

Posted: 21 Jul 2017 11:57 PM PDT

Tërmeti shkaktoi të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të shumta

Porti i ishullit është dëmtuar më së shumti, ku përveç lëkundjeve u regjistrua edhe një tsunam.

Mediat greke kanë publikuar foto të asaj që ka ndodhur në ishull.

Bonucci zbulon arsyen pse u largua nga Juventus

Posted: 21 Jul 2017 11:54 PM PDT

Leonardo Bonucci ka zbuluar arsyen e largimit nga Juventus.

Përforcimi i ri i Milanit u largua nga kampioni i Serie A duke iu bashkuar rivalit nga Serie A.

Dhe, Bonucci ka shpjeguar çka e detyroi të largohej nga Juventus.

"Pas shtatë vitesh në Juventus, në kohën e fundit nuk ndihesha më i rëndësishëm", deklaroi Bonucci për "Premium Sport", përcjell "lajmi.net".

"Nuk janë të vërteta lajmet e publikuara për finalen në Cardiff. Kam pasur raporte të shkëlqyeshme me Buffon, Barzagli e Chiellini. Por, kisha nevoj për një stimulim të ri dhe të ndihesha sërish i rëndësishëm në një skuadër të re", theksoi ai. /Lajmi.net/

Adelina me fjalë të ëmbla për Valin në këtë mëngjes (Foto)

Posted: 21 Jul 2017 11:50 PM PDT

Në profilin e saj në Instagram, këtë mëngjes Adelina ka publikuar një foto përmes të cilës i dedikoi disa fjalë bashkëshortit të saj, Valit, shkruan lajmi.net.

"Kujdesi i njeriut që nuk i duhet për arsye për t’ju bërë të lumtur. Dhe unë jam duke folur për lulet… Mirëmëngjes dashuria ime 💋" shkruan Adelina në Instagram.

Me këtë mbishkrim ajo ka shtuar një foto në të cilën shihen disa lule në një tavolinë, për të cilat duket se është kujdesur t'i vendosë Vali.

Një muaj më parë, Adelina publikoi një këngë të cilën e titulloi "Fol niher" dhe ishte si revoltë ndaj gjendjes momentale në vend. /Lajmi.net/

Projekti 2.1-milionësh i BE-së, peng i Rakiqit

Posted: 21 Jul 2017 11:46 PM PDT

 

Bashkimi Evropian (BE) ka investuar një varg projektesh në Mitrovicë, në veri dhe në jug, por dy projekte, të cilat janë ekzistencialisht të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës, të pjesës jugore dhe të asaj veriore dhe të cilat synojnë bashkimin e qytetit të ndarë që nga paslufta, revitalizimi i urës kryesore të Ibrit dhe shndërrimi i rrugës "Mbreti Petër I" në veri të urës në zonë të këmbësorëve vazhdojnë të mbesin peng i obstruksioneve të autoriteteve komunale në veri, në veçanti të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë, për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën "Mbreti Peter I",  2.13 milionë euro.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, urën mbi lumin Ibër e ka quajtur simbol i bashkimi të dy komuniteteve, shqiptar e serb.

Derisa projekti i parë (revitalizimi i urës) është para përfundimit, punimet në projektin e dytë (revitalizimi i rrugës "Mbreti Peter") janë ndërprerë krejtësisht me një urdhër të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me arsyetimin se për të punuar nuk ka siguri.

Urdhrin e tij për t'i ndërprerë punimet në revitalizimin e rrugës "Mbreti Petër I" për ta shndërruar në zone të këmbësore e ka mbështetur në disa incidente që kanë ndodhur, në të cilat kryesisht kanë pësuar të rinjtë shqiptarë dhe në të njëjtën kohë ka siguruar se punët nuk do të rifillojnë pa pasur garanci për sigurinë e qytetarëve.

Në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovës, ka thënë pak ditë më parë se BE-ja pret që këto dy projekte të përfundojnë shpejt.

"Projekti i BE-së për revitalizimin e urës, në vlerë 1.45 milionë euro, i filluar në vitin 2016, ka përparuar. Një projekt tjetër që ka dalë nga Marrëveshja e Brukselit është edhe projekti për zonën e këmbësorëve në rrugën 'Mbreti  Peter'  në veri të Mitrovicës. BE-ja pret që të dyja projektet të përfundojnë dhe inaugurohen së shpejti", ka thënë Apostollova, e cila ka precizuar se projekti për ndërtimin e zonës së këmbësorëve ka koston prej 2.13 milionë euro dhe financohet nga BE-ja. /zeri/

Përforcimi i ri në Juventus merr fanellën me numrin 10 (FOTO)

Posted: 21 Jul 2017 11:44 PM PDT

Federico Bernardeschi do të transferohet në Juventus.

Mesfushori ofanziv i Fiorentinës ka arritur marrëveshje me kampionin nga Serie A.

Mediat italiane raportojnë se "Bianconerët" do të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij nga rivali "Viola", përcjell "lajmi.net".

Po ashtu, Bernardeschi pritet ta veshë fanellën e famshme me numrin 10. /Lajmi.net/


Josephine Skriver

Posted: 21 Jul 2017 11:38 PM PDT

Gruaja e Bonuccit zhvishet komplet në pushime (FOTO)

Posted: 21 Jul 2017 11:32 PM PDT

“I kemi votat për UNESCO dhe INTERPOL”

Posted: 21 Jul 2017 11:27 PM PDT

Kosovës do t'i vijë shumë shpejt edhe njohja e 115-ë ndërkombëtare.

Sipas tij, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe pritet vetëm zyrtarizimi i njohjes, duke mos dashur që të ngutet dhe ta zbulojë emrin se për cilin shtet bëhet fjalë.

Në këtë intervistë ministri në detyrë ka konfirmuar po ashtu se Kosova tashmë ka siguruar edhe votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe në INTERPOL.

"Unë kam pasur vitin e kaluar shumë vizita nëpër botë vitin e kaluar dhe natyrisht që në vizitat e tilla ne kemi marrë konfirmime se kush mund ta votojë Kosovën qoftë në UNESCO, qoftë në INTERPOL. Unë besoj që Kosova i ka këto vota kësaj here", ka thënë Hoxhaj.

Megjithatë para se kjo të ndodhë, Hoxhaj ka përmendur edhe disa nga detyrat e shtëpisë që Kosova duhet t'i përfundojë, siç janë miratimi në Kuvendin e Kosovës ligji për liritë fetare, trashëgiminë, etj.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka thënë se tashmë ky proces po hyn në fazën përfundimtare të tij.

Hoxhaj ka përkrahur idenë e riformatimit të dialogut në nivel presidencial, duke thënë se presidenti ka mandat për një gjë të tillë.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se Serbia do të detyrohet që ta njohë Kosovën para anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Capital T paralajmëron diçka të re (Foto)

Posted: 21 Jul 2017 11:26 PM PDT

Në rrjetin social Instagram, Capital T ka shkruar se në muajin tetor të këtij viti po vjen diçka e re nga ai, shkruan lajmi.net.

“🤖 Diqka e re po vjen per krejt fansat e mi edhe t Hip Hopit 💝 #Përkulturën” ka shkruar reperi.

Kënga e fundit nga Capital T është “Hatixhe”, të cilën e solli në bashkëpunim me Mixey, e cila ka marrë afro 10 milionë klikime. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more