Skip to main content

Lajmi.net: “Presidenti i Barcelonës e jep lajmin e madh për Neymarin” plus 8 more

Lajmi.net: “Presidenti i Barcelonës e jep lajmin e madh për Neymarin” plus 8 more


Presidenti i Barcelonës e jep lajmin e madh për Neymarin

Posted: 28 Jul 2017 11:46 PM PDT

Josep Maria Bartomeu ka thënë se Neymar është i lirë të largohet nga Barcelona nëse kjo është dëshira e tij.

Por, ai ka paralajmëruar klubin e interesuar për blerjen e tij, Paris Saint-Germain se duhet ta paguajnë dëmshpërblimin prej 222 milionë euro.

"Nëse Neymar dëshiron të largohet, PSG duhet ta paguajë dëmshpërblimin", deklaroi ai, përcjell "lajmi.net".

"Nuk do të bëjmë zbritje për asnjë centë", theksoi Bartomeu. /Lajmi.net/

Stella Maxwell

Posted: 28 Jul 2017 11:44 PM PDT

Aubameyang me ‘biçikletë’ te klubi i ri (FOTO)

Posted: 28 Jul 2017 11:39 PM PDT

Milan nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Tuttosport shkruan se Rossonerët duan që në San Siro ta transferojnë vetëm reprezentuesin e Gabonit.

Thuhet se Rossonerët preferojnë Aubameyangun para Diego Costas, Andrea Belotti e Nikola Kalinicit. /Lajmi.net/


Habiten të huajt: Pse Shqipëria nuk është në gjendje të zgjidhë nevojat elementare për të jetuar?!

Posted: 28 Jul 2017 11:34 PM PDT

Zak Topuzi: Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura…

Valbona, e cila menaxhon një hotel në bregdetin e Golemit, është jo vetëm e zënë me punë këto ditë, por edhe shumë e acaruar nga ndërprerjet e energjisë dhe ujit. "Aktualisht kam disa dhoma me klientë të huaj gjermanë dhe suedezë dhe nuk di ç't'u them", pohon ajo. Për një grup polak, që i erdhi më 2 korrik, ajo pohon se u detyrua të blinte ujë me bote. "Punimet para pallatit për ujërat e zeza po i bëjnë tani", ankohet ajo.

Një tjetër shqetësim i saj lidhet me konkurrencën që vjen nga apartamentet që nuk paguajnë taksa. "Autobusë të Kosovës vijnë dhe mbushin vilat dhe apartamentet përreth. Ata paguajnë energjinë si familjarë. Taksa nuk kanë dhe kanë fitime të larta". Si rrjedhojë, ajo është e detyruar të ofrojë çmime të ulëta për të mbetur konkurruese dhe çmimet e hotelit i mban në rreth 25 euro/nata. Turistët, që vijnë në Shqipëri, pohon ajo, janë kryesisht aventurierë dhe synojnë edhe çmimet e lira.

Të gjithë këto probleme po e bëjnë të pendohet që ka zgjedhur të investojë në turizëm. Ajo shton se edhe të huajt habiten se si Shqipëria nuk është në gjendje të zgjidhë nevojat elementare për të jetuar.

I të njëjtit mendim është edhe Zak Topuzi, sipërmarrës i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA). "Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura, mungesën e një transporti publik të standardeve dhe të kthehet çdo vit në një kantier ndërtimi në sezonin pik", pohon ai.

Problemet vijojnë të jenë të mëdha, tha Jimmy Lama, Shoqata e Tur-operatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA), duke nisur që nga kapacitetet akomoduese, transporti publik, guidat, pastërtia etj.

Por, pavarësisht këtyre problemeve, Shqipëria këtë vit po përjeton një rritje të ndjeshme të turistëve, përveç atyre tradicionalë, nga Kosova dhe Maqedonia, ku pjesën më të madhe e zënë polakët e çekët. Agjencitë polake parablenë dhomat në shumë hotele në Durrës. Përveç kompanisë polake ITAKA që operonte në Shqipëri, sivjet ka nisur operimin dhe një tjetër kompani e madhe turistike Rainbow, e cila nisi një linjë direkte charter gjatë gjithë sezonit, nga qershori në shtator, me rreth 200 turistë polakë çdo javë. Por sivjet patëm dhe turistët e parë nga Ukraina dhe Bjellorusia, falë dhe heqjes së vizave me këto vende, sipas të dhënave nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS).

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në gjashtëmujorin e parë të 2017-s për qëllime pushimi janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar këtë vit ishte 561 mijë, nga 229 mijë vitin e kaluar, me një rritje 144% krahasuar me janar-qershor 2016, raportoi INSTAT.

Por sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit?

Zak Topuzi, pohon se Shqipëria ka problem me kapacitetet akomoduese dhe i mungojnë shërbimet për ata që duan turizmin e detit dhe të rërës. Megjithatë, ai thotë se ka një angazhim serioz të qeverisë për turizmin./Monitor/

 

 

Keni bërë plane për plazh? Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Posted: 28 Jul 2017 11:34 PM PDT

Orët e mesditës sjellin vranësira kalimtare në Veri-Verilindje të vendit. Pasditja do të mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat malore lindore do të kenë edhe kalime vranësirash të lehta.

Në këto kushte, territori shqiptar mbetet deri mëngjesin tjetër.

Temperaturat e ajrit do rriten ndjeshëm në mesditë kur pritet që Tirana, Elbasani, Kuçova, Fieri, Berati dhe Gjirokastra të shënojnë vlera mbi 36 ºC. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1- 2 ballë.

Brenda lagjes së famshme të Nju Jorkut, ku përleshjet e bandave të armatosura janë normalitet (Foto)

Posted: 28 Jul 2017 11:25 PM PDT

"Bloodline gang" është një bandë zezakësh e vendusur në Bruklin. Në atë zonë, të rinjtë janë të detyruar që t'I bashkohen bandave për të sigurar të holla dhe për të mbijetuar. E përditshmja e tyre është përleshje me armë.

Për më tepër ndiqni fotot:

42c3763800000578-4739038-image-a-41-1501237776860_1501309083-6967952 42c374ce00000578-4739038-image-a-36-1501236587726-1501261993-18557_1501309083-7652393 42c374c200000578-4739038-image-a-37-1501236833801_1501309083-5764720 42c3763000000578-4739038-image-a-40-1501237302597_1501309083-2302573 42c374db00000578-4739038-image-a-29-1501235929411_1501309083-949278 42c3746000000578-0-image-a-14-1501235659557_1501309083-40372 42c3762a00000578-0-image-a-10-1501234387572_1501309083-8454012 42c374e700000578-4739038-image-a-38-1501237019427_1501309083-483623

Reja e Remzies feston ditëlindjen, ky është urimi i vjehrrës (Foto)

Posted: 28 Jul 2017 11:24 PM PDT

E dashura e djalit të saj, Gëzimja sot feston ditëlindjen, kurse urimin më të veçantë ajo e mori nga vjehrra, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj në Facebook, Remzia ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me të dhe kësaj fotoje ajo ia shtoi një urim special.

“Urime moj e bukur ditelindjen
100 vite te lumtura
Fati lumturia qoftë gjithmonë me ty❤️” shkroi Remzia në Facebook. /Lajmi.net/

Di Marzio zbulon çmimin e transferimit të Neymar në PSG (FOTO)

Posted: 28 Jul 2017 11:24 PM PDT

Neymar është gjithnjë e më afër transferimit në Paris Saint-Germain.

Gazetari i mirënjohur italian Gianluca di Marzio ka bërë të ditur se klubi francez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin me vlerë prej 222 milionë euro për transferimin e Neymarit në Parc des Princes.

Neymar ende nuk ka vendosur nëse do të transferohet në Paris derisa kemi hyrë në ditët vendimtare, përcjell "lajmi.net".

Klubi francez insiston në blerjen e tij dhe beson se është afër ta bind Neymarin të largohet nga Barcelona. /Lajmi.net/


Beteja e komandantëve

Posted: 28 Jul 2017 11:16 PM PDT

Dy ish-eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, do ta sfidojnë veten të enjten, më 3 gusht, ku do të shihet nëse do të arrijnë që ta fitojnë "betejën", i pari në krye të legjislativit, derisa i dyti në krye të ekzekutivit.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit janë ato që po ia mundësojnë kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që ta bëjë tentimin e parë për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, në anën tjetër përfaqësuesit e LAA-së po e shohin si shans të fundit të Haradinajt, pasi që, sipas tyre, projekti i PAN-it ka dështuar ende pa filluar.

Ani pse PAN-i me bindje të plotë thotë se do ta formojë Qeverinë më 3 gusht, kur edhe do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, partitë tjera thonë se Haradinaj është në disavantazh për ta formuar Qeverinë, shkruan tutje “Zëri”.

"Vetëvendosja" thotë se Haradinaj është në disavantazh pas kundërshtimit të LVV-së dhe LAA-së.

E kjo e fundit tashmë është e vendosur që nga ky koalicion nuk do të ketë votë pro Haradinajt.

Kurse njohësit e çështjeve politike avantazh për Haradinajn e shohin shansin e parë për ta formuar Qeverinë, mirëpo thonë se tashmë i rëndësishëm është vetëm formimi i institucioneve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more