Skip to main content

Lajmi.net: “Trump ndalon mbështetjen për rebelët që luftojnë Asadin” plus 8 more

Lajmi.net: “Trump ndalon mbështetjen për rebelët që luftojnë Asadin” plus 8 more


Trump ndalon mbështetjen për rebelët që luftojnë Asadin

Posted: 25 Jul 2017 12:28 AM PDT

Deklarata e Trumpit vjen pak ditë pasi gjenerali Tony Thomas, udhëheqës i operacioneve speciale të SHBA-së, ka konfirmuar se operacioni katërvjeçar ka përfunduar, por ka mohuar se vendimi është marrë për të qetësuar Rusinë, e cila mbështet Assadin.

Trump, përmes një postimi në Tëitter, tha se The Amazon Ëashington Post “i ka fabrikuar faktet” rreth përfundimit të pagesës për rebelët sirianë, që luftojnë Assadin.

Ky postim është përgjigje ndaj një artikulli të gazetës, e cila ka thënë se bashkëpunimi me Moskën është bërë çelësi i strategjisë së Trumpit në Siri, njofton rel.

Këtë muaj, SHBA dhe Rusia janë pajtuar për krijimin e zonave të sigurta në jug të Sirisë.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka miratuar programin sekret për rebelët sirianë në vitin 2013, pasi grupet e opozitës kanë kërkuar mbështetje nga jashtë në kryengritjen e tyre kundër Asadit.

Mijëra luftëtarë janë trajnuar dhe armatosur.

Efekti ‘Bonucci’, shikojeni çfarë ka ndodhur në Milan (FOTO)

Posted: 25 Jul 2017 12:27 AM PDT

Milan është përplot entuziazëm pas përforcimeve të mëdha të realizuara gjatë afatit kalimtar të verës përfshirë mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Mediat italiane raportojnë se për vetëm tri ditë nga fillimi i shitjes zyrtare, klubi milanez ka shitur mbi 19 mijë bileta për ndeshjen ndaj Craiovas në eliminatoret e Europa League, përcjell “lajmi.net”.

Milan synon të kualifikohet në Europa League kurse në edicionin e ardhshëm pret të luftojë për katër pozitat e para në Serie A. /Lajmi.net/


Meta: Bashkëpunues me Ramën, përplasjet ia kam lënë së shkuarës

Posted: 25 Jul 2017 12:24 AM PDT

"Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike. Kur unë jam zgjedhur president, ajo është zgjedhur nënkryetare e LSI, për të qenë një politikane aktive. Ndaj unë besoj se pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme, janë një mesazh i qartë se presidenti dhe presidenca nuk mund të përfitohen nga askush, përfshirë për qëllime të caktuara politike", u shpreh Meta.

Marrëdhënia e acaruar e Ilir Metës dhe Edi Ramës, gjatë fushatës elektorale, tashmë sipas presidentit të ri, i takon së shkuarës. Ai zotohet se do të bashkëpunojë me çdo aktor politik, përfshirë edhe Ramën.

"Ato kanë qenë raporte që i takojnë së kaluarës, tani unë jam i hapur për raporte të reja, institucionale, bashkëpunimi, pa asnjë lloj paragjykimi.  Mund të them që bashkëpunimi im si kryeministër, me presidentin e atëhershëm Rexhep Meidani, ka qenë i shkëlqyer. Së dyti, unë jam bashkëpunues me të gjithë dhe padyshim që do të jem me kryeministrin Rama, çdo qeveri e çdo parti të opozitës. Kjo është detyra kryesore e presidentit, të punojë për unitet, në interes të vendit dhe qytetarëve", deklaroi Meta.

Ai thotë se tashmë si president, edhe LSI do ta shikojë si çdo forcë tjetër politike. I pyetur nga Sokol Balla për bllokime të mundshme të ambasadorëve në të ardhmen, apo mos dekretim të ministrave të caktuar, në shtator, ai tha se do të veprojë sipas kushtetutës, ndërsa theksoi se as nuk do t'i bëjë fresk qeverisë dhe as do e bllokojë atë.

"Do të përmbush gjithë detyrimet e mia kushtetuese, në mënyrën më korrekte dhe sigurisht që duhet të presim konstituimin e parlamentit të ri", tha Meta.

Sokol Balla: Do të merrni në konsideratë të gjitha ato që keni paralajmëruar si President i zgjedhur, kur keni thënë që nuk do të dekretoni ministra që janë akuzuar për lidhje me kanabizimin e vendit. Saimir Tahirin do ta dekretoni?

Presidenti Meta: Duhet të prisni vendime kushtetuese, institucionale dhe transparente. Kjo është një gjuhë institucionale, sepse ka procedura sesi ndodh ky proces.

Sokol Balla: Duhet të kemi një ide sesi do të funksionojë kjo…

Presidenti Meta: Edhe unë sa kam hyrë, sepse këtu ka një praktikë, ka këshilltarë ka zyra dhe do të më duhet edhe mua koha ime.

Ilir Meta gjykon se Shqipëria do ta ketë të vështirë anëtarësimin në BE, gjatë 5 viteve të ardhshme.

"Nuk jam kaq optimist për këtë çështje. Kërkojmë ende hapjen e negociatave dhe nga përvojat e vendeve të tjera, ky proces ka kërkuar jo pak kohë. Është një proces që varet edhe nga BE dhe nga shumë zhvillime që do të ketë vetë BE, por që ne të rrisim besimin e të rinjve për të realizuar ëndrrat e tyre në vendin tonë dhe vendin e tyre, mendoj se e kemi ne në dorë. Anëtarësimi në BE është një instrument për rritjen e standardeve", deklaroi presidenti Meta.

Presidenti i ri thotë se do të forcojë politikën me fqinjët dhe se do të kujdeset për të drejtat e shqiptarëve.  

‘Dosja sekrete e Hitlerit’, çfarë mendonin gjermanët për anglezët në vitet 1930-40

Posted: 25 Jul 2017 12:17 AM PDT

Inteligjenca Ushtarake Gjermane u tmerrua nga gjendja e qyteteve angleze ku forcat e tyre do të ngrinin garnizone. Në dosjen e tyre sekrete, spiunët nazistët kishin kritika për mënyrën e jetesës së britanikëve, duke i përshkruar lagjet angleze si "shtëpi mjeruese".

"Ata banojnë në lagje të varfra me kushte të dobëta sanitare, ndotje dhe në gjendje të keqe shëndetësore, në disa raste të kequshqyer për një periudhë të gjatë kohore", shkruhet ndër të tjera në dosjen sekrete.

Sa i përket amvisave angleze, spiunët thonë se ato nuk përmbushnin as gjysmën e standardeve higjienike të një shtëpiakeje gjermane. Në materialin sekret ka dhe detaje se çfarë mendimi kishin nazistët për Uellsin.

"Ndryshe nga anglezët e tjerë, uellsianët janë ezmerë dhe të shkurtër", thuhet në raport.

Kjo dosje e Inteligjencës Ushtarake Gjermane ka 7 mijë faqe dhe u hartua për t'u parapërgatitur kur forcat naziste të pushtonin Britaninë.

Vetëm disa kopje të kësaj dosje sekrete ekzistojnë. Njëra prej tyre është përkthyer në anglisht dhe ndodhet në bibliotekën e Universitetit të Oksfordit.

Rihanna lë pa fjalë të gjithë në premierën e filmit ‘Valerian’ (Foto)

Posted: 25 Jul 2017 12:14 AM PDT

Rihanna ka luajtur një rol në filmin ‘Valerian’, premiera e të cilit u mbajt mbrëmë në Londër, shkruan lajmi.net.

Ajo u shfaq ‘mahnitëse’ në një fustan të kuq të gjatë, me të cilin mori gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.

Rihanna kishte veshur fustan të dizejnuar nga Giambattista Valli, futan i cili mezi i mbante gjoksin e bujshëm. /Lajmi.net/

 

Problemi me çmimin e naftës

Posted: 25 Jul 2017 12:13 AM PDT

Gjatë dy javëve të fundit çmimi inaftës është rritur: gati 47 Dollarë për barrelë (159 Litra fuçi) ndërkohë që nafta e Detit të Veriut Brent arriti gati në 50 Dollarë. Nëse do të rritet edhe më shumë çmimi ose do të bjerë, kjo qartësohet nga e hëna (24.07.2017). Sepse në Shën Peterburg takohet komiteti i verifikimit lidhur me shkurtimin e prodhimit.

Ky komitet çdo muaj, se deri në ç’masë vendet që nxjerrin naftë u përmbahen premtimeve, për ta kufizuar nxjerrjen e naftës. Një masë e tillë shkurtimi u vendos nga OPEC në nëntor dhe afati i saj u shty në maj. Sipas këtij vendimi deri në mars 2018 duhet të prodhohen 1,8 milionë barrel më pak naftë. Në këtë mënyrë rezervat e naftës së depozituar duhet të ulen sërish në kuotën e mesatares për pesë vjet me 2,7 miliardë barrel. Shkurtimi i përgjigjet rreth dy përqind të prodhimit ditor botëror e kjo madje me një ofertë me tepricë. Megjithatë kjo marrëveshje vlen jo vetëm për vendet e OPEC-ut, por edhe për dhjetë vende të tjera prodhuese jashtë OPEC-ut, si p.sh. Rusia.

Marrëveshja për shkurtimin nuk ndihmon shumë

Takimi fiton peshë, sepse krahas Rusisë si vend organizator, edhe Arabia Saudite do të jetë e pranishme. Do të ketë nevojë për diskutim beson Barbara Lambrecht, eksperte e lëndëve të para në Commerzbank. Në takim vëmendja do të përqendrohet kryesisht tek Libia dhe Nigeria, që deri më tani për shkak të luftrave civile në këto vende janë përjashtuar nga marrëveshja. Këto vende nga ana tjetër e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të rritur fuqishëm prodhimin e naftës: “Rreth gjysma e sasisë së dakorduar në marrëveshje për t’u shkurtuar është neutralizuar si rrjedhojë”, thotë Lambrecht.

Por të dy vendet duket se nuk janë të gatshme, që ta ndryshojnë këtë raport, përkundrazi: Libia do madje që deri në fund të vitit ta rrisë prodhimin. Kësaj i shtohet edhe Ekuadori. Ky vend nxjerr vetëm rreth 25.000 fuçi në ditë. Por muajin e kaluar ai është shkëputur nga marrëveshja. Disa vëzhgues druajnë, se kjo mund të jetë efektin domino, sepse edhe Iraku dhe Kazakistani nuk i përmbahen më marrëveshjes për shkurtimin e prodhimit, pra disiplina mund të bjerë.

Megjithatë vëzhguesit nuk parashikojnë një shkurtim të mëtejshëm të prodhimit. “OPEC nuk do të kundërvihet me masa”, mendon Gabor Vogel nga DZ-Bank. Sepse nëse prej kësaj do të bjerë më shpejt çmimi i naftës, atëherë SHBA sërish do ta rrisë prodhimin. E për sipërmarrjet e shpimeve do t’ia vlejë sërish prodhimi. “Vetëm fare pak kanë fiitm nëse çmimi i naftës është 30 Dollarë”, thotë Thomas Benedix, ekspert i lëndëve të para në Union Investment.

Euro e fuqishme e neutralizon efektin ndaj konsumatorit

Shumica mund të punojë me fitim vetëm nëse çmimi është afër 50 Dollarë për barrel. Ai nuk beson, që nafta do të lirohet, madje sipas tij deri në fund të vitit çmimi mund të shkojë deri në 55 Euro. Depozitat në SHBA gjatë javëve të fundit janë ulur, e ky pakësim do të vazhdojë për aq kohë sa rritet ekonomia globale. Shkurtimi i prodhimit influencon ndaj vendeve që nxjerrin naftë.

Për konsumatorin kjo do të thotë që është e arsyeshme që këtë verë të mbushet serbatori me naftë. Konsumatorët në zonën e Euros nuk e ndiejnë shumë rritjen e çmimit, sepse nafta llogaritet në Dollarë. E që nga fillimi i vitit monedha amerikane ka humbur më shumë se 10 përqind kundrejt Euros./DW

Zhurma nga kafenetë, shqetësim i banorëve të kryeqytetit

Posted: 25 Jul 2017 12:12 AM PDT

 

Drejtori i Drejtoratit të Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, ka pranuar se ka shkelje të shumta nga ana e bizneseve, veçmas nga kafenetë, të cilat tejkalojnë normat e lejuara të zhurmës dhe si rrjedhojë shkaktojnë reagime dhe pakënaqësi të mëdha tek banorët.

"Kemi shqetësim të jashtëzakonshëm të qytetarëve për zhurmën. Ne kemi përgjegjësi ligjore për ta luftuar këtë dukuri dhe jemi duke e bërë një gjë të tillë, veçmas në bashkëpunim me stacionin policor Qendër, pasi pikërisht në këtë pjesë ka më shumë shqetësime nga banorët. Zhurmat më të mëdha janë aktualisht nga lokalet dhe kafenetë", ka theksuar Zyba në programin e mëngjesit në RTK 1.

Megjithatë tejkalimi i normës së zhurmës nuk bëhet vetëm nga kafenetë. Sipas tij, nuk janë të rralla rastet kur evidentohen rastet e shkeljes së normave të zhurmës edhe nga vendpunishtet e ndryshme, fabrikat, por edhe makinat.

"Ne nuk e neglizhojmë asnjë thirrje të qytetarëve. Pasi t'i evidentojmë shkelësit e ligjit, ne, fillimisht marrim masën e vërejtjes, kurse në rast se ata i përsërisin këto shkelje atëherë i shqiptojmë edhe gjobat. Megjithatë, duhet pranuar se shpesh kemi përsëritje të tejkalimit të zhurmës, pasi gjobat që shqiptohen nuk janë të mëdha. Gjithsesi, luftimi i kësaj dukurie nga ana jonë ka bërë që të zvogëlohet dukshëm numri i bizneseve që tejkalojnë normat e zhurmës", ka shtuar Zyba.

Sipas tij shqetësimet më të mëdha të qytetarëve janë pas orës 22:00. Zyba ka bërë të ditur se qytetarët mund t'i paraqesin shkelësit e zhurmës duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 122 44, ku ruhet identiteti i qytetarit.

Ronaldo thyen heshtjen, tregon nëse do të largohet nga Real Madrid

Posted: 25 Jul 2017 12:12 AM PDT

Cristiano Ronaldo më në fund ka zbuluar se ku do të luajë në sezonin e ri.

Ylli i Real Madridit ka lënë të kuptohet se do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Fitimi i trofeve të mëdhenj me klubin tim vitin e kaluar ishte i shkëlqyeshëm, ashtu si trofetë individuale”, tha Ronaldon për Marca.

“Ta bëjë këtë përsëri do të ishte mirë", ka theksuar Ronaldo, duke lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.

“Ju duhet të punoni shumë, vit pas viti, unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Futbolli është jeta ime, është pasioni im”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/

Pranon fajësinë i akuzuari për pjesëmarrje në grupe terroriste

Posted: 25 Jul 2017 12:10 AM PDT

Pranimin e fajësisë, i akuzuari Ukshini e bëri pas konsultimit me avokatin e tij, Genc Juniku, gjatë shqyrtimit të dytë të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Avokati Juniku, nuk e  kishte kundërshtuar aktakuzën, mirëpo me anë të një shkrese ka njoftuar gjykatën dhe prokurorinë se i mbrojturi i tij ka shprehur gatishmërinë për të pranuar fajësinë.

Pas aprovimit të pranimit të fajësisë, gjyqtari Gëzim Pozhegu, shpalljen e aktgjykimit e caktoi më 27 korrik 2017, në ora 13:00.

Sipas Prokurorisë Speciale, Besnik Ukshini akuzohet se gjatë periudhës korrik-nëntor 2014, ka marr pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste, të cilat operojnë në konfliktin e armatosur në Siri. I njëjti pasi kishte kaluar rrugën përmes Aeroportit Ndërkombëtar "Rinas" në Tiranë, kishte mbërritur në Stamboll e më pas kishte vazhduar rrugën për në Siri, ku kishte shërbyer në një spital që i takonte organizatës terroriste "ISIS", dhe i njëjti ishte i pajisur edhe më armë.

Me këtë rast, ai akuzohet se ka kryer veprën penale "organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist" nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more