Skip to main content

Mesazhi.com: “Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht?” plus 9 more


Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht?

Posted: 22 Jul 2017 02:56 PM PDT

Ka 1,500 vullkane aktive: mundësia që të zgjohen të gjithë së bashku është e largët. "Nëse kjo do të ndodhte, zinxhiri i reaksioneve do të ishte i ngjashëm me atë të një dimri bërthamor", thotë Sethi Parv, gjeolog në Radford University në Virxhinia.

Hiri dhe gazrat e lëshuar në atmosferë, në fakt, do të formoin një shtresë të dendur, e destinuar të zgjasë edhe 10 vjet, e cila do të bllokonte rrezet e diellit dhe fotosintezën. Në errësirë dhe acar, nuk do të kishte as të korra, as ushqime.bota.al

Gazrat vullkanike që gjenerojnë shiun acid do të ndosnin ujëmbledhësit, tokën dhe oqeanet.

Dioksidi i karbonit do të helmonte atmosferën. Do të mbijetonin vetëm organizmat ekstremofile, të afta për t'i bërë ballë mjediseve shumë acide./Mesazhi/

The post Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht? appeared first on Mesazhi.com.

Timonin e more, po tani çfarë do?

Posted: 22 Jul 2017 02:30 PM PDT

Fjala greke kubernao, nga e cila ka prejardhjen qeveria dhe qeverisja, do të thotë "të drejtosh me timon". Etimologjia e fjalës transmeton një imazh që do të jetë nga më të përdorurat për të ilustruar ata që mbajnë funksionin e qeverisjes: ajo e timonierit, pra e atij që ka përgjegjësinë e drejtimit të anijes në destinacionin e saj, duke e mbajtur në rrugën e duhur dhe t'iu bëjë ballë të papriturave që paraqiten.

Kjo dhe metafora të tjera – si ajo e babait të familjes, bariut dhe dhenve, e një udhëheqësi në fushën e betejës – të cilat e kanë origjinën në një fazë predemokratike të politikës (dhe që mbijeton sot kryesisht në ato regjime jodemokratike), nënvizon ndërthurjen midis ushtrimit të autoritetit dhe përgjegjësinë e mirëqenies të së nënshtruarve ndaj këtij autoriteti. Timoni ishte kryefjala e fushatës së liderit socialist Edi Rama, një kërkesë e qartë ndaj zgjedhësve për të kërkuar përgjegjësinë për të qeverisur dhe njëkohësisht për të mos marrë përgjegjësi për katërvjeçarin e shkuar, ku timonieri i madh mbante në krah timonierin e vogël.

Në 25 qershor shumica e pakicës që mori pjesë në zgjedhje vendosi t'i jepte timonin Ramës, duke plotësuar dëshirën e tij për të drejtuar i vetëm. Ndonëse ky rezultat përkonte me kërkesën e vetme mbi të cilën Rama zhvilloi fushatën, 74 mandatet socialiste krijuan një kontekst të ri politik.

Pushteti i madh kërkon përgjegjësi të mëdha, pasi të qeverisësh do të thotë, në thelb, të marrësh përgjegjësitë finale përballë komunitetit politik dhe problemeve të tij. Në këtë kontekst të ri, timonieri i madh nisi një fushatë të re, atë ndaj armiqve të popullit dhe të dëgjesave publike, në tentativë për të shkarkuar serish përgjegjësit tek të tjerët.

Populisti par excellence, edhe një herë, arrin të ndryshojë kornizën brenda së cilës ngjizet dhe zhvillohet debati politik. Krijon një betejë simboliko-emocionale kundër një armiku të ri, administratës publike, dhe kërkon të dijë nga populli si do që të qeveriset në katër vitet e ardhshme.

Aftësia e Ramës për të krijuar kornizën, frame, pra për të vendosur agjendën politike edhe nëpërmjet gjetjeve populiste është treguese për forcën e tij dhe njëkohësisht për problematikat që kjo forcë mbart.

Në politikë fiton ai që detyron kundërshtarin të luajë në fushën e tij, pra timoni, tepsia, atletet, pushimet e ministrave, ultimatum televiziv ndaj drejtorit të ALUIZNI-t, lista me armiq të popullit të shpallura në rrjete sociale tregojnë se Rama me timonin në dorë nuk di çfarë të bëjë dhe, për më tepër, devijon opinionin publik te gjetjet e tij mediatike dhe jo te problemet reale.

Si një prestidigjitator i mirë, kur kërkon vëmendjen e popullit te duart – lexo atletet – ndërkohë që numri po zhvillohet gjetkë, si për shembull Samiti i Triestes nga i cili u kthye duarbosh. Ndonëse qeveria që do të marrë detyrën në shtatorin e ardhshëm ka përpara saj sfida jetike për të ardhmen e vendit, dhe mbi të gjitha gëzon numrat për të drejtuar pa rënë pre e antipolitikës; rremat e para me të cilat timonieri po çan detin e turbullt të politikës tonë nuk janë në funksion të një destinacioni por të një teatri me një regji të mirëpërcaktuar.

Dëshira për të bindur, pra për të marrë pëlqimin edhe pasi je votuar më pak se një muaj më parë, ka një matricë antipolitike, e cila në fazën e ndërtimit të konsensusit, është më e kujdesshme ndaj krijimit të armiqve se sa propozimeve konstruktive.

Tragjikomedia e kësaj fushate pas fushatës është përpjekja për të qeverisur me popullin, duke hyrë në një fazë të pushtetit pa kontroll politik. Një marrëdhënie që në vëzhgim të parë vendos qytetarin në qendër të veprimtarisë politike, duke ngjallë reminishencat e demokracisë direkte, diçka e pamundur për këto vise. I pyetur, i përkëdhelur dhe i llastuar, qytetari i thjeshtë ndihet protagonist dhe krenohet për liderin dhe vëmendjen që ai ka ndaj tij.

Por, kur shuhen dritat dhe ulet perdja mbi spektakolarizimin sipërfaqësor të dëgjesave publike, gjen veten në pozicionin e veglës, objekt i qëllimit të vetëm që ka një lider me nuancat e Ramës, pushteti.Nga Gentian Gaba/Mesazhi/

 

The post Timonin e more, po tani çfarë do? appeared first on Mesazhi.com.

Kardavi: Jerusalemi është çështje që na takon të gjithëve

Posted: 22 Jul 2017 02:09 PM PDT

Jerusalemi është një çështje që nuk i përket vetëm palestinezëve dhe arabëve, por të gjithë botës islame, tha kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Islam (IUMS) Jusuf el-Kardavi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrjetin social Twitter ka shkruar se Jerusalemi, në të cilin në ditët e fundit janë ngritur tensionet, është një çështje e përbashkët që i përket të gjithë botës islame.

Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.

The post Kardavi: Jerusalemi është çështje që na takon të gjithëve appeared first on Mesazhi.com.

Uji para apo pas buke?

Posted: 22 Jul 2017 02:00 PM PDT

Një numër i madh i njerëzve e neglizhojnë konsumimin e ujit.Kur u tërhiqet vëmendja për këtë, ata hutohen dhe nuk mund t'ia gjejnë dot vendin në programin e tyre të të ushqyerit.

Edhe pse në shikim të parë nuk duket e rëndësishme koha e konsumimit të ujit, ajo mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në tretjen dhe absorbimin e ushqyesve, dhe madje edhe në oreks.

Pirja më e mirë e ujit është në temperaturën e dhomës.Nëse gjatë ditës hani shumë racione ushqimi, është më së miri që uji të konsumohet 15 deri në 30 minuta para çdo vakti, shkruan "Men's Health".

Në këtë mënyrë nuk do të ndikojë në tretjen përmes zbutjes së ushqimit./Mesazhi/

The post Uji para apo pas buke? appeared first on Mesazhi.com.

Frika shkatërron jetën

Posted: 22 Jul 2017 01:30 PM PDT

Një profesor i psikologjisë thoshte se 80% e vendimeve janë të bazuara në frikë e jo në dëshirë.

Çfarë ndodh nëse ju nuk u martuat me njeriun e duhur, sepse keni dëgjuar orën tuaj biologjike të troket dhe menduat se koha është tani, ose do të mbeteni e vetme?

Ose çfarë nëse keni shpenzuar në dekadë duke bërë një punë të mërzitshëm, sepse ju keni frikë se askush tjetër nuk do t`ju punësojë?

A vazhdoni të jetoni me dikë që ju keqtrajton, sepse ju jeni frikë të jeni vetëm?

A keni bërë zgjedhje të sigurta, edhe në qoftë se ato nuk ishin çfarë ju donit me të vërtetë, sepse keni pasur frikë se ju nuk mund të arrinit më shumë se kaq? Kjo është një epidemi që unë e quaj "paraliza e frikës".

Ju nuk mund të luani lojën e jetës me frikë e djersë, kështu që është koha për të bërë një "vendim" që të gjeni se çfarë ka nxitur zgjedhjet tuaja. Listoni shtatë vendime kryesore që ju keni bërë në jetën tuaj.

Pyesni veten vërtetë në qoftë se ju jeni nxitur nga një aspiratë apo nga frika. A ishit ju duke lëvizur drejt diçkaje që dëshironit apo duke ikur nga një alternativë që ju frikësonte?

Unë nuk jam duke këshilluar të merrni rreziqe të pamatura, në fakt, frika mund të jetë një gjë e mirë ndonjëherë. Ka një arsye përse bien kambanat paralajmëruese për të na njoftuar për rrezik të pashmangshëm.

Ajo që unë jam duke thënë, është se në qoftë se ju jeni duke dalë jashtë ëndrrave dhe dëshirave tuaja, ju duhet të filloni të besoni në veten dhe t'i ndiqni ëndrrat në vend që të vendoseni në zonën e sigurt.

Si ta mposhtni paralizën e frikës?

Filloni duke mos injoruar qëllimet që ju shtyjnë në marrjen e vendimeve. Jeta nuk ka të bëjë me fitore dhe humbjeve ka të bëjë me pasojat e vendimeve tuaja./Mesazhi/

The post Frika shkatërron jetën appeared first on Mesazhi.com.

A duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur?

Posted: 22 Jul 2017 01:00 PM PDT

Miti që bateria nuk duhet rimbushur përderisa ka ende energji brenda saj, rezulton të jetë jo i vërtetë.

Sot shumica e baterive nuk harxhohet plotësisht në të vërtetë. Ajo që shihni 0% ose "dead" kur telefoni apo laptopi juaj nuk aktivizohet, atëherë bateria në të vërtetë ka diku rreth 10% energji.

Nëse ju e respektoni mitin që mos ta rimbushni baterinë derisa pajisja të fiket, atëherë kjo ka efekt të kundër nga vëmendja juaj për ta ruajtur pajisjen. Ajo e dëmton baterinë, duke i reduktuar efikasitetin e saj me kalimin e kohës.

Me fjalë tjera, mos i leni bateritë e pajisjeve tuaja që të harxhohen plotësisht e më pas t'i mbushni, sepse kjo dëmton baterinë.

Një arsye e cila është publikuar nga cnet, është se pse kompanitë prodhuese i kanë bërë pajisjet në atë formë që kur të arrin në 10% ose 15% energjia e baterisë, pajisja na tregon se duhet ta fusim në karikues./Mesazhi/

The post A duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur? appeared first on Mesazhi.com.

Aktiviteti fizik mbron nga sëmundjet

Posted: 22 Jul 2017 12:30 PM PDT

Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime jo shumë të vështira kanë më pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, si p.sh. diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet tumorale ose sëmundjet mendore

Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime jo shumë të vështira kanë më pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, si p.sh. diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet tumorale ose sëmundjet mendore.

Gjithashtu, personat me aktivitet të rregullt fizik ditor mund të ruajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara po të krahasohen me personat që janë më pak aktivë.

Mënyra aktuale e jetesës, e ka kufizuar aktivitetin fizik si pasojë e rritjes së përdorimit të makinave, shikimit të televizorit dhe aktivitetit me të pakët në shtëpi për shkak të modernizimit të aparaturave elektrike. Kësaj i shtohen edhe zakone të tjera të mënyrës së jetesës (si pirja e duhanit), shtimi i peshës, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike.

Këshillat

Është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm, për te pakësuar jetën sedentare, që është një faktor rreziku i shpeshtë për shumë sëmundje kronike.

Rekomandohen ushtrimet e përditshme. Njerëzit të cilët kanë përfshirë në rutinën e mënyrës së tyre të jetesës, aktivitetin fizik, kanë përmirësime të mirëqenies së tyre fiziologjike dhe psikologjike.

Organizata Botërore e Shëndetit, referon se së paku 30 minuta të aktivitetit mesatar fizik të ndërmarra gjatë 5 ditëve të javës, do të pakësojnë rrezikun nga sëmundjet e zëmrës, obeziteti dhe diabeti deri në 50% dhe do të zvogëlojnë në mënyrë të dukshme sëmundjet e tensionit të lartë të gjakut dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare, si: stresi, ankthi, depresioni etj.

Ushtrimet e rekomanduara

Aktiviteti fizik, nënkupton një sjellje që përfshin lëvizjen e të gjithë muskulaturës për aktivitete të ndryshme të kryera gjatë ditës. Ushtrime, nënkupton një grup aktivitetesh fizike që me lëvizjet që kryhen përmirësojnë veprimtarinë e sistemit muskulor dhe atij të zemrës e frymëmarrjes. Ushtrimet kryhen me intensitet të ndryshëm.

Aktivitet fizik i moderuar –(Kërkon sasi të moderuar të efortit që shpejton ritmin e zemrës) dhe kjo përfshin: ecje e shpejtë, vallëzim, punë në kopsht, punë në shtëpi, gjueti dhe vreshtari, përfshirje në lojëra dhe sporte me fëmijë, mbajtja/lëvizja e ngarkesave/ peshave mesatarisht te/ 20 kg.

Ndërsa aktivitet fizik i fuqishëm/energjik- (Kërkon sasi të madhe sforcimi dhe shkakton frymëmarrje të shpejtë dhe rritje të konsiderueshme të ritmit të zemrës) dhe përfshin; vrap, ecje/ngjitje e shpejtë në lartësi, ecje e shpejtë me biçikletë, aerobi, not i shpejtë, sporte të ndryshme, futboll, volejboll, basketboll, etj. si dhe mbajtje/lëvizje e peshave të rënda >20 kg.

Rekomandime për aktivitetin fizik për moshën 3-6 vjeç

– Një minimum prej 60 minuta në ditë aktivitet fizik me intensitet mesatar në kohë të caktuar të vetme, ose në më shumë se një periudhë kohë të ndarë gjatë ditës prej 10 minutash secili

– Aktivitete që tërheqin dhe zbavitin e janë të përshtatshme për fëmijët e moshës parashkollore

– Mundësi lëvizjeje aktive për fëmijët duke qëndruar së bashku me të rriturit

– Aktivitete të ndryshme gjatë javës

Rekomandime për aktivitetin fizik për moshat 6-18 vjeç

60 minuta aktivitet mesatar deri në aktivitet fizik intensiv çdo ditë të javës që përfshin aktivitete të ndryshme

Përfitimet –Zhvillim i sistemit të shëndetshëm muskuloskeletal (kockat, muskujt dhe artikulacionet)

-Zhvillim i sistemit të shëndetshëm kardiovaskular (zemër dhe mushkëri)

– Zhvillim neuromuskulor (koordinim dhe kontroll i lëvizjeve)

-Mbajtja e masës së peshës

Rekomandime për Aktivitetin fizik për moshat 18-65 vjeç

-30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës;

20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës;

Përfitimet -Një kombinim i të dyja aktiviteteve të mësipërme pakëson rrezikun ndaj sëmundjeve kronike si; sëmundje kardiovaskulare, hemorragji cerebrale, diabeti tip II, kancer i zorrës së trashë, kancer i gjirit.

Rekomandime për aktivitet fizik për mosha + 65 vjeç

-30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës; 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës.

Përfitimet -Një kombinim i të dyja aktiviteteve. Aktiviteti fizik në këtë rast përfshin të ecurinë, notin, kërcimin, ngjitjen në lartësi, përdorimin e biçikletës, punë në kopsht./Mesazhi/

The post Aktiviteti fizik mbron nga sëmundjet appeared first on Mesazhi.com.

Mos t’ju thyejnë kotësirat

Posted: 22 Jul 2017 12:00 PM PDT

Ah, sa të brengosur u bënë njerëzit, për çështje të pavlera, të kota që as përmenden, as shënohen. Derdhen lotët për të pamerituarit, humbën kohën së kujtuari të humburit. Zhdukën buzëqeshjen nga fytyrat për ata që i përbuzën.

Mendja e tyre është e angazhuar rreth ushqimeve për të mbushur barqet rreth enëve, shtëpive, e pallateve. Ata kurrë s'i çuan kokat përpjetë të shikojnë qiellin e pashembullt dhe qëndrimin e tij pa shtylla,zbukurimin e tij me yje flakëruese.

Rëndësi i japnin kafshës me të cilën udhëtonin, veshjes me të cilën zbukuoheshin, mbathjes me të cilën krenoheshin dhe krekosnin qafat. Ndaj të mos bëhemi si dyftyrësit e të vlerësojmë gjërat e kota, të humbim botën e amshuar për këtë jetë që fundin e ka të shkatërruar.

Pjesën dërrmuese të njerëzve gati çdo ditë i sheh të vrazhdë dhe me fytyrë të mërzitur, për shkaqe shumë të vogla të mosmarrveshjes dhe moskuptimit që ndodh në mes burrit e guras, apo prindit e birit, apo fjalëve që nuk pajtohen me qejfin apo mendjen e tyre.

Ky grup njerëzish për kësilloj ngjarjesh humb rregullin e jetës, ngase tek ta nuk peshon detyra dhe misioni më i rëndë që peshon mbi qafat e besimtarëve. Ata të rëndësishmet i lëshuan anash, e të lehtat i morën para dhe i radhiten në ditët e tyre.

Një fjalë të bukur shqiptuan të parët tanë: "Kur uji del nga gota, ajo mbushet me ajër". Pra, ti mendohu mirë rreth asaj që do t'i kushtosh kohën e të angazhohesh me të, a është ajo që më zuri diçka që meriton shkrirjen time fizike dhe psikike? Vallë a e meriton ajo fatkeqësi, t'i dhuroj të menduarit, mishin, gjakun, shqetësimin, kohën që e kam të çmuar, me kaq lehtëssi?!

Nëse s'je i aftë të dallosh se kujt i dhurohen këto të shtrenjta, kjo është humbja e madhe dhe e qartë për ty. Psikologët thonë një fjalë shumë me vend:"Çdo gjëje vendosi një masë dhe kufi logjik".

Jepja çështjes formën, peshën dhe vlerën e saj, e mjer për ty nëse bën padrejtësi dhe shpenzon më tepër se duhet. Problemi dhe preokupimi i sahabëve të devotshëm ishte nën pemën e dhënies së besës, e kështu e arritën kënaqësinë e Allahut, ndërsa me ta ishte edhe një njeri që u preukupua me devenë e tij, kështu që i iku besëlidhja e u shpërblye me urrejtje e hidhërim.

Flaki të pavlerat dhe mos u angazho me to, do të vëresh se si fatkeqësitë do të të shndërrohen në lumturi e gëzim.Psikologji Islame – Aid el Karni./Mesazhi/

 

The post Mos t’ju thyejnë kotësirat appeared first on Mesazhi.com.

Ekstremistët vendosin kokën e derrit në derën e xhamisë

Posted: 22 Jul 2017 11:38 AM PDT

Në derën e një xhamie në qytetin Pont-de-Beauvoisin në jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës lokale Le Dauphine, besimtarët të cilët kanë shkuar në xhami për ta falur namazin e sabahut kanë hasur kokën e derrit, të varur në derën e xhamisë.

Bëhet e ditur se Shoqata e xhamisë do të paraqesë ankesë penale ndërsa edhe zyrtarët e policisë kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

Kjo xhami ishte sulmuar edhe më parë, kur në vitin 2014 në të ishin shkruar mbishkrime raciste.

Shtëpia Kombëtare e Observimit Kundër Islamofobisë në Francë (ONCI), e cila vepron në kuadër të Këshillit Islamik të Francës (CFCM), në raportin e publikuar në muajin janar njoftoi se në Francë gjatë vitit 2016 janë regjistruar 182 sulme kundër muslimanëve.

The post Ekstremistët vendosin kokën e derrit në derën e xhamisë appeared first on Mesazhi.com.

Tejkalimi i ndrojtjes…

Posted: 22 Jul 2017 11:30 AM PDT

Ndrojtja është një fre e njohur dhe e përbashkët për të gjithë ne. Mirëpo, më shumë atë e kanë problem vajzat dhe meshkujt e pamartuar.Gratë nuk janë më pak të turpshme me meshkujt, por nuk lejojnë që 'turpi' të drejtojë jetën e tyre.

Kur jeni të turpshëm, paraqiteni të hutuar, keni ndjenjën sikur ju shikojnë dhe ju vlerësojnë në mënyrë kritike.Një nga mënyrat që të tejkalohet ky qëndrim negativ është që të paramendoni se si energjia brenda jush ka kahje kthimi.

Ajo niset nga ju dhe drejtohet tek të tjerët e përsëri kthehet te ju.Në një koktej apo në një mbrëmje, kur të futeni në dhomë, merrni frymë thellë dhe shikojini njerëzit drejt e në sy.Disa do ta shmangin shikimin, sepse janë gjithashtu, të turpshëm, kurse të tjerët do të vazhdojnë t'ju shikojnë pasi ju keni tërhequr vëmendjen.

Atyre do t'ju krijoni përshtypjen se keni besim në vetvete dhe në fakt, pas kësaj, do të ndiheni vërtet ashtu./Mesazhi/

The post Tejkalimi i ndrojtjes… appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more