Skip to main content

Mesazhi.com: “Ja si mund t’i ruani lulet në shtëpi” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ja si mund t’i ruani lulet në shtëpi” plus 9 more


Ja si mund t’i ruani lulet në shtëpi

Posted: 21 Jul 2017 02:57 PM PDT

Të gjithë duan që lulet e tyre të duken bukur.

Por shpesh ndodh që atyre iu mungon kujdesi i duhur – harroni t'i ujitni apo edhe i vendosni në vendin e gabuar.

Më pas ndodh që lulet të tkurren apo edhe të thahen.

Por ka një mënyrë që ju t'i ktheni lulet sërish në jetë.

Ja çfarë ju duhet:

Lëvoret e bananes
Kafe e zezë
Lëvoret e vezës
Shtojeni edhe pak ujë dhe përzieni të gjithë përbërësit në një blender.
Përbërësit hidhni më pas rreth lules së vyshkur
…dhe këto më pas janë rezultatet./Mesazhi/

 

The post Ja si mund t'i ruani lulet në shtëpi appeared first on Mesazhi.com.

20 thënie të mençura të të gjitha kohërave

Posted: 21 Jul 2017 02:29 PM PDT

"Ai që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re" – Albert Einstein"Lavdia jonë më e madhe qëndron jo në faktin që nuk dështojmë asnjëherë, por në faktin që ringrihemi çdo herë që dështojmë" –

Konfuci nuk mund të jesh i vetmuar, nëse ty të pëlqen personi me të cilin je vetëm" – Uayne Dyer"Kurrë mos prano të kanosesh për të heshtur, kurrë mos lejo të bëhesh viktimë.

Mos prano përcaktimin e askujt për jetën tënde, përcaktoje ti veten tënde" – Robert Frost"Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjeshtë të kërkosh dhe të gjesh të gjithë pengesat brenda vetes tënde, që ti ke ndërtuar kundër saj" – Rumi"Disa njerëz vdesin që 25 vjeç, por nuk varrosen deri kur mbushin 75" – Benjamin Franklin"Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri".

Nënë Tereza"Pamja jote do të qartësohet, vetëm atëherë kur të mundesh të shohësh brenda në zemrën tënde. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet" – Karl Jung"Njeriu është produkt i mendimeve të tij.

Ai bëhet ajo që mendon" – Mahatma Gandhi"Nëse luftojmë sy më sy, vetëm sa do e bëjmë gjithë botën të verbër" – Mahatma Gandhi"Ajo që është mbrapa nesh dhe ajo që është përpara nesh, janë vogëlsira, në krahasim me atë që është brenda nesh" – Ralph Ualdo Emerson"Ai që pushton vetveten është më i madh se sa ai që pushton një mijë njerëz në betejë" – Buda"Ajo që më ndodh mund të më ndryshojë.

Por unë refuzoj ta lejoj që të më zvogëlojë" – Maya Angelou"Edhe ti vetë, ashtu si kushdo në të gjithë univers, meriton dashurinë dhe dhembshurinë tënde" – Gautama Buda"Jeta tkurret ose zgjerohet, në përpjesëtim me kurajën tënde" – Anais Nin"Mos shko aty ku të shpie shtegu, por shko atje ku nuk ka shteg dhe lër gjurmë" – Ralph Ualdo Emerson"Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes.

Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes" – George Bernard Shaw"Ka vetëm dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është sikur asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është sikur gjithçka është një mrekulli" – Albert Einstein"Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë" – Sokrati"Sa herë e gjen veten në anën e shumicës, është koha të reflektosh dhe të ndryshosh" – Mark Twain./Mesazhi/

The post 20 thënie të mençura të të gjitha kohërave appeared first on Mesazhi.com.

Fara e kungullit, burim i pafund ilaçi

Posted: 21 Jul 2017 02:21 PM PDT

Farat e kungujve janë tejet ushqyese, me shumëllojshmëri të lëndëve si magneziumi dhe mangani e deri te bakri, proteina dhe zinku.

Ato përmbajnë një grup të gjerë përbërësish të dobishëm të bimëve të njohura si fitosterole dhe antioksidantë të pastrimit të radikaleve të lira, të cilat mund t’i japin shëndetit tuaj një përmirësim të dukshëm.

Farat e kungujve i bëjnë mirë zemrës, sistemit të mëlçisë dhe imunitetit, ndihmojnë në luftën kundër diabetit dhe ofrojnë përfitime unike për shëndetin e prostatës së meshkujve dhe lehtësim për ti kaluar simptomat e menopauzës te gratë.

Por arsyet shkencore të zbuluara së fundmi flasin shumë për të mirat e kungullit, prandaj ju rekomandojmë që farat e tij të mos i qoni asnjëherë dëm.

  1. Magnezi, i shëndetshëm për zemrën

Një e katërta e filxhanit të farave të kungullit  përmban gati gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të magnezi.

Magnezi stabilizon tensionin dhe ndihmon në parandalimin e sulmit të papritur të zemrës, sulmit në zemër dhe goditje në tru.

  1. Zinku si mështetës i imunitetit

Fara e kungullit është burim i pasur i zinkut. Zinku është i rëndësishëm për trupin tuaj, si për imunitetin, rritjen e qelizave dhe ndarjen e tyre, gjumin, humorin, shqisat, shëndetin e syrit dhe të lëkurës, rregullimin e insulinës dhe potencën.

Omega-3 yndyrna me bazë bimore

Arrat dhe farat e papërpunuara, duke përfshirë fara kungulli, janë një nga burimet më të mira të omega-3- të bazuara në bimë (acid alfa-linolenik ose ALA). Të gjithë kemi nevojë për ALA, megjithatë, ALA duhet të konvertohet nga trupi juaj në yndyrna shumë më të domosdoshme, si Omega-3 EPA dhe DHA.

  1. Shëndeti i prostatës

Farat e kungullit jane vleresuar prej kohesh si një ushqim i rëndesishem natyral për shendetin e meshkujve. Kjo është pjesërisht për shkak të përmbajtjes lartë të zinkut, e cila është e rëndësishme për shëndetin e prostatës (ku gjendet në përqendrimet më të larta në trup) dhe gjithashtu për shkak se ekstraktet dhe vajrat e farës së kungujve mund të luajnë një rol në trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës (prostatës të zgjeruar).

  1. Efektet anti-diabetike

Studimet sugjerojnë se fara e kungujve mund të ndihmojë në përmirësimin dhe rregullimi e  insulinës dhe mund te ndihmojë në parandalimin e komplikimeve diabetike duke ulur stresin oksidativ.

  1. Përfitimet për gratë postmenopauzale

Vaji i farave të kungullit është i pasur me fitoestrogjen natyror dhe studimet sugjerojnë se mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të kolesterolit të mirë “HDL” së bashku me zvogëlimin e tensionit të gjakut, dhimbjeve të kokës, si dhe disa dhimbje që janë tipike të periudhës postmenopauzale.

  1. Zemra dhe shëndeti i mëlçisë

Fara e kungullit, është shumë e pasur me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë dhe fibra, dhe mund të ofroj përfitime për shëndetin e zemrës dhe të mëlçisë, veçanërisht kur ato përzihen me fara liri.

  1. Për Gjumë të Qetë

Fara e kungullit është burim i pasur i triptofanit, një aminoacid (bllok ndërtimi i proteinave) që trupi juaj e konverton në serotonin, i cili kthehet në melatonin, “hormoni i gjumit”. Ushqimi i farave të kungujve disa orë para gjumit, mund të jetë veçanërisht e dobishme për të siguruar që trupi tuaj merr sasinë e duhur të triptofanit, që nevojitet për prodhimin e melatoninës dhe serotoninës (hormonet përgjegjëse për gjumin).

  1. Përfitimet anti-inflamatore

Sasia e konsiderueshme e farave të kungullit posedon efekte anti-inflamatore. Një studim e rekomadon përdorimin e farave të kungulit për trajtimin e artritit, pasi ai nuk ka efekte anësore. /MESAZHI/

The post Fara e kungullit, burim i pafund ilaçi appeared first on Mesazhi.com.

Pranoje jetën ashtu siç është, po deshe të jetosh

Posted: 21 Jul 2017 02:05 PM PDT

Mos kërko që jeta të mbetet sipas qefit dhe dëshirës tënde, se nuk do ia arrish. Ajo i lodh dhe ata që luajnë në ditët e saja, është tmerr i të gjallëve, e përzier me të pakëndshme, shpesh të trubullon, por, përsëri s'të lëshon, në të ditët një pas një i jeton.

Mos kërko se nuk mund të gjesh prind, grua, shokë, banesë, a punë, që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb njerëzinë. Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës, përpiqu të lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqes.

Kështu deshi Allahu që të jetë e të mbetet kjo botë, e cila grumbullon dhe bashkon dy të kundërtat, qofshin ato lloje, grupe a mendime. Dëm-dobi, ndreqje-prishje, gëzim-pikëllim, sëmundje – shërim, qeshje-qarje…

Pastaj e gjithë e mira, gëzimi e mirësia bashkohen të pastërta në Xhenet, dhe e gjithë e keqja, prishja, e mërzia mblidhen në Zjarr. "Kjo botë është e mallkuar, e mallkuar është çdo gjë që gjendet në të përveç përmendjes së Allahut dhe përveç dijetarit dhe nxënësit" (hadith).

Pra, jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rrejshmeve dhe iluzioneve, por ngritu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë, ajo i takon vetëm Allahut. Mos kërko bashkëshorte të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët.

Në një hadith thuhet: "Mos ta urrejë besimtari besimtaren, nëse sheh në të diçka që nuk e pëlqen, ngase nëse s'i pëlqen ndonjë virtyt i saj, i pëlqen ndonjë virtyt tjetër."Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës, të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lësh atë që është e vështirë, t'i mbyllësh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s'të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.Psikologji Islame – Aid A. el-Karni./Mesazhi/

 

The post Pranoje jetën ashtu siç është, po deshe të jetosh appeared first on Mesazhi.com.

Kamp “trajnimi” për turistët, i mësojnë si ti gjuajnë njerëzit

Posted: 21 Jul 2017 01:57 PM PDT

Lufta kundër terroizmit është kryefjalë në media, por një luftë si kjo në video nuk është gjë tjetër, vecse ajo që kritikët e quajnë: E paarsyeshme.

Në një territor palestinez të pushtuar nga Izraeli ka hapur një “kamp trajnimi” për turistët, të cilët i mësojnë se si të mbrohen nga ndonjë “sulm i mundshëm terrorist.

Ajo që lë më së tepërmi hije të keqe, është se target në sulmet e improvizuara janë palestinezët.

Ajo që i jep edhe më shumë nota kontradiktore këtij “zbulimi” është se në improvizime të tilla marrin pjesë edhe fëmijë të vegjël. /MESAZHI/

The post Kamp “trajnimi” për turistët, i mësojnë si ti gjuajnë njerëzit appeared first on Mesazhi.com.

Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

Posted: 21 Jul 2017 01:43 PM PDT

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha dorëheqjen në formë protestë kundër ndryshimeve në ekipin e komunikimit.

Sipas mediave amerikane, Spicer la detyrën pasi nuk ishte dakord me emrin e zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për postin e drejtorit të ri të komunikimit.

Anthony Scaramucci, një financier i njohur i "Wall Street" është përzgjedhur për rolin që Sean Spicer kryente pjesërisht.

"New York Times" raporton se Spicer kundërshtoi mjaft zëshëm emërimin e Scaramuccit, të ciline  cilësoi një gabim shumë të madh. Mediat amerikane gjithashtu raportojnë se pas dhënies së dorëheqjes, vetë presidenti Trump i kërkoi Spicer të qëndrojë, por ai nuk pranoi.

Sean Spicer dhe konferenca e tij për shtyp u bënë mjaft të famshme në SHBA për vetë karakterin mjaft shoqëror të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos për sikletin që ai shfaqte mjaft qartë kur i duhej të sqaronte deklaratat kontradiktore apo mesazhet në "Twitter" të shefit të tij.

Javët e fundit, Spicer ishte tërhequr nga objektivi i kamerave dhe flitej për një largim të mundshëm të tij, por kurrsesi në këtë formë. 

The post Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë appeared first on Mesazhi.com.

Si ta menaxhoni më mirë kohën

Posted: 21 Jul 2017 01:29 PM PDT

Menaxhimi i kohës është diçka me të cilën shumë njerëz luftojnë. Sekreti për menaxhimin e kohës tuaj në mënyrë efektive është njohja e asaj që ju doni të bëni dhe kur doni t'a bëni.

Në këtë mënyrë, ju qëndroni proaktiv dhe në mentalitetin "e zbatimit" në vend se të jeni në mënyrë reaktive në mentalitetin "e hutimit".Por menaxhimi i kohës tuaj është më i lehtë të thuhet se sa të bëhet.

Kur alarmi i orës fillon të bëjë zhurmë që ju të zgjoheni dhe të bëni stërvitje për shkak se ajo dukej si një ide kaq e mrekullueshme një natë më parë, është e lehtë për ta kthyer atë sirenën e hershme të mëngjesit në një projektil dixhital.

Ju e flakni atë sa më larg nëpër dhomë që është e mundur për shkak se mendimi i djersitjes në atë moment të caktuar në kohë ju bën për të qarë.Megjithatë, nëse ju nuk zgjoheni, ju do t'a përsërisni të njëjtin zakon të të paplotësuar më vonë gjatë ditës.

Kjo është koha kur ju nuk e kuptoni qëllimin tuaj kur ju filloni t'a ndjeni tensionin emocional, dhe më pas të kthehet në një "ters."Në fakt, ajo në të cilën ju përqendroheni është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i juaj. Vlerat e udhëheqin sjelljen dhe sjellja përcakton rezultate.

Këtu janë tre strategji për t'a maksimizuar kohën tuaj:1. Të keni një qëllimQëllimi ofron qartësi dhe drejtim. Ajo gjeneron energji e cila ju duhet për të qenë produktiv, sepse kjo është diçka në të cilën ju besoni. Është shumë më e lehtë për të punuar drejt diçkaje, kur ne e dimë se çfarë është ajo "diçka".

Përveç kësaj, një qëllim ofron reagime ndërkohë që ajo ju thërret prapa drejt veriut të vërtetë kur sjellja juaj fillon të bjerë nga kursi.Për ta identifikuar se çfarë ju drejton juve, pyesni veten se ku e shijoni kalimin e kohës në krahasim me ku ju duhet ta kaloni kohën tuaj.

A janë ata të njëjtë? Nëse jo, kjo mund të jetë koha për ta rindërtuar.2. Bëjini dy listaE di, jo tamam intuitive për të gjithë konceptin e menaxhimit të kohës, por më dëgjoni. Merrni një fletë letre dhe vizatoni një vijë vertikale poshtë qendrës.

Në njërën anë, shkruani detyrat e ditës që janë të rëndësishme për t'u përmbushur, të tilla si ushtrimet, kalimi i kohës me fëmijët, apo leximi për vetëm 20 minuta me veten tuaj.Realizimi i artikujve të rëndësishëm e ul presionin për të pasur të tentojnë për kolonën e dytë, të cilat janë pika urgjente.

Ka urgjenca që janë të përhershme, të tilla si bisedat në korridor, dhe urgjencave që lindin nga asgjëja, të tilla si ai tingulli i bezdisshëm i kutisë që duket e cila kërkon vëmendje të menjëhershme. Shtyjini artikuj urgjente deri për të nesërmen, derisa sendet tuaja të rëndësishme të jenë plotësuar.3.

Bëhu parashikuesKur urgjencat lindin, ata e hedhin rutinën tuaj të përditshme nga grushti, sepse detyrat e planifikuara për t'u përfunduar shtyhen për t'i lënë anash. Korrigjojeni këtë duke krijuar një orar të caktuar për kur do ta kontrolloni email-in tuaj, stërviteni apo të bisedoni.

Sa më shumë parashikime t'i fusni në orarin tuaj, aq më shumë mundësi do të keni që të jeni të vetëdijshëm se ku mund të kërkoni urgjencë kur ata të lindin./Mesazhi/

The post Si ta menaxhoni më mirë kohën appeared first on Mesazhi.com.

Delawie kërkon veprime të shpejta: Qeverinë ta bëjnë ata që i kanë 61 vota

Posted: 21 Jul 2017 12:50 PM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për televizionin lokal serb nga Shtërpca, TV Herz, i ka bërë thirrje politikës kosovare që të veprojë shpejt, për t'i quar proceset përpara, ngase sipas tij, bota nuk ka kohë të pres, duke përfshirë këtu edhe formimin sa më të shpejt të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Delawie në këtë intervistë ka përmendur bërjen e 61 votave për formimin e qeverisë, duke lënë të nënkuptohet, se jo me çdo kusht ajo duhet të jetë qeveri e shumicës shqiptare.

"Njerëzit që do të duhej ta formojnë qeverinë e ardhshme janë ata që votuesit i kanë zgjedhur. Këtë vendim duhet ta marrin ata persona që janë zgjedhur nga votuesit, jo unë, jo Quint-i, jo ndonjë i huaj. Qytetarët e Kosovës votuan për deputetët. Komisioni Zgjedhor i ka certifikuar rezultatet, kështu që e dimë se kush do të jenë ata deputetë, e ata duhet të punojnë për ta identifikuar një qeveri, e cila mund t'i arrijë 61 vota në Kuvend".

"Nuk më takon mua që të them se kush do të duhej të jetë në atë qeveri; nuk i takon asnjë të huaji të thotë se kush do të duhej të jetë në atë qeveri. Iu takon qytetarëve të Kosovës që ta thonë këtë përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur".

Tutje, sa i përket SHBA'së, Delawie, ka thënë se do të punojnë me secilën qeveri e cila del në pajtim me rregullat dhe ligjet e Kushtetutës së Kosovës, në pajtim me ligjet e Kosovës.

"Me çdo qeveri që është e gatshme për tu përpjekur për të arritur përparim në çështjet me të cilat përballet Kosova sot. Këto janë çështjet që i përmenda më herët: sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe siguria rajonale. Me padurim presim që të punojmë me politikanët, me qeverinë, e cila do të punojë për t'i zgjidhur problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës sot".

Në anën tjetër, ambasadori amerikan ka tërhequr vërejtjen se bota nuk do të qëndrojë duke soditur dhe të presë që Kosova të gjejë rrugëzgjedhje.

"Bota po lëviz dhe Kosova duhet të lëvizë, gjithashtu. Ajo është në pikë kthimi sepse mendoj se tash e ka rastin, që ndoshta nuk do ta ketë në të ardhmen, për të marrë vendime që do ta vënë fuqishëm në rrugën evropiane ashtu që të bëhet vend evropian si çdo vend tjetër dhe që qytetarët kosovarë, prej cilido grup që të jenë, t'i gëzojnë të mirat e jetesës në një shtet evropian

"Ekziston rreziku që Kosova të mos i marrë këto vendime të drejta dhe për këtë arsye e kam theksuar çështjen e pikës së kthimit. Është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët e Kosovës dhe politikanët, të cilët janë zgjedhur muajin e kaluar, t'i marrin vendimet e duhura në mënyrë që Kosova të përparojë, në mënyrë që qytetarët e saj t'i gëzojnë të drejtat e plota që ua jep demokracia, si dhe kushtetuta e tyre. Qytetarët mund ta shfrytëzojnë rritjen ekonomike për përmirësimin e jetesës së tyre", ka thënë Delawie.

I pyetur se sa par ka investuar shteti amerikan për serbët e Kosovës, Delawie, ka thënë se nga 1999, janë investuar rreth 1.8 miliardë dollarë, por ai nuk e di saktë se sa nga kjo shumë u kanë shkuar serbëve, ngase sipas tij, nuk mbajnë shënime të investimeve sipas grupeve etnike.

The post Delawie kërkon veprime të shpejta: Qeverinë ta bëjnë ata që i kanë 61 vota appeared first on Mesazhi.com.

Morata nga sot lojtar i Chelseat

Posted: 21 Jul 2017 12:42 PM PDT

Chelsea sot ka kompletuar transferimin e Alvaro Moratas nga Real Madridi.

Spanjolli 24 vjeç, do të zë vendin e Diego Costas, për të udhëhequr sulmin e Chelsea për edicionin e ri.

'Goal.com' ka paraparë se si do të duket formacioni i Chelsea për edicionin e ri, formacion që ka për detyrë të bëjë mbrojtjen e titullit të fituar në sezonin e fundit.

The post Morata nga sot lojtar i Chelseat appeared first on Mesazhi.com.

Arsyet pse të gjithë duhet të konsumojnë dy vezë në ditë

Posted: 21 Jul 2017 12:30 PM PDT

Veza është një prej ushqimeve më të shëndetshme dhe gjithashtu e pasur me proteina. Por mbi të gjitha veza zë vend në pjesën më të madhe të gatimeve duke e bërë një ushqim të pazëvendësueshëm në kuzhinë.

Por sa i rëndësishëm është konsumi i përditshëm i saj?Më shumë se sa mund ta mendonit, dhe për këtë arsye duhet të konsumoni çdo ditë 2 vezë.

Për më tepër hidhini një sy vlerave që ka veza në organizëm.1 – Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga kanceri2 – Ngadalëson procesin e plakjes3 – Ndihmon në rënien e shpejtë të peshës4 – Forcon flokët dhe rigjeneron lëkurën5 – Ul riskun e sëmundjeve kardio-vaskulare6 – Njësoj si qepa i mban sytë tuaj të shëndetshëm dhe të pastër7 – Në veçanti nga shumë ushqime ndihmon nënat shtatëzën të mos kenë komplikacione apo defekte8 – Forcon kockat dhe dhëmbët9 – Mbi të gjitha mbron trurin tuaj./Mesazhi/

The post Arsyet pse të gjithë duhet të konsumojnë dy vezë në ditë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more