Skip to main content

Mesazhi.com: “Për 4 gjëra nuk ia vlen të stresoheni” plus 9 more

Mesazhi.com: “Për 4 gjëra nuk ia vlen të stresoheni” plus 9 more


Për 4 gjëra nuk ia vlen të stresoheni

Posted: 28 Jul 2017 02:58 PM PDT

Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën por nëse fokusoheni në të tashmen ju mund të ndryshoni të ardhmen.

Rrugëtimi i ndërmarrësve është njëra prej përvojave më shpërblyese në jetë.

Mirëpo, gjithkush i cili ju thotë se ndjekja e pasionit tuaj dhe të punuarit katër orë në javë është e gjitha që ju duhet, po provon të ju bindë.

Biznesi juaj mund të jetë profitabil dhe shpërblyes, por gjithashtu mund të marrë gjithçka nga ju nëse nuk kuptoni mirë kufijtë, sistemet dhe fokusin.Nëse e dini në çfarë të fokusoheni do ju japë të ardhura të mira.

Por nëse dëshironi të arrini nivelin e radhës të financave dhe ekuilibrit jetë-punë, ju duhet të dini se cilat gjëra të injoroni.

Nëse fokusoheni në gjërat e gabuara, ju do të shpenzoni kohë, gjumë, fokus dhe energji kreative të cilat mund të përdoren në ndërtimin e një ekipi dhe biznesi të suksesshëm.

Dërgoni kompaninë tuaj në nivelin e radhës, dhe shmangni fokusimin në këto katër gjëra të cilat janë jashtë kontrollit tuaj.

Gabimet të cilat i keni bërë

Ne jemi të gjithë njerëz dhe bëjmë gabime çdo ditë, por kur e prishim fare, ne shpesh torturojmë veten me ditë.

Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona, por shumë ndërmarrës fiksohen me to. Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën.

Mësoni nga ajo. Nëse duhet të kërkoni falje, bëjeni dhe vazhdoni përpara. Nëse fokusoheni në gabime, nuk po ia dedikoni energjinë mendore biznesit tuaj.

Rrethanat ekonomike

Shumë nga shokët e mi ndërmarrës fiksohen me ambientin ekonomik, në të cilin nuk kanë fare kontroll.

Politikat dhe forcat e tregut ndikojnë në biznesin tuaj, dhe duhet t'iu kushtoni vëmendje në atë pikë kur mund të ndryshoni metodën e kompanisë tuaj.

Përtej ndryshimit tuaj në veprim, fokusimi në kushtet ekonomike shkakton frikë dhe mosveprim, dhe kjo është gjëja e fundit të cilën një biznes duhet ta bëjë. Ndaloni së fiksuari në lajme, dhe krijoni diçka për kompaninë tuaj.

Konkurrentët tuaj

Njihni konkurrentët tuaj mjaftueshëm mirë për të ditur se si jeni ndryshe.Përtej kësaj, ju po krahasoni, dhe askush nuk fiton lojën e krahasimit. Shumë biznese të mëdha panë se çfarë po bënin konkurrentët dhe në vend se të fokusoheshin në vete, ato u fokusuan në të qenit versioni më i mirë i asaj që dëshironin të krijonin, ,jo një version i dytë i konkurrentëve të tyre.

Fokusohuni në biznesin tuaj, jo në kompaninë e dikujt tjetër.

Të ardhmen

Kur kemi një sy në të ardhmen dhe një sy në të sotmen, ne shpenzojmë të sotmen.

Është e pamundur të jeni versioni më i mirë i vetes kur nuk jeni tërësisht prezent sot. Është e lehtë të brengoseni se çfarë do të ndodhë ditën tjetër.

Fatkeqësisht kur e bëjmë këtë, ne vjedhim momentin dhe biznesin. Ka shumë mundësi sot për të bërë atë që bëni më mirë, më fuqishëm dhe në mënyrë më efikase.

Përderisa ndaloni së fokusuari në këto gjëra jashtë kontrollit tuaj, ju do të shihni se biznesi juaj do të kalojë në nivelin e radhës.

Fiksohuni me atë që është nën kontrollin tuaj, dhe hiqni dorë nga ato gjëra të cilat nuk kontribuojnë në suksesin tuaj.

Ju mund të mos shihni progres sot, por në fund, duke kontrolluar atë që mundeni dhe duke lënë atë që nuk mundeni do e dërgojë kompaninë tuaj drejt përfitimeve më të mëdha dhe lirisë./Mesazhi/

 

The post Për 4 gjëra nuk ia vlen të stresoheni appeared first on Mesazhi.com.

10 këshilla për të forcuar marrëdhëniet në familje

Posted: 28 Jul 2017 02:30 PM PDT

1. Organizoni kohë për familjen

Respektoni planet e gjithë familjarëve ndërsa vendosni një aktivitet familjar në kalendarin e familjes.

2. Hani vakte bashkë

Studimet tregojnë se ngrënia e vakteve së bashku ndihmon në përforcimin e komunikimit.

3. Kryeni detyra si familje

Kthejini punët e shtëpisë apo pastrimin e kopshtit një përgjegjësi për të gjithë familjarët.

4. Krijoni një deklaratë misioni

Një deklaratë misioni familjar e shkruar dhe e vendosur diku në shtëpi u kujton gjithë pjestarëve të familjes vlerat dhe cilësitë të cilat ju mbajnë bashkë.

5. Bëni takime familjare

Takimet familjare janë shumë të mira për të marrë vesh si ndihet secili prej familjarëve, për të zbutur keqkuptimet dhe për të planifikuar aktivitete familjare në të ardhmen.

6. Nxitni mbështetjen

Mbështetja familjare është shumë e rëndësishme dhe nëse ju e forconi këtë lidhje, ajo zgjat gjithë jetën.

7. Krijoni kohë për veten

Prindërimi është një përgjegjësi që duhet përmbushur nga ju çdo ditë, por kini parasysh se do të jeni prind akoma më i mirë nëse krijoni pak kohë vetëm për veten tuaj.

8. Bëhuni vullnetarë

Të dhuroni kohën tuaj për të përmirësuar jetën e dikujt tjetër është një eksperiencë e fuqishme mësimdhënëse.

9.Përfshihuni në interesat e fëmijës suaj adoleshent

Nuk është e thënë të bëni atë që bën ai, por mund të përfshiheni në pjesëza aktivitetesh që kanë rëndësi për të.

10.Bashkohuni me familjet e tjera

Qofshin këto brenda komunitetit apo brenda grupeve të interesave të përbashkëta, të qenurit me familjet e tjera do të forcojë më shumë lidhjet brenda familjes suaj./Mesazhi/

The post 10 këshilla për të forcuar marrëdhëniet në familje appeared first on Mesazhi.com.

Kajsitë të mira kundër kancerit

Posted: 28 Jul 2017 02:00 PM PDT

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të mahnitshme përmban vitamina B17 ka dhe se ku mund të gjendet ajo. Për ata që nuk janë të njohur me vitaminë B17, kjo vitaminë gjendet tek kajsia, pjeshka, kumbulla, vishnja dhe ofron shumë përfitime shëndetësore.

Fisi Hunzë në Pakistan, që jeton afër Himalajeve njihet për shëndet të mirë dhe jetëgjatësi. Farat e kajsive konsiderohen ushqimi më i vlefshëm dhe më i çmueshëm për ta, fara të cilat përmbajnë me tepricë vitaminë B17.

Ushqim të pasur me vitaminë B17 konsumojnë edhe eskimezët, të cilët nuk preken nga kanceri.

Vitamina B17 përmirëson metabolizmin, ngadalësuar procesin e plakjes, kuron artrin dhe hipertensionin. Madje është përdorur si ilaç kundër shumë sëmundjeve edhe nga egjiptianët e lashtë.
Pavarësisht nga fakti se mjekësia ende nuk ka gjetur prova të aftësisë së vitaminës B17 për të luftuar kancerin, supozime të tilla ekzistojnë. Kështu, në ato rajone të botës ku njerëzit konsumojën kajsi, për shembull, në veri-perëndim të Indisë, njerëzit nuk preken shpesh nga kanceri.

Rekomandohet të konsumohen 4-5 kokrra kajsi çdo ditë!/Mesazhi/

The post Kajsitë të mira kundër kancerit appeared first on Mesazhi.com.

Si të vendosni një “kulturë pune” në kompani

Posted: 28 Jul 2017 01:30 PM PDT

Kultura e kompanisë pa dyshim është njëra prej përfitimeve më të mëdha për punonjësit. Ushqimet falas dhe kohërat e pushimit bëjnë ndryshim, por si bashkëveproni me drejtuesit dhe ambientin i cili rezulton nga ajo është ajo që mund të mbajë një punonjës në bord edhe kur ngritjet e pozitave dhe bonuset nuk janë një gjë e rregullt.

Por për rritjen e numrit të profesionistëve të cilët nuk punojnë në një zyrë, një kulturë pozitive mund të jetë e vështirë për t'u arritur.Mirëpo, duke përdorur shumë mjete të cilat tani janë në dispozicion, udhëheqësit mund të arrijnë kulturën e kompanisë në mënyrë virtuale.

Këtu janë disa mënyra se si mund të krijoni një kulturë fitimtare për ekipet tuaja të largëta.Merrni në konsideratë personalitetet tuaja Gati njëlloj si punonjësit e zyrës, punonjësit e tuaj të largët kanë personalitete të ndryshme.

Ju me shumë gjasa keni persona të hapur të cilët kërkojnë bashkëveprim të rregullt me të tjerët, së bashku me ata të mbyllurit të cilët mund të kalojnë ditë pa komunikim direkt me një qenie njerëzore.

Njihni punonjësit tuaj një nga një dhe vendosni se cili lloj i ambientit të punës funksionon më së miri për ta. Disa njerëz të turpshëm mund të ndjehen mirë nëse komunikojnë me të tjerët duke përdorur ndonjë mjet bisede, kështu që ky mund të jetë opsioni më i mirë për të gjithë ju.

Ju madje mund të shkoni një hap më larg dhe të krijoni aktivitete argëtuese të cilat funksionojnë më së miri për ekipin si një tërësi.Respektoni talentëtNëse punonjësit tuaj po tregohen kreativë në punët e tyre ditore, merrni në konsideratë se stili i tyre unik i punës mund të përmirësojë punën e tyre ditore.

Në vend se të kritikoni dizajnerin tuaj se ka vendosur të punojë deri vonë dhe të flejë deri pasdite ditën e ardhshme, merrni në konsideratë se kjo mund të jetë vetëm pjesë e procesit të atij personi.

Aq gjatë sa anëtarët e ekipit tuaj përfundojnë detyrat e tyre dhe janë në dispozicion për takimet e programuara, orët e punëve të tyre nuk duhet të jenë një problem.Bëni takimet argëtueseNëse ekipet tuaja janë virtuale, gjasat janë se ju takoheni rrallë sy më sy.

Edhe pse vjen me disa shpenzime, është e rëndësishme të provoni të punoni në të paktën një takim grupi çdo vit.

Merrni në konsideratë programimin e një vendi argëtues ku mund të mësoni aftësi të reja ose të përgatiteni për aktivitete të kënaqshme të cilat nuk i keni bërë në zyrë.Kur takimet ditore përfundojnë, planifikoni një dalje në mbrëmje në një restorant lokal ose një aktivitet rekreacional.

Ju me shumë gjasa do të zbuloni se këto aktivitete ndërtojnë më mirë ekipin tuaj se sa dhoma e konferencës.Inkurajoni lojënNuk keni pse të jeni në zyrë që të shoqëroheni. Nëse keni një ekip të vogël, inkurajoni anëtarët të njohin njëri tjetrin duke ofruar mjetet e nevojshme për ta bërë këtë.

Nëse rregullisht mbani biseda përmes videos, shumë shpejt punonjësit do t'i bëjnë ato thirrje vetë.Për ekipe më të mëdha, merrni në konsideratë ndarjen e punonjësve në grupe. Nëse disa punonjës jetojnë në afërsi me të tjerët, programoni mbledhje rajonale ose inkurajoni ata që të takohen me njëri tjetrin herë pas here.

Ju gjithashtu mund të bashkoni punonjësit bazuar në interesat e tyre dhe t'i ndihmoni ata të njohin njëri tjetrin përmes ushtrimit Secret Santa në kohën e Krishtlindjeve ose duke i bashkuar ata në një projekt të veçantë.

Ju me shumë gjasa do të shihni se ata do të krijojnë një lidhje e cila shtrihet përtej asaj eksperience.Riforconi misionin tuaj Për ekipet e largëta, mund të jetë edhe më e vështirë që të qëndrojnë vazhdimisht të fokusuar në qëllim.

Ju duhet të jeni të qartë për misionin e kompanisë tuaj dhe ta komunikoni atë me çdo punonjës.

Ju gjithashtu duhet rregullisht të riforconi misionin e kompanisë tuaj. Me siguri që këto fjalë nuk kanë aq shumë domethënie nëse nuk e bëni këtë.

Tregoni se si puna juaj ndikon në konsumatorët të cilëve u shërbeni. Ndani video dhe fotografi përmes mjeteve të brendshme të komunikimit të kompanisë të cilat tregojnë punën e vështirë e cila bëhet në zyrën tuaj dhe në fushë.

Nëse keni dëshmi nga konsumatorët për atë se si biznesi juaj ka ndryshuar jetën e tyre, kjo mund të jetë shumë e fuqishme. Do ndihmojë ekipet tuaja të largëta që të qëndrojnë të fokusuar në gjërat e rëndësishme.

Kultura e kompanisë nuk varet vetëm nga hapësira fizike e punës. Është veçanërisht e rëndësishme për ekipet virtuale që të gjejnë një mënyrë për të rrënjosur atë kulturë në tjera mënyra, si përmes bisedave nga video dhe bashkëpunimi online.

Punëdhënësit duhet të krijojnë mundësi për punonjësit që të njohin njëri tjetrin kur janë në largësi, për shkak se nuk do të kenë përfitimet e bashkëveprimeve ditore sy më sy.

Pavarësisht nga ajo përpjekje shtesë, shumë ndërmarrës thonë se punonjësit e largët janë të vlefshëm, për shkak se sjellin fleksibilitet më të madh, talentë më të lirë dhe pikëpamje të ndryshme./Mesazhi/

The post Si të vendosni një "kulturë pune" në kompani appeared first on Mesazhi.com.

Vardisja, flirtet dhe thashethemet

Posted: 28 Jul 2017 01:30 PM PDT

Ngacmimet bezdisëse ndryshojnë si nata me ditën nga vardisja. Vetë fjala e ka zanafillën në oborret mesjetare, një mjedis i ngritur e i kulturuar, ashtu siç duhet të jetë edhe vetë vardisja.

Dukej sikur të tilla gjëra janë fashitur njëherë e mirë, por ja tek shfaqet sërish sot, aq e çmuar dhe e pëlqyer nga të rinjtë dhe të rriturit. Padyshim vardisja është art më vete, që kërkon kohë dhe durim.

Dhe pavarësisht nga përkushtimi, nuk është e thënë që të arrish atë që do. Frika nga dështimi, koha e pamjaftueshme për lajka e miklime, droja, mëdyshja në atë që dëshiron shpesh e zverdhin kënaqësinë e vardisjes.

Veç kësaj edhe rolet klasike burrë-grua kanë ndryshuar. Sot, edhe gratë janë tepër aktive, madje jo rrallë janë edhe më të vendosura.

Por si kryhet rituali i vardisjes dhe si i fitohet zemra tjetrit?

Elementët e ritualit kanë mbetur po ato: vështrimet, letrat (sot edhe SMS dhe email), lulet, komplimentet, humori, ftesat, deklaratat). Simpatia dhe një grimë ironie ndaj vetes kanë gjithnjë efekt pozitiv, nxjerrin në pah inteligjencën dhe sensin e humorit./Mesazhi/

The post Vardisja, flirtet dhe thashethemet appeared first on Mesazhi.com.

Filozofia e Ramës, kundër shtetit për pushtet

Posted: 28 Jul 2017 01:00 PM PDT

"Përgjegjës jeni ju, ndaj të gjithë duhet të ikni", kështu shpërtheu kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtorët e Hipotekave, ku ka përmendur informacionet e dërguara në zyrën e tij. Ai i kritikoi ashpër duke u shprehur se raportet e tyre ishin fiktive dhe në fund u kërkoi të jepnin dorëheqjen.

Më vonë mediat raportuan se, "Furtuna" e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për krerët e Hipotekave, nuk është e vetmja.Duket se para krijimit të qeverisë së re ai ka vendosur të shkrijë një drejtori të rëndësishme të Tatimeve në gjithë Shqipërinë për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

Rama në ndërkohë kishte kërkuar dhe ka marrë dorëheqjen e Drejtuesit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor, si dhe dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të hetimit tatimor në rang Republike.Duke vepruar kështu, Rama po dëshmon se është tani një kryepolitikan shumë i fuqishëm në një demokraci shumë të brishtë.

Shansin e madh që i'u dha apo që e rrëmbeu po tenton t'a përdorë për të forcuar e pavarësuar institucionet që ta mbrojnë demokracinë nga vetja e tij dhe nga pasardhësit në pushtet. Mund t'i duket pa kuptim kjo fjali Edi Ramës, po pas fitores aq të madhe në zgjedhjet e fundit, armikun më të madh tani ka vetveten e si ai edhe demokracia shqiptare.

Duke i'u referuar dëgjesave me njerëzit Rama dhe bashkëpuntorët e tij, sapo kanë nisur të kuptojnë se mes arrogancës dhe prekjes reale të halleve të qytetarëve, gjithmonë më e pëlqyer është e dyta, mbasi qytetarët minimalisht kanë nevojë t'i dëgjojë dikush.

Këto ditë më shumë se kurrë po e shohim dhe po e kuptojmë se si përgjatë mandatit të parë të qeverisjes së Ramës, politikanët qenkan tallur dhe e paskan braktisur popullin.Po shohim se si korrupsioni dhe papërgjegjshmëria qenka përhapur si infeksioni kërcënues në trupin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Përgjatë qeverisjes së shkuar politikanët dhe shërbetorët e popullit nuk paskan bërë gjë tjetër veçse, na paskan vrarë çdo ditë, teksa askush nuk paska dëgjuar. Na paskan vrarë duke na i shitur pronat, na paskan vrarë me antenat, me mishin nga Brazili, me miellin nga Serbia, me pulat nga Argjentina, me qumështin pluhur, që pastaj bëhet kos dhe ne vrasim mendjen hahet apo pihet.Na paskan vrarë me hashashin, me ajrin me përqindjen më të ndotur në Europë, me ujin qe vjen erë, me trafikun e çdo mëngjesi, me shëndetësi falas, me konçesione duke na djegur në spitale private.

Por ç'është më e keqja na e vranë shpresën, ndaj sot jemi në toplistën e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian.

Prandaj ikin shqiptarët, prej padrejtësive, prej pamundësive, prej sherreve. Ikin se ndjehen të lodhur dhe të frustuar, ndjehen pa zot, ndjehen të keqardhur dhe në ankth për të ardhmen e fëmijëve.

Nuk ulen njëherë të qetë në tryezën e thjeshtë të bukës, mbasi politikanët e lagjes më të varfër të Europës, janë bërë si fantazma të frikshme.Dhe populli i gjorë i ndjek pandërprerë, teksa poshtërohet sërish. Ikin të rinjtë mbasi rinia e tyre është vrarë me reforma në arsim për të pasuruar diplomoret buzë Lanës. Rinia është shurdhuar nëpër call centera.

Dhe të shkretët nuk ankohen, se ju duhen ato dy para për të paguar shkollën, e për të ngrënë ndonjë vakt bukë.Pse vallë qeverisja i qenka shmangur deri sot përballjes së drejtpërdrejtë me qytetarët?!

Sigurisht që Rama si një njeri që ka qeverisur gjatë e ka të qartë se shoqëria është gjithnjë në konflikt me politikën, veçanërisht me politikën që rastis të qeverisë, dhe se kurrë shoqëria dhe populli nuk beson te pushteti dhe te politika.

Populli vëzhgon, vigjëlon e vepron si antipolitikë dhe në rastin më të parë të dëbon nga pushteti. Domosdoshmëria e përballjes në debat e kriticizmi konstruktiv është një fuqi morale dhe intelektuale e pazëvendësushme, që kërkon guximin qytetar, profesionalizëm dhe intelektualë të vërtetë.

Në të kundërt retorikat në distancë, batutat dhe populizmi luftën politike e kthen nga luftë ndaj ideve në luftë ndaj njerëzve.Rama po na tregon hapur se batutat dhe populizmi paskan qenë filozofia e qeverisjes së kaluar të tij, ndryshe ngjarjet nuk do të ishin të tilla siç po i shohim.

Sipas sjelljeve të fundit të Ramës qeveria e ardhshme do të mbajë mbi kokë shumë problematika, por mbi të gjitha i duhet të pastrojë pjesën e ligë të administratës dhe segmentet super të korruptuara të prokurorisë dhe gjykatave.

Ne duam një administratë më të përgjegjshme e më të njerëzishme që vjen vetëm duke përjashtuar e ndëshkuar abuzuesit brenda saj.Duke bërë disa njerëz shembull mund të fillojë, prej frikës a turpit, në mos prej frymëzimit, që të ndryshojë edhe mentaliteti mbizotërues.

Vendin e presin reforma të thella si dhe ballafaqim me sfida politike të natyrave të ndryshme. Po trashëgojmë një gjendje të rëndë të vendit në shumë dimensione, me ekonomi të dobët, tension politik, borxh publik të jashtëm, shkallë të lartëtë varfërisë dhe mbi të gjitha vendin me popull të stresuar dhe skajshmërisht të lodhur dhe të zhgënjyer nga klasa politike.

Shqiptarët jo vetëm janë të zhgënjyer dhe tradhtuar nga klasa politike, por edhe të frikësuar. Frika po e ha shpirtin e demokracisë.Pavarësisht se nga disa këndvështrime konsiderohet ndjenjë apo teknikë që mund të na mbrojë nga rreziku, ajo në të vërtetë prodhon shkatërrim për lirinë dhe dinjitetin e njerëzve dhe të shoqërive.

Frika, sipas teorisë politike, e ha shpirtin e demokracisë, u'a mohon individëve zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe e dobëson fuqinë për përfaqësim politik në institucione. Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për një sistem drejtësie dhe kërkese llogarie që funksionon.

Nuk ka nevojë kurrësesi për një kryeministër që na është ulur në mes popullit dhe po na i zgjidh hallet. Për abuzime si ato që po denoncon dhe ndëshkon Rama, duhet të veprojë jo "i pari i shtetit" por hallkat e ulëta të kontrollit të administratës dhe sistemit juridik.

Ndërmjet qytetarit të thjeshtë dhe kryeministrit duhet të ketë dhjetëra, në mos qindra mekanizma pushteti që duhet të funksionojnë për të vendosur rregull e drejtësi në administratë.

Nëse puna vjen që duhet ta zgjidhë kryeministri atëherë sistemi ka dështuar dhe përgjegjës për sistemin është vetë ai që po merr meritën për përjashtimet. Sipas kësaj logjike eliminimi i rëndësisë së hallkave të shtetit e pushtetit për të krijuar lidhjen direkte personale ndërmjet kreut të shtetit dhe popullit është përkufizimi i çdo diktature.

Akuzat publike në sy të tij, Rama po i shfrytëzon me mjeshtëri, në ndërkohë që mungon versioni mbrojtës. Nuk ka dëgjim të palës së akuzuar. Nuk ka pafajësi deri në provim të fajësisë.

Nuk dihet nëse vetë shkarkimi është uzurpim i detyrës sepse nuk ka ndërhyrje apo opinion nga ministri apo drejtuesi përkatës që mund t'i takojë me ligj të bëjë shkarkimin. Dhe më keq ende nuk ka një opozitë në rolin e saj.

Kështu, PD dhe LSI i kanë hapur luftë njëra-tjetrës për të treguar se kush është opozitë. Basha dhe Kryemadhi po akuzojnë njëri-tjetrin, duke u munduar të nxjerrin partinë e tyre si opozitën reale në mbrojtje të qytetarëve.

Kështu që, në mungesë të një mbrojtjeje publike, i akuzuari është automatikisht fajtor, dhe nënshtrimi ndaj kryeministrit zëvendëson frikën nga ligji.nga Azem Parllaku/ Edi Rama/

The post Filozofia e Ramës, kundër shtetit për pushtet appeared first on Mesazhi.com.

Kinemaja e diktaturës: Mbi Lumbardh 4 tregime të propagandës pa filtër

Posted: 28 Jul 2017 12:30 PM PDT

Prodhimet filmike të krijuara në Shqipërinë e viteve '70 dalin nga arkivi për t'u shfaqur për publikun prizrenas. Janë katër produksione të kinemasë së diktaturës me pretendime përzgjedhjeje dhe kontekstuale që do shfaqen në qytetin historik të Kosovës.

Të konsideruara seanca me "4 tregime nga Arkivi shqiptar" kjo javë e fundit e korrikut ka paraqitur edhe një herë atë pjesë të historisë së kinematografisë shqiptare aq të debatuar

Prodhimet filmike të krijuar në Shqipërinë e viteve '70 dalin nga arkivi për t'u shfaqur për publikun prizrenas. Janë katër produksione të kinemasë së diktaturës me pretendime përzgjedhjeje dhe kontekstuale që do shfaqen në qytetin historik të Kosovës.

Të konsideruara seanca me "4 tregime nga Arkivi shqiptar" kjo javë e fundit e korrikut ka paraqitur edhe një herë atë pjesë të historisë së kinematografisë shqiptare aq të debatuar. Me një lloj idhujtarie ndoshta publiku i Kosovës pret në normalitet këtë prani të filmit nga diktatura.

Ndërsa publikimi është bërë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me fondacionin "Lumbardhi", të kuruar nga Ana Grgic dhe prazantuar nga Julian Bejko.

Nga Arkivi kjo periudhë filmike, Shqipëria e '70-ës është marrë si dekadë e turbullt për popullin e shtetin shqiptar. Me këtë përcaktim naiviteti estetik ose është larg një perceptimi artistik, e sidomos atij ideologjik ose krijon një keqkuptim të krijuesit me shtetin diktatorial.

Në fakt me rastin e hapjes së këtij debati, lënë në mes dhe pa një përfundim unanim, artistët, aktorë e regjisorë nuk e kanë lëshuar "veten" për të pasur një histori të së vërtetës, përveç dëgjesës së vazhdueshme të alibisë në ndërgjegje. Në shumë raste mbeten jashtë një perspektive për të marrë vesh nëse këto produksione kërkojnë një tejkalim ideologjik apo një konservim për të pasur një "muze", për të mos konfunduar talentin e shpërdoruar me skematizmin e prodhuar, gjurmë të të cilit janë ende nëpërkëmbë edhe pas 27 vitesh kinematografi.

Megjithatë ndërhyrje, si kjo e rastit të paraqitjes së "4 tregimeve nga Arkivi shqiptar", nuk e lehtëson më pak gjendjen e një memorieje të tillë.

Produksionet që janë shfaqur prej dy netësh në Prizren, dhe vazhdojnë e shoqërohen me këto komente: Kapedani, një komedi/satirë mbi rolin e gruas dhe komentim mbi sfidat kryesore shoqërore të "Shqipërisë moderne progresive" gjatë regjimit të Hoxhës, i cili ballafaqohet me të kaluarën tradicionale dhe patriarkale;

Filmi i dytë, Rrugë të bardha, është "shembull i figurës së martirit socialist të punës, ideja e punëtorit që e sakrifikon veten për të mirën e përgjithshme të kombit, një element ideologjik prezent edhe në regjime tjera socialiste";

I treti,Tomka dhe shokët e tij, një film për fëmijët apo një film i fëmijëve, "tregim i një grupi të fëmijëve shqiptarë që i rezistojnë okupimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, një film që përmban elemente propagande po aq sa estetikë impresive neorealiste", drejtuar nga regjisorja më e famshme femër e epokës së Kinostudios, Xhanfise Kekos;

I katërti, Gjeneral Gramafoni, përmban "një kritikë të kapitalizmit përtej punës strikte, ndërsa vendos në ballafaqim nocione si të civilizuar-të prapambetur, të kultivuar-barbarë" etj./Mapo.al/

"Katër filma shumë të ndryshëm, por të prodhuar në një epokë që sinjalizoi ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore për Shqipërinë, janë të gjitha dëshmi e interesimit të Hoxhës në film si një mjet i fuqishëm për bashkëdyzimin e kulturës dhe edukimit për qëllime propagandistike", thuhet në njoftimin e publiku nga AQSH. Për t'i kontekstualizuar filmat dhe prezantuar ato, në dy seancat e para do të marrë pjesë profesori Julian Bejko nga Universiteti i Tiranës.

Filmat shfaqen në kuadër të programeve speciale të filmit të Kino Lumbardhit. Nuk dihet se kontekstualizimi do nxjerrë vlera estetike nga kinemaja e diktaturës, kur ato ishin thjesht, vetëm veprimtari ideologjike! Kur kjo ende nuk ka hyrë në një vetëdijësim për publikun në Shqipëri, si mund të marrë filtrin e duhur për një publik që ruan "idhujt", më fort se këtu?!/Mesazhi/

The post Kinemaja e diktaturës: Mbi Lumbardh 4 tregime të propagandës pa filtër appeared first on Mesazhi.com.

Sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, një i vdekur e disa të plagosur

Posted: 28 Jul 2017 12:27 PM PDT

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një supermarket në qytetin gjerman të Hamburgut.

Motivi i sulmit ende nuk dihet. Një video e postuar nga Euronews tregoi se sulmuesi ishte neutralizuar dhe ishte shtrirë në tokë nga kalimtarët.

Një dëshmitar i tha Euronews se kishte parë pesë burra që e ndiqnin sulmuesin poshtë rrugës.

Policia thotë se ata besojnë se sulmuesi veproi i vetëm. Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë për sulme terroriste për muaj të tërë. /MESAZHI/

The post Sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, një i vdekur e disa të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

Kufiri Kosovë-Serbi ne Merdare është kthyer në vend pritjesh të gjata për bashkatdhetarët

Posted: 28 Jul 2017 12:21 PM PDT

Në vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi të premten kishte kolona në të dyja anët.

Në hyrje të Kosovës bashkatdhetarët kanë pritur deri në 3 orë kurse ne dalje pritjet janë deri në 2 orë e gjysmë.

Policia e Kosovës sërish iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë pasi në Merdarë janë duke u zhvilluar punimet në vendkalimin kufitar.

The post Kufiri Kosovë-Serbi ne Merdare është kthyer në vend pritjesh të gjata për bashkatdhetarët appeared first on Mesazhi.com.

Ja disa arsye që nuk duhet të ndahen ilaçet në dy pjesë…

Posted: 28 Jul 2017 12:00 PM PDT

Shpesh herë na ka rastisur që kur jemi me ilaçe për shkak të madhësisë së saj, apo shijes së keqe e ndajmë atë në dy pjesë dhe më pas e përtypim.

Madje ka raste, kjo gjë ndodh më tepër me fëmijët e vegjël, që ua copëtojmë ilaçin, e bëjmë pluhur dhe ua përziejmë me ujë. Kjo është totalisht e gabuar.

Sipas farmacistëve, ju nuk duhet ta përdorni kurrë këtë metodë për disa arsye:

Së pari ka disa ilaçe që janë të veshura me një shtresë që nuk shihet me sy të lirë, por që shërben ai të mos përhapet në stomak menjëherë, pasi në të kundërtën do shkaktojë acarim.

Në raste të tjera, shtresat e tjera shërbejnë për ta shpërndarë ilaçin në trupin tonë në mënyrë të ngadaltë, me kalimin e kohës dhe jo menjëherë.

Nëse i ndani në dy pjesë ato, atëherë kjo shtresë shkatërrohet dhe mund t'ju shkaktojë efekte anësore ose dëmtime serioze.

E ndërsa metoda që zgjidhni për fëmijët e vegjël, pra shtypja e ilaçit mund të jetë më e rrezikshme, pasi përbërësit e tij mund të bashkohen me bakteret e mjedisit, dhe e rrezikoni me të vërtetë shumë fëmijët tuaj./Mesazhi/

The post Ja disa arsye që nuk duhet të ndahen ilaçet në dy pjesë… appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more