Skip to main content

“Nesër dita më e nxehtë, shmangni daljen në diell gjatë këtyre orareve” plus 9 more Ferizaj Press

“Nesër dita më e nxehtë, shmangni daljen në diell gjatë këtyre orareve” plus 9 more Ferizaj Press


Nesër dita më e nxehtë, shmangni daljen në diell gjatë këtyre orareve

Posted: 22 Jul 2017 10:02 AM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe mos dalin nga shtëpitë. "Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s", thuhet në njoftimin e Institutit. Situata do të jetë e ngjashme edhe në Shqipëri prandaj edhe këshillohet mosekspozimi në diell gjatë pikut të temperaturave

Shtatë vjet nga vendimi i GJND-së i cili dëshmoi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës

Posted: 22 Jul 2017 10:02 AM PDT

Kryetari i kësaj gjykate aso kohe, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

"Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare".

Ovada theksoi se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

"Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit", tha presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada.

Me 10 vota pro dhe katër kundër, gjykata njëzëri vendosi se pavarëssia e Kosovës ishte e ligjshme.

Sipas organeve të kësaj gjykate, Kosova me shpalljen e pavarësisë nuk e kishte shkelur as rezolutën 1244 dhe as kornizën e UNMIK-ut.

Ndaj këtij vendimi kishte reaguar ashpër Serbia, propaganda e së cilës në këtë rast nuk kishte kryer punë. /Lajmi.net/

Kompanitë ankohen se s’po gjejnë punëtorë krahu e të kualifikuar

Posted: 22 Jul 2017 10:01 AM PDT

Ndonëse shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet e lartë, sipas disa bizneseve private, shpesh ndodh që të papunët nuk janë të interesuar të punojnë në këta sektorë. Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve, thonë se mosgatishmëria e qytetarëve për të punuar punë sezonale, paraqitet për shkak të kushteve të vështira në kompanitë private.

Një ndër kompanitë vendore që për çdo sezon përballet më mungesën e punëtorëve, është kompania "Pestova", e cila merret me përpunimin e patates.

Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie thotë për Radion Evropa e Lirë segjatë kësaj periudhe për çdo ditë i nevojiten nga 20 punëtorë të rinj, por që, sipas tij, qytetarët po hezitojnë ta punojnë vjeljen e patates.

Ai tregon se paga mujore për punëtorët e interesuar është 450 euro, tetë orë punë dhe dy shujta ushqim gjatë ditës.

"Ne jemi në vlugun e punës, por punëtorë nuk po gjejmë. Nuk dëshirojnë të punojnë, edhe pse i kanë kushtet e mira. Ata dëshirojnë të punojnë në zyre, në fabrikë, kurse në ara nuk janë të interesuar të punojnë".

"Në Kosovë, po e them me mllef, nuk është e vërtetë se ka papunësi, por ka papunëtorë. Lokalet, kafenetë janë plot të rinj, e punë nuk dëshirojnë", shprehet Kosumi.

Edhe sektori i ndërtimtarisë përballet po me këtë problem. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Brahim Selimaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky sektor me mungesë të punëtorëve përballet gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës.

Si problem kryesor, ai e përmend mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

"Mungesë tjetër e punëtorëve në treg, janë ata të kualifikuar. Unë mendoj se është mungesë e gatishmërisë së të papunëve që të dalin në treg dhe të punojnë", pohon ai.

Por, të rinjtë japin mendime të ndryshme sa i përket interesimit për punë sezonale.Blerta Gashi, studente në Fakultetin Juridik, thotë se do të pranonte të punonte, por vetëm në drejtimin që studion.

"Nëse ka kushte të mira të punës dhe pagë të mirë, pranoj të punoj, por vetëm punë që lidhen me drejtimin juridik", thotë ajo.

Kurse, Lindi Bekteshi, thotë se nuk dëshiron të punojë gjatë kohës së verës. Ai thotë se sezonin e verës dëshiron ta shfrytëzojë për pushime dhe takime më të shpeshta me shokë.

Përurohet fabrika për prodhimin e dyerve automatike për garazha në Babush të Muhaxherëve

Posted: 22 Jul 2017 08:44 AM PDT

Fabrika për prodhimin e dyerve automatike për garazha "Bali" në Babush të Muhaxherëve nga sot ka zgjeruar kapacitetin e prodhimit me një linjë të re prodhimi duke punësuar edhe 12 punëtorë të rinjë. Në hapjen e linjës së re prodhuese mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Faruk Guri.
Ai me këtë rast ka përgëzuar bizneset dhe konkretisht fabrikën "Bali" e cila duke rritur prodhimet e saj po i kontribuon edhe komunës e shtetit në shumë mënyra.
"Çdo herë kur hapet një biznes gëzohet ai që e hap ,por gëzim është edhe për të tjerët e në këtë rast dhe për mua si kryetar komune . E konsideroj veten me fat që jam kryetar i 11 mijë e 700 bizneseve që operojnë në komunën e Ferizajt të cilat të gjitha janë aktive dhe të suksesshme dhe përcaktuese për rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale të popullatës së këtushme.
Hapja e bizneseve e lehtëson jetën edhe për faktin se zbrit numrin e të papunëve që është qëllim dhe synim edhe qeverisë komunale. Sot jam këtu bashkë me kryesuesin e Kuvendit i cili natyrisht që ka zbatuar të gjitha procedurat për dhënien e pasurive të patundshme për vendosjen e këtyre bizneseve të fuqishme të komunës së Ferizajt për të cilat tregu i Kosovës tashmë po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Këto prodhime tashmë kanë pushtuar edhe tregjet e rajonit por edhe ato të shteteve të zhvilluara të Bashkimit Evrpoian." deklaroi kryetari Svaqra në fjalën e tij.
Kryetari Svarqa ka ritheksuar edhe një herë se komuna e Ferizajt tashmë ka marrë primatin e një komune të zhvilluar në raport me të gjitha komunat e tjera të Kosovës , si fuqi e dytë ekonomike pas Prishtinës duke marrë pjesë në buxhetin e shtetit me më shumë se 360 milionë euro në vit.
Ai uroi që të gjenden sa më shumë partnerë afaristë nga vendet e ndryshme të botës për të zhvilluar tregti të dobishme, ngase sektori privat po ec me hapa të shpejtë dhe po konsiderohet mjaft stabil.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast ftoi të gjitha bizneset të bashkëpunojnë me komunën për secilin shqetësim apo ide që kanë në kuadër të kompetencave që ka komuna.
Drejtues të Kompanisë "Bali" pohuan se kanë edhe plane të tjera për t'u zgjeruar me punëtorë dhe prodhim, por telashet me energjinë elektrike i kanë detyruar të ngecin paksa . Ndërkaq kryetari Svarqa u zotua se do të ngrisë këtë shqetësim të këtij biznesi dhe të bizneseve të tjera deri në instancat qeveritare, por mundësia për ndonjë marrëveshje a po ndërhyrje nuk ekziston sepse kompania KEDS operon si e pavarur dhe nuk u përgjigjet organeve lokale.

  

Zbulohen 173 xhihadistë, ishin të gatshëm ta sulmonin Europën

Posted: 22 Jul 2017 03:24 AM PDT

Shërbimeve të inteligjencës iu është dhënë një listë me më shumë se 170 militantë të ISIS , të cilët mund të kryejnë sulme mizore në Europë, raporton The Guardian, transmeton gazetametro.net.

Lista e 173 luftëtarëve të rrezikshëm është përhapur nga Interpol.

Sipas gazetës, shërbimet e sigurisë kanë frikë se disfatat ushtarake në Irak dhe Siri do të nxisin përkrahësit e grupit xhihadist që të përpiqen të hyjnë në Evropë.

Një listë prej 173 sulmuesve të mundshëm vetëvrasës është ndarë në mes të agjencive të inteligjencës nga Interpol.

Raportuesit e këtij lajmi, kanë thënë se detajet e këtyre personave që janë rrezik potencial, janë përpiluar nga FBI dhe janë në Europë.

Një shënim së bashku me listën thotë se: "Xhihadistët janë identifikuar përmes materialeve që u gjenden në vendet e fshehura të organizatës terroriste ISIS (shtetit islamik të Irakut dhe Levantit)".

Me tej thuhet se këta persona mund të kenë shfaqur vullnetin për të kryer një sulm vetëvrasës ose martirizim për të mbështetur Islamin.

Megjithatë, një shef i inteligjencës amerikane tha se vlerësimet më të fundit sugjerojnë se mijëra të huaj që luftojnë për ISIS mund të qëndrojnë në Irak dhe Siri në vend që të kthehen në vendet e tyre.

Zyrtari i PDK’së thotë se marrëveshja me LDK’në s’ka shpëtim

Posted: 22 Jul 2017 03:23 AM PDT

Ofertat për LDK'në për ndërtimin e Qeverisë po vazhdojnë prej zyrtarëve të PDK'së.

Pasi e morën një deputete, tash, po paralajmërojnë se do të bëjnë marrëveshje me krejt LDK'në.

Këtë po e thotë ish-deputeti i PDK'së, Rrustem Mustafa. Ai ka thënë se s'ka shpëtim nga marrëveshje me LDK'në.

"Marrëveshje politike me LDK! Nëse ne nuk e bëjmë hapin për të lëvizur, do të mbesim ne vendin e njëjtë! Është momenti që përgjegjësitë dhe detyrat tona t’i përfundojmë në kohë! Një fjalë e urtë popullore thotë:  

IHK paralajmëron: Nga ora 9 deri 17 mos dilni jashtë shtëpive

Posted: 22 Jul 2017 01:17 AM PDT

"Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s", thuhet në njoftimin e Institutit.

Pamje nga super-aksioni i antidrogës në Mitrovicën e Veriut (Video)

Posted: 22 Jul 2017 01:17 AM PDT

Emisioni Drejtësia në Kosovë ka sjellë pamje ekskluzive të njërit nga aksionet më të mëdha antidrogë në vend.

Aksioni i zhvilluar dy javë më parë dhe i shtrirë në shtatë regjione të vendit dhe është ndjekur nga shtatë ekipe reporterësh të Drejtësia në Kosovë.

Ky operacion ka rezultuar me 25 persona të arrestuar konfiskimin e 4 armëve të zjarrit 18 fishekëve 14.6 gramë marihuanë, 4 gramë heroinë, 15 thika, një shufër metali, një shufër gome, dy mullinj për bluarjen e marihuanës, dhe disa gjëra tjera ilegale.

Ambasadori amerikan në Beograd ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Posted: 22 Jul 2017 01:16 AM PDT

"Ajo çfarë ka kërkuar Brukseli, gjë të cilën e kanë pranuar Kosova dhe Serbia, është koncepti i normalizimit të raporteve të ndërsjella dhe shpresoj që së shpejti do të shohim një përparim në dialogun e Brukselit", ka thënë Scott për gazetën serbe "politika", përcjell Telegrafi.Ambasadori amerikan thotë se SHBA-të dhe Serbia nuk pajtohen lidhur me çështjen e Kosovës, sepse SHBA e ka njohur pavarësinë e Kosovës kurse Serbia jo, por të dyja palët pajtohen se duhet të shfrytëzohet dialogu i Brukselit në mënyrë që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë të shkojnë drejt normalizimit më të mirë."Tash nga të dyja palët pritet që të plotësojnë të gjitha obligimet që kanë marrë në kuadër të këtij procesi", tha Scott.

Mogherini në Greqi foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Posted: 22 Jul 2017 01:16 AM PDT

E pyetur nëse është e kënaqur me ecurinë e reformave në Shqipëri, Mogherini ka deklaruar se puna që bëhet me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, fokusohet në prioritetet që para së gjithash u referohen qytetarët e këtyre vendeve, përcjell Top Channel.

"Udhëheqja aktuale politike në Shqipëri është marrë veçanërisht me reformat në tërësi, por edhe me reformën kundër korrupsionit si dhe me gjithë ato reforma ekonomike dhe sociale që nevojiten", ka thënë ajo.

"Me vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtarë të BE-së, ajo që po bëhet, është qasja dhe afrimiteti për të mbështetur reformat që kanë prioritet qytetaret, shoqëria, qoftë në fushën e qeverisjes, te shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit, të reformave tradicionale dhe sociale. E gjithë kjo, së bashku, formojnë një objekt të vazhdueshëm të punës që bëjmë me të gjitha këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë", është shprehur Mogherini.

Gjithashtu, zyrtarja e lartë europiane ka nënvizuar se ka shanse që do të shfaqen në muajt e ardhshëm për sa i përket edhe çështjes së emrit të fqinjit verior të Greqisë,duke sqaruar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm grek edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën në rajon.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka thënë se Athina mbështet politikën që ndjek BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konkretisht për Shqipërinë, ai ka theksuar se Athina i jep gjithnjë dhe kurdo që i është kërkuar, ndihmë Tiranës për të përmbushur pesë kriteret e përcaktuara nga Brukseli.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more