Skip to main content

“Nga 3 Gushti treni i orës tetë Ferizaj-Hani i Elezit nuk qarkullon më” plus 9 more Ferizaj Press

“Nga 3 Gushti treni i orës tetë Ferizaj-Hani i Elezit nuk qarkullon më” plus 9 more Ferizaj Press


Nga 3 Gushti treni i orës tetë Ferizaj-Hani i Elezit nuk qarkullon më

Posted: 31 Jul 2017 07:05 AM PDT

Treni i cili ka çarkulluar nga Fushë Kosova deri në Han të Elezit që nga 3 Gushti më nuk do të ççarkulloi. Nëpër Ferizaj do të kaloj vetëm treni i vijës Prishtin -Shkup sipas orarit të mëparshëm. Ndërprerja e vijës Fushë Kosovë- Hani i Elezit do të jetë një hendikep i madhë për punëtorët dhe n ënësit e regjionit të Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i HK-Trainkos  përmes një komunikate.

Kjo është komunikata e plotë  e Bordt të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të  HK-Trainkos.

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i HK-Enter Trainkos Sh.A, për shkak të pamundësisë së mbajtjes në funksion të të gjitha linjave të trenave në transportin e udhëtarëve, të gjithë qytetarëve, në veçanti udhëtarëve që përdorin trenat si mjet udhëtimi u drejtohet me këtë:

 

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Me keqardhje ju njoftojmë se nga data 03.08.2017 të gjithë trenat në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit nuk do të jenë në operim.

Ndalimi i trenave në këto linja vije në mungesë të mjeteve financiare të cilat nuk janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Mjetet e ndara për këtë transport nga QRKS janë shpenzuar në muajin qershor të këtij viti. Deri më tani trenat janë mbajtur në operim me mjete vetanake nga ana e ndërmarrjes, por mbajtja e tyre më gjatë në operim është e pamundur.

Trenat që nuk do të jenë në operim janë të gjitha linjat në relacionin:

Prishtinë – Pejë dhe anasjelltas

Fushë Kosovë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.

E vetmja linjë që do të mbahet në operim në transportin e udhëtarëve mbetet ajo Prishtinë – Shkup – Prishtinë.

Transporti hekurudhor i udhëtarëve në çdo vend konsiderohet si shërbim publik për  të cilin qeveritë e të gjitha vendeve i porosisin këto shërbime dhe njëkohësisht i mbulojnë edhe shpenzimet e tyre. Ashtu edhe në vendin tonë, në bazë të Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, autoriteti kontraktues (Ministria e Infrastrukturës) parashihet që t'i mbulojë të gjitha këto shpenzime, për aq më shumë edhe lejohet një marzhë modeste e fitimit për operatorin hekurudhor. Fatkeqësisht, që nga ndarja e Hekurudhave të Kosovës në vitin 2011 këto shpenzime nuk janë mbuluar të gjitha nga ana e Qeverisë por humbjet janë mbuluar me mjete vetanake. Nga kjo periudhë, shtator 2011, janë rreth pesë milion euro shpenzime të cilat ndërmarrja i ka mbuluar nga buxheti i saj.

Çështjen e mosmbulimit të plotë të shpenzimeve e kemi adresuar në vazhdimësi te autoritetet kompetente por ende nuk i është dhënë zgjidhje këtij problemi. Po ashtu edhe njoftimin për pamundësinë e mëtejme të operimeve e kemi dërguar te institucionet e vendit dhe presim që kjo çështje të trajtohet nga ana e tyre.

Të nderuar qytetarë,

Sinqerisht kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj! Ne besojmë dhe presim që Qeveria e vendit se do ta trajtojë këtë çështje dhe do të gjejë zgjidhje të qëndrueshme ashtu siç është definuar edhe me Ligjin për hekurudhat e Kosovës.

Fushë Kosovë                                                                       Menaxhmenti i HK- Trainkos Sh.A

31.07.2017

Svarqa inkurajon bashkatdhetarët që të investojnë në Ferizaj

Posted: 31 Jul 2017 05:38 AM PDT

Ferizaj.31.07. 2017. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa ka qenë nikoqir i takimit me bashkatdhetarët tanë që po kalojnë pushime në vendlindje, në të cilin këta të fundit i ka njoftuar me zhvillimet aktuale në komunë, planet, investimet dhe prioritetet për të ardhmen, duke e vënë theksin në kontributin që ka dhënë mërgata jonë gjatë viteve në shumë rrafshe.

Kreu komunal i ka inkurajuar gjithashtu bashkatdhetarët tanë që të investojnë kapitalin e tyre në atdhe përmes hapjes së bizneseve, e me këtë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Svarqa ka vlerësuar se bashkatdhetarët tanë janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe social.

"Komuna e Ferizajt tashmë po merr primatin e komunës më të zhvilluar pas Prishtinës që gjithsesi që është kontribut edhe i mërgatës shqiptare. Ne gjithsesi po punojmë të evidentojmë njerëz të suksesshëm të cilët mund të bashkëpunojmë përmes bizneseve komplementare që tashmë atdheun ta shohin si vend i cili mund të përfitojmë dhe fitojmë përmes investimeve sepse nuk është e thënë që tanë jetën me dërgu vetëm remitenca këtu, pa të cilat nuk kishim ardhur në këtë nivel ku jemi të zhvillimit, sepse sipas statistikave komuna e Ferizajt ka 47 mijë mërgimtarë të cilët janë konsideruar si burimi kryesor i financimit të familjeve dhe të banorëve në komunën e Ferizajt. Tash komuna e Ferizajt jo vetëm përmes këtij financimi, por edhe përmes kontributit dhe angazhimit që ka si pjesë e mërgimtareve që punojnë tash përmes lidhjeve me bazën amerikane të kampit Bonstill, sepse një pjesë e mërgimtareve shkojnë edhe në vendet në lindjes se mesme, si në Irak, Afganistan dhe vende të tjera, po ashtu kanë ndihmuar edhe në formimin e bizneseve të reja të vogla të cilat tashmë, po e marrim primatin e bizneseve të mesme zhvillimore", është shprehur kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se në komunën e Ferizajt, janë 11 mijë e 700 biznese, që sipas tij, këto biznese mbushin edhe arkën e buxhetit të Republikës së Kosovës. Kryetari Svarqa, tha se buxheti i Republikës së Kosovës është 2 miliard euro, ndërsa komuna e Ferizajt kontribuon me 360 milion euro në vit.

"Ferizaj viteve të fundit ka pasur përfitimet më të mëdha nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga të gjitha pushtete që nga pas lufta. Megjithatë akoma nuk janë konform mbushjes së buxhetit që bën Ferizaj në nivel të Kosovës. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjitha projektet që i kemi marr nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilat kemi bashkëpunuar ngushte duke konkurruar me projekte të rëndësishme po që kanë pasur kode buxhetore të ndryshme të komunave në mes vete në të cilin projekt Komuna e Ferizajt ka përfituar më së shumti, sepse në emër të lidhjes me komunën e Lipjanit kemi përfituar projekte për lidhjen e Mirashit Fushës se madhe dhe Cërnillës. Në emër të lidhjes së Shtime kemi përfituar magjistralet të cilat për fat të keq ende nuk kanë filluar për shkak të stërgjatës së procedurave që duhet të implementohen siç është rruga nga Babushi-Tërrni-Lubovci deri në Koshare, por kemi përfituar një projekt tjetër prej Prelezit të Jerlive deri në fshatin Lloshkobare , po ashtu edhe projekt të tjera nga unaza e jashtme në kuadër të lidhjes me Shtërpcën psh për Greme-Burrnik-Gackë si dhe Pleshinë-Kashtanjvë, ndërsa në emër të lidhjës me Vitinë kemi përfituar projektin për rregullimin e rrugëve kryesore përmes Komogllavës deri në Tërrstenik si dhe një unazë të jashtme të komunës së Ferizajt e cila ka një gjatësi prej 30 kilometrash e cila është në fazën përfundimtare të hapjes si një nga rrugët alternative që lidh fshatrat më të rëndësishme të komunës së Ferizajt", ka potencuar kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se këto ditë do të fillojë realizmi i një projekti që lidh komunën e Ferizajt dhe Gjilanit përmes fshatit Rahovicë dhe Kishnapolë, i cili do të kushtoj kushton 3 milion euro.

Kryetari Svarqa, të pranishmit i ka njoftuar edhe për projekte të tjera siç janë ato shëndetësore, arsimore, kulturore dhe sportive. Ai është ndalur edhe tek rregullimi i sheshit të qytetit, me ç'rast ka thënë se shumë shpejt do të realizohet dhe faza finale e këtij projketi madhor për këtë qytet.

"Ne mendojmë se më këtë Ferizajt do ti japim një pamje krejtësisht tjetër dhe në të ardhmen të punojmë për integrimin të qytetit të Ferizajt, përmes hekurudhës nën tokë sepse e vetmja zonë ku ndahet përgjysmë ky qytet, por e vetmja mundësi që të krijojmë kapacitete për rregullimin e rrugës me katër korsi, rrugës "Ahmet Kackiku" në mënyrë që përgjatë kësaj të kemi një bulevrad një shëtitore të shoqëruar edhe më drunjë dekorativ, ulëse, ndriçime pikërisht ashtu siç mund të jetë edhe në vendet prej nga vini ju", tha Svarqa.

Ai më tej ka siguruar bashkatdhetarët tanë se qeveria lokale është shumë e përgjegjshme, e vëmendshme dhe mirënjohëse për angazhimin e tyre dhe falënderuese për gjithçka kanë bërë dhe po bëjnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Ferizajt.

"Ne konsiderojmë bashkëpunimin e të gjithë qytetarë tepër të rëndësishëm për zhvillim por edhe komunikim me hulumtimin, evidentimin për zgjidhjen e probleme që ndërlidhet jeta e qytetarëve tanë. Nuk ka asnjë vendbanim qoftë rural, apo urban që nuk është duke u punuar, nuk ka asnjë shërbim cilësor që nuk është vën në dobi të qytetareve, sepse të gjitha shërbimet kërkesat realizohen me shpejtësi gjithë që kanë për të kryer një punë në komunën e Ferizajt, nuk presin, sepse ne kemi vendos edhe sistemin elektronik dhe të gjitha këto janë në shërbimin tuaj", ka thënë Svarqa.

Bashkatdhetarët që ishin prezent në këtë debatit kanë shprehur interesimet e tyre lidhur me shumë çështje.

Nerxhivane Ferati, është interesuar për shumë projekte, por theks të veçante i ka kushtuar edhe çështjes së të sëmurëve me kancer se çka është duke bërë komuna e Ferizajt për këtë çështje. Ndërsa Fatmir Ibrahimi, ka falënderuar Komunën e Ferizajt, për të gjitha projekte që po bën në ë mirë të qytetareve të Ferizajt.

Në interesimet e tyre janë përgjigjur kryetari Svarqa dhe drejtorët e drejtorive komunale.

 

Ramush Haradinaj takon njërin prej figurave kryesore të serbëve të Kosovës (FOTO)

Posted: 31 Jul 2017 05:05 AM PDT

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se gjatë takimit në mes të Haradinajt dhe Radojicic, është diskutuar lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në Qeverinë e drejtuar nga Haradinaj. 

Siç mëson Express palët kanë rënë dakord që serbët e Kosovës të përfshihen në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.Takimi është zhvilluar në njërin nga restorantet në kryeqytet, atë në 'Tiffany'.

Ndërkohë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me datë 3 dhe 4 gusht. Më 3 gusht do të zgjidhet i nominuari për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, Kadri Veseli, si dhe me katër gusht, saktësisht të premten parashihet të emërohet kryeministri i vendit./Express/

Thaçi priti kongresmenin amerikan, Devin Nunes

Posted: 31 Jul 2017 05:05 AM PDT

Presidenti Thaçi ka falënderuar kongresmenin Nunes për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

"Jemi partnerë dhe miq, kemi marrëdhënie të veçantë, sepse ndajmë dhe angazhohemi për të njëjtat vlera", u shpreh Presidenti Thaçi.

Sipas një komunikate të Presidencës, Thaçi gjithashtu u shpreh se Kosova në vetëm një dekadë si shtet ka arritur suksese të mëdha në ndërtimin e institucioneve demokratike, ekonomisë dhe sundimit të ligjit.

"Nënshkrimi i MSA-së dhe marrja e statusit të vendit kandidat për MCC janë konfirmim i këtyre të arriturave të Kosovës", u shpreh ai.

Presidenti Thaçi më tej tha se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe konfirmoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet.

"Jemi të pa-kompromis në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit", u shpreh Presidenti Thaçi.

Kongresmeni Nunes u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin e Evropës Juglindore.

Presidenti Thaçi në fund theksoi se prezenca amerikane në Ballkan është qenësore për paqen, zhvillimin dhe integrimin e rajonit.

Momenti kur piloti shpëton jetën e 121 pasagjerëve (Video)

Posted: 31 Jul 2017 05:05 AM PDT

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kapitenin Alexander Akopov, i cili punon për kompaninë turke AtlasGlobal, të cilit i është dhënë 'Urdhri për guximin' pas uljes së aeroplanit të pasagjerëve të dëmtuar nga breshëri në aeroportin Ataturk të Stambollit gjatë një stuhie të ashpër të enjten.

Siç thuhet më tej, ai shpëtoi jetën e 121 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit duke ulur aeroplanin Airbus A320 pas erërave të paharrueshme, shiut dhe breshrit që goditën hundën dhe xhamin e avionit.Mediat shkruajnë se gjashtëmbëdhjetë aeroplanë të tjerë u kthyen nga destinacioni i tyre i planifikuar, aeroporti i Ataturkut, Stamboll.

Të paktën dhjetë vetë u lënduan – dy prej tyre seriozisht – kur një stuhi e dhunshme goditi Stambollin, Turqi, duke "bombarduar" qytetin me breshër dhe zhytur pjesën më të madhe të qytetit në ujë.

Stuhia, e cila zgjati vetëm 20 minuta, paralizoi trafikun dhe shkaktoi përmbytje të papritura.Zyrtarët thanë se më shumë se 7,000 punonjës emergjent u angazhuan për të ndihmuar pas stuhisë e cila shkuli 230 pemë, shkatërroi 90 kulmet dhe shkaktoi zjarre nëpër Stamboll. 

Zëvendësi i Vucicit tregon pse kryeministri është zbutur karshi Kosovës

Posted: 31 Jul 2017 05:04 AM PDT

Ai ka thënë për RTS se gjendja e konfliktit të ngrirë, të cilën e ofrojnë shumë prej partive politike është kundër interesave të Serbisë.

"Në sajë të serbëve që jetojnë në Kosovë, Serbia është në një pozitë për të negociuar në mënyrë legjitime dhe për të mbrojtur interesat e saj shtetërore dhe kombëtare. Për sa kohë që serbët të jetojnë në jug kjo mundësi ekziston" ka deklaruar zëvendëskryeministri serb.

Më tej, Ljajiq  ka thënë se është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic doli me idenë për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi sipas tij, serbët do të mund të mbetnin pa asgjë në Kosovë.

Ljajiq ka thënë se përmes normalizimit të marrëdhënieve (në mes të Kosovës dhe Serbisë) shteti serb fiton mbështetje financiare në projekte infrastrukturore, mbështetje në proceset integruese dhe se Serbia do të eksportoj më shumë mallra në Kosovë sesa në shumë shtete tjera. 

Hulumtimi i gazetës serbe

Posted: 31 Jul 2017 05:04 AM PDT

Ftesa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një dialog të brendshëm mbi Kosovën dhe Metohinë, siç vazhdojnë Beogradi zyrtar dhe mediat e atjeshme ta quajnë Republikën e Kosovës (në vazhdim do t'i referohemi vetëm si Kosovë), me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme e cila do të përjashtonte konfliktin si opsion, ka nxitur ditëve të shkuara rikujtimin e propozimeve të mëhershme se si të zgjidhej nyja e Kosovës, shkruan "Novosti". Në kërkim të modeleve të zbatueshme gjatë disa dekadave të shkuara shpesh janë analizuar përvojat e provuara ndër vende në gjithë botën, nga autonomitë më të gjera deri te ndarja me kufij, ndërsa "Novosti" ka veçuar disa nga më të përfolurat në opinion (të përkujtojmë se Serbia vazhdimisht është përpjekur që me propozimet e veta të mjegullojë qëllimin e saj për ta mbajtur Kosovën të okupuar, ose për t'i shkëputur pjesën që do ta bënte të pavlerë atë që do të mbetej jashtë saj. Kështu sugjerojmë të lexohet edhe ky hulumtim i kësaj gazete, e cila bëhet sikur nuk ka ndodhur asgjë në Kosovën e 20 vjetëve të fundit – plotësim i redaksisë).

1. Ndarja në territor shqiptar dhe serb

Akademiku, tash i ndjerë, Dobrica Qosiq, çështjen e Kosovës e kishte hapur në mbledhjen e Komitetit Qendror (të LKJ) më 1968, ndërsa nga fillimi i viteve të tetëdhjeta e konsideronte ndarjen si një zgjidhje të qëndrueshme. Sipas tij, kjo do të ishte një kufizim i drejtë, me kompromis dhe i qëndrueshëm dhe e vetmja mënyrë për të evituar antagonizmat shekullor midis shqiptarëve e serbëve. Do të ndalej ekspansioni shqiptaromadh dhe do të krijoheshin kushtet për jetë normale të të dy popujve, ndërsa kufizimi i serbëve dhe shqiptarëve do të ishte pa synimin për territore të pastra etnike. Manastiret mesjetare serbe do të fitonin pozitë vetadministrimi sipas modelit të Atosit (Atosi është një ishull në Greqi, në të cilin jetojnë murgj dhe pushtetin e ushtron Kisha Ortodokse Serbe, ndërsa shteti grek nuk ushtron asnjë ingerencë as politike, as juridike. Shkurt, është shtet në shtet, – sqarim ynë).

Një nga opsionet e përpunuara për ndarje e dr. Millovan Radovanoviqit ishte që Krahina të zvogëlohej për 40 për qind në favor të Serbisë, ndrësa 60 përqindshi tjetër, që do t'u mbetej shqiptarëve, të fitojë autonomi të gjerë, pa mundësi që ajo të rrezikojë sovranitetin e Serbisë.

Ndaj idesë për ndarje pala shqiptare përgjigjej me propozimin për "shkëmbim territoresh": nëse vija ndarjes tërhiqej diku përmes Kosovës, shqiptarëve t'iu bashkohen edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja.

Do thënë se ndarja asnjëherë nuk ka qenë propozim zyrtar shtetëror i Beogradit, shkruan "Novosti", transmeton Koha.net.

2. Rajonet, kantonte dhe rregullimi i ri

Rajonizimi i RFJ ose ndarja në 13 rajone (koncept i Miodrag Joviçiqit) kurse Kosova dhe Metohia (Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, siç e quanim dikur ne shqiptarët Kosovën – sqarim ynë), sipas atij propozimi do të ishin dy rajone të veçanta.

Krijimin e pesë kantoneve për serbët e Kosovës e kishte propozuar historiani Dushan T. Batakoviq më 1998. Sipas këtij plani, të cilin ky e kishte quajtur rirregullim territorial dhe jo ndarje, qytetet në Krahinë do të ishin nën administrim të përzier shqiptaro-serb, , ndërsa pesë kantone do të përfshinin kryesisht territoret agrare me shumicë serbe, të cilave do t'u bashkëngjiteshin manastiret me pronat që i kanë pasur deri në luftën më 1941, para eksproprijimit. Kufijtë e komunave do të ndryshonin, në mënyrë që të krijohet mundësia për formimin e komunave të vogla që do të mblidhnin lokalitete e fshatra kryesisht me popullsi serbe. Shqiptarëve, ndërkaq, do t'iu lihej mundësia që vetë të zgjedhin llojin e rregullimit.

3. Krijimi i shtetit klasik unitar

Shndërrimi i RFJ në shtet klasik unitar, në të cilin do të suprimoheshin krahinat autonome (dikur propozim i Republikës Socialiste të Serbisë).

4. Shkëmbimi dhe kopjimi i Republika Srpska

Qysh nga fundi i viteve të '90-ta spekulohej se oferta e Beogradit për bashkësinë ndërkombëtare mund të ishte shkëmbimi i territoreve: Kosova për Republika Srpska. Një dekadë më vonë u shfaq ideja që veriu i Kosovës të fitojë autonominë më të gjerë të mundshme territoriale, thelbësore dhe të jetë njëfarë entiteti, ngjashëm me Republika Srpska.

5. Statusi federal si një zgjidhje e mundshme

Fillimisht nga fundi i viteve të '90-ta flitej se do të duhet të shqyrtohej që Kosovës t'i jepet statusi federal, përkatësisht që ajo të jetë republika e tretë në kuadër të RFJ-së (shteti në të cilin kishin mbetur Serbia dhe Mali i Zi aso kohe quhej Republika Federative e Jugosllavisë – sqarim ynë). Pak më vonë, idenë mbi federalizmin e Kosovës dhe mbi statusin e serbëve si popull konstituiv dhe jo të pakicës kombëtare në Kosovë e kishte shpjeguar edhe Zoran Gjingjiq në intervistën e fundit dhënë "Novostit" më 7 mars 2003. Ai priste që në Këshillin e Sigurimit të diskutohej për këtë model, e nëse ky nuk funksionon, si udhëkryq tjetër shihte bisedimin rreth "njëfarë modeli qipriot për Kosovën, me një zhvendosje territoriale të civilizuar të popullsisë". Me federatën e Kosovës Serbia do të kishte raporte asimetrike – me entitetin serb lidhje të dyfishta, ndërsa me atë shqiptar pak më të lirshëm. Por nëse edhe kjo nuk do të funksiononte, atëherë, kishte thënë Gjingjiq, duhet të pasojë një lloj "kufizimi intern":

Varianti i fundit rezervë është: konferencë ndërkombëtare në të cilën do të shihej se si e gjitha të zgjidhej përgjithmonë.

6. Modeli i Tirolit të Jugut

Shpesh është përmendur si model (modeli i Tirolit të Jugut – plotësim ynë) elementet e të cilit ndoshta janë më të zbatueshmit në rastin e Kosovës dhe për AKS-në (Asociacionin e Komunave Serbe) e ardhshme. Pas Luftës së Parë Botërore Tiroli Jugor u shkëput nga Austria dhe iu bashkua Italisë, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, në bazë të Marrëveshjes së Parisit iu dhanë të drejta të gjera pakicës gjermane. Në Tirolin Jugor jetojnë rreth 35 për qind gjermanë dhe rreth 60 për qind italianë. Se si funksionon ai model, "Novosti" citon deklaratën e vitit 2014 të Tomas Vidmanit, kryetarit të Kuvendit të Tirolit Jugor:

"Një varg kompetencash ligjore dhe administrative janë transferuar në Tirolin Jugor. Krahina ka kompetenca primare e sekondare, por ekzistojnë edhe kompetencat e shtetit. Në kompetencat primare bëjnë pjesë kultura, çerdhet, çështjet sociale, rrugët, transporti lokal publik, tregtia, industria, mbrojtja civile… Në kuadër të këtyre fushave Tiroli Jugor mund të nxjerrë ligje pavarësisht nga dispozitat shtetërore. Kompetenca sekondare janë sporti, arsimi dhe shëndetësia, ndërsa mbrojtja, policia, gjyqësia dhe fi8nancat janë në dorë të shtetit.

7. Më shumë se autonomi, më pak se republikë

Një dekadë para se njëanshëm Kosova të shpallte pavarësinë, në qarqet ndërkombëtare fillimisht u shfaq formula "Më shumë se autonomi, më pak se republikë", ndërsa më vonë gjatë negociatave me palën shqiptare, oferta serbe ishte: "Më shumë se autonomi, më pak se pavarësi". E para vetëkuptonte një status të ngjashëm çfarë ia kishte mundësuar Kushtetuta e vitit 1974, me pjesëmarrje të barabartë në nxjerrjen e ligjeve federative, nxjerrjen e pavarur të Kushtetutës së vet, Kryesi të vet (si republikat e tjera – sqarim ynë).

E dyta kishte domethënien e zgjerimit të autonomisë në krahasim me atë të vitit 1999 dhe me garanci ndërkombëtare.

8. Ishujt Olande nuk kanë sovranitet

Ishujt (Olande) nuk janë të pavarura, kanë qeverinë e vet, parlamentin, flamurin, policinë… por sovraniteti i takon Finlandës. Kanë më pak se 30 mijë banorë, nga të cilët 90 për qind janë suedezë, ndërsa finlandezë rreth njëmijë.

9. Plani i Marti Ahtisaarit

Plani i të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari Kosovën e parasheh si shoqëri multietnike, ndërsa ushtrimi i pushtetit do të mbështetej në barazinë e të gjithë qytetarëve. Parasheh autonomi të gjerë për komunat serbe nën pushtetin e plotë të Prishtinës.

Kisha Ortodokse Serbe (SPC) në Kosovë do të njihej si pjesë e SPC të Beogradit, ndërsa institucionet dhe autoritetet e Kosovës do të kishin qasje në hapësirat e saj me lejën e Kishës Ortodokse Serbe. Këshilli i Sigurimit të KB, pas vetos ruse, e ka hedhur poshtë Planin e Ahtisarit.

10. Një shtet me dy sisteme

një shtet, por dy sisteme, përkatësisht Hong Kongu është shembull i autonomisë së gjerë pjesë të të cilës pala serbe i ka "ftuar në ndihmë" gjatë negociatave me shqiptarët e Kosovës. Dallimi me Kosovën është se në Hong Kong shumica e popullsisë janë kinezë. Pas rikthimit nën sovranitetin e Kinës më 1997, një shekull e gjysmë me pushtet britanik, Hong Kongu u shndërrua në krahinë të veçantë administrative. Ka valutën e vet, pushtetin ligjvënës dhe sistem të pavarur gjyqësor, por Kongresi Kombëtar Gjithëkinez mund të anulojë ligjet e Hong Kongut.

11. Marrëveshja midis dy Gjermanive

Me marrëveshjen nga viti 1972, Republika Federale Gjermane (Gjermania Perëndimore) dhe Republika Demokratike Gjermane (Gjermani Lindore) askund nuk përmendet njohja reciproke e të dy shteteve, por parashihet se ato do të zhvillojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe moscenimi i kufijve të përbashkët si dhe se do të lidhin një varg marrëveshjesh nga fusha e ekonomisë, kultura, shëndetësia, telekomunikacioni, sporti. Edhe ky model është përmendur gjatë negociatave me Kosovën më 2007 (e ka parashtruar përfaqësuesi i BE në "treshen" ndërmjetësuese Vofgang Ishinger), madje përmendet edhe sot nga pala e politikanëve perëndimorë, ndrësa argumenti kryesor i kundërshtarit të kësaj zgjidhjeje është se në të dy Gjermanitë jetonin gjermanë, ndryshe nga struktura etnike në Kosovë.

12. Përvojat e fituara në Irlandën Veriore

Janë shqyrtuar edhe elementet e zgjidhjes së problemit etnik e fetar në Britaninë e Madhe në mes të përfaqësuesve të shumicës protestante dhe të pakicës katolike në Irlandën Veriore. Gjatë këtij konflikti katolikët u përpoqën që Irlandën Veriore t'ia bashkonin Republikës së Irlandës, ndërsa unionistët protestantë – Anglisë. Më Marrëveshjen e Paqes nga viti 1998 Irlanda Veriore fitoi qeverinë me autonomi të gjerë, ndërsa IRA katolike paramilitare si përgjigje hoqi dorë nga dhuna si mënyrë për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet katolikëve dhe protestantëve.

13. Grupi Ndërkombëtar i Krizave

Para vetëdaklarimit të pavarësisë së Kosovës, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) sugjeroi që të gjitha palët duhet të pajtohen që Kosovës nuk do t'i lejohet të bashkohet me Shqipërinë, se nuk do të ketë ndarje të saj dhe se prania ndërkombëtare do të vazhdojë në disa baza edhe pas arritjes së marrëveshjes.

Vëllai i nxjerr një sekret të madh princeshës Diana kaq kohë pas vdekjes (Video)

Posted: 31 Jul 2017 05:03 AM PDT

Kanali britanik i televizionit Channel 4 ka konfirmuar në bisedë me vëllanë e Diana's, Charles Spenser, se dokumentari megjithatë do të emetohet siç është paraparë me program, të dielën më 6 gusht.Princesha Diana në dokumentar zbulon se si pesë vite pas kurorëzimit, duke qarë ka shkuar te mbretëresha dhe ka konfirmuar se martesa e saj me Charles'in është "pa dashuri"."Shkova te mamaja kryesore dhe i thashë: "Nuk di ç'të bëjë". Ajo mu përgjigj se as ajo nuk di se ç'të bëjë. Kaq. Kjo ishte "ndihma" e saj, kishte thënë Diana.Diana në film flet se si kishte menduar që të arratiset nga pallati i Buckingham'it në vitet e 80'ta me truprojën e vet Barry Mannakee, në të cilin ishte dashuruar, e i cili në vitin 1987 vdes në një aksident trafiku.Princesha madje dyshon se i dashuri i saj ndoshta "ishte i likuiduar". Në film Diana gjithashtu flet për problemet martesore me Charles'in dhe e kritikon familjen mbretërore, sidomos mbretëreshën Elizabeth e Dyta e cila , siç pretendon, nuk i dha përkrahje.

Policia gjermane përjashton motivin terrorist për sulmin e djeshëm në Konstanc

Posted: 31 Jul 2017 05:03 AM PDT

Policia tha se një person 34 vjeçar ka hapur zjarr në këtë disko klub në orët e para të mëngjesit të djeshëm, me ç'rast e ka vrarë një roje të sigurisë dhe i ka plagosur katër persona të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Policia e ka përjashtuar terrorizmin si motiv për këtë sulm dhe tha se personi i armatosur ishte shtetas irakian, i cili në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991 dhe nuk ishte azilkërkues.

"Ne ende po zhvillojmë hetime, por rrethanat e këtij zhvillimi në disko në mbrëmje para të shtënave, janë pak më të qarta dhe kjo na ka çuar që ta përjashtojmë prapavijën terroriste", tha zëdhënësi i policisë në Konstanc, Fritz Bezikofer.

Sulmuesi "ishte plagosur në mënyrë kritike gjatë të shtënave me policinë, derisa largohej nga disko klubi, por më vonë vdiq në spital nga plagët e pësuara", thuhet në kumtesën e policisë.

WWF: Këtë të mërkure hyjmë në borxhin ekologjik

Posted: 31 Jul 2017 03:38 AM PDT

 

Prej se bëhen matje, dita e borxhit ekologjik çdo vit vjen më herët se vitet e kaluara. Kjo ndodh sepse në atmosferë jemi duke lëshuar më shumë dyoksid karboni se sa jemi duke lejuar oqeanet dhe pyjet ta absorbojnë, jemi duke shteruar rezervat e peshkut, dhe jemi duke prerë pyjet më shpejt se të rriten dhe të riprodhohen.

 

 

Tiranë/Prishtinë – Njerëzimi do të përdorë të gjitha resurset vjetore të natyrës me 2 gusht, njofton Rrjeti Global për Ndikimin Ekologjik (Global Footprint Network, GFN), organizata ndërkombëtare hulumtuese e cila ka filluar e para të përdorë metodën e llogaritjes së borxhit ekologjik. Emetimi i dyoksid karbonit është faktori me rritjen më të shpejtë të harxhimit të tepruar të resurseve natyrore, dhe ndikimi i karbonit nga njerëzimi tash përbën 60% të kërkesave të njerëzimit ndaj natyrës, dhe që ndryshe quhet ndikimi ekologjik.

 

Dita e borxhit ekologjik  është data kur kërkesat vjetore të njerëzimit kalon atë që Toka mund ta rigjenerojë brenda atij viti. Në vitin 1997 kjo datë ka qenë në fund të muajit shtator, tash është me 2 gusht këtë vit, kjo është data më e hershme prej se ka filluar matja e borxhit ekologjik në fillim të viteve 70-ta. Me fjalë tjera njerëzimi për momentin është duke përdorur resurset 1,7 herë më shpejtë se sa ekosistemet mund të rigjenerohen. Pra në nivel global jemi duke përdorur resurset sikur të kishim në dispozicion 1,7 planetë, a e kemi vetëm një. Harxhimet nga përdorimi ekologjik global është gjithmonë e ma i qartë kudo në botë, me pyjet që po zhduken, thatësira, mungesat e ujit, erozionet e dheut, humbjet shume llojshmërisë  biologjike dhe grumbullimit të dyoksid karbonit në atmosferë.

 

Sipas raportit të WWF-it për gjendjen e planetit, të publikuar në tetor të vitit të kaluar, të gjitha vendet e regjionit jetojnë mbi kapacitetet natyrore të tyre. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat nga GFN-ja për ndikimin ekologjik, që maten me hektarët global (ghe). Kjo është njësia për matjen e kërkesave tona ndaj Tokës (ndikimi ekologjik) dhe mundësia e Tokës që të përmbush kërkesat tona (biokapaciteti). Sllovenia është vendi me ndikimin më të madh ekologjik (4,69 gha), përcjellë nga Kroacia (3,78 gha), pastaj Mali i Zi (3.63 gha), Bosnja dhe Hercegovina (3.22 gha) dhe Serbia me (3,1 gha) dhe Shqipëria me (2.29 gha). Lajm i mirë është se ndikimi ekologjik i matur me 2013 në të gjitha vendet e regjionit është më iulët se në vitin 2012.

 

„Është lajm i mirë që mundemi të kthejmë këtë trend shkatërrues. Planeti jonë mund të ketë fund por mundësitë e njeriut nuk kanë. Nëse çdo vjet e lëvizim Ditën e borxhit ekologjik për 4 ose 5 ditë mbrapa, deri në vitin 2050 do të mund të ktheheshim në kornizën e harxhimit të një planeti. Ne në WWF mundohemi të ndihmojmë në këtë dukë ndaluar dëmtimin e lumenjve, duke rregulluar punën e zonave të mbrojtura duke potencuar menaxhimin e mirë të pyjeve dhe duke promovuar produkte të qëndrueshme nga peshkimi.
Sipas të dhënave të fundit Shqipëria harxhon resurset e 1,33 planeti. Ndikimi ekologjik përbëhet nga dyoksidi i karbonit (0,94 gha), tokës bujqësore (0,77 gha), pyjeve (0,26 gha), tokës për kullotje (0,24 gha), peshkimit (0,02 gha) dhe tokës për banim (0,06 gha). Biokapaciteti për banore është 1,24 gha.

 

Ekspertët kanë thënë se ulja e sasisë ushqimit që hidhet për 50% në gjithë botën do të mund të lëvizte Ditën e borxhit ekologjik për 11 ditë, dhe ulja e emetimit të dyoksid karbonit për 50% do të lëvizte datën për 89 ditë.

 

GFN-ja me më shumë se 30 partnerë nga gjithë bota fton të gjithë që të ndihmojnë në#movethedate aksionin me angazhim personal. Kjo përfshin mësim përmes zbavitjes dhe informimit për metodat e ndryshme përmes së cilave me aktivitetet tuaja ditore mund të ulni ndikimin personal ekologjik. Në faqen e internetit të Ditës së Borxhit Ekologjik gjendet kalkulatori ku mund të llogaritni sa resurse natyrore harxhon çdo person, si dhe kur është Dita e juaj e Borxhit Ekologjik.

 

Ndryshimet sistematike janë kyçe për ndryshimin e datës së Ditës së Borxhit ekologjik. Për këtë arsye GFN-ja këtë vit ka filluar më herët platformën e hapur me të dhëna, që ndihmon në përhapjen e zgjidhjeve që janë identifikuar nga dy organizata:Project Drawdown i McKinsey & Company. „Që të arrihen qëllimet e marrëveshjes së Parisit për klimën, njerëzimi duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve fosile para vitit 2050. Kjo do të ndikonte në masë të madhe në zgjidhjen e problemit me harxhimin e tepërt të resurseve natyrore", pohon Mathis Wackernagel, kryetar i bordit të GFN-së dhe njëri prej themeluesve të Ecological Footprint-it.

 

Sipas të dhënave më të reja, vetëm se kemi filluar të shkojmë në drejtimin e duhur. Ndikimi ekologjik për kokë banori në SHBA-të ka rënë për gati 20% nga viti 2005 deri me 2013, që kur bëhen matjet. Ky ndryshim i rëndësishëm është i ndërlidhur kryesisht me uljen e emetimit të dyoksid karbonit. Dhe në të njëjtën kohë është rritur 20% GDP-ja Amerikane për kokë banori, qe tregon se është e mundur të bëhet ulja e harxhimit të resurseve natyrore dhe në të njëjtën kohë të ketë rritje ekonomike. Edhe me qenë se qeveria amerikane është "larguar" nga lufta kundër ndryshimeve klimatike, shumë qytete dhe shtete amerikane dhe kompani të mëdha kanë dyfishuar obligimet e tyre.

 

Kina, vendi me ndikimin më të madh të përgjithshëm, në planin e tyre pesëvjeçar fuqishëm është dedikuar për ndërtimin e "civilizimit ekologjik". Skotlanda, Kostarika dhe Nikaragua janë shembuj të mirë të vendeve që po punojnë me të madhe në ndalimin e përdorimit të karburanteve fosile në sistemin e tyre energjetik.

Ardian Nrecaj

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more