Skip to main content

Ora News: “Demokratët zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, nis votimi” plus 9 more

Ora News: “Demokratët zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, nis votimi” plus 9 more


Demokratët zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, nis votimi

Posted: 22 Jul 2017 12:05 AM PDT

Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike midis dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Votimi do të zhvillohet në 68 qendra në të gjitha degët e PD nga ora 08:00 deri në orën 19:00.

Plot 104 mijë anëtarë të PD-së do të marrin pjesë, si edhe do të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.

Gazetari Everest Dedaj raporton se në selinë qendrore të PD-së në Tiranë, votimi ka nisur 20 minuta me vonesë për shkak të një problemi me një vulë.

Ndërkohë në Shkodër ku do të votojnë 5 mijë anëtarë procesi ka nisur normalisht. 

Kur voton Selami dhe Basha? 

Për të monitoruar zgjedhjet janë ngritur 73 komisione në të gjithë vendin.

Zgjedhja e kryetarit do të bëhet në bazë të parimit një anëtar një votë dhe mbahen pas një fushate intensive që kanë kryer kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, në çdo degë të PD në gjithë vendin.

 Ish-deputeti Eduart Selami do të votojë në orën 10:00 në selinë qendrore. Lulzim Basha pritet të votojë rreth orës 10:30, por zyrtarisht nuk ka ende një orar të konfirmuar.  

Komisioni Elektoral ka njoftuar se procesi i votimit ka nisur në mënyrë të rregullt.

Për më shumë lexoni në: Ja 68 qendrat ku do të votohet

Gazetari i Ora News Bepin Kolvata duke raportuar nga Shkodra për zgjedhjet ne PD

 Gazetari i Ora News Everest Dedaj​ duke raportuar nga selia e PD-se ku ka nisur procesi i votimit

Gazetari i Ora News Everest Dedaj​ duke raportuar nga selia e PD-se ku ka nisur procesi i votimit

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thaçi: Institucionet nuk mund t’i drejtojnë ata që përdorin dhunë politike

Posted: 21 Jul 2017 01:46 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se njerëzit të cilët kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike, nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Kosovës.

Në intervistën dhënë korrespodentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, ai tha se pret të takohet me partitë politike në fillim të javës duke u bërë thirrje atyre që, siç tha, të gjejnë formulën që Kosovës i jep një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe efektive dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo që e izolon vendin.

Zëri i Amerikës: Zoti President, tashmë po bëhen dy javë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe ende nuk e keni thirrur seancën konstituive. Kur do ta bëni një gjë të tillë?

Presidenti Thaçi: Për arsye të krijimit të një konsensusi sa më veprues të skenës politike në Kosovë, unë për të hënën kam thirrur të gjithë spektrin politik të partive politike të përfaqësuara në parlamentin e ardhshëm të Kosovës, që të zhvillojmë një konsultë formale dhe pastaj, unë si president i vendit duke marr parasysh vullnetin e tyre, të caktojë datën e konstituimit të parlamentit të Kosovës. Kjo risi nuk është ndonjë risi, ka qenë traditë edhe në të kaluarën, prandaj shpresoj që do të ndodh të hënën dhe menjëherë do të caktohet data e konstituimit të parlamentit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Disa nga partitë politike kanë paralajmëruar që nuk do të marrin pjesë në këtë takim?

Presidenti Thaçi: Besoj që është në interesin e të gjithëve që të jenë pjesë e takimit dhe konsultës, të japin opinionet e tyre, është përgjegjësi para elektoratit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës. Gara elektorale tashmë ka përfunduar dhe duhet të punojmë të gjithë edhe si president por edhe parti politike, që në mënyra sa më efektive të arrijmë një gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të jemi sa më të organizuar dhe përgatitur dhe ky proces të fillojë dhe të përmbyllet në përputhshmëri me afatin kushtetues ligjor.

Zëri i Amerikës: Zoti President, disa nga përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile ju kanë akuzuar që me zvarritjen e seancës konstituive po i bëni favore koalicionit fitues, ku bën pjesë edhe ish partia juaj. Si ju përgjigjeni këtyre kritikave?

Presidenti Thaçi: Unë jam president i vendit dhe nuk i bëj favore asnjë partie apo koalicioni apo individi e as kundër favore asnjë partie, koalicioni apo individi. Unë nuk e kam përcaktuar afatin kushtetues dhe ligjor. Ai është i përcaktuar me kushtetutë dhe ligj, të gjithë deputetët kanë votuar më herët në parlamentin e Kosovës kështu që unë para se gjithash bazë për angazhim dhe veprim timin e kam afatin kushtetues dhe ligjor, nuk është ky vullneti im, është e drejta kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Zoti Presidenti ju pritet që të caktoni edhe mandatarin për formimin e qeverisë së ardhshme. A ka ndonjë kriter që duhet përmbushur që ju ta jepni mandatin për të formuar qeverinë?

Presidenti Thaçi: Të hënën do të kemi takim me partitë politike të përfaqësuara në parlamentin e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, do të shkojmë me konstituimin e parlamentit të Kosovës, pastaj do të mandatohet kandidati për formimin e qeverisë, që gjithashtu është afati i rregullt kushtetues dhe ligjor për çka edhe do të jemi shumë të saktë dhe shumë preciz. Pastaj do të shikojmë që në kuadër të tyre përgjegjësive, që thatë ju, dhe parimeve mbizotëruese, do të jetë parimi që të kemi qeveri të qëndrueshme, qeveri të drejtimit euro-atlantik, qeveri shumë etnike që promovon dhe mbron frymën kushtetuese dhe rendin kushtetues të Kosovës. Që të merret me përgjegjësi të lartë kombëtare, politikën demokratike dhe kushtetuese për përmbylljen e procesit të shënimit të kufirit me Malin e Zi si parakusht për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, do të jetë një qeveri që duhet marr përgjegjësinë dhe zotimin për themelimin e shpejtë të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendoj që ky duhet të jetë një përkushtim që duhet ta bashkoj spektrin politik në mënyrë që të lëvizim sa më shpejt drejt perspektivës evropiane. Gjithashtu, qeveria e ardhshme duhet të jetë e zotuar për vazhdimin e reformave demokratike qoftë në politikë, ekonomi apo drejtësi. Për të vazhduar pastaj edhe me reformat elektorale, sepse definitivisht në Kosovë duhet të ndodhin reformat elektorale, qoftë në zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë, qoftë për sistemin e zgjedhjeve të përgjithshme, sepse nuk mund të kemi gjithmonë zgjedhje dhe pastaj të kemi fitues, të krijohen rrethana të paqartësisë apo të ngërçeve politike. Mendoj se duhet të dominojë urtësia e spektrit politik të një dialogu korrekt dhe konstruktiv që e nxjerrë një reformë të mirë që e lehtëson pastaj krijimin e institucioneve e jo që e vështirëson. Tjetër parim që do të jetë për qeverinë e ardhshme të Kosovës apo bartësit e institucioneve, është vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, që do të çonte drejt një marrëveshjeje të madhe politike që nënkupton normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe pajtimin e mundshëm gjithashtu edhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit. Objektiv tjetër dhe parim mbizotërues do të jetë angazhimi i gjithanshëm për themelimin sa më të shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës për t’u integruar në strukturat e NATO-s si parakusht për vazhdimin e partneritetit për paqe dhe pastaj edhe në NATO. Gjithashtu, parim do të jetë edhe mbështetja e fuqishme që do t’i jepet angazhimit për përmbylljen e procesit të termocentralit Kosova e Re, që është një investim shumë i fuqishëm për Kosovën dhe i nevojshëm. Gjithashtu edhe mbështetja për Gjykatën e Posaçme. Por, duhet ta potencoj se në kuadër të këtyre parimeve mbizotëruese, një prej parimeve kryesore do të jetë në kuadër të diskrecionit edhe timin, është se njerëzit që kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës. Pastaj, parim tjetër duhet të jetë përkushtimi i fuqishëm për luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, në betejën e ashpër që duhet ta zhvillojmë kundër çfarë do lloj ekstremizmi qoftë atij islamik apo terrorizmit i cili mund të paraqitet kur dihet që Kosova është cak prandaj ne duhet të jemi shumë të përkushtuar që në këtë drejtim të punojmë të gjithë bashkërisht.

Zëri i Amerikës: Zoti President me shumicën e parimeve që ju i theksuat, a po kërkoni qeveri gjithëpërfshirëse apo një koalicion më të gjerë?

Presidenti Thaçi: Ne e kemi këtë rezultat zgjedhor, tash është në vullnetin e partive politike se çfarë formule qeverisëse ndërtojnë. E mira e vendit do të ishte që të gjejnë formulën që vendit i jep një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe efektive, shumë etnike dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo qeveri që ngec apo e izolon vendin. Prandaj në këtë drejtim, unë dua të shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik dhe i ftoj të gjithë që të dalin mbi interesat e pushtetit ditor dhe të mendojnë për interesin e shtetit dhe për një platformë të gjerë që i bashkon interesat e shtetit. Ndërsa, natyrisht që janë edhe angazhimet të cilat përballen ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, por disa nga përparësitë që i përmenda unë me të vërtetë duhet të ketë një konsensus të spektrit politik për të lëvizur përpara. Përndryshe, një parti e vetme nuk do të mund t'i lëvizë gjërat përpara, prandaj udhëheqësit e partive politike dhe partive parlamentare që janë të përfaqësuar në parlamentin e Kosovës, janë para një sfide të madhe që të mendojnë dhe vënë interesat e shtetit para se gjithash, pastaj interesat e individit, grupore apo të partive politike të jenë të dorës së dytë. Shpresoj që kjo do të ndodhë dhe duhet të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Zoti President, në një nga parimet tuaja thuhet që ata që kanë kryer sulme ndaj institucioneve nuk mund ta marrin udhëheqjen e shtetit. A bëhet fjalë këtu për periudhën e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës?

Presidenti Thaçi: Unë nuk jam paragjykues ndaj askujt si individ apo si formacion politik, por përdorimi i dhunës për qëllime politike bie ndesh me frymën kushtetuese, me rendin kushtetues, me ligjin dhe me të kaluarën dhe të ardhmen tonë euro-atlantike por edhe si demokraci në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti President, po kalojmë me një temë tjetër e që ka të bëjë me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ju tashmë jeni përfshirë në këtë proces bashkë me presidentin e Serbisë. Si mendoni ta çoni përpara këtë proces?

Presidenti Thaçi: Unë mendoj që do të jetë një proces jo i lehtë, për çka do të punojmë edhe ne në Kosovë që të krijojmë një bazë sa më të gjerë të angazhimeve të spektrit politik, të shoqërisë civile, mediave dhe bartësve të institucioneve, të gjithë atyre njerëzve me ndikim në opinionin publik që do të mund të japin kontributin e tyre në mënyrë që të jemi të përgatitur dhe të kemi plotësisht një proces transparent, shumë të përgjegjshëm, duke respektuar gjithmonë sovranitetin tonë, rendin kushtetues dhe ligjor dhe që do të mund të arrihej një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe pajtim në mes të dy vendeve tona. E di që nuk do të jetë një proces shumë i duartrokitur për ne që do të marrim pjesë në këtë angazhim por jam i vetëdijshëm që do të jetë në interesin e vendit. Prandaj unë shoh njerëz të vullnetit të mirë në Kosovë që duan të kontribuojnë dhe dëshiroj të potencoj se pa fqinjësi të mirë, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të lëvizin, edhe ne si Kosovë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian por edhe Serbia drejt perspektivës evropiane. Mendoj se udhëheqësit e dy vendeve janë të vëmendshëm për këtë proces të ndjeshëm që do ta kalojmë, ndërsa është zotimi i plotë i zonjës Mogherini dhe BE-së që të udhëheq këtë proces por edhe kemi zotimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do ta mbështesin arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe pajtimit.

Zëri i Amerikës: A ka ndonjë afat për përfundimin e këtyre bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?

Presidenti Thaçi: Ajo çfarë kemi diskutuar herën e fundit në Bruksel ka qenë ajo që duhet mendojmë për idetë e para fillestare dhe të parakohshme në mënyrë që të jemi të përgatitur për fillimin e këtij procesi në pjesën e vonshme të verës apo fillimin e hershëm të vjeshtës.

Zëri i Amerikës: Përfshirja juaj në këto bisedime është kritikuar nga disa parti politike në vend, të cilët thonë se një gjë e tillë nuk ju takon për shkak të mungesës së kompetencave për të marrë vendime. Si ju përgjigjeni këtyre kundërshtimeve?

Presidenti Thaçi: Këtyre zërave ju përgjigjem me atë që ta lexojnë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Unë përfaqësoj politikën e jashtme të Kosovës si president dhe përfaqësoj, udhëheqë dhe bashkërendoj, ndërsa në anën tjetër, unë do të duhesha të kritikohesha nëse nuk do të marr pjesë dhe përgjegjësi. Unë kryej vetëm obligimet e mija kushtetuese dhe ligjore. Por, më vjen mirë që disa prej atyre kritikëve tashmë kanë shprehë zotimin që tashmë të jenë pjesë e këtij procesi./VOA/.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A mund ta falë veten Presidenti? Këtë nuk e di askush

Posted: 21 Jul 2017 01:41 PM PDT

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep presidentit shumë autoritet për të falur ata që janë akuzuar, apo dënuar për krime federale; por, a i lejon kushtetuta presidentit që të falë veten? Askush nuk e di me siguri këtë.

Kjo pyetje mori një rëndësi tjetër pas lajmeve se Trump dhe ekipi i tij ligjor, po diskutojnë mbi kufijtë e fuqisë së presidentit për të falur jo vetëm të tjerët, por edhe veten e tij.

Ky debat i brendshëm në Shtëpinë e Bardhë, është pjesë e një përpjekjeje për t'i dhënë fund hetimit të drejtuar nga këshilltari special, Robert Mueller, i cili po kërkon për lidhje të mundshme midis fushatës së zotit Trump dhe rusëve, të cilët u përpoqën të ndërhynin në procesin zgjedhor të vitit të kaluar.

Pushteti për të falur, një koncept i gjerë

Në Kushtetutë, paragrafi që ka të bëjë me të drejtën e presidentit për të falur është tepër i shkurtër: "Presidenti… ka autoritetin të anullojë dënime, apo të falë krimet kundër Shteteve të Bashkuara, me përjashtim të procesit për shkarkimin e presidentit".

Çka nënkupton se pushteti i presidentit për të falur është i madh – me pak fjalë, Trump mund të falë, apo anulojë ((pra, të reduktojë apo heqë krejtësisht një dënim)) çdokënd që është akuzuar se ka kryer, apo është dënuar për krime federale, për aq kohë që ky hap nuk ka të bëjë me procesin e shkarkimit të presidetit.

Por në këtë klauzolë nuk përmendet nëse presidenti mund të falë veten. Dhe duke qenë se asnjë president nuk ka provuar ta bëjë këtë, çështja nuk ka shkuar kurrë deri në gjykatë dhe ka mbetur kësisoj e pazgjidhur.

"Argumentet më të mira anojnë nga ana se ai nuk-mundet", thotë Brian Kalt, pedagog i juridikut që studion pushtetin e presidentit, në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. "Por gjithsesi ne këtë nuk mund ta dimë me siguri, deri në momentin kur vendos gjyakata".

Kufizime kushtetuese?

Disa janë të mendimit se presidenti nuk mund ta falë veten, pasi kjo do të binte në kundërshtim me parimin themelor të Kushtetutës se "askush nuk mund të gjykojë veten". Praktikisht, shtojnë ata, nëse presidenti do ta falte veten, atëherë ai do të dilte mbi ligjin.

Argumentet pro së drejtës së presidentit për të falur veten, kapen pas asaj se "Kushtetuta nuk e ndalon diçka të tillë". Ndër ata që e përkrahin këtë pikëpamje janë edhe gjykatësi Richard Posner i Gjykatës së 7-të të Apelit, i cili e trajtoi këtë temë në një libër të botuar në 1999-ën, ku flitet për procesin e shkarkimit të ish presidentit Bill Clinton.

"Lihet të kuptohet nga gjuha e Kushtetutës, se presidenti mund ta falë veten dhe ndonëse kjo është vënë në dyshim, nuk ka gjasa që Gjykata e Lartë të ketë kurajon të interpretojë në klauzolën e faljes, një përjashtim për vetfalje". – thotë gjykatësi Posner.

Për herë të parë

Trump nuk është i pari presidenti i Amerikës që ka menduar për të falur veten.

Gjatë skandalit të Watergate-it në vitin 1970, disa nga juristët e Riçard Niksonit, thanë se një falje e vetes ishte e ligjshme; sidoqoftë, Zyra e Këshillimit Ligjor në Departamentin e Drejtësisë mbajti qëndrimin se presidenti nuk mund ta aplikonte pushtetin e faljes te vetja.

Edhe Niksoni doli më pas kundër faljes së vetes. Pasi ai dha dorëheqjen, pasuesi i tij, Presidenti Gerald Ford, e fali Niksonin për të gjitha krimet federale që ai "kishte kryer, mund të kishte kryer apo në të cilat kishte marrë pjesë gjatë kohës që ishte president."

Edhe juristët e ish presidentit Bill Clinton e këshilluan atë që të falte veten pas skandalit Lewinski në vitin 1990, por ai nuk e bëri këtë.

Precedent i keq?

Disa ekspertë shprehen se nëse presidenti do të kryente një akt të faljes së vetes, kjo do krijonte një precedent të keq, duke e bërë kësisoj zyrën e presidentit të paprekshme.

Edhe sikur Trump ta falte veten, sërish nga ky vendim mund të buronin një sërë dëmesh politike dhe ligjore, paralajmëron profesori i juridikut, Kalt.

"Si fillim, ai prapë rrezikon një proces për shkarkimin e tij nëse do vendoste të falte veten", thotë Kalt. "Së dyti, ai mund të ndiqet penalisht" nëse do vërtetohej se e ka përdorur pushtetin e faljes për të penguar drejtësinë."

Jeffrey Crouch, profesor në Universitetin Amerikan dhe autor i një libri që trajton pikërisht të drejtën e presidentit për të falur, mendon se vetfalja e presidentit do ishte e rrezikshme.

"Një çështje e vjetër në Gjykatën e Lartë dëshmon se edhe të pranosh një falje është faj", thotë ai. "Kështu që, një president, kur fal veten, mund të jetë duke rrezikuar që të nxisë një proces për shkarkimin e tij". /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lulzim! Ti nuk ngjite, nuk shkrepe dhe as nuk çele asnjë ditë!

Posted: 21 Jul 2017 01:30 PM PDT

(Fjala e plotë e Astrit Patozit në takimin me demokratët e Tiranës në sallën e Akademisë së Arteve)

Të nderuar miq, të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, që na ndiqni nga Tirana dhe nga e gjithë Shqipëria. 

Ju faleminderit me shumë mirënjohje për mbështetjen dhe inkurajimin. Gjithë sa po themi dhe po bëjmë ka vetëm një qëllim, mbajtjen bashkuar dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike, për ta rikthyer atë në lavdinë dhe suksesin e kohërave të vjetra.

Kjo nuk është lëvizje politikanësh, por e shumicës së demokratëve të goditur fort nga humbja e rëndë e 25 qershorit dhe sidomos nga trajtimi i saj prej kryetarit të vetëngrirë të PD. Ne thjesht ndoqëm instiktin dhe ndjeshmërinë e lënduar të tyre për të ardhur deri këtu.

Kjo nuk është një çështje pushteti, sepse askush prej nesh nuk e lidh këtë kauzë të madhe me emrin e vet, dhe gjithkush prej nesh është i gatshëm të marrë çdo vendim në funksion të qëllimit tonë të vetëm. Duke filluar që nga unë i pari. 

Por ndërkohë që të gjithë jemi të bindur se i vetmi shans që Partia Demokratike ta kapërcejë krizën është një proces reflektimi për humbjen katastrofike dhe përmes një konkurrimi të drejtë dhe të barabartë, ku demokratët të vendosin lirisht alternativën më të mirë.

Ne nuk e pranojmë dot ngutin e Lulzim Bashës për ta mbyllur me një farsë atë, që duhet të ishte gara më korrekte në historinë, jo vetëm të Partisë Demokratike, por të mbarë politikës shqiptare, që kur u vendos pluralizmi në vitin 1990. Sepse të tillë e kemi sikletin, për shkak të tij.

Ne gjithashtu e kemi të pamundur të pajtohemi me faktin që në partinë tonë nuk mbahet më as formalisht përgjegjësi për rezultatin zhgënjyes dhe dramatik të zgjedhjeve. Dhe pyetja është çfarë ka ndodhur me këtë parti, që 4 vjet më parë, kryetari (Sali Berisha) nuk ia lejoi vetes të qëndronte më në postin e vet, ndërkohë që sot pasardhësi i tij, pas një humbjeje shumë më të thellë, jo vetëm nuk jep dorëheqjen, por kërkon edhe një mandat tjetër?

Të dashur demokratë dhe demokrate,
Ka një diferencë të madhe midis nesh. Ne duam që të ndreqim PD-në e drobitur nga rezultati dhe drejtimi i keq, që kjo pastaj të bëjë ç’të dojë me kryetarin. Lulzim Basha kërkon që ne të mbarojmë punë një herë me kryetarin, që ky i fundit më pas të bëjë ç’të dojë me PD-në. Me pak fjalë, ne këtu jemi partia, që duam të zgjedhim kryetarin, ndërsa ai është kryetari, që do të zgjedhë partinë. Ajo e para që kërkojmë ne, quhet forcë politike, ndërsa kjo e dyta, është në të gjitha rastet ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm. Ne jemi kategorikisht kundër saj.

Por nuk është vetëm kjo që na dallon. Gjatë këtyre ditëve na kanë quajtur, jo pa qëllim, si kundërshtarë të Lulzim Bashës. Madje na kanë vërsulur në shpinë edhe sharëse me dhe pa pagesë. Nuk ka problem, unë për vete i kam falur, por kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë ne këtu kemi vetëm një kundërshtar, ky është Edi Rama. I cili a del e na tepron. Lulzim Basha është njeri prej nesh, me të cilin jemi gati të punojmë, siç kemi bërë edhe në të shkuarën. Por e kemi pasur kryetar dhe jo mbret, që të vendosë i vetëm për gjithçka dhe të mos i japë kujt llogari.

Ne kërkojmë një PD të bashkuar, ku ka vend për Lulzim Bashën dhe këdo që mendon si ai, ndërsa atij i duhet një PD, jo vetëm pa ne, por mbi të gjitha pa 200 mijë demokratët, që munguan në apelin e 25 qershorit, madje edhe për të tjerë, që mund të përzihen apo largohen nga pështirosja. Ne nuk mund ta kemi kurrë këtë luks, ndaj edhe deviza jonë ka qenë dhe mbetet “Askënd për të humbur, gjithëkënd për të fituar”. 

Po pse humbëm ne kaq thellë më 25 qershor? Është e vërtetë se rezultati dëshpërues, që ne morëm u ndikua fort nga marrëveshja e gabuar, nga lista e gabuar, por edhe nga fushata e gabuar e Lulzim Bashës. Është gjithashtu e vërtetë që ato nuk ishin zgjedhje të mira, sepse kundërshtari na i vodhi, mbase edhe na i bleu votat. Por të mos harrojmë që kjo u bë me marrëveshje, të pashkruar natyrisht, dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sepse për herë të parë në historinë e saj 27 vjecare, Partia Demokratike, nuk pati asnjë dalje në selinë e saj për ditën e zgjedhjeve, ndërkohë që kemi pasur dhjetëra të tilla edhe kur ishin vetë në pushtet për të denoncuar kundërshtarin.

Por edhe pse Lulzim Basha bëri gjithcka mbrapsht, që nga dita e futjes në çadër, e deri sa u gdhi 25 qershori, prapaseprapë është e padrejtë të thuhet se humbja jonë katastrofike u ngjiz dhe erdhi në jetë vetëm në tre muajt e fundit. Ajo është gatuar ditë pas dite, për katër vjet me radhë. Sinjalin më të fortë e morëm dy vjet me parë, por ne e injoruam, sepse i thamë humbjes fitore në zgjedhjet lokale. Ndaj jo rastësisht mbërritëm këtu.

Që pas 22 korrikut të vitit 2013 ne nuk arritëm në asnjë ditë të ngjallnim frymëzim dhe të bënim diferencën me Partinë Socialiste dhe të tjerët. Kryetari ynë u kujdes gjithë kohës, përmes një lidershipi apatik, që në finale Partia Demokratike të perceptohej si e keqja më e vogël, por kur fushata po afrohej, as ky objektiv tmerrësisht i ulët nuk ishte arritur. Dhe le ta themi me zë të lartë, që kurrë dhe në asnjë rrethanë një opozitë nuk i fiton zgjedhjet si i keqja më e vogël, ndaj edhe ne ishim pothuajse të pashpresë më 18 shkurt, kur Lulzim Basha vendosi të hapë çadrën, jo për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por për të shpëtuar lëkurën e tij.

Por kjo nuk është më e rënda. Më e keqja është se si po sillemi ne pas humbjes. Po e konsiderojmë gati sikur kjo që na ndodhi, por edhe kryetarin, i kemi “dhuratë” prej Zotit. Njësoj si fatkeqësitë natyrore, tërmeti, vullkani, përmbytja etj, të cilave duhet t’u bindesh, se nuk ke zgjidhje tjetër. 

Kjo është e papranueshme, sepse ne mendojmë që njeriu gabon, dhe njeriu ndreq. Por jo i njëjti njeri, sepse nuk mund të jetë askush njëkohësisht, edhe xhelati, edhe viktima, edhe engjëlli, edhe djalli, edhe shiu, edhe dielli. Kjo është ligjësi jo vetëm e politikës, por sidomos e politikës, ku çdo gabim kushton e pakta një katërvjeçar. Të cilat në rastin tonë janë e energji, sakrifica dhe interesa të qindra mijëra anëtarëve të Partisë Demokratike, aksionerët legjitimë, por të nëpërkëmbur të forcës sonë politike.

Të nderuar miq,
Ne nuk mund t’u premtojmë kurrë njerëzve një Shqipëri më të mirë, me një PD përherë e më të dobët e më jodemokratike, edhe sikur njerëzit të çmendeshin e të na votonin një ditë, vetëm nga inati i qeverisë. Të gjithë ne këtu e dimë se kjo është një ëndërr, por edhe sikur ta mendonim për një cast se do të bëhej zhgjëndërr. Ne nuk mund të shpresojmë asnjëherë që kundërshtari ynë i fortë politik të na dhurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për sa kohë që ne nuk i zhvillojmë ato të tilla në shtëpinë tonë. 

Është e tmerrshme ta thuash, por po provohet që jemi shumë më të egër dhe më intolerantë me garën brenda nesh, sesa vetëm një muaj më parë, kur kishim përballë Partinë Socialiste dhe LSI-në. Çfarë kërkuam ne për të pasur një garë normale, që u refuzua me aq brutalitet? Pak më shumë kohë për analizë dhe fushatë, status të barabartë të kandidatëve dhe akses të njëjtë tek lista e anëtarësisë. 

Do të mbetet njollë e zezë dhe gjëja më e pashpjegueshme për gjithëkënd në Shqipëri, se si edhe sot, që po flasim, ne e kemi sekrete listën, dmth atë e ka vetëm Lulzim Basha, a thua se jemi parti ilegale. Ndërkohë, që anëtarët e Partisë Demokratike kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë krenarë për zgjedhjen dhe vendimin e tyre. Dhe se ata nuk kanë asgjë për të fshehur.

A ka ndonjë mendje normale që të besojë se një parti që hedh në plehra statutin e vet, nesër në pushtet apo opozitë do të ketë respekt për ligjin dhe kushtetutë? Unë mendoj se jo. 

Atëherë cili është modeli që ne u ofrojmë shqiptarëve, mirë se për anëtarët e Partisë Demokratike, nuk pyeskemi fare, me keqkuptimin se nuk kanë nga shkojnë? Ja pra që paskan, nuk dilkan fare në zgjedhje, si ata 200 mijët, që ndenjën më mirë në shtëpi, se sa të votonin për Republikën e Re. 

Kam frikë se nëse asgjë nuk do të ndryshojë deri nesër, ne do të rrëshqasim edhe më shumë në honet e një autokracie lilipute, që nuk do t’i vlejë më askujt. Lulzim Bashës, të parit. Nëse do ta trajtojmë 22 korrikun si një ditë të zakonshme, ku nuk dihet kush voton, për kë voton, dhe sa votojnë, sepse rëndësi ka sa shënohen, ne rrezikojmë të shndërrohemi në partinë më problematike në Shqipëri, dhe kjo është e dhimbshme për secilin prej nesh. 

Ne po i largohemi përherë e më shumë vlerave perëndimore, të cilat frymëzuan krijimin e Partisë Demokratike dhe përcaktuan linjën dhe fatin e saj. Kjo që po ndodh tek ne sot nuk ka asnjë lidhje me Europën, por është politikë shumë e vjetër ballkanike, në versionin më të keq shqiptar.

Por sërish them se nuk duhet të jemi të pashpresë. Gjithkush prej nesh këtu dhe qindra mijëra të tjerë në çdo cep të Shqipërisë e kanë një rol për të luajtur dhe një mundësi për ta ndihmuar Partinë Demokratike. Në takimin me demokratët e Durrësit ne shpallëm një maket platforme, se si e mendojmë të ardhmen e forcës sonë politike, që ajo të rimëkëmbet shpejt dhe të bëhet gati të fitojë që në përplasjen e parë me Partinë Socialiste. Ai nuk është një projekt i mbyllur, në ecje e sipër ishte hartuar, ndaj jemi të hapur që të pasurohet me kontributin e gjithësecilit, madje edhe të vetë Lulzim Bashës. 

Dorëheqja e kryetarit të rast humbjeje, konsiderimi i statutit si libër i shenjtë, kriteret e forta të përfaqësimit politik në cdo nivel, kalimi i vendimmarrjes, nga e personalizuar, në kolegjiale, shndërrimi i PD në një pol lirie për të djathtën shqiptare dhe në tempullin e opozitës, rikthim tek tradita, historia, simbolet dhe shenjat tona dalluese, ishin vetëm disa prej çështjeve të rëndësishme, që ne duhet të zgjidhim në të ardhmen. Dhe ju të gjithë e dini, që jo vetëm nuk u përfillëm, por ne nuk u lejuam as të ishim pjesë e konkurrimit, vetëm sepse Lulzim Bashës nuk i pret puna. 

Ndaj për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera si këto, ka vetëm një mundësi që Partia Demokratike të dalë nga kjo spirale e rrezikshme, ku është futur për shkak të ambicies së pafre të Lulzim Bashës për t’u kacavjerrë pas karrikes së kryetarit: Të ndalet kjo farsë dhe të hapet gara.

Lulzim, ke ende disa orë kohë që t’ia kursesh demokratëve një traumë tjetër, ndoshta më të rëndë se 25 qershori. Ia ka borxh Partisë Demokratike. Të gjithë ne i detyrohemi asaj, por në ka një njeri që është deri në fyt me të, ai je ti. Nuk ka nevojë t’i rendis të gjitha tani.

Ti nuk ngjite, nuk shkrepe dhe as nuk çele asnjë ditë. Dhe, sipas meje, nuk ka asnjë shans që të rilindësh ndonjëherë për ta udhëhequr PD drejt fitores. Por nëse e mendon vërtetë ndryshe dhe nuk shtiresh, lëri demokratët ta vendosin këtë gjë përmes një gare të drejtë. Se mbase mund ta kemi ne gabim.

Përndryshe, do të hysh në histori si politikani më famëkeq i postkomunizmit në Shqipëri, i cili u kujdes fort që, për shkak të paaftësisë dhe dashakeqësisë së tij, të shkatërrojë në shumë pak kohë partinë, që përmbysi dikaturën dhe hodhi bazat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në këtë vend. Historia nuk do ta falë kurrë, ndaj për të fundit herë, mos hyr në atë derë o trim!

Ndërsa ti Eduard, bëji (S)selam Bashës, sepse jeni çift i palumtur dhe i martuar me shkuesi në këtë farsë të neveritshme të zgjedhjeve të brendshme në PD. Natyrisht, asgjë personale me ty. Çoje deri në fund këtë shërbim të shëmtuar dhe pastaj të këshilloj të kthehesh andej nga ke ardhur, sepse këtu nuk i duhesh më as dreqit. Demokratëve jo e jo. 

Por ftesën kryesore dhe atë më të rëndësishëm e kam për qindra e mijëra demokratët në gjithë Shqipërinë, të cilëve humbja dërrmuese e Lulzim Bashës dhe fitorja e pamerituar e Edi Ramës u ka ulur padrejtësisht kokën. Injorojeni dhe refuzojeni farsën e 22 korrikut! Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj maskarade, që synon rrëmbimin në mes të ditës së mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike. Këto nuk janë zgjedhjet tona. Kjo nuk e zgjidh problemin e forcës sonë politike, por thjesht hallin e Lulzim Bashës. 

Jo farsa, por gara e drejtë do të ishte shërimi dhe shpëtimi i Partisë Demokratike. Nëse Lulzim Basha është i vendosur t’ia cojë thikën deri në fund kësaj partie, ai do të marrë edhe të gjithë faturën dhe të gjithë përgjegjësinë. Por i bindur të jetë ai dhe kushdo tjetër se, nëse 22 korriku nuk do të ndalet, asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Kjo lëvizje nuk lindi nga asgjëja dhe nuk mund të shkojë drejt hiçit. Nëse do të perifrazoja Migjenin dhe jo Qemal Stafën, ne do të mbetemi si gozhdë e ngulur në tru të demokratëve, që e duan të madhe, të bashkuar dhe të fortë Partinë Demokratike. Por jo vetëm të atyre. Edhe tek çdo shqiptar që beson tek liria, demokracia, shenjtëria e votës dhe tek ata që kanë ende shpresë se ky vend mund të ndryshojë për mirë. Duke shëruar Partinë Demokratike, ne synojmë të krijojmë një model emancipues për gjithë politikën shqiptare, ndaj edhe ky është dhe duhet të jetë një projekt kombëtar. Kam bindje e thellë se bashkë mund t’ia dalim.

/Oranews.tv/.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Unë nuk jam anti-Bashë!

Posted: 21 Jul 2017 01:25 PM PDT

Kjo rryma vetëshkatërruese, që ka mbërthyer PD këto vite, nuk ka asnjë lidhje me idenë time se si duhet të jetë forca politike të cilës I përkas.

***
Në cdo lajm prej dje e deri sot, titulli për këtë takim ishte: mblidhet në Tiranë grupi Anti Basha. Mua më duket se kjo është qasja më e përciptë për të pasqyruar dramën në të cilën ndodhet PD sot.
Unë nuk jam Anti Bashë. Por për të qenë e qartë deri në fund po e përsëris dhe njëherë: Nuk më intereson fare personazhi Lulzim Basha. Edhe pse Lulin e njoh pak më gjatë se të gjithë ju.

Unë dhe Lulzim Basha i jemi bashkuar në një ditë zyrtarisht PD. Por dicka na pengoi gjithmonë për të besuar njëri tjetrin. Mua më pengoi intuita, atë frika.

Por unë s'jam as sot as kam qenë ndonjë ditë kundër tij. Sigurisht nuk kam qenë as shoqëruese e mendimit pa mendim politik të tij. Nuk e kam zgjedhur për kryetar dhe nuk jam penduar për këtë. Ndaj nuk kam arsye të ndjehem e zhgënjyer dhe as jam e zemëruar me të, aq më tepër të them se e urrej. Urrejtja duhet merituar dhe nuk shpërdorohet për këdo. Luli është thjesht një i paaftë për të menduar.
Unë ndahem me të, në mënyrën se si e duam PD. Unë e dua Parti të Demokratëve anëtarë të saj po e po, por mbi të githa e dua partinë e shpresës për shqiptarët që duan demokracinë. Nëse do ta kishim dashur PD njësoj, sot nuk do të ishim këtu.
Me dhimbje e them që këto vite PD nuk ishte as ajo që donin anëtarët dhe as ajo që donin shqiptarët. Nuk jam jashtë asaj cka ndodhi këto vite, madje edhe ju kërkoj ndjesë pse nuk kam bërë unë dicka më shumë që PD të mos kishte këtë formë pa formë, pa ideologji, pa shtresat natyrale mbështetëse ndaj saj, pa entuziazëm dhe pa frymë ndryshimi.

Thënë këtë, më lëjoni të them edhe si e shoh sot me 21 korrik dramën tonë.
Deri në 25 qershor ,Lulzim Basha ishte i vetmi përgjegjës për katrahurën dhe shkërmoqjen elektorale të PD.
Por pas 25 qershorit ai nuk është më përgjegjës i vetëm. Është një ndër ata që nuk kanë dashur të harxhohen as me fjalë dhe as me shpirt, për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Është një ndër ata që valëvisin ofiqin apo mandatin si mantel pas supeve dhe nuk bëzajnë për ndjesinë e humbjes e të fyerjes që ndjejnë sot demokratët, për zhgënjimin ndaj njëri tjetrit dhe për rrugën pa krye në të cilën enden sot ata që I kanë besuar kësaj Partie.

Po. Basha është vetëm pasqyrimi më spektakolar i problemit të madh që ka PD!

Një forcë politike që ecën qorrazi, pa vendimmarrje në forume; pa dëgjuar demokratët;pa standarte gare të ndershme; pa lista anëtarësie; me struktura partie të ç’organizuara dhe mbi të gjitha: duke I ikur të vërtetës cdo ditë.
Nuk kam qenë në bashkëbisedimet e tjera që Astriti ka zhvilluar këto kohë me demokratët. Sot ua kisha borxh demokartëve të Tiranës të cilët më besuan për tre herë radhazi në parlament.
E di që shumë kanë pyetur pse s'kam qenë. Madje dikush nga miqtë më tha: "heshtja këto ditë nuk është flori". I mirëkuptoj të gjithë. Por ju kërkoj të më mirëkuptoni edhe ju. Nuk kisha fuqinë e sigurisë se kur flet dëgjohesh dhe gjërat ndryshojnë.
Kam folur e stërfolur këto vite për këto probleme,për mungesën e transparencës, për vendimet e padiskutuara, për mbledhjet mediokre të grupit parlamentar, për zhbjerrjen e ideologjisë dhe për frymën përcarëse në PD. Sikurse s’kam lënë përpjekje pa bërë dhe influencë pa ushtruar që PD të hynte në zgjedhje. I kam akoma në sy kokat e ulura e heqjet e vështrimit në mbledhje grupi dhe kam akoma në vesh tingujt e kujt më akuzonte hapur apo tinëz në hauret e harbutëve politikë e mediatikë se kush flet për problemet e PD-së bën axhendën e Edi Ramës.

Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Dhe jo vetëm mua. Por kjo nuk më bën të ndjehem më mirë.

I jam bashkuar PD-se si një parti që e krijuan njerëzit , jo iluzionet, nevoja për liri për të folur dhe jo frika për të menduar.

Por më ndjeni, kjo rryma vetëshkatërruese, që ka mbërthyer PD këto vite, nuk ka asnjë lidhje me idenë time se si duhet të jetë forca politike të cilës I përkas.

3 janë momentet që vlerësojnë demokracinë e brendshme në një parti:
-zgjedhja e kryetarit
-zgjedhja e listës elektorale
-vendimarrja nëpër forume

Në të treja ne kemi një deficit të qartë demokracie dhe degradim të standarteve që mbajnë bashkë një parti apo një grup cfarëdo qoftë ai.
Kryetari zgjidhet pa garë. Kandidatët zgjidhen pa u konsultuar, forumet janë injoruar në mënyrën më të shëmtuar.

Dhe nuk është rastësore që paaftësia e kryetarit të partisë për të menduar u kthye në tiparin dallues të PD-së së këtyre viteve. Tërësisht e mbyllur për të reflektuar, dëgjuar,debatuar, ndryshuar. Një forcë politike në të cilën përligja e humbjeve ishte mbi cdo gjë dhe ku nuk ndryshohej asgjë. Nuk mund të jëtë normale që të shkojmë nga "fitorja në fitore" duke quajtur fitore humbjen apo duke u krenuar për humbjen si heroizem përballe krimit! Kjo parti është përballur me Byronë Politike apo me një qeveri që vrau ne mes te Tiranës Liderin e Demokracisë dhe u rikthye në pushtet pasi u përball jo vetëm me kundërshtarin, por edhe me vetveten!

Ndaj nuk jemi ne prishaqejfës sot pse nuk jemi në listat e Bashës. Do ta pranoja këtë gjykim nëse do të kisha folur pas listave të tij. Por jo. S'kemi pritur fundin për të thënë më në fund atë që mendojmë. Kemi folur për të shmangur këtë gjendje ku jemi sot. Humbës dhe të përçarë.

Nuk pat kjo fushatë gjëkundi një përpjekje reale për të dalë nga qorrsokaku pa dritë ku ndodhet sot PD-ja. Por cka është sot, është rrjedhojë e zbrazëtisë të mbushur me inat e mediokritet në oborrin e Pd-së, të konfiktit të pacipë mes vetes dhe me gjithë botën,të ngulmimit për ta gjetur vegjen e fajita gjthmonë jashtë oborrit tonë. E sikur këto të mos mjaftonin, na u dashka që cdo humbje ta shpallim akt triumfi!

Dua megjithë shpirt ta kem gabim, por zgjedhjet e sotme të Pd-së më ngjajnë me një përshpirtje në errësirë. 
Janë një përpjekje e dëshpëruar për t'I ikur përsëri përgjegjësisë. Dhe PD-ja e 22 korrikut nuk do ndezë dot asnjë dritë shprese tek demokratët që nuk e votuan në 25 qershor. Dhe nuk pres asfare të ndezë ndonjë dritë shpresë tek ata që nuk duan të votojnë për askënd.

Ndaj kjo nuk është betejë personale, për të zëvendësuar Bashën me një emër tjetër.

Është nevojë për të braktisur qasjen që na dëmtoi të gjithëve. Dëmtoi demokratët dhe dëmtoi shqiptarët. Është domsodoshmëri për t'I ikur fitoreve imagjinare të ideologjive imagjinare me republika imagjinare që në fund sjellin ndëshkim të paimagjinueshëm.
Do te doja shume te isha gabim. Do doja shume qe koha te me provonte mua "te paaftë për të kuptuar", se ne fund të fundit kjo s'do t'I bënte PD-së dëmin që I bëri "I paafti për të menduar". Por kam frikë se nuk jam gabim. Nuk jam gabim kur them atë që mendoni secili prej jush: këto vite vetmja strategji fituese në PD ishte investimi tek vetshkatërrimi dhe përcarja.

Do të doja të isha gabim kur mendoj se PD-ja do dalë më e dobët jo më e fortë nga zgjedhjet e 22 korrikut.
Do doja të isha gabim kur mendoj se nësë do të bërtasim fitore sa herë do të kemi fitore si këto të Lulit, nëse do vazhdohet me armiq klase, e urrejtje te pamenaxhueshme brenda llojit, nuk ka cadër që do ta shpëtojë PD nga rrebeshet e ardhshme elektorale.

Që të jem e sinqertë me veten dhe me ju, nuk konformohem dot sot, as me ata që më dhanë të drejtë me vonesë. Te cilët nuk ka më asnjë rëndësi që heshtën kur s’duhej, po ka shumë më tepër rëndësi se prej këtij zgjimi të vonë, nuk mundëm të ndalim shfaqjen më të shëmtuar e të shtirë te demokracisë në Partinë Demokratike, 22 Korrikun.

Unë nuk do të votoj nesër. Nuk marr dot vendim për asnjë prej jush, por do t'ju kujtoja me përunjësi të mendoni nëse Shqipëria është me e mirë me PD e vërtetë, apo me përshpirtjet e nesërme për të. Më dhemb kjo që po ju them. Por kjo është hera e parë kur me plot gojën them: vota nesër nuk ka asnjë vlerë!

Të më ndjejë z. Selami, për të cilin kam respekt, por vota nesër nuk e bën PD-në më të mirë, më të fortë, më të bashkuar. 
Dhe një forcë politike që nuk kontribuon dot për bashkimin brenda vetes e ka të pamundur të kontribuojë nesër për një Shqipëri ku jetohet.

Për të kuptuar këtë nuk duhet të jesh i zgjuar. Mjafton ta duash Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Pse nuk ka besim tek PD e sotme, Shqipëtarët kanë më pak shpresë se Shqipëria do të ndryshojë.
Për te ndryshuar Shqipërinë, demokratët duhet të ndryshojnë më parë PD-në.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bregu bojkot zgjedhjeve për kryetarin: Vota nesër nuk ka asnjë vlerë!

Posted: 21 Jul 2017 01:23 PM PDT

Teksa konfirmoi bojkotin për zgjedhjen e kreut të PD-së ditën e nesërme, Majlinda Bregu, deklaroi sevota e 22 korrikut nuk ka asnjë vlerë.

Sipas Bregut, për të kuptuar këtë nuk duhet të jesh i zgjuar. Mjafton ta duash Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. 

Bregu: Dua megjithë shpirt ta kem gabim, por zgjedhjet e sotme të Pd-së më ngjajnë me një përshpirtje në errësirë. Janë një përpjekje e dëshpëruar për t'I ikur përsëri përgjegjësisë. Dhe PD-ja e 22 korrikut nuk do ndezë dot asnjë dritë shprese tek demokratët që nuk e votuan në 25 qershor. Dhe nuk pres asfare të ndezë ndonjë dritë shpresë tek ata që nuk duan të votojnë për askënd.Ndaj kjo nuk është betejë personale, për të zëvendësuar Bashën me një emër tjetër.Është nevojë për të braktisur qasjen që na dëmtoi të gjithëve. Dëmtoi demokratët dhe dëmtoi shqiptarët. Është domsodoshmëri për t'I ikur fitoreve imagjinare të ideologjive imagjinare me republika imagjinare që në fund sjellin ndëshkim të paimagjinueshëm.
Do te doja shume te isha gabim. Do doja shume qe koha te me provonte mua "te paaftë për të kuptuar", se ne fund të fundit kjo s'do t'I bënte PD-së dëmin që I bëri "I paafti për të menduar". Por kam frikë se nuk jam gabim. Nuk jam gabim kur them atë që mendoni secili prej jush: këto vite vetmja strategji fituese në PD ishte investimi tek vetshkatërrimi dhe përcarja.Do të doja të isha gabim kur mendoj se PD-ja do dalë më e dobët jo më e fortë nga zgjedhjet e 22 korrikut.Do doja të isha gabim kur mendoj se nësë do të bërtasim fitore sa herë do të kemi fitore si këto të Lulit, nëse do vazhdohet me armiq klase, e urrejtje te pamenaxhueshme brenda llojit, nuk ka cadër që do ta shpëtojë PD nga rrebeshet e ardhshme elektorale.

Që të jem e sinqertë me veten dhe me ju, nuk konformohem dot sot, as me ata që më dhanë të drejtë me vonesë. Te cilët nuk ka më asnjë rëndësi që heshtën kur s’duhej, po ka shumë më tepër rëndësi se prej këtij zgjimi të vonë, nuk mundëm të ndalim shfaqjen më të shëmtuar e të shtirë te demokracisë në Partinë Demokratike, 22 Korrikun.Unë nuk do të votoj nesër. Nuk marr dot vendim për asnjë prej jush, por do t'ju kujtoja me përunjësi të mendoni nëse Shqipëria është me e mirë me PD e vërtetë, apo me përshpirtjet e nesërme për të. Më dhemb kjo që po ju them. Por kjo është hera e parë kur me plot gojën them: vota nesër nuk ka asnjë vlerë!

Të më ndjejë z. Selami, për të cilin kam respekt, por vota nesër nuk e bën PD-në më të mirë, më të fortë, më të bashkuar. Dhe një forcë politike që nuk kontribuon dot për bashkimin brenda vetes e ka të pamundur të kontribuojë nesër për një Shqipëri ku jetohet.Për të kuptuar këtë nuk duhet të jesh i zgjuar. Mjafton ta duash Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Pse nuk ka besim tek PD e sotme, Shqipëtarët kanë më pak shpresë se Shqipëria do të ndryshojë.Për te ndryshuar Shqipërinë, demokratët duhet të ndryshojnë më parë PD-në.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Luan Rama mahnit dasmorët në Buzmadh të Kukësit

Posted: 21 Jul 2017 01:04 PM PDT

I ftuar të marrë pjesë në dasmën e vëllait të deputetit të LSI-së Ylli Shehu në Buzmadh të Kukësit, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka mahnitur mbi njëmijë pjesëmarrësit.

Pasi ka uruar çiftin dhe të zotin e shtëpisë shehun e Buzmadhës Vesel Shehu edhe në emër të Presidentit Ilir Meta, i ka surprizuar ata duke hequr kostumin e politikanit e duke u shfaqur si një artist i vërtetë, e ka kërcyer me ta vallen e Kukësit, ka kënduar këngë së bashku me këngëtarët e ftuar dhe ka recituar një fragment poeme kushtuar Kosovës, të cilën siç tha edhe vetë, e ka recituar për herë të parë në vitin 1981, pas demonstratave të studentëve kosovarë të asaj kohe!

Dhe duartrokitjet e të pranishmeve nuk i janë kursyer deputetit të LSI-së, të gjitha këto duken në videon e publikuar nga newsbomb.al.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tirana përmirësim i ndjeshëm i ajrit në dy vitet e fundit, lajm i mirë për 2017

Posted: 21 Jul 2017 01:02 PM PDT

Nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës në dy vitet e fundit, si: "Tirana pa makina", përmirësimi i brezit mbrojtës të gjelbër dhe hapësirave të mbjella me pemë në zonat e banuara dhe rrugëve kryesore, krijimi i parqeve dhe këndeve të lojërave, si dhe promovimi i lëvizjes me mjete të transportit publik dhe biçikleta, kanë mundësuar që Tirana për vitin 2016 të shënojë një kthesë shumë të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e zhurmave.

Por, lajmi më i mire, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, është se ky trend vazhdon edhe për 6 mujorin e parë të vitit 2017.

Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit i publikuar një ditë më parë, konstaton se pavarësisht faktit se treguesit e ndotjes së ajrit dhe të zhurmave për gjithë Shqipërinë mbeten ende mbi kufijtë e normales së Bashkimit Europian, ndotja në kryeqytet është drejt uljes. Sipas raportit të publikuar tashmë edhe në faqen zyrtare të AKM-së (kliko linkun http://www.akm.gov.al/assets/web_raporti-mjedisit_17.pdf), rezulton se për Tiranën janë shënuar përmirësime të ndjeshme për nivelin e cilësisë ajrit dhe të ndotjes akustike.
Ajri

Kështu, sa i përket PM10 dhe PM2.5, treguesve të grimcave të pluhurit me diameter më të vogël se 10 dhe 2.5 mikron të shprehur në mikrogram për metër kub (i cili shkaktohet nga makinat dhe tymi i karburantit) vihet re se këto tregues kanë shënuar përmirësim në raport me vitin 2015 dhe 2014.

Nga të dhënat e raportit konstatohet qartësisht se niveli i PM10, për vitin 2015 ka qenë 64.95 mikrogram për metër kub, ndërsa gjatë 2016 është ulur në 55.25 mikrogram për metër kub, pra një ulje me 9.7 mikrogram për metër kub. Ndërsa në vitin 2014 niveli i PM10 ka qenë 63.88 mikrogram për metër kub.

Përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit vitin e fundit konstatohen dhe nga të dhënat e matura në stacionin e vendosur pranë Ministrisë së Mjedisit, ku rezulton se për vitin 2016 norma e PM10 ka qenë 46.01 nga 49.74 që ka qenë në vitin 2015, pra një ulje me 3.73 mikrogram për metër kub.

Por përmirësimin më të ndjeshëm të cilësisë së ajrit për vitin 2016 e shënon zona e 21 Dhjetorit, e cila është konsideruar ndër vite si një nga pikat më problematike në kryeqytet. Nga 112 mikrogram për metër kub që ka qenë në vitin 2015, për vitin 2016 shifrat u ulën në 87.78.

Por, megjithëse raporti reflekton vetëm matjet për vitin 2016, trendi zbritës i këtyre treguesve ka vijuar edhe për gjashtë mujorin e parë të 2017. Këtë e ka bërë të ditur vet Agjencia Kombëtare e Mjedisit në faqen e saj në rrjetin social Facebook ku thekson se për gjashtë muajt e parë të vitit 2017 në Tiranë vihet re një përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së ajrit krahasuar me vitin 2016. "Agjencia Kombëtare e Mjedisit paraqet trendin e cilësisë së Ajrit për qytetin e Tiranës ndër vitet 2014-2016. Konkluzion: Në 6-mujorin e parë të vitit 2017 vihet re një përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së ajrit krahasuar me vitin 2016", thuhet në faqen e AKM-së.

Lidhur me vlerat e monitoruara të NO2 që është një tregues me burim ndotje trafikun, është konstatuar se ato për vitin 2016 kanë qenë 30.18 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është vlera mesatare e BE-së. Ndërkohë që krahasuar me një vit më parë, pra me 2015 konstatohet një rënie e ndjeshme me 10.2%. Përsa i përket SO2, CO dhe O3 Raporti thekson se në të gjitha stacionet, vlerat mesatare të monitoruara janë në nivele të ulëta dhe nuk i tejkalojnë normat e BE-së.

Më konkretisht sa i përket SO2 vlerat vjetore më të larta janë monitoruar në stacionet e Durrësit dhe Korçës në vitin 2011, në stacionin e Tiranës dhe Elbasanit në vitin 2014, në stacionin e Shkodrës në vitin 2015 . Por Raporti thekson se në asnjë nga vitet dhe stacionet e monitoruara nuk kemi tejkalim të normës së BE për këtë tregues përfshi këtu dhe Tiranën. Sa i përket Monoksidit të Karbonit (CO) raporti thekson se ai ka një rënie nga 0.87 në 2015 në 0.8 në 2016, çka tregon një rënie me 0.07 µg/m³.

Zhurmat

Nismat dhe projektet e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës në kryeqytet gjatë këtyre dy viteve të fundit janë reflektuar pozitivisht edhe në uljen e nivelit të ndotjes akustike në kryeqytet. Edhe pse Tirana rezulton me numrin më të madh të popullsisë dhe ka një përdorim të madh të automjeteve dhe veprimtari të lartë të jetës së natës, krahasuar vlerat e vitit 2015 me ato të 2016, vërehet një përmirësim në nivelin e zhurmave.

Nga 65.56 dB që ka qenë në vitin 2015 niveli I zhurmave, për vitin 2016 ky nivel është ulur në 64.48 dB, pra me 1.08 dB. Sipas monitorimit të zhurmave në Tiranë, trafiku mbetet një nga shkaktarët kryesore të nivelit të zhurmave urbane në qytetin e Tiranës. Një përmirësim të ndjeshëm ka dhe niveli i ndotjes nga zhurmat gjatë orëve të natës, ku konstatohet qartësisht se nga 57.82 dB që ka qenë në vitin 2015, për vitin 2016 niveli u zhurmave është ulur në 1.61 dB.

Gjatë dy viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash të cilat kanë ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit dhe të zhurmave. Përmirësimi i brezit mbrojtës të gjelbër dhe të hapësirave të mbjella me pemë midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore; krijimi i parqeve dhe këndeve të lojërave; përdorimi i transportit publik dhe mjeteve të tjera alternative si dhe nisma për organizimin e "Ditëve pa Makina" kanë sjellë edhe kthesën ku për herë të parë këto dy vite shifrat e ndotjes kanë ardhur në rënie.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta President, Manjani refuzon mandatin: Do shkoj me pushime

Posted: 21 Jul 2017 12:56 PM PDT

Ylli Manjani deklaron në Ora News se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit, pas betimit të Ilir Metës si President i Republikës.

Në renditjen që LSI ka dorëzuar në KQZ për vitin 2013, ish-Ministri i Drejtësisë renditet pas Luan Ramës, por duket se do të preferojë që mandatin për dy muaj t'ia lërë Ardit Çelës.

Manjani: Nëse do ftohem nga KQZ për të marrë mandatin do ta refuzoj, patjetër që do ta refuzoj.Është formalitet i tepruar tashmë, nuk ka asnjë kuptim. Ky parlament ka marrë vulën e fundit të tij praktikisht, teorikisht qëndron në detyrë, por ky është një muaj pushimesh dhe unë kam planifikuar pushime. I qëndroj besnik fjalës që kam thënë se nuk është e thënë të jesh deputet për të bërë politikë, nuk më ka penguar asnjëherë mosqënia deputet për të bërë politikë. Kam bërë poltiikë dhe bisedoj me këdo fare lirisht pa qenë e nevojshme të jem deputet. Rrjetet sociale janë një obsion i mirë, por edhe Ora Neës është një televizion shumë i këndshëm për mua.

Ilir Meta do të betohet në datën 24 korrik në Parlament, kur dhe do të nisë detyrën e Presidentit të Republikës.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD zgjedh sot Kryetarin e ri, ja 68 qendrat ku do të votohet

Posted: 21 Jul 2017 12:47 PM PDT

Ditën e sotme,Partia Demokratike mban zgjedhjet për kryetarin e partisë. Të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike janë të ftuar të marrin pjesë e të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.

Votimi hapet ne orën 8 te mëngjesit dhe mbyllet në orën 19.00. Zgjedhja e kryetarit të PD është me parimin një anëtar një vote, dhe mbahet pas një fushate intensive qe kane kryer kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ne çdo dege të PD në gjithë vendin.

Votimi do të zhvillohet ne 68 qendra votimi në të gjitha degët e PD sipas listës më poshtë.

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike fton të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike të marrin pjesë në zgjedhjet e 22 korrikut.

Belsh Ambient Privat Bardhul Tafani
Berat Selia e Degës
Bulqizë Selia e PD Bulqizë
Cërrik Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla
Delvinë Hasan Alizoti
Devoll Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht
Dibër Pallati Kulturës
Durrës Pallati i Kulturës
Elbasan Teatri "Skampa"
Fier Holli i Kinoteatrit Fier
Fushë Krujë Selia e Degës
Gjirokastër Kinoteatri "Zihni Sako"
Gramsh Selia e Degës
Has Selia e Degës
Himarë Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë
Kamëz Pallati i Kulturës
Kavajë Qendra Kulturore " Aleksandër Moisiu"
Këlcyrë Lokal Elton Ademi
Kolonjë Selia e Degës
Korçë Selia e Degës
Krujë Selia e Degës
Kuçovë Selia e Degës
Kukës Pallati Kulturës "Hasan Prishtina"
Kurbin Pallati Kulturës Laç
Lezhë Pallati i Kulturës
Librazhd Selia e Degës
Lushnje Selia e Degës
Malësi e Madhe Selia e Degës
Maliq Selia e Degës
Mallakastër Pallati Kulturës, Ballsh
Mat Selia e Degës
Memaliaj Selia e Degës
Mirditë Pallati Kulturës
Paskuqan Selia e Degës
Patos Pallati i Kulturës
Peqin Selia e Degës
Përmet Qendra Multikulturore (Shtëpia e Kulturës)
Pogradec Pallati i Kulturës
Poliçan Zyra elektorale, Bulevardi Kryesor
Prrenjas Selia e Degës
Pukë Selia e Degës
Roskovec Selia e Degës
Rrogozhinë Kinemaja
Sarandë Selia e Degës
Selenicë Fshati Peshkpi, Ambient Privat Daver Kuci
Shijak Pallati i Kulturës
Shkodër Selia e Degës
Skrapar Selia e Degës
Tepelenë Selia e Degës
Tirana 1 Selia e Degës
Tirana 10 Selia e Degës
Tirana 11 Selia e Degës
Tirana 12 Selia e Degës
Tirana 13 Selia e Degës
Tirana 14 Ambient privat në Tufinë
Tirana 2 Selia Qendrore e PDSH-së
Tirana 3 Selia e Degës
Tirana 4 Selia e Degës
Tirana 5 Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali
Tirana 6 Selia e Degës
Tirana 7 Selia e Degës
Tirana 8 Selia e Degës
Tirana 9 Selia e Degës
Tropojë Muzeu Historik
Ura Vajgurore Selia e Degës
Vau Dejës Lokali "Armando", Stajkë, Nj.A Bushat
Vlorë Pallati Labëria
Vorë Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more