Skip to main content

Ora News: “Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë në spital pronari i lokalit” plus 9 more

Ora News: “Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë në spital pronari i lokalit” plus 9 more


Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë në spital pronari i lokalit

Posted: 30 Jul 2017 12:10 AM PDT

Ndërron jetë pronari i bar-restorantit "Cavaliero" në Velipojë, ku dy ditë më parë ndodhi një shpërthim gazi.

Besnik Zenuni ndërroi jetë në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT ku ndodhej nën trajtim intensiv për shkak të plagëve të shumta të djegies që kishte marrë në trup.

Sipas bluzave të bardha, 55-vjeçari ka pasur djegie në 95% të trupit.

Ndërkohë vijon të jetë në gjendje të rëndë edhe i biri, Hektor Zenuni, që gjithashtu mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i gazit në lokal.

Mëngjesin e së premtes, rrjedhja e gazit nga cisterna 1 mijë litërshe solli shpërthime të fuqishme nga të cilat u plagosën katër persona, ndërsa kanë sjellë panik dhe tmerr mes banorëve dhe pushuesve në zonë. 

Gjithçka rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes në Velipojë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bie zjarr në skenën e një festivali muzikor, evakuohen 22 mijë persona

Posted: 29 Jul 2017 11:51 PM PDT

Skena kryesore e një festivali muzikor në Spanjë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës ku u evakuuan më shumë se 22 mijë njerëz.

Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë fotografitë ku dukej zjarri në anën e majtë të skenës së Tomorrowland Unite.

Sipas BBC nuk janë raportuar viktima. Ndërkohë, organizatorët kanë shkruajtur në faqen zyrtare të festivalit se zjarri u shkaktua nga një mosfunksionim teknik.

Pas kësaj, koncerti u mbajt në Can Zam Park ku performuan Dj e njohur, Ingrosso dhe Afrojack.

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ankorohet në portin e Durrësit me 18 orë vonesë trageti ‘Adria Ferries’

Posted: 29 Jul 2017 11:49 PM PDT

Mbërrin me 18 orë vonesë trageti i  linjës Ankona-Durrës. Trageti  'Adria Ferries' ,i cili pësoi avari në motor u ankorua mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Mjeti lundrues ishte nisur mbrëmjen e së premtes nga Ankona me destinacion portin e Durrësit.

Trageti në fjalë ka pësuar defekt në njërin nga motorët dhe për këtë arsye iu desh të lundronte me shpejtësi të ulët.

Ekuipazhi i tragetit mori masa për furnizimin e pasagjerëve me ujë dhe ushqime.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Donald Trump injoron vogëlushin në karrige me rrota, shpërthejnë komentet

Posted: 29 Jul 2017 11:26 PM PDT

Duket se gafat për Donald Trump nuk kanë fund dhe do të vazhdojnë të komentohen për një kohë të gjatë. Në takimin e fundit, presidenti është filmuar në një moment teksa ka injoruar një djalë të vogël të ulur në karrige me rrota që kërkonte ti jepte dorën.

 Në pamjet e publikuara duket se si Trump i përshëndet të gjithë fëmijët, ndërsa vogëlushi tenton disa herë ta takojë, por nuk ia del.

 Video u bë virale pasi autorja e njohur J.K.Roëling e komentoi në rrjetin social, Tëitter duke e quajtur gjestin e presidentit 'shokues dhe të tmerrshëm.'

Pas kësaj shpërthyen komentet që mbronin Trump pasi e kishte përshëndetur vogëlushin përpara, ndërsa të tjerë e quanin veprim të ulët këtë gjë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthimi në Velipojë mund të ishte shmangur

Posted: 29 Jul 2017 11:20 PM PDT

Shpërthimi në Velipojë do të ishte shmangur nëse pronari i lokalit do t'i kishte treguar për cisternën 1000 litërshe Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Inspektorët e këtij të fundit kishin shkuar më herët në subjekt për të bërë verifikimet por gjithçka u është mbajtur e fshehtë.

Drejtori i inspektimit të pajisjeve nën presion në ISHTI, Arjan Goshi, tha për Ora News se pranë tyre nuk është bërë asnjë regjistrim për cisternën.

Goshi: Sipas njoftimit të inspektorëve kur është kontaktuar me pronarin ai është shprehur se unë përdor vetëm bombol GNN dhe në fakt dukej dhe nga pamjet ku ishte në gjendje pune, dhe nuk përdor rezervuar gazi. Nuk e kishte deklaruar.E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zjarrëfikësen Shkodër sepse dhe ata bëjnë inspektime. Ishte futur depozita poshtë platformës së verandës dhe afër shkallëve në një pozicion që unë nuk e di sesi e kishte menduar ai për ta futur atje.

Po ashtu Goshi thekson se gjatë sezonit të verës inspektorët ushtrojnë më shumë kontrolle për shkak edhe të temperaturave të larta.

Goshi: ISHTI në programet e veta harton edhe programe të inspektimit në operatorë ekonomikë, sidomos në zonën e fillimit të sezonit turistik, në të gjithë bregdetin. Për këtë vit, këto inspektime kanë filluar në datën 6 qershor 2017.

Nga shpërthimi i gazit në Velipojë mbeten të plagosur katër persona, mes të cilëve pronari i lokalit dhe djali i tij të cilët ndodhen nën trajtim intensiv në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Majk baba i përkushtuar, flet për herë të parë për djalin

Posted: 29 Jul 2017 01:48 PM PDT

Reperi i njohur nga Kosova, Majk është rrëfyer për herë të parë për djalin e tij të vogël Roan që ka vetëm dy muaj që ka ardhur në jetë.

"Dashuria që kam për të është shumë e madhe. Tepër saqë s'po më dilet me shokë, kohën që kam po ia kushtoj djalit, dua të kaloj sa më shumë kohë me të dhe deri tani jam kënaqur tepër. Po ndihem shumë i bekuar dhe faleminderit zotit që e ka sjellë një fëmijë të shëndoshë si ai dhe nuk e di, fëmijët janë të vecantë, të pafajshëm. S'kam as fjalë, jam tepër i emocionuar se është hera e parë që po flas për të dhe është ndjenjë e mirë, të bën të lumtur," – tha ai për Prive.

Majk tregoi se së shpejti mund të sjellë një këngë që i dedikohet djalit të tij. Ai shtoi se do dëshironte që vogëlushi të bëhej artist ose basketbollist kur të rritet, ndërsa duket se është shumë i përkushtuar ndaj të birit. Ndërkohë, ai po gëzon suksesin për projektin e fundit që solli në bashkëpunim me grupin Babastars me 'High 4 Real.'

Ai nuk e komentoi marrëdhënien e tij me nënën e djalit, Majlinda Zeka edhe pse lidhja e tyre u përfol shumë nëpër media.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Digjen mbetje urbane në lagjen numër 1 të Rrogozhinës

Posted: 29 Jul 2017 01:33 PM PDT

Persona ende të paindentifikuar i kanë vënë zjarrin mbetjeve urbane në lagjen numër 1 të qytetit të Rrogozhinës.

Policia thotë se "rreth orës 17.00, jemi njoftuar nga Salla Operative Kavajë se në lagjen “Numër 1” të qytetit Rrogozhinë në vendin e quajtur “Ura e Lumit Shkumbin” po digjen mbetje urbane".

Menjëherë shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje ku ishin të pranishëm dhe një grup inspektimi nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve nga të cilët u mbajt dhe një proces-verbal inspektimi. 

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në një sipërfaqe 170 m x 40 m po digjeshin mbetje urbane në dukje të vjetra. Nga nderhyrja e shërbimeve të PMNZSH u bë shuarja e zjarrit, ndërsa nga djegia e këtyre mbetjeve nuk rezulton të ketë dëme materiale.

Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton që Bashkia Rrogozhinë ka rreth katër vite që nuk e perdor këtë vend për grumbullim të mbetjeve urbane pasi ka kontraktuar një firmë për depozitimin e tyre në Landfillin e Elbasanit.

Hetimet vazhdojnë deri në sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet do të shkojnë për vlerësim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, për veprën Penale "Ndotja e Ajrit".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vasili për Ramën: Vendi ‘digjet’, shkollëpakti s’del dot përtej përrallës

Posted: 29 Jul 2017 01:21 PM PDT

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nuk ka qëndruar indiferent ndaj ironisë dhe akuzave që kryeministri Edi Rama adresoi sot nga Korça në drejtim të LSI.

Duke iu referuar si shkollëpakët, Vasili thotë se në vend dhunohen mjekë, mbyten pushues, zjarre gjithandej, mungesë uji dhe energjie ndërsa Kryeministri nuk del dot përtej përrallës.

'Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten' deklaron Vasili.

Vasili: Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.

S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten.

Në dëgjesën me qytetarë të Korçës, Rama teksa denoncoi korrupsionin në administratë iu referua LSI si përgjegjëse kryesore.

Rama: Aty përgjegjësia ka qenë e të gjitha partive pavarësisht se ndonjë parti më e vogël që filloi të bëhet e madhe dhe desh të bëhej aq e madhe sa nuk arriti dot të përballojë madhësinë dhe plasi, ka bërë më shumë.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

18-vjeçari rrëfen si përfundoi në ‘krevat’ me mësuesen

Posted: 29 Jul 2017 01:13 PM PDT

Një djalë 18 vjec ka treguar se si arriti të kryente marrëdhënie seksuale me mësuesen e tij Eleanor Wilson, para dy vitesh gjatë një udhëtimi 2-javor.

Ngjarja ka ndodhur kur djaloshi ishte në moshën 16-vjecare dhe do të shkonte nga Zvicra në Afrikë me një grup për bamirësi.

Dailymail ka arritur të zbulojë nëpërmjet miqve të tij për eksperiencën që ai kishte kaluar me 28-vjecaren.

“Isha i dehur me ‘whiski’, ajo më puthi dhe kryem marrëdhënie seksuale,” – i kishte thënë ai miqve të tij për ngjarjen që ndodhi në tualetin e avionit kur po ktheheshin.

Këtë javë, Eleanor Wilson u pushua nga puna pas një séance gjyqësore të mbajtur për këtë rast.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Të dorëhequrit e Hipotekave po bëjnë namin me pazare korruptive’

Posted: 29 Jul 2017 01:12 PM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot përmes një postimi në faqen e tij në fb se drejtorët e dorëhequr të Hipotekës po bëjnë kërdinë.

Referuar qytetarit dixhital, Berisha thotë se drejtuesit e Ramës në pritje të letrave të shkarkimit kanë nisur bursën e pazare korruptive.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more