Skip to main content

Ora News: “Vuçiç në Uashington, do diskutohet edhe rasti i vëllezërve Bytyçi” plus 9 more

Ora News: “Vuçiç në Uashington, do diskutohet edhe rasti i vëllezërve Bytyçi” plus 9 more


Vuçiç në Uashington, do diskutohet edhe rasti i vëllezërve Bytyçi

Posted: 17 Jul 2017 12:05 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare që kur  ka marrë detyrën e të parit të shtetit, në fund të muajit maj.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë bën të ditur se Vuçiç do të takojë nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë.

Në prag të vizitës së Vuçiç në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.

Përveç Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, shkruan Evropa e Lirë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja si e filloi javën Rita Ora

Posted: 16 Jul 2017 11:55 PM PDT

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka gjetur mënyrën e duhur për të filluar këtë javë.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Instagram ku shfaqet pa grim dhe shkruan: "Të fillosh javën duke thënë … Ckemi."

26-vjecarja duket shumë e freskët, edhe pse shpesh jemi mësuar ta shohim të kuruar në evente të ndryshme. E veshur me një kanatiere të zezë dhe flokë të crregullt, Rita ka pozuar duke nxjerrë në pah tatuazhet e saj.

Ndërkohë, ajo po gëzon suksesin e hitit 'Your Song,' dhe ka lajmëruar që së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.

 

Walking into this week like…hi.

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Nëse opozita e re do të sillej si Haradinaj nuk do të ketë stabilitet”

Posted: 16 Jul 2017 11:55 PM PDT

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se rënia e PDK-së dhe ngritja e 'Vetëvendosjes' kanë qenë të pritshme në këto zgjedhje.  Në një intervistë për gazetën “Zëri” në Kosovë, ajo ka shtuar se vendit i duhet një qeveri stabël, pasi që para vendit janë shumë sfida të mëdha. Sipas saj, nëse Qeveria me në krye Haradinajn do t'i ketë vetëm 61 vota dhe opozita e re do të sillej në Parlament si kreu i AAK-së kundër demarkacionit, atëherë nuk do të ketë stabilitet në vend

Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në zgjedhjet e qershorit ka qenë e pritur, përderisa parashihej që 'Vetëvendosje' do të ketë rritje në vota. Megjithatë, ka qenë e qartë që rezultati zgjedhor nuk do të mundësoj deri në atë masë që një parti e vetme, apo një koalicion do të ishte në gjendje ta krijonte një shumicë stabile në Parlament.

Kështu ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën 'Zëri', duke shtuar se nga bisedat që i kanë pasur me qytetarët e Kosovës e kanë fituar përshtypjen se janë të pakënaqur me gjendjen politike në vend.

Ambasadorja e shtetit më të fuqishëm në Evropë thotë se janë të interesuar që në Kosovë të formohet një Qeveri stabël, por, siç thotë ajo, se si do të zhvillohen gjërat më tutje kjo mbetet të shihet, për faktin se për detyrat që i ka vendi përpara nevojitet stabilitet, përfshirë këtu formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave me BE-në, dialogun me Serbinë.

'Të gjitha këto janë sfida shumë të mëdha të cilat një qeveri mund t'i çoj përpara vetëm me vullnet shumë të fortë. Nëse kjo qeveri e ka këtë vullnet me 61 vota, atëherë gjithcka është në rregull, mirëpo rreziku është që të mos jetë kështu', shprehet Viets.

Ambasadorja gjermane ka kujtuar faktin se në qeverisjen e kaluar Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i koalicionit PAN për kryeministër, ka bërë pjesë në grupin e opozitës që e kanë vënë në dispozicion gazin lotësjellës për të kundërshtuar vendimet e Parlamentit, përkatësisht për marrëveshjen e Demarkacionit.

Sipas saj, nëse Haradinaj do të jetë në krye të Qeverisë dhe opozita e re do të sillet në të njejtën mënyrë, atëherë, siç thotë ajo, nuk mund të flasim për stabilitet në vend.

“Haradinaj ka qenë një prej kundërshtuesit më të zëshëm të Demarkacionit, i cili përveç se ka refuzuar këtë marrëveshje ka sjellë edhe argumentet e tij pse nuk duhet të votohet marrëveshja. Tani nuk e di se si do të veproj ai në të ardhmen, mirëpo ajo që mund të marr me mend është se kjo çështje mund të zgjatet deri në pafundësi dhe Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave’', shprehet Viets.

Gjatë kësaj interviste për 'Zërin' ambasadorja gjermane ka folur edhe për nevojën e luftimit të korrupsionit në Kosovë, miratimin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së paligjshme, procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, përfshirjen e presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë, etj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Modeli me një këmbë kurorëzohet Mister Anglia

Posted: 16 Jul 2017 11:49 PM PDT

Një model, i cili ka humbur këmbën për shkak të një defekti të lindur, është bërë njeriu i parë pa gjymtyrë që është kurorëzuar Mister Anglia. Jack Eyers, nga Bournemouth, Dorset ka munduar 40 finalistët e tjerë për të marrë titullin gjatë një ceremonie në Birmingham mbrëmjen e së premtes.

28-vjeçari, që punon si trajner personal, është i vendosur të fitojë titullin Mister Bota, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

"Unë ndjehem shumë mirë që Mister Anglia nuk është thjesht një konkurs bukurie por është gjithçka,"-është shprehur Eyers. "Pesë vitet e fundit unë kam bërë misionin tim për të shtuar njerëzit me aftësi të kufizuara në industrinë e modës dhe për tu bërë shembull për këta njerëz."

Pas një defekti të lindjes këmba e tij mbeti e pazhvilluar dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr. Pas operacionit ai ëndërronte që të punonte si zjarrfikës por e kuptoi që nuk ishte e mundur për shkak të këmbës së tij.

Në këtë mënyrë ai zbuloi aftësitë e tij në modeling dhe nënshkroni një marrëveshje me Models of Diversity, fushatë për diversitetin në industrinë e modës. Dhe në vitin 2015 ai u bë i pari model mashkull me aftësi të kufizuara që eci në Neë York Fashion Week.

  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bëhen publike pamjet nga dasma sekrete e Miranda Kerr

Posted: 16 Jul 2017 11:46 PM PDT

Modelja e njohur e Victoria Secret, Miranda Kerr ka publikuar disa fotografi të dasmës së saj me themeluesin e rrjetit social Snapchat, Evan Spiegel.

Ceremonia e tyre ishte e fshehtë kyu morën pjesë vetëm 45 miq dhe familjarë. Ishte ndër dasmat më të përfolura, derisa vendosën të bënin publike pamjet për revistën prestigjoze Vogue.

"Sinqerisht, nuk mund të imagjinoja fustan nusërie më të bukur. Unë e kam dashur gjithmonë modën dhe kam qenë e lirë me pak stil bohemian. Në këtë periudhë, ky është stili që më tërheq më shumë dhe frymëzohem nga Grace, Audrey Hepburn e gjyshja ime, e cila është rreth 80 vjec dhe është shumë elegante" – tha Kerr.

34-vjeçarja dukej magjepsëse me një fustan të gjatë prej mëndafshi, ndërsa qëndronte krah partnerit që ishte veshur me kostum.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytje në Kinë, 18 të vdekur dhe shumë të zhdukur

Posted: 16 Jul 2017 11:41 PM PDT

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në qytetin kinez Jilin, në verilinjde të vendit.

Siç raportojnë autoritetet kineze shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave.

Një skuadër kërkim- shpëtimi e përbërë nga 32,360 veta është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe të energjisë elektrike.

Përmbytjet në qytetin Jilin kanë nisur që prej javës së kaluar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ulen ndihmat sociale, shtohen problemet shëndetësore për të papunët

Posted: 16 Jul 2017 11:34 PM PDT

Ankthi dhe depresioni tek njerëzit e papunë është rritur me 50% në katër vitet e fundit, pasi janë ulur ndihmat sociale.

Këshilli i Britanisë së Madhe tha se reformat e qeverisë duhet të fajësohen për uljen e pagesave, të cilat kanë ndikuar në shëndetin mendor të njerëzve.

Sipas analizave të kryera, është zbuluar se në mars të 2017, 15.2% e të papunëve pranuan se vuajnë nga ankthi dhe depresioni i rëndë.

"Ka patur ndikim pothuajse shkatërrues te familjet që sigurojnë të ardhurat e fëmijëve, të cilët kanë prindër me aftësi të kufizuara apo probleme mendore," – tha shefi ekzekutiv për Independent.

Ndërkohë, ulja e tarifave do të bëjë që presioni të shtohet cdo ditë e më shumë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kinemaja në zi, vdes aktori legjendar

Posted: 16 Jul 2017 11:23 PM PDT

Aktori legjendar Martin Landau ka vdekur të shtunën në Kaliforni për shkak komplikacioneve të papritura. Landau i cili është shfaqur në më shumë se 200 filma dhe shfaqje televizive vdiq në moshën 89 vjeçare në spitalin UCLA Medical Center.

Ylli i X-Files, i cili luajti rolin Alvin Kurtzweil, la lënë pas gruan e tij, aktoren Barbara Bain dhe dy vajzat aktore gjithashtu , Juliet Rose Landau dhe Susan Landau Finch.

Aktori ka treguar aftësinë dhe shkathtësinë e tij në Mission: Impossible dhe ka fituar çmimin Oskar në filmin Ed Wood në vitin 1994.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nisin sot bisedimet formale për Brexit

Posted: 16 Jul 2017 11:18 PM PDT

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian nisin sot në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Sekretari britanik i Brexit-it, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barnier, për katër ditë bisedime.

Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet – me ose pa marrëveshje – më 30 mars të vitit 2019.

Në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit-it.

Janë rreth 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së.

Palët do të diskutojnë po ashtu koston e daljes së Britanisë nga blloku./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 38-vjeçari

Posted: 16 Jul 2017 11:11 PM PDT

Një 38-vjecar ka humbur jetën në banesën e tij pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth 1:00 në lagjen ‘Ujë i ftohtë’ të qytetit të Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi i ndjeri F.L ka ndërhyrë në kabull elektrik.

Po kryehen  veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more