Skip to main content

“Poloni: Presidenti ka vërejtur të meta në legjislacionin kundërthënës” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

“Poloni: Presidenti ka vërejtur të meta në legjislacionin kundërthënës” plus 17 more Radio Evropa e Lirë


Poloni: Presidenti ka vërejtur të meta në legjislacionin kundërthënës

Posted: 22 Jul 2017 09:02 AM PDT

Andrzej Lapinski, zhëdhënës i presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, tha se presidenti ka parë të meta në legjislacionin kontestues të miratuar nga Senati, me të cilin politikanët do të kenë ndikim të rëndësishëm në gjykatën më të lartë në këtë vend. Zoti Lapinski, megjithatë, nuk ka thënë nëse presidenti do ta refuzoj legjislacionin ose do të kërkoj mendimin e Gjykatës Kushtetueese. Ai vetëm tha se Duda ka parë joharmonizim ndërmjet dy artikujve të legjislacionit lidhur me emërimin e shefit të Gjykatës Supreme. Senati i Polonisë sot e ka miratuar legjislacionin, i cili ishte sponzorizuar nga partia në pushtet, që vlerësohet se është populliste. Presidenti Duda tash i ka 21 ditë afat që me nënshkrimin e tij këtë dokument ta shndërroj në ligj. Me këtë legjislacion parashihet shkarkimi i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, me përjashtim të atyre që janë mirtuar nga presidenti, dhe i mundëson presidentit autoritet për rregullimin e gjykatave. Liderët e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar këtë legjislacion, pasi konsiderojnë se me të dëmtohet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe kërcënohet sundimi i ligjit. Dhjetëra mijëra polakë kanë dalur dje në rrugët e Varshavës për ta kundërshtuar këtë legjislacion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Filipine: Kongresi e vazhdoi ligjin ushtarak në pjesën jugore

Posted: 22 Jul 2017 07:42 AM PDT

Kongresi i Filipineve në mënyrë unanime e ka miratuar kërkesën e presidentit, Rodrigo Duterte, për vazhdimin e sundimit të ligjit ushtarak në ishullin e trazuar, Mindanao, deri në fund të vitit. Me këtë lëvizje, presidenti Duterte do të ketë më tepër kohë për tu ballafaquar me ekstremistët e armatosur, që janë aleatë të Shtetit Islamik (IS). Duterete tha se zgjatja ishte e domosdoshme për t'i shkatërruar ekstremistët, por kritikët thonë se kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve për rritje të autorizimeve. Në Mindanao është zbatuar ligji ushtarak më 23 maj, kur militantët e inspiruar nga IS-i, e të cilët u takojnë grupeve Maute dhe Abu Sayyaf, së bashku me luftëtarët e jashtëm, e kanë thyer rezistencën në qytetin Maravi dhe e kanë marrë kontrollin aty. Ushtria e Filipineve po e vazhdon luftën dymuajshe për rimarrjen e kontrollit në Maravi. Së paku 428 militantë, 105 ushtarë dhe policë, dhe 45 civilë, janë vrarë prej se kanë filluar luftimet. Sundimi ushtarak e lejon ushtrinë që ta zbatoj ligjin dhe t'i burgos njerëzit pa aktakuzë për periudha të gjata.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pejë: Policia i ka gjetur dy vëllezër të vrarë, janë arrestuar tre të dyshuar

Posted: 22 Jul 2017 06:01 AM PDT

Drejtoria rajonale e policisë së Kosovës në Pejë sot, gjysmë ore pas mesnatës, është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq të Pejës. Mëtutje, në njoftimin për media të policisë theksohet se në atë lokacion janë dërguar njësitë e policisë, të cilat kanë hasur në dy viktima, "që të dy vëllezër, të cilët ishin qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes". Emrat e personave të vrarë, që janë shtetas shqiptarë të Kosovës, janë dhënë vetëm me inciale: R. B. dhe A. B. të moshës përkatësisht 28 dhe 31 vjeçare. Në kumtesë pastaj thuhet se hetuesit e Drejtorisë rajonale të policisë në Pejë i kanë arrestuar tre të dyshuar për vrasje, të cilëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurës së mëtejshme ligjore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Djali i liderit taliban u vra derisa ndërmori sulm vetëvrasës

Posted: 22 Jul 2017 05:12 AM PDT

Abdur Rahman, djali i liderit taliban afgan, Mullah Haibatullah Akhundzada, është vrarë para dy ditësh, duke kryer sulm vetëvrasës në provincën Helmand, në pjesën jugore të Afganistanit, ka konfirmuar sot një zëdhënës i talibanëve. Abdur Rahman, 23 vjeçar, i njohur edhe si Hafiz Khalid, u vra duke e drejtuar makinën e mbushur me eksploziv në një bazë të madhe të forcave të sigurisë afgane në qarkun Gereshk, në mëngjes të ditës së entje, i tha agjencisë DPA, zëdhënësi taliban, Zabibullah Mujahid. Mullah Haibatullah u bë lider i talibanëve afganë, pasi lideri i mëparshëm, Mullah Akhtar Mohammad Mansour, ishte vrarë nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në Pakistan, në maj të vitit 2016. Një zyrtar qeveritar tha se autoritetet afgane po zhvillojnë hetime për këtë incident dhe se nuk mund ta konfirmojnë vrasjen e Abdur Rahmanit. Ekstremistët talibanë aktualisht e kanë nën kontroll një sipërfaqe prej 80% të provincës Helmand, ku mijëra hektarë janë të mbjellur me drogë, ndërsa shitja e saj ju sjell talibanëve miliona dollarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët pa Kufij e kanë hapur një klinikë të re në Kunduz

Posted: 22 Jul 2017 03:49 AM PDT

Organizata Mjekët pa Kufij e ka hapur një klinikë të vogël mjekësore në provincën veriore Kunduz në Afganistan. Kjo është klinika e parë atje prej se nga sulmi ajror amerikan në vitin 2015, ishte shkatërruar një spital i kësaj organizate. Nga ky sulm i forcave speciale amerikane ishin vrarë 42 pacientë, personel mjekësor dhe punëtorë të tjerë, në spitalin e grupit, Mjekët pa Kufij. Tash grupi po punon për të marrë siguri nga amerikanët dhe ushtria afgane se kapacitetet e tij mjekësore do të respektohen dhe mbrohen. Klinika e re nuk është e vendosur në vendin ku ishte klinika e shkatërruar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë protestat ndaj legjislacionit kundërthënës në Poloni

Posted: 22 Jul 2017 03:36 AM PDT

Mijëra njerëz u mblodhën më 21 korrik në Varshavë për të protestuar kundër një projektligji të sponsorizuar nga partia qeverisëse e vendit që do t'u jepte udhëheqësve politikë një kontroll substancial ndaj gjyqësorit. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyra e BE-së anulon projektet për Mitrovicën e veriut

Posted: 22 Jul 2017 02:46 AM PDT

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Përfaqësuesja e saj speciale në Kosovë, Nataliya Apostolova, është detyruar të anulojë ndihmën financiare për Mitrovicën e veriut, në vlerë prej 7. 8 milion euro. Këto mjete ishin parashikuar të ndahen për ndërtimin e qendrës kulturore dhe objektit të ri të universitetit në Mitrovicën veriore. Siç kanë thënë Zyra e BE-s në Kosovë, autoritetet lokale nuk kanë arritur të largojnë objektet e ndërtuara në mënyrë jolegale dhe të lirojnë hapësirën për fushat e punës. Zyra e BE-së ka shprehur keqardhjen për anulimin e këtyre projekteve. Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar se është i zhgënjyer me vendimin e përfaqësues speciale të BE-së në Kosovë, për anulimin e ndihmës financiare për këtë komunë, duke thënë se ky vendim nuk ka të bëjë me largimin e objekteve, por me çështjen e revitalizimit të urës kryesore mbi lumin Ibër. Sipas tij, "ambasadorja Apostolova po luan sipas principit 'shkopi dhe karota', me të cilin ne nuk do të pajtohemi". "Arsyet e vërteta për një vendim të tillë janë këto:ajo kërkon që komuna jonë të vazhdojë me revitalizimin e urës, pa ndonjë garanci kur bëhet fjalë për ruajtjen e sigurisë të qytetarëve, gjë që është interes parësor për ne". "E dyta, e dërguara e BE-së, Apostolova, ka qenë e befasuar me insistimin tonë që të na sqarohet se si është e mundur që projekti për revitalizimin e urës të kushtojë 1. 2 milionë euro, ndërkaq mbikëqyrja, të cilën e bën ekipi i saj, kushton 1. 9 milionë euro, gjë që është shumë më tepër", ka thënë Rakiq. Ai ka rikujtuar se projektet të cilat komuna e Mitrovicës së veriut i ka marrë nga Zyra e BE-së, janë siguruar gjatë kohës deri sa në krye të kësaj zyre ka qenë Samuel Zhbogar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kompanitë në hall, “nuk po gjejnë” punëtorë në Kosovë

Posted: 22 Jul 2017 02:12 AM PDT

Në Kosovë pothuajse për çdo vit, kompanitë private, konkretisht ato në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe lokalet shërbyese, përballen me problemin e punësimit sezonal të punëtorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Privilegje të njëjta për investitorët e huaj e ata vendorë

Posted: 22 Jul 2017 01:53 AM PDT

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se vendimi i Qeverisë për t'u ofruar kushte të njëjta si investitorëve të huaj, ashtu dhe atyre vendorë, paraqet një impuls të rëndësishëm për mëkëmbjen e ndërmarrjeve të vogla dhe atyre të mesme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abbas i ka ngrirë kontaktet me Izraelin

Posted: 22 Jul 2017 01:52 AM PDT

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë mbrëmë vonë se i ka ngrirë të gjitha kontaktet me Izraelin, pas dhunës së djeshme vdekjeprurëse, derisa Izraeli i ka implementuar masat e shtuara të sigurisë në një vend të shenjtë të kontestuar në Jerusalem. Zoti Abbas tha se raportet në të gjitha nivelet do të mbeten të suspenduara derisa Izraeli t'i tërheq masat e sigurisë rreth kompleksit, i cili komnsiderohet i shenjtë si nga myslimanët, ashtu edhe nga hebrejntë. Besimtarët myslimanë nuk kishin hyrë në kompleks, për shkak të masave të reja të sigurisë nga ana e Izraelit, por kishin qëndruar jashtë kompleksit nëpër mot të nxehtë, në shenjë proteste. Autoritetet raportuan se falja e besimtarëve ishte kryesisht paqësore më herët gjatë ditës së djeshme, por Ministria palestineze e shëndetësisë, më vonë tha se tre palestinezë ishin vrarë, pasi kishin shpërthyer përleshjet ndërmjet forcave izraelite dhe protestuesve. Mbrëmë vonë, autoritetet izraelite kanë raportuar se një palestinez i ka therrë për vdekje tre izraelitë brenda një vendbanimi në Bregun Perëndimor. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjenerali Thomas: Programi në Siri nuk është ndalur për ta kënaqur Rusinë

Posted: 22 Jul 2017 01:32 AM PDT

Gjenerali i lartë amerikan, Tony Thomas, ka konfirmuar mbrëmë se agjencia CIA po e mbyll programin e vet për pajisjen dhe stërvitjen e kryengritësve, që luftojnë kundër ushtrisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, por i ka hedhur poshtë pohimet se kjo është bërë për ta kënaqur Rusinë. Ishte "një vendin shumë i vështirë", por "absolutisht jo lëshim ndaj rusëve", tha shefi i operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara në Siri, gjenerali Thomas, në një forum të sigurisë kombëtare në Aspen të Kolorados. Sipas tij, disa kritikë të programit të CIA-s kishin konkluduar se kryengritësit nuk kishin gjasë për ta larguar nga presidenca Assadin, që është aleat i Rusisë. Ky program kishte filluar në vitin 2013, si një përpjekje e presidentit të atëhershëm, Barack Obama, për përmbysjen e Assadit, por ai kishte prodhuar pak sukses. Gjatë këtij programi ishin sëtrvitur dhe armatosur mijëra luftëtarë kundër Assadit. Agjencia CIA ka refuzuar të bëjë koment zyrtar për vendimin për ndaljen e programit, për të cilin fillimisht kishte raportuar e përditshmja, Washington Post. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Irani ballafaqohet me “konsekuenca serioze”

Posted: 22 Jul 2017 01:14 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Iranit, se ballafaqohet me "konsekuenca të reja dhe serioze" derisa të gjithë shtetasit amerikanë, që "janë burgosur padrejtësisht" në këtë vend, nuk lirohen dhe kthehen në shtëpitë e tyre, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë. Zoti Trump ka kërkuar nga Irani që ta liroj personin, Robert Levinson, ish-agjent i FBI-së, i cili ishte zhdukur para më tepër se 10 viteve të Iran, biznesmenin, Simak Namazi, dhe babain e tij, Baquer Namazi, dhe të "gjithë amerikanë e tjerë të burgosur padrejtësisht në Iran". "Për afro 40 vjet, Irani i ka shfrytëzuar burgosjet dhe rrëmbimet si mjet të politikës shtetërore, një praktikë që vazhdon deri në ditët e sotme me dënimin e personit, Xiyue Wang, me 10 vjet burg", tha Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar kërkuesit nga Princetoni, i cili është dënuar nga Irani javën e kaluar për spiunim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga sulmi ajror amerikan gabimisht janë vrarë 16 policë afganë

Posted: 22 Jul 2017 01:01 AM PDT

Nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara janë vrarë 16 dhe plagosur dy pjesëtarë të policisë kombëtare të Afganistanit në provincën Helmand, kanë thënë sot zyrtarët. Pentagoni ka konfirmuar mbrëmë se nga sulmi ajror amerikan në provincën Helmand gabimisht janë vrarë një numër i forcave të sigurisë afgane. Aktualisht, forcat afgane po zhvillojnë betejë të ashpër për ta rimarrë territorin në provincën Helmand, që në masë të madhe, është nën kontroll të ekstremistëve talibanë. Ahmad Faisal Bigzad, guvernator i provincës tjetër afgane, Badakshan, ka njoftuar sot se 11 policë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve me talibanët. Sipas tij, 20 pjesëtarë të tjerë të policisë lokale në rajonin e largët Tagab, konsiderohen të zhdukur pas luftimeve të djeshme. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE: Polonia rrezikon konsekuenca për përkeqësim të demokracisë

Posted: 22 Jul 2017 12:09 AM PDT

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka vetëm autoritet të kufizuar për t'i ndalur nacionalistët në pushtet, të cilët po e shkatërrojnë sundimin e ligjit në Poloni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bëhen publike koleksionet muzikore të Princeshës Diana

Posted: 21 Jul 2017 10:54 AM PDT

Gjërat personale të Princeshës së ndjerë Diana, janë parë shumë pak nga publiku, mirëpo koleksionet e saj muzikore dhe këpucët e baletit do të shfaqen para publikut gjatë kësaj vere në Pallatin Buckingham të Londrës. Me këtë rast do të shënohet 20 vjetori i vdekjes së saj. Disa nga objektet që do të prezantohen janë zgjedhur nga djemtë e saj, princi William dhe ai Harry, " për të reflektuar përkushtimin e nënës së saj në detyrë dhe për të treguar kujtimet e tyre personale për të", ka njoftuar Royal Collection Trust, e cila është përgjegjëse për kujdesjen dhe publikimin e gjërave të mbretërisë. Diana, gruaja e parë e princit Charles, ka vdekur gjatë një aksidenti në Paris, në gusht të vitit 1997, andaj një numër i organizimeve përkujtimore janë planifikuar për të shënuar vdekjen e saj. Vizitorët e pallaitit do të mund t'i shohin gjërat e ekspozuara prej ditës së shtunë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poroshenko: "Rusia, shtet agresor"

Posted: 21 Jul 2017 10:50 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka fajësuar Rusinë për vdekjet e tetë ushtarëve ukrainas, në lindje të rajoneve, Donjeck dhe Luhansk, pjesë në të cilin separatistët pro rusë i kanë rritur sulmet kundër forcave ukrainase. Poroshenko u ka thënë gazetarëve në Kiev se "Ukraina do të përgjigjet për vdekjen e secilit qytetar të Ukrainës", ka treguar ndonjë hap specifik. Lideri ukrainas i ka bërë këto komente, pasi është takuar me homologun e tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Poroshenko e ka quajtur Rusinë, "shtet agresor", duke shtuar se "11,000 ukrainas janë vrarë", në konfliktin e vazhdushëm në Luhansk dhe Donjeck, zonë në të cilën disa pjesë kontrollohen nga separatistët pro rusë, nga prilli i 2014-tës. Presidenti ukrainas ka thënë se "do të kërkojë kthimin e menjëhershëm të armëpushimit në gjithë vijën e fronit", duke u bazuar në atë që njihet si marrëveshja e Minskut, të vitit 2015. Sipas kësaj marrëveshje të liderëve nga Ukraina, Russia, Franca dhe Gjermania, është bërë thirrje për armëpushim, tërheqjen e armëve të rënda nga vija e fronit të luftimeve, dhe krijimi i një reforme e cila do t'i jipte Ukrainës më shumë autonomi. Sipas Kombeve të Bashkuara, nga viti 2014 kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës, kanë vdekur më shumë 10,000 persona. Konflikti nisi pasi Moska aneksoi paligjshëm Krimenë nga Ukraina, dhe vazhdon të mbështesë separatisët pro rusë në lindje të Ukrainës. Rusia i mohon këto akuza.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump emëron drejtorin për komunikime, Spicer dorëhiqet

Posted: 21 Jul 2017 10:14 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka emëruar Anthony Scaramuccin, në pozitën e drejtorit për Komunikime në Shtëpinë e Bardhë, kanë njoftuar zyrtarë të administratës. Mediat amerikane po raportojnë se, zëdhënësi i  SHBA-së, Sean Spicer, ka dhënë dorëheqje, në përgjigje të vendimit të Trumpit. Scaramucci pritet të fillojë detyrën në Shtëpinë e Bardhë, gjatë muajit gusht. Më herët në këtë pozitë ka qenë, Michael Dubke, i cili ka dhënë dorëheqje në muajin maj. Nga ajo kohë, Sean Spicer i ka mbajtur dy pozitat, si zëdhënës dhe si drejtor i Komunikimeve. Scaramucci është republikan, themelues i kompanisë, Skybridge Capital dhe njihet si mbështetës i fuqishëm i Trumpit. Gazeta New York Times, ka raportuar se Spicer nuk është pajtuar me emërimin e Scaramuccit në këtë pozitë, i cili ka pak përvojë politike. Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për dorëheqjen e Spicerit, mirëpo agjencia e lajmeve Reuters, e ka cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se lajmi do të bëhet i ditur përmes një deklarate.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Nuk e di nëse do të kandidojë për president

Posted: 21 Jul 2017 09:42 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ende  nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, sipas mediumeve ruse. Putin pritet të fitojë edhe një mandat me një shumicë të votave, mirëpo ai ka thënë se "ende ka kohë për të vendosur". "Nuk kam vendosur ende nëse duhet të vazhdojë punën në këtë pozitë", është cituar të ketë thënë Putin sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS. "Do të shoh. Zgjedhjet do të mbahen më 2018. Ende ka kohë për të menduar", ka shtuar tutje Putin. Putin mbetet shumë popullor në Rusi dhe aktualisht nuk ka ndonjë figurë politike që ka fuqi të mjafueshme për ta konsideruar konkurent në zgjedhje. Putin është cituar të ketë thënë se nuk do të kërkojë ndryshimin e ligjit për president, i cili parasheh dy mandate gjashtë vjeçare të njëpasnjëshme. Putin është bërë president i Rusisë, për herë të parë në vitin 2000. Në vitin 2008, Putin ndërroi pozicionet me Dmitry Medvedev, ndonëse ai konsiderohej se merrte vendime. Putin u kthye në pozitën e presidentit në vitin 2012.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more