Skip to main content

RTSH: “Diamond League, Monaco; Mbrëmje magjike e atletikës botërore” plus 7 more

RTSH: “Diamond League, Monaco; Mbrëmje magjike e atletikës botërore” plus 7 more


Diamond League, Monaco; Mbrëmje magjike e atletikës botërore

Posted: 22 Jul 2017 05:44 AM PDT

Dajmënd Liga e Monakos ka dhuruar një mbrëmje magjike të atletikës botërore. Usain Bolt e Uaid Van Niekerk, kanë qenë në qendër të vëmendjes. Xhamajkani dhuron një vepër arti në 100 metra me kohën 9″95. Duke paraqitur një gjendje të shkëlqyer fizike pak ditë para botërorit. Pavarësisht një nisje të ngadaltë, në 30 metrat e fundit, sprinteri xhamajkan tregoi edhe njëherë se është i pamposhtur duke prerë i pari finishin. NJë paralajmërim ky për kundërshtarët të cilët duket se janë të pakët në numër. Kjo është gara e fundit e Bolt në Monako pasi siç dihet ai do t’i japë lamtumirën atletikës pas botërorit të Londrës. Pas garës, atleti xhamajkan ka treguar për gjendjen e tij. "Gara ishte mirë, emocionuese dhe kishte shumë energji. Unë po shkoj në drejtimin e duhur, por ka ende shumë punë për të bërë. Jam i trishtuar që karriera ime po mbaron dhe do të më mungojnë shumë xhirot emocionuese rreth pistës në përfundim të garës". Përsa i përket të ardhmes pas botërorit të Londrës, Bolt përgjigjet: "Kam planifikuar të bëj disa pushime me familjen pas botërorit të Londrës. Dua të qetësohem. Plani im pas këtij sezoni? Nuk jam i sigurt…”. Me këto fjalë e ka mbyllur intervistën Usain Bolt. Van Niekerk ka qenë i shkëlqyer në garën e 400 metrave. Në stadiumin Luisi i dytë, gara e 400 metrave ka qenë një spektakël teksa ai ka garuar thuajse përgjatë gjithë pistës me Makwala në krah. Ky duel ka bërë që gara të jetë tepër interesante dhe në finish Van Niekerk jep kohën 43″73 që përbën edhe një rekord të ligës. Kaster Semenia ka bërë një tjetër garë të mirë në 800m. Nga ana teknike gara e saj është konsideruar si më e mira e mbrëmjes së Monakos. Semenia me kohën 1’55″27 vendos edhe një rekord të ligës. Një tjetër rekord të ligës vendoset në garën e 1500 metrave. Manangoi pas një gare spektakolare vendos kohën 3’28″80. Në kërcim së larti për femra, vendi i parë i takon Maria Lasitskenes. Ajo në provën e dytë, arrin të kërcejë 2.05m.

Flamurtari nis përgatitjet për sezonin e ri

Posted: 22 Jul 2017 05:33 AM PDT

Flamurtari ka nisur zyrtarisht stërvitjen për sezonin e ri futbollistik 2017-2018. E ndarë në dy faza, përgatitja e Flamurtarit do të kryhet në Mavrovë dhe Greqi, ndërsa kthimi në Vlorë, do të bëhet vetëm 10 ditë para fillimit të kampionatit. Gjatë kësaj periudhe janë programuar edhe ndeshje miqësore. Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro ka konfirmuar se merkato e skuadrës vlonjate mund të cilësohet e mbyllur. Pritet vetëm rikthimi i Danilo Alvesh, i cili do t’i bashkohet skuadrës në 26 korrik. Përsa i përket grupit që ka në dispozicion Duro thekson se është i kënaqur, ndërsa objektivi për sezonin e ri mbetet paraqitja e një Flamurtari sa më konkurrues. Flamurtari për sezonin e ri futbollistik do të ketë një skuadër të re, pasi janë larguar thuajse të gjithë lojtarët e mëparshëm dhe gjatë periudhës së merkatos janë afruar shumë lojtarë të rinj. Ata tashmë janë vënë nën urdhërat e trajnerit Duro dhe kanë nisur stërvitjen.

Oslo; Përkujtohen viktimat e sulmit terrorist

Posted: 22 Jul 2017 05:28 AM PDT

Në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, u mbajt sot një ceremoni e thjeshtë përkujtimore për nder të viktimave të sulmeve terroriste të 22 korrikut 2011. Masakra e parë e kryer nga terroristi i ekstremit të djathtë Anders Breivik la 77 viktima në ishullin Utoja, ndërsa në të njëjtën ditë, në Oslo, një makinë bombë shkaktoi 8 të vdekur. Në ceremoni, drejtues të shtetit vendosën kurora lulesh për nder të njerëzve të pafajshëm të dy sulmeve. Një projekt për të ngritur memoriale në të dy vendet e atentateve është pezulluar nga kundërshtimet e mbrojtësve të mjedisit.

Mogherini në Greqi; Rrugëtimi evropian i Ballkanit

Posted: 22 Jul 2017 05:23 AM PDT

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federika Mogerini, gjatë një vizite në Athinë, ku u takua me kryeministrin Aleksis Cipras, deklaroi se do të dëshironte që brenda dy vjetësh i gjithë rajoni i Ballkanit të ketë arritur në një pikë të pakthyeshme të rrugëtimit evropian. Kryediplomatja evropiane theksoi rëndësinë që ka Ballkani për Evropën e Bashkuar dhe nguli këmbë që ky rajon të mbetet përparësi për BE-në. Ajo tha se beson që do të ketë mundësi të shtuara në muajt që vijnë për të thelluar dialogun mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, si dhe dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Autoritetet greke u shprehën se e mbështesin politikën e BE-së lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar përvojën e tyre në përmbushjen e kritereve. Pjesë e bisedimeve të zonjës Mogerini në Athinë ishte edhe çështja e Qipros së ndarë.

Poloni; Miratohet reforma për gjykatën e lartë

Posted: 22 Jul 2017 05:16 AM PDT

Dy orë pas mesit të natës, pas 18 orësh debati, senati i Polonisë miratoi reformën për gjykatën e lartë, pavarësisht se kritikët e kanë quajtur këtë ligj si lëvizje antidemokratike dhe antikushtetuese. Ligji u miratua me 55 vota pro, 23 kundër e 2 abstenime. Ligji i propozuar nga partia Ligj dhe Drejtësi në pushtet, kërkon tani nënshkrimin e presidentit Andrej Duda që të fillojë zbatimin. Kryetari i senatit tha se polakët do të binden me kalimin e kohës që ligji është shumë i dobishëm, prandja është mirë të përmbahen nga emocionet. Miratimi i ligjit u shoqërua me protesta nga veprimtare opizitare dhe qytetare të shumtë përpara parlamentit. Reforma e re do të detyrojë anëtarët e gjykatës së larte të largohen nga detyra ndërsa në zgjedhjen e gjykatësve të rinj mund të ketë pjesë në vendimmarrje edhe qeveria. Kjo lëvizje është kundërshtuar fort nga Brukseli, i cili ka paralajmëruar Varshavën zyrtare të mos e miratojë këtë ligj, ndërsa Uashiongtoni është shprehur i shqetësuar për cënim të pavarësisë së gjyqësorit.

Meksikë; Vrasjet e lidhura me drogën

Posted: 22 Jul 2017 05:12 AM PDT

Sipas qeverisë meksikane, në qershor të këtij viti janë vrarë në mbarë vendin mbi 2230 persona në krime të lidhura me drogën, çka është statistika më e rende në 20 vitet e fundit. Nga janari deri në qershor të këtij viti, janë kryer 12,150 vrasje, 31 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër është më e lartë se në periudhën e vitit 2011, vit qe deri tani mbante rekondin për numrin e vrasjeve në Meksikë. Meksika është një nga shtetet me kriminalitet tepër të madh. Në shumë qytete të këtij vendi, kontrollin e kanë bandat rivale, të njohura si kartelat e drogës, të cilat njihen për ashpërsinë në vrasjen e rivalëve por edhe të policëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

Eksperti Biber për integrimin e vendeve të Ballkanit

Posted: 22 Jul 2017 05:09 AM PDT

Profesori i Universitetit të Grazit në Austri dhe drejtori i qendrës për studime mbi Evropën Juglindore, Florian Biber beson se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të bëhet në dy valë. Profesori Biber thote se shkaku i mosintegrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është lodhja nga zgjerimi dhe çështja e reformave. Nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra mungesa e vullnetit për reforma që bazohet në faktin se qytetarët janë mosbesues në lidhje me zgjerimin. Mungesa e reformave në Ballkan dhe mungesa e angazhimit të Bashkimit Evropian janë të ndërlidhura. Ky cikël duhet të ndalet . Qeveritë në Ballkanin Perëndimor janë cinike kur pretendojnë se BE-ja nuk i dëshiron, Bashkimi Evropian është cinik kur argumenton se vendet e rajonit nuk janë gati për të hyrë në BE, tha eksperti i çështjeve të Ballkanit. Dy apo tri vende janë të gatshme të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, pastaj vjen vala e të tjerëve, vlerëson eksperti por pa përmendur se cilët janë këto shtete.

Rusi; Putin rreth kandidimit në zgjedhjet presidenciale

Posted: 22 Jul 2017 05:05 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018. Kam ende kohë për të vendosur, tha presidenti i cili zhvilloi nje bashkëbisedim me të rinjtë. Do të shoh. Zgjedhjet do të mbahen më 2018. Ende ka kohë për të menduar, deklaroi kreu i Kremlinit. Putini vazhdon të mbetet shumë popullor në Rusi dhe tani për tani nuk ka ndonjë figurë politike me fuqi të mjafueshme për tu konsideruar si konkurent në zgjedhje. Putin ka thënë më herët se nuk do të kërkojë ndryshimin e ligjit për presidentin, i cili parasheh dy mandate 6 vjeçare të njëpasnjëshme. Zoti Putin u bë president i Rusisë për herë të parë në vitin 2000 kurse mandatin aktual e mori në vitin 2012.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more