Skip to main content

RTSH: “Eduard Selami në emisionin “Përballë”: Dorëheqja?! Po pres që ta japë Basha!” plus 9 more

RTSH: “Eduard Selami në emisionin “Përballë”: Dorëheqja?! Po pres që ta japë Basha!” plus 9 more


Eduard Selami në emisionin “Përballë”: Dorëheqja?! Po pres që ta japë Basha!

Posted: 21 Jul 2017 12:49 PM PDT

Ka më shumë lajme për të ftuarin e emisionit të sotëm sesa për rënien e zjarreve në Shqipëri. Ka më shumë lajme të prodhuara në 3 javë, të garës për kryetarin e PD-së, se për gjithë aktivitetin e tij politik të shtrirë në dy shekuj.  Një koleg e ka shpallur fitues të fushatës, por jo të garës. Do të ishte magjistar, thotë një tjetër, nëse në votimin e nesërm do të shpallej kryetar i PD-së. Ai vetë thotë se gara nuk është e barabartë, por është reale. Ai ka përballë jo vetëm kryetarin në detyrë Basha, por edhe kundërshtarët e kryetarit në detyrë, që po shfaqen në një lëvizje për të shpëtuar PD-në. Në fakt në pikëpyetje nuk është fati i një individi, por fati i forcës më të madhe të opozitës.

Pas votimit të shtunën për kryetarin e saj, do të jetë PD më demokratike apo më autoritare? Do të jetë më e fortë apo më e dobët?  Më gjithëpërfshirëse apo më e përçarë? Më pushtetare apo më opozitare? Më e madhe apo më e vogël?

Për t'i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, sonte në Përballë është Eduard Selami, sfidanti i kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Zoti Selami, ju keni hyrë në një garë që nuk ka medalje për vendin e dytë. Çfarë ju bën të besoni se do të fitoni një garë që e quani të pabarabartë?

  • Më vjen mirë për pyetjen që bëre se më lidh me fillimet e mia, kur kam qenë në Standford University, një nga institucionet ku unë kam patur fatin të jem aty dhe një nga mësimet e para që kam marrë është se …në Amerikë numri dy është humbësi i parë, pra nuk ka vend për numrin dy dhe kështu duhet të jetë.
  • Nuk është si në sistemin e kaluar kinez ku numri dy është më i rëndësishëm se numri një….
  • Jo, jo. Në këto sistemet me perde dhe me fasada. Në shoqëritë e hapura, dyshi është humbësi i parë në kuptimi që ëinner takes it all, pra fituesi i merr të gjitha dhe kjo e vendosur në kontekst pa keqkuptime. Unë e kam thënë dhe e them: gara është e pabarabartë, por plotësisht e fitueshme, sepse nuk bëhet thjesht garë për kryetar partie
  • Çfarë ju bën të besoni që një garë e pabarabartë është plotësisht e fitueshme?
  • Jo. Ajo çka quhet…ata që kanë më pak shanse, por kanë më shumë moral. Ka ndodhur dhe ndodh kudo. Po kështu ndodhi edhe më 1992. Akush nuk mund të thotë se Partia Demokratike ishte më fortë dhe gara ishte e barabartë.
  • Ju po flisni për kimi elektorale, por jemi në aritmetikë elektorale tek numërimi votave..
  • Po, por numërimi votave do të bëhet nga demokratët. Votimi është i fshehtë dhe do të bëhet nga demokratët dhe pikërisht këtë po them edhe pse në fillim nuk e kisha këtë bindje dhe kjo ka ardhur duke u shtuar. Duket sikur ju edhe të tjerët të thonë: shiko është fare normale që të jesh i dehur me adrenalinën e fushatës. Përtej kësaj, praktikisht kjo garë është e fituar. Partia Demokratike nuk do të jetë më siç ka qenë.
  • Dakord, para se të kalojmë te fitorja: pse sipas jush gara nuk është e barabartë dhe këtë ju e keni thënë shpesh: gara nuk është e barabartë.
  • Nuk është e barabartë, sepse zoti Basha është kryetar partie vetëm se ka ngrirë. Dhe praktikisht e gjithë struktura dhe sistemi është ngritur nga zoti Basha. Në këtë pikë mendoj se kjo e bën të pabarabartë. E dyta çfarë mund të ishte një avantazh dhe unë ja kam kërkuar këtë zotit Basha: të shtyjmë kohën…sepse po të kisha më shumë kohë unë këtë bisedë të këtushme do ta çoja, tek çdo demokrat, te shtëpia e çdo demokrati dhe simpatizanti e votuesi, të PD, te çdo seksion, te çdo grup seksioni, te çdo degë dhe pastaj ata avantazhet që ka Basha le t'i mbante sepse për mua gara do të ishte e mbyllur, sepse unë nuk po kandidoj për karriken, por unë po kandidoj për ndryshimin, për modelin e ri jo vetëm për Partinë Demokratike.
  • Ju përsërisni që gara nuk është e barabartë. A u përmirësuan rregullat e garës nga dita e parë tek e fundit apo u përkeqësuan?
  • Pothuaj shumë pak dhe pothuajse aspak dhe kjo ka qenë një nga ato…
  • U përmisuan apo u përkeqësuan?
  • U përmirësuan pak. Përkeqësimi ishte aty ku nisi dhe përmirësimi në mënyrë relative, ishte…
  • Si mund të flasim për përmirësim, kur dy ditë apo një ditë më parë në takimin e njësisë 5 në kryeqytet në takimin e organizuar nga PD, kryetari i njësisë, në mos gaboj, u thotë anëtarëve në sallë, mbaruam punë me kryetarin, tani kush të dojë të dëgjojë tradhëtarin….
  • Unë nuk dua ta besoj se kjo është thënë nga kryetari, këto ishin thjesht të përcjella.
  • U thanë publikisht këto fjalë…
  • Jo, në sallë ishin biseda të përcjella në korridore, kur u largua zoti Basha. është e vërtetë se ai e prezantoi si kryetar…dhe vonesa ishte se ai tha se po përcillja kryetarin.. Unë e kam pranuar këtë garë që ishte e pabarabartë dhe do të flas hapur edhe me strukturat, sepse dua që ne si forcë politike të mos e vijojmë këtë luftë civile brenda nesh. Fatkeqësisht zoti Basha po mendon për karriken sesa për lidershipin dhe forcimin dhe bashkimin e Partisë Demokratike. Ti s'mund të më thuash mua….
  • Si do ta forcojë Partinë Demokratike, pa menduar për karriken, ai duhet të sigurojë njëherë karriken pastaj…
  • Jo, më fal, shumë rrallë nuk jam dakord me ju, por ky është një lexim shumë sipërfaqësor. Karrikja është oportunitet nëse ke lidership dhe model. Zoti Basha nuk e ka më këtë hall. Zoti Basha është rrëzuar jo një herë por dy herë dhe ka humbur pothuaj gjysmën e elektoratit.
  • Le të qëndrojmë te gara…
  • Pabarazia…
  • Ju thatë në njësinë 5, deformime si këto prodhojnë rezultat jo të drejtë. Do të jetë rezultat jo i drejtë fitorja juaj.
  • Po, po., nëse do të fitoja me 1 votë, por mund të fitoja me 10, këtë kam patur në mendje…
  • …Thellësinë e fitores.
  • Edhe po ta shikosh, prap unë kam dhënë një alternativë të mirë për zotin Basha. Më vjen keq që edhe këtë nuk e ka kapur. I kam thënë: ok, hajt ta bëjmë herën tjetër më të mirë, hajt të fusim një nen në statutin e PD, ku nëse kryetari nuk e nxjerr në zgjedhje parti të parë, për atë e kam lënë për zgjedhje të përgjithshme, për veten time e kam standartin edhe për zgjedhjet lokale që vijnë për më pak se dy vjet. Atëherë jep dorëheqje dhe nuk kandidon këtë radhë. Ca thonë të mos kandidojë më kurrë, kjo është çështje opinionesh, por unë them të mos kandidojë këtë herë në garë dhe do të vijmë kështu në një fushë të niveluar.
  • Gara është e barabartë kur ka rregulla që respektohen nga të gjithë.
  • Po
  • Rregullat janë garancia e garës, por gjatë fushatës qëndrimi juaj duket shpërfillës dhe përçmues ndaj rregullave.
  • Nuk është kështu..
  • Le të mos qëndrojmë strikt te rregullat, por të vijojmë garën..
  • është një keqkuptim…
  • ..Mos respektimi rregullave në garë i bën liderët politik të rrezikshëm, dhe ku dalloni ju këtu nga zoti Basha për të mos përmendur liderë të tjerë.
  • Dakord, është një pyetje e drejtë, por e nxjerrë jashtë kontekstit. Po qe se do të bëhet fjalë për rregulla se jo të gjithë rregullat janë të barabartë, guxoj ta them. Ajo çka quhet kod penal, ta zemë thyerje rregullash është edhe të kalosh në semafor me të kuqe kur shikon se nuk ka asnjë makinë lart e poshtë, por kjo nuk është e barabartë…
  • Nuk jemi këtu…
  • Dakord të të sqaroj, po kjo nuk shtë e barabartë me një krim të rëndë dhe në këtë pikë, unë këtë kam thënë: është e pabarabartë, por mund të rregullohet në ecje e sipër. Nëse do të kishte një thyerje serioze, që do të kompromentonte rezultatin deri në fund atëherë që patjetër unë këtë garë nuk do ta vazhdoja. A ka patur momente që unë seriozisht kam diskutuar me veten dhe me stafin tim, i cili ka qenë i padukshëm, por ka qenë aty; dhe pjesa më e madhe e stafit tim janë demokratët, është njësia 2 e qytetit Studenti, janë shpresat modelet dhe .. të tjerët me të cilët unë njihem.. Ka patur momente të tilla dhe unë e kam diskutuar seriozisht, por nuk ka arritur ajo pika që unë do të mendoja se do t'i shpërbeja më mirë Partisë Demokratike, atë vendos të parën…
  • …duke dhënë dorëheqjen.
  • Pikërisht.
  • Cili ka qenë momenti që keni menduar të jepni dorëheqjen dhe të thoni nuk mund të vazhdohet më.
  • Nga gara e tanishme?
  • Po.
  • Kur ishte momenti listave. Mos shpallja dhe bërja publike e listave. Ne kemi një njollë edhe nga zgjedhjet e kaluara dhe unë kam menduar se kjo njollë ka ardhur edhe për shkak të mungesës së kulturës dhe informacionit dhe kjo është pjesë e procesit, ka ardhur edhe për shkak të mungesës së rregullave të lojës sepse këto janë eksperienca të reja. Kur vura re se zoti Basha këtë nuk donte ta zgjidhte…unë ofrova një model gjerman. Një miku ynë i përbashkët…
  • …modelin e CDU-së.
  • Pikërisht pra, u futa në internet në 3 të mëngjesit, pasi kisha mbërritur në shtëpi në 1 të mëngjesit, për ta parë, sepse nuk mund të dal unë dhe të them e ka CDU kështu pa e parë dhe nuk pata mundësi se humba siç ndodh…siç e ka interneti. Atëherë ju drejtova një miku dhe i thashë: të lutem se unë nuk dua të hap një debat të tillë publik, pa u siguruar se e ka CDU që është një nga modelet që unë dua të imitoj dhe zgjidhjet dhe modelet janë të gatshme nuk ka nevojë të zbulosh rrotën dhe më thotë po, jo vetëm që i ka listat e hapura, por i ka edhe të noterizuara që "make sense". (ka kuptim)
  • Lëvizja me 5 yje ka publik me emër dhe mbiemër emrat e donatorëve…
  • Po pikërisht pra dhe ky thotë se emrat ne nuk i publikojmë dhe kush është arsyeja? Arsyeja është se na heqin njerëzit nga puna!! Ne nuk jemi Partia e Punës, gati- gati si parti ilegale. Unë i kam parë dhe kam qarë hallet me demokratët dhe nga mosbesimi tani kemi një shpresë të përbashkët. Demokratët janë forca më progresive, më demokratike dhe më idealiste në Shqipëri. Unë e kam thënë dhe jam krenar. Ti tani mua më ngatërron me 3-4 veta që do të lënë vendin e punës.. më tha shumë bukur një nga themelueset e Partisë Demokratike, një zonjë e nderuar: "ore, tha, ne kemi vënë 300 firma atëherë kur të fluturonte koka dhe jo vendet e punës, se të gjithë në punë kanë qenë në kohën e Partisë së Punës. Kjo nuk është se këtë gjë e kanë demokratët, ky është justifikimi që ka gjetur zoti Basha. Dhe ky ka qenë zhgënjimi im më i madh…
  • Kur flasim për rregullat dhe statutin, në një intervistë për gazetën Panorama, 25 shtator 2014, pra 3 vjet më parë, ju i keni deklaruar gazetarit Adi Shkëmbi në pyetjen për statutin se …"ka patur kritikë, të cilën unë e mirëkuptoj. Por për mua kur kjo "shkelje" vjen me zgjerimin e hapësirës dhe me afrimin e traditave më të mira bashkkohore me zgjedhjen e kryetarit me parimin "një anëtar – një votë", unë e quaj pozitive.
  • Po dhe unë i qëndroj.
  • A është " pozitive" shkelja e statutit?
  • Po, sepse është shkelje në thonjëza po ta vësh re.
  • A është pozitive të ecësh në semafor me drita të kuqe edhe pse nuk ka makina në rrugë.
  • Jo, po ngatërrojmë qershinë me kumbullat.
  • Jemi te frutat…
  • Te frutat, por frutat janë të ndryshme. Po më lejove 30 sekonda do të vazhdoj. Ajo çka unë them është dialektika e zhvillimit, pra ku për çfarë kam folur unë…
  • Nëse kemi një ligj të keq, ai duhet zbatuar edhe pse është ligj i keq..
  • Jo
  • ..Jo të bëjmë diçka dhe më pas të rregullojmë ligjin…
  • Jo, jo nuk është kështu. Kur bëhet fjalë për një statut i cili është një organizëm i gjallë..
  • ..është kushtetuta e një partie..
  • ..tjetër gjë, është kushtetuta e një partie, por ka një organ, këtë gjë e ndërron këshilli kombëtar. Unë nuk jam dakord kush e ndërron formalisht, por unë jam plotësisht dakord siç është dhe puna e listave tani. Pra unë çfarë doja, një komision që me tërë mend nuk e kemi në statut, por do të doja një komision dhe e merr, e shikon dhe e përmirëson, ku është bota ku është përparimi.
  • Po, por ju thoni, do ta bëjmë kështu se kështu mendoj unë se është e mirë…
  • ..jo se e mendoj unë.
  • Rruga normale është të vendosim, rregull, të ndryshojmë statutin dhe….
  • ..më vjen keq por këtu je dogmatik sepse kur flasim për një anëtar një votë që është një nga gurët e themelit të zgjerimit të demokracisë partike, sidomos për zgjedhjet e liderit, statutet të gjitha bien përtokë në kuptimin e kësaj sepse këto janë rrugë se këtu do të shkojmë. Ajo çka kishim ne ishte e vjetëruar…
  • Kthehemi pak në debat. Vettingu. Hajt të bëjmë vettingun pa ndryshuar kushtetutën se duke bërë drejtësi….
  • ..jo.
  • Po e njëjta gjë është…
  • Jo nuk është e njëjta gjë..zoti Dervishi unë kam respekt për kapacitetin intelektual …unë jam këtu në kufijtë e mbarimit të kohës së garës, por po them një gjë: nuk ka statuti i Partisë Demokratike i cili është bërë çorap, është shkelur..peshën që ka kushtetuta e një vendi. Pikë. Mos i ngatërrojmë gjërat.
  • është kushtetuta e partisë…
  • Unë garantoj këtë gjë, kur unë të jem kryetar..
  • Kemi mendime të ndryshme për këtë….
  • Dakord, por po e sqaroj edhe për shikuesit. Kur unë të jem kryetar…
  • ..nuk do ta zbatosh statutin.
  • …Do ta zbatoj pikë për pikë
  • Pse jo tani?
  • Po, sepse nuk jam kryetar e para dhe po kërkoj hapësirë lirie për ta përmirësuar atë..sepse nuk ka asnjë arsye…për ta përfunduar, që të shkelet në thonjëza, sepse edhe kur u shkel u shkel me të padrejtë. Aty i ke ata, gjallë është këshilli kombëtar, mblidhi ata që e kanë kopetencë ndryshimin e statutit. Unë këtë do të bëj, unë nuk kam mundësi për ta mbledhur atë sepse unë nuk jam kryetar, firmat ata nuk i kanë dhënë për ta ndërruar dhe atëherë unë them në një situatë të tillë ku unë them hajt ta përmirësojmë dhe vota ime është.., ndërsa kur të jem kryetar kjo nuk do të jetë më çështje sepse asnjëherë nuk do të shkel asnjë gërmë, sepse këtu..shqetësimi juaj është i drejtë. Pra e kupton nuancat dhe detajet që unë them…pra unë jam ai që nuk jam në pozicionin e kryetarit unë dua që të liroj hapësirën. Kështu mund të thuhet edhe për listat, se nuk e kemi në statut, po hajde dhe e vemë.
  • Ju nuk jeni në pozicionin e kryetarit, por kryetari mund të thotë, kur një kritikë i përmend shkeljen e statutit kryetarit, ai i thotë: zoti Selami është dakord në këtë rast…..
  • ..jo jo..
  • ,..për një të mirë të përgjithshme po e shkelim statutin.
  • Jo më vjen keq nuk e kam bërë këtë, këtu ngatërrohemi kot. Unë i kam thënë që ai e ka shkelur dhe vazhdon ta shkelë dhe ky është thelbi dështimit të lidershipit dhe rezultatet janë negative. Dhe këto që ja kam bërë sugjerime, dhe unë jam kam bërë sugjerimet zotit Basha dhe një nga zhgënjimet e mia me të e di kush është..ai e merr sikur duhet anashkaluar komisioni. Unë i kam thënë, jo mor jo, le të kalojë në këtë komision aq i keq sa ç'është ai dhe me ata që është ai.
  • Si i përgjigjeni akuzave se po legjitimoni një garë të pa barabartë, të pandershme, një garë që ka përjashtuar nga gara kandidatë të tjerë…
  • Nuk ka përjashtuar njeri, flas për pesha…
  • Zoti Pirici…
  • Zoti Pirici…
  • Zoti Piciri…
  • Po, zoti Piciri. Dhe fakti që edhe ne mezi… puna është këtu. Respektin më të madh se unë e njoh personalisht, është vërtet një kapacitet intelektual se kënaqësia e veçantë është të bisedosh me të, është një lider i ri, është një pedagog i ri me formim bashkëkohor dhe bile unë për koinçidencë e kam telefonuar për t'i marrë një mendim, se e quaj, siç ju quaj edhe juve edhe të tjerëve nga ata njerëz që më simulojnë bisedën intelektuale, por kur futesh në një garë për kryetar partie duhet të ketë disa rregulla, edhe fakti që ajo që thoshte zoti Basha se kushdo mund të futet edhe ata që janë simpatizantë kjo është absurde, kjo është një mënyrë për të diskretituar garën..zotëria…
  • Ju vini nga SHBA
  • Po
  • dhe jeni republikan
  • Po.
  • Nëse do të përdornim këto kritere zoti Trump do të ishte jashtë garës.
  • Jo, atje janë të hapura, por kini parasysh një gjë, kriteri tjetër po ta shohësh është ai që ka më shumë para. Ai që ka më shumë parë në ç'kuptim, në kuptimin që besojnë njerëzit tek ai…pikërisht pra se aty nuk mund të hysh me duar në xhepa. Ka nga aty nga të gjitha anët, po ku shkojnë, shkojnë deri te lagjia, ca shkojnë deri te semafori matanë lagjes, ca shkojnë te lokaliteti, por ata që shkojnë deri në fund janë pjesa që janë seleksionuar dhe meqë e hape këtë pikë, jo vetëm që janë seleksionuar, por pastaj firmosin edhe një pakt që nëse ata humbasin prapa ata do të jenë pjesë e partisë për të mos…pra në këtë pikë zotin Patozi kam parasysh dhe besoj se e mbyllim me respekt për zotin Piciri, të cilin e njoh dhe kam respektin më të madh, për mendimin tim nder do t'i bënte garës, por ishte vendimi komisionit, por zoti Patozi ka thënë që jam përjashtuar dhe nuk është përjashtuar dhe unë mendoj se një informacion i tillë i gabuar me tendencë i ul të gjithë pikët atij.
  • Pse nuk zgjodhët ju modelin Patozi dhe të impononit, dorëheqje të kryetarit, analizë, shtyrje kohe dhe pastaj garë ?
  • Sepse modeli i tij pavarësisht nga shqetësimi nuk më dukej si model që do t'i shërbente forcimit dhe bashkimit tonë. është një model i cili është fokusuar vetëm në: Basha Ik! Modeli që unë them, dakord…
  • …si hap i parë për të bërë analizë dhe për të bërë garë më pas.
  • Shumë e drejtë, e kam këtë shqetësim, por ama ne kemi një kryesi dhe u vendos në kryesi. Gjëja e parë që unë thashë, gjëja e parë që unë bëra thashë nuk jam dakord me vendimin e kryesisë. Dalim prap te ajo që thashë për statutin, nuk është i përsosur, por është një organ ama, që është më i mirë se unë dhe se zoti Patozi.
  • Në këtë rast statuti vlen…
  • ..unë jam konsekuent, vlen kur është për vlejtur aq sa ç'është. A ishte vendim i drejtë? Për mua jo. A ishte organi duhur jo. Duhet të ishte këshilli kombëtar, por ama mos harro një gjë: kur unë kam kërkuar pa fund mbledhje e firmave për Këshillin Kombëtar në tre vjet për të bërë analizat e di kush ka qenë që ka firmosur, ka qenë vetëm një, ka qenë zonja Bregu dhe asnjë tjetër nga këta nuk ka firmosur dhe për mua, kjo flet jo aq për atë konsekuencën dhe moralin por..për të parë pozicionin ku ne jemi..
  • Mendoni për një moment një situatë hipotetike, ku të gjithë zërat kundër, kandidatët, pretendentët, kritikët do të ishin të fokusuar, unik në një qëndrim: njëherë dorëheqje, pastaj analizë, pastaj garë.
  • Do të ishte gjëja më e mirë dhe e kam kërkuar. Këtu bashkohem me shqetësimin e tyre. Zoti Basha këtë gjë nuk bëri…
  • Sepse futja juaj e menjëhershme si kandidaturë në një farë mënyre e spostoi debatin nga përgjegjësia te humbja te një garë brenda partisë.
  • Po u hap gara e para dhe e dyta, çfarë u bë, u hap edhe diskutimi. Pse e kam bërë unë. Ora është 1;46 në tëitter në mëngjes dhe një pjesë thonë: ej mos u ngatërroni se është ora 7;46 në Amerikë, jo kam qenë këtu. Pse është bërë në atë orë. është bërë në atë orë me shqetësimin që mjaft nga kolegët e mi për të cilët unë kam mjaft respekt shkuan aq larg me akuza personale, me fyerje personale dhe veprime të padenja personale sa të kërkonin tërheqjen zvarrë të Bashës nga godina e Partisë Demokratike. Dhe unë si njeri që më dhimbset dhe unë këta i kuptoj, mendova: kjo nuk është garë, hajt të bëjmë një garë dhe ta fusim në një ulli, e cila është institucionale, pa qenë e përsosur dhe të fillojmë tani në sytë e elektoratit…
  • Dhe ju besoni se do ta fitoni këtë garë? Çfarë indikacionesh keni ju që besoni se e fitoni garën?
  • Janë shumë. Disa gjëra i sheh nga sytë dhe nga shpresat e demokratëve. Komplimenti më i madh që më bëhet mua tani. Në fillim nuk isha aq i sigurtë të them të drejtën, isha për modelin…kur demokratët e vjetë më thonë: zoti kryetar, dhe kur jam me Bashën i them mos u tremb se thërrasin ish kryetarin e vjetër, ju artikuloni dhe thoni publikisht mendime të cilat ne i kemi. Pra fatkeqësiht ka qenë e mbyllur, për një arsye a për një tjetër Partia Demokratike. Tjetër, nga ju kërkojmë vetëm të qëndroni aty, na e lini ne pjesën tjetër, kemi kaq kohë që presim këtë model. Faleminderit që na e dhe një shans. Këto janë jo komplimenta, por mendime dhe indikacione që tregojnë se me të vërtetë, gara për të zgjedhur më 22 korrik, kryetarin e Partisë Demokratike nuk është rreth Eduard Selamit si individ, është rreth modelit, nuk është rreth karrikes, por është rreth asaj aqë do na sjellë shpresën dhe do të sjellë edhe njëherë në një forcë të besueshme.
  • Nëse do të kthehemi edhe njëherë te llogaritë elektorale, zoti Basha si kryetar i vetëngrirë apo në pozicionin që është, ka votat e veta nga përkrahësit, mbështetësit, simpatizantët e tij që ju i keni ndeshur dhe i keni parë në takimet publike.
  • Patjetër. Dhe kështu duhet të jetë.
  • . Edhe ata që janë kundër zotit Basha janë mbledhur dhe përfaqësohen nga disa figura historike, janë shfaqur me mbështetësit e tyre në Durrës, Korçë, Tiranë …
  • ..fare normal
  • Atëherë ku janë votat tuaja?
  • Për mua është ajo pjesa e mazhorancës së heshtur e demokratëve idealistë patritotë që duan..
  • ..thënia e vjetër e Presidentit Nikson…
  • ..Nuk e di kush e ka thënë. Ndonjëherë mendjet që…mendojnë njësoj, por do të them kjo është ajo që shikoj, atë demokratin e shqetësuar që e do edhe njëherë Partinë Demokratike të kthehet në shpresë, shpresë për atë dhe për shqiptarët. është edhe ai presioni në thonjëza që bëhet nga qytetarët dhe simpatizantët, me dhjetëra prej tyre më thonë: sot do të kishim dëshirë të ishim anëtar të Partisë Demokratike dhe do të votonim për këtë model. Dhe këtu gaboi prap zoti Basha se unë këtë i kërkova: hajt ta hapim garën, hajt të lemë listat e hapura, hajt ta përdorim këtë rast për të sjellë qytetarin…
  • Çfarë plotësoi Basha nga kërkesat tuaja?
  • Unë them shumë pak. Disa gjëra të vogla teknike pa …edhe ata që plotësoi i la në mes. Kur tha se do të bëjmë debate të përbashkëta. Unë do të doja që ti bënim që të gjitha të hapura dhe me kamera. Bëmë 2-3 debate të përbashkëta dhe i la në mes.
  • Pse?
  • Unë them se nuk e përballonte dot debatin, mendon se e ka në xhep, mendon si Ramiz Alia në kohë të vet, që sa më pak t'i afrohet tjetrit , sa më pak të duket formalisht që është kryetar, më i fituar është. Ai është jashtë hapit të kohës me demokratët. Demokratët dëgjojnë dhe bëjnë biseda të tjera…
  • ..dhe bëjnë analiza.
  • Dhe bëjnë analiza
  • Analiza e zgjedhjeve i takon kandidatit apo bazës së partisë?
  • Të dy. Kjo është rrugë me dy kalime. Për mua, edhe unë kur të fitoj do ta nis nga analiza dhe kjo fushatë kështu dëshiroja të bëhej, që të mos vendoset çatia përpara, se të viheshin themelet, por zoti Basha ndoqi këtë që ndoqi dhe po ndjek këtë mundësi se në këtë kanal e futi zoti Basha.
  • A ke gjetur opinione në bazë që kanë vlerën e analizës dhe ke mbajtur shënim dhe ke thënë kjo është..?
  • …Absolutisht. Edhe po të them.
  • A mund të ndash diçka me ne..
  • Patjetër, ta zemë për shembull. Isha në Devoll, një mrekulli çfarë kishte organizuar dega atje…
  • Atje kanë fituar në zgjedhje me 2600 vota plus.
  • Pse kanë fituar është e rëndësishme…
  • Ndoshta kjo analizë nuk është shumë e rëndësishme…
  • Po, patjetër se është modeli…ose dje se isha në Kavajë, sepse ishte një nga degët që ka qenë nga më problematiket…por ama e kishin bërë së bashku, bashkë me kryetarin zotin Isa, bashkë me…ose dje zoti Zavalani, aktivit… i ke kudo. Zgjidhjet i ke aty.
  • A ka degë të PD që ju mbështesin dhe thonë se do të votojnë për ju?
  • Ne e kemi shmanguar këtë gjë, nuk ka degë që të shprehet as për zotin Basha as për mua sepse kjo është një garë brenda nesh..
  • Disa sinjale janë dhënë, një drek me 12 kryetarë.
  • Tjetër gjë ajo…Ajo është tjetër gjë.
  • Por publiku këtë e lexon si mbështetje.
  • Zoti Dervishi nuk do të jetë çudi nga ata 12 kryetarë që votat të jenë të ndara se vota është e fshehtë, dhe unë e kam këtë besim. Ka një lexim të sipërfaqshëm. Ka një shqetësim nga demokratët. Detyra dhe përgjegjësia ime është që të dilja me një platformë. Unë them se shpreh shqetësimin dhe rrugëdaljen. Ata mua më besojnë. Nuk ka një demokrat që nuk beson se Eduard Selami do të bëj atë çka thotë. Unë nuk mendoj se e njëjta gjë mund të thuhet për zotin Basha dhe ky është një problem i madh për të.
  • A ka kryetari Basha mundësinë për të bërë një analizë objektive të situatës ku është PD-ja?
  • Jo unë them, lëvizja e vetme dhe nuk është vonë. Edhe sa i ka mbetur, nesër dhe pasnesër. Gjëja më e mirë, kontributi më i madh që mund t'i japë zoti Basha karrierës së tij politike dhe Partisë Demokratike sot, është të tërhiqet nga kjo garë, sepse kandidatin e ka shumë të mirë dhe ka për t'i krijuar të gjitha mundësitë që ai të shfrytëzojë të gjithë kapacitetet, se është një njeri që ka vlera…
  • Ju po i bëni thirrje zotit Basha që të tërhiqet nga gara?
  • Po dhe patjetër dhe ky është shërbimi më i mirë që do t'i bëj karrierës së tij politike dhe Partisë Demokratike.
  • Në ëndrrën tuaj më të çartuar…realisht e mendoni këtë gjë?
  • Shiko, si realitet nuk e shoh se veprimet e tij nuk janë, por e them këtë për të treguar se sa i bindur jam unë që kjo nuk është personale, por është rruga më e mirë që ne të forcojmë Partinë Demokratike se zoti Basha e ka humbur këtë… zoti Basha nuk mund ta bashkojë Partinë Demokratike. E ka përçarë. Arsyet i lemë. Unë bashkoj Partinë Demokratike. Zoti Basha nuk mund të jetë një partner i besueshëm ndërkombëtar e ka humbur. Zoti Basha nuk ngjall shpresë për PD, nuk ngjall shpresë se ne mund të vijmë si e Djathtë në pushtet. Ai shikon nga duart Ilir Metën dhe Edi Ramën. Zoti Basha nuk ka një rekord të mbajtjes së fjalës. Nuk gjej një njeri të thotë se zoti Basha i ka dhënë një premtim dhe e ka mbajtur atë. Ka, mund të ketë, unë thjesht nuk kam qëlluar, me thënë të drejtën, ose më mirë ta them ndryshe: nuk gjej një njeri që thotë, përfshi edhe Eduar Selamin këtu dhe jam kam thënë edhe në sy dhe ja them prap publikisht dhe nuk e mohoj që nuk i ka dhënë një premtim të rëndësishëm dhe e ka shkelur.
  • Për të qenë në listë?
  • Jo për listën, nuk ka lidhje me listën. Unë e kam për modelin e demokracisë në PD.
  • Po a e ken ju zoti Selami mundësinë për të bërë analizë objektive?
  • Jo vetëm e kam, por këtu do ta filloj. Zgjedhja ime si kryetar më datë 22. Veprimi parë politik është i deklaruar. Fillon një analizë serioze e shkaqeve të tre humbjeve rradhazi. Dhe gjetjes së mënyrës se si do të rikthehemi ne në pushtet dhe në shpresë për shqiptarët, jo pushtet si qëllim në vetvete.
  • Tri humbjet, ju keni parasysh, të përgjitshme, lokalet dhe të pjesshmet?
  • Po, 13, 15, 17. (2013, 2015, 2017)….radha..
  • Dhe analizën e zgjedhjeve të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013….
  • Patjetër, minimumi
  • E cila nuk është bërë për katër vjet.
  • Po patjetër dhe do të shkojmë edhe më thellë. Minimumi janë këto të tria dhe do të shikojmë se ku kemi çaluar, çfarë shkoi gabim dhe unë do të jem dhe unë do të jem, siç më patë këto 13 ditë që shkova kudo, do të shkoj minimumi në çdo grup seksion, por qëllim dhe ideja ime është të shkoj në çdo seksion, që janë 2000 e ca, por për gjashtë muaj , se nuk ka asnjë llloj kufizimi për këtë punë, nuk ka për të më penguar asgjë për të bërë opozitë. Kjo do të jetë opozita. Kështu do të fillojë opozita.
  • Një analizë e thjeshtë e humbjes së zgjedhjeve i parë nga një këndvështrim i jashtëm duket më i thjeshtë. Arroganca e të qenit në pushtet, ndërpreja e komunikimit me njerëzit, korrupsioni, shkëputja. Kaq vështirë është artikulimi i disa të vërtetave të mëdha që i thonë të gjithë, që nuk guxohet të thuhen brenda partisë.
  • Edhe kjo është, por procesi ka rëndësi gjithashtu në politikë, zoti Dervishi. Kur ky konkluzioni bëhet nga një seksion që ka 15 anëtarë në atë lagje apo në atë fshat, ata janë pjesë e këtij vendim, pra ky është një udhëtim i përbashkët, pra ne luftojmë për këtë gjë, ne bëjmë opozitë për këtë gjë, ne japim mendim për këtë gjë dhe ky është modeli që i mungon Shqipërisë dhe kjo është demokracia, sepse ju që e njihni shumë mirë dhe unë që pjesën më të madhe të jetës time të maturuar e kam kaluar në Perëndim. Kjo është forca e demokracive. Qytetarin në qendër. Demokrati ose qytetari i angazhuar dhe ky është defekti më i madh i kësaj që ne e quajmë demokraci në formë, por që ka shumë pak lidhje me demokracinë, janë vetëm një grupi i vogël njerëzish pavarësisht nga partitë dhe është një republikë partiake siç e kam quajtur unë dhe ju e keni ..
  • Mund t'i themi Potemkin demokraci. Fasadë?
  • Fasadë. Dhe ti ke partitë prona të kryetarëve. Prona private, personale, jo private se private ka goxha peshë në këtë rast.
  • Parti sulltanësh.
  • Parti sulltanësh, sulltanate të vogla, kështjella mesjetare, ku rri kryetari me një kovë zifti, kush i del kundër ja hedh në kokë, edhe konkurrimi servilëve që vijnë vërdallë, njëri mu hodh në fyt dhe tha se ti po na fyen. Ti je anëtar i këshillit kombëtar i thashë. Ke hyrë, nga dritarja. Ka fyerje më të madhe i thashë që ti i ke bërë asaj strukture, ke marrë një vend në mënyrë të pa merituar që të është caktuar, se ka shumë nga këta, se sa ti të mburresh dhe të luftosh që këshilli yt kombëtar të mos mblidhet dhe këtë ta quash arritje?! Shiko ku jemi katandisur ne… pra kjo është konkurrencë jo me vlera, por me vese. Servilizmi, paaftësinë back stabbing, si i thonë…
  • Goditjen me thikë pas shpine…
  • Pikërisht
  • Ju thoni se do të jeni kryetar pas votimit më 22 korrik dhe praktikisht kjo garë është në momentin e fundit. Zotit Basha ju ofruan ministra teknik për garanci për garën e 25 qershorit. A keni marrë ju "ministra teknikë" që ju japin ju besim se nuk do të abuzohet.
  • JO dhe këtë e diskutuam edhe me zotin Basha. Dhe këtu në këtë pikë ne ramë dakord pavarësisht se në formë duket sikur ishte, kur i thonë në disfavorin tim. Ajo çka unë dua është një garë sa më e rregullt brenda shtëpisë tonë politike, gjëja e fundit që unë dua është të nisin akuzat që ne nuk bëmë dot zgjedhje të lira dhe të barabarta brenda vetes tonë. Në situatën e një kohe shumë të shkurtë, kohë që unë besoj dhe dua të falenderoj të gjithë ata kryetarë degësh të partisë demokratike që me profesionalizëm, me përkushtim dhe me ndjenjë përgjegjësie dhanë një model të kësaj gare, me shpirt, përjashtime ishin dy-tre gjëra të vogla, që unë mendoj se nuk ja vlen të merremi…dhe të gjithë…ata të komisioneve dhe të komisionit të zgjedhjeve po bëjnë një punë të mrekullueshme, për ta bërë këtë një garë model brenda nesh, që nuk është një garë e lehtë dhe këtu unë kam përfaqësuesit e mi që janë dhe që i ka edhe zoti Basha, por këtu ne kemi një sistem, dhe pavarësisht se këshilli koordinimit që kemi ne duhet të ishte ndryshe, unë kam respekt për profesionalizimin e tyre, por do të ishte mirë që disa prej tyre që kanë bërë deklarata…
  • Komisioni garës…
  • Po, komisioni garës, kanë bërë disa deklarata, të ruheshin, pse… sepse mua për shembull më kishin shpëtuar, se unë nuk jam në ato struktura sepse unë jam deputet i thjeshtë, që ky komision elektoral ka qenë i përhershëm, dhe këta njerëz duke e ditur përgjegjësinë, që herët a vonë do të vinte një moment siç erdhi ky, duhet t'i kishin shmangur disa deklarata publike, sepse duke treguar anësinë ata nuk mund të jenë më arbitra. E njëjta gjë vlen edhe për kryetarët që ne i vumë në rolin e arbitrave.. Se për kë votojnë ata është e drejtë e tyre që ata e ndajnë me veten e tyre dhe me kë duan ta ndajnë me Zotin a me çfarë besojnë. Por kur je në një pozicion arbitri duhet të ruash pozicionin e neutralitetit. Unë kam besim që kjo gjë do të bëhet. Po t'ia lemë ditës pas zgjedhjeve.
  • Ju keni thënë: është më mirë një tokë e punuar keq se një tokë e lënë djerrë. E keni përdorur si një metaforë për garën. Nëse do t'iu dëgjonte një bujk do të thoshte: toka e punuar keq, është harxhim kohe, harxhim energjish, harxhim parash dhe prishje e vlerave ushqyese të tokës, lëre më mirë djerrë dhe punoje kur të jetë gati.
  • Ndahemi në këtë filozofi se kjo është një shprehje e huazuar nga Amerika, dhe është gati gati më mirë një vijë e pluguar keq…
  • ..sesa mungesa e saj. Në këtë rast ka të bëj me vaditjen …
  • ..kjo është kultura që edhe unë si të thuash e përqafoj, që këtu ndonjëherë ne presim që gjërat ose të jenë të përsorura ose nuk lëvizim vendit dhe jemi të fundit. Puna të mëson vetë. E fillon. Dhe ajo shprehja e mrekullueshme, edhe marshimi më i madh që është ajo…
  • ..nis me hapin e parë.
  • Me hapin e parë…..dhe unë në këtë aspekt.
  • Ju keni deklaruar gjatë këtyre 3 javëve se do të fitoni. Në këtë periudhë dhe kam parasysh periudhën zgjedhore, disa politikanë të rëndësishëm deklaruan se do të fitojnë. Z. Blushi tha se do të fitoj, zoti Meta tha se do të fitoj dhe do të jetë parti e parë, zot Basha tha se do të fitoj. Ju thoni se do të fitoni. Deri më tani ka fituar vetëm ai, që nuk përmendi fjalën fitore, por mori në dorë timonin. A nuk do të ishte mirë të përdornit një eufemizëm për fjalën "fitore" 🙂
  • Jo, shiko ka disa aspekte, a ka optimizëm, marim rastin e zotit Blushi, ose z. Meta që thoshte do të jemi parti e parë, unë mendoj mënyra si e thanë ata dhe e pompuar kjo në mënyrë të tillë, unë mendoj që kishte një farë, kur i thonë mungese realizmi, ndërsa në rastin tim konkret të kesh parasysh një gjë që ne jemi në një garë që janë vetëm dy vetë. është fifty-fifty gara dhe normalisht njëri nga ne të dy do të fitojë, e para, e dyta…
  • Në PD janë bërë gara me dy vetë dhe kam parasysh garën e vitit 2013 dhe nuk është se në kuptimin e standarteve dhe barazisë në garë ishte fifty-fifty.
  • Dakord. Dakord, por ajo çka unë them siç e thashë edhe më përpara. Ajo çfarë unë humbas në anën teknike unë fitoj në modelin dhe në ngjalljen e shpresës dhe sepse shpresh shpresat, shqetësimet, dëshirat, rrugët për të përmirësuar dhe për t'ia kthyer kryetarin demokratëve, për t'a kthyer kryetarin strukturave jo për ta bërë pronë personale dhe zoti Basha jo vetëm që vjen pas dy humbjeve të thella, por vjen me rekordin më negativ në respektimin e strukturave. Zoti Basha nuk ka marrë dhe ka fyer një njësi të tërë kur jemi ndarë bashkë. Ne i zgjodhëm 35 veta kandidatë për në këshillat bashkiake, duke patur dhe votëbesimin e tij dhe zoti Basha nuk vuri asnjë, zoti Basha ka shkarkuar 20 kryetarë degësh.
  • A ka dhënë ndonë përgjigje për këtë rast?
  • Asnjë herë.
  • Nuk keni kërkuar ndonjëherë përgjigje për këtë rast?
  • Po patjetër, dhe ka bërë sikur nuk ka ekzistuar asgjë. Prandaj nuk del.
  • Nëse Basha të shtunën humb, do të thotë se partia e ndëshkoi për rezultatin e 25 qershorit…
  • Më shumë se ndëshkim do të thotë se partia zgjodhi shpresën. Zgjodhi të ardhmen dhe ka bërë veprimin më të mirë dhe vetë zoti Basha do të jetë i fituar.
  • Nëse Basha rizgjidhet a shlyen ai mëkatin e humbjes së zgjedhjeve? Do të thotë kjo se partia ja fali humbjen e 25 qershorit?
  • Unë nuk them se ja ka falur. Nëse Basha fiton, që unë nuk mendoj, ata mund të mendojnë për status quonë dhe thonë shiko: vërtet kjo që thotë zoti Selami është ajo që na duhet, por mund të jetë pak përpara kohe dhe mund t'i tremben një çarje të brendshme, nuk i di mendimet e tyre, por unë them nuk ka asnjë arsye sepse unë i bashkoj. Nuk e di, prandaj këto janë edhe misteret e garës dhe prandaj ka votim të fshehtë.
  • Cili është vlerësimi yt për Partinë Demokratike në raport me rezultatin e 25 qershorit?
  • Vlerësimi im për partinë demokratike në raport me zgjedhjet e 25 qershorit. Për mua zoti Basha e vuri partinë në një nga pozicionet më të pakëndshme dhe më poshtëruese në gjithë historinë e saj 27 vjeçare, duke e vendosur në një pozicion të tillë në një humbje jo vetëm të votave, por edhe të besimit.
  • Ka një debat që bëhet në Partinë Demokratike, por edhe përtej saj në kuptimin e distancimit. Distancimi nga Berisha, distancimi nga Basha, distancimi nga ish-ët…Nëse vazhdohet me logjikën e distancimit, .kush do të mbesë brenda Partisë Demokratike?
  • Unë kam një koncept tjetër. Mua më bëri përshtypje kjo analiza juaj që unë sulmohem edhe nga Basha edhe nga kundërshtarët e Bashës dhe këtu që të dy grupet të përbashkët kanë që zotin Berisha e kanë idhull dhe i vetmi që ka shprehur rezerva për zotin Berisha, për lidershipin e tij dhe që mendoj se ai është më shumë pjesë e traditës, por e ardhmja jonë do të jetë një e ardhme tjetër jam unë. Unë dua të fus këtë koncept i cili është koncepti i partive konservatore, që ne e ruamjë traditën më të mirë, por ne ndahemi nga ato gjëra që koha e ka kaluar…
  • Më konkretisht, cili është roli, vendi dhe hapësira e zoti Berisha do të ketë në betejën e ardhshme opozitare të Partisë Demokratike?
  • Do të ketë të gjithë hapësirat për të ushtruar gjithë eksperiencën dhe për të dëshmuar të gjithë karizmën dhe për të gjithë atë elektorat që Berisha akoma e ka, jo sa ç'ka qenë përpara, por akoma është, po kështu edhe zoti Basha, po kështu edhe zonja Topalli, po kështu edhe zoti Patozi, po kështu edhe kushdo tjetër, por kush do të jetë që do të vendosi. Ky do të jetë modeli i ri, këto do të jenë gjëra që do të diskutohen në forumet tona, në këshillin tonë kombëtar, në mbledhjen dhe në diskutimin e grupit parlamentar. Edhe ata që janë sot deputetë, por që nuk do të jenë nesër, do të jenë e traditës dhe pjesë e ekspertizës tonë, do të ftohen nga unë, në daç të vijnë, në daç të mos vijnë, edhe ata që hedhin gurin e njëri e tjetri, edhe ata që kanë qenë në të kaluarën do të ftohen dhe do të jenë aty. Pra, shiko kush është koncepti. Kjo i mungon Shqipërisë Lutfi dhe prandaj në Shqipëri partia më e madhe është bërë partia të ikim nga sytë këmbët. Sepse nuk diskutohen këto gjëra serioze.
  • Kultura, erudicioni, vizioni merren të mirëqena për figurën tuaj dhe nuk vihen në diskutim…
  • Faleminderit, unë edhe vetë këto i vë në diskutim dhe përditë përpiqem të përmirësohem…
  • … Por aksesi te demokratët nuk është vetëm çështje aksesi te listat e anëtarëve, për të cilën ju thatë se ju shkoi ndërmend edhe të jepnit dorëheqjen sepse nuk kishit akses, por ka të bëjë më shumë te aksesi te mendjet e njerëzve. Si e keni ndjerë veten gjatë këtyre 3 javëve në kuptimin e aksesit te mendja dhe shpirti i anëtarëve të Partisë Demokratike?.
  • Ju falenderoj. Një komunikim i sinqertë, i hapur, shpirt më shpirt, sy më sy dhe ndaj po ato shqetësime me shumicën dërrmuese të demokratëve. Krenar kam qenë gjithmonë. Më krenar jam sot, sepse e shoh që idealizmi është prap aty, potenciali është prap aty dhe kjo më bën mua të bindur që ditët më të mira të Partisë Demokratike janë përpara.
  • Si do të ngjallësh besim te demokratët?
  • Pikërisht, duke bërë analizë, duke folur në mënyrë të hapur për të parë arsyet se ku gabuam ne dhe ne e dimë fare mirë se ku gabuam.
  • Dhe si do të imponosh respekt te kundërshtari?
  • Kundërshtari brenda…
  • Jashtë…
  • Me vizion. Duke u kthyer tek qytetarët. Me alternativa më të mira, duke vënë të parën jo thjesht Partinë Demokratike, por Shqipërinë, duke i kthyer shpresën shqiptarëve gjë të cilën kundërshtari im nuk mund ta thotë.
  • Nuk është vështirë të bësh opozitë në Shqipëri, por nuk është e lehtë të ringresh opozitën, opozitën që do të vij në pushtet…Si do të bëni të mundur ju që të ngrini opozitën që është në kuotat më të ulta të saj?
  • Kjo mënyrë që ne po diskutojmë që është një mënyrë e paprezantuar dhe e vonuar në Shqipëri, kjo vetvetiu është një opozitë e re dhe bashkëkohore. Kjo do të ridimensionojë të gjithë strukturën politike ajo çka quhet institucionalizimi i lirisë në demokraci e cila lë shumë për të dëshiruar. Unë mendoj që kjo do të jetë jo vetëm konkurrenca, por do t'i japë një shans edhe forcave të tjera që të demokratizohen dhe të vijnë… o të vijnë me ritmin e kohës o të lihen në anë të rrugës, si të thuash si mbetje të kohës.
  • A ka bërë ndonjë gjë që vlerësoni tek opozita 4 vjeçare e zotit Basha?
  • Patjetër që ka bërë. Ka bërë dhe ka fituar disa beteja. Dekriminalizimi ishte një betejë morale shumë e rëndësishme, si të thuash ngritja dhe sensibilizimi për drogën, përsëri ishte diçka shumë e rëndësishme. Ka marrë edhe disa iniciativa, disa forma të reja që ka futur edhe në bërjen e opozitës, një zbutje dhe dhënie një hapësire qytetarëve, por të gjitha i la në mes. Dhe unë jam them gjithmonë se thotë: zoti Basha…
  • Ishte momenti që çadra u bë parashutë dhe shkoi drejt qeverisë?
  • Shiko çadra për mua është një mixed bag, që i ka të dyja anët. Unë në total e them dhe falenderoj me zemër dhe më prek ajo çka njerëzit besonin tek ajo dhe kaq shumë e kaq të etur sepse besonin dy gjëra, për një keq qeverisje dhe një inkriminim ekstrem të Shqipërisë, por edhe për shpresën me fjalë kur e dëgjon zotin Basha, thua kush është si ne. Por edhe atë e la në mes. E braktisi. Për më tepër ishte i pasinqertë, ja kam thënë edhe në sy, ishte i pa sinqertë në të dhe mori peng strukturat, bojkotoi Parlamentin. Bojkot duhet hequr nga fjalori politik. Bojkot Parlamenti nuk do të ketë më, nuk do ta vë në statut, por nuk ke për ta dëgjuar më nga goja ime se është turp, turpi më i madh që mund të bëhet, si të thuash, shprehja më tipike e mungesës së lidershipit dhe alternativave, e cila në të shumëzon me zero në botën bashkëkohore. E dini qëndrimin që mbajnë partitë tona popullore apo jo? Zoti Basha shkoi në zgrip…
  • Ju bëtë fushatë 3 javë, fushatat janë rast ideal për të shpallur platformën politike të partisë për mandatin që vjen. Ke pikasur platformë te kundërshtari juaj?
  • Jo, e vetmja platformë e tij ka qenë do të mbaj karriken me çdo kusht dhe kur është i rrethuar nga oqeani humbjeve.
  • Po platforma juaj?
  • Siç e parashtrova dhe e kam thënë që në fillim, rikthimi demokracisë së brendshme brenda Partisë Demokratike me pika, 1, 2, 3,4..zgjidhja e problemeve konkrete. Krijimi i një platforme për diskutim serioz për vlerat tona, për filozofinë tonë politike të qendrës së djathtë, hapja e debatit për grupimet, ridimensionimi raporteve me partnerët tanë, me partitë popullore, me shoqërinë civile, me median dhe me të gjithë, pra është një mozaik, një program bashkëkohor i qartë i cili dalëngadalë do të mbushet me analiza konkrete.
  • Në takimet tuaj me demokratët gjatë kësaj fushate ju keni thënë se do të vijmë në pushtet shumë shpejt. Do të vijmë në pushtet është ëndërr, objektiv….
  • …nuk është qëllim në vetvete unë e thashë…
  • … por nuk është platformë. Cili është programi juaj? Lëvizjet madhore që planifikoni të bëni? Instrumentat që do të përdorni për të gjallëruar opozitën.
  • Po dhe unë guxoj dhe them këtë gjë. Nuk është qëllim në vetvete ardhja në pushtet dhe bile, bile me këtë keqeverisje masive…
  • ..po, por partitë objektiv kanë pushtetin…
  • Patjetër, por mënyra më e mirë për të ardhur në pushtet është që të mos mendosh për pushtetin. Mënyra më e mirë për të bërë para, thuhet në Amerikë, është të mos mendosh për paranë, është t'i shërbesh konsumatorit, është t'i shërbesh atij që është… pra mënyra më e mirë për të bërë opozitë është të mos mendosh që thuash se unë jam atje për të thënë JO, por të japësh alternativë. Pra unë po bëj këtë ridimensionim mbi bazën e vlerave, mbi bazën e problemeve, mbi bazën e nevojave që ka Shqipëria, që edhe kundërshtari ynë të mendojë dyfish…siç ishte 92, mjaft nga komunistët votuan për ne në atë kutinë e fshehtë se morëm 92%. Pse? Se ..ishte momenti përmbysjes.
  • Gjithmonë .. it is always the right time to do the right thing.
  • Ka gjithmonë kohë për të bërë gjënë e duhur.
  • Pikërisht, pse ka kohë më të duhur se kjo, bile bile për nga përmasat është më e madhe se ajo e 92, ku partia më e madhe në Shqipëri është: të ikim nga sytë këmbët. është vrarë shpresa. Më thuaj ti….
  • Ju vini nga një përvojë e gjatë…
  • …ka kohë më të madhe se kjo kur korrupsioni është bërë kaq masiv sa është kthyer në sistem në Shqipëri. Ku këta pushtetarë, të cilët janë atje për të na ndihmuar ne jo vetëm që janë deri në fyt me këtë punë, por e kanë edhe arrogancën për të na e përplasur ty dhe mua në fytyrë dhe nuk i bën syri tërr. Ka kohë më të rëndësishme që ti nuk ke një besim te gjykata, që nuk të vjen njeri, një flamur i kompanive të mëdha të botës, nuk fluturon këtu sepse me këtë gjykatë kush do të vij të fluturojë këtu, duke qenë se ka mjaft gjyqtarë që janë të ndershëm, por praktikisht janë vënë në sistem të pamundësisë, të kontrollit politik të saj.

Z. Selami ju po flisni për kohën. Një nga cilësitë që karakterizon një lider që drejton një parti të madhe dhe ka si objektiv për të drejtuar vendin është që të kuptoj kohën e tij. A është kjo koha juaj?

– Unë e thashë me Martin Luther King. Të falenderoj që ma përktheve. Gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjërat e duhura. Unë them që koha I ka kaluar Shqipërisë për këtë model. Në 27 vjet kurrkush nga ne dhe ju jeni nga ata të dhjetorit, nga studentët, kurrkush nga ne nuk do të mendonte që në 27 vjet ne prapë do të ishim më afër të kaluarës për nga lidershipi, jemi hije e së kaluarës sesa modeli bashkëkohor. Koha unë mendoj që ka qenë. Unë praktikisht po bëj një gjë që I ka kaluar koha. Edhe nëse ne marrim të pamundurën që ju mendoni, që këto lloj rrethanash të tjera mund të jenë, unë them që kjo është çështje e pamundur për t'u mbajtur. Ky model ka ardhur. PD kurrë s'ka për të qenë më siç ka qenë, një pronë personale e kurrkujt. E arriti nivelin më të lartë. Që këtej e tutje do të demokratizohet, do të jetë një forcë progressive dhe për institucionalizimin dhe për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Ju vini nga një përvojë e gjatë në demokracinë amerikane, vendet më demokratike të botës. A keni një analizë tuajën pse fushatat këtu janë personale, rreth liderve, kulisave, tarafeve dhe jo rreth programeve dhe objektivave?

– I bie në kokë. Pyetje shumë e bukur. Sepse është mbajtur dhe po mbahet peng demokracia dhe Shqipëria. Janë 10 veta, të cilët rrotullohen dhe këta janë.

Si shpëtohet vendi nga pengmarrësit?

– Duke u hapur, duke ju drejtuar demokratëve. 22 korriku, vota e fshehtë e demokratëve, ruajtja e votës së fshehtë, këtu fillon. Dhe vigjilenca e qytetarëve.

Ju folët për modelet e ndryshme. Z. Basha doli vetëm në zgjedhjet politike të 25 qershorit dhe I humbi. Edhe në këto zgjedhje, në garën e PD-së ka dalë I vetëm, por edhe ju keni dalë I vetëm. Nuk ishte rasti për një model ndryshe?

– Unë në fakt nuk jam I vetëm. Unë jam me dhjetra…

Në kuptimin që nuk e pamë ekipim…

– Në 3 javë unë kam njerëz që konsultohem, por konsultimi më I madh për mua është tek njësia 2, tek baza dhe demokratët e thjeshtë. Asnjëherë nuk kemi për të më parë ju mua vetëm. Dhe ajo çka unë them që drejtimi dhe mënyra e drejtimit tim është insitutcionale. Ajo çka bën zoti Basha që I mori të gjitha përsipër vetëm, për mua është modeli I një autoritarizmi qesharak, të kapërcyer nga koha. Të jesh I sigurt z. Dervishi që unë…

Çdo të thotë autoritarizëm qesharak?

– Po qesharak sepse ti ke marrë kostumet e diktaturës dhe një parti që edhe emrin e ka partia demokratike, që duhet të funksionojë në mënyrë demokratike. Dhe më thua mua Republika e Re dhe më nxjerrë edhe listën nga mbrapa, kur nuk e ke as kompetencë, nuk e ke asgjë fare. Ka më qesharake se kjo?! Dhe del me ca teza populiste aty që koha I ka lënë në anë të kësaj që gati-gati janë musoliniane, që unë kur e dëgjojë z. Basha fyhesha, që një retorikë të zbrazët, që ia kam thënë edhe në një vend tjetër, që thoshte teza që kore mos lidh, e para kundërshtonte të dytën, ditën e tretë s'kishte lidhje fare me dy të parat. Kjo është qesharake.

Gjatë katër viteve të fundit ju ishit deputet. Dhe parlamenti është një platformë për të shpalosur ide…

– Duhet të ishte…

Dhe për të ngulitur tek njerëzit idenë se ju jeni një lider potencial I PD-së. ju keni pranuar vetë që ka patur mundësi dhe hapësirë për të bërë më shumë në parlament. Parlamenti nuk është platform e vetme. Ka edhe platforma të tjera ku ju mund të ishit më aktivë, si media, qoftë kjo tradicionale apo media e re dhe media sociale. Pse keni nguruar ta bëni një gjë të tillë?

– Edhe kjo 3 javëshi u komplimentua dhe gati-gati po I çudit këta. është sepse unë kam qenë aty. Nuk kam folur më shumë sepse nuk kam patur platformë për më shumë. Po kam folur, kam 5-6 fjalime.

Keni pritur momentin tuaj? Jeni përgatitur gjithë kohën për të ardhur një moment I tillë?

– Jo, jo. është lexim I gabuar. Po sepse unë kam qenë po kaq aktiv, por kam qenë jashtë rrezes së studios tuaj. Kam qenë në njësinë 2, kam qenë në grupin parlamentar, kam qenë në komisionin e jashtëm, kam qenë në Vjenë në OSBE, kam qenë në Gerogia te tjetra.

Gjysma e jetës është show up (të shfaqesh)…

– Patjetër. Po ashtu është, por puna është se unë nuk jam nga këta. Nuk jam shumë I kujdesshëm që të dukem. Edhe modestia ka të bëjë. Edhe në parlament kam marrë pjesë, por fatkeqësisht parlamenti nuk e ka bërë këtë. Ajo çka thoni ju është ideale, por ka vetëm 23 përqind të besueshmërisë. Sepse nuk merret me problemet reale që kanë njerëzit dhe nuk krijon hapësirë në këtë gjë. është bojkotuar, ka fillur grindja, janë fyerje personale. Unë nuk kam pranuar të bëhem pjesë e kësaj, por k am qenë aktivë në grupin parlametar të PD-së. po të shikosh dhe të kthehesh këto shqetësime unë I kam ngritur edhe më përpara, I kam ngritur edhe në 25 vjetorin, për herë të parë që më është dhënë fjala në një forum. Ju ishit kur unë e kritikova shumë ashpër dhe thashë që zoti Basha nuk ngjall shpresë dhe besim. Dhe kur m'u dha fjala pati edhe fishkëllima. Ishte gati-gati si vaki atje. Dhe unë prapë me kurajo I thashë nëse vërtetë doni të kthehemi në shpresë, hajde të kthehemi në shpresë dhe asgjë s'ndodhi. Mund të ishte evituar '17 dhe u bë gropë edhe më e madhe.

Cili është vlerësimi juaj, jo si deputeti Selami, por si lideri potencial Selami, për performancën e grupit parlamentar gjatë 4 viteve?

– Ka talente, kolegë, që unë e kam krenari të them kam bërë pjesë me ta, por fatkeqësisht si grup nuk funksionoi siç duhet nga mungesa e lidershipit. Z. Basha na ka fyer që të gjithëve, në kuptimin që vinte aty me një letër të gatshme. Prisni ne 30-40 minuta. Kishte edhe ato kamerat përreth. Lexonte 5 minuta, mbaronte ajo dhe kjo ishte mbledhja për dy vjet. Derisa u ngrita aty dhe I thashë "edhe Stalii do të kishte zili. Edhe ju që rrini këtu .ç bëhet këtu? Ore ky është vend pune. Ne duhet të diskjutojmë strategji, në komisione etj. Por lidershipi im ka një kufizim, që unë s'jam formalisht dhe unë mendoj që z. Basha këtë kishte kujdes. Që të gjitha ata që potencialisht ishin kritikët e tij, ai I vuri që ta kishte më kollaj për të marrë partinë dhe për të mbajtur partinë, se kujtoi që I ka rënë në pajë, pronë personale, por nuk është kështu kjo punë. Dhe kjo plotësisht e kapërcyeshme. është një kufizim, faktikisht I zgjedhur me dinakëri dhe kjo e zbulon dhe më shumë.

Ju mendoni për të ardhmen e afërt?

– Për të ardhmen e afërt, po. Por unë mendoj që …

Që do të thotë se nëse ju fitoni do të jeni kryetar I PD-së, por do të jeni jashtë parlamentit. Dhe Brenda parlamentit do të jetë z. Basha dhe z. Berisha.

– Po, në emër të PD-së, në emër të opozitës shqiptare.

Kë do të dëgjosh me më shumë vëmendje?

– Atë që ka argument më shumë dhe mendoj që të dy do të bëjnë një punë shumë të mirë në këtë lidership të ri dhe në këtë platformë të re që të bëjnë një opozitë më të mirë dhe të nxjerrin më të mirën e tyre. Do t'I krijohen të gjitha mundësitë dhe jam I sigurtë. I kam kontaktuar personalsiht që të gjithë ata. Asgjë nuk ju heq nga vlerat që kanë, pavarësisht se kritika është për mënyrën se si u zgjodhën që nuk ju bën nder edhe atyre. Mund të kishin fituar edhe në konkurrim të lirë dhe nuk do t'ia dinin për faleminderit as z. Basha ose të kishin atë hijen se si u bënë aty. Por ky është lidershipi Lutfi.

Pse është kjo ndarja. Ata që janë në listën e PD-së thonë kryetari dhe lideri Basha. Ata që janë jashtë listës thonë njeriu që varrosi PD-në…

– Po pikërisht kjo është sepse këtu jemi katandisur ne. edhe kjo prapë faturë I shkon Bashës. Unë po të them një gjë, kur të bëhen listat e tjera kur unë të jem kryetar partie nuk do të ketë një ndarje të tillë. Pse?! Sepse ata do të dinë që këta janë më të mirët që do të luajnë në fushë për ne. si do ta dinë ata? Sepse nuk do t'I zgjedh unë ata, do t'I zgjedhim ne. Këtë s'bëri z. Basha dhe kurrkush s'mund të thotë që ky shiti këtë, bëri atë… jo mor jo. Jeni me vlera. Dhe ku do të fillojë kjo? Nga seksioni. Dhe kjo është ajo që quhet lidership I ri. Dhe kjo do ta ndryshojë jo vetëm PD-në, por edhe Shqipërinë. Dhe kur kur them që shpresa, siç e dini ju dhe nga biseda private, e vetmja ambicje ime personale tani, rikthimi këtu është që së bashku ta bëjnë Shqipërinë historinë më të suksesshme të shekullit 21 këtë kam parasysh. Unë po të mos e kasha këtë bindje, siç e dini dhe ju se e kam për nder t'ju quaj edhe mik familjar, unë pse do të isha këtu?! Nuk kam unë asnjë arsye për të qenë këtu. Kjo ia jep mundësinë dhe oportunitetin për të qenë në Amerikë …

Keni një lloj optimizmi që Shqipëria I ka shanset të lulëzojë, të shpërthejë, të rritet ekonomikisht, të jetë një vend…

– Nuk është optimizëm, është besim I patundur. Varet nga ne. Ne thjesht duhet të fillojmë të besojmë z. Dervishi. Këtu jemi ndalur ne. dhe së bashku do ta bëjmë. Shqipëria ka potenciale. Dhe ka dhe vlera morale. Shqiptarët janë fisnikë, shqiptarët janë puntorë, shqiptarët kanë një dashuri për njëri-tjetrin…

Pse zgjedhin shqiptarët fisnik dhe punëtorë njerëz të korruptuar?

– Sepse praktikisht sistemet janë të tilla që nuk I lejojnë e para dhe e dyta nuk stimulohen në këtë punë. Kur ti vjen në këtë sistemin e mungesës së konkurrencave nuk zgjedh vlerat, po zgjedh veset. Dhe ai fillon konkurron me tjetrin. Dhe kjo është fatkeqësia. Ne e nisëm këtë punë në fillim dhe fatkeqësisht e lamë në mes. Dhe për aq pak sa e nisëm, që e hapëm pak atë dritare… se shumë veta mendojnë që ka vetëm gjëra negative PD në fillimet e veta, por jo. Ajo ka qenë një nga historitë më të suksesshme të Europës Lindore po ta shikosh.

Ishte partia që fitoi më shumë vota nga të gjitha partitë e Europës Lindore.

– Edhe bëri më shumë. Kur ne kemi qenë në PD dhe Shqipërinë e kanë marrë si model për të gjitha këto vendet e tjera. Kush qe treshja e parë. Ishte çekia, Hungaria, Polonia. Dhe ne qemë menjëherë pas tyre. Lamë mbrapa Bullgarinë, Rumaninë dhe këto vendet e tjera. Dhe pastaj hop iku dhe kaloi. Pse? Sepse dështuam pikërisht… '95 ka qenë ajo beteja,nuk ka qenë personale ajo betejë, që e quajnë një nga ato tragjeditë greke që prek deri në '97-ën. Aty ne nga një sistem demokratik vlerash, nga një ndërmarrje politike që kishim ambicjen për ta shtyrë Shqipërinë sa më përpara Europës, z. Berisha mori gjithçka në dorë, sirenat e pushtetit e mundën dhe tragjedia pasoi.

z. Selami ju jeni rikthyer pas një qëndrimi relativisht të gjatë në SHBA. Tashmë jeni në politikën active. çfarë është për ju personalisht të merreni me politikë?

– Kjo që po them është angazhimi qytetar për ta bërë Shqipërinë një histori suksesi. Vërja emrin poltikë ti. Për mua s'është as politikë, asgjë. Dhe qenia dhe kandidimi në PD është si një mjet sepse kam besim që demokratët me atë patriotizmin, me atë idealizmin, edhe njëherë do t'I rikthehen se kurrkush nuk ka bërë kaq shumë sa kemi bërë ne. kur thonë që kot mburren në PD. E ka çliruar nga komunizmi më gjakatar. Këtu ka qenë ajo studio që përpara që të hynim kemi qenë për të bërë bisedën dhe etakimin e parë. Atëherë fluturonin plumbat. Nuk dihej në do ishe gjallë ditën tjetër apo jo. Dhe e futi në rrugën e Europës dhe e la në mes. Ne e kemi përgjegjësinë për këtë gjë. Demokratët e ndjejnë këtë përgjegjësi. Ne I kemi lënë shqiptarët doën (I kemi zhgënjyer). Nuk I kemi ngritur dot. Unë e shoh dhe e ndjej. Në fillim ishte një farë skepticizmi dhe mendonin që ky flet pak jashtë. Tani kjo besohet. Të jesh I sigurtë se optimizmi është ngjitës dhe është jashtëzakonisht I fuqishëm.

Nëse do të kishit pak më shumë kohë…

– Fitorja do të qe e sigurtë.

Çfarë do të bëje ndryshe?

– Do të shkoja te çdo demokratë. E di ç'mu kujtua tani, një gjë e bukur që e kasha harruar. Ka qënë në Pogradec në 2013-ën, shtator dhe shkojmë ne për zgjedhjet në Korçë. Rrugës po ngushëllonim një familje që vështirë se mund ta ngushëllosh. Dy vëllezër, 5 fëmijë u kishin vdekur, nga 22-28. Kishin ardhur nga papunë, hynë në një minierë dhe aty vdiqën në mënyrë tragjike. Kishin edhe fëmijë të vegjël se një pjesë e tyre ishin të martuar. Kur ne shkuam për t'I ngushëlluar, isha unë bashkë me z. Paloka, z. Spaho dhe disa të tjerë të PD-së. njëri prej tyre më tha "mos jeni gjë z. Selami?". Po, I thashë unë, babai që I kishin vdekur 3 fëmijët më tha je zhgënjimi më I madh I jetës time. Kam 20 vjet që të pres, më tha. Po që do të vije dhe do të bëheshe njësh me këta njerëz që na kanë vjedhur e na kanë gënjyer 20 vjet s'ma merrte mendja kurrë, që më vranë edhe fëmijët. Më shtangu.

Çfarë i thatë?

Më vjen keq, I thashë. Sepse të më quash zhgënjim tani kur ke një nga ato, se unë jam prind vet, është një përgjegjësi shumë e madhe. Të them një gjë, I thashë. Ky është vetëm fillimi dhe unë do të futesha në fushë. Loja s'ka filluar akoma, I thashë. Kur të fillojë do ta bëjmë të gjithë bashkë.

  • .Nëse do të kishe më shumë kohë, çfarë do kërkoje me këmbëngulje dhe nuk do të pranoje kompromis….
  • Do të kërkoja rregulla loje, do t'i kërkoja partive popullore, do t'i kërkoja zotit Doll, për të cilin kam respekt dhe kam ndarë disa nga këto shqetësime që i shpreh me shqiptarët, që të vinte dhe të monitoronte gjithë këtë proces që bashkë ta bënim një model.
  • Pse ka nevojë për t'u monitoruar një proces brenda demokratëve?
  • Sepse, do të marrim modelin më të mirë. Pse ta lë këtë lloj mundësie kur ata e kanë dëshirën për ta bërë. Kemi fondacionin Konrad Adenauer këtu, kemi partinë e Konrad Adenauer që e ka bërër Gjermaninë një histori suksesi. Pse duhet të shpikim rrotën Lutfi. E di pse e shpikim rrotën ne, sepse këta që janë mjeshtra, specialista në krye e duan për pushtetin personal, sepse nëse nuk do ta donin, merr modelin më të mirë dhe kështu ecën. Pse Singapori nga vendi fundit në 56 e bëri Li Kuan Ji që erdhi nga London Scool of Economics, që e kemi diskutuar këtë bashkë, e bëri për 12 vjet e bëri historinë më të madhe të suksesit.
  • Ekonomik, jo demokratik.
  • Ekonomik po, më fal. Po, drejt, po jemi në një linjë. Nuk ka asnjë iluzion në atë pikë. Pse sepse dëshira e tij, angazhimi i tij ishte si ta bënte mirë dhe një histori suksesi dhe dy janë shtyllat kryesore, një është meritokracia, që i mori të gjithë ata që kishte në Amerikë, të gjithë ata që kishte në Britani dhe i vuri aty dhe e dyta është si të ruhej nga korrupsioni. Dhe këto i zgjidhi… si i zgjidhi këto se këtu mu kujtua. Nuk i zgjidhi duke shpikur rrotën dhe duke pritur, i zgjidhi duke i kërkuar ndihmë amerikanëve i tha: hajdeni këtu, na thoni… dhe e bënë.
  • Ne amerikanët i kemi këtu, nuk kemi pse i thërrasim.
  • Pikërisht pra nuk i duam, se ne i masim ndryshe, po qe se ky më shërben mua, të mbaj karriken dhe pushtetin dhe të mbuloj dhe këtë korrupsionin, amerikani është i mirë, po qe se ky më kundërshton mua, e ka blerë Edi Rama me paratë e drogës. Muhabet është ky tani?!
  • Pse ka më shumë tension në garën e PD-së, se në garën mes PD dhe PS?!
  • Sepse u krijua ideja se Zoti Basha tha nuk kemi një marrëveshje të fshehtë, por u mor vesh me Ramën brenda natës, për të marrë një copë pushtet. Kjo është shenjë pozitive, aty ku ka temperaturë luftohet dhe po luftohet që t'i kthehet Partia Demokratike demokratëve dhe më 22 korrik kjo do të fillojë.
  • A mbyllet debati në PD me përfundimin e votimeve në 22 korrik?
  • Ky debat them se do të mbyllet, kurse procesi demokratizimit, jo. Po të fitoj unë do të jetë në korsinë e shpejtë të suksesit të Partisë Demokratike.
  • Po të fitoni ju debati mbyllet?
  • Mbyllet sepse do të hapet debati…
  • Po të mos fitoni ju debati mbetet i hapur…
  • Mbetet i hapur sepse do të shikohet do të bëhen këto gjëra apo jo, prap thotë më ka vjedh programin. Unë e pashë sot në gazetë thoshte: me ne vijmë në pushtet, PD një anëtar, një votë. Ore ti e the këtë, ma the edhe mua personalisht. Unë tërhoqa kandidaturën para 4 vitesh, sepse kur e dëgjova këtë thashë: faleminderit Zotit që ka dhënë një djal të ri, që do të bëj pikërisht ato gjëra që unë kam ëndërr, pa e mbaruar unë fjalinë ai e vazhdonte..
  • Ju ndonjëherë flisni për PD që ëndërroni dhe jo për PD -në që është…
  • Nuk ka diferencë. Kjo është në potencial.
  • Si nuk ka diferencë mes ëndrrës dhe realitetit.
  • Po, patjetër, kjo është si mundësi, mungon lidershipi. Ai njëshi përpara. I ke parasysh ato zerot që janë… ai është lidershipi dhe ajo është leva e Arkimedit dhe kështu janë bërë tërë vendet, edhe Amerika kështu është bërë se në momente të caktuara ka dalë një njeri që mendon më shumë për vendin e tij se për familjen e tij, për veten e tij, për egon e tij dhe për pushtetin e tij.
  • Politika dhe veçanërisht fushata është adrenalinë dhe dëshirë për t'u lidhur me njerëzit, premtoni të keni këtë energji që keni shpalosur gjatë këtyre 3 javëve edhe në vijim, nëse nuk e fitoni garën?
  • Kjo është jeta ime. Nuk ka ëndërr dhe qëllim tjetër për mua ta shikoj Shqipërinë historinë më të madhe të suksesit në planet. Nuk ka çmim që e blen dhe …
  • Që Shqipëria të jetë histori suksesi duhet të jenë partitë politike histori suksesi…
  • Këtë po them, këtu do e fillojmë, prandaj do e fillojmë. Më 22 fillon. Sa më parë më mirë. Nuk ka kthim mbrapa.
  • Zoti Selami, faleminderit që ishe sot në Përballë dhe ju uroj suksese në votimin e datës 22 korrik.

Papa Françesku ka uruar zotin Ilir Meta, me rastin e zgjedhjes në postin e presidentit të Shqipërisë

Posted: 21 Jul 2017 07:47 AM PDT

Papa Françesku i ka përcjellë përgëzimet më të sinqerta kreut të ri të shtetit shqiptar Ilir Meta, i cili pas pak ditësh merr zyrtarisht detyrën. "Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t'ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet", shkruhet në mesazhin e urimit të Atit të Shenjtë.

Nishani mesazhi i fundit: Shqipëria ka energji njerëzore të pafundme që presin të shpërthejnë!

Posted: 21 Jul 2017 07:41 AM PDT

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me rastin e largimit nga kjo detyrë, ka drejtuar një mesazh falenderimi. Me fjalë të zgjedhura ai ka falenderuar familjen, bashkëpunëtorët, dhe publikun, duke u shprehur së është i kënaqur, i lumtur, por edhe kryelartë për detyrën që kreu. “Gjatë gjithë kësaj kohe kam ndier dhe përballuar përgjegjësinë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi” është shprehur zoti Nishani. “Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëria nuk ka fund” shkruan zoti Nishani. “Padyshim që mbetet shumë për të bërë, për të ndrequr, për të përmirësuar” shton ai.
Si presidenti i vendit zot Nishani vlerëson se ai dhe bashkëpunëtorët e tij “… të bashkërenduar me institucionet e tjera, kemi bërë jo pak dhe ia kemi arritur ta ruajmë dhe lartësojmë Presidencën si institucion që rrezaton dinjitet kombëtar, seriozitet profesional, përgjegjësi qytetare. Kemi bërë sa kemi mundur gjithashtu lidhur me qëndrim besnik dhe respektim rigoroz të përcaktimeve kushtetuese në përgjithësi dhe ndaj çdo rasti në veçanti”. “Kujdesi ynë kryesor, përqëndrimi ynë më i madh, ajo që na ka preokupuar së tepërmi dhe ndaj së cilës jemi treguar më të vëmendshëm, është mbështetja e institucioneve të pavarura si garante të kolonave mbajtëse të Shtetit në shërbim të qytetarit” çmon kreu aktual i shtetit.
Duke mbyllur mesazhin zoti Nishani vlerëson se “Vendi ynë ka energji njerëzore të pafundme që presin të shpërthejnë. Që shpresat e shqiptarëve për më mirë dhe më shumë të mos mbeten diçka abstrakte, kemi bërë kujdes të afrojmë dhe bashkojmë vullnetet e veçanta në ndihmë të arritjes së qëllimeve më të gjera. Pritshmëritë kurrë nuk shterren plotësisht. Aspiratat kurrë nuk plotësohen të gjitha. Shpresat kurrë nuk realizohen tërësisht. E rëndësishme është të mos ndalemi së punuari që për t'i plotësuar sa mundemi” shkruan presidenti Bujar Nishani. “Shqipëria është vendi i pritshmërive të mundshme dhe i aspiratave të realizueshme, për më tepër ekonomi, më tepër të drejta, më tepër Liri” shpreson ai.

Azilantët, Shqipëria dhe Franca kontroll të përbashkët

Posted: 21 Jul 2017 07:19 AM PDT

Shqipëria dhe Franca do të kontrollojnë sëbashku kufirin shqiptar për të ndaluar kalimin e azilantëve në Francë. Operacioni do të jetë pjesë e një plani veprimi tremujor për reduktimin e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria për në Francë ku konstatohen edhe shumë të mitur të pashoqëruar. Plani është propozuar nga pala shqiptare dhe ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe  Gerard Collom e bënë këtë publike pas një takimi në Paris.

Mali i Kolajve, operacion intensiv për fikjen e zjarrit

Posted: 21 Jul 2017 06:54 AM PDT

Rreth 5 ha pyje dhe shkurre u përfshinë nga flakët në Malin e Kolajve pranë njësisë administrative të Velipojës paraditen e së premtes. Zjarrëfikset mbërritë menjëherë, por terreni i vështirë nuk i ka lejuar të ndërhyne me efikasitet të plotë. Të ndihmuar prej banorëve të zonës dhe rojet mjedisore, për afro 5 orë ata kanë mundur të venë në kontroll flakët e zjarrit dhe të minimizonin dëmet.
Zona e Malit të Kolajve është zonë e mbrojtur qysh prej vitit 2005, dhe njihet edhe si zonë buferike e peizazhit ujor tokësor e lumit Buna. Inxhinieri i pyjeve dhe drejtori i administratës së zonave të mbrojtura të qarkut të Shkodrës, Agim Dardha, ka bërë një thirrje sensibilizuese për banorët e zonës.
“Ne kemi nisur fushata të shumta përsa i përket ruajtjes së pyjeve nga prerja, por zjarret janë armiku më i rrezikshëm për këtë pasuri” tha ai për RTSH.” Unë u bëj thirrje banorëve të gjithë qarkut Shkodër që të kenë kujdes dhe të jenë ata rojtarët e parë të pyjeve. Të kenë kujdes zjarrin sepse se pari rrezikojnë jetët e tyre dhe pastaj pyjet dhe gjallesat që jetojnë aty”. “Një falenderim të veçantë e kam edhe për televizionin publik i cili ishte i pranishëm në këtë aksion dhe raportoi në kohë” tha zoti Dardha.
Gjatë gjithë muajit korrik në qarkun e Shkodrës ka patur vatra të shumta zjarri të cilat janë shuar prej efektiveve të emergjencave civile, ushtrisë dhe rojeve të pyjores të ndihmuar nga banorët e zonave. Zjarret e shuara një ditë më parë në Pukë dhe Fushë-Arrez tregojnë më së miri angazhimin e strukturave shtetërore për ti bërë ballë kesaj situate e cila më shumë provokohet prej temperaturave të larta.

Para Mbrapa
Slide 1 |Mali i Kolajve, operacion intensiv për fikjen e zjarrit 
Slide 2 | Mali i Kolajve, operacion intensiv për fikjen e zjarrit 
Para Mbrapa

Monika Stafa prezanton librin e saj “KOD”

Posted: 21 Jul 2017 06:21 AM PDT

Ka zgjedhur titullin “Kod” për librin e saj më të ri me publicistike të përzgjedhur gazetarja Monika Shoshori Stafa. Libri u prezantuar të enjten në mbrëmje në prani të gazetarëve dhe njerëzve të medias në qendrën Kod. Një reflektim që shërbeu për të çkoduar disa prej problematikave që kanë shqetësuar gazetaren dhe e kanë shtyrë në publikimin e një serie shkrimesh në median e shtypur përkatësisht në gazetën Shqip. “Kadare thotë një gjë: Asnjë libër nuk vjen nga lumtujria, vjen nga trazimi, nga mërzitia. Një libër i bukur del atëhere kur ti ke një gjendje jo të mirë” thotë gazetarja e njohur Monika Shoshori Stafa. “Elitat prodhuan kodet, normat që shoqëria të ecte përpara drejt progresit”. Në bashkebisedim mes gazetaresh kanë ngritur krye problematikat me të cilat përballet media sot, zgjedhjet që ajo bën pikërisht për të ruajtur kodet, për ti respektuar apo thyer rregullat.

Mike del Ferro, muzikanti që fitoi lirinë përmes jazzit

Posted: 21 Jul 2017 06:01 AM PDT

Mike del Ferro, i lindur në Amsterdam, konsiderohet sot një nga pianistët dhe kompozitorët më të sukseshëm europianë që eksperimenton në rrymën e jazzit. Pasi ka vizituar më shumë se 117 vende të botës, në Shqipëri e sjell për herë të tretë festivali jazz.
Edhe pse me një formim rigoroz klasik në familjen e tij, Mike del Ferro ka zgjedhur lirinë e jazzit për tu shprehur. “Kur nisa të luaj piano si femijë, ishte e qartë se do të bëhesha një muzikant klasik dhe gjatë femijërisë time kam luajtur shumë muzike klasike. Por në moshën 17 vjeçare fillova të dëgjoj shumë jazz. Edhe pse e dua dhe flirtoj me muzikën klasike, në të njëjtën kohë me mungonte një lloj lirie. Dhe atë liri e gjeta duke luajtur jazz sepse mund të ulesh direkt në skenë dhe të krijosh diçka të re aty për aty” tregon Mike del Ferro për gazetaren Mira Tuci të RTSH.
Një bashkëpunim me saksofonistin Ermal Rodi, e ngjit atë në skenën shqiptare për herë të tretë veçse kësaj here edhe me pak tinguj etnojazzi nga këngët shqiptare, ku sigurisht ai ka një të preferuar. “Ermali me dergoi linqet në youtube nga këngët që luan me bandën e tij dhe kenga “Lulet e Tiranës” me mahniti. Tek to ndjen ritmin ballkanik dhe u dashurova me atë valëzim. Dhe thashe pse jo le të luajmë disa prej këngëve tuaja” thotë Mike del Ferro. “Respekti dhe dashuria ime për muzikën etnojazz është e madhe sepse kam zbuluar muzikë të mrekullueshme kudo në botë të cilën shumë prej nesh nuk kanë mundesi ta njohin” shton ai.
Mike del Ferro i cili ka ngritur karrierën e tij muzikore mbi bashkëpunimet, beson fort se përmes muzikës mund të ndërtohen ura edhe mes kulturash që normalisht nuk takohen me njëra- tjetrën. Ai ia ka dalë me guxim të kombinojë elementet e tingujve të rreptë të muzikës perëndimore me improvizimet e jazzit duke i lënë hapësirë edhe strukturave muzikore tradicionale nga Azia, Amerika Latine dhe ajo afrikane. Mike del Ferro ka bashkëpunuar edhe me emrat më të mëdhenj të jazzit botëror si Oscar Castro Neves, Scott Hamilton e deri te Richard Galliano.

Superpodhimi i shalqinjve po dëmton fermerët

Posted: 21 Jul 2017 05:30 AM PDT

Pavarësisht shifrave gjithnjë në rritje të eksporteve, kultivimi tej kërkesave të tregut po ndëshkon fermerët. Të kënaqur nga fitimi i një viti më parë, fermerët këtë vit pothuajse dyfishuan siperfaqen e mbjellë, nga 250 ha ata mbollën 400 ha. Por fermerët kurrë nuk menduan se do ndodhen para mungesës së tregut dhe çmimeve të ulta, për shkak të mbiprodhimit.
Nëpër fushat e Lushnjës dhe Fierit shihen tonelata me shalqinj që po shkojnë drejt kalbjes dhe fermerë të dëshpëruar dhe zemëruar. “Ne këtë prodhim e kemi me kredi. Banka do lekët. Nuk i dhe lekët të sekuestron shtëpinë” thotë një fermer në fshatin Imsht. “Ne mbaruam! Ky është fati ynë!” thotë ai.
Bashkë me shumë fermerë të tjerë ata e nxjerrin dufin duke përplasur shalqinjtë në tokë.
Në rastin më të mirë, çmimi i tregut me shumicë është 3 – 5 lekë për kilogram. “Çmimi sivjet është zero. ka shkuar 5 lekë. Nga vapa e madhe ai digjet” thotë një fermer në pikën e grumbullimit të shalqiri. “Ne nuk ushqejmë dot jo familjen, por as veten tonë” shton një bashkëfshatar i tij. “Plehrat e shtrenjta, shalqiri me 4-5 lekë”.
Tonelata me shalqi po kalben edhe në parcelat e fermerëve të Kafaraj në Fier. “Në 6 dynymë, 59 ton shalqi i hedh poshtë” thotë një fermer. “Çmimet jane katastrofale sivjet…vetë tregu ta dikton çmimin edhe…” thotë një bashkëfshatar i tij. Gjatë kësaj jave çmimet e bostanit dhe shalqirit kane kapur nivelin më të ulët të pesë viteve të fundit.

Berat, nis Festivali Multikulturor

Posted: 21 Jul 2017 05:02 AM PDT

Mbrëmjen e së enjtes, nisi në Berat, Edicioni i Katërt i Festivalit Multikulturor. I kthyer në ngjarje të rëndësishme për qytetin, festivali është një arsye më shumë, që Berati të vizitohet këto ditë. Secili mund ta gjejë veten në shumëllojshmërinë e aktiviteteve, që kanë si qëllimin promovimin e qytetit të Beratit, vlerave të trashëgimisë, të kulturës e qytetarisë në mbështetje të zhvillimit të turizmit. “Trashëgimia, fëmijët, koncertet xhaz, kori i vajzave nga Bukureshti, biznese kreatbe, panaire libri, artizanati” janë sipas Juliana Sinanajt Drejtore e Festivalit, disa nga momentet e këtij aktiviteti.
Në hapje të festivalit, pranë Teqes së Helvetive vizitorët kanë mundur të shijojnë interpretimin e Enris Qinamit me muzikë mistike, ndërsa në mjedisit e muzeut "Onufri" është luajtur muzikë klasike.
Edhe këtë vit Festivali Multikulturor në Berat zgjat tre ditë i organizuar nga “Njerëz dhe Ide" me mbështetje të Bashkisë së qytetit dhe një sërë donatorësh.

Fier, rriten eksportet e fruta-perimeve

Posted: 21 Jul 2017 04:21 AM PDT

Në 6 muajt e parë të këtij viti nga qarku i Fierit janë eksportuar 61 mijë ton fruta – perime, ose 10 mijë ton më shumë se një vit më parë. Veç vendeve të rajonit, këto produkte kanë gjetur treg edhe në 11 shtete të Bashkimit Europian.
Peshën më të madhe të eksporteve, mbi 80 përqind e përbëjnë produktet që kanë si origjinë fermat e Lushnjës. Kjo zone ka eksportuar rreth 50 mijë tonë fruta perime. Muhamet Baboçi, i Drejtorisë së Bujqësisë në Fier, thotë për RTSH se ecuri të mirë kanë patur prodhimet e serave, si domatja, trangulli, lulelakra, lakra dhe shalqiri, të cilat kanë zënë peshen kryesore të eksporteve të qarkut.
Rritja e eksporteve shpjegohet me disa faktorë, më kryesorët rritja e sipërfaqes së mbjellë, cilësia në rritje e produkteve si dhe rritja e pikave të grumbullimit. Sipas zotit Baboçi në Fier ka 13 pika grumbullimi, që janë ndërtuar afër zonave të prodhimit. Por në rritje e eksporteve ka ndikuar edhe shtimi i kulturave. Në qarkun e Fierit janë të paktën 63 kultura të destinuara për eksport.
Këtë vit janë mbjellë 785 ha sera me perime e fruta e veç tregut vendas, këto produkte eksportohen në 17 vende, 11 prej të cilave anëtare të BE-së.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more