Tirana Observer: “Martin Shkreli rrezikon 20 vjet burg, avokati i tij: Ai është një gjeni” plus 9 more
Tirana Observer: “Martin Shkreli rrezikon 20 vjet burg, avokati i tij: Ai është një gjeni” plus 9 more |
- Martin Shkreli rrezikon 20 vjet burg, avokati i tij: Ai është një gjeni
- Rama kërkon dorëheqjen drejtorëve të spitaleve: Ikni që nesër
- Do shuante zjarrin në Llogara, helikopteri “derdh” ujin mbi kokat e pushuesve në Drimadhë (Video)
- Arratisja spektakolare nga burgu, kapet një nga dy shqiptarët
- Nuk duhet të flesh më shumë se 8 orë
- Pas dasmës, Orinda Huta ndryshon ‘look’
- Viola Spiro, prezantuesja me një trup për t’u pasur zili (Foto)
- Eni Koçi i shoqëron me mesazhe për fansat imazhet e saj
- Bleona Qerreti, pa make-up në Instagram
- Basha denoncon me emra: Këta janë kokat e trafikut të drogës. A do t’i arrestojë Rama?
Martin Shkreli rrezikon 20 vjet burg, avokati i tij: Ai është një gjeni Posted: 31 Jul 2017 09:43 AM PDT Një juri do të fillojë diskutimet të hënën në gjyqin për akuzat për mashtrim të letrave me vlerë kundër sipërmarrësit Martin Shkreli, i cili përballet me 20 vjet burg. 34-vjeçari fitoi famë në vitin 2015, kur bleu të drejtat komerciale dhe pastaj pa mëshirë e rriti koston e Daraprim-it, një medikament për të shpëtuar njerëzit nga SIDA. Që atëherë, ai ka ruajtur reputacionin e tij me një prani provokuese në mediat sociale. Këtë vit ai u pezullua nga Twitter, për ngacmim ndaj gazetarit Lauren Duca. Si argumente në Gjykatën Federale në Brooklyn të Nju Jorkut, Shkreli, i njohur shumë si "njeriu më i urryer në Amerikë", u akuzua nga prokurorët për thënie të "gënjeshtrave mbi gënjeshtra" drejtuar investitorëve dhe duke iu referuar vetes si "mbi ligjin ". Avokati i Shkrelit i tha jurisë se klienti i tij ishte një gjeni. Shkreli ka përdorur Facebook-in për t'iu treguar mbështetësve të tij se ai ishte viktimë e një gjuetie shtrigash. Martin Shkreli u arrestua në dhjetor të vitit 2015. Ai është akuzuar për drejtimin e bizneseve në stilin e skemave piramidale ose Ponzi, duke mashtruar investitorët duke përdorur kapitalin e tyre për të paguar të tjerët dhe për të zgjidhur borxhet personale. Ai u shpall i pafajshëm. Ndihmësi i avokatit amerikan Jacquelyn Kasulis i tha gjykatësve në seancë, se mbrojtja u kishte dhënë atyre një portret "përrallë" të Shkrelit, si një sipërmarrës super inteligjent, i cili asnjëherë nuk i mashtroi investitorët me vetëdije. Shkreli është akuzuar për mashtrimin e investitorëve në dy fonde që ai ka filluar, MSMB Capital Management dhe MSMB Healthcare Management. Kur një nga fondet falimentoi, Shkreli fitoi më shumë para dhe filloi Retrofin, një kompani farmaceutike. Më vonë ai filloi një kompani tjetër, Turing Pharmaceuticals, dhe përdori një shteg në ligjet për licencimin e barnave për të blerë të drejtat për medikamente afatgjate dhe pastaj rriti çmimet. Shkreli në shtator të vitit 2015 ngriti me 5.000% çmimin e Daraprim, një medikament që shpesh përdoret nga pesona që vuajnë nga SIDA. Në një seancë të Kongresit në shkurt të vitit 2016 ai refuzoi të dëshmojë mbi mbiçmimin e barnave. |
Rama kërkon dorëheqjen drejtorëve të spitaleve: Ikni që nesër Posted: 31 Jul 2017 09:22 AM PDT Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me drejtuesit e spitaleve të vendit, të cilët i ka kritikuar ashpër duke i cilësuar përgjegjës për gjendjen ku ndodhen sot spitalet. "Sot spitalet tona nuk janë pasqyrë e pastërtisë dhe higjienës. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? E keni ju që jeni këtu, drejtuesit e spitaleve. Spitalet mbahen pis", ka deklaruar Rama. Ai ka theksuar se pastërtia në spitale është diçka që mund të arrihet, pasi sipas tij për këtë nuk ka nevojë për buxhet. "Mjafton të kesh sy dhe duar, s’ka nevojë as për para, as për reforma, as për plane madhështore", ka thënë Rama. Ai ka pranuar se spitalet tona sot janë pasojë e një trashëgimie të rëndë rrënimi, por ka ritheksuar se vijimi i gjendjes së rëndë është përgjegjësi e drejtuesve të tyre. "Është një plagë e trashëguar, por nga ana tjetër personelit tonë mjekësor nuk mund t’i mungojë gatishmëria për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi pacientit, sepse pacienti e meriton këtë. Nuk jemi 27 vjet mbrapa, jemi 270 vjet mbrapa. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? E keni ju. Stafi drejtues ka përgjegjësinë e madhe të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe për të marrë vendimet e duhura në kohë, për t'iu përgjigjur si duhet nevojave me etikë dhe dinjitet", ka shtuar Rama. Më tej Rama ka nënvizuar se zgjidhja e kësaj situate fillon nga dorëheqja e drejtuesve të spitaleve, të cilëve u ka kërkuar të japin dorëheqjen nga dita e nesërme. "Largimi juaj nesër nga detyra nuk është zgjidhje, por është fillimi i zgjidhjes. Çfarë autonomie spitalore mund të kemi ne nëse ne nuk kemi menaxhim spitalor, kapacitet për të patur autonomi menaxheriale? Spitalet janë ndërmarrje në fund të ditës, nuk janë stalla ku veterinerët ca lopë i shohin e ca jo. Ndaj dua të mirëkuptoni kërkesën time për të dhënë dorëheqjen tuaj", ka shtuar Rama. Kryeministri ka paralajmëruar organizimin e konkurseve publik për të zgjedhur menaxherët e ardhshëm të spitaleve, të cilët, sipas tij, do t'u besohen njerëzve kompetentë e jo të partive. |
Do shuante zjarrin në Llogara, helikopteri “derdh” ujin mbi kokat e pushuesve në Drimadhë (Video) Posted: 31 Jul 2017 08:00 AM PDT Ndërsa operacioni i Emergjencave Civile për shuarjen e zjarrit në malin e Llogarasë vijon, helikopterit i është dashur të bëjë plot dy "xhiro" kot mbi vatrat e zjarrit. Kjo, pasi pilotët nuk e kishin vënë re që depozita e ujit u derdhej rrugës dhe në vend që të shuanin flakët, ofruan plot 2 herë një "shi" të lehtë për plazhistët e Drimadhes. Por, siç thotë dhe populli: "E treta e vërteta". Më pas pilotët e kuptuan dhe tashmë operacioni për shuarjen e zjarrit nga helikopteri vijon me depozitën plot.
|
Arratisja spektakolare nga burgu, kapet një nga dy shqiptarët Posted: 31 Jul 2017 07:40 AM PDT ITALI- Një ditë pas arratisjes spektakolare nga burgu i Civitavecchia-s në Romë, kapet njëri nga shqiptarët. Mediat italiane raportojnë se në pranga ka rënë Lekë Luka, 42-vjeçari i cili u arratis një ditë më parë me një tjetër shqiptar Mark Osvaldin 31-vjeç. Mësohet se shqiptari është kapur jo shumë larg burgut nga ku u arratis duke u kacavjerrë në mur. Të dy ishin dënuar me një vit burg për veprat penale, vjedhje dhe prostitucion. |
Nuk duhet të flesh më shumë se 8 orë Posted: 31 Jul 2017 07:20 AM PDT Nëse fle gjumë më shumë se nëntë orë çdo natë do të thotë të përjetosh ankthe edhe ditën. Një studim i ri ka bërë zbulimin duke u bërë thirrje njerëzve 'përtacë' të mos flenë gjithë kohën e të bëhen aktivë. Kjo mendohet të jetë për shkak të gjumit më të madh që do të thotë se një person shpenzon më shumë kohë në fazën e lëvizjes së shpejtë të syve gjatë natës (Rem), koha kur ndodhin edhe ankthet. Ndryshe nga studimet e mëparshme, studimi nuk gjeti lidhje midis përdorimit të alkoolit dhe ëndrrave të pakëndshme.
|
Pas dasmës, Orinda Huta ndryshon ‘look’ Posted: 31 Jul 2017 06:59 AM PDT
Çifti i sapomartuar Orinda Huta dhe Turjan Hyska, pas dasmës më 27 korrik, po shijojnë për momentin muajin e mjaltit në Amsterdam. Të pakëta kanë qenë fotot që ka postuar këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta, duke marrë parasysh evenimentin e rëndësishëm që ka pasur këto ditë. Gjithsesi sot nusja e re ka postuar një foto së bashku më dhëndrin ku tregon edhe një ndryshim që ka bërë pas dasmës. Orinda mesa duket ka vendosur të lyej flokët karotë, siç thotë ajo për fiksim. Ajo shkruan mbi foton ku shfaqet me Turin mjaft të qeshur "Për fixim por hera e parë dhe e fundit që ndodh". Orinda në fakt duket njësoj e bukur edhe me këtë ngjyrë flokësh, por bionde jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë dhe ndoshta duam kohë të mësohemi me këtë look të ri. |
Viola Spiro, prezantuesja me një trup për t’u pasur zili (Foto) Posted: 31 Jul 2017 06:40 AM PDT Viola Spiro është shpeshherë pjesë e faqeve rozë falë pamjes atraktive që ka. Prezantuesja sportive nga Shqipëria është një admiruese e plazhit, ndërsa posedon linja trupore për t'u pasur zili. Në kuadër të pushimeve verore, për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, kohë pas kohe ajo ka publikuar fotografi, në të cilat ka pozuar me bikini. Një të tillë e ka sjellë edhe ditën e diel, ndërsa ka pozuar në plazh në afërsi të ujit dhe duket për mrekulli. "Në rërë dhe me disponim deti", ka shkruar në përshkrimin e fotografisë. Më poshtë jua sjellim edhe disa fotografi të tjera me rrobabanje që Viola i ka publikuar gjatë këtij muaji. |
Eni Koçi i shoqëron me mesazhe për fansat imazhet e saj Posted: 31 Jul 2017 06:31 AM PDT Eni Koçi bën pjesë në listën e këngëtareve më të bukura shqiptare, ndërsa jo rrallëherë ajo publikon fotografi që vënë në pah dukjen dhe linjat e saj. Këto ditë, këngëtarja i ka publikuar disa fotografi në natyrë, të cilat i ka shoqëruar me mesazhe për ndjekësit e saj në Instagram. "Shfrytëzojeni buzëqeshjen tuaj për ta ndryshuar botën, mos e lejoni botën ta ndryshojë buzëqeshjen tuaj", shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive. "Gjërat e mira vijnë në rrugë e sipër. Mos u ndalni së ecuri", është përshkrimi i një fotografie tjetër. "Jeta është shumë më e lehtë kur relaksohesh", vazhdojnë mesazhet e Enit. |
Bleona Qerreti, pa make-up në Instagram Posted: 31 Jul 2017 06:15 AM PDT Bleona Qereti ka ndarë disa imazhe të reja me ndjekësit e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare është shfaqur më e thjeshtë se kurrë me parë. Kësaj radhe Bleona ka ndarë momente gjatë shikimit të një filmi. Këngëtarja shfaqet teksa ha popcorn, me një fytyrë të hutuar dhe pa make-up. |
Basha denoncon me emra: Këta janë kokat e trafikut të drogës. A do t’i arrestojë Rama? Posted: 31 Jul 2017 06:04 AM PDT TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ironizon aksionin që pritet të nisë qeveria kundër kanabisit. Sipas tij, Rama nuk do kapë as Klement Balilin dhe as vëllanë e Fatmir Xhafës, që Basha i quan kokat e trafikut të drogës. Basha shtoi gjithashtu se njeriu që e ktheu Shqipërinë në plantacion droge është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. STATUSI I PLOTE Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëhere. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu. Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t'i largojë. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: