Skip to main content

“UÇK është krenaria e Kombit Shqipëtarë .” plus 7 more Ferizaj Press

“UÇK është krenaria e Kombit Shqipëtarë .” plus 7 more Ferizaj Press


UÇK është krenaria e Kombit Shqipëtarë .

Posted: 23 Jul 2017 06:21 AM PDT

Askushë nuk ka të drejte ta sulmojë UÇK, në e aq më pak ata që nuk kan pasur guxim të veshin uniformen e Ushtrisë për Liri.
As një dorë e keqe nuk mund ta prekë Ushtarin e Vërtetë të Lirisë.
Kombi Shqipëtarë e organizojë UÇK,në, e formojë, nënat shqipëtare i dhanë bukë, mergimtarët e furnizuan por edhe fizikisht ju përgjigjen, idealistët e ngriten me moralë.
Shumë djemë e vajza ranë Dëshmorë me emblemën e UÇK, së.

Të gjithë duhet ti nderojmë Dëshmorët e Kombit gjitha brezatë që kanë Luftue për Liri e Bashkim Kombëtarë.

Kombi Shqipëtarë do ta bëjë Shqipërinë Etnike me Armatën e vet , koordinimë me NATO, në krye me SHBA.

Koordinator i FBKSH,së
Hyzri Salihu
23.07.2017

Zhurmat e makinave po  maltretojnë qytetarët gjatë natës (Video)

Posted: 23 Jul 2017 05:58 AM PDT

 

Ferizaj. 23.07.2017. Gjatë orëve të natës, që nga mesnata  e deri në mëngjes kohëve të fundit zhurmat e makinave të cilat po lëvizin nëpër rrugët kryesore të qytetit kanë filluar të bhen ankth për qytetarët.

Shumë banorë të ndërtesave të cilat gjenden skaj rrugëve kryesore  në qytet po ankohen se që nga orët e mesnatës e deri në mëngjes po  maltretohen nga zhurma e makinave të cilat edhe pse nëpër qytet shpejtësia është e kufizuar po bëjnë vozitje si të ishin në gara të automobilave.

Një qytetarë i cili ka dërguar edhe video nga situata me të cilën po përballen këta banorë gjatë orëve ë natës pyet se si është e mundur  që askush të mos reagoi askush kur në të gjitha rrugët e qytetit janë të vendosura kamerat.

"Ndoshta edhe kjo është një nga ato tenderet sa për sy e faqe apo këto kamera nuk i parcjellë askush dhe për këtë nuk ka intervenim të policisë"  ka thënë ky qytetarë në kushte anonimiteti.

(Videot janë bërë rreth orë 3:30 të mëngjesit)

Djegia e hamulloreve po rrezikon shtëpitë dhe bizneset në Ferizaj (Foto-video)

Posted: 23 Jul 2017 05:07 AM PDT

Ferizaj.23.07.2017. Djegia e hamulloreve këtoditë të nxehta ka rrezikuar seriozisht shtëpite në talinoc të Ferizajt.

Ekipet  e zjarrfikësve sot jan detyruar të dy herë të reagojnë në shuarjen e zjarreve të cilat kishin kapluar hamulloret afër vendbanimeve në Talinoc dhe Prelez të Ferizajt.

Në Talinoc zjarri ishte shumë afër shtëpive dhe falë intervenimit u evitua më e keqja.Ndërsa në Prelez djegia e e hamullore po rrezikonte një biznes në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

“Apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes me zjarret sepse po rrezikojnë pronat e qytetarëve. Në dy rastet e sotme zjarret ishin shumë afër ndërtesave që shumë leht mund të kenë pasoja shumë të mëdha” ka thënë Senat Musliu, pjestarë i ekipit të zjarrfikësve në Ferizaj, pas intervenimeve të sotme.

Ndryshe sipas statistikave kohëve të fundit rreziku nga zjarret kryesisht po vije nga djegia e hamulloreve të cilat dyshohet se po shkaktohen qëllimisht.

 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

22 këshilla për t’i shpëtuar mbytjes në det

Posted: 22 Jul 2017 03:29 PM PDT

Ja disa prej rregullave që duhet të ndiqni gjatë kohës që jeni në det:1-Mos hyni në det pasi keni pirë alkool, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa2-Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambientuar3-Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm4-Shmangni thellësinë ujore të paeksploruar paraprakisht5-Sigurohuni për vendodhjen e rojes bregdetare dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje6-notoni paralel me bregun7-Mos ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh8-Nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata në këmbë9-Mos notoni kurrë vetëm10-Kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi11-Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi12-Mos i ndani sytë nga të mirurit në ujë13-Shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës14-Mos ju kundërvini me not një rryme ujore15-Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë16-Shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin17-Shmangni panikun në ujë18-Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush19-Mos tregoni vetëbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë20-Mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore21-Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes22-Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.

Serbia po armatoset rëndë: Presin sistemin S-300, aeroplanët dhe tanket ruse

Posted: 22 Jul 2017 03:29 PM PDT

"Partnerët serbë kanë shprehur interes për S-300 SAM. Po bisedojmë për këtë sistem", ka thënë ai në panairin e aviacionit "MAKS 2017", transmeton Telegrafi.Ai ka shtuar se do të realizohet po ashtu dorëzimi i gjashtë aeroplanëve luftarakë, MiG-29."Pos aeroplanëve, Moska do t'i japë Serbisë 30 tanke T-72S dhe 30 makina të blinduara BRDM-2", tha Shugaev.Sistemi raketor S-300 është një nga armatimet më të avancuara, të cilin e kanë Bullgaria, Kina, Egjipti, Irani, Greqia dhe Rusia. Rrezja e veprimit të saj është nga pesë deri në 150 kilometra, e në lartësi deri në 27 mijë metra. Shpejtësia e raketës është deri në 2,800 kilometra në orë. 

Hoti takohet me deputetin boshnjak, thotë se do ta vazhdojnë bashkëpunimin

Posted: 22 Jul 2017 03:29 PM PDT

Në facebook Hoti ka shkruar se do ta vazhdojë bashkëpunimin me partitë e komunitetit boshnjak.

"Ne Prizren, me Ministrin Rasim Demiri, kryetar i Vakatit dhe tash deputet i kuvendit te Kosoves, dhe deputetin e legjislatures se kaluar Qerim Bajrami. Kemi pasur bashkepunim te shkelqyer gjate ketij mandati dhe do te vazhdojme te punojme bashke edhe ne mandatin e ardhshem per te permiresuar jeten e komunitetit boshnjak ne gjithe Kosoven", ka shkruar Hoti.

Pas këtij takimi, mund të lind dilema se a është diskutuar në këtë takim edhe vota e Demirit për koalicionin PAN.

E kjo, sidomos pas deklaratave të Haxhi Avdylit, deputetit të LDK-së nga Prizreni, i cili dje tha se dy deputetë të minoriteteve nuk do ta votojnë PAN-in.

Mbi 150 mijë euro janë të hyrat nga testi i maturës në Kosovë

Posted: 22 Jul 2017 01:01 PM PDT

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, ka thënë se krahasuar me shpenzimet që ka mbajtja e provimit të maturës, shuma që obligohet për nxënësit mbetet simbolike por me peshë të madhe.

Çdo maturant që i nënshtrohet testit të maturës obligohet të paguaj një shumë prej 5 euro. Mbi 150 mijë euro janë të hyrat vjetore nga ky test ndërkohë kërkohet që kjo pagesë të mos kufizoj ata që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Çdo vit testit të maturës i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë, të cilët për të pasur të drejtën që t'i nënshtrohen këtij vlerësimi, obligohen që fillimisht të kryejnë pagesën pasi zyrtaret e MASHT ankohen për shpenzime.

Mustafë Kadriu-Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, ka thënë se "Përmes pagesës të cilën e bëjnë maturantët me vlerën 5 euro, ne paguajmë administruesit, anëtarët e komisioneve, të cilët si qëllim kanë, krijimin e një klime të punës së maturantëve gjatë administrimit të testit. Administruesit dhe komisionarët në ditën e administrimit të testit kanë një mëditje ditore prej 25 deri në 30 euro, varësisht nga vlerat që kemi mbledhë nga maturantët dhe ata obligohen që me më shumë përgjegjësi ta kryejnë detyrën e administrimit të testit, pavarësisht përgjegjësisë dhe ndërgjegjes që ata kanë, obligohen më shumë kur paguhen me një mëditje ditore".

Duke krahasuar me vendet e tjera rajonale, sipas zyrtarit të MASHT, Kosova ka shumën minimale.

Shqipëria në maturën e vitit 2017, ka paguar diku 15-16 euro, ndërsa në Turqi është kapur vlera prej 40 euro.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, konsideron se pagesa është e arsyeshme, ndërsa thotë se kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohem nga ky obligim financiar.

"Provimi i maturës nuk është i obligueshëm, ndërsa kostoja reale e tij është shumëfish më e madhe sesa shuma që mblidhet nga maturantët. Prandaj, pagesa është e arsyeshme, ndërsa të gjitha kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohen nga ky obligim", ka thënë Pupovci për televizionin publik.

Matura shtetërore ka filluar të realizohet qysh prej vitit 2005 në disa drejtime të gjimnazit, ndërkaq prej vitit 2006 ka filluar të aplikohet në të gjitha shkollat. Testi i maturës organizohet në dy pjesë, ndërsa nxënësit në momentin që bëjnë pagesën fitojnë të drejtën për t'iu nënshtruar të dy pjesëve.

Ndalohet importi i makinave me të vjetra se 10 vjet: Ligji i ri me norma të reja

Posted: 22 Jul 2017 01:00 PM PDT

Të gjithë ata që dëshirojnë të importojnë automjete më të vjetra se 10 vjet këtë mund ta bëjnë deri në fund të dhjetorit të 2017-s.

Pas këtij muaji asnjë person nuk do të mund të regjistrojë veturat në targa e Republikës së Kosovës më të vjetra se 10 vjet.

Ligji i ri për automjete që ka hyrë në fuqi  më 27 qershor 2017, ka sjellë ndryshime të mëdha të normave  për regjistrimin e automjeteve.

Kështu thonë hartues të ligjit në Ministrinë e Infrastrukturës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more