Skip to main content

“Agim Aliu kandidat për kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së” plus 9 more Ferizaj Press

“Agim Aliu kandidat për kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së” plus 9 more Ferizaj Press


Agim Aliu kandidat për kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së

Posted: 21 Aug 2017 09:46 AM PDT

Ferizaj.21.08.2017.  PDK, dega  në Ferizaj ka  nominuar Agimi Aliun  kandidat për kryetar të  Ferizajt.

Burime të sigurta të Ferizajpress bëjnë të ditur se Agim Aliu ka pranuar t’i hyjë garës për postin e kryetarit të Ferizajt nga radhët e PDK-së.

Deri më sot në degën e  PDK-së në Ferizaj ishin kalkuluar shumë emra të mundshëm për kandidaturën për të parin e Ferizajt por në takimin e sotëm Agim Aliu është ai i cili do ti hyjë kësaj gare.

Pritet që së shpejti  ky subjekt të dal edhe zyrtarisht me  listën e plotë për kryetarin  dhe kandidatët për asamblenë komunale.

 

Dy mënyra për t’i zbardhur dhëmbët me përbërës shtëpiakë

Posted: 21 Aug 2017 09:38 AM PDT

Të gjithë ëndërrojmë të kemi një buzëqeshje të përsosur si yjet e Hollywood-it.

Sidoqoftë, jo gjithsecili mund të ketë mjaftueshëm para sa të shkojë te dentisti dhe t'i zbardhë dhëmbët me laser apo përmes mënyrave tjera, transmeton Telegrafi.

Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa mënyra efektive për t'i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale – e krejt kjo mund të bëhet në shtëpinë tuaj!

Sodë buke me lëng limoni

Hidhni pak sodë buke në furçën e dhëmbëve dhe shtojani disa pika lëng limoni për t'i zbardhur dhëmbët.

Mbani mend të mos e përdorni këtë metodë më shpesh se një herë në javë, sepse mund t'jua dëmtojë dhëmbët apo mishin e dhëmbëve.

Kripë deti, lëng limoni dhe pastë dhëmbësh

Përzieni gjysmë lugë gjelle kripë deti me lëng limoni dhe pastë dhëmbësh. Produktin e fituar vendoseni në dhëmbë dhe lëreni të qëndrojë një minutë para se ta pastroni gojën. /Telegrafi/

Dua Lipa vazhdimisht në shoqëri të të dashurit të ri (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 09:33 AM PDT

Këngëtarja shqiptare e cila është yll në gjithë botën, Dua Lipa, po shijon kohën e saj me të dashurin e ri.

Ajo së fundmi është parë në Osaka të Japonisë me të dashurin e ri të saj, i cili besohet se është Paul Klein.

Dua ka postuar disa video në shoqëri të të dashurit, ku ajo shihet se po kënaqet me të.

I dashuri i ri i Duas vjen pas lidhjes së saj me Isaac Carew.

"New Rules" është aktualisht hiti i Dua LIpës i cili po thyen të gjitha parashikimet, madje të vet këngëtares. /Telegrafi/

Nihani bëhet gati për dasmën e kunatit, ja si duket bashkë me burrin (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 09:24 AM PDT

Si gjithmonë Neslihan Atagul e veçantë Para pak muajsh bujë në media u bë dasma e motrës së Kadir Douglut, kjo mbase aty krahas nuses dhe dhëndrrit vëmendje tërhiqnin çifti i famshëm Kadir dhe Neslihan.

E edhe një dasmë u bë në këtë familje, tash Kadir martoi vëllaun. E si zakonisht çifti ynë simpatik shkëlqeu. Neslihan kishte veshur një fustan ngjyrë pjepri kurse Kadir smoking. Ata shfaqen shumë të lumtur pranë të sapomartuarve./21Media

ZYRTARE: Vjen largimi i madh nga Interi (FOTO)

Posted: 21 Aug 2017 09:21 AM PDT

Geoffrey Kondogbia edhe zyrtarisht është larguar nga Interi.

Mesfushori francez u largua nga skuadra italiane, pasi nuk kishte vend në formacionin e Spallettit për sezonin e ri.

Kondogbia është transferuar tek Valencia në formë të huazimit deri në vitin 2018, por që spanjollët janë të detyruar që ta blejnë kartonin e tij kur të përfundon marrëveshja, transmeton ORAinfo.

Francezi ka bërë 50 paraqitje tek Interi duke shënuar vetëm dy gola, ndërsa në sezonin e ri do ta testoj veten tek Valencia./ORAinfo/

Milan nuk ndalet, ia ‘rrëmben’ Juventusit super lojtarin (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 09:17 AM PDT

Milan ka hyrë në bisedime me Juventusin për transferimin e mesfushorit Claudio Marchisio në 'San Siro'.

Sipas Rai Sport, Milan ka kuptuar se Marchisio është i pakënaqur me trajtimin që po merr nga trajneri i Juventusit Allegri, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport raportoi se 31-vjeçari nuk ishte më i domosdoshëm për Juventusin dhe transferimi i tij në Milan është i mundshmë gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, MilanNews raporton se Rossonerët nuk do të vazhdojnë ta ndjekin Marchisio derisa 'Zonja e Vjetër' të dal me një vendim për të ardhmen e tij.

Mbetet të shihet nëse ditët në vazhdim të dyja skuadrat do të pajtohen për transferimin e lojtarit në 'San Siro'. /ORAinfo/

Ambasadori amerikan shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit

Posted: 21 Aug 2017 08:15 AM PDT

"Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili punoi në interes të Kosovës për shumë vite", ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi.

Rusia e emëron ambasadorin e ri në SHBA

Posted: 21 Aug 2017 08:15 AM PDT

Ambasadori i ri i Rusisë në SHBA do të jetë zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Anatoly Antonov, transmeton Express.

Kislyak shërbeu për më shumë se nëntë vjet si i dërguar i Moskës në Uashington.

Diplomati 62-vjeçar do ta zëvendësojë Sergey Kislyak, i cili në krye të mirëmbajtjes së marrëdhënieve Rusi-SHBA për gati një dekadë para se t'i përfundonte mandati në korrik të këtij viti.

Gjatë vitit të fundit si ambasador, Kislyak ishte në qendër të vëmendjes së mediave amerikane për shkak të kontakteve të tij me disa zyrtarë të administratës Trump.

Kritikët e Trumpit supozojnë se kontaktet me diplomatin rus tregojnë se ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes ekipit të Trump dhe Kremlinit, i cili është akuzuar se ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA në favor të republikanit Trump./Express/ 

Qeveria 1 minutë heshtje për Bajram Rexhepin, Kuçi në krye të Komisionit të Varrimit

Posted: 21 Aug 2017 08:15 AM PDT

Nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Qeveria mbajti mbledhje pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Pas një minutë heshtjeje, kabineti qeveritar ka aprovuar vendimin për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.Ky Komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit. Kryesuesi i Këshillit mund të emërojë edhe anëtarë të tjerë, nëse e konsideron të nevojshme.Mustafa tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një njeri të devotshëm, një mjek të mirë dhe një aktivist të lirisë e të pavarësisë, pjesëmarrës i luftës çlirimtare të Kosovës."Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese", tha kryeministri Mustafa. 

Kosova beson se i ka votat për pranim në INTERPOL

Posted: 21 Aug 2017 08:14 AM PDT

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje janë duke lobuar tek të gjitha vendet me ndikim dhe se, pavarësisht disa paralajmërimeve, sipas tij, nuk ka ndonjë informacion zyrtar se votimi për pranimin e Kosovës në INTERPOL, mund të shtyhet edhe për një vit.

Por, nëse votimi shtyhet, thotë Demaj, do të ndodh me vendim të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, për të gjitha vendet që janë në proces dhe jo vetëm për Kosovën.

"Nuk dimë nëse do të shtyhet apo jo. Ne jemi duke lobuar, jemi duke bërë përpjekje që të anëtarësohemi dhe shpresojmë se i kemi votat. Por, kemi disa kërkesa jozyrtare që ky proces, ky votim, të shtyhet nga disa vende mike. Nëse shtyhet votimi për një vit, shtyhet edhe për shtetin e Palestinës dhe Ujdhesat Solomone, por jo vetëm për Kosovën", thotë Demaj.

Qeveria në largim e Kosovës, thekson Demaj, shpreson që Kosova i ka siguruar të gjitha votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL.

"Kemi pasur takim edhe më vendet e Kuintit dhe besoj se deri më 15 shtator do të jetë një rezultat apo pasqyrë sesa janë mundësitë, sipas mbështetjes së vendeve mike që të anëtarësohemi në INTEPOL", thotë ai.

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do t'i avanconte shumë kapacitetet e saj në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar, thotë eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në INTEPOL, eliminon një numër të madh të pengesave në raport me shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës se Kosovës.

"Rëndësia kryesore është tek fuqizimi i luftës së krimit të organizuar trans-nacional dhe luftës kundër terrorizimit, sikurse edhe në aspektin politik është një elemente shtesë për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës", tha Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Ai vlerëson se institucionet e Kosovës, nuk kanë lobuar mjaftueshëm për anëtarësim në këtë organizatë, pasi që, sipas tij, muajve të fundit Kosova është fokusuar në politikat e brendshme dhe jo në aspektet e interesit nacional jashtë Kosovës.

"Pavarësisht deklaratave që jepen nga institucionet e caktuara, personalisht nuk shoh ndonjë qasje serioze dhe kuptimplote të Kosovës për lobim në anëtarësimin në INTERPOL".

"Gjasat për anëtarësim nuk mund të vlerësoj se janë shumë të mira, megjithëse vendimi për anëtarësim në INTEPOL është vendim politik, sepse në aspektin profesional, kriteret Kosova i ka plotësuar sikurse të gjitha vendet tjera anëtare të INTERPOL-it", thekson Ramadani.

Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL edhe në prill të vitit 2015, por vitin e kaluar kjo organizatë kishte suspenduar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more