Skip to main content

“Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Gjon Serreqi” plus 5 more Ferizaj Press

“Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Gjon Serreqi” plus 5 more Ferizaj Press


Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Gjon Serreqi

Posted: 31 Aug 2017 07:21 AM PDT

Ferizaj.31.08.2017. Me një akademi përkujtimore në teatrin e qytetit "Adriana", është nderuar jeta dhe vepra e veprimtarit Gjon Serreqi. Në këtë akademi përkujtimore morri pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtor të drejtorive komunale, drejtues të partive politike, veprimtare të çështjes kombëtare si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Hapjen zyrtare të kësaj akademie përkujtimore e bëri Haki Shaqiri, koordinator i Klubit të intelektualëve të Ferizajt. Ai me këtë rast tha se ky klub ka më pak se një vit që funksion, por po bën punë të madhe në promovimin e dijës e kulturës dhe vlerave të tjera kombëtare.

"Populli shqiptarë asnjëherë nuk u ndal së kërkuari rrugë e mënyrën për të qenë i lirë. Me dinjitet dhe i barabarte me shtetin e vet në mesin e kombeve dhe shteteve evropiane. Këtë synim nuk e lejoi LNÇ-ja krahu komunist i së cilës, për jo serbët e sidomos për ne shqiptarët, solli kampe përqendrimi të mbushur me shqiptare, padrejtësi në të gjitha segmentet e shoqërisë, kësaj gjendje iu kundërvunë të padorëzuarit të cilët e zvernuan shkëlqimin e triumfalizimit të ideologjive shtypëse, si fashizmi e komunizmi dhe me sakrifica të pa matshme e me ndërgjegje të lartë dhanë orientimin për historinë kombëtare që do t'i rezistojë kohës", ka thënë Shaqiri.

E nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shpreh se me dekorimin e Gjon Serreqit dhe dy luftëtarëve të tjerë për të drejtat e popullit shqiptar, Adem Gllavica e Abdullah Musliu, sikur e kemi lehtësuar pak barrën e përgjegjësisë dhe obligimeve që kemi ndaj këtyre figurave të shquara, që sakrifikuan shumë për vendin dhe për popullin tonë.

"Gjon Serreqi sakrifikoi edhe jetën. Ai hyn në grupin e atdhetarëve, luftëtarëve dhe intelektualëve që u ndoqën dhe u pushkatuan, vetëm pse kishin bindje të ndryshme nga ideologjia mbisunduese e kohës. Siç e dimë të gjithë, Gjon Serreqi u pushkatua vetëm sepse ëndrra dhe idealet e tij, nuk përkonin me ideologjinë e pushtetit që u vendos në Kosovë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Se deri ku mund të shkojë çmenduria ideologjike dhe deri në çfarë mase bindjet politike mund t'ua errësojnë sytë dhe mendjen disa njerëzve, tregon edhe rasti i Gjon Serreqit dhe i bashkëmendimtarëve të tij. Thuhet se, përveç Gjonit, edhe babai dhe e motra e tij, kishin kërkuar lehtësim të dënimit nga prokurori i asaj kohe (që ishte një shqipfolës dhe zyrtar i lartë pastaj për disa dekada në Kosovë), me arsyetimin se Gjoni nuk ishte vrasës. Ai ishte thjesht një luftëtar për idealet e tij atdhetare, që po vepronte politikisht, por jo ushtarakisht. Mirëpo, prokurori ishte përgjigjur se Gjoni po t'i kishte edhe dhjetë kokë, të gjitha do t'i priteshin, sepse konsiderohej armik i përbetuar shtetit. Pra, para vetëm 70 vitesh, në këto hapësira mund të ndiqeshe, të përsekutoheshe deri në vdekje, ose edhe mund të pushkatoheshe, për shkak të bindjeve politike që binin ndesh me ato të ideologjisë mbisunduese. Një fakt ky tepër i hidhur dhe i pakuptueshëm për mendësinë e sotme. Prandaj, ne të gjithë kemi arsye të ndihemi të lehtësuar që kanë perënduar ato kohëra dhe nuk do të përsëriten më, ndërsa vuajtjet e Gjon Serreqit, merren si shembull i sakrificës dhe vetëmohimit, një vetëmohimi krenar, për t'i vënë gjoksin rrjedhave të pakëndshme historike që po vinin, edhe pse shihej qartë që ato nuk mund të ndaleshin", ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se humbja e Gjon Serreqit dhe e shumë e shumë atdhetarëve të tjerë, na mësojnë më së miri se sa bij dhe bija tonat janë sakrifikuar për këtë ditë, që ne të jemi të lirë për të menduar dhe për t'i shfaqur lirshëm bindjet tona.

"Ndryshimi i mendësisë, është njëra nga fitoret më të mëdha që ka shënuar qytetërimi ynë në dekadat e fundit. Ndaj, duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë më tej këtë fitore, e cila na mundëson hapësira pakrahasueshëm më të mëdha për ta shprehur veten dhe mundësitë tona krijuese. Unë nuk ja historian, por me sa kam lexuar dhe dëgjuar nga historianët, jeta e Gjon Serreqit përshkruhet si një jetë e shkurtër, e ndërprerë tragjikisht mu në lulen e rinisë, e përmbushur me ideale atdhetare, gjakim pas së bukurës, me shkollim elitist dhe me veprimtari në shërbim të lirisë e zhvillimit kombëtar, sipas shembëlltyrës së demokracive euro-perëndimore. Shumë dekada pasi u pushkatua nga regjimi komunist, Gjon Serreqi vazhdon të kujtohet si një model i luftëtarit, që e flijoi jetën e tij të njomë për idealin e atdheut të përbashkët të shqiptarëve.

Sot Gjon Serreqi është bartës i dekoratës "Urdhri i Lirisë", "Nderi i Qytetit" të Ferizajt, ndërsa një shkollë dhe një rrugë në Ferizaj e mbajnë emrin e tij", ka përfunduar kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë akademi i është drejtuar edhe sociologu Enver Zhinipotoku, i cila foli për porteretin e Gjon Serreqit, si dhe trekëndëshin barabrinjës për atdhetaret ferizajas Adem Gllavica, Gjon Serreqi dhe Abdullah Musliun.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Ramadan Haziri, i cili evokoi kujtime për Gjon Serreqin.

Në fund u shfaq edhe një film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Gjon Serreqit.

Dimal Basha i përgjigjet kërcënimit të Bashkim Fazliut

Posted: 31 Aug 2017 05:07 AM PDT

Dje me njoftuan disa miq se kandidati për Kryetarë të Ferizajit paska kërcënu se do të ngre padi në gjykatë kunder meje me arsyen se kam ba “fyerje ndaj personit publik.”

E para, unë racistat nuk i kursej, as kur janë persona publikë, por as privatë. Mirëpo atyre publik nuk ua fali hiç, sidomos injorantëve që ofendojnë “katunarët” duke u mundu me kriju përçarje mes popullit, me synim me fitu kinse votën e “sheherlive.” E kam thënë më herët, ata që synojne me sundu duke përça janë armiku i të gjithë neve, e sidomos kur kërkojnë votën me udhëheq një komunë ku kjo përçarje nuk ekziston, dhe nuk ka qenë asnjëherë.

E dyta, një kandidatë që ofendon katunarët dhe synon me udhëheq një Komunë me dhjetëra fshatra përreth, në kushte normale është dasht me i tërhjek deklaratat e tija poshtëruese dhe me ju kërku falje, dhe me ja ngrit vetes një padi morale për ofendimin e personave privatë, apo qysh i quan ai “katunarë.”

Krejt në fund, unë e di se kërcenimet me padi nëpër gjykata përdoren si strategji për me kriju frikë, mirëpo e kanë gjet njeriun e gabuar.
Dimal Basha

Ja në sa ora falet nesër Kurban Bajrami

Posted: 31 Aug 2017 04:58 AM PDT

Kjo festë vjen pas ngjarjes së pelegrinazhit në vendin e shenjtë në Mekkë ku miliona besimtarë shkojnë atje për ta vizituar këtë vend të shenjtë

Edhe në Kosovë, me 1 shtator do të falet namazi i Kurban Bajramit, i cili falet në ora 06:37

Myslimanët mblidhen në Malin Arafat

Posted: 31 Aug 2017 04:58 AM PDT

Ky është vendi ku Profeti Muhamed besohet se ka bërë predikimin e fundit, rreth 1,400 vjet më parë.

Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe është një detyrë fetare për të gjithë besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.

Rituali i sivjetmë ka shënuar rikthimin e besimtarëve iranianë, të cilët nuk kanë marrë pjesë vitin e kaluar.

Ata e kanë bojkotuar Haxhin pasi, në vitin 2015, qindra iranianë kanë humbur jetën nga ikja e turmave.

Në total janë vrarë mbi 2,000 besimtarë, ndërsa vetëm Irani ka raportuar 464 shtetas të tij të vrarë.

Ferizaj dekoroi atdhetarët Gjon Serreqi, Adem Gllavica dhe Abdullah Musliu

Posted: 31 Aug 2017 04:13 AM PDT

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, në një mbledhje solemne, dekoroi sot me titullin "Nderi i Qytetit", atdhetarët e shquar dhe luftëtarët për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar: Gjon Serreçin, Adem Gllavicën dhe Abdullah Musliun.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, bëri të ditur se nismën për këto dekorata, e ka dhënë Klubi i intelektualëve të Ferizajt. Ai tha se duke u dhënë tituj nderi këtyre figurave të historisë sonë, Ferizaj nderon veten dhe historinë e vet.

Dekoratat i dha kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai u tha të pranishmëve se ndihej i lumtur dhe i nderuar që në emër të Komunës së Ferizajt, iu dha mundësia ta ndajë titullin "Nderi i Qytetit" të Ferizajt për atdhetarët e shquar që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të Kosovës, me orientimin e tyre të drejtë, me vizionin, trimërinë dhe sakrificën që bënë për të drejtat e popullit shqiptar.

"Gjon Serreqi, Adem Gllavica dhe Abdullah Musliu jetuan, punuan dhe luftuan për ëndrrën që shqiptarët të jetojnë të lirë e të bashkuar, në aleancë me popujt e Evropës Perëndimore. Ata madje kishin shpresa shumë të mëdha për mbështetjen e Perëndimit për idetë dhe luftën e tyre. Kjo mbështetje nuk iu dha atëherë, por, si një vizion pararendës, u realizua mbi gjysmë shekulli më vonë.
Dhënia e titullit "Nderi i Qytetit" të Ferizajt, nuk i bën këto personalitete as më të mëdha, as më të vogla se sa janë në të vërtetë, sepse historia tashmë ua ka caktuar vendin, në radhën e figurave të nderuara të kombit shqiptar. Ne vetëm u përpoqëm që në mënyrë modeste ta lajmë një borxh që na rëndonte prej kohësh: të bëjmë vetëm edhe një hap që do t'i shërbente ngulitjes në kujtesën tonë kolektive e individuale të këtyre figurave madhore, me të cilat krenohemi dhe shpresojmë të krenohen edhe brezat e ardhshëm", tha kryetari Svarqa.

Duke shprehur nderimin më të thellë për punën, sakrificën dhe vetomohimin e këtyre personaliteteve, kryetari i Ferizajt ftoi Anton Serreqin, nip i Gjon Serreqit, që ta marrë dekoratën për:Gjon Serreqin, me motivacionin: "Atdhetar i shquar, veprimtar i palodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftëtar deri në vetëflijim për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës; ideator i orientimit dhe i bashkimit të popullit shqiptar me demokracitë europerëndimore, i sistemit pluralist dhe i vlerave kombëtare e demokratike, për të cilat e dha edhe jetën".

Më tej kryetari Svarqa ftoi Ertur Musliun, që ta marrë dekoratën për babain e tij, atdhetarin Abdullah Musliu, me motivacionin: "Për angazhim të dalluar në të mirë të lirisë, të drejtave të popullit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe për qëndrim disident ndaj pushteti komunist në ish – Jugosllavi, për ç'gjë u persekutua në dhjetëra burgje".

Ndërsa dekoratën për Adem Gllavicën, kryetari Svarqa ia dorëzoi Bardhyl Selimit, të birit të Adem Gllavicës. Dekorata kishte këtë motivacion: "Intelektual i dalluar, luftëtar kundër mashtrimit ideologjik komunist të shqiptarëve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; atdhetar që jetoi me ëndrrën për Shqipërinë dhe për Kosovën e lirë, të bashkuara në një shtet dhe për aleancë të popullit shqiptar me popujt e Evropës Perëndimore".

Në mbledhjen solemne e morën fjalën edhe të afërmit e të dekoruarve. Bardhyl Selimi falënderoi Klubin e intelektualëve dhe Komunën e Ferizajt. Ai theksoi se babai i tij tërë jetën ëndërroi dhe u përpoq për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Anton Serreqi vuri në dukje mungesën e përpjekjeve serioze pët t'i gjetur dhe rivarrosur eshtrat e Gjon Serreqit, në mënyrë që familiarët dhe të tjerët të kenë mundësi për t'i bërë homazhe veprës së Gjonit, ndërsa Ertur Musliu tha se babai i tij Abdullahu, kudo që jetoi, vazhdimisht e mbante në gojë emrin Kosovë.

Tubimit iu drejtua edhe veprimtari Adem Demaçi, duke i çmuar Gjon Serreqin, Adem Gllavicën dhe Abdullah Musliun si burra të mëdhenj të vendit tonë.

Urimi i kryetarit Svarqa per Kurban Bajram

Posted: 31 Aug 2017 04:03 AM PDT

Të nderuara besimtarë myslimanë,

Erdhi edhe një festë e flijimit, për të dëshmuar e forcuar devotshmërinë ndaj besimit për Krijuesin.

Uroj që edhe kjo ditë t'ju gjejë me zemër të hapur, me shpirt të dëlirë, me vendosmëri për të përhapur mirësi dhe dashuri ndaj të afërmve tuaj, ndaj bashkëvendësve tuaj dhe ndaj gjithë njerëzimit.

Gëzuar!

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more