Skip to main content

“Azerbajxhan: Është vrarë një “terrorist i dyshuar”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Azerbajxhan: Është vrarë një “terrorist i dyshuar”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Azerbajxhan: Është vrarë një “terrorist i dyshuar”

Posted: 28 Aug 2017 09:22 AM PDT

Shërbimi i sigurisë shtetërore (DTX) në Azerbajxhan thotë se e ka vrarë një person të dyshuar se kishte planifikuar sulme terroriste, gjatë një operacioni special në qytetin, Ismaili, në veriperëndim të kryeqytetit Baku. Forcat e sigurisë thanë se e kanë vrarë shtetasin e Azerbajxhanit, Yasar Cavadov, i cili "kishte planifikuar një seri të sulmeve terroriste" në vend, kanë thënë sot autoritetet. Në kumtesë, po ashtu, thuhet se Cavadov kishte marrë pjesë në konflikte të paspecifikuara ushtarake jashtë Azerbajxhanit. Cavadov kishte hapur zjarr kundër oficerëve të Shërbimit të sigurisë shtetërore, të cilët pastaj ishin përgjegjur me të shtëna dhe e kishin vrarë atë. Forcat e sigurisë, po ashtu, kishin zbuluar dokumente për Cavadovin, në të cilat shihet se ai ishte financuar nga një grup terrorist i jashtëm, thuhet në kumtesën e sotme, por nuk elaborohet më tepër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Putin arriti për vizitë në Hungari

Posted: 28 Aug 2017 08:24 AM PDT

Presidenti i Rusisë ka arritur sot për vizitë në Hungari, me ç'rast merr pjesë në ceremoninbë e hapjes së një gare ndërkombëtare në xhudo dhe do të bisedoj me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban. Ky është qëndrimi i dytë i Putinit në Hungari këtë vit. Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. Kremlini ka kumtuar se Putin do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Xhudo në Budapest dhe do të ketë "takim punues" me Orbanin. Putin është xhudist me brez të zi dhe president nderi i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Opozita në Hungari ka protestuar kundër vizitës së presidentit Putin dhe ka shprehur shqetësim se Orban është afruar shumë me liderin e Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re, në ‘qorrsokak’

Posted: 28 Aug 2017 07:59 AM PDT

Formimi i institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, vazhdon të mbetet i paqartë.  Nyja politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës po vazhdon, përderisa ende nuk është krijuar një shumicë parlamentare që do t'i kishte votat e mjaftueshme për formimin e institucioneve të reja. Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, tha të hënën se janë në konsultime me partitë politike, por ende nuk ka një marrëveshje konkrete me ndonjë subjekt politik. "Jemi në përpjekje që seanca e ardhshme të mos e ketë epilogun e njëjtë (me gjashtë seancat e kaluara), pra po punojmë që të kemi një seancë në fund të kësaj javë ose në javën tjetër. I kemi dhënë përparësi dhe besoj në këtë, një qeverisje më të gjerë, më gjithëpërfshirëse. Proceset janë në finale, diskutimet janë në finale dhe nuk po precizoj më shumë", tha Haradinaj. Sipas Haradinajt, një qeverisje me bazë më të gjerë nuk nënkupton që të gjitha partitë politike do të mund të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Ai i ka bërë përgjegjëse të gjitha partitë parlamentare për vonesat rreth formimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. "Konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit edhe organeve të tjera është përgjegjësi e krejt spektrit politik. Pra, nuk është përgjegjësi e një të mandatari për Qeverinë. Ndërsa, kur do të vjen radha të Qeveria, atëherë edhe s'ka pse të diskutohet, sepse janë dy javë kohë dhe shihet - e përfundon ose jo. Unë shpresoj që të vij ajo ditë dhe të mos e vonojmë Kosovën", tha Haradinaj. Të enjten, më 24 gusht, Kuvendi nuk arriti ta zgjedhë kryetarin e këtij institucioni në një seancë të filluara që nga 3 gushti. Por, për dallim nga seancat e kaluara, koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ka pranuar aty se nuk e ka shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit për ta votuar kandidatin për kryetar të legjislativit. Nga ana tjetër, zyrtarë të partive politike nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke zhvilluar disa takime, për atë që siç thonë ata, gjetjen e ndonjë mundësi se si mund të dilet nga kriza e tanishme rreth konstituimin të institucioneve të reja. Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se nga takimet e zhvilluar nuk ka ndonjë marrëveshje dhe, siç shprehet ai, edhe nuk mund të ketë diçka konkret me Lëvizjen Vetëvendosje. "Nuk shoh ndonjë mundësi reale që me Vetëvendosjen të arrihet ndonjë marrëveshje, duke pas parasysh dallimet e mëdha që i kemi si subjekte politike, por, edhe sjelljet e Vetëvendosjes gjatë qeverisjes së LDK-së dhe institucioneve në përgjithësi. Pra, nuk shoh ndonjë mundësi të madhe që të afrohemi me Vetëvendosjen", tha Veliu. Situatës politike në të cilën ka hyrë Kosova, sipas tij, tash për tash është e vështir t'i gjendet një zgjidhje. "Zgjidhje teorike për sa i takon kombinimit të numrave të subjekteve të koalicioneve ka, por në praktikë nuk po shoh se ka ndonjë mundësi reale për të dalë nga kjo krizë duke pas parasysh edhe pozicionimet e grupimeve të ndryshme politike, për sa i takon ndërtimit të Qeverisë. Thënë të drejtën unë jam goxha skeptik që mund të dilet lehtë nga kjo situatë", tha Veliu. Pas dështimit në gjashtë seancat konstituive të thirrura që nga 3 gushti për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ende nuk është caktuar data e vazhdimit të shtatë të saj. Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë se kur do ta thërras vazhdimin e seancës. Por, ai mbase ka mbetur që paraprakisht ta ketë një sinjal, sidomos nga koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma), si subjekt që ka të drejtën e propozimit të kryetarit, por që nuk e ka siguruar ende shumicën prej 61 votave në Kuvend, për zgjedhjen e tij. Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ky institucion konsiderohet i pakonstituuar, çka e pamundëson edhe nisjen e procedurës për formimin e Qeverisë së re.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Memorial: Shkencëtari rus i dënuar për tradhti është i burgosur politik

Posted: 28 Aug 2017 07:54 AM PDT

Grupi për të drejtat e njeriut në Rusi, Memorial, ka bërë thirrje për lirimin e shkencëtarit 77 vjeçar, i cili ishte dënuar me burg për tradhti në vitin 2016. Në deklaratën e sotme, grupi Memorial tha se ish-kërkuesi i gjithësisë, Vladimir Lapygin, është i burgosur politik dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Lapygin ishte dënuar me 7 vjet burg në shtator të vitit të kaluar, pasi një gjykatë në Moskë e shpalli atë fajtor se u ka dhënë informacione sekrete personave të jashtëm. Memorial tha se informacioni për këtë çështje nuk mund të konsiderohet si sekret, pasi shumë shkencëtarë në Rusi, kanë thënë se kanë qasje të lirë në disa burime të ndryshme të hapura. Lapygin i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka pasur qasje tek informacionet e fshehta. Para arrestimit të tij në maj të vitit 2015, Vladimir Lapygin, ka punuar në sektorin e kërkimeve të agjencisë ruse për gjithësi, Roskosmos. Rasti i tij është njëri prej disa rasteve gjatë viteve të fundit, në të cilat shkencëtarët në Rusi janë akuzuar se kanë shikur sekrete.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje hedh poshtë akuzat e PDK-së për sulm ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 07:26 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se është sulmuar bashkëshortja e zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci. Uran Ismajli, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se bashkëshorten e Stavilecit e kanë sulmuar aktivistë të Vetëvendosjes.  "Sot në mesditë kriminalet e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e Ministrit Bleranad Stavileci, zonja Vitore para se të jetë bashkëshorte e një politikani është nënë. Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në QKUK", tha ai. Blerandi Stavileci ka shtuar Ismajli ka qenë një nga zërat më të theksuar për mospunën dhe keqpërdorimet e shumta në komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje. "Pas sulmit fizik, Vitores i është thënë që t'i përcjell porosi të qarta Blerandit duke i thënë që të mos flet shumë dhe se të shohim a do të flet pas këtij veprim", thekson Ismajli. PDK ka kërkuar nga organet e rendit që të kapin autorët e sulmit dhe vënien e tyre para drejtësisë.  Sipas policisë "V.S., femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës". Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e Policisë, vijon komunikata, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Ajo është sulmuar gjatë ditës në një nga lagjet e Prishtinës. Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosjes përmes rrjeteve sociale kanë reaguar për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavalicit, duke shprehur keqardhje dhe duke hedhur poshtë akuzat që u janë bërë nga PDK. Dardan Sejdiu deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se PDK pa asnjë fakt po akuzon Vetëvendosjen në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë kështu në punën e organeve kompetente. "Janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK'së që pa asnjë fakt akuzojnë Vetëvendosjen në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutia e PDK'së për të akuzuar aktivistët e VV'së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi", ka shkruar Sejdiu. Sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit e ka dënuar edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa. Po ashtu ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. "Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës", ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook. Policia në konsultim me Prokurorinë po e cilëson këtë rast si lëndim trupor. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Joseph: Integrimi ndërkombëtar i Kosovës, i mirë edhe për Serbinë

Posted: 28 Aug 2017 06:41 AM PDT

Sa më shpejt që të integrohet plotësisht Kosova në bashkësinë ndërkombëtare, kjo do të jetë më mirë për shqiptarët dhe për serbët, por edhe për rajonin, vlerëson Edward Joseph, i dërguari i dikurshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Kombeve të Bashkuara në disa misione në Ballkan. Aktualisht, Joseph është profesor në Universitetin "Johns Hopkins". Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, duke folur për ngecjet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak të qëndrimeve të kundërt që kanë dy vendet për çështje qenësore, Joseph thotë se ky qorrsokak, në të cilin janë futur bisedimet, nuk është i mirë. "Fillimisht, duhet të tejkalohet bllokada politike në Prishtinë. Gjithsesi që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të angazhohen, në mënyrë që të sigurohen kanale të hapura të komunikimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Tash për tash nuk ekziston rreziku nga rritja e tensioneve. Por, siç e dimë në Ballkan kjo asnjëherë nuk mund të përjashtohet, përfshirë edhe incidentet", tha Joseph. Një nga temat e diskutueshme mbetet çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO, gjë që është thënë të jetë shkaktare e tensioneve të fundit ndërmjet Beogradit dhe Shkupit, marrë parasysh që autoritetet e Maqedonisë e kanë mbështetur nismën e Prishtinës para dy vjetësh. Megjithatë, Joseph thotë se ende mbetet e pasigurt nëse çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO, do të diskutohet këtë vit në mbledhjen e kësaj organizate. "Nuk e di se a do të jetë kjo çështje në rendin e ditës në mbledhjen e UNESCO-s. Por, konsideroj që pranimi i mëtutjeshëm ndërkombëtar i Kosovës është i mirë për gjithë rajonin, përfshirë këtu edhe Serbinë. Pavarësia e Kosovës nuk mund të anulohet. Ajo ka qenë e pashmangshme, sepse nuk ka ekzistuar alternativë dhe është shtyrë panevojshëm. Realiteti është i tillë, dhe siç thash, nuk ekziston opsion tjetër dhe sa më parë që Kosova të integrohet plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare, kjo do të jetë më mirë për shqiptarët, por edhe për serbët, si dhe për të gjithë rajonin. Është e kuptueshme që Beogradit nuk i pëlqen ideja për integrimin e plotë të Kosovës së pavarur në bashkësinë ndërkombëtare. Por, refuzimi i kësaj qasjeje nënkupton vazhdimin e jostabilitetit të tashëm. Realiteti nuk është gjithmonë i këndshëm, por pranimi i tij është gjithmonë më produktiv se sa refuzimi", tha Joseph. Ai ka folur edhe për propozimin që javë më parë e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, për demarkacionin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. "Nuk do të dëshiroja që të spekuloj se çka zoti Daçiq ka menduar me këtë dhe cilat në të vërtetë janë qëllimet e vërteta të tij. Realiteti në Kosovë, në Ballkan dhe në përgjithësi, është i vështirë. Por, është edhe realitet që shumica e popullatës serbe në Kosovë, jeton në pjesën jugore të lumit Ibër. Prandaj, çfarëdo ndarje, me qëllim që të ndahet veriu i Kosovës, menjëherë do t'i rrezikonte shumicën e serbëve që jetojnë në jug dhe të cilët në mënyrë aktive marrin pjesë në proceset politike në Kosovë", theksoi Joseph. Ai ka shtuar se të drejtat e serbëve, përfshirë edhe mbrojtjen e trashëgimisë së tyre, janë precizuar mjaft qartë në Planin e Ahhtisarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës, si dhe ka dalë edhe Kushtetuta e Kosovës. Siç ka thënë ai, institucionet e Kosovës janë të obliguara që të sigurojnë respektimin e atyre të drejtave. Joseph ka vlerësuar se është e rrezikshme kur politikanët, sikurse Daçiqi, hedhin ide për demarkacion, sepse me këtë hapet çështja e pozitës së serbëve dhe trashëgimisë së tyre në anën jugore të lumit Ibër. Përgatiti: Bekim Bislimi 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm vdekjeprurës në një treg në Bagdad

Posted: 28 Aug 2017 06:09 AM PDT

Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe mbi 25 të tjerë janë plagosur nga shërthimi i makinës bombë në një treg perimesh në Bagdad. Policia irakiane tha se makina e mbushur me eksplozivë ka shpërthyer në tregun Jamila, në lagjen Sadr Siti. Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Viktimat përfshijnë pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë. Sulmi vjen në kohën kur forcat e Irakut, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, janë në fazat përfundimtare të rikthimit të qytetit Tal Afar nga kontrolli i Shtetit Islamik. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

U dënua nga Gjykata në Shkup për fyerjet ndaj Erdoganit

Posted: 28 Aug 2017 05:48 AM PDT

Komentet fyese dhe deklaratat ironike ndaj kreut të shtetit turk, i kanë kushtuar personit me inicialet E.A. me shtetësi të dyfishtë, atë maqedonas dhe turke, gjobë prej 400 euro. Gjykata Themelore e Shkupit e kishte shpallur atë fajtor, ngase përmes medieve sociale (Facebook) ka përdorë shprehje fyese dhe deklarata ironike ndaj presidentit të shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai tani obligohet që të në afatin e paraparë të paguajë dënimin me para ose të vuaj atë me burg. Menjëherë, kanë reaguar aktivistë për të drejtat e njeriut, të cilët kanë deklaruar se Maqedonia si shtet në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në mbrojtje të autoriteteve turke, duke dënuar çdo veprim të atyre të cilët janë kritikues ndaj politikave të zyrtarëve të Turqisë. Mirjana Najçevska, ish-kryetare e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, ligjëruese në Fakultetin Juridik të Shkupit, tha për Radion Evropa e Lirë se në vendimi i Gjykatës është në kundërshtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. "Vendimin e Gjykatës së Shkupit, apo ajo që më së paku mund ta cilësojmë, është vendim i çuditshëm, ndërkohë që është edhe në kundërshtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut", tha Najçevska. "Të dënohet një person i cili ka shprehur qëndrimin e tij duke kundërshtuar manifestimin e diktaturës, duke u thirrur në ligjin për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, vendimi i Gjykatës së Maqedonisë paraqet një precedent shumë të keq dhe shpresoj se të paktën Gjykata e Apelit do të përgjigjet pozitivisht ndaj ankesave dhe do ta anulojë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Shkupit", tha Mirjana Najçevska. Nga ana tjetër, Mersel Bilalli njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshilltar në kabinetin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Gjykatës për të dënuar personin i cili ka shprehur fjalë fyese ndaj presidentit turk, e cilëson si precedent që ndeshet me rregullat elementare të demokracisë. "Mendoj se në këtë rast kemi të bëjë me sistemin gjyqësor dhe ndikimin e strukturave të ndryshme diplomatike dhe praktikisht bëhet një precedent i cili ndeshet me rregullat elementare të demokracisë", thekson Bilalli. Ndryshe, zyrtarët e lartë të Maqedonisë dhe Turqisë në vazhdimësi kanë theksuar se këto dy vende prej vitesh kultivojnë raporte të mira bilaterale. Megjithëse në fillim të këtij viti Turqia si shtet anuloi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të diplomave të universiteteve nga këto dy vende, ky vendim edhi pasi Qeveria e Maqedonisë nuk iu përgjigj kërkesës së autoriteteve turke që të mbyll shkollat, të cilat siç është thanë, kanë lidhje me Fetullah Gulenin, të cilin autoritetet turke e akuzuan për organizimin e grusht shtetit në Turqi vitin e kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kenia ndalon përdorimin e qeseve të plastikës

Posted: 28 Aug 2017 05:41 AM PDT

Në Kenia ka hyrë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës. Kushdo që shet, prodhon ose bart qese plastike, nga sot mund të përballet me gjobë deri në 38 mijë dollarë ose dënim me burg deri në katër vjet. Qeveria thotë se ndalesa do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit. "Qeset plastike përbëjnë sfidën më të madhe për menaxhimin e mbeturinave të ngurta në Kenia. Ky është bërë makthi ynë mjedisor që duhet ta mposhtim me çdo kusht", tha për BBC-në ministrja e Mjedisit, Judy Wakhungu. Prodhuesit e qeseve kanë paralajmëruar se do të humben 80 mijë vende pune. Sipas llogaritjeve, kenianët kanë përdorur rreth 24 milionë qese plastike në muaj. Edhe disa vende të tjera afrikane i kanë ndaluar ato, përfshirë Ruandën, Mauritaninë dhe Eritrenë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Artikulli i rrejshëm për planin e “shkatërrimit të Rusisë” - interesant për TV-në shtetërore ruse

Posted: 28 Aug 2017 05:00 AM PDT

Një artikull i rrejshëm që i atribuohej pretendimeve shpërthyese të ish-shefit të inteligjencës britanike, është demaskuar me të shpejtë këtë muaj, pasi ishte publikuar në faqen e cila dukej pothuajse identike me atë të së përditshmes londineze, The Guardian. Por, kjo kjo nuk e ndali njërin prej personaliteteve më të njohura televizive në Rusi, që ta citoj artikullin e rrejshëm, i cili përmbante dhe citime të fabrikuara, shpeshherë në një anglishte të rëndë, që i atribuoheshin ish-shefit të agjencisë së inteligjencës, MI6, John Scarlett, lidhur me një plan të dyshuar sekret për "shkatërrimin e Rusisë". Vladimir Solovyov, moderator i njërit prej emisioneve më të popullarizuara politike javore në Rusi, e ka hapur diskutimin duke i cituar pretendimet në këtë artikull mashtrues, gjatë programit të transmetuar më 20 gusht. Ky emision u transmetua së paku pesë ditë pasi një zëdhënës i së përditshmes londineze, ka konfirmuar se ishte "tregim i rrejshëm...në faqe të rrejshme që pretendonte se ishte e gazetës The Guardian" dhe dy ditë pasi në një raport, kjo gazetë i ka cituar ekspertët, të cilët thanë se konsideronin se "mbështetësit e Kremlinit" duhej të fajësoheshin. "Një intervistë ishte publikuar – disa thonë se ishte e vërtetë, disa se nuk ishte e vërtetë – që thotë se ish-spiuni anglez thotë se planet e tyre pas luftës së vitit 2008 në Gjeorgji, ishin të këtillë: okupimi i Kaukazit, shfrytëzimi i Kaukazit për shkatërrimin e Rusisë dhe të përdorej islami radikal si armë", tha moderatori Solovyov. Kjo ishte një ofertë e këtij moderatori në telvizivion dhe radio, të cilit i ishte mundësuar që të zhvillonte intervista me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të sugjeruar se ishte një debat lidhur me vërtetësinë e citateve, të cilat i atribuoheshin ish-shefit të inteligjencës, John Scarlet. Artikulli i rrejshëm është publikuar më 12 gusht në faqen e cila e imitonte në mënyrë të besueshme atë të gazetës The Guardian, por ishte përdorë URL, që ishte e gabueshme, pasi e shfrytëzonte një shkronjë turke. Citimet e fabrikuara që i atribuoheshin zotit Scarlet tregonin për një konspiracion të dyshuar britaniko – amerikan, për ta përdorë ngritjen e ish-presidentit properëndimor të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, në vitin 2003 dhe "konfliktin fiktiv ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë" në kuadër të strategjisë për "dezintegrimin" e sërishëm të Rusisë. Disa ditë pas publikimit të artikullim me titullin "Ish-shefi i MI6 pranon humbjen nga Putini në planin strategjik të ndarjes së Rusisë", mashtrimi ishte zbuluar nga The Guardian. Pas kësaj, fjalët për mashtrim u paraqitën në gjuhën ruse në faqen në internet të transmetuesit kombëtar, Ren-TV, që është lojal ndaj Kremlinit, më 15 gusht, vetëm disa orë pasi e kishte publikuar raportin që sugjeronte se aktualisht Scarlett i kishte dhënë intervistë Guardianit. E vetmja mbrojtje direkte e artikullit të rrejshëm publikisht e ofruar nga ndonjë palë e përfshirë, u bë nga një individ, i cili ka pretenduar se e kishte përkthyer gënjeshtrën në gjuhën ruse. "Dukej sikur Guardiani i kishte dy faqe në internet, njërin real dhe tjetrin të rrejshëm, dhe ata e bënë këtë vetë", e ka cituar agjencia BuzzFeed një individ. Hetimi i kësaj agjencie ka gjetur se artikulli i rrejshëm ishte i ndërlidhur me artikujt e tjerë mashtrues, që po ashtu ishin përkthyer në rusishte, që ishin bërë të dukeshin se ata ishin publikuar nga mediat e njohura të jashtme. Moderatori Solovyov me të shpejtë ishte bërë subjekt i pyetjeve për besueshmërinë e tij, pas programit më 20 gusht, përfshirë një artikull në të përditshmen e popullarizuar ruse, Moskovsky Komsomolets, me titull: Solovyov e kaloi intervistën e rrejshme, si plan real për shkatërrimin e Rusisë. Solovyov, nga ana e tij, në rrjetin Twitter është mbrojtur nga kritikat e ashpra për citime të artikullit të rrejshëm. ​ "Këto ditë është i vështirë verifikimi praktik i çfarëdo fakti", ka shkruar ai në Twitter më 21 gusht dhe ka shtuar se "në referencë, unë pata shprehur dyshim, duke u dhënë shikuesve rast që të verifikojnë vet dhe të vendosin". Përgatiti: Fatmir Bujupi 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Infermieri "vrasës" në Gjermani dyshohet edhe për 84 raste të tjera

Posted: 28 Aug 2017 04:54 AM PDT

Një infermier që po shërben dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në veri të Gjermanisë, është tani i dyshuar në së paku 84 raste të tjera të vrasjes, tha policia. Dyzetvjeçari, i identifikuar vetëm si Niels H, është dënuar për vrasje në tentativë më 2006 dhe për vrasje më 2015. Viktimat e tij kanë marrë doza vdekjeprurëse në njësitet ku ai ka punuar. Të afërmit e pacientëve që kanë vdekur në klinikat ku ai ka punuar, i kanë kërkuar policisë ta hetojë tutje. Një komision është ngritur në vitin 2014 për të hetuar shkallën e krimeve të tij.  Medikamenti që ka përdorur ai, ka shkaktuar dështimin e zemrës ose kolapsin e sistemit të qarkullimit të gjakut te pacientët. Gjatë gjyqit të tij në vitin 2015, ai ka pranuar aplikimin e medikamentit te rreth 90 pacientë në një klinikë të kujdesit intensiv në Delmendorst.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijët në Raka, “të torturuar” me vite

Posted: 28 Aug 2017 04:25 AM PDT

Fëmijët që ikin nga qyteti verior i Sirisë, Raka, i cili është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në vitin 2014, janë torturuar me vite, tha organizata bamirëse Save the Children. "Fëmijët e Rakas mund të duken normalë nga jashtë, por nga brenda shumica vuajnë nga ato që kanë parë", tha drejtorja e Save the Children, Sonia Khush. Prejse Shteti Islamik ka marrë kontrollin e qytetit, ai është bërë sinonim i praktikave të tmerrshme të grupit: prerje kokash në publik, vrasje me gurë dhe propagandë xhihadiste në shkolla. "Ne rrezikojmë të dënojmë një brez fëmijësh me vuajtje të përjetshme, nëse gjendja e tyre mendore nuk trajtohet", tha Sonia Khush, nga organizata Save the Children. Grupi me seli në SHBA tha se "ankthet" e fëmijëve në Raka - kryeqytetin e vetëshpallur të Shtetit Islamik - i ka rritur edhe fushata bombarduese. Luftëtarët arabë dhe kurdë, të mbështetur nga fuqia ajrore e SHBA-së, kanë rrethuar qytetin dhe po përgatiten të nisin ofensivën finale, për rikthimin e kontrollit të tij. Grupet monitoruese kanë thënë se qindra civilë janë vrarë prejse aleanca arabe-kurde ka hyrë në Raka në fillim të qershorit. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar ndalimin e luftimeve, për t'iu mundësuar civilëve të mbetur të ikin. Rreth 20,000 njerëz – gjysma e tyre fëmijë – janë të bllokuar në Raka. Save the Children mbështet rrugët e sigurta për fëmijët dhe familjet, por tha se ato janë vetëm fillimi i një procesi të gjatë për to. "Është e rëndësishme që fëmijët që kanë dalë të gjallë, të kenë mbështetje psikologjike për të trajtuar traumën", tha Khush, drejtore e Save the Children. "Ky është një lloj stresi që ndërtohet me muaj për shkak të ekspozimit ndaj dhunës, bombardimeve dhe të jetuarit nën rrethim", tha ajo. Save the Children po ashtu tha se 90 përqind e fëmijëve kanë humbur një anëtar të familjes, i cili ose ka vdekur, ose është ndarë gjatë luftimeve. Shteti Islamik akuzohet nga Kombet e Bashkuara dhe të tjerët për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Mund të duhen dekada për fëmijët e Rakas që t'i kapërcejnë vështirësitë psikologjike, tha Save the Children. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta kundër SHBA-së në Pakistan

Posted: 28 Aug 2017 04:18 AM PDT

Qindra njerëz janë mbledhur në veriperëndim të Pakistanit për të protestuar kundër deklaratave të Shteteve të Bashkuara se Pakistani ofron "streha të sigurta" për grupet ekstremiste. Demonstruesit janë mbledhur në Peshauar, Suat, Mohmand dhe Bajaur duke thirrur slogane kundër SHBA-së. Ata janë udhëhequr nga liderët lokalë të partive fetare Jumat-e-Islami dhe Jamiat Ulema-e Islam. Duke preznatuar strategjinë e SHBA-së për luftën në Afganistan, presidenti Donald Trump ka thënë më 21 gusht se Pakistani ofron streha të sigurta për "agjentët e kaosit". Trump i ka bërë thirrje Indisë - rivale e Pakistanit - që të ofrojë më shumë ndihmë ekonomike për Afganistanin. "Pakistani do të humbasë shumë nëse vazhdon të strehojë terroristët. Asnjë partneritet nuk mund të mbijetojë me strehimin e militantëve"", ka thënë Trump. Islamabadi i mohon deklaratat se ai është i butë ndaj militantëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini do të takohet me Thaçin dhe Vuçiqin

Posted: 28 Aug 2017 04:02 AM PDT

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka njoftuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë këtë javë. Ajo ka thënë se do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy milionë besimtarë pritet të marrin pjesë në Haxh

Posted: 28 Aug 2017 03:32 AM PDT

Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet të mblidhen këtë javë në Mekë të Arabisë Saudite për pelegrinazhin e Haxhit. Haxhi është një nga pesë shtyllat e besimit islam, të cilin duhet ta shërbejë secili mysliman së paku një herë në jetë. Ky vit shënon rikthimin në Haxh të besimtarëve nga Irani. Irani e ka bojkotuar atë vitin e kaluar, pasi, në vitin 2015, mbi 2,400 pelegrinë kanë humbur jetën nga ikja e turmave. Irani ka pasur numrin më të madh të viktimave - përkatësisht 464. "Këtë vit, ne presim rreth dy milionë pelegrinë", tha për AFP-në Abdelmajed Mohammed Al-Afganistan, drejtor për çështje të Haxhit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini konfirmon vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Posted: 28 Aug 2017 03:31 AM PDT

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka konfirmuar se këtë javë, në Bruksel do t'i takojë presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuqiçin, me të cilët do të bisedojë për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. "Mendoj se mundemi që deri në fund të këtij mandati (mandatit të Komisionit Evropian 2014 – 2019) do të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkret dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian", ka thënë Mogherini në një fjalim para ambasadorëve të vendeve të BE-së. Ajo ka thënë se pavarësisht disa momenteve të vështira gjatë këtij viti, vendet partnere të Ballkanit kanë dëshmuar vullnetin dhe dëshirën për përparime në rrugën drejt BE-së.  Pritet që takimi ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuqiç të zhvillohet të enjten, më 31 gusht. Aty, pritet të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kishte obligime ndërkombëtare. Presidentët Thaçi e Vuçiq, për herë të parë në cilësinë e shefave të shtetit janë takuar më 3 korrik në Bruksel, kur ishin pajtuar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy shteteve. Të dy presidentët ishin pajtuar edhe për ngritjen e ekipeve punuese të cilat do të përgatisin hyrjen e procesit në këtë fazë.  Thaçi e Vuçiq, patën theksuar pas takimit të 3 korrikut, ku ishte e pranishme edhe përfaqësuesja Mogherini se nevojitet një fazë e re e procesit të bisedimeve, që sipas lehtësuesit të tij, Bashkimit Evropian, ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. "Në takimin tre palësh jemi pajtuar që të ketë një fillim përgatitor për fazën e re të negociatave në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes vendeve dhe popujve tanë", kishte deklaruar presidenti Thaçi. Me këtë fazë të re të dialogut, sipas tij, "do të mbyllet kapitulli i errët i së kaluarës dhe do të hapet një perspektivë e sigurt për të ardhmen evropiane". Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se nuk ka dyshim që dialogu do të vazhdojë në Bruksel, por jo vetëm dialogu që merret me temat e caktuara, por, siç ka thënë ai "do të kemi edhe dialog substancial rreth asaj se si i shohim ne marrëdhëniet pas 1, 2 apo 5 vjetësh". Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë. Kosova dhe Serbia, ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini takon këtë javë Thaçin dhe Vuçiqin

Posted: 28 Aug 2017 02:53 AM PDT

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të takojë këtë javë presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. "Këtë javë do të takoj sërish presidentin Vuçiq dhe presidentin Thaçi për të çuar përpara dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës", tha Mogherini duke iu adresuar ambasadorëve të BE-së në Bruksel. Takimi pritet të mbahet më 31 gusht. Mogherini po ashtu tha se në Ballkan, këtë vit, ka pasur rritje tensionesh "në momente të ndryshme dhe në vende të ndryshme", porse, shtoi ajo, "në fund të ditës, partnerët tanë në Ballkan kanë arritur të rikonfirmojnë përkushtimin dhe kapacitetin e tyre për të avancuar në rrugën drejt BE-së". "Ne i kemi ndihmuar, por ata e kanë bërë", tha Mogherini.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Islamabadi: Strategjia e SHBA-së në Afganistan nuk funksionon

Posted: 28 Aug 2017 02:25 AM PDT

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, tha se strategjia e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për luftën në Afganistan do të dështojë. "Nga dita e parë e kemi thënë shumë qartë se strategjia ushtarake në Afganistan nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë", tha Abbasi në një intervistë për Bloomberg News. "Duhet të ketë zgjidhje politike", tha ai. Abbasi, i cili ka marrë detyrën tri javë më parë, tha se Islamabadi mbështet luftën kundër terroristëve në Afganistanin fqinj dhe nuk do të lejojë që konflikti të shtrihet në Pakistan. Më 21 gusht, Trump ka paraqitur strategjinë e re për Afganistanin, ku forcat amerikane janë duke luftuar talibanët dhe grupet e tjera terroriste tash e 16 vjet. Trump është zotuar se do ta fitojë luftën dhe ka thënë se strategjia e tij nuk do të bazohet në "afatet arbitrare", por në kushtet në terren. Pas fjalimit të Trumpit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë se SHBA dhe vendet e tjera do të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan. Duke prezantuar strategjinë, Trump po ashtu ka thënë se Uashingtoni nuk do ta lejojë më Pakistanin që të strehojë grupet terroriste.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Banorët evakuohen nga zonat e përmbytura

Posted: 28 Aug 2017 01:55 AM PDT

Helikopterët e gardës bregdetare të SHBA-së po evakuojnë banorët e qytetit Huston të Teksasit, pas përmbytjeve të mëdha që janë shkaktuar nga stuhia e quajtur Harvey. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin për vizitë në Hungari

Posted: 28 Aug 2017 01:47 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, viziton sot Hungarinë. Kremlini bëri të ditur se Putin do të ndjekë ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Xhudos në Budapest, ndërsa do të ketë takim pune edhe me presidentin e Hungarisë, Viktor Orban. Kjo është vizita e dytë e Putinit këtë vit në Hungari. Lidhjet e Moskës me Budapestin janë më të ngrohta se me shumicën e vendeve të tjera të BE-së. Putin po ashtu mban rripin e zi në xhudo dhe është president nderi i trupit drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more