Skip to main content

INSAJDERI: “Liverpooli “shkatërron” Arsenalin e Xhakës” plus 19 more

INSAJDERI: “Liverpooli “shkatërron” Arsenalin e Xhakës” plus 19 more


Liverpooli “shkatërron” Arsenalin e Xhakës

Posted: 27 Aug 2017 10:22 AM PDT

Liverpooli e ka turpëruar Arsenalin, duke e mposhtur 4:0 në "Anfield".

 

Liverpooli ka dhuruar spektakël në "Anfield", duke e mposhtur Arsenalin me rezultat të thellë 4:0.

Roberto Firmino (17'), Sadio Mane (40'), Mohamed Salah (57') dhe Daniel Sturridge (78') shënuan për fitoren mbresëlënëse të Liverpoolit, që ia shkaktoi Arsenalit humbjen e dytë me radhë.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka grumbulluar shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.

Ndërsa Arsenali renditet në pozitën e 16-të pas tri xhirove me vetëm tri pikë të grumbulluara.

The post Liverpooli “shkatërron” Arsenalin e Xhakës appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Albert Bunjaki fton futbollistin e Kalmarit në përfaqësuese

Posted: 27 Aug 2017 09:57 AM PDT

Klubi i Kalmarit në Suedi ka konfirmuar se sulmuesi i saj, Erton Fejzullahu ka pranuar ftesë zyrtare nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Kroacisë dhe Finlandës.

Fejzullahu ka qenë pjesë përbërëse e Kosovës në kohën kur përfaqësuesja mori leje nga FIFA të zhvillonte ndeshje miqësore.

Në një intervistë për mediumin suedez Aftonbladet, Fejzullahu ka thënë se ndeshja ndaj Finlandës do të jetë më e rëndësishme për Kosovën, se sa ndeshja ndaj Kroacisë.

Ai ak thënë se Kosova ka gjasa që ta arrijë fitoren e parë në ndeshjen ndaj finlandezëve. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Albert Bunjaki fton futbollistin e Kalmarit në përfaqësuese appeared first on INSAJDERI.

Vodhi miliarda dollarë, kryeministrja e Tailandës arratiset në Dubai

Posted: 27 Aug 2017 09:42 AM PDT

Ish-kryeministrja e Tailandës, Yingluck Shinawatra, u arratis para gjyqit që do t'i bëhej për vjedhjen e miliarda dollarëve nga subvencionimi i orizit.

"BBC" bën të ditur se ajo është arratisur në një nga qytetet më të pasura të botës, në Dubai.

Burime të  afërta me partinë e saj thanë se ajo e mori vendimin që të largohej papritur, pak para se të zhvillohej gjyqi në Bangkok.

Shinawatra nuk u paraqit në Gjykatën e Lartë, duke bërë që gjykatësit të lëshonin një urdhër arresti për të.

Avokatët e saj thanë se ajo nuk kishte mundësi të merrte pjesë, sepse "ishte e sëmurë". Por gjykata e hodhi poshtë këtë argument dhe e shtyu gjykimin për në 27 shtator.

Ish-Kryeministrja Shinawatra ka mohuar çdo akuzë lidhur me skemën që i kushtoi Tailandës, miliarda dollarë.

Por, nëse shpallet fajtore, ajo mund të burgoset deri në 10 vjet dhe të dëbohet përgjithmonë  nga politika.

The post Vodhi miliarda dollarë, kryeministrja e Tailandës arratiset në Dubai appeared first on INSAJDERI.

Kryeministrja e Serbisë komenton duelin Skënderbeu – Partizani

Posted: 27 Aug 2017 09:39 AM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur në lidhje me ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit.

Ajo në një intervistë të dhënë për "ora neës" foli për situatën politike mes dy vendeve dhe për përballjen e "Europa League".

Korçarët ashtu si kombëtarja shqiptare para 3 vitesh do të vizitojnë stadiumin e Beogradit dhe Barnabiç duke iu referuar ngjarjeve të 14 tetorit shpreson se në këtë ndeshje të mos përsëriten të njëjtat probleme edhe pse nuk siguron asgjë. "Fillimisht, duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin.

"Ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t'i bëj thirrje kujtdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon", ka deklaruar ajo.

The post Kryeministrja e Serbisë komenton duelin Skënderbeu – Partizani appeared first on INSAJDERI.

Lajm i keq për emigrantët shqiptarë në Angli

Posted: 27 Aug 2017 09:35 AM PDT

Gjatë ditës së sotme kursi zyrtar i këmbimit të paundit britanik ka rënë me 0,085 euro, më i ulëti që nga viti 2009. Në aeroporte britanike, një sterlinë blihet shumë më pak se 1 euro.

Kjo është rënia më e keqe që nga kriza financiare. Në tavolinë, udhëtarët marrin vetëm 439 € nga 500 paund.

Monedha e Britanisë është dobësuar në mënyrë dramatike që nga votimi i Brexit në qershor të vitit të kaluar.

Ajo ka shtuar pasiguri mbi të ardhmen e biznesit dhe marrëveshjet tregtare në vend.

Udhëtarët kanë shkëmbyer të holla në degën Moneycorp të Southampton Airport të enjten po merrnin vetëm 87 euro cent për çdo paund.

The post Lajm i keq për emigrantët shqiptarë në Angli appeared first on INSAJDERI.

Hamilton fiton Grand Prix në Belgjikë

Posted: 27 Aug 2017 09:30 AM PDT

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton (32) triumfoi në Grand Prix-in e Belgjikës të mbajtur në pistën Spa-Francorchamps, raporton Anadolu Agency (AA).

Piloti britanik u nis nga pozita e parë dhe gjatë gjithë garës ishte në epërsi ndaj pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel. Piloti gjerman në fund u radhit i dyti, kurse i treti ishte Daniel Ricciardo me Red Bull.

Në renditjen e përgjithshme të pilotëve Vettel ka 220 pikë, kurse Hamilton 213.

Piloti britanik Lewis Hamilton dje barazoi rekordin në Formula 1 për numrin e pol pozicioneve në kualifikimet për Grand Prix të Belgjikës.

Hamilton në pistën Spa-Francorchmaps arriti për të 68-n herë pol pozitën duke barazuar me pilotin legjendar gjerman, Michael Schumacher.

Gara tjetër është në program për shtatë ditë në Monza në Grand Prix të Italisë.

The post Hamilton fiton Grand Prix në Belgjikë appeared first on INSAJDERI.

PDK ndërron kandidatin në Kamenicë – tërheq personin që kishte “vjedhur” veturën e shtetit

Posted: 27 Aug 2017 09:22 AM PDT

Kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) publikoi listën e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në këtë listë figuronte edhe emri i Emin Krasniqit. Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës ishte përzgjedhur nga PDK-ja që të kandidonte në Kamenicë.

Tre ditë pas publikimit të emrit të Krasniqit si kandidat zyrtar të PDK-së për Komunën e Kamenicës, Insajderi raportoi për një skandal të Emin Krasniqit që nga koha kur shërbente si zv/ministër i Infrastrukturës.

Krasniqi gjatë vitit 2014 kishte vjedhur veturën e shtetit për katër muaj.

Sipas raportit të vitit 2014 nga Zyra e Auditorit Gjeneral, Krasniqi që shërbente asokohe si zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, e kishte përdorur jashtëligjshëm veturën zyrtare për katër muaj. Ai e kishte mbajtur veturën e shtetit edhe pas përfundimit të mandatit të tij si zv/ministër.

E, tre ditë pas raportimit të Insajderit, PDK ndërroi kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Kamenicës. Partia e udhëhequr nga Kadri Veseli vendosi që ta tërhiqte nga kandidimi Emin Krasniqin, dhe në vend të tij ta vendoste Kujtim Gashin.

PDK vendosi që kandidat i saj për kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës të jetë Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, që nga themelimi.

Në njoftimin e sotëm për media të lëshuar nga PDK-ja, thuhet se edhe Emin Krasniqi ka rënë dakord që të tërhiqet nga gara.

“Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për kandididaturën e Gashit është mbështetur nga kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, prof.dr. Emin Krasniqi – veprimtar i shquar dhe themelues i degës së PDK-së në Kamenicë, i cili do ta mbështesë pa rezervë z. Gashin dhe kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kandidati i tanishëm i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës. /Insajderi.com

 

The post PDK ndërron kandidatin në Kamenicë – tërheq personin që kishte “vjedhur” veturën e shtetit appeared first on INSAJDERI.

Gjendet i vdekur emigranti shqiptar në ballkonin e banesës së tij

Posted: 27 Aug 2017 09:21 AM PDT

Një emigrant shqiptar me nënshtetësi italiane është gjendur i vdekur në ballkonin e banesës së tij në komunën Borgosatollo të Italisë fqinje.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ditur nga mediat lokale.

Të afërm dhe miq që e kërkonin dhe nuk kishin lajme prej tij, hynë në banesën e shqiptarit dhe e gjetën të pajetë, të shtrirë në ballkon.

Sipas ekspertizës, shqiptari ka mbetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri tip pistoletë në kokë.

Se si ka ndodhur ngjarja, kjo mbetet ende për tu zbardhur, por sipas hetimeve paraprake, shqiptari ka vrarë veten për arsye që lidhen me jetën e tij sentimentale.

 

The post Gjendet i vdekur emigranti shqiptar në ballkonin e banesës së tij appeared first on INSAJDERI.

Trumpi këmbëngul për murin, trafikantët i kundërpërgjigjen

Posted: 27 Aug 2017 09:20 AM PDT

Ndërsa Donald Trump këmbëngul të ndërtojë murin në kufi me Meksikën, trafikantët e emigrantëve eksplorojnë nëntokën. Agjentët e patrullimit kufitar zbuluan një tunel të nëndheshëm në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, i cili duket të jetë përdorur për kalimin e klandestinëve.

Rreth 30 persona u ndaluan nga forcat patrulluese amerikane, mes të cilëve kishte meksikanë e kinezë. Asnjë lloj droge nuk iu gjet të arrestuarve, gjë që bën të mendohet se qëllimi kryesor i tunelit nuk është ai i trafikimit të lëndëve narkotike, por i dërgimit të emigrantëve në SHBA.

Agjentët iu afruan një grupi njerëzish që kishin diktuar nga larg, e kur këta i panë, një pjesë ia mbathën me vrap, ndërsa të tjerët u kthyen mbrapsht në tunel, gjë që çoi në zbulimin e tij.

Tuneli ka nisur të ndërtohet në Tijuana, më shumë se 90 metra larg kufirit me Amerikën, dhe kalonte nën gardhin rrethues të tij në Otay Messa. Mbi gjatësinë e tij, zyrtarët nuk dhanë informacione.

Trump vazhdon t'i qëndrojë me forcë premtimit të tij të fushatës për ngritjen e një strukture gjigante në kufi, e cila të frenojë emigracionin e paligjshëm nga Meksika. Manjati synon ndërtimin e një muri të padepërtueshëm, i cili të mbajë larg meksikanët, që dikur i përshkruante si "përdhunues" e "kriminelë".

Muri prej 1.600 kilometrash do të mbulojë një pjesë të mirë të vijës kufitare prej 3.000 km që ndan dy shtetet, ndërsa pjesën tjetër të punës, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, do ta kryejnë pengesat natyrore.

The post Trumpi këmbëngul për murin, trafikantët i kundërpërgjigjen appeared first on INSAJDERI.

Klinika e Kardiokirurgjisë me vetëm dy kardiokirurgë

Posted: 27 Aug 2017 09:11 AM PDT

Edhe përkundër numrit të madh të pacientëve që kanë nevojë për operim, Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po funksionon vetëm me dy kardiokirurgë.

Përveç mungesës së kardiokirurgëve në këtë Klinikë mungon edhe materiali shpenzues, personeli mjekësor, barnat, teknika e re etj.

Në QKUK thonë se buxheti për Klinikën e Kardiokirurgjisë është i mangët.

E shohin të nevojshëm shtimin e kardiokirurgëve. Në Ministrinë e Shëndetësisë ndërkaq japin shenja për rritjen e numrit të kardiokirurgëve. /21 Media.

The post Klinika e Kardiokirurgjisë me vetëm dy kardiokirurgë appeared first on INSAJDERI.

Serbia kërcënon Maqedoninë rreth Kosovës

Posted: 27 Aug 2017 09:10 AM PDT

Autoriteteve maqedonase u ta udhëheqin politikën e vendit të vet, por ato duhet ta dinë se për ne është me shumë rëndësi që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s dhe e INTERPOL-it, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

“Edhe Maqedonia e çdo vend tjetër duhet ta dijë se për ne çështja e UNESCO-s dhe hyrja e Kosovës në INTERPOL është me rëndësi shumë të madhe dhe ne mendojmë se Kosova nuk mund dhe bën të jetë pjesë e atyre organizatave", citon b92 të ketë thënë Vulin.

Ai ka shtuar se të gjitha ato vende që e dinë këtë, kuptohet se "marrëdhëniet tona në masë të madhe do të bazohen në këtë”.

“Ne duhet t'i kemi para sysh interesat tona dhe që miqtë tanë duhet të sillen kështu”, ka thënë Vulin.

Ai mendon se autoriteteve e maqedonase u takon të udhëheqin politikën e vendit të vet, se Serbia askujt s'i vë pengesa që vetë dhe në mënyrë të pavarur të vendosin në vendin e vet, sepse Serbia nuk lejon që të tjerë të vendosin në emrin e saj.

“Kështu duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e pushteti në Maqedoni, por ato duhet ta dinë se për ne është shumë me rëndësi q Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s dhe e INTERPOL-t.

The post Serbia kërcënon Maqedoninë rreth Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Dënohet me gjobë suedezi i cili fyen muslimanët

Posted: 27 Aug 2017 09:03 AM PDT

Një suedez në qytetin Goteborg të Suedisë i cili ka fyer muslimanët nëpërmjet rrjetit social është dënuar me gjobë prej 12 mijë krona (rreth 1200 euro).

Në profilin e rrjetit social të Gjykatës së Goteborg-ut, thuhet se 70-vjeçari suedez i cili në një rrjet social lidhur me muslimanët ka shkruar "Muslimanët janë majmunë, muslimani më i mirë është muslimani i vdekur", për shkak të veprës penale të urrejtjes është gjobitur me 12 mijë krona suedeze, shkruan Anadolu Agency.

Edhe Gjykata rajonale e Malmos muajin e kaluar kishte dënuar një grua 72-vjeçare e cila nëpërmjet rrjetit social kishte fyer politikanët afganë dhe suedezë, me 80 ditë burgim për shkak të veprës penale të urrejtjes, por më pas ky dënim ishte kthyer në 4 mijë krona gjobë.

The post Dënohet me gjobë suedezi i cili fyen muslimanët appeared first on INSAJDERI.

“Kam pritur që të jem sërish kandidat” – kryetari i komunës që u dëshpërua nga PDK-ja

Posted: 27 Aug 2017 08:49 AM PDT

Begzad Sinani e Emin Krasniqin kishin synuar të jenë kandidat për Kryetar të Kamenicës. Por, partia e tyre, PDK, e ka nominuar një zyrtar tjetër për Shef të Komunës. Në këtë mënyrë, Sinani ka thënë se nuk është as i njoftuar për këtë veprim të PDK-së. Ndërsa, Emin Krasniqi ka thënë se do të flasë më vonë për këtë zhvillim në komunën e tij.

Emin Krasniqi e Begzad Sinani kanë mbetur vetëm kandidat në tentativë për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Kjo për shkak se PDK e ka përzgjedhur kandidatin e tretë për të garuar në zgjedhjet lokale për Shef të Kamenicës.

Kujtim Gashi është zyrtarizuar për të garuar në qytetin në të cilin prej pasluftës herë e ka udhëhequr LDK e herë PDK.

Në mandatin e fundit e ka udhëhequr Begzad Sinani, i cili as që është njoftuar për kandidatin e PDK'së për Kryetar të Komunës.

"Nuk kam këso informacioni që është kandiduar Gashi. Por unë e di se çdo anëtar i PDK-së, dega në Kamenicë, ka përgatitje për ta udhëhequr komunën. Këso informacioni nuk kam. Nuk e di se çfarë ka bërë qendra, unë kam pritë që do të jem sërish kandidat", ka thënë Sinani, për Express, të dielën.

Tutje kreu i tanishëm i Kamenicës, thotë se sot në orët e mbrëmjes do të ketë një takim me strukturat e PDK'së në Kamenicë, për të marrë më shumë detaje rreth kandidimit të Gashit.

"..Në ora 19:00 sot e kemi një takim të kryesisë së degës dhe aty do sqarohemi se çfarë më tutje".

Ndërkohë Begzad Sinani, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës kishte fituar dy mandate për të qenë kryetar i komunës së Kamenicës.

Ndërkaq, Emin Krasniqi, për të cilin është përfol se do jetë kandidat për garën e të parit për Kamenicë, ka thënë se më vonë do të deklarohet rreth zhvillimeve të fundit në komunën  e tij.

Në garën për Kryetar të Kamenicës nga LDK kandidon Shaip Surdulli, i cili, po ashtu, ka qenë Kryetar i kësaj komune, para Begzad Sinanit. Ardian Selishta, ndërkaq, është kandidat i Vetëvendosjes për Kamenicë.

The post “Kam pritur që të jem sërish kandidat” – kryetari i komunës që u dëshpërua nga PDK-ja appeared first on INSAJDERI.

Partitë politike nuk ua besojnë grave udhëheqjen e komunave

Posted: 27 Aug 2017 08:47 AM PDT

Nga 38 komuna, në të cilat do të mbahen zgjedhjet lokale më 22 tetor, vetëm në gjashtë prej tyre kandidate për kryetare janë gra.

Përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave, thonë se arsye e moskandidimit të grave, është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të fusin kandidate femra në listat e tyre.

Hapësira që kanë gratë në partitë politike, sipas tyre, shfrytëzohet vetëm për numra dhe jo që të kandidojnë për pozita të larta.

Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë, se trendi i kandidimit të grave për kryetare të komunave në të gjitha zgjedhjet lokale ka qenë i ulët, përfshirë edhe zgjedhjet e 22 tetorit.

Kjo, sipas saj, tregon se gratë në partitë politike nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.

"Ne shohim se partitë politike, vetëm kur ka kuota ligjore, e zbatojnë kuotën dhe i propozojnë gratë si pjesë e vendimmarrjes, si në nivelin legjislativ qendror, po ashtu edhe komunal. Por, kjo nuk ndodh edhe atëherë kur nuk ka një masë afirmative. Pra, partitë politikë nuk kanë një strategji të mirëfilltë që duan t'i shohin gratë si pjesë e barabartë e vendimmarrjes", thotë Krasniqi.

Edhe Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, për Radion Evropa e Lirë, thotë se numri i kandidateve femra për kryetare të komunave është shumë i vogël. Madje, sipas saj, nuk po respektohen as ligjet në fuqi.

"Numri është shumë i vogël, kemi pritur një numër më të madh,sidomos nga partitë që kanë elektoral më të madh. Dhe, mos të harrojmë se në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 qershorit, vetëm 35 për qind e grave kanë votuar. Nëse nuk rritet numri i grave kandidate në zgjedhje, si në nivel lokal, po ashtu edhe në atë qendror, mund të ketë rënie të pjesëmarrjes së grave në votime", thotë Demolli.

Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike.

Madje, në Ligjin për Barazi Gjinore, thuhet se partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive.

Por, Jeta Krasniqi thotë se partitë politike duhet të demokratizohen, njëherësh edhe vetë gratë duhet të jenë më këmbëngulëse për t'u përfshirë në proceset vendimmarrëse.

"Partitë politike duhet të demokratizohen dhe të krijojnë hapësirë më tepër brenda tyre për gratë, pasi një numër të vogël të grave ka qoftë në udhëheqësi të partisë, qoftë edhe në degë apo nëndegët e partive. Po në të njëjtën kohë edhe gratë duhet të jenë më insistuese, më këmbëngulëse, që të marrin vendin e tyre në tryezë dhe të krijojnë hapësirë edhe brenda partive politike", konsideron Krasniqi.

Nga partitë parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë kandidate femër për kryetare të komunave, po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës kandidon me tri femra në zgjedhjet lokale, Aleanca për Ardhmërinë me një kandidate, me numër të njëjtë garon edhe Nisma për Kosovën dhe Alternativa.

The post Partitë politike nuk ua besojnë grave udhëheqjen e komunave appeared first on INSAJDERI.

Greqia ka një propozim të ri për Maqedoninë rreth çështjes së emrit

Posted: 27 Aug 2017 08:40 AM PDT

Duke i rikthyer vizitën homologut të tij Dimitrov, me vizitën e tij më 31 gusht në Shkup, kreu i diplomacisë greke Kotzias kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm në përfundimin e negociatave për përfundimin e çështjes së emrit, që qëndron i pazgjidhur midis dy shteteve gati për 3 dekada.

Edhe Koztias, si paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Jashtme, do të shkojë në Shkup nëpërmjet Selanikut, pasi aeroporti i tij mban emrin e Aleksandrit të Madh.

Pikërisht një nga kërkesat e para të Athinës zyrtare, në mënyrë që të rikthejë në normalitet marrëdhëniet me fqinjin e saj verior, është heqja e emrit të këtij aeroporti, si dhe të disa rrugëve që mbajnë emrin e strategut të madh, siç kishte pohuar vet ministri i Jashtëm i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Athinë, për emrin e autostradës që lidh veriun me jugun e vendit.

Siç thekson gazeta e djathtë greke "Demokracia", Kotzias shkon kësaj here në Shkup për të testuar nëse ka vullnet nga pala tjetër dhe sjell një propozim të ri ndaj qeverisë "Zaev", e cila e shihte me pozitivitet në fillim kërkesën e Athinës për prishjen e monumenteve të Aleksandrit të Madh, por ka nxjerrë si shkak për mosrealizimin, mungesën e fondeve.

Kështu që, sipas gazetës, Kotzias pritet të ofrojë një ndihmë ekonomike, të cilën Greqia do e sigurojë pranë BE-së, duke marrë përsipër shembjen e statujave të Aleksandrit të Madh, kudo ato ndodhen në Shkup.

Gjithsesi, Athina nuk pret rezultate të menjëhershme nga kjo vizitë, pasi sipas qarqeve diplomatike, qeveria e re e Zaevit, me një shumicë të brishtë në Parlament, ka para saj zgjedhjet lokale të tetorit dhe do të ketë nga ana e saj vetëm deklarata për rikthimin e besimit politik ndaj fqinjëve.

The post Greqia ka një propozim të ri për Maqedoninë rreth çështjes së emrit appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti fajëson qeverinë për bllokimin e palestrës së sportit në Prishtinë  

Posted: 27 Aug 2017 08:36 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje sa i përket kërkesës së Kuvendit Komunal për kalimin në pronësi të komunës të Pallatit të Rinisë, në mënyrë që në këtë të fundit të bëhen investime dhe renovime.

Ahmeti ka thënë se janë bërë gati 2 vjet që kur Kuvendi Komunal e ka bërë një kërkesë të tillë në adresë të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

"Tashmë u bënë gati dy vite që kur me vendim unanim të Kuvendit Komunal kërkuam nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që Pallatin e Rinisë ta kalojmë në pronësi të Komunës në mënyrë që të investojmë dhe ta rinovojmë. Do ti merrnim edhe obligimet e kësaj ndërmarrje. Deri më sot asnjë përgjigje e asnjë letër. Pos asaj që FBK mori nga FIBA për mungesë të ulëseve në sallë", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

The post Ahmeti fajëson qeverinë për bllokimin e palestrës së sportit në Prishtinë   appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i AKR-së: Pas zgjedhjeve lokale, të gjitha partitë do të shkojnë pas PAN-it

Posted: 27 Aug 2017 08:32 AM PDT

Nëse bllokada për krijimin e institucioneve vazhdon deri pas zgjedhjeve lokale, atëherë gjitha partitë do të vrapojnë që t'ia bëjnë numrat PAN-it, ka thënë nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri.

Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdon kjo gjendje atëherë ky subjekt partiak përfundimisht do ta bëjë zhbllokimin e situatës politike në vend.

"Është i mirëseardhur çdo bisedim që bëhet për zhbllokim të situatës. Unë mendoj se zhbllokimi duhet të ndodhë për arsye se nuk e kemi standardin aq të lartë që të humbim kohë dhe të humbet Kosova dhjetëra milionë euro në javë për teket e dikujt. Unë i kam ftuar dhe i ftoj prapë gjithë krerët partiakë që të ulen dhe të bisedojnë e të bëjnë zgjidhje. Kjo ka qenë kërkesa ime e kamotshme, mos t'i kqyrin interesat personale dhe të partive që të shkohet në bllokadë deri mbas zgjedhjeve lokale. Për arsye se aty është qëllimi sepse pas zgjedhjeve lokale të gjithë kanë me u mbajt me u bashku me PAN-in", ka thënë Bahtiri për Indeksonline.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri a treguar se ishte pikërisht kërkesa e tij që të fillojnë bisedimet me krerët partiak. Andaj ai i fton të njëjtit që të gjejnë ndonjë zgjidhje për krizën e krijimit të institucioneve.

Tutje, Bahtiri ka shtuar se nëse krerët partiak nuk arrijnë ta bëjnë zgjidhjen për vendin, atëherë AKR-ja do të lëvizë në këtë drejtim.

"Ne çdo herë kërkojmë zgjedhje por zgjedhjen më të mirë të mundshme. Në qoftë se këta nuk bëjnë zgjedhje atëherë ne detyrohemi të bëjmë zgjidhje. Unë shpresoj se zgjidhja do të ndodhë, përndryshe unë paralajmëroj se nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje ne duhet të ndërmarrim ndonjë veprim, e cila nuk është në shpirtin tonë por ne do të lëvizim në atë drejtim", ka përfunduar Bahtiri.

The post Nënkryetari i AKR-së: Pas zgjedhjeve lokale, të gjitha partitë do të shkojnë pas PAN-it appeared first on INSAJDERI.

Juventusi bën ofertë zyrtare për mesfushorin e Barcelonës

Posted: 27 Aug 2017 08:20 AM PDT

Raportohet se Juventusi ka bërë ofertë për mesfushorin e Bareclonës, Andre Gomes.

Mundo Deportivo raporton se kampioni italian ka ofruar 33 milionë euro për Gomesin, por Barcelona po kërkon 50 milionë euro për shërbimet e portugezit.

Barcelona e kishte blerë sezonin e kaluar Gomesin nga Valencia për 35 milionë euro, por nuk ka arritur të zë vendin e titullarit në Camp Nou.

 

The post Juventusi bën ofertë zyrtare për mesfushorin e Barcelonës appeared first on INSAJDERI.

A është penduar Merkel për hapjen e dyerve ndaj refugjatëve?

Posted: 27 Aug 2017 08:10 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se nuk pendohet për vendimin që e mori në vitin 2015 për t'i hapur kufijtë e vendit për qindra mijëra refugjatë.

Në një intervistë me gazetën Welt am Sonntag, Merkel e mohoi se kishte bërë gabime në politikën e saj për dyert të hapura, edhe pse mbërritja e një milioni refugjatëve në Gjermani në dy vitet e fundit nga Siria dhe Iraku hapi mosmarrëveshje të thella në partinë e saj konservatore dhe ia uli përkrahjen asaj.

"Do t'i merrja përsëri të gjitha vendimet e rëndësishme të vitit 2015," ka thënë Merkel.

Ajo ka thënë se vendimet i kishte marrë bazuar në pikëpamje humanitare dhe politike.

"Ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe unë i mora vendimet bazuar në atë që mendoja se ishte e drejtë nga pikëpamja humanitare dhe politike," ka shtuar ajo.

The post A është penduar Merkel për hapjen e dyerve ndaj refugjatëve? appeared first on INSAJDERI.

Klubi i Bayernit tallet me McGregor dhe Mayweather [foto]

Posted: 27 Aug 2017 08:05 AM PDT

Meçi ndërmjet Flod Mayweather dhe Conor McGregor ka marrë vëmendjen edhe të futbollistëve dhe skuadrave të mëdha evropaine

Boksieri amerikan Flod Mayweather mposhti pas 10 raundeve irlandezin, Conor McGregor, një luftë që nuk përmbushi pritshmeritë, pasi cilësohej si meçi më i mirë i shekullit.

Ky duel nuk e ka bindur as faqen e Bayern Munichut, e cila është tallur me të dy boksierët.

"E shikuar dy golëshin e Lewandowskit sot?", shkruan faqja e Bayernit, duke bashkangjitur një foto të dy boksierëve.

The post Klubi i Bayernit tallet me McGregor dhe Mayweather [foto] appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more