Skip to main content

INSAJDERI: “Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Finlandë” plus 19 more

INSAJDERI: “Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Finlandë” plus 19 more


Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Finlandë

Posted: 18 Aug 2017 09:46 AM PDT

Dy vetë janë vrarë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur nga sulmi me thika në Finlandë, thonë zyrtarët e policisë.

Policia tha se ata qëlluan të dyshuarin që sulmoi disa njerëz në qytetin jugperëndimor të Turkut.

Ai është marrë në paraburgim pasi u qëllua në këmbë.

Incidenti thuhet se u zhvillua në zonën Puutori-Market. Policia ka paralajmëruar se sulmuesit e tjerë mund të jenë të lirë dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg qendrës së qytetit.

Drejtori i Spitalit të Universitetit të Turku, Petri Virolainen u tha gazetarëve se së paku tetë vetë ishin dërguar me lëndime dhe një person kishte vdekur.

The post Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Finlandë appeared first on INSAJDERI.

Facebook teston tematikat e personalizuara në “news feed”

Posted: 18 Aug 2017 09:42 AM PDT

Facebook filloi testime një opsion të ri në News Feed i cili sjell tematika dhe lajme bazuar në interesat e përdoruesve individuale, ndërsa kompania ka shtuar kërkimet në rritjen e kohës së shpenzuar nga përdoruesit në rrjetin social më të madh në botë.

Oferta më e re quhet "Featured Topic," dhe është duke u testuar në News Feed, esencën e Facebook. Çdo temë përmban ca rreshta tekst, një lidhje që drejton tek një lajm dhe një foto shkruante agjencia e lajmeve Reuters.

Facebook konfirmoi se në të vërtetë po testonte diçka të tillë dhe qëllimi i saj është gjetja e përmbajtjeve dhe historive më të përshtatshme për përdoruesit.

News Feed përbëhet nga përmbajtje të publikuara nga miqtë dhe familja e përdoruesve ku secila prej tyre radhitet sipas algoritmave në funksion të Facebook, si dhe postime e reklama nga burime të ndryshme që përdoruesi pëlqen.

Megjithatë kohët e fundit janë shtuar praktikat e kompanive mediatike ku përdoruesve u serviren përmbajtje sipas historikut të përdorimit të sajteve.

Ofrimi i përmbajtjeve me interes për përdoruesit ka qenë një prej sfidave më të vështira për rrjetin social. Në Maj të 2016-ës rrjeti social ndryshon procedurat pas "Trending Topics" pas akuzave se kishte favorizuar lajmet e mediave liberale në kurriz të atyre konservatore. /PCWorld Albanian

The post Facebook teston tematikat e personalizuara në “news feed” appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Tottenham kryen transferimin e parë, shpenzon 46 milionë euro

Posted: 18 Aug 2017 09:36 AM PDT

Skuadra angleze, Tottenham ka transferuar për 46 milionë euro mbrojtësin e Ajax Amsterdamit, Davinson Sanchez.

Kolumbiani, i cili u dallua me paraqitje te mira tek Ajaxi vitin e kaluar, është bërë blerja e parë e londinezëve gjatë kësaj vere.

Tottenham, më parë gjatë këtij tregu të transferimeve, ka shitur katër futbollistë: Federico Fazion tek Roma, Clinton N’jie tek Marsielle, Kyle Walkers tek Manchester City dhe Nabil Bentaleb tek Schalke 04. /Insajderi.com 

The post Zyrtare: Tottenham kryen transferimin e parë, shpenzon 46 milionë euro appeared first on INSAJDERI.

Pas Finlandës, sulm me thikë edhe në Gjermani

Posted: 18 Aug 2017 09:30 AM PDT

Tre persona kanë gjatur vdekjen nga dy sulme me thikë të ndodhur në një distancë kohore të shkurtër nga njëri-tjetri në Finlandë dhe Gjermani.

Sulmi i parë ndodhi në qytetin Turku të Finlandës, ku një person i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarë të rastësishëm. Për pasojë, dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Policia neutralizoi agresorin duke e qëlluar atë në këmbë. Ai është ndaluar dhe kanë nisur hetimet, ndërkohë që autoritetet u bënë thirrje qytetarëve në qytetin jug-perëndimor të vendit që të shmangin qendrën e qytetit deri në një njoftim të dytë.

Pak orë më vonë, në Dusseldorf të Gjermanisë një u raportua një sulm i ngjashëm. Sipas mediave vendase, një 31-vjeçar është goditur disa herë me thikë para një dyqani rrobash në lagjen Elberfel dhe për pasojë ka gjetur vdekjen, ndërkohë që nga sulmi dyshohet edhe për dy të plagosur.

Autoritetet janë duke hetuar si në Gjermani ashtu dhe në Finlandë dhe paraprakisht nuk përjashtojnë mundësinë e një sulmi të ekstremistëve xhihadistë.

Ngjarjet mbërrijnë vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në Spanjë, ku 14 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në dy incidente, një përplasje me makinë në Las Ramblas të Barcelonës dhe një incident në Cambrils.

The post Pas Finlandës, sulm me thikë edhe në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Mbi 30 mijë biznese shqiptare në Itali

Posted: 18 Aug 2017 09:22 AM PDT

Unioni i Dhomave italiane të Tregtisë në raportin vjetor për ecurinë e ndërmarrjeve të huaja tregon se mërgimtarët shqiptarë në këtë vend janë pronarë të rreth 32 mijë bizneseve.

Sipas Unionit italian të Dhomave, fusha më e preferuar e shqiptarëve për të bërë biznes është tregtia por edhe sektori i ndërtimtarisë.

Në Itali jetojnë rreth 450 mijë shtetas shqiptarë.

Sipas këtij raporti  në vendin e parë janë emigrantët marokenë, pastaj janë kinezët e rumunët, ndërsa shqiptarët rezultojnë komuniteti i katërt i huaj me numrin më të madh të ndërmarrjeve në Itali.

TCH raporton se shifra prej 32 mijë biznesesh sa kanë shqiptarët në Itali është gati sa 20 për qind e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri.

The post Mbi 30 mijë biznese shqiptare në Itali appeared first on INSAJDERI.

SEEMO kërkon zbardhjen e rastit të Ollurit, kritikon autoritetet e Kosovës

Posted: 18 Aug 2017 09:20 AM PDT

Organizata e Mediave të Evropës Juglindore (SEEMO) e ka dënuar sulmin ndaj drejtorit të Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri, derisa i ka kërkuar organeve kompetente në Kosovë që ta zbardhin sa më shpejtë rastin

Parim Olluri u rrah në Prishtinë nga tre sulmues të panjohur të mërkurën, më 16 gusht, kur po shkonte në shtëpi me partnerën e tij.

Sulmi erdhi pasi Olluri raportoi për tenderë dhe në raportimet e tij akuzoi disa politikanë dhe disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për korrupsion.

Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO-s ka kritikuar autoritetet kosovare për moszgjidhjen e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, duke thënë se “autoritetet e Kosovës duhet t’i mbrojnë më mirë gazetarët”.

“SEEMO është alarmuar për kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë. Ne i kërkojmë autoriteteve në Prishtinë të hetojnë këtë rast, si dhe të gjitha rastet e pazgjidhura të sulmeve nga e kaluara. Vetëm tre muaj më parë, më 12 maj, autorë të panjohur sulmuan Arbana Xharrën, ish-kryeredaktore e së përditëshmes Zëri në një vend parkimi para shtëpisë së saj në Prishtinë. Ne kemi në bazën tonë të të dhënave 22 raste të kërcënimeve, presioneve ose sulmeve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të medias në Kosovë në vitin 2016. Autoritetet e Kosovës duhet t’i mbrojnë më mirë gazetarët “, tha Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviç.

SEEMO është një rrjet redaktorësh, drejtuesish mediash dhe gazetarësh kryesorë në Evropën Jugore, Lindore dhe Qendrore dhe puna e saj për lirinë e shtypit mbështetet nga Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Mediave (ECPMF), si pjesë e një granti nga Komisioni Evropian. /Insajderi.com

The post SEEMO kërkon zbardhjen e rastit të Ollurit, kritikon autoritetet e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Putin viziton Krimenë e aneksuar nga Moska

Posted: 18 Aug 2017 09:17 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur një vizitë pune në qytetin Sevastopol në Krime, pjesë të cilën e ka aneksuar Moska, më shumë se 3 vite më parë.

Putin pritet të vizitojë një muze, ekspozita me artefakte rreth historisë së Krimesë dhe një kompeks memorial, të personave që e kanë mbrojtur Sevastopolin, gjatë Luftës së Dytw Botërore.

Kjo është vizita e tij e nëntë në Krime, prej periudhës kur Moska e ka aneksuar paligjshëm këtë pjesë, në mars të vitit 2014, hap i cili u ndëshkua me sanksione amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian.

Kombet e Bashkuara me anë të një rezolute, kanë përcaktuar se aneksimi është i paligjshëm, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, "të mos e njoh ndonjë status" të këtij gadishulli, njofton REL.

Ukraina ka protestuar më herët ndaj vizitave të Putinit në Krime, duke i cilësuar si "shkelje të madhe të pavarësisë dhe integritetit territorial".

 

The post Putin viziton Krimenë e aneksuar nga Moska appeared first on INSAJDERI.

Dëmtohet përsëri parku “1 Tetori”

Posted: 18 Aug 2017 08:54 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte angazhuar 4 roje në parkun e ri "1 Tetori", pasi pati dëmtime vetëm pak ditë pas ndërtimit, por kjo gjë si duket nuk ka mjaftuar pasi ky park është dëmtuar përsëri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot janë thyer dyert e tualetit publik te ky park.

Megjithatë, ai ka njoftuar se ekipet e Komunës kanë intervenuar dhe janë rregulluar përsëri.

"Prishtina nuk mund të shkatërrohet, as nuk kthehet më në vend pa zot shtëpie. Prishtina ka edhe qytetari e edhe guxim që ti kundërvihet çdo tentimi për shkatërrim", ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm pesë ditë pasi parku u inaugurua, ai u mbush me plotë mbeturina derisa u demoluan edhe shumë pjesë të lojërave të tij.

Sot përsëri u vandalizua hapsira te parku i ri te 1 Tetori. U thyen dyert e tualetit publik. Megjithate ekipet e Komun…

Опубліковано Dardan Sejdiu 18 серпня 2017 р.

The post Dëmtohet përsëri parku "1 Tetori" appeared first on INSAJDERI.

INPO kritikon Ahmetin për buxhetin komunal të vitit të ardhshëm

Posted: 18 Aug 2017 08:54 AM PDT

Organizata joqeveritare INPO reagon ashpër ndaj moszbatimit të obligimeve ligjore për hartimin e buxhetit të komunës së Prishtinës për vitin 2018 nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Në një komunikatë për media, INPO përkujton se kryetari Ahmeti ka vetëm edhe 10 ditë afat ligjor që t'i dorëzojë Kuvendit Komunal buxhetin e propozuar për vitin 2018 dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme fiskale, ndërkaq deri më sot qytetarëve nuk u është prezantuar asnjë informatë rreth përmbajtjes së draft buxhetit për vitin e ardhshëm.

Për më tepër, INPO thekson se nuk janë mbajtur dëgjimet buxhetore me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit të komunës.

"Komuna e Prishtinës ka dështuar të respektojë obligimet ligjore që dalin nga Ligji për Financat Publike dhe përgjegjësitë e Republikës së Kosovës dhe rregulloreve komunale rreth ciklit të përgatitjes të politikave fiskale për vitin e ardhshëm. Mos angazhimi i kryetarit të Komunës në këtë proces është reflektuar qysh në muajin qershor, ngase komuna nuk ka miratuar as Kornizën Afatmesme Buxhetore", thuhet në reagim.

INPO po ashtu konsideron se kryetari Ahmeti ka dështuar që këtë dokument strategjik ta dorëzojë në kuvend.

Sipas ligjit respektiv, statutit të komunës, rregullores për transparencë dhe planit të veprimit për transparencë të komunës, kryetari obligohet që të konsultojë publikun gjatë gjithë muajit gusht, në mënyrë që të merren parasysh kërkesat dhe propozimet e qytetarëve dhe grupeve të interesit në prioritizimin e politikave investuese  për vitin e ardhshëm.

INPO shpreh shqetësim rreth për moszbatimin e obligimeve ligjore, cenimin e parimit të transparencës dhe mos përfshirjen e qytetarëve në procesin e hartimit të këtij dokumenti.

Po ashtu, INPO vlerëson se këto shkelje ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e planifikimit të mirëfilltë buxhetor, i cili do të garantonte efikasitet dhe efektivitet të shpenzimit të parasë publike.

"Ia rikujtojmë kryetarit Ahmeti se sipas indeksit të kënaqëshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë të publikuar nga INPO, 92% e qytetarëve janë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në dëgjimet publike që organizon komuna për hartimin e buxhetit. Ky rezultat do të duhej të ishte alarm për komunën e Prishtinës që me të gjitha kapacitet e saj të angazhohej në krijimin e urave të komunikimit me qytetarë dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse", thuhet më tej në reagim, përcjell Rtklive.

INPO kërkon nga komuna e Prishtinës që sa më parë të bëjë publik dhe të qasshëm draft buxhetin e komunës për vitin 2018, si dhe të organizojë dëgjimet buxhetore me qytetarë.

Gjithashtu, i bën thirrje Kuvendit Komunal që të jetë më azhur në mbikëqyrjen e punës së kryetarit të Komunës dhe të ushtrojë me përpikëri detyrat dhe kompetencat ligjore në zbatimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies.

 

 

The post INPO kritikon Ahmetin për buxhetin komunal të vitit të ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Policia konfirmon numrin e të vdekurve nga sulmi në Finlandë

Posted: 18 Aug 2017 08:51 AM PDT

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Finlandë, në një sulm me thikë që ndodhi në qytetin perëndimor të Turkut.

Policia ka konfirmuar se një person të dyshuar për kryerjen e sulmit me thikë, që ndodhi të premten, raporton Reuters.

Spitali i Turkut konfirmoi vdekjen e një personi, duke thënë se të paktën tetë të tjerë janë duke u trajtuar në spital. /Insajderi.com

The post Policia konfirmon numrin e të vdekurve nga sulmi në Finlandë appeared first on INSAJDERI.

Mustafi “vendos” flamurin e Kosovës për Xhakën, e të Shqipërisë për veten

Posted: 18 Aug 2017 08:46 AM PDT

Postimi i fundit i Shkodran Mustafit në Twitter mund t’i hidhërojë tifozët gjermanë dhe tifozët zviceranë të futbollit.

Mbrojtësi i kombëtares gjermane, por me origjinë shqiptare, ka postuar në rrjetin social një fotografi së bashku me shokët e tij të skuadrës: Granit Xhakën, Mesut Ozil, Mohammed El Neny, Per Mertesacker dhe Sead Kolasinaç.

Mustafi i vendosi flamujt e secilit vend prej nga vijnë të gjashtë futbollistët që kishin dalë në foto. Për veten e tij, ai vendosi flamurin shqiptar, ndërsa për shokun e tij të skuadrës, Granit Xhakën, mbrojtësi vendosi flamurin e Kosovës.

Ndërsa për futbollistët e tjerë të paraqitur në fotografi, Mustafi vendosi flamujt e Egjiptit për Mohammed El Nenyn, të Turqisë për Mesut Ozil dhe të Gjermanisë për Per Mertesacker.

Paraqitja e Granit Xhakës si shqiptar i Kosovës i ka shkaktuar “përplasje” me mediat zvicerane më parë mesfushorit të Arsenalit. Mediat zvicerane e kishin kritikuar Xhakën, në kohën kur luante me Borussia Monchengladbach, për arsye se kishte bërë me duar simbolin e shqiponjës. /Insajderi.com

The post Mustafi “vendos” flamurin e Kosovës për Xhakën, e të Shqipërisë për veten appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijohet me Radoçiqat e Veselinoviqat

Posted: 18 Aug 2017 08:43 AM PDT

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijohet "me Radoçiqat e Veselinoviqat e as me kumari me ta dhe me krimin".

Ai ka thënë se Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare e cila respekton të drejtën e të gjithëve.

"Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin. Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë", ka shkruar Mustafa.

Ramush Haradinaj kandidati i PAN-it për kryeministër ditë më parë kishte kërkuar mbështetje për kryeministër edhe nga njëri prej kriminelëve kryesor të veriut të Kosovës. Haradinaj, kishte takuar Milan Radojiçiq – babanë e gruas se Zvonko Veselinoviqit, i hetuar një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi. Pas burgosjes së Veselinoviqit në Serbi, kontrollin në veri të Kosovës e ka marrë Radioçiq

Mutafa më tej ka thënë se LDK do të bashëqeverisë për sic ka thënë ai vetëm me ata të cilët nuk diktohen nga krimi dhe nga Lista Serbe.

"LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën", ka shkruar Mustafa./Insajderi.com

Ramush Haradinaj ka kërkuar mbështetje për kryeministër nga krimineli serb i veriut

The post Mustafa: Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijohet me Radoçiqat e Veselinoviqat appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i LDK-së flet për propozimin e Albin Kurtit

Posted: 18 Aug 2017 08:37 AM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri thotë se do ta shqyrtojnë propozimin e ish- liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Ky i fundit përmes një letre të hapur sot u ka bërë kërkesë deputetëve që janë të rregullt në seanca, të propozojnë një kandidat të përbashkët, nëse PAN nuk mund ta bëjë këtë.

Propozimi i deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti do të shqyrtohet të hënën nga Kryesia e Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Kështu bën të ditur për Express, zëvendëskryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

"Kryesia e LDK të hënën mund ta shqyrtojë çdo propozim që dërgon në krijimin e institucioneve të vendit sipas Kushtetutës së Republikës dhe në bazë të rezultateve të 11 qershorit.. kriza që ka hy Kosova në pamundësi me implementu rezultatet e zgjedhjeve te fundit", është shprehur Haziri.

Ish lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sot, përmes një letre të hapur ka propozuar që deputetët pjesëmarrës, të rregullt të seancës konstituive të përzgjedhim një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht.

The post Nënkryetari i LDK-së flet për propozimin e Albin Kurtit appeared first on INSAJDERI.

Zbatimi i “Modelit Qipriot” në Kosovë? Flet Aleksandar Vuçiq

Posted: 18 Aug 2017 08:34 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për vizitë në qytetin Vlladiçin Han, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, tha se ndryshimet kushtetuese në Serbi do të ndodhin nëse arrihet konsensusi.

Në pyetjen për Kosovës dhe të ashtuquajturin "Model i Qipros", Vuçiq u shpreh se do t'i pëlqente t'i sqarohej cili është "Modeli Qipriot" dhe a është në interes të Serbisë të ketë konflikt të ngrirë.

"Më sqaroni çyshtë Modeli Qipriot. Konflikt i ngrirë për 100 ose 200 vjet, a është kjo zgjidhja?" – ka pyetur Vuçiq, raportojnë mediat e Beogradit.

Vuçiq tha se në rastin e konfliktit midis Greqisë e Turqisë rreth Qipros nuk ka zgjidhje dhe nuk beson të ketë në 100 vjetët e ardhshme.

Për mua është më së lehti të mos e zgjidh problemin e Kosovës, por kjo do të thoshte që përgjegjësinë ta bart në ata që do të vijnë, është shprehur Vuçiq, duke konstatuar se konflikti i ngrirë mund të shkrihet.

Siç citohet të ketë thënë Vuçiq, ithtarët e konfliktit të ngrirë njëkohësisht "vajtojnë në të gjitha anët" kur shfaqen "dy zarfe" me të cilat ftohen obliguesit për ushtrime ushtarake, për të parë nëse mund të çmontojnë e montojnë pushkën.

The post Zbatimi i “Modelit Qipriot” në Kosovë? Flet Aleksandar Vuçiq appeared first on INSAJDERI.

“Prishtina ishte në gjendje kome, e kthyem në jetë” – Ahmeti flet për qeverisjen e VV-së në Prishtinë

Posted: 18 Aug 2017 08:22 AM PDT

Shpend Ahmeti ka thënë se është optimist se do të fitojë edhe një mandat në Komunën e Prishtinës, teksa ka kritikuar qeverisjen e kaluar të LDK-së në kryeqytet.

Ahmeti, në një intervistë për emisionin 038 të Kohavisionit, ka thënë se në mandatin e dytë do të punojë në zhvillim të qytetit.

"Prishtina ishte në gjendje kome, ne e kthyem në jetë dhe tash ne mandatin e dytë është koha të r zhvillojmë. Mandatin e dytë e quaj Prishtina 2.0", ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka pranuar kritika të ashpra nga opozita në Prishtinë, pasi LDK dhe PDK pretendojnë se Ahmeti ka keqeverisur në kryeqytet. /Insajderi.com

The post “Prishtina ishte në gjendje kome, e kthyem në jetë” – Ahmeti flet për qeverisjen e VV-së në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Oferta marramendëse e Barcelonës për Coutinhon që Liverpooli e refuzoi

Posted: 18 Aug 2017 08:07 AM PDT

Liverpooli ka refuzuar një ofertë të tretë nga skuadra e Barcelonës, në shumën e 125 milionë eurove për Philippe Coutinho.

Gjigantët spanjollë pritej të bënin një ofertë të përmirësuar për 25-vjeçarin, pasi ai bëri kërkesë për tu larguar nga Liverpooli, raporton gazeta britanike The Guardian.

Kjo pasoi një deklaratë nga pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group, se Coutinho do të qëndronte në Anfield pavarësisht ofertave të Barcelonës. /Insajderi.com

The post Oferta marramendëse e Barcelonës për Coutinhon që Liverpooli e refuzoi appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj tregon përse ka hequr dorë nga kandidimi për kryetar të Deçanit

Posted: 18 Aug 2017 08:05 AM PDT

Daut Haradinaj nga AAK nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Deçanit, por Bashkim Ramosaj. Haradinaj ka sqaruar arsyen për mos kandidimin e tij në zgjedhjet lokale.

Haradinaj thotë se mos kandidimi për kryetar të Deçanit ka qenë një vullnet i tij dhe i gjithë strukturave të Aleancës.

"Është vullnet i përbashkët i imi dhe i gjithë strukturave të Aleancës. Me një dakordim edhe në nivelin qendror e atë lokal, Ramosaj ka marrë mbështetjen e të gjitha strukturave të Aleancës që të jetë kandidat i joni dhe kryetar i Komunës nga 22 tetori" tha Haradinaj derisa është shprehur i sigurt se fitorja do të jetë e tyre sikurse edhe në shumë komuna të tjera.

Haradinaj i cili e ka fituar edhe një mandat për të qenë pjesë e legjislaturës së re mohon në mënyrë kategorike se do të jetë pjesë e ekzekutivit nëse Qeveria Haradinaj arrin të formohet, njofton Gazeta Express.

Ai thotë se do të shërbejë vetëm si deputet. " Në asnjë mënyrë unë nuk jam dhe as që pretendoj të jem pjesë e ekzekutivit", ka theksuar ai.

The post Haradinaj tregon përse ka hequr dorë nga kandidimi për kryetar të Deçanit appeared first on INSAJDERI.

Goditja e vëllezërve Buja ndaj partisë që dikur u mundësonte poste të larta

Posted: 18 Aug 2017 08:03 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë një goditje në Komunën e Lipjanit vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale. Dy politikanët me ndikim të kësaj komune kanë braktisur partinë, për të cilën thonë se është duke degraduar në vazhdimësi.

Vëllezërit Ramë dhe Shukri Buja, të cilët për shumë vite kanë mbajtur pozita të larta shtetërore si pjesë e PDK-së, kanë vendosur të largohen nga partia e drejtuar nga Kadri Veseli.

Shukri Buja, ish-deputet dhe kryetar i Lipjanit, ka zgjedhur të vazhdojë aktivitetin tek Nisma për Kosovën, parti që ishte formuar pikërisht nga ish-drejtuesit e lartë të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj. Nisma ka mbledhur afër vetes një numër të ish-anëtarëve të PDK-së, dhe në zgjedhjet e fundit është rritur për një deputet në Kuvendin e Kosovës, me gjithsej shtatë deputetë.

Ai ka qenë kritik ndaj vendimit të ish-partisë për t'ia dhënë postin e kryeministrit kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe e sheh pikërisht këtë lëvizje si arsye për rënien e PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në anën tjetër, vëllai i tij, Rama, zyrtarizoi dorëheqjen të premten, duke thënë se në PDK është duke ndodhur degradim "që do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik". Dorëheqja e tij vije vetëm dy ditë pas largimit të vëllait të tij.

Rrjedhimisht, PDK ka mbetur pa mbështetjen e tyre vetëm pak kohë para zgjedhjeve të 22 tetorit, dhe Shukri Buja tashmë e ka bërë të qartë se PDK është e kaluar dhe nuk dëshiron të merret me të. I pyetur nëse ardhja e Kadri Veselit në krye të partisë  shkaktoi rënien në zgjedhjet e fundit, ai shkurtimisht thotë se kjo është çështje e brendshme e tyre.

"Nuk dëshiroj të merrem me PDK-në, sepse kjo është çështje e tyre. Normalisht ajo duhet ta analizojë këtë, por nuk e ka bërë këtë", ka thënë ai.

Megjithatë, para se të braktistin partinë, ata kanë mbetur pa postet e rëndësishme që dikur i mbanin. Ramë Buja nuk ishte përfshirë në kabinetin qeverisës në mandatin e fundit, kurse Shukri Buja as nuk ka qenë kandidat i PDK-së për zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Pozitat e larta që ua mundësoi PDK-ja ndër vite

Historia e bashkëpunimit të vëllezërve Buja me PDK-në ka filluar para shumë viteve. Ramë Buja, ish-pjesëtar i UCK-së, që kishte marrë pjesë edhe në Konferencën e Rambujesë, ishte bërë Ministër qysh në vitin 1999, në Qeverinë e Përkohshme, që udhëhiqej nga ish-kryetari i partisë, Hashim Thaçi.

Nga prilli i vitit 1999 deri në prill të vitit 2000, ai shërbeu si ministër i i Qeverisjes Lokale.

Buja, që ka doktoraturë në Shkencat Politike, ka qenë edhe deputet i PDK-së, dhe në legjislaturën e tretë të Kuvendit ka mbajtur pozitën e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Poashtu, ai ka qenë edhe Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në anën tjetër, edhe karriera politike e Shukri Bujës tek PDK ka filluar shumë herët.

Në vitin 2005 ai ishte zgjedhur kryetar dege në Lipjan, për t'u bërë më vonë kryetar i Komunës në dy mandate: nga viti 2007 deri në vitin 2013, kur në Lipjan fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës me Imri Ahmetin.

Në vitin 2014, Shukri Buja arriti të mbledhë votat e mjaftueshme për t'u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Ai ka qenë edhe në kryesinë e PDK-së, që për disa vite ka qenë partia më e madhe në vend.

I akuzuari për korrupsion i bashkohet partisë që udhëhiqet nga një i akuzuar tjetër

Aktualisht, Shukri Buja, ka probleme me drejtësinë. Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit ka favorizuar një biznesmen.

Insajderi ka raportuar në fillim të këtij viti rreth një trualli në Komunën e Lipjanit, e cila paraprakisht ishte destinuar pronë si industriale, para se të ndërrohej plani urbanistik nga Komuna, për t'ia mundësuar një biznesmeni, Fahri Retkocerit, të ndërtojë një objekt në atë lokacion.

Biznesmeni dëshironte që të ndërtonte objekt të banimit kolektiv në vendin e quajtur "Rupçinë", në sipërfaqe prej 8 mijë e 437 metrave katror, raporton Insajderi.

Komuna e Lipjanit, e cila asokohe udhëhiqej nga Buja, fillimisht refuzo kërkesën e biznesmenit duke thënë se "Plani zhvillimor komunal ka mospërshtatje me destinimin" dhe se "Rishqyrtimi i zonës apo revidimit të një zone mund të bëhet vetëm me pëlqimin dhe kërkesën e komplet zonës".

Mirëpo, një vit më vonë, Komuna vendosi që të ndryshonte planin zhvillimor urban të qytetit. Përmes një aktvendimi të datës 3 tetor 2011, Komuna vendosi që t'i jap dritë të gjelbër kërkesës së Retkocerit për ndërtimin e të njëjtit objekt banesor.

E përbashkëta e tij tjetër me kryetarin e partisë së tij të re, Fatmir Limaj, – përveç faktit që kanë qenë së bashku në PDK – është se që të dy kanë problem me ligjin.

Edhe Fatmir Limaj vazhdon përballjen me drejtësinë për keqpërdorime të supozuara që kanë ndodhur gjatë kohës sa ai ka qenë Ministër i Transportit.

Përplasja e Bujës me Grabovcin  për të "sistemuar" njerëzëit në pozita

Tashmë ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Ramë Buja, kishte pasur një përplasje më herët me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte të bëjë me sistemimin e njerëzve të tyre në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Insajderi kishte publikuar vitin e kaluar një përgjim telefonik në mes të dy palvë, ku dëgjohen edhe fyerje mes tyre.

Buja, atëkohë ministër i Arsimit e kishte shpallur një konkurs formal për mikun e tij, Fatmir Arifi, derisa Grabovci, shef i Grupit Parlamentar në PDK, donte që në këtë pozitë të vendosej, Ramadan Gashi, ish – kryetar i Komunës së Skenderajt.

Kjo përplasje për interesa të dy krerëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet nga dy përgjime telefonike të kryera në nëntor të vitit 2011, të cilat i sjell Insajderi në kuadër të hulumtimit "Dosja e Shefave".

"Adem… po ta them mënyrën ma të qetë të mundshme, pa hiç hajgare, unë e lëshoj venin, ja lëshoj Ramdan Gashit, po mu bo poçaver, e me lujtë koqe, nuk ka mundësi me ndodhë", i thotë Buja Grabovcit në një telefonatë të shkurtër./Insajderi.com

The post Goditja e vëllezërve Buja ndaj partisë që dikur u mundësonte poste të larta appeared first on INSAJDERI.

“Reporterët Pa Kufi” dënon sulmin fizik ndaj Ollurit

Posted: 18 Aug 2017 08:01 AM PDT

Për sulmin fizik ndaj drejtorit te Gazetës Online Insajderi ditën e martë, ka reaguar edhe organizata Reporterët Pa Kufi (Reporters Without Borders) – një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse dhe joqeveritare që promovon dhe mbron lirinë e shtypit.

Përmes një komunikate për media, kjo organizatë ka thënë se dënon sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Ollurit dhe se u bën thirrje autoriteteve kompetente në Kosovë që të zbardhet rasti.

"RSF dënon sulmin ndaj Parim Ollurit, drejtorit të gazetës se respektuar të lajmeve Insajderi.com, dhe i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të zbulojnë kush janë prapa sulmit", thuhet në reagim, raporton Insajderi

Organizata “Reporterët Pa Kufi” ka shpjeguar për artikullin e fundit të publikuar të Ollurit, para se të ndodhte sulmi, në lidhje me komandantët e luftës.

"Olluri u rrah nga tre burra që e pritën atë jashtë shtëpisë së tij në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, në mbrëmjen e 16 gushtit. Ai tha se mendonte se sulmi, në të cilin pësoi lëndime të lehta, ishte i lidhur me punën e tij gazetareske", thuhet në komunikatën e lëshuar nga RSF.

Organizata më tutje ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që Gazeta Online Insajderi është kërcënuar.

"Kjo nuk është hera e parë që Insajderi.com ka qenë objekt i ngacmimeve dhe kërcënimeve. Pas botimit të përgjimeve të vitit të kaluar ku zbuloi përfishrjen e krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në rastet e supozuara të korrupsionit, si rezultat disa reklamues të lidhur me zyrtarët e PDK-së papritmas kanë tërhequr reklamat e tyre nga gazeta e internetit", thuhet në njoftimin e RSF-së. /Insajderi.com

The post “Reporterët Pa Kufi” dënon sulmin fizik ndaj Ollurit appeared first on INSAJDERI.

LDK: Nuk e kemi pritur një dështim kaq të madh të VV-së në Prishtinë

Posted: 18 Aug 2017 07:53 AM PDT

Ish-asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, ka kritikuar qeverisjen në kryeqytet, duke hedhur akuza ndaj kryetarit Shpend Ahmeti dhe tashmë ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut.

Në një komunikatë për media, Shala thotë se edhe pse janë kundërshtarë politikë, nuk ka pritur asnjë herë se dështimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë të ishte kaq i madh.

"Dështimet e askujt nuk i mbulon as justifikon asnjë gjë, as dështimet për 4 vjet të VV në Prishtinë. Udhëheqja e Prishtinës ka pasur dhe ka një mal dështimesh në qeverisje, për të cilat kam folur, debatuar e shkruar për to për gati 4 vjet".

"Të gjitha kanë ndodhur nga keqadministrimi i resurseve, deri te planifikimi e keqmenaxhimi i buxhetit. Përgjegjës janë dy njerëz, kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës, punën e të cilëve e kam përcjellë në vazhdimësi, për gati 4 vjet të udhëheqjes së tyre. Edhe pse jemi kundërshtarë politikë, nuk kam pritur asnjë herë se dështimi i tyre mund të jetë kaq i madh", thuhet në komunikatë.

The post LDK: Nuk e kemi pritur një dështim kaq të madh të VV-së në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more