Skip to main content

“Këmbimi valutor në fundjavë, euro në nivelin 132.5 lekë” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Këmbimi valutor në fundjavë, euro në nivelin 132.5 lekë” plus 2 more Gazeta Tribuna


Këmbimi valutor në fundjavë, euro në nivelin 132.5 lekë

Posted: 13 Aug 2017 01:15 AM PDT

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha evropiane vijon të jetë e dobët ndonëse ka fituar pikë në bursat ndërkombëtare.

Pas një rritje të lehtë në fund të muajit korrik, euro ka vijuar të luhatë pozitat duke u dobësuar gjatë gjithë kësaj jave që qo lëmë pas. Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, euro këmbehet me rreth 132.45 leke. Ky është niveli më i ulët në këto 9 vite, ndonëse shvlerësimi i euros parashikohet të vijojë të paktën deri në fund të muajit gusht, kur fluksi i hyrjeve turistike është në kulmin tij. Duke i lënë vendin vlerësimit të lekut për këtë periudhë, që pritet të jetë i përkohshëm.

Banka e Shqipërisë, vlerëson se "intensiteti aktual i mbiçmimit të kursit të këmbimit, pasojë e përmirësimit te shpejtë te bilancit të shkëmbimeve tregtare e të shërbimeve dhe nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte – do të vijë drejt zbehjes, duke sjellë stabilizim të këmbimit".

Për shkak se monedha e përbashkët nuk pritet të jetë kaq e lirë në tregun vendas, ekspertët shprehen se mund të jetë një periudhë e favorshme për blerje në euro, apo për kreditorët që të paguajnë huanë në këtë monedhë. Ekspertet parashikojnë se leku mund të fillojë të zhvlerësohet në muajt e ardhshëm, si kundër ndodhë gjithnjë pas përfundimit të sezonit veror.

The post Këmbimi valutor në fundjavë, euro në nivelin 132.5 lekë appeared first on Gazeta Tribuna.

Mitrovicë: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm i zjarrfikësve shqiptarë e serbë

Posted: 13 Aug 2017 01:09 AM PDT

Zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit rajonin e Mitrovicës shkatërruan qindra hektarë pyje në disa lokacione të kësaj komune.

Ato kishin rrezikuar edhe shtëpitë e disa lagjeve në këtë rajon, por falë angazhimit dhe mobilizimit të njësive të zjarrfikësve shqiptarë e serbë, nga komunat jugore dhe veriore të rajonit të Mitrovicës, por edhe të vetë qytetarëve, shtëpitë janë shpëtuar pa i përfshirë zjarri.

Qytetarët lavdërojnë punën e suksesshme të zjarrfikësve, duke thënë se ky është një shembull i mirë se si mund të bashkëpunohet dhe të organizohen shërbime të përbashkëta të komunave në dobi të qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Arbenita Shala, qytetare nga jugu i Mitrovicës, konsideron të mrekullueshme punën e zjarrfikësve shqiptarë e serbë, që kanë bërë ditët e fundit në rajonin e Mitrovicës.

"Ata janë heronj të vërtetë, sepse kur është në pyetje jeta e qytetarëve dhe pronat e tyre, nuk duhet shikuar etninë, fenë etj", ka thënë Shala për KosovaPress.

Ajo ka uruar që një bashkëpunim i tillë mes pjesëtarëve të institucioneve të jugut dhe veriut të Mitrovicës të vazhdojë edhe në fusha tjera.

Edhe Danillo Kostiq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, ka vlerësuar angazhimin maksimal dhe punën e madhe të zjarrfikësve nga të dyja pjesët e qytetit të Mitrovicës, të cilët kanë bërë në lokalizimin e zjarreve dhe evitimin e pasojave të rënda që kanë mundur të ndodhin.

"Akti i zjarrfikësve është mësim dhe inspirim për qytetarët, qytetin tonë, dhe në mënyrë të veçantë për të gjitha ato familje që shpëtuan nga një tragjedi e mundshme", tha Kostiq.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, Musa Dragaj, i cili ka menaxhuar situatat vazhdimisht nga afër, ka bërë të ditur për KosovaPress se bashkëpunimi në mes të njësiteve të zjarrfikësve të komunave jugore dhe veriore të Mitrovicës, por edhe të komunave tjera përreth, ka qenë i kënaqshëm.

Sipas tij, fal punës së përbashkët janë lokalizuar me sukses zjarret e fuqishme që përfshinë mbi 100 hektarë pyje, në dy lokacione të ndryshme të Komunës së Mitrovicës, përreth kodrës së Cërnushës në fshatin Kqiq, por edhe në disa lokacione tjera.

"Siç dihet, gjatë këtyre ditëve ku ka mbretëruar vapë e madhe kemi pasur zjarre nëpër disa zona të komunës tonë. Bashkëpunimi në mes të ekipeve apo brigadave të zjarrfikësve të komunave jugore, veriore të Mitrovicës, Zveqanit dhe komunave tjera të cilat janë përreth, ka qenë në nivel të kënaqshëm. Më datën 7 gusht bie fjala, kemi pasur zjarrin e parë që ka ndodhur në fshatin Kçiç. Gjatë orëve të pasdites, por edhe rreth mesnatës, kemi pasur mbështetjen e njësiteve të zjarrfikësve të veriut të Mitrovicës. Vlen të theksohet se edhe tek lokacioni i Kërshit të Dudës afër motelit, përveç njësiteve tona, kanë reaguar edhe ato të komunës së Zveqanit. Kështu që marr në përgjithësi, bashkëpunimi i njësiteve të zjarrfikësve të komunave jugore dhe veriore, ka qenë i mirë dhe në nivel", ka thënë Dragaj.

Në lidhje me shkaqet e zjarreve, Dragaj ka përmendur temperaturat e larta, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e faktorit njeri në disa raste.

Në anën tjetër, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka konfirmuar bashkëpunimin e mirë në mes të njësiteve nga veriu dhe jugu i Mitrovicës.

Ai këtë bashkëpunim e quajti të natyrshëm, meqë këto njësite funksionojnë në kuadër të Institutit Kombëtar për Menaxhimin Emergjent të Kosovës.

"Po, mund të konfirmoj bashkëpunimin shumë të mirë në mes të njësiteve të zjarrfikësve nga jugu dhe veriu në situata çfarë kanë ndodhur ditëve të fundit në rajonin e Mitrovicës rreth zjarreve. Po e përmendi vetëm rastin e fundit, kur objekti i ashtuquajtur 'i personave të vetmuar' që ndodhet afër Gjykatës në veri të Mitrovicës, u përfshi nga zjarri. Përveç njësiteve të zjarrfikësve nga veriu, kemi pasur mbështetjen edhe prej njësiteve nga jugu i qytetit të Mitrovicës, madje edhe nga Vushtrria", theksoi për KosovaPress Hoti.

Ndryshe, në operacionet për shuarjen e zjarreve që kanë ndodhur nga data 7 gusht në rajonin e Mitrovicës, kanë qenë të angazhuar dhjetëra zjarrfikës me automjetet e tyre nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, Vushtrria, Skenderaj, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Operacionet ishin të organizuara mirë dhe ekipet kanë funksionuar suksesshëm, ndërsa në shuarjen e zjarreve ishin të angazhuar edhe një numër i madh i banorëve që jetonin përreth zonave të përfshira nga zjarri.

The post Mitrovicë: Bashkëpunim i shkëlqyeshëm i zjarrfikësve shqiptarë e serbë appeared first on Gazeta Tribuna.

Krerët e PAN Veseli, Haradinaj e Limaj vazhdojnë konsultimet për Qeverinë, ja kë e takuan sot (FOTO)

Posted: 12 Aug 2017 04:55 AM PDT

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj po vazhdojnë konsultimet për krijimin e Qeverisë.
Në një nga restorantet në Prishtinë, Veseli Haradinaj e Limaj u panë në takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën, shkruan Express.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë./GazetaExpress./ 

The post Krerët e PAN Veseli, Haradinaj e Limaj vazhdojnë konsultimet për Qeverinë, ja kë e takuan sot (FOTO) appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more