Skip to main content

“Këtë mos e bëni kurrë gjatë prerjes së thonjve” plus 9 more Ferizaj Press

“Këtë mos e bëni kurrë gjatë prerjes së thonjve” plus 9 more Ferizaj Press


Këtë mos e bëni kurrë gjatë prerjes së thonjve

Posted: 28 Aug 2017 09:59 AM PDT

Për shumicën prej nesh, kujdesi ndaj thonjve është sinonim i ruajtjes së bukurisë së tyre estetike.

Thonjtë e shkurtuar janë më të mirë për shëndetin dhe bakteret e mikrobet vështirë se mund të fshihen aty, ku zakonisht e bëjnë.

Nëse rreth thonjve po ju formohet një shtresë e verdhë, e gjitha çfarë duhet të bëni është të ndryshoni përbërësin e kujdesit të thonjve, por çfarë për problemet shëndetësore që mbeten nën sipërfaqe?

Një praktikë e zakonshme në sallone dhe në shtëpi është që të preni lëkurën e vdekur rreth thonjve. Shumica e bëjnë këtë për shkak se iu duket e bezdisshme dhe e shëmtuar, transmeton Gazeta Express.

Por, prerja e asaj lëkure, rreth thoit, është gabimi më i keq që mund ta bëni. Kur e preni atë, ju në fakt e 'shpallni atë zonë' si zonë të mijëra mikrobeve dhe baktereve.

Dhe përtej infeksionit të padëshiruar, ta presh lëkurën rreth thoit çon në probleme të pazakonshme estetike, gjithashtu. Në vend se të preni lëkurën 'e keqe' rreth thoit, më mirë është që të kujdeseni për të me ndonjë krem.

​Përfundimisht është arritur marrëveshja ndërmjet PAN dhe AKR’së 

Posted: 28 Aug 2017 09:34 AM PDT

Koalicioni PAN dhe Aleanca për Kosovën e re e Behgjet Pacollit kanë rënë dakord për krijimin e institucioneve të reja. Gazeta Expres merr vesh se Pacolli ka pranuar të bëhet pjesë e qeverisë së re e cila pritet të drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Si duket negociatat që janë zhvilluar gjatë fundjavës që shkoi, kanë qenë vendimtare për këtë marrëveshje. Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zhbllokohet pasi PAN ende nuk i kishte votat për Kryeparlamentarin. Kjo nxiti debate të ashpëra dhe përplasje sidomos ndaj Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. 

Kreu i PDK'së Kadri Veseli në replikat e tij me Albin Kurtin në Kuvend, tha se do të hiqte dorë nga posti i Kryeparlamentarit nëse Kurti arrin të sigurojë 61 vota – aq sa duhen për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e institucioneve.

Kjo ka nxitur një proces tjetër bisedimesh po zhvillohet ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk dihet se cilat janë shanset që këto dy palë të arrijnë, pasi nuk po hezitojnë të përplasen publikisht sidomos rreth cështjes së 70 dosjeve që Vetëvendosje i ka deponuar në Prokurori kundër Isa Mustafës.

Zyrtarë të PDK'së dhe të partive tjera në Parlamentin e Kosovës kanë thënë se presin që Kuvendi të mbajë seancën e re gjatë javës së parë të muajit shtator. /Gazeta Express/.

Deputeti i PDK’së: Seanca për konstituimin e Kuvendit gjatë javës së parë të shtatorit

Posted: 28 Aug 2017 09:05 AM PDT

Në një prononcim për Gazetën Express, Beqa shprehu bindjen se institucionet e vendit do të formohen në muajin shtator. Ai thotë se, data 7, ditë e enjte e këtij muaji, mund të jetë dita kur koalicioni PAN do ta dërgojë në Kuvend dhe ta hedhë në votim emrin e kryeparlamentarit të nominuarin nga ky koalicion, Kadri Veseli.

"Në pjesën e parë të muajit shtator do të mbahet seanca dhe do të bëhet konstituimi i Kuvendit. Data 7 shtator është datë ende e pakonfirmuar, por është e pëlqyeshme edhe nga partnerët e tjerë", ka thënë Beqa të hënen për Express.Ndërkohë që Kuvendi, zyrtarisht, ende nuk ka treguar ndonjë datë se kur do të thirret seanca e ardhme.

Kryesuesi, Adem Mikullovci, sot më herët pati deklaruar se seanca do të thirret në momentin kur atë ta njoftojë Sekretariati i Kuvendit se ndonjëra nga partitë ka arritur t'i bëjë numrat. Por, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, është i vetmi përgjegjës për thirrjen e seancës së ardhme rreth konsituimit të Kuvendit. "Kurdo që kryesuesi të njoftojë për seancë ne përgatitemi. Është detyrë e kryesuesit që ta thërrasë seancën", deklaroi Krasniqi për Express.Ndërkaq kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha sot se janë duke u bërë përpjekje që seanca e ardhshme për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të mbahet në fund të kësaj jave ose javën tjetër, e që, sipas tij, të mos e ketë epilogun e seancës së kaluar."Përgatitjet janë në fazën finale për një qeveri gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë. Nuk jap saktësi me kë jemi për marrëveshje, por për mua çdo gjë do të zgjaste dy javë", tha Haradinaj.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u organizuan më 11 qershor. Përmes votës, qytetarët zgjodhën 120 deputetët e përbërjes së re të Kuvendit. Megjithatë, Kuvendi mbeti i pakonstituuar, pavarësisht se seanca inauguruese ka nisur që nga 3 gushti.Pa konstituimin e Kuvendit, nuk mund të bëhen hapat tjerë kushtetues e ligjorë për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës./G.H/GazetaExpress/

​Kusari-Lila: Vitore Stavileci viktimë e huliganizmit

Posted: 28 Aug 2017 09:00 AM PDT

Kusari-Lila thotë se Vitore Stavileci është viktimë e huliganizmit dhe nuk duhet të ketë asnjë petk politik që e mbron këtë sjellje. 

"Ne kemi bindje të ndryshme politike por nuk rrahemi për to, se atëherë s’kemi nevojë për shtet por për ring boksi që të fitojë më i forti", shkruan në facebook kandidatja për kryetare të Gjakovës.

Ky është reagimi i plotë i Mimoza Kusari-Lilës:

Vitore Stavileci është grua me emër dhe mbiemër, integritet dhe dinjitet të vetin personal, shtesë është Nënë, motër, bashkëshorte dhe asnjëri nga atributet e saj nuk e meriton të ushtrohet dhunë ndaj saj, ashtu sikur asnjë qenie e gjallë nuk rrahet për se është gruaja apo Nëna e dikujt. 

Vitorja është viktimë e huliganizmit dhe nuk ka arsye apo petk politik që e mbulon huliganizmin.

Ne kemi bindje të ndryshme politike por nuk rrahemi për to, se atëherë s’kemi nevojë për shtet por për ring boksi që të fitojë më i forti.

Ftoj organet e drejtësisë edhe pse deri me tani shpesh pa sukses, të gjejnë autorët dhe të zbardhin rastin dhe prapavijën e kësaj dhune në mënyrë që të ketë paqe dhe qetësi për të gjithë në shoqëri. 

Ndërsa denojmë për aktin e shëmtuar dhe ftoj të gjithë pa përjashtim të besojmë në drejtësi dhe demokraci dhe i uroj shërim të shpejtë Vitores.

Vazhdon odisejada e djegies së objektit në qendër të Ferizaj (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 08:33 AM PDT

Ferizaj.28.08.2017. Edhe sot ka vazhduar problemi me djegien e objektit në qendër të Ferizajt. gjatë tërë paradites ekipe të zjarrfikësve janë marrë me këtë rast.

Tani objekti përveç që po u shkakton probleme gati çdo ditë   zjarrfikësve  po paraqet edhe rrezik të shembjes që mund të ketë edhe pasoja për kalimtarët  dhe banorët rreth ndërtesës.

“Për çdo ditë po duhet të intervenojmë në këtë ndërtesë, S’di pse askush nuk merr masa që të rrënohet ky objekt sepse në gjendjen çfarë është tani po paraqet edhe rrezik të shembjes ” thotë një anëtarë i grupit të zjarrfikësve.

  

Ferizaj: Plaçkitet lokali në mes të qytetit (Video)

Posted: 28 Aug 2017 08:11 AM PDT

Ferizaj.28.08.2017. Është plaçkitur një lokal afarist në qendër të Ferizajt. Hajnat si duket më nuk e kanë problem të kryejnë  vjedhjet edhe në kohën kur punëtorët në lokal dhe at pa u mërzitur se mund të kapen nga kamerat e sigurisë.

Një rast i tillë ka ndodhur në sheshin kryesor të Ferizajt kur një person ka hyrë brenda lokalit dhe merr nga arka e lokalit të gjitha paratë.

Rasti është i njohur edhe për policinë e cila po merret me rastin.

Bëhet e ditur se me këtë rast hajni ka marrë një shumë prej 600 euro.

E gjithë ngjarja është regjistrua  nga kamerat e sigurisë së lokalit

Ditë më parë një rast i ngjashëm kishte ndodhur në një market te EliAbit, kur plaçkitësit tentuan të marrin parat para punëtores.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy persona sulmuan fizikisht gruan e Blerand Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 06:59 AM PDT

Prishtinë. 17.08.2017. Persona të panjohur rreth orës 14:00 e kanë sulmuar gruan e ministrit duke i shkaktuar lëndime trupore.

E njëjta është dërguar për trajtim në QKUK. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe policia rajone e Prishtinës.

"Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për viktimën V. S., femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia njofton se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje./GazetaExpress/

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nis me pranimin e aplikimeve për viza fejese

Posted: 28 Aug 2017 05:31 AM PDT

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga vet ambasada e SHBA'së në Kosovë.Ky është njoftimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t'ju njoftojë se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet për viza fejese K1 për banorët e Kosovës. Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/en që eshtë qytetar/e i/e SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovar dhe është e vetëdijshme për vështërsitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së. Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbrritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t'i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2.Qytetetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konzullor do t'i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t'ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit.Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konzullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet e juaja mund t'i dërgoni në:  [email protected] PIKAT E RËNDËSISHME•         Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndauara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.•         I/E fejuari/a qytetetar i SHBA-së që ka bërë peticionin mund ta shoqërojë të fejuaren/in aplikues të vizës K1 në intervistë nëse dëshirojnë, edhe pse nuk kërkohet prezenca e tyre.•         Më shumë informata rreth procesit për vizat K1 mund të gjeni në faqen zyrtare të Ambasadës këtu: https://xk.usembassy.gov/visas…

Clark rrëfen momentet kur e detyruan Millosheviqin të dorëzohet dhe t’i largojë trupat nga Kosova

Posted: 28 Aug 2017 05:31 AM PDT

Mustafa: LDK mund të mbetet në opozitë

Posted: 28 Aug 2017 05:30 AM PDT

"Nuk është biseduar në mënyrë konkrete të themi në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne duhet t'i kapërcejmë dhe cilat janë çështje penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodh me liberalizimin e vizave, demarkacionin, dialogun me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që janë po ashtu tema të mëdha të cilat nuk presin. Edhe në qoftë se presim ne nuk na presin të tjerët", deklaroi lideri i LDK-së.

Mustafa ka shtuar se në qoftë se në lidhje me këto tema nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë ata do të qëndrojnë në opozitë, shkruan Aktivpress.

"Unë pres që këto ditë të hapen këto çështje të diskutohen dhe në qoftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema, e bëjmë, në qoftë se jo, atëherë e mbajmë pozicionin tonë që ne të rrimë në opozitë", tha ai.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more