Koha.net: “Madonna 59 vjeçe, por feston si adoleshente” plus 29 more |
- Madonna 59 vjeçe, por feston si adoleshente
- Ankthi i ndarjes nga celulari
- Vetëvendosje e quan të papranueshëm sulmin ndaj Ollurit
- Greqi-Maqedoni, acarohen sërish marrëdhëniet
- Qasja e Vuçiqit ndaj Kosovës, në mes vizionit e manovrës taktike
- Komuna fton qytetarët t`i shlyejnë borxhet
- Serbia i ofron shtetësi “Pikasos së vogël”
- Barcelona kishte lëshuar rast të artë për të transferuar yllin e ri të Realit
- Pacolli: Pavarësia mediale nuk duhet t’i pengojë askujt
- Kinematografia e trashëgimia kulturore edhe sivjet mbesin me legjislacion të vjetër
- “Kombi kosovar” përplas Daçiqin me Çitakun në KS të OKB-së
- Kurti: Bojkoti i PAN-it është zëvendësim taktik për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve
- Udinese sheh te Behrami një lider të skuadrës
- Rusia po planifikon blerjen e trenave nga Siemens, përkundër sanksioneve
- Personat me sindromën Down promovojnë integrimin social me art
- Modernizohet ndriçimi në Rahovec
- Bahtiri: Qeveria do të formohet shumë shpejt
- Vlera e Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare
- Institucionet kulturore të Prishtinës nën llupën e Auditorit
- Mustafa beson në efikasitetin e organeve të rendit në rastin e sulmit ndaj Ollurit
- Fjetja me grim në fytyrë e dëmton lëkurën tuaj
- “Gorillat që s’i pamë” i Surroit botohet në anglisht
- Loja e rrezikshme e frikësimit
- Zogaj flet për sulmin ndaj tij, e lidh me punën si udhëheqës i burgjeve
- Barra për të udhëhequr Kosovën në ndeshjen vendimtare i takon një amerikani
- Temperaturat në bregdetin shqiptar
- Karikatura e ditës
- Në 19 vjetorin e rënies heroike, përkujtohet Cen Dugolli
- Betohen edhe 35 vullnetarë të paqes
- Moti sot dhe ditët në vazhdim
Madonna 59 vjeçe, por feston si adoleshente Posted: 17 Aug 2017 01:14 AM PDT Madonna shuan 59 qirinjtë, por kërcen ende si një adoleshente. Ylli i muzikës pop festoi ditëlindjen në Borgo Egnazia të Puljas duke u shfrenuar ne notat e 'pizzica's se famshme, kërcimi tradicional i këtij rajoni. E veshur me një fustan të zi dhe e shoqëruar nga dajret e duartrokitjet, Madonna performoi përballë miqve dhe familjareve në një vilë luksoze në Italinë jugore mbrëmjen e se martës. Imazhet e kërcimit i postoi me pas ne profilin e saj në instagram shoqëruar me shkrimin "jetë, dashuri,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 17 Aug 2017 01:11 AM PDT Ka shumë njerëz që nuk ndihen rehat pa pasur në duar celularin e tyre për një kohë të caktuar dhe shkencëtarët kanë gjetur një emër për këtë ndjesi. “Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë. Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter. Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vetëvendosje e quan të papranueshëm sulmin ndaj Ollurit Posted: 17 Aug 2017 01:01 AM PDT Edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm e patolerueshëm. “Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve. Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin sa më shpejt këtë rast duke e trajtuar me prioritet. Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Greqi-Maqedoni, acarohen sërish marrëdhëniet Posted: 17 Aug 2017 12:57 AM PDT Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë janë acaruar përsëri, pas një incidenti, të cilin Athina zyrtare e ka konsideruar si diplomatik dhe provokues. Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kandasë, kur konsulli i përgjithshëm I FYROM është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të Ish Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe ", me yllin e Vergjinës, ku përfshihen edhe territore greke, gjithë rajoni I...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Qasja e Vuçiqit ndaj Kosovës, në mes vizionit e manovrës taktike Posted: 17 Aug 2017 12:56 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bën thirrje për dialog për Kosovën dhe për "pajtim historik me shqiptarët". Për këtë, disa e brohorasin si vizionar. Kritikët dyshojnë për një manovër taktike. Presidenti serb ka në bazë të kushtetutës së Serbisë vetëm funksione përfaqësuese - posti i tij është simbolik, pa kompetenca praktike. Por Aleksandar Vuçiq ka prej pesë vitesh të gjithë frerët e pushtetit në duar, si shef i partisë së fuqishme të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Komuna fton qytetarët t`i shlyejnë borxhet Posted: 17 Aug 2017 12:49 AM PDT Kanë mbetur edhe dy javë kohë para se të përmbyllet afati më 1 shtator për falje të borxheve publike. Drejtoria e Financave e Komunës së Istogut po u bënë thirrje tatimpaguesve borxhlinj që të shlyejnë obligimet që i kanë, në mënyrë që të përfitojnë falje të njërës pjesë të borxheve, përfshirë edhe kamatat dhe dënimet. Në bazë të ligjit për faljen e borxheve, i cili ka pasur të përmbyllet në shtatorin e vitit të kaluar, por është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Serbia i ofron shtetësi “Pikasos së vogël” Posted: 17 Aug 2017 12:45 AM PDT Serbia i ka ofruar shtetësinë serbe, familjes së 10 vjeçarit afgan, Fahrad Noory, i cili tashmë njihet si “Pikaso i Vogël”, për shkak të krijimeve të tij artisike. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë ofertë 10 vjeçarit dhe familjarëve të tij, pas një takimi me të, në Beograd. Ai po ashtu i ka premtuar bursë për zhvillimin e talentit të tij për art, si dhe punësimin e babait të tij. Noory dhe familja e tij janë duke jetuar për 8 muaj në një kamp të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Barcelona kishte lëshuar rast të artë për të transferuar yllin e ri të Realit Posted: 17 Aug 2017 12:40 AM PDT Asgjë nga humbja 3:1 e Barcelonës ndaj Real Madridit të dielën mbrëma nuk dhembi aq shumë sa pamja e sulmuesit Marco Asensio duke iu shmangur mbrojtësit Gerard Pique dhe duke mposhtur me një gjuajtje të fuqishme portierin Marc Andre ter Stegen. Nuk ka dilemë se Asensio është i destinuar të jetë lojtari spanjoll i gjeneratës së vet, dhe po që se Barcelona do të kishte menaxhuar situatën më mirë në vitin 2014, ai do të ishte duke luajtur për skuadrën katalunase e jo për Real Madridin, shkruan sot Koha...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pacolli: Pavarësia mediale nuk duhet t’i pengojë askujt Posted: 17 Aug 2017 12:41 AM PDT Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri. “E dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri dhe kërkoj drejtësi dhe siguri për gazetarët dhe mediat. Pavarësia mediale nuk duhet t’i pengojë askujt, ndërsa hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”, ka shkruar Pacolli. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kinematografia e trashëgimia kulturore edhe sivjet mbesin me legjislacion të vjetër Posted: 17 Aug 2017 12:36 AM PDT Nëntë vjet më parë, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit kishin deklaruar se hartimi i Ligjit për muzetë do të jetë prioritet i këtij institucioni. Por kanë kaluar 18 vjet pas përfundimit të luftës dhe shteti nuk e ka një ligj të tillë, ani pse nëpër komuna të ndryshme janë ndërtuar objekte që konsiderohen muze pa u mbështetur në një dokument të tillë, shkruan sot Koha Ditore. Një ligj për muzetë, Ministria e Kulturës nuk do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Kombi kosovar” përplas Daçiqin me Çitakun në KS të OKB-së Posted: 17 Aug 2017 12:35 AM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kurti: Bojkoti i PAN-it është zëvendësim taktik për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve Posted: 17 Aug 2017 12:29 AM PDT Për deputetin më të votuar në Kosovës, Albin Kurtin, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i datës 26 gusht 2014, ia ka vënë kazmën Republikës Parlamentare. Në një artikull të tij ai ka shkruar se ky vendim i jep përparësi absolute të parit në garë në raport me shumicën e tërësisë. “Për të propozuar kryetarin e Kuvendit, në vend se ata që e formojnë shumicën pas zgjedhjeve ta kenë të drejtën, tash koalicioni parazgjedhor që del i pari në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Udinese sheh te Behrami një lider të skuadrës Posted: 17 Aug 2017 12:24 AM PDT Mesfushori kosovar, Valon Behrami, është prezantuar të mërkurën te skuadra e Udineses si përforcimi më i ri për edicionin 2017/18 në Serie A. Klubi italian në sajtin zyrtar ka njoftuar se Behrami është pajtuar me kontratë dyvjeçare dhe mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Kontratën me Udinesen mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës do ta firmosë ditëve në vazhdim, pasi të përfundojë kontrollimet mjekësore. Ai te Udinese është transferuar nga skuadra angleze Watford...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rusia po planifikon blerjen e trenave nga Siemens, përkundër sanksioneve Posted: 17 Aug 2017 12:19 AM PDT Rusia është duke planifikuar blerjen e trenave shtesë nga kompania Siemens, pavarësisht skandalit të fundit, në të cilin Moska ka nisur për në Krime, katër turbina të kompanisë gjermane, duke vepruar në kundërshtim me sanksionet evropiane, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve. Siemens ka thënë gjatë muajit të kaluar se është duke rishikuar marrëveshjen me Rusinë pasi ka zbuluar se turbinat për prodhimin e energjisë, të krijuara për përdorim në jug të Rusisë, janë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Personat me sindromën Down promovojnë integrimin social me art Posted: 17 Aug 2017 12:07 AM PDT Personat me sindromën Down në qendrën e tyre në Prizren, kanë shprehur shkathtësitë në pikturë dhe gatim, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i vizitorëve kanë marrë pjesë në këtë aktivitet. Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë integrimi social, duke parë dhe vlerësuar angazhimin e personave me sindromën Down, shkruan sot Koha Ditore. “Synimi i këtij aktiviteti është integrimi social, ashtu që të ndërgjegjësohen institucionet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Modernizohet ndriçimi në Rahovec Posted: 17 Aug 2017 12:08 AM PDT Përmes projektit për “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, të mërkurën më 16 gusht 2017, Komuna e Rahovecit ka inauguruar fazën e parë të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit. Në ceremoninë e inaugurimit të ndriçimit publik kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, Sali Sallteku, drejtor i Administratës, Fehmi Hoxha drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bahtiri: Qeveria do të formohet shumë shpejt Posted: 17 Aug 2017 12:03 AM PDT Numri një i Mitrovicës, dhe dyshi në Aleancën Kosova e Re, Agim Bahtiri ka komentuar zhvillimet politike në vend. Kur janë shtuar zërat se AKR-ja të cilës i prin Behgjet Pacolli do ta braktisë LAA-në për t’iu bashkuar PAN-it, Bahtiri ka thënë se beson që Qeveria do të formohet shumë shpejt. “Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetëra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vlera e Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare Posted: 17 Aug 2017 12:02 AM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Institucionet kulturore të Prishtinës nën llupën e Auditorit Posted: 16 Aug 2017 11:59 PM PDT Dyshimet për keqmenaxhime të mundshme në institucionet kulturore që janë vartëse të Komunës së Prishtinës, do të hiqen së shpejti, pas përfundimit të një auditimi të brendshëm që ka filluar t’u bëhet këtyre institucioneve. Këto dyshime i ka ngritur Auditori i Përgjithshëm, duke i precizuar edhe në Raportin e auditimit për Komunën e Prishtinës për vitin 2016, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkaq, zyrtarë të Komunës kanë thënë se edhe vetë kanë iniciuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafa beson në efikasitetin e organeve të rendit në rastin e sulmit ndaj Ollurit Posted: 16 Aug 2017 11:51 PM PDT Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është shqetësuar nga lajmi për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri. “Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme”, ka thënë Mustafa. “Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fjetja me grim në fytyrë e dëmton lëkurën tuaj Posted: 16 Aug 2017 11:49 PM PDT Me siguri ju ndodh që në momentet e lodhjes t’i thoni vetes se nuk ka lidhje që nuk e keni hequr grimin dhe se do ta bëni këtë në mëngjes. Cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë? Në fakt, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin, sepse kjo e nënkupton një natë të vështirë për lëkurën tuaj e cila gjithsesi do të dëmtohet. "Papastërtia, vaji, grimi, grimcat nga mjedisi i ndotur dhe qelizat e vdekura grumbullohen në lëkurë gjatë ditës....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Gorillat që s’i pamë” i Surroit botohet në anglisht Posted: 16 Aug 2017 11:45 PM PDT Libri “Gorillat që s’i pamë” i Veton Surroit tashmë është botuar në anglisht. I përkthyer nga Flaka Surroi, me titullin “The Gorillas We Didn’t See”, ky libër nga e hëna do të jetë edhe në dispozicion të lexuesve anglishtfolës, shkruan sot Koha Ditore. Një prej pikave shitëse ku mund të gjendet libri është edhe “Këndi i leximit” i Grupit KOHA në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. “Gorillat...” në shqip ishte...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Loja e rrezikshme e frikësimit Posted: 16 Aug 2017 11:44 PM PDT As Koreja Veriore dhe as SHBA-ja nuk e duan luftën. Por siç pati thënë historiani i ndjerë anglez, A. J. P. Taylor, pasi që kishte studiuar tetë luftëra të mëdha që nga fundi i shekullit tetëmbëdhjetë, luftërat shpesh kanë ardhur si rezultat “i frikës, e jo dëshirës për luftë apo pushtim”. Seul, 14 gusht – Deri më tani, lufta midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe diktatorit verikorean, Kim Jong-un, rreth programit bërthamor të këtij të fundit është luftuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zogaj flet për sulmin ndaj tij, e lidh me punën si udhëheqës i burgjeve Posted: 16 Aug 2017 11:33 PM PDT Dy persona jo shumë të gjatë me trup, me maska në kokë, kanë sulmuar drejtorin e Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, derisa po nisej në punë ditën e mërkurë. Asnjë fjalë nuk ia kanë thënë sulmuesit Zogajt në korridorin e ndërtesës ku banon, vetëm e kanë tërhequr zvarrë dhe kanë tentuar ta dërgojnë në një pjesë të errët dhe të mbyllur të ndërtesës, shkruan sot Koha Ditore. Kur Zogaj është ngjitur për parmakë të shkallëve dhe ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Barra për të udhëhequr Kosovën në ndeshjen vendimtare i takon një amerikani Posted: 16 Aug 2017 11:28 PM PDT Plejmejkeri amerikan Scott Bamforth (188 cm) do të ketë barrën e organizimit të lojës te Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për botërorin "Kina 2019" - atë kundër Estonisë. Në stërvitjen e ditës së mërkurë në Prishtinë, që zgjati një orë e gjysmë, përzgjedhësi Brad Greenberg pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke angazhuar lojtarët në lojë në dy...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Temperaturat në bregdetin shqiptar Posted: 16 Aug 2017 11:28 PM PDT Gjatë ditës së enjte, 17 gusht 2017, moti në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonat malore dhe ato kodrinore. Priten reshje shiu në mesditë e pasdite në zonat malore dhe ato kodrinore me intensitet të dobët. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-15m/s. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.5 metër. Temperaturat parashikohen të jenë: Vendet malore 16°/31°C Vendet e ulta 18°/37°C Vendet bregdetare 21°/34°C ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 16 Aug 2017 11:20 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në 19 vjetorin e rënies heroike, përkujtohet Cen Dugolli Posted: 16 Aug 2017 11:19 PM PDT Sot bëhen 19 vjet që nga rënia e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli. Cen Dugolli, ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës i cili u vra më 17 gusht të vitit 1998 nga forcat serbe në burg. Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serbë por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet, raporton ksp . Sot në përvjetorin e tij të 17 të vrasjes familjarë , miq e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Betohen edhe 35 vullnetarë të paqes Posted: 16 Aug 2017 11:16 PM PDT Ambasadori amerikan Delawie do të udhëheq ceremoninë e betimit të grupit të katërt i përbërë nga 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë, bën të ditur njoftimi për media nga Ambasada amerikane në Kosovë. Vullnetarët e Korpusit të Paqes do të shërbejnë në Kosovë për dy vite në kuadër të programit arsimor në gjuhën angleze pranë Korpusit të Paqes në Kosovë, si mësues të gjuhës angleze. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 16 Aug 2017 11:15 PM PDT Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHK-së, temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të ditëve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë të uljes në pjesën e dytë të javës. Do...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: