Skip to main content

Lajmi.net: “126 kosovarë kryen transplant të veshkave jashtë shtetit” plus 8 more

Lajmi.net: “126 kosovarë kryen transplant të veshkave jashtë shtetit” plus 8 more


126 kosovarë kryen transplant të veshkave jashtë shtetit

Posted: 28 Aug 2017 12:08 AM PDT

Numri i pacientëve kosovarë që i nënshtrohen dializës në Klinikën e Nefrologjisë po rritet nga viti në vit. Rreth 90 pacientë të ri për çdo vit i nënshtrohen shërbimit të dializës, përderisa numri i përgjithshëm i pacientëve në dializë është 830.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën "Zëri" Ibrahim Rudhani nga Klinika e Nefrologjisë, e cila funksionon në kuadër të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Rudhani ka bërë të ditur se në mungesë të ligjit në Kosovë ende nuk mund të bëhet transplantimi i veshkave, me ç'rast pacientët kosovarë detyrohen të shkojnë jashtë vendit për shërbime të tilla.

"126 pacientë nga Kosova kanë bërë transplantin e veshkave jashtë vendit, pasi që në mungesë në ligjit kemi edhe mungesë të stafit të specializuar për transplant të veshkave. Ministria e Shëndetësisë i ndihmon financiarisht pacientët që kanë probleme me veshkë për ta bërë transplantin jashtë vendit, të cilët më pas i mbikëqyrim në Klinikën Nefrologjisë", ka bërë të ditur Rudhani

Pas fitores ndaj Arsenalit, Liverpooli bën transferimin e vitit (FOTO)

Posted: 28 Aug 2017 12:08 AM PDT

“The Reds” kanë përpiluar një ofertë të jashtëzakonshme për të marrë futbollistin e Monacos, Thomas Lemar.

Sipas “Telegraph”, Liverpooli ka përgatitur 60 milionë euro për futbollistin, përcjellë “Lajmi.net”.

Për Lemar, Liverpooli duhet të fitojë një konkurrencë të “egër”.

Lojtari kërkohet edhe nga Manchester United dhe Arsenal. /Lajmi.net/

cats

Jeta dhe vepra e Nënë Terezës ishte e mbushur me plotë dashuri

Posted: 28 Aug 2017 12:03 AM PDT

Rreth aktiviteteve për Ditët e Shën Terezës , i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, ishte Don Lush Gjergji, i cili tha se sivjet është shumë e veçantë sepse jemi në 20 vjetorin e vdekjes dhe siç thoshte ajo e kthimit të në shtëpinë e atit, në një vjetorin e shenjtërimit të saj, po ashtu në një vjetorin e shugurimit të Katedrales, e të gjitha këto ngjarje na kanë bërë që të zhvillojmë aktivitete të ndryshme.

Ai tha se jeta dhe vepra e Nënë Terezës, ka qenë e mbushur plotë, frymëzim, përkushtim  dashuri dhe ndihmë për njerëzit. Pra sipas tij, me 26 gusht kanë filluar aktivitetet që po ashtu është shpalosur edhe një ekspozitë me aktivitetet e saja, po ashtu aty janë emrat edhe të familjeve të saj, pra ka dokumente të saj që tregon traditën kombëtare dhe pastërtinë e saj që ja ka folur zoti.

Don Lush Gjergji, tha se ajo është me prejardhje nga Prizreni, e lindur në Shkup dhe udhëtoi në Kalkutë ku edhe kontribuoi. Ai tha se kanë gjetur dokumente të gjyshit të sajë i cili thotë se të gjitha pronat ja dorëzon Kishës në Prizren, e kjo ka ndodhur më 23 janar 1880.

Sipas tij, Shoqata Nënë Tereza do të përurojë 4 shtëpi të reja në ndihmë familjeve, po ashtu edhe një aktivitet çiklizmi nga çiklistët e Vitisë.

Ai tha se me 2, 3, 4 do të vazhdojnë me meshat në tërë Kosovën, ndërsa më 5 shtator do të ndodh shugurimi me kardinalë të rëndësishëm më se 20 sosh.

Për nderim të kësaj dite Kuvendi i Kosovës datën 5 shtator e ka cilësuar si datën e bëmirësisë.

Dom Lush Gjergji tha se çfarë ndodh për të dhe rreth saj ai i shkruan dhe i ruan si dokument, për këtë ai ka shkruar 17 vepra dhe një përmbledhje, për faktin siç thotë e ka përcjellur gjithnjë për 28 vjet sa ishte gjallë.

Kafshët më të shpejta në tokë, në slow motion (Video)

Posted: 28 Aug 2017 12:00 AM PDT

Si do të ndiheshit po ta shikonit këtë akt në slow motion? Natyrisht, pritshmëritë e juaja mund të jenë ndryshe nga realiteti, për shkak se forma e ujit që bie nga balona do të ndryshojë, shkruan lajmi.net

Por çfarë nëse do të shihnit lëvizjen e kafshëve më të shpejta në të gjithë tokën në slow motion? Është dashur që video të shkojë më ngadalë 40, 80 e më shumë herë që të kuptohet qartë veprimi i tyre

E realizuar nga BBC Wildlife ju mund të shihni më poshtë videon ku do të njiheni me të gjitha këto kafshë. /Lajmi.net/

Në Bruksel vazhdojnë bisedimet për Brexit

Posted: 27 Aug 2017 11:58 PM PDT

Ilustrim (©Shutterstock)

Sekretari për Brexit, David Davis, dëhiron zgjerimin e diskutimeve edhe me çështjen e tregtisë.

Por, BE këmbëngul që të ketë përparim në çështjen e të drejtave të qytetarëve, kufirin me Irlandën dhe ligjin për ndarje, përpara se të vazhdohet me çështje të tjera.

Të dyja palët kanë thënë se nuk ka perspektiva reale për marrëveshje në këtë raund bisedimesh.

Britania duhet të largohet nga BE-ja në fund të marsit 2019, dy vjet pasi kryeministrja britanike, Theresa May, ka nisur zyrtarisht procedurën e shkëputjes.

Sanchez – Man City, “bombë” nga Anglia (FOTO)

Posted: 27 Aug 2017 11:56 PM PDT

Tabloidi britanik “Daily Star” ka zbuluar edhe detajet e operacionit gjigant.

City do të ofrojë 70 milionë funte plus futbollistin Jason Denayer për Sanchez, përcjellë “Lajmi.net”.

Besohet që kjo ofertë do të jetë e pranueshme për Arsene Wenger.

Sanchez kërkon largimin sa më parë nga “Emirates” dhe tani është mundësia ideale për ta bërë një gjë të tillë. /Lajmi.net/

cats

Luana si një fëmijë i lumtur (Video)

Posted: 27 Aug 2017 11:51 PM PDT

Moderatorja Luana Vjollca ka sjellë imazhe të vazhdueshme nga pushimet këto ditë, shkruan lajmi.net.

Ajo po qëndron në Mykonos të Greqisë ku po shijon çdo moment nga këto pushime dhe disa prej tyre i ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.

Së fundi, Luana postoi një video në të cilën shfaqet me bikini në mes të detit, nga lëvizjet që bën, Luana shihet se është shumë e lumtur dhe këtë e tregon edhe me fjalët ‘Fëmijë i lumtur😍’. /Lajmi.net/

happy kid 😍

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Takim për krizën me migrantë në Paris

Posted: 27 Aug 2017 11:44 PM PDT

Takimi në Paris me liderët e Libisë, Çadit dhe Nigerit zhvillohet me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 125,000 migrantë kanë marrë rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe këtë vit.

Shumica e tyre kanë arritur në Itali dhe më pas kanë lëvizur nëpër shtete të tjera të BE-së.

Rreth 2,400 migrantë kanë vdekur në rrugë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, kryeministri i Italisë, Paulo Gentiloni, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të marrin pjesë në bisedime.

“Çmendet” Mihajlovic, sulmon bashkpunëtorët e tij (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2017 11:42 PM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more