Skip to main content

Lajmi.net: “Demi Rose realizon fotosesion tërësisht nudo (Foto +18)” plus 8 more

Lajmi.net: “Demi Rose realizon fotosesion tërësisht nudo (Foto +18)” plus 8 more


Demi Rose realizon fotosesion tërësisht nudo (Foto +18)

Posted: 12 Aug 2017 11:56 PM PDT

Ajo realizoi disa imazhe për Cape Verde, në të cilat u shfaq e shtrirë në plazh, shkruan lajmi.net.

22-vjeçarja ka realizuar fotografi në të cilat vjen tejet seksi, ku shfaqet pa asnjë rrobë në trup dhe me flokë të lagura.

Demi Rose njihet për format trupore bombastike, madje shpeshherë të pasmet e saj krahasohen me ato të Kim Kardashian. /Lajmi.net/

Atletja spanjolle nuk ndalet së qajturi në intervistë (VIDEO)

Posted: 12 Aug 2017 11:55 PM PDT

Komuna e Prishtinës ende s’i ka kryer obligimet prej 2.4 milionë euro ndaj Ujësjellësit Prishtina

Posted: 12 Aug 2017 11:42 PM PDT

 

Antëari i bordit të KRU Prishtina, Ilir Rexhepi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka e publikuar kërkesën e këtij institucioni që e kanë dërguar në komunën e Prishtinës më 18 korrik të këtij viti, për t'i kryer obligimet në vlerë prej 2.4 milionë euro, që komuna e Shpend Ahmetit nuk i ka kryer.

Rexhepi ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Ahmetit, duke i thënë se KRU Prishtina është tatuar nga komuna e Prishtinës si çdo investitor komercial për çdo tubacion të shtrirë për fabrikën e re në Shkabaj.

Ky është postimi i plotë i Rexhepi në Facebook:

Shpend mos e luaj rolin e palaqos, lej ofendimet dhe pergjigju ne ceshtjen e debatit, behu i sinqerte dhe si intelektual, dil e tregoju qytetareve se cfare veprimesh konkrete ligjore ne suaza te pergjegjesive tuaja komunale ke bere apo ske bere ne funksion te ndertimit te fabrikes se ujit ne Shkabaj dhe furnizimit me uje 24 ore te qytetareve te Prishtines. Prishtina ka furnizim me uje 24 ore, por jo nga ti dhe komuna qe ti drejton, por nga KRU Prishtina!

Nese ke fakte perveq genjeshtave elektorale, te ftoje te na argumentosh publikisht nese KRU Prishtina na qenka ndermarrje komunale dhe per rrjedhoje ti dhe komuna qe ti drejton ua paskeni mundesuar furnizimin me uje 24 ore qytetareve te Prishtines, ne te kunderten mos vazhdo ta genjesh e mashtrosh opinionin.

Shpend, dil tregoju prishtinasve me fakte jo me stilin e Dardan Mulliqit, qe ti ishe i vetmi nga gjithe kryetaret e 8 komunave qe nuk pranove te takoheshe me udheheqjen e ujesjellesit per te biseduar lidhur me mundesite e bashkepunimit te KRU Prishtina dhe Komunes se Prishtines ne funksion te furnizimit 24 ore me uje, deri dy jave para perurimit te fabrikes se re ne Shkabaj. Sic po del per kete arsye e kerkove takimin qe ta valorizosh projektin per mashtrim opinioni dhe kalkulime politike.

Shpend, dil tregoju qytetareve pasi paske dashte me i furnizuar 24 ore me uje pse nuk i keni kryer obligimet kontraktuale ne kohe, madje as nuk i planifikove ne listen e projekteve kapitale te buxhetit komunal te vitit 2016 as ne gjashte mujorin e pare te vitit 2017 per funksionalizimin e fabrikes se ujit ne Shkabaj? Po ta benit kete, fabrika mbase do perfundohej akoma me heret, por ju se bete kete, as pas funksionalizimit te saj. Kjo tregon sa e kishit me prioritet, furnizimin me uje 24 ore te qytetareve te Prishtines.

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te zgjerimit te rrjetit te furnizimit me uje te pijshem dhe me me cfare standarde i keni realizuar ne funksion te leshimit te fabrikes per furnizim me uje 24 ore te qytetareve?

Shpend, dil tregoju prishtinasve qe ju dhe komuna qe drejtoni e taksuat KRU Prishtinen per cdo tubacion te shtrire ne funksion te funksionalizimit te fabrikes se re ne Shkabaj, njejte sikur cdo investitor tjeter komercial!

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te rrjetit te ri te furnizimit me uje te pijshem dhe te trajtimit te ujerave te zeza i keni realizuar ne funksion te pergjegjesive dhe kompetencave tuaja ligjore gjate mandatit tuaj ne komunen e Prishtines.

Shpend, dil tregoju qytetareve se Prishtinen e more me problemin e ujit, po cfare bere ti ne funksion te permirsimit te gjendjes, perveq kerkimit te rezervave te ujit me mjete primitive ne shek e 21, me plakun 70 vjeqar e dy tela duke kerkuar rezerva te ujit ne Malet e Germise. Ne vend se te organizoje nje konference donatoresh per ceshtjen e ujit, meqe problematika e tille ishte teme aktuale ne top 10 mediat me te fuqishme te botes!

Shpend, dil e tregoju prishtinasve se tek pas insistimit dhe kerkeses se vazhdueshme te KRU Prishtina, ne gusht te vitit 2017 planifikove shlyerjen e obligimeve ndaj kesaj te fundit.

Shpend, aktrimin mbase e ke te trasheguar, ama mos u bej palaqo me genjy e me ofendu, por mesohu te flasesh e debatosh me fakte!

 

 

20767756_10213441502970007_6784649973090774511_n 20770187_10213440204137537_5402127587712419190_n 20728098_10213440203537522_4909179035030123788_n

Formacioni i Mourinhos në ndeshjen e parë të Unitedit në Premierligë (FOTO)

Posted: 12 Aug 2017 11:40 PM PDT

Në ora 17:00, ekipi i Jose Mourinhos pret skuadrën e West Ham, përcjellë “Lajmi.net”.

United do të ketë tri mungesa në këtë ballafaqim. Mourinho s’do të mund të llogaritë në Rojon, Shaw dhe Young për shkak të lëndimeve.

Ndërsa mysafirëve do t’iu mungojnë Kouyate, Lanzini, Carroll dhe Antonio. /Lajmi.net/

432c6fbe00000578-4781788-image-a-8_1502475453149

‘Xhbanen’ dhe ‘Sasën’ nuk i ndanë as shtrati (Foto)

Posted: 12 Aug 2017 11:31 PM PDT

Ato u bënë shumë të famshme me rolet e ‘Xhbanes’ dhe ‘Sasës’ në serialin vendor ‘O sa mirë’ si dhe shumë të dashura për publikun, shkruan lajmi.net.

Në një foto që Arjola ka shpërndarë në rrjete sociale, ajo shihet bashkë me Adrianën në shtrat dhe shkroi disa fjalë për të.

“"Nuk është kafja, por miqësia është kafeina që kam nevojë t’i jap vetes për një start në mëngjes" shkruan aktorja sipër fotos. /Lajmi.net/

Sonte Juventus-Lazio, formacionet e Superkupës së Italisë (FOTO)

Posted: 12 Aug 2017 11:28 PM PDT

Sonte me fillim prej orës 20:45, në “Olimpico” zhvillohet sfida e Superkupës së Italisë.

Kampioni dhe fituesi i Kupës, Juventus, sfidon finalistin e Kupës, Lazion, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Juve llogaritet favorit absolut për të fituar këtë takim. /Lajmi.net/

2144276 2144657

Barcelona-Real Madrid, befasi në formacionet e skuadrave (FOTO)

Posted: 12 Aug 2017 11:15 PM PDT

Sonte zhvillohet ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës.

Barcelona dhe Real Madridi ballafaqohen në “Camp Nou” me fillim prej orës 22:00, përcjellë “Lajmi.net”.

“AS” ka publikuar edhe formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Ende nuk dihet nëse do të luajnë nga minuta e parë Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. /Lajmi.net/

Ky është kosovari më fatlum i vitit

Posted: 12 Aug 2017 11:08 PM PDT

Qeveria e Kantonit, pas ankesës së të riut, ka konstatuar se atij i është mohuar pa të drejtë pasaporta zvicerane dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim. Përveç padrejtësisë që i është bërë 19 vjeçarit, kjo shkelje do t`i kushtojë buxhetit shtetëror me disa mijëra franga, shkruan Zofunger Tagblatt.

Në komunën Oftringen, asambleja e qytetarëve kishte miratuar pa vërejtje më shumë se 10 kërkesa për natyralizim. Por kur radha i erdhi vendimit për kosovarin 19 vjeçar, një i ri, moshatar i tij me të drejtë vote e merr fjalën dhe kërkon nga Këshilli Komunal dhe komisionet që të hidhet poshtë kërkesa e kosovarit, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, ai ka shkelur ligjet, ka shumë pak respekt për kulturën zvicerane dhe, thjesht "nuk është i pastër". Edhe pse kryetari i komunës ua përkujton të pranishmëve edhe njëherë se i riu i plotëson të gjitha kriteret, asgjë nuk e shpëton më atë. Të pranishmit e hedhin poshtë me 78 vota kundër dhe 16 pro, kërkesën e të riut për pasaportën zvicerane.

Pak ditë pas kësaj, kosovari në bisedë me gazetarin, me një ton miqësor dhe në dialektin që e zotëron në mënyrë të përsosur shprehet i indinjuar. Ai nuk do ta shkelte as mizën ndërsa nuk arrin të kuptojë arsyen e atyre akuzave ndaj tij. Dhe, për fund ai e bën të qartë se çështjen do ta ndjekë më tej mbi bazën e të drejtës së tij ligjore.

Kështu, ai përmes avokatit të tij ia del që ankesa e tij në kanton të miratohet vetëm disa javë pasi që e kishte bërë. Akuzat ishin dëshmuar si të paqëndrueshme, shkruan Këshilli Qeveritar i Kantonit, përcjell albinfo.ch. Një reputacion i mirë, pa vepra te kryera penale, me gatishmëri të madhe për integrim, dhe madje me 93 përgjigje të sakta, nga 95 gjithsej në testin e natyralizimit, kosovari meriton pasaportën më shumë se kushdo tjetër, argumenton kantoni. Po këto argumente i kishin edhe komisionet përkatëse dhe komuna qysh në kohën kur për kosovarin kishte votuar asambleja e qytetarëve.

I riu, për më tepër është shumë i familjarizuar me kulturën zvicerane. Ai, në emrin e punëdhënësit të tij madje kishte bërë punë vullnetare në Obewallis duke marrë pjesë në projekte për të mirën e komunitetit.

Kështu, e drejta duket se ka fituar, por padrejtësia e bërë më parë ndaj të riut, do t`u kushtojë taksapaguesve të komunës Oftringen para të konsiderueshme. Mbi 4000 franga komuna duhet të paguajë vetëm për shpenzimet procedurale dhe ato të avokatit.
Për natyralizimin e kosovarit, Asambleja e Qytetarëve do të detyrohet të votojë edhe njëherë, transmeton albinfo.ch. Personi që e ka shkaktuar gjithë këtë telashe, nuk është prononcuar për gazetën. Por ajo ka marrë vesh orientimin politik të tij: i riu, që nga muaji mars i këtij viti është në udhëheqjen e SVP-së së komunës së tij.

Ky version i “Nallane 3” po u duket autorëve më i bukur se origjinali (Video)

Posted: 12 Aug 2017 11:07 PM PDT

Kjo këngë erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara dhe Dj Vicky, shkruan lajmi.net.

Kënga po pëlqehet mirë nga publiku dhe tashmë kanë filluar edhe të tjerët të sjellin versionet e tyre të kësaj kënge.

Dy meshkuj dhe një femër kanë publikuar versionin e ri të "Nallane 3", e cila këngë u pëlqeu autorëve të këngës, madje Arilena kishte shkruar "#MeBukurSeOrigjinali". /Lajmi.net/

Smartass!😂 #MeBukurSeOrigjinali #SaBukurDjVikiAnimuar @iamflorimumajesi @vikkraja

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more