Skip to main content

Lajmi.net: “Luana ia qet ‘flakën’ Instagramit (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Luana ia qet ‘flakën’ Instagramit (Foto)” plus 8 more


Luana ia qet ‘flakën’ Instagramit (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 12:18 AM PDT

Për ndjekësit në rrjete sociale, ajo po sjell kohë pas kohe imazhe nga aktivitetet që bën, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë solli një imazh tejet të ‘nxehtë’, në të cilin u shfaq e veshur me bikini ku tregonte sa është rrezitur gjatë këtyre ditëve.

Me këtë paraqitje, Luana zbulonte edhe njëherë linjat trupore, për të cilat mori shumë komente nga ana e ndjekësve, madje një prej tyre i  tha se “Ja qite flaken instagramit per sot😂”. /Lajmi.net/

 

SHBA dhe Koreja Jugore i filluan ushtrimet ushtarake

Posted: 21 Aug 2017 12:13 AM PDT

Manovrat e përbashkëta kanë filluar sot herët në mëngjes dhe do të zgjasin deri më 31 të këtij muaji. Në ushtrime përfshihen edhe simulime kompjuterike të parapara për përgatitjen e luftës eventuale kundër Koresë Veriore, që mund të ketë armatim atomik.

Gazeta zyrtare e Koresë Veriore, Rodong Sinmun, dje i ka kritikuar ashpër këto ushtrime, duke i cilësuar si "shprehje e armiqësisë" dhe ka paralajmëruar se mund të shkaktojnë "një fazë të luftës atomike të pakontrolluar".

Në ushtrime marrin pjesë afro 17,500 ushtarë amerikanë dhe 50 mijë pjesëtarë të armatës së Koresë Jugore. Në ushtrime përfshihen edhe 3,500 ushtarë nga Australia, Britania, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Holanda dhe Zelanda e Re.

Tifozët e Interit tallen keq me ata të Juventusit (FOTO)

Posted: 21 Aug 2017 12:06 AM PDT

Zikaltërit u tallën me bardhezinjtë në ndeshjen me Fiorentinën mbrëmë.

Katër tifozë të Interit, veshën fanellat e golashënuesve të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Kardif, përcjellë “Lajmi.net”.

Ata u renditën në atë mënyrë siç ishin shënuar golat në atë mbrëmje dëshpëruese për torinezët.

Ndryshe, Interi e mposhti Fiorentinën 3:0 mbrëmë. /Lajmi.net/

Siri: Raportohet për të vrarë nga një sulm me raketë

Posted: 21 Aug 2017 12:00 AM PDT

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka raportuar mbrëmë se gjashtë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur raketa shpërtheu në hyrje të Panairit ndërkombëtar të tregtisë.

Mediat siriane e kanë konfirmuar këtë eksplodim, por zyrtarët nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me viktima.

Ky panair i tregtisë, që ka filluar para 10 ditësh, dikur ishte ngjarje vjetore në Damask, por nuk është mbajtur prej vitit 2011, kur shpërtheu konflikti ndërmjet qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad, dhe kryengritësve.

Pritej që në këtë panari do të merrin pjesë përfaqësuesit e 45 vendeve, ndërsa qeveria e ka paraqitur këtë zhvillim si shenjë se Siria po stabilizohet.

Dua Lipa ‘elektrizoi’ publikun japonez (Foto/Video)

Posted: 20 Aug 2017 11:52 PM PDT

Në kuadër të shënimit të sukseseve të njëpasnjëshme me projektin “New Rules”, këngëtarja po vazhdon edhe me një numër të madh koncertesh, shkruan lajmi.net.

Dy ditë më parë ajo ka performuar në Tokyo të Japonisë, ku tregoi se është njëri nga shout që mbahet në mend.

Tash e sa ditë, Dua Lipa po kryeson në top-listat botërore, ndër to edhe në Britani dhe Amerikë. /Lajmi.net/

Ky ishte goli i javës nga goditjet e dënimit (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2017 11:52 PM PDT

Trump e paraqet strategjinë për angazhim në Afganistan

Posted: 20 Aug 2017 11:44 PM PDT

Në këtë njoftim, mëtutje theksohet se zoti Trump fjalimin e tij, do ta mbajë në bazën ushtarake, Fort Myer, afër Uashingtonit dhe ai do të transmetohet në rrjetet televizive.

Para tri ditësh presidenti Trump është takuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në pushimoren Kemp Dejvid, për të diskutuar për konfliktin në Afganistan, ku forcat e Shteteve të Bashkuara janë angazhuar për afro 16 vite.

Pas këtij takimi, Shtëpia e Bardhë pat njoftuar se Trump ishte informuar për një "strategji të re", por vendime nuk ka pasur.

Më se 2,500 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit janë vrarë në pesë muajt e parë të këtij viti.

Aktualisht, në këtë vend gjenden afro 8,400 ushtarë amerikanë dhe afro 5 mijë trupa nga vendet e tjera të NATO-s dhe shtetet partnere.

Bankat, 45.6 milionë euro fitim për 6 muaj

Posted: 20 Aug 2017 11:42 PM PDT

Bankat komerciale në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kanë arritur ta krijojnë një profit të pastër prej hiç më pak se 45,6 milionë eurosh e ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak bankat kanë rritur profitin neto për 7.9 milionë euro.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se gjatë 6-mujorit të parë të hyrat e bankave në Kosovë kanë qenë 119.7 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato kanë qenë 113,7 milionë euro.

Sivjet sipas raportit të BQK-së shihet se të hyrat nga interesi kanë arritur në 86.8 milionë euro, derisa shpenzimet kanë arritur në 74.1 milionë euro, ku nga kjo shumë 8.4 milionë euro janë shpenzime të interesit derisa 50.6 milionë euro janë shpenzime administrative.

Gjatë kësaj periudhe kohore sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e kredive është rritur për 10% duke arritur në 2.3 miliardë euro, derisa vlera e depozitave është rritur për 7.2 për qind duke arritur në 2.8 miliardë euro.

Gjatë kësaj periudhe kohore, gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se norma mesatare e interesit në kredi ka rënë në 6.8 për qind e ku për ekonomi familjare norma mesatare është 7.1 për qind, derisa për ndërmarrje 6.6 për qind.

o ashtu edhe norma e interesit në depozita ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm në 1.1 për qind e ku për ekonomi familjare ajo është 0.9 për qind, derisa për ndërmarrje është 1.7 për qind.

Sipas të dhënave të BQK-së, 88.3 për qind e pronësisë së sektorit bankar është e huaj, derisa pjesa tjetër prej 11.7 për qind u përket biznesmenëve vendorë.

Stadiumi i Vala Superligës në gjendje të mjerueshme (FOTO)

Posted: 20 Aug 2017 11:39 PM PDT

Qysh në hyrje, vërehet gjendja jo e mirë, e brenda, përveç zhveshtores, bankinave, vendimit për media dhe fushës që janë në gjendje shumë të keqe, aty mund të gjesh edhe gjëra interesante, që mund ta kenë vendin çdo kund, por jo në një stadium futbolli, raporton KTV.

Të gjitha këto fakte së bashku, kanë ndikuar që Vllaznia e Pozheranit, të mos ketë asnjë mundësi që ndeshjet si vendas t'i luajë në Pozheran.

444

556

222

3 33

1

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more