Lajmi.net: “Një anëtar i ri në familjen e Zanfina Ismailit (Foto)” plus 8 more |
- Një anëtar i ri në familjen e Zanfina Ismailit (Foto)
- Tifozët e futbollit ‘qeshen’ me klubin e ri të Sanchesit (FOTO)
- Audi vjen me model të ri, ka gjashtë dyer (Foto)
- Ky kuzhinier është i jashtëzakonshëm (Video)
- 15 milionë ‘Nona’ për Ledrin dhe Zerkën (Foto/Video)
- Përforcimi i ri i Barcelonës nuk kushton as 1 euro (FOTO)
- Deputetët minoritarë mund ta ndryshojnë votën
- Hani vetëm këtë lloj buke dhe i thoni lamtumirë sëmundjeve të zemrës
- Lamtumirë Real Madrid, Kovaçiç zgjedh klubin e ri (FOTO)
Një anëtar i ri në familjen e Zanfina Ismailit (Foto) Posted: 28 Aug 2017 11:52 PM PDT Në Insta-Story, Zanfina ka postuar një foto në të cilën ka treguar se në shtëpinë e saj është shtuar edhe një anëtar i ri, shkruan lajmi.net. Ajo bëri të ditur se ka adoptuar një mace dhe për ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, solli edhe një foto të saj. “Kjo mace tashme eshte adoptuar!” është mbishkrimi që Zanfina ka lënë mbi foto. /Lajmi.net/ |
Tifozët e futbollit ‘qeshen’ me klubin e ri të Sanchesit (FOTO) Posted: 28 Aug 2017 11:45 PM PDT |
Audi vjen me model të ri, ka gjashtë dyer (Foto) Posted: 28 Aug 2017 11:45 PM PDT Modeli i prezantuar tërhoqi vëmendjen me dizajnin e veturë limuzinë me 6 dyer. I menduar si një model me gjatësi 6.36 metra i gjatë, vetura peshon 2418 kg, shpenzon 3.0-litra dhe ka motor TFSI.
|
Ky kuzhinier është i jashtëzakonshëm (Video) Posted: 28 Aug 2017 11:33 PM PDT Megjithatë, shija e ushqimit të përgatitur nuk krahasohet me asnjë ushqim të zakonshëm. Përballja e këtyre dy kuzhinierëve që do t’i shihni në videon më poshtë është e fortë, shpreh besimin e secilit në vete dhe mënyrën si janë mahnitur me tjetrin. Pastaj, fitorja e kuzhinierit në fund, daljen nga skena të tjetrit si dhe arritjen e perfeksionit në ushqim, në vetëm pak minuta. /Lajmi.net/ |
15 milionë ‘Nona’ për Ledrin dhe Zerkën (Foto/Video) Posted: 28 Aug 2017 11:26 PM PDT Kur jemi tek bashkëpunimet, një projekt shumë i suksesshëm u lansua në muajin qershor, shkruan lajmi.net. Është kjo kënga ‘Nona’ që e sollën dyshja Ledri Vula dhe Young Zerka, këngë e cila deri tani ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime. Për këtë fakt më së shumti gëzohen Ledri dhe Zerka, madje ky i fundit e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se ‘Nona’ ka shkelur 15 milionëshin. /Lajmi.net/ |
Përforcimi i ri i Barcelonës nuk kushton as 1 euro (FOTO) Posted: 28 Aug 2017 11:26 PM PDT Barcelona do të vazhdoj punën për transferimin e mesfushori të Schalkes, Leon Goretzka. Robert Fernández, sekretar teknik i Barcelonës, e ka vëzhguar lojtarin në ndeshjen mes Schalkes dhe Leipzigut dhe ka vendosur që ta transferoj 22 vjeçarin. Goretzka ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2018, derisa Barcelona do të tentoj që lojtarin ta transferoj pa shpenzuar asnjë cent. /Lajmi.net/ |
Deputetët minoritarë mund ta ndryshojnë votën Posted: 28 Aug 2017 11:25 PM PDT Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, thotë se mund ta përkrahë koalicionin e mundshëm mes "Vetëvendosjes" dhe LAA-së, por me kushte të njëjta si për koalicionin PAN. Koalicioni PAN për disa herë me radhë ka dështuar ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit në mungesë të votave të nevojshme të deputetëve. Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kandidat i PAN-it për kryeparlamentar, ka deklaruar në seancën e javës së kaluar të Kuvendit se nëse Albin Kurti arrin t'i sigurojë 61 vota të deputetëve, ai e ka përkrahjen e plotë që t'i formojë institucionet, shkruan tutuje “Zëri”. Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë kërkuar më herët koalicionit PAN që t'ia japë drejtimin e një ministrie të Qeverisë së re për t'ia garantuar votën e tyre në Kuvend. "Unë e përkrah edhe palën tjetër nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit. Ne do t'i kemi kërkesat e njëjta sikurse që i kishim me PAN-in", ka thënë Berisha për gazetën "Zëri", duke shtuar se deri më tani nuk kanë pasur asnjë ftesë nga LDK-ja dhe nga LVV-ja për të biseduar për një bashkëpunim të mundshëm… |
Hani vetëm këtë lloj buke dhe i thoni lamtumirë sëmundjeve të zemrës Posted: 28 Aug 2017 11:21 PM PDT Dr. Steven Gundry përforcon atë që shumë e kanë dëgjuar këto kohë. Ajo ndjeshmëria ndaj glutenit është diçka e vërtetë, edhe te njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundja autoimune celiac. Gundry thotë që njerëzit duhet ta shmangin glutenin për të ulur rrezikun e inflamacionit që mund të çojë në rritjen e peshës. Dr. Gundry është një armik i lektinës, një proteinë bimore që mund të dëmtojë stomakun dhe zorrët tuaja, ku bën pjesë edhe gluteni. Ai thotë që nëse duhet të hani bukë, ajo duhet të jetë buka e markës Barely. Meqë te ne nuk ekzistojnë këto produkte, po ju tregojmë çfarë është kjo lloj buke. Ajo përmban miell bajamesh, gjalpë bajamesh dhe vaj arre kokosi dhe absolutisht jo drithëra, sojë apo maja. Nëse vendosni të mos hani prodhime të përbëra nga drithërat, produktet me miell bajamesh janë alternativa më e mirë. Në maj, një studim ka zbuluar që shumë produkte pa gluten mund të nxisin obezitetin më shumë sesa produktet përkatëse me miell integral sepse përmbajnë më shumë yndyra të ngopura dhe më pak proteina. Më të kritikuarat ishin mielli pa gluten, biskotat, bukët dhe makaronat e ngjashme. Për hir të së vërtetës, Barely Bread përmban 3 gramë proteina për fetë, njëlloj si një fetë buke me miell integral, që nënkupton nëse jeni duke shmangur glutenin, ky zëvendësues i bukur ka vlera ushqimore të përafërta me të. Megjithatë, nëse jeni skeptikë ndaj rekomandimit të Dr. Gundryt, mund të keni të drejtë. Po në maj, Revista Mjekësore Britanike, zbuloi që njerëzit që nuk kanë sëmundjen celiac dhe ndjekin një dietë pa gluten nuk janë duke e ulur fare rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, ndërprerja e të gjitha drithërave bashkë, mund t’i ekspozojë ata ndaj sëmundjeve të zemrës. Sigurisht, Barely Bread, apo buka me miell bajamesh, është shumë e mirë për ju, por konsultohuni me mjekun tuaj më parë nëse do vendosnit të përjashtonit të gjitha drithërat nga dieta. |
Lamtumirë Real Madrid, Kovaçiç zgjedh klubin e ri (FOTO) Posted: 28 Aug 2017 11:20 PM PDT |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: