Skip to main content

Lajmi.net: “Për 6 muaj Këshilli për Shërbimin Civil ka pranuar 400 ankesa” plus 8 more

Lajmi.net: “Për 6 muaj Këshilli për Shërbimin Civil ka pranuar 400 ankesa” plus 8 more


Për 6 muaj Këshilli për Shërbimin Civil ka pranuar 400 ankesa

Posted: 26 Aug 2017 11:57 PM PDT

Për 244 ankesa një kolegj i këtij Këshilli tashmë ka marrë vendim, ndërsa ankesat e tjerat pritet që të shqyrtohen deri në fund të vitit, raporton Ekonomia Online.

Këshilli ka shqyrtuar ankesat e nëpunësve civilë dhe aplikuesve për punësim në shërbimin civil, mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil dhe vëzhgimin e zgjedhjes së nëpunësve civil të nivelit drejtues dhe niveleve të njëjta në institucionet lokale e qendrore.

Por këto vendime të marra nuk po zbatohet nga institucionet lokale e qendrore, ka thënë për Ekonomia Online Shkëmb Manaj, kryetar i KPMShCK-së. Komuna e Prishtinës ka vonuar zbatimin e vendimeve.

"Tek niveli komunal, prijnë Komuna e Prishtinës. Komunat e tjera i kanë zbatuar të gjitha vendimet e këshillit kurse komuna e Prishtinës për vitin 2016 i ka pasur një numër të konsiderueshëm të vendimeve që nuk i ka zbatuar. Përveç komunës së Prishtinës, komunat e tjera janë korrekt dhe i kanë zbatuar të gjitha vendimet e këshillit", ka thënë Manaj.

Por edhe disa nga institucionet qendrore nuk po shprehin vullnet të zbatojnë këto vendime.

"Tek niveli qendror do të thotë janë disa institucione, është Administrata Tatimore e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e punëve të jashtme po ashtu ndërsa tek niveli komunal, do të thotë lokal prijnë Komuna e Prishtinës".

Por moszbatimin e vendimeve, Këshilli njofton Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, të cilët janë të obliguar që të marrin veprime të mëtutjeshme kundër këtyre institucioneve.

"Procedura ligjore e ka përcaktuar që në rast se institucioni nuk e zbaton vendimin, këshilli e njofton Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, pastaj Qeveria është e obliguar që të marrë hapat dhe veprimet kundër zyrtarëve të pakujdesshëm që nuk i respektojnë vendimet e këshillit", sqaroi Manaj.

Palët e pakënaqura me vendimet e Këshillit mund t'i drejtohen gjykatës. Çdo vit, rreth 25% të vendimeve të Këshillit përcillen për në gjykatë.

Por Manaj thotë se në shumicën e rasteve Gjykatat vërtetojnë se vendimet e Këshillit janë në pajtim me ligjin.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është kategori kushtetuese, konkretisht përcaktohet me nenin 101 pika 2 të Kushtetutës.

Me Ligjin për KPMShCK-në ky këshill është organ i pavarur që i raporton në mënyrë të drejtpërdrejtë Kuvendit të Kosovës.

Në Këshill mund të ankohen: nëpunësit civilë të Kosovës dhe aplikuesit për punësim në Shërbim Civil të Kosovës.

Ankuesi duhet të shfrytëzojë procedurën e brendshme të organit punëdhënës, fillimisht të ankohet në komisionin e ankesave, e pastaj në KPMShCK. Përjashtimisht, në raste të përcaktuara më ligj, mund të drejtohen drejtpërdrejt në Këshill.

Mayweather e quan kështu McGregorin pas meçit

Posted: 26 Aug 2017 11:53 PM PDT

Amerikani ka deklaruar pas ndeshjes që nuk ka pritur meç të tillë nga irlandezi.

Mayweather e ka quajtur McGregorin si boksier shumë luftarak, përcjellë “Lajmi.net”.

"Ai është garues i fortë dhe ne u dhamë tifozëve atë çfarë dëshironin. Mendojë se kishte gjithçka që dëshironin”, deklaroi Mayweather.

“McGregor ishte më i mirë se sa kam menduar që është", shtoi ai. /Lajmi.net/

Aurela Hoxha zmadhon të pasmet me ‘photoshop’? (Foto)

Posted: 26 Aug 2017 11:52 PM PDT

Ajo numëron me mijëra ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, përmes së cilës ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Hoxha ka publikuar një fotografi mjaft 'të nxehtë' në Instagram, ku shfaq trupin e saj atraktiv në bikini.

Por, ajo çfarë syri i mbrehtë i fansave ka vërejtur, është se në pjesën e të pasmëve, duket sikur Aurela ka përdorur' photoshop'.

Kjo, pasi ato duken më të fryra se zakonisht, dhe bien ndesh me shtyllën kurrizore të trupit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar që fotografia të mos pasohet me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Varri i Michael Jackson’it është i zbrazët: Më në fund zbulohet se…

Posted: 26 Aug 2017 11:49 PM PDT

Portali amerikan RadarOnline duke u mbështetur mbi burime të sigurta, ka bërë publike se trupi i mbreti të Pop-it është djegur me kërkesë të nënës së tij Katherin, ndërsa hiri i trupit të tij është shpërndarë ndër pemën e preferuar të tij në fermën "Neverland", transmeton gzetametro.net

Duhet theksuar faktin që pas ceremonisë komemorative që u mbajt në Los Angeles, trupi i këngëtarit u varros në varrezat e mëdha.

Mirë po, thuhet se Katherine Jackson është frikësuar që mos dikush do t'i vjedh eshtrat e Michael'it dhe pas një grindje disa muajsh me familjen edhe anëtarët tjerë të familje u pajtuat që trupi i këngëtarit të digjet.

Pas ceremonisë private që është mbajtur me 3 shtator të vitit 2009, arkivoli i zbrazët u lëshua prapë në varr.

 

Mayweather me vendim të papritur pas fitores

Posted: 26 Aug 2017 11:34 PM PDT

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather është tërhequr nga boksi profesionist.

Amerikani e ka konfirmuar pas meçit ndaj Connor McGregor këtë vendim, përcjellë “Lajmi.net”.

Mayweather u tërhoq pas fitores së 50 profesionale.

Boksieri amerikan ka fituar tituj të botës në pesë divizione të peshës. /Lajmi.net/

Texasin po e pret katastrofa. Ja çka do të ndodh atje

Posted: 26 Aug 2017 11:34 PM PDT

Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i Rockport, Charles Wax, i cili nuk ka dhënë informata tjera mbi viktimën.

Fuqia e uraganit Harvey, i cili natën e kaluar goditi brigjet e Teksasit, është dobësuar duke rënë në nivelin e stuhisë tropikale, por ai edhe më tej është i pranishëm mbi këtë shtet amerikan.

Meteorologët paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të ketë vërshime të mëdha si pasojë e shirave.

Reuters sot ka bërë të ditur se fuqia maksimale e erës, të cilën e ka sjellë Harvey është dobësuar në 121 kilometra në orë dhe nëse bie nën këtë limit, do të kalojë në kategorinë e stuhisë tropikale.

Ndryshe, përgjatë bregut të Teksasit si pasojë e uraganit Harvey, kanë mbetur pa energji elektrike pothuajse 300.000 banorë.

Mediat amerikane shkruajnë se riparimet e dëmeve të shkaktuara nga uragani Harvey do të marrë me vite të tëra.

Sot shpallet Qeveria e re, “Rama II”

Posted: 26 Aug 2017 11:31 PM PDT

Rama tha gjatë fjalimit: ” Menjëherë pas shpalljes së qeverisë së re ditën e dielë, unë do t’i kërkoj ministrit të mandatit të ri që të organizojë një takim treditor me të gjithë ju, diku këtu në Shqipëri për të nisur një diskutim të brendshëm,  të hapur, të gjerë dhe të thellë në funksion të rolit që do të ndërmarrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit për të draftuar një projekt të ri të diplomacisë ekonomike…”

Paradokset e pasurisë së ambasadorëve shqiptarë! Kur vjehrri të fal 7 shtëpi

Posted: 26 Aug 2017 11:28 PM PDT

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se është pronar i shtatë apartamenteve dhe pjesërisht i dy dyqaneve, lënë trashëgim nga prindërit e bashkëshortes.

Shtatë apartamentet ndodhen në Durrës dhe kanë një sipërfaqe prej 67.5 m2, 87.3 m2, 94.1 m2, 38.5 m2, 23.1 m2, 66 m2 dhe 66 m2. Gjithashtu, ambasadori rezulton pronar i 1/5 së një dyqani, me sipërfaqe 40 m2 në Durrës si dhe i një tjetër dyqani me sipërfaqe 28 m2 në Durrës, trashëguar gjithashtu nga prindërit e bashkëshortes. Ambasadori Reka është pronar edhe i tre apartamenteve të tjera në Tiranë dhe Durrës, me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, me vlerë 27 000 dollarë, me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro dhe me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Ambasadori rezulton gjithashtu se është pronar 1/6 i një shtëpie dykatëshe në Durrës, 186.60 m2, i një trualli 595.48 m2 si dhe i një trualli tjetër me sipërfaqe 321.88 m2, në Durrës, trashëgim nga nëna. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Arben Gazioni, rezulton i pastrehë deri në vitin 2015, kur ka marrë këtë detyrë. Ambasadori Gazioni deklaron se deri kur është emëruar për të përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në Moskë, ka jetuar në apartamentin e vjehrrës në Tiranë.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi deklaron vetëm pagën dhe vijimin e shlyerjes së një kredie për shtëpi. Ambasadori i Shqipërisë në Portugali, Edmond Trako, rezulton se është pronar i pesë apartamenteve dhe i dy qyqaneve në Greqi. Ai thotë se këto pasuri i ka përfituar me trashëgimi nga familja.

Ambasadori i ka dhënë pesë apartamentet me qira, ku vetëm brenda një viti kalendarik deklaron 180 mijë euro të ardhura nga qiratë. Ndërkaq, nga dhënia me qira e dy qyqaneve, po në Greqi, deklaron 36 mijë euro të ardhura brenda një viti.

Ai deklaron gjithashtu një tjetër parlament në Durrës, ndërsa bashkëshortja e tij, zonja Iris Trako ka depozituar në bankë 142 mijë euro nga shitja e një terreni në Greqi, për të cilin ajo thotë se është gjithashtu pjesë e trashëgimisë. Ambasadori deklaron edhe një garazh si dhe një depo të papërfunduar në Tiranë.

Ambasadorë të tjerë

Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha, thotë se bashkëshortja e tij është pronare e një shtëpie banimi, me sipërfaqe 110 m2, më vlerë 140 000 euro, ndërsa ka edhe një biznes familjar. Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në vitin 2014 ka deklaruar shitjen e një apartamenti në Kopenhagen, Danimarkë, më vlerë 236 000 euro.

Djali i tij, Sidrit Minxhozi është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 65 m2 në Pogradec, me vlerë 22 000 euro. Djali tjetër, Blerti Minxhozi, është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, me vlerë 73 000 euro. Gjithashtu, Blerti Minxhozi është pronar i një tjetër apartamenti me sipërfaqe 70 m2 në Boros, Suedi, me vlerë 30 000 euro.

 

Fatos Reka

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se është pronar i shtatë apartamenteve dhe i pjesërisht i dy dyqaneve, lënë trashëgim nga prindërit e bashkëshortes.

 

Edmond Trako

Ambasadori i Shqipërisë në Portugali, Edmond Trako, rezulton se është pronar i pesë apartamenteve dhe i dy qyqaneve në Greqi. Ai thotë se këto pasuri i ka përfituar me trashëgimi nga familja.

 

Pasuria paradoksale e ambasadorëve shqiptarë

Fatos Reka, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 67.5 m2 në Durrës trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 87.3 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 94.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 38.5 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 23.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 40 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 28 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, vlera 27 000 dollarë.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 595.48 më në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 321.88 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 186.60 m2 në Durrës, trashëguar nga nëna.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 546.2 euro.

Obligacion 2-vjeçar në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 000 euro.

Bono thesari në Bankën e Shqipërisë për llogari të qeverisë, 12 110 000 lekë.

 

Edmond Trako, Ambasadori i Shqipërisë në Portugali (pasuria në disa vite)

Qira në vlerën 36 000 euro për dy dyqane në Greqi, përfituar me trashëgimi.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Qira në vlerën 60 000 euro për tre apartamente banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Lura shpk për një apartament të papërfunduar në Durrës.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Beta shpk për një garazh dhe depo të papërfunduar në Tiranë.

Bashkëshortja zonja Iris Trako para të depozituara në vlerën 142 061 euro pas shitjes së një terreni në Greqi pjesë e trashëgimisë.

 

Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

Të ardhura nga shitja e apartamentit në Kopenhagen, Danimarkë, vlera 236 000 euro.

Djali Sidrit Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 65 m2 në Pogradec, vlera 22 000 euro.

Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, vlera 73 000 euro.

Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2 në Boros, Suedi, vlera 30 000 euro.

 

Arben Gazioni, ambasadori i Shqipërisë në Rusi

I pastrehë (deri në marrjen e detyrës aktuale më 16.01.2015, ka jetuar në Tiranë, në apartamentin e vjehrrës).

 

Leonard Demi, ambasador i Shqipërisë në NATO

Vijon shlyerje e kredisë për shtëpi.

Paga si ambasador 1 810 euro në muaj.

 

Ermal Dredha, ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Bashkëshortja Ani Hasanaj, biznes familjar.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e një shtëpi banimi në proces legalizimi me sipërfaqe 110 m2, vlera 140 000 euro.

 

Tonin Beci, ish-ambasador në Mal të Zi

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 430 639 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 542 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci paga nga mësimdhënia në vlerën 104 883 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 249 135 lekë./

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 3 945 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 293 dollar.

 

Raporti i ILKDP për fshehjen e pasurisë nga ish-ambasadori në Sllovaki, Agim Isaku

Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 268 m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë.

Fshehje e likuiditeteve, zotërim bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë dhe 2.000.000 lekë në emër të subjektit dhe vajzës së tij në Bankën e Shqipërisë.

Fshehje e likuiditeteve, depozitë bankare në shumën prej 60.495 USD në Bankën Intesa San Paolo.

Fshehje e likuiditeteve, bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 169.663 lekë dhe në shumën prej  2.049.087 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e llogarisë së pagës në shumën prej 346.705 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e depozitës në shumën prej 253.327 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 9,893 USD në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 7.076.420 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 634.975 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë në shumën prej 2.780 euro në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën prej 1.463.839 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës së bashkëshortes në shumën prej 7.671.325 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 57.084 Euro në Union Bank.

Fshehje e depozitës në shumën prej 7.000.000 lekë në Bankën Credins.

Fshehje e depozitës në shumën prej 100.000 USD në Bankën Credins.

Mungesë e burimit financiar të identifikuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, me sipërfaqe 110,94 m, në pronësi të vajzës, në vlerën prej 49.920 euro.

Mosdeklarim të interesave private periodike vjetore për vitin 2010./Shqiptarja.com/

 

Moti sot në vendin tonë

Posted: 26 Aug 2017 11:25 PM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë  Celsius.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more