Lajmi.net: “Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë” plus 8 more |
- Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë
- Rhian Sudgen
- 18 shtetas të huaj viktima të sulmit në Barcelonë
- Orinda publikon foton më të ‘nxehtë’ nga muaji i majltit (Foto)
- Paralajmëron Rusia: Ja çfarë do të ndodhë nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut
- LDK-ja nuk pranon ultimatume
- PDK-ja, drejt zgjedhjeve me ‘luftë’ në bastione
- Cozman feston ditëlindjen, ja sa vjeç u bë (Foto)
- Kështu do të jetë moti, bëhuni gati për…
Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë Posted: 17 Aug 2017 11:46 PM PDT Gjithë personalitetet e botës reaguan duke dënuar sulmin dhe duke ngushëlluar popullin katalunas, shkruan lajmi.net. Edhe në Kosova u solidarizua me Barcelonën, njashtu edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që ka thënë se ndjehet i tmerruar për këtë tragjedi. "I tmerruar pas sulmit terrorist në Barcelonë". "Në mendjen dhe lutjet e mia janë viktimat dhe familjet e tyre", ka shkruar Veseli në Tëitter. /Lajmi.net/ |
Posted: 17 Aug 2017 11:35 PM PDT |
18 shtetas të huaj viktima të sulmit në Barcelonë Posted: 17 Aug 2017 11:31 PM PDT Franca ka raportuar se 26 nga të lënduarit janë qytetarë të saj. Agjencia e Mbrojtjes Civile spanjolle ka konfirmuar se 18 të kombësive të ndryshme janë vdekur dhe të plagosur. Në mesin e viktimave ka edhe të mitur, shkruan El Pais. Deri më tani nuk ka ndonjë emër për viktimat e sulmit, i cili la 13 të vdekur dhe qindra të plagosur, 15 prej tyre janë në rrezik për jetë, ndërsa 50 kanë lëndime më të vogla, transmeton lajmi.net. Tani për tani, autoritetet spanjolle kanë detajuar vetëm se ka viktima nga të paktën 18 vende : Gjermania, Argjentina, Australia, Kina, Belgjika, Kuba, Franca, Spanja, Holanda, Hungaria, Peruja, Rumania, Irlanda, Greqia, Maqedonia, Italia dhe Venezuela, ndër të tjera, pa specifikuar nëse ata janë plagosur apo të vrarë. |
Orinda publikon foton më të ‘nxehtë’ nga muaji i majltit (Foto) Posted: 17 Aug 2017 11:30 PM PDT Ata po qëndrojnë në Tajlandë, ku po kalojnë aventura të cilat jo çdonjëri arrin t’i kalojë, shkruan lajmi.net. Çifti vazhdimisht po sjellin imazhe nga vendet që po vizitojnë, por më aktive është Orinda e cila së fundi publikoi edhe një foto të ‘nxehtë’. Ajo u shfaq me bikini, ku tregoi linjat trupore me aspak celulit në trup, foto në të cilën u shfaq mjaft atraktive. /Lajmi.net/ |
Paralajmëron Rusia: Ja çfarë do të ndodhë nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut Posted: 17 Aug 2017 11:24 PM PDT "Të gjitha palët e përfshira në tensionet në gadishullin Korean duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e mos kthimit", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në një koment të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS. "Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut", shtoi ajo. Rusia dhe Kina, që kanë marrëdhëniet më të ngushta diplomatike me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut, janë përpjekur të nxisin një marrëveshje paqeje ku Koreja e Veriut të ndërpresë programin me armë bërthamore në këmbim të ndërprerjes nga Koreja e Jugut të stërvitjeve ushtarake me SHBA-në, njoftoi TAS. |
Posted: 17 Aug 2017 11:15 PM PDT Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk pranon e as nuk operon nën logjikën e ultimatumeve. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e komentuar ultimatumin 10-ditor të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, që LDK-ja dhe LVV-ja të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka thënë ai, qëndrimi i tij në koalicion me partinë e Isa Mustafës nuk ka kuptim. "Çështja e luftimit të kapjes e të kapësve është çështje besimi. Ose ke besim, ose s'e ke. Në qoftë se beson në projektin antikapje, atëherë s'ka gjë që të largon nga ky rrugëtim. Në të kundërtën, po s'besove, gjen pretekste e arsye nga më të ndryshmet", është shprehur Abdixhiku. Sipas tij, koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar përpara qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s'do të bëjnë koalicion me PDK-në, e cila platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes. Megjithatë Abdixhiku, i cili është njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, thotë se nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t'i bëjë argat PDK-së, e ka rrugën e hapur. Ai është i bindur se as më 24 gusht Kadri Veseli nuk do të mundë të zgjidhet kryeparlamentar, pasi që koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend. |
PDK-ja, drejt zgjedhjeve me ‘luftë’ në bastione Posted: 17 Aug 2017 11:12 PM PDT Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po bëhet gati për zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat do të mbahen më 22 tetor derisa në dy bastionet kryesore të saj që nga paslufta, në Skenderaj dhe në Drenas, ka përplasje të mëdha mes figurave kryesore politike të partisë. Kundër kandidaturës së Sami Lushtakut edhe për një mandat të ri në krye të Skenderajt ka dalë ish-deputeti i kësaj partie Nuredin Lushtaku, shkruan Zeri. Për më tepër edhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, ka deklaruar ditë më parë se nëse Nuredin Lushtaku nuk do të kandidatohet nga PDK-ja për zgjedhjet në komunën e Skenderajt, ai do të dalë kandidat i pavarur dhe nuk do ta përkrahë kryetarin aktual Sami Lushtaku. Telashe hiç më të vogla partia e Kadri Veselit ka edhe në Drenas, ku janë tre pretendues të PDK-së për kryetar të komunës: Ramiz Lladrovci, Naim Bazaj dhe Bislim Zogaj, të cilët po ashtu kanë deklaruar se nëse nuk e marrin besimin e partisë do të dalin si kandidat të pavarur. |
Cozman feston ditëlindjen, ja sa vjeç u bë (Foto) Posted: 17 Aug 2017 11:04 PM PDT Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në rrjetin social Snapchat, shkruan lajmi.net. Po ashtu, Cozman bëri të ditur se sot mbush 32 vjet dhe për këtë ai festoi mbrëmë me shoqërinë e tij. Edhe pse ishte i ftuar të performonte në një klun, reperi e vazhdoi festën edhe pas asaj. /Lajmi.net/ |
Kështu do të jetë moti, bëhuni gati për… Posted: 17 Aug 2017 10:52 PM PDT "Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët . Vranësirat ditën e diel vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet normale por jo stabile. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 8m/s", ka njoftuar IHMK. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: