Skip to main content

Lajmi.net: “Vota për Kosovën në UNESCO, testi serioz i Zaevit ndaj shqiptarëve” plus 8 more

Lajmi.net: “Vota për Kosovën në UNESCO, testi serioz i Zaevit ndaj shqiptarëve” plus 8 more


Vota për Kosovën në UNESCO, testi serioz i Zaevit ndaj shqiptarëve

Posted: 29 Aug 2017 11:59 PM PDT

Politologu, Xhenis Sulimani, ka bërë lidhjen e Serbisë me ngjarjen e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë. Sipas Sulimanit, Serbia nuk pajtohet me ndryshimin e qeverisë në Maqedoni dhe për këtë me incidente sikur dëshiron t'i tregojë Shkupit zyrtar se ajo ka faktor kyç në Ballkan. "Serbia duke dashur ta mbulojë skandalin e saj në përfshirjen e terrorit të 27 prillit në Kuvendin e Republikës se Maqedonisë, po tenton të krijojë "luftë diplomatike". Serbia nuk po mund të pajtohet me ndryshimin e garniturës qeveritare në Maqedoni, për faktin se me qeverinë e kaluar qëndronte shumë mirë, në një linjë më Moskën. Tani me incidente sikur do t'i tregojë Shkupit zyrtar se Serbia ka faktor kyç në Ballkan. Por kjo nuk kalon!", ka thënë Sulimani për "Bota sot".

Ndërsa, analisti politik Zudi Xhelili, ka pohuar se Serbia dëshiron t'i komplikojë marrëdhëniet në mes rajoneve. Sipas Xhelilit, deklarimi i kryeministrit  Zoran Zaev, ka qenë vetëm sa i përket anëtarësimit të sivjetmë. Ai ka pohuar se Maqedonia gjithmonë do të ketë përkrahje ndaj shqiptarëve. "Nuk besoj se në Maqedoni ka ndryshuar diçka sa i përket njohjes së Kosovës dhe përkrahje për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare. Deklarimi i kryeministrit Zoran Zaev, ishte se nuk ka aplikim sivjet të Kosovës për në UNESCO. Maqedonia është edhe shtet shqiptar dhe gjithmonë do e mbështesë Kosovën. Duhet t'i kuptojmë deklaratat e zyrtarëve serbë si tendenca për të futur huti në marrëdhëniet mes popujve fqinje që  të komplikohen raportet", ka theksuar Xhelili.

Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-së, në vitin 2015 kishte votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë. Nga 142 anëtarë, 92 votuan pro Kosovës, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan. Kosovës i janë dashur edhe 3 vota për, në mënyrë që të jetë anëtare e UNESCO-s. Në mesin e vendeve që kishin votuar pro votimit të Kosovës, ishte Maqedonia, atë kohë e udhëhequr nga Kryeministri i cili kishte qëndrime anti shqiptare Nikolla Gruevksi. Tani me ndryshimin e qeverisë, qeveri kjo e cila është formuar falë votave shqiptare, Zoran Zaev, nuk kishte përjashtuar mundësinë që Shkupi të ketë qëndrim neutral lidhur me këtë çështje. ""Kur bëhet fjalë për marrëdhënie të këtilla, si kjo për anëtarësim në UNESCO, për mbrojtjen e objekteve në Kosovë, Maqedonia nuk guxon të marrë anë, sidomos kur bëhet fjalë për dy vende fqinje, pasi kjo punë nuk varet nga Maqedonia. Lidhur me këtë rast, Maqedonia do të qëndrojë neutrale…unë shpresoj në mirëkuptimin e Kosovës dhe të Serbisë", kishte deklaruar Zaev. Analistët politikë, janë shprehur se qeveria e Zoran Zaevit është formuar falë shqiptarëve, prandaj në asnjë mënyrë nuk guxon të marrë vendim pa pëlqimin e tyre. Sipas tyre, secili Kryeministër i Maqedonisë duhet të votojë ashtu siç përcaktohen partitë shqiptare. Politologu Xhenis Sulimani, ka theksuar se një abstenim i Maqedonisë në UNESCO për anëtarësimin e Kosovës, do të nënkuptonte debakël për Zaevin dhe partnerët e tij shqiptarë. Sipas Sulimanit, vota për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është matësi më i mirë i sinqeritetit të Zoran Zaevit. "Qeveria e Zoran Zaev në Maqedoni mori "aminin" nga shqiptarët. Pa shqiptarët, Maqedonia me Gruevskin do merrte rrugën drejt Moskës bashkë me Serbinë. Nisur nga ky fakt, Zaev në asnjë mënyrë nuk guxon të merr vendim pa pëlqimin e shqiptarëve në qeveri, qoftë për politikë të brendshme, qoftë asaj të jashtme. Një abstenim i Republikës së Maqedonisë në UNESCO për anëtarësimin e Republikës së Kosovës, do të nënkuptonte debakël për Zaev dhe partnerët e tij shqiptarë. Mendoj që ky moment- vota për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO- është matësi më i mirë i sinqeritetit të Zoran Zaev ndaj shqiptarëve. Shqiptarët janë etnia e dytë në vend, nëse Maqedonia nuk voton pro Kosovës, që tanimë e njohim më shumë se 2/3 e vendeve të botës, është mosrespektim i shqiptarëve të Maqedonisë" ka shtuar Sulimani. Kurse, analisti Zudi Xhelili, është shprehur se Maqedonia duhet të tentojë t'i ruajë raportet e mira me gjithë fqinjët, por jo të anashkalojë interesin shqiptar. "Çdo kryeministër i Maqedonisë do të votojë ashtu si do të përcaktohen partitë politike shqiptare kur është  në pyetje Kosova! Normal që Maqedonia do të  tentojë të ruajë raporte të mira me të gjithë fqinjët,  por jo të anashkalojë interesin shqiptar" ka pohuar Xhelili.

Kronika – Faza e re e dialogut me probleme të vjetra/Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, gjatë kësaj jave, pritet të takojë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për të çuar përpara dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe të shkëmbehen ide për atë se si do të duhej të vazhdonte ky dialog. "Do të bisedohet për modalitete se si do të vazhdojë dialogu dhe si do të duket dialogu në të ardhmen", tha Arifaj. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, vazhdimin e dialogut dhe takimet ndërmjet presidenteve i shohin si të rëndësishme. Ministrja për Dialog në Qeverinë në largim të Kosovës, Edita Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se vazhdimi i këtyre takimeve ndodh për faktin se disa nga marrëveshjet e arritura mes dy vendeve kanë ngecur në zbatimin e tyre nga ana e Serbisë. Sipas saj, Serbia është përgjegjëse për bllokimin e rreth tetë marrëveshjeve. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka gjashtë vjet që është duke vazhduar dhe gjatë këtij procesi janë arritur rreth 38 marrëveshje. Tahiri thotë se disa nga marrëveshjet kanë ngecur në procesin e zbatimit, kurse disa të tjera nuk kanë nisur fare të zbatohen. "Serbia është bllokuese për këto marrëveshje, por në përgjithësi ky dialog ka dhënë rezultate edhe ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet tri palëve, pra edhe Kosovës dhe Serbisë edhe Bashkimit Evropian", tha Tahiri. Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri vlerëson se tani dialogu duhet të hyjë në fazën përfundimtare dhe të përmbyllet me njohje reciproke ndërshtetërore. "Mendoj që paqja mes dy kombeve të mëdha në rajon, shqiptarëve dhe serbëve mund të arrihet, në qoftë se ndodh njohja reciproke, përkatësisht të ndodhë vetëdijesimi i Serbisë që pas luftës dhe gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, mënyra e kërkimit të faljes është njohja e shtetit të Kosovës dhe mbyllja përgjithmonë e konflikteve dhe armiqësive", tha Tahiri. Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se vazhdimi i dialogut është një përkushtim i të dy presidentëve, por siç thonë ata, tash për tash nuk mund të pritet ndonjë marrëveshje konkrete. Analisti Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se bisedimet mes dy vendeve do të vazhdojnë edhe për një kohë, dhe se ai nuk pret që në një afat të shkurtë kohor të ndodhë ndonjë kthesë e madhe, që si rezultat do të sillte njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë. "Mund të ndodhë që në një formë Serbia të pranojë realitetin e krijuar në Kosovë në kuptimin e një shteti të ri dhe mospengimin e këtij shteti për të shkuar përpara, por unë nuk besoj se brenda një kohe të shkurtër mund të ndodhë njohja faktike e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë", tha Mushkolaj. Në takimet e fundit, presidentët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, kanë rënë dakord se do të nisin me punën për fazën e re të dialogut që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve. Thaçi e Vuçiq janë pajtuar që të formohen ekipet punuese dhe të nisin përgatitjet për këtë çështje. Ministrja në largim, Tahiri thekson se për fazën e re të dialogut duhet të ketë grup gjithëpërfshirës. "Duhet të ketë një ekip të spektrit të gjerë. Arsyeja është se faza përmbyllëse është faza më e rëndësishme, prandaj duhet të kemi një legjitimitet me bazë më të gjerë të përfaqësimit në raport me ketë dialog", tha ajo. Takimet në nivelin politik të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, janë një dimension i ri i dialogut, i cili kryesisht është zhvilluar në nivelin e kryeministrave. Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takime në nivele të larta politike gjatë muajve shkurt dhe korrik. Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka thënë në Konferencën e ambasadorëve të Bashkimit Evropian se Ballkani është "prioriteti i katërt" i Bashkimit Evropian, ku BE-ja "mund të humbë më tepër dhe të fitojë më tepër".

Koment: Schulzi thyen dhëmbët te Merkeli

Posted: 29 Aug 2017 11:59 PM PDT

Fillimisht faktet – katër javë para zgjedhjeve parlamentare 2017: partitë unioniste CDU dhe CSU janë në anketime pak më poshtë se kuota e 40 përqindshit. Partia Socialdemokrate Gjermane sa e kalon 20 përqindshin. Në sondazhin më të fundit për tendencën në Gjermani, të kryer në 25 gusht, dueli përfundon 38:22 për kampin e Angela Merkelit. Pra sfiduesi i Merkelit, Martin Schulz ndodhet 16 pika dëshpëruese përqindjeje pas saj. Në këtë kuadër, secili nga kandidatët kryesorë të të dyja kampeve u dha kanaleve televizive ARD dhe ZDF intervista të veçanta për verën.

Megjithë prapambetjen konstante prej muajsh, Schulz-i mori pozicion luftarak në emisionin e ARD-së, “Informacion nga Berlini”. Gjë tjetër atij nuk i kishte mbetur. Por ai që dëgjoi me vëmendje, nuk qe në gjendje të zbulonte mesazhe të reja. Të mbahet qëndrim i fortë ndaj Turqisë, një pretencë për motorat me djegie në automjete, duke përfshirë edhe dizelin, arsim më të mirë. Të gjitha pozicione të njohura, të cilat në thelb mbrohen edhe nga partitë unioniste.

Te tema e sigurisë, Partitë unioniste vënë thekse

Me dëshpërim kërkon SPD, kërkon Schulz-i temë me të cilën të godasë. Por nuk ka të tillë, që të perceptohet edhe si e tillë në opinion. Kjo në një kohë kur partitë unioniste kanë përparësinë që me ministrin e Brendshëm Thomas de Maiziere (CDU) të bëjnë paraqitje veçanërisht të efektshme: të mërkurën e kaluar ai paraqiti projektin pilot për identifikimin automatik me anë të videokamerave në hapësirat publike të kriminelëve që dyshohen se kanë kryer vepra penale. Një ditë më pas ai ndaloi faqen ekstremiste të majtë në internet, linksunten.indymedia.org.

Nuk duhet të jetë rastësi, që të dyja ndodhën në fillim të fazës së nxehtë të fushatës elektorale. Që para pushimit veror të parlamentit, Merkeli pati shtruar si kalimthi rrugën për këtë, duke arritur që kundër rezistencave në partinë e vet – të arrihej legjitimimi me ligj i të ashtuquajturave martesa homoseksuale. Me këtë, socialdemokratët humbën temën e fundit me ngarkesë të veçantë emocionale, me të cilën mund ta vinin në presion Merkelin.

Kancelarja e shkëputur nga realiteti? Ka pak gjasa!

Dhe meqenëse Schulzit i ka mbaruar municioni në çështjet përmbajtësore, ai godet tani personalisht Merkelin. Njerëzit kanë përshtypjen se ajo “ka humbur kontaktin me realitetin”, se “fluturon” tha ai në intervistën televizive. Me të vërtetë? Po të qe kështu, sfiduesi do të qe më popullor se kancelarja. Fakt është e kundërta.

Shkurt: dikush, që e sheh se po lufton pa sukses për postin e kancelarit, dhe që e di këtë, përpiqet që ta kthejë timonin nga vetja me sulme personale ndaj mbajtëses së postit. Një përpjekje, e destinuar të dështojë. Përballë përparësisë së madhe që kanë partitë unioniste katër javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Por edhe sepse shumica e njerëzve i refuzojnë sulme të tilla. Të paktën kur nuk shoqërohen me shembuj konkretë. Dhe këto shembuj Schulzi nuk i përmendi. Ndërsa Merkeli iu përgjigj në mënyrë sovrane sulmit të sfiduesit: “Besoj se unë përballem me njerëzit”, tha kancelarja në intervistën verore me emisionin e Berlinit, “Berlin direkt”.

Në 3 shtator do të pasojë e vetmja ndeshje e drejtpërdrejtë pikëpamjesh, e cila do të kryhet në televizion. Ajo gëzohet për duelin televiziv, tha Merkeli. Një pohim që mund t’ia besosh./DW/Marcel Fürstenau/

Këto aftësi duhet t’i ketë çdo njeri (Video)

Posted: 29 Aug 2017 11:56 PM PDT

Sa shpesh jeni treguar të sinqertë me veten tuaj, madje edhe për gjërat më të thjeshta në jetë?

Janë disa aftësi të cilat duan kohë për t’u mësuar, mirëpo ju do të përfitoni shumë po i arritët të gjitha, shkruan lajmi.net

Fillimisht, të pasurit aftësinë e komunikimit në publik ju bën më të lehtë gjithçka, për 50-60 vitet e ardhshme të jetës suaj.

Pastaj, një aftësi tjetër është të qenurit i sinqertë me veten, të mos e gënjeni veten.

Pastaj, të keni besim ashtu që të mund të bëni atë që doni. Shikoni videon më poshtë për të kuptuar se cilat janë aftësitë tjera. /Lajmi.net/

Shkollat hapen të hënën, paralajmërohen edhe greva

Posted: 29 Aug 2017 11:53 PM PDT

Procesi mësimor në shkollat e Kosovës do të fillojë të hënën, më 4 shtator. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të nisë më datën e përcaktuar sipas Udhëzimit Administrativ për Kalendarin e Vitit Shkollor 2017-18 të nënshkruar nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Zyrtarë të lartë të Ministrisë kanë bërë të ditur për gazetën "Zëri" se nëpër të gjitha shkollat e Kosovës janë shpërndarë edhe tekstet falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

"MASHT-i sipas ligjit ka dërguar nëpër shkolla tekstet mësimore prej klasës së parë deri në klasën e nëntë. Tekstet nga klasa e parë deri në klasën e pestë janë tekste të reja që do të përdoren për herë të parë", ka thënë Faton Fetahu, këshilltar i ministrit të Arsimit Arsim Bajrami.

Ndërsa nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë tekstet që janë shpërndarë janë tekste të përdorura. Fetahu ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të kursimit të buxhetit. Ai ka sqaruar se kjo nuk paraqet ndonjë pengesë në mësimnxënie, pasi tekstet janë të ruajtura, kurse ato të dëmtuara nuk janë dërguar te nxënësit.

"Me këtë ne kemi kursyer buxhetin për katër milionë euro". Në shkollat e Kosovës edhe sivjet pritet të fillojnë mësimin rreth 400 mijë nxënës. Fetahu ka bërë të ditur se Ministria ka zhvilluar një takim edhe me drejtorët komunalë ku është njoftuar për të gjitha përgatitjet nëpër shkolla.

Tensionet me Ankaranë, Merkel kërkon mirëkuptimin e turqëve

Posted: 29 Aug 2017 11:50 PM PDT

Angela Merkel

"Unë do të dëshiroja raporte më të mira me Turqinë, por duhet të shohim realitetin", deklaroi ajo në konferencën e parë për shtyp pas pushimeve të verës.

Merkel përdori termin "fazë shumë e komplikuar" për të ilustruar raportet mes dy vendeve, por tha se kursi i ri i qëndrimeve ndaj Turqisë lindi si domosdoshmëri pas veprimeve të Ankarasë.

"Riorentimi i raporteve me Turqinë ishte i domosdoshëm për shkak të arrestimit të shtetasve gjermanë", u shpreh Merkel.

Nëse do të ketë një shkrirje të shpejtë të tensioneve, kancelarja gjermane la të kuptohej se kjo nuk është në dorë të Gjermanisë, transmeton tch.

"Përmirësimi i raporteve varet nga respektimi i rregullave të shtetit të së drejtës. Në këtë moment kjo nuk po ndodh në Turqi dhe veç kësaj është edhe kërkesa e qartë që gjermanët e arrestuar për shkaqe politike të lirohen menjëherë", shtoi Merkal.

Nga të dhënat e Ministrisë së Jashtme gjermane, nën masa arresti në Turqi mbahen 10 shtetas gjermanë, ndër ta edhe gazetarët Deniz Yucel dhe Mesale Tolu, si dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Peter Steudtner.

Alesia, bukuroshja shqiptare që u bë pjesë e mediave të rajonit (Foto)

Posted: 29 Aug 2017 11:50 PM PDT

Bukuroshja ekzotike është e gjatë 175 centimetra dhe deri më tani i ka zbukuruar ballinat e disa revistave në Shqipëri dhe është angazhuar nga shumë brende, duke e përfshirë edhe Dolce & Gabanna.

Në vitin 2014, ajo ka konkurruar në 'Miss Universe' ku arriti në top-pesë bukuroshet, shkruan portali boshnjak klix.ba.

Kur është fjala për mbajtjen e figurës së hollë trupore, Alesia thotë se përpiqet të konsumojë ushqim të shëndetshëm, por pa qëndruar e uritur.

Ushqimi i saj i preferuar është mishi i pulës dhe perimet, ndërsa asnjëherë nuk e anashkalon mëngjesin. Në kohë të lirë, gjithmonë e viziton palestrën.

Kurë është pyetur se cila është sfida më e madhe për të në botën e modelimit, Alesia kë thënë se gjithmonë duhet të përballeni me konkurrencë të fortë dhe duhet të keni stil unik dhe kreativitet.

Kështu mbaron shkrimi për bukuroshen shqiptare, ndërsa më poshtë jua sjellim fotografitë e saja që i ka zgjedhur portali boshnjak.

Zjarri rrezikon kishën e Laçit, rrezikohen edhe banesat

Posted: 29 Aug 2017 11:37 PM PDT

 

Flakët janë afruar deri tek kisha e Shan Andout, ku ka pasur edhe shumë besimtarë, pasi ka qenë ditë e martë, një ditë ku ky vend i shenjtë për besimtarët vizitohet më shumë. Situata duket kritike, pasi rrezikohen edhe shumë banesa, ndërsa raportohet se është shtuar numri i zjarrfikësve dhe njerëzve të angazhuar në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.

“Vatrat e zjarrit shpërthyen njëherazi, çka do të thotë që nuk është një zjarr i rastësishëm në një vatër, por disa vatra, duke filluar që nga rajoni i kishës së Laçit, deri në kurorën mbi qytet. Është një hapësirë e madhe, e konsiderueshme” u shpreh kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

Zjarri që u përhap me shpejtësi, dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë vatra e zjarrit dhe pse u tha se është vënë nën kontroll, vazhdoi të digjet edhe gjatë mbrëmjes, siç e tregojnë videot e qytetarëve të shumtë, që i kanë dërguar në numrin e 'Ti raporton!'.

Mënyrat e jashtëzakonshme të pemëve për ta mbrojtur veten (Video)

Posted: 29 Aug 2017 11:35 PM PDT

Çfarë kanë të veçantë në trupin e tyre sa për t’u mbrojtur në çdo sekond nga sulmet që vijnë nga jashtë?

Njejtë sikurse trupi, ashtu edhe gjethi ka përmbajtje të veçantë me të cilën nuk lejon që insekte apo kafshë të caktuara t’i afrohen, shkruan lajmi.net

Shikoni videon për të mësuar se çfarë përmbajtje kanë këto pemë. /Lajmi.net/

Shkenda Dubova me lëvizje seksi në videon e fundit: E kam me të leme (Video)

Posted: 29 Aug 2017 11:34 PM PDT

Ajo, njihet për lëvizjet e saj seksi dhe këtë thotë se e ka me të leme, shkruan lajmi.net

Në fakt kjo gjë edhe është e vërtetë pasi Shkendën që nga fillimi i karrierës së saj e kemi parë po kaq tërheqëse.

Muzika për të është një hobi dhe nuk është shumë aktive në publikimin e projekteve muzikore por ka mbledhur mjaft fansa me dashurinë dhe zemërgjersinë që ka./Lajmi.net/

Kjo i bjen met leme, flm 💜 @albinadylaa

A post shared by "Qender Dobesimi" (@shkendadubova) on

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more