Skip to main content

Mesazhi.com: “Çfarë fshehin varrezat 2 000 vjeçare në Egjipt?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Çfarë fshehin varrezat 2 000 vjeçare në Egjipt?” plus 9 more


Çfarë fshehin varrezat 2 000 vjeçare në Egjipt?

Posted: 17 Aug 2017 02:20 PM PDT

"Tre varreza të cilat datojnë mbi 2000 vjet më parë, janë zbuluar në jug të Egjiptit", ka bërë të ditur ministria e antikitetit në këtë vend.

Zbulimi është bërë në al-Kamin al-Sarwain në provincën Minya. Varrezat kanë qenë të fshehura thellë në një gropë pasi u janë bërë ceremonitë.

Pas nxjerrjes shumë të kujdesshme në njërën nga varrezat janë gjetur katër sarkofagë të cilët janë përdorur për mbulimin e fytyrave të njerëzve.

Vetëm disa metra më tej, është zbuluar një tjetër varrezë me gjashtë trupa, duke përfshirë edhe një fëmijë."Këto varreza janë pjesë e një zone ku vendoseshin varret e të ndjerëve për një qytet të madh.

Nuk është aspak garnizon ushtarak ashtu siç theksojnë disa", thotë arkeologu Ali al-Bakry, i cili shton se nga analizat që janë bërë deri tani del se kockat kanë evidentuar faktin se bëhet fjalë për burra, gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme.

“Kjo është hera e parë që autoritetet mendojnë se zona është përdorur për një kohë shumë të gjatë. Fragmente të varrezave datojnë rreth dinastisë së 27të në vitin 525 para Krishtit dhe periudhës greko-romake rreth 332 vjet para Krishtit.

Al-Kamin al-Sarwahi është bërë subjekt i zbulimeve arkeologjike që prej vitit 2015. Që prej asaj kohe, janë zbuluar mbi 20 varreza në një zonë shumë të vjetër rajoni varresh.

Dr Ayman Asmawz, shef i sektorit të antikitetit egjiptian në ministrinë e antikitetit, nënvizon se, "zbulimi i ri është tepër interesant dhe se ka ende shumë punë për t'u bërë për t'u zbuluar sekretet e zonës./Mesazhi/

The post Çfarë fshehin varrezat 2 000 vjeçare në Egjipt? appeared first on Mesazhi.com.

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 01:23 PM PDT

Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me  që ndodhi më qarkun Las Ramblas të Barcelonës këtë pasdite, ku mbetën të vrarë të paktën 12 vetë dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë.

Presidenti i Katalonjës gjithashtu konfirmoi se dy persona ishin arrestuar në lidhje me sulmin.

Ende nuk ka informacione zyrtare për personat e arrestuar, por ka të dhëna nga burimet e mediave se sulmuesit ishin shtetas maroken. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe një tjetër furgon me të cilin sulmuesit po planifikonin të arratiseshin. /MESAZHI/

The post ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë appeared first on Mesazhi.com.

Sa gota ujë duhet të pinë gratë shtatzëna?

Posted: 17 Aug 2017 01:00 PM PDT

Një grua shtatzënë ka nevojë të pijë përafërsisht 10 gota lëngje (ujë dhe të tjera) ose rreth 2.3 litra në ditë.

Kjo përfshinë edhe rekomandimin deri në 3-4 gota qumësht.2.3 litra në ditë pije përfshijnë edhe lëngjet e frutave, perimeve, çaj, supë apo ndonjë pije freskuese jo-alkoolike.

Kafja dhe çaji duhet të konsumohet me masë për shkak të sasisë së kafeinës.

Uji është një nga mënyrat më të mira për rehidratim gjatë ose pas ngrënies. Por përveç kësaj, trupi do të marr ujë edhe nga ushqimet si frutat, perimet dhe ushqimet gjysmë të lëngshme sikurse kosi./Mesazhi/

The post Sa gota ujë duhet të pinë gratë shtatzëna? appeared first on Mesazhi.com.

Siri – Regjimi sulmon me gaz toksik Gutën Lindore, e shpallur “zonë pa konflikt”

Posted: 17 Aug 2017 12:50 PM PDT

Një zyrtar i Mbrojtjes Civile Siriane në periferi të Damaskut hodhi pretendimin se regjimi i Esadit ka sulmuar përsëri me gaz toksik, përmbajtja e të cilit ende nuk dihet, lokalitetin Ayn Tarma, pjesë e "zonave pa konflikt" të Gutës Lindore.

Omar Abu Ubaidah, zëdhënës i Helmetave të Bardha në Ayn Tarma, deklaroi se forcat e regjimit sirian kanë sulmuar me gaz toksik vijën e frontit të opozitarëve në Ayn Tarma.

"Gazi është përhapur me shpejtësi në këtë zonë duke prekur 4 opozitarë, që janë dërguar për kurim në spitalin fushor më të afërt", theksoi Abu Ubaidah.

Zona e Gutës Lindore, ku bëjnë pjesë edhe lagje periferike të Damaskut si Ayn Tarma, Zamalka dhe Jobar, është tashmë prej 5 vitesh nën rrethimin e forcave besnike të Esadit.

Regjimi synon të shkëpusë lagjen Jobar, e cila ka formën e një gadishulli në juglindje të Gutës Lindore, nga periferitë jugperëndimore të Ayn Tarmas dhe Zamalkas, për të përqendruar rrethimin vetëm mbi këtë pjesë.

Në këtë mënyrë do të shtrëngohet edhe rrethimi i Gutës Lindore, ku forcat e regjimit po ndërmarrin sulme intensive prej gati 3 muajsh.

The post Siri – Regjimi sulmon me gaz toksik Gutën Lindore, e shpallur "zonë pa konflikt" appeared first on Mesazhi.com.

Pse Shqipëria është e varfër?

Posted: 17 Aug 2017 12:20 PM PDT

Edhe pse kemi "studiues dhe ekspertë" të shumtë me apo pa grada shkencore në fushën e ekonomisë, studentët shqiptarë të ekonomisë, publik e privat, e mbyllin universitetin me studime të huaja që tregojnë histori suksesi apo dështimi të bizneseve në vende të zhvilluara.

Po ashtu studentët shqiptarë studiojnë kryesisht përkthime të ndryshme të studimeve që kanë kryer studiues të vendeve të zhvilluara si SHBA, Japoni, Britani e Madhe, Francë etj, duke mbetur edhe ata në fund të paditur mbi ecurinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Nuk ka ende asnjë studim në Shqipëri, (të paktën në literaturën akademike shqiptare), që të tregojë nivelin e varfërisë apo shkaqet që kanë lënë një përqindje të madhe të popullsisë së vendit ende në varfëri, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

Po ashtu edhe të tregojë gjendjen dhe sesi ka dalë nga varfëria pjesa tjetër e popullsisë.Megjithatë, pavarësisht mungesës së studimeve të tilla, besohet gjerësisht nga vetë shqiptarët se 27 vjet pas rënies së komunizmit mbetemi ende sot një ndër vendet më të varfra të rajonit dhe të Europës.

Në një artikull të fundit të "borgenproject.org" flitet për nivelin dhe shkaqet e varfërisë në ShqipëriArtikulli me titull "Pse është e varfër Shqipëria?" përpiqet ta japë disa shpjegime, si më poshtë…

Shqipëria, e pozicionuar në Detin Mesdhe, në jug të Italisë, është një nga vendet më të varfra në Evropë. Por pse Shqipëria është e varfër?Është e rëndësishme të diskutojmë jo vetëm shkaqet e varfërisë në Shqipëri, por edhe standardet për varfërinë në Shqipëri.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë një shtet komunist nën regjimin e Stalinit, por nuk ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1989, sundimi komunist në Evropë u shemb dhe në vitin 1990 u formuan parti politike të pavarura në Shqipëri.

Në vitin 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet, duke i dhënë fund zyrtarisht regjimit komunist në Shqipëri, pas 47 vjetësh.

Pse Shqipëria është e varfër? Tranzicioni i vendit nga një regjim komunist në një treg të lirë, në një republikë demokratike ka ndërprerë rritjen ekonomike dhe ka shkaktuar nivele të larta të varfërisë.

Pjesa më e madhe e varfërisë në Shqipëri konsiderohet e thellë, ku të ardhurat janë nën standardet minimale të pranueshme, njerëzit përpiqen të plotësojnë nevojat themelore siç janë ushqimi, veshja dhe ngrohja. Shqiptarët përballen me shërbime të dobëta publike dhe shërbime shoqërore të paarritshme.

Shumë qytetarë të cilët nuk përballen me varfërinë, ndihen ende të kërcënuara nga ajo.Standardet për varfërinë në zonat rurale dhe urbane, megjithatë, janë të ndryshme në bazë të rrethanave.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore që nga 2013, 25-30 për qind e shqiptarëve në zonat rurale jetojnë në varfëri dhe rreth 15 për qind e shqiptarëve që jetojnë në zona urbane. Këto statistika lidhen me kushtet e pjesës tjetër të popullsisë rurale dhe urbane të Shqipërisë.

Shumica e familjeve rurale jetojnë në male dhe në zona të larta. Përcaktuesit kryesorë të varfërisë rurale janë madhësia e fermës, blegtoria dhe të ardhurat jashtë fermës.

Rreth 25 përqind e popullsisë rurale jeton në një fermë që është shumë e vogël për të siguruar një nivel të mjaftueshëm të jetesës.Varfëria urbane ka karakteristika të ndryshme nga varfëria rurale.

Varfëria urbane në Shqipëri ka të bëjë me nivelin e arsimimit dhe statusin e punësimit të kryefamiljarit, numrin e fëmijëve në familje dhe numrin e brezave të varur në një familje (nëse ka gjyshër apo nipër e mbesa).

Ndërsa shumë shqiptarë migrojnë nga zonat rurale në zonat urbane, varfëria fillon të bëhet e përqendruar në zonat më rurale dhe malore.Shqipëria ka bërë megjithatë hapa kohët e fundit në uljen e varfërisë.

Burimet kryesore të prodhimit të vendit – bujqësia dhe ndërtimi – janë sektorë privatë. Reduktimi i përfshirjes së shtetit është veçanërisht i rëndësishëm në bujqësi, e cila tani është kryesisht në pronësi private.

Përveç kësaj, liberalizimi i çmimeve, tregtisë dhe këmbimit valutor ka ndihmuar ekonominë të rritet. Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë si një vend me të ardhura të mesme më të larta që nga 2010.

Përqindja e shqiptarëve nën kufirin e varfërisë ka rënë ndjeshëm, nga 25.4 përqind e qytetarëve në 2002 në 14.3 përqind në vitin 2012.Në vitin 2009, Shqipëria aplikoi për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe u konfirmua si kandidate në 2014.

Megjithatë, Shqipëria nuk pritet të bashkohet me BE deri në vitin 2020, pasi BE i ka kërkuar Shqipërisë që të (reforma në drejtësi) që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, veçanërisht atë lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës.

Ndonëse Shqipëria historikisht është renditur si vendi më i varfër në Evropë, varfëria në Shqipëri me kalimin e viteve po fillon të ulet ngadalë.

Shqipëria pas Luftës së Ftohtë, nga tranizicioni i gjatë tani në një kandidat të mundshëm të BE-së dëshmon se ky vend ka potencial të kalojë nga varfëria ekstreme.

Dhe ndoshta më tej nuk mund të jetë më nevoja t'i japin një përgjigje pyetjes: "Pse Shqipëria është e varfër?" (Christiana Lano/ AFP.al)/Mesazhi/

The post Pse Shqipëria është e varfër? appeared first on Mesazhi.com.

Holandezi konvertohet në musliman dhe martohet me një PRINCESHË (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 11:39 AM PDT

Dikur quhej Dennis Verbaas dhe ishte menaxher i një klubi futbollistik. Por tani, djali holandez quhet Dennis Muhammad Abdullah, dhe është konvertuar në musliman.

Deri këtu gjithcka duket e natyrshme. Por kur kuptojmë se ky djalë ndërmorri shumë ndryshime në jetën e tij për tu martuar me një princeshë të Malajzisë, atëherë ky përbën lajm.

E lajm ishte edhe martesa përrallore e holandezit Dennis Muhammad me Princeshën e Malajzise Tunku Tun Aminah, vajzën e vetme të Sulltanit Johor të Malajzisë.

Martesa e tyre u bë lajm në mediat në Malajzi, pasi historia e tyre ishte si e përrallave. Cifti ishin takuar në një kafene, por vetëm pas ai kishte rënë dashuri me të e kishte kuptuar se ajo është një princeshë e vërtetë.

Dennis Muhammad u konvertua në mysliman dhe hoqi dorë nga emri i krishterë (Dennis Verbaas), dhe u martua me princeshën në një ceremoni tradicionale të mrekullueshme.

/MESAZHI/

 

The post Holandezi konvertohet në musliman dhe martohet me një PRINCESHË (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Cili është qyteti më i mirë në botë?

Posted: 17 Aug 2017 11:39 AM PDT

uMelburni është për të shtatin vit rradhazi qyteti më i këndshëm në botë, ndërkohë që terrorizmi dhe tensionet diplomatike zvogëlojnë kushtet e jetesës kudo në botë, sipas raportit vjetor të "The Economist".

Malburni klasifikohet në krye të 140 qyteteve të studiuara, para kryeqytetit austriak, Vjena dhe tre qyteteve kanadeze, Vankuver, Toronto dhe Kalgëri, që përbëjnë pesë më të mirët.

"Kjo është një fitore për të gjithë viktorianët, që kontribuojnë kaq shumë që ta bëjnë Melburnin vendin më të mirë në botë për të jetuar", deklaroi Daniel Andrews, kryeministri i shtetit të Viktorias, ku kryeqyteti është Melburni.

Ky studim, i publikuar të mërkurën, i vlerëson qytetet sipas pesë kritereve të mëdha, stabiliteti, shërbimet e shëndetësisë, kultura dhe mjedisi, edukimi dhe infrastruktura.

Sipas këtij klasifikimi, metropolet e mëdha si Nju Jorku, Londra, Parisi dhe Tokio janë plot aktivitet por vuajnë nga një kriminalitet i lartë dhe transporte publike të mbipopulluara.

Në të kundërt, "Economist's Intelligence Unit" ka konstatuar se qytetet mesatare në vendet e pasura kanë cilësinë më të mirë të jetës.

"Këto qytete promovojnë një seri aktivitetesh krijuese pa sjellë nivel të lartë të kriminalitetit apo infrastruktura të mbipopulluara", thekson ky raport.

Megjithatë, stabiliteti në botë vuan nga rritja e veprimeve terroriste.

"Veprime të terrorizmit të dhunshëm kanë ndodhur në shumë vende, si Australia, Bangladeshi, Belgjika, Franca, Pakistani, Suedia, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja", konstaton ky studim.

Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një fenomen të ri, frekuenca dhe përhapja e terrorizmit është rritur ndjeshëm dhe është bërë më e rrezikshme.

Nga ana tjetër, ky raport tregon se shumë qytete amerikane janë skualifikuar vitet e fundit për shkak të trazirave në rritje, kryesisht të lidhura me personat me ngjyrë të vrarë nga policia, përcjell Atsh.

"Për më tepër, vendi po përballet me manifestime kundër politikës së presidentit Donald Trump", thekson raporti duke shtuar se tensionet diplomatike nga Koreja e Veriut tek Rusia dhe Ukraina, rrit paqëndrueshmërinë në botë.

Në fund të klasifikimit gjenden kryeqyteti i Sirisë, Damasku, si dhe Lagos (Nigeri) dhe Tripoli (Libi)./Mesazhi/

The post Cili është qyteti më i mirë në botë? appeared first on Mesazhi.com.

Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë

Posted: 17 Aug 2017 11:13 AM PDT

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç janë mbytur pasditen e së enjtes në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Sipas burime të policisë dy të rinjtë kushërinj me njeri- tjetrin banues në  fshatin Gruemirë ishin hedhur për tu larë në Liqenin e Shkodrës, por nuk kanë mundur dot të dalin më.

Nga informacionet paraprake mësohet se 7  persona  ishin  futur në  liqen ku kishin hipur në një varkë  të vogël  dhe  kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t'u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 personat e tjerë kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa E.T 13 vjeç dhe S.T 15 vjeç janë mbytur.

Brenda kësaj jave, 5 persona janë mbytur mes tyre 4 fëmijë. Një ditë më parë një 10 vjeçare u mbyt në ujërat e detit të Zvërenecit, ndërsa para disa ditësh një i moshuar nga Kosova u mbyt në Velipojë, ndërsa një 12 vjeçar në plazhin e Divjakës.

The post Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë appeared first on Mesazhi.com.

Sulmi me kamion në Barcelonë, 13 të vdekur, cilësohet si sulm terrorist (Foto)

Posted: 17 Aug 2017 11:07 AM PDT

Të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur janë regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Barcelonë, kur një furgon është përplasur me këmbësorët në një zonë turistike. Policia po e konsideron si sulm terrorist.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë publikuar foto dhe video nga momenti i tmerrit, ndërsa atje shkuan automjetet e emergjencës, pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë "Las Ramblas" të frekuentuar shumë nga turistët.

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve, në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin.

Gazeta "El Pais" njofton se drejtuesi i mjetit është larguar në këmbë pasi përplasi dhjetëra këmbësorë, ndërsa raporte të tjera thonë se dy persona të armatosur, dyshohet autorët e sulmit me furgon, kanë hyrë në një restorant pas ngjarjes së mëparshme.

Edhe pse detajet e incidentit nuk janë momentalisht të qarta, përdorimi i automjeteve për të shkaktuar panik dhe viktima në vendet e BE-së është përdorur që nga korriku i vitit 2016, në një seri sulmesh terroriste nga militantët besnik të organizatës terroriste ISIS.

Por motivet e sulmit sipas Daily Mail lidhen edhe me grafitet kërcënuese ndaj turistëve që janë parë në Barcelonë. Së paku 11 milionë turistë vizitojnë Barcelonën për cdo vit.

Në një video të publikuar nën sloganin "turizmi vret fqinjësinë", disa individë kanë ndaluar një autobus me turistë në Barcelonë, duke shpuar gomat dhe duke vizatuar me spraj nëpër xhamat e tij.

The post Sulmi me kamion në Barcelonë, 13 të vdekur, cilësohet si sulm terrorist (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për ryshfetin?

Posted: 17 Aug 2017 11:00 AM PDT

Hadithi për ata që marrin ryshfet, dhurata dhe peshqeshe për punët tashmë të paguara:

Për të gjithë ata që marrin ryshfet, dhurata dhe peshqeshe për punë tashmë të paguara, ose marrin dy paga për të njëjtën punë, një zyrtare dhe një private,

ose gjatë orarit të punës i kryejnë punët e tyre private,
ose e përdorin inventarin dhe gjërat e tjera të firmës shtetërore për punë private,
ose i vjedhin kompanitë e tyre,

ose i kurdisin tenderat qeveritarë për firmat e veta apo të afërmve a miqve të tyre,
ose e përdorin pronën publike për pasurimin personal dhe të familjeve të tyre,
ose e shpërdorin detyrën publike për përfitime personale,

ose tregtojnë me poste publike / qeveritare,
ose e përvetësojnë pronën publike, ose …,

HADITH PËR REFLEKTIM:

Pejgamberi savs e kishte caktuar një njeri të quajtur IBN LUTEJBE për ta mbledhur zekatin nga fisi Benu Sulejm. Kur erdhi, Pejgamberi savs, i këkoi llogari për mjetet e tubuara, dhe ai tha:

“Kjo është pasuria e juaj, kurse këtë ma kanë dhënë njerëzit si dhuratë.”
Pejgamberi savs i tha:
“Pse nuk qëndrove në shtëpinë e babait dhe nënës tënde, dhe të presësh që të vjen dhurata, nëse je i sinqertë në atë që po thua!”

Pastaj u ngjit në minber, e falënderoi dhe lavdëroi Allahun ashtu siç meriton, dhe tha:
“Unë e caktoj ndonjërin prej jush në një detyrë, të cilën ma ka besuar Allahu, dhe pastaj ai vjen dhe thotë: 'Kjo është pasuria e juaj, kurse këtë ma kanë dhënë mua dhuratë.” Pse nuk qëndroi në shtëpinë e babait dhe nënës tij dhe të presë që t'i vjen dhurata e tij.

Betohem në Allahun, se çdokush që merr atë që nuk i takon atij, atë që nuk ka të drejtë në të, në Ditën e Ringjalljes do ta bartë mbi shpinë (si barrë)…" (Buhariu, 6578)
Burimi: Hafiz Semir Imamoviq; Përshtati: Miftar Ajdini./Mesazhi/

The post Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për ryshfetin? appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more