Skip to main content

Mesazhi.com: “Disa mënyra se si mund ti ndihmoni fëmijët të shprehin ndjenjat…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Disa mënyra se si mund ti ndihmoni fëmijët të shprehin ndjenjat…” plus 9 more


Disa mënyra se si mund ti ndihmoni fëmijët të shprehin ndjenjat…

Posted: 27 Aug 2017 02:20 PM PDT

Të ndihmosh fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre, është një sfidë e vërtetë. Fëmijët e vegjël, shpesh nuk i kuptojnë ndjenjat e tyre dhe kjo mund të jetë shqetësuese për ta.

Duke e ndihmuar fëmijën të kuptojë dhe të shprehë ndjenjat e veta, në të njëjtën kohë e ndihmon atë të kontrollojë emocionet.

Vërini ndjenjave një emër. Ndihmojeni fëmijën ti vërë një emër ndjenjës që po përjeton, p.sh. "Duket sikur kjo lojë po të nervozon". Kjo do u mësojë atyre ti kuptojnë më mirë ato.

Sugjerojini të vizatojnë atë që ndjejnë. Duke vizatuar atë ҫfarë ndjejnë në letër, ata kalojnë në procesin e të menduarit rreth këtyre ndjenjave.

Kështu ata ndërtojnë një imazh mbi këtë ndjenjë dhe e kanë më të lehtë ta njohin kur ta përjetojnë sërish atë.

Lërini të shprehin ndjenjat nëpërmjet lojës me kukulla. Ndonjëherë fëmijët ndihen më mirë kur përdorin karaktere imagjinare siҫ janë kukulla të ndryshme, për të shprehur ndjenja të tilla si zemërimi.

Lexojini libra me histori. Fëmijët i duan librat dhe ndërkohë që dëgjojnë histori ku përshkruhen ndjenjat, ata mësojnë si ti shprehin ato.

Bisedoni rreth ndjenjave. Gjatë kohës së gjumit, luani "loja e ndjenjave" ku ti kërkoni fëmijës të kujtojë një ndjenjë të caktuar.

Nëse fëmija është i vogël mund ti thoni të kujtojë një moment kur është ndjerë i lumtur, i trishtuar, i zemëruar apo i habitur.

Nëse fëmija është më i madh kërkojini të kujtojë ndjenja më të ndërlikuara si nervozizmi, turpi, sikleti, ose kur janë ndjerë mirë me veten etj…/Mesazhi/

 

The post Disa mënyra se si mund ti ndihmoni fëmijët të shprehin ndjenjat… appeared first on Mesazhi.com.

Mercedes S Cabrio parkohet me ndihmën e telefonit të mençur

Posted: 27 Aug 2017 01:40 PM PDT

Mercedes ka publikuar videon "teaser" të versionit të ri-stilizuar cabrio të klasës prestigjioze S, në prag të premierës në auto-sallonin e ardhshëm të Frankfurtit.

Përveç versionit të limuzinës, edhe modeli me tavan të hapur do të pësojë ndryshme kozmetike në eksterier.

Në kabinë po ashtu priten avancime të caktuara, të cilat pritet të përfshijnë edhe dy ekrane të reja 12,3 inç me rezolucion të lartë- njëri në vend të tabelës instrumentale dhe tjetri në qendrën për nevoja të sistemit multi-medial.

Kur bëhet fjalë për sistemin e asistimeve, aty pritet të jetë teknologjia e avancuar DISTRONIC Active Proximity Assist, Active Steer Assist, Active Lane Change Assist, Active Emergency Stop Assist dhe Traffic Sign Assist.

Pronarët e ardhshëm po ashtu presin të llogaritin edhe në sistemin e ri për parking, i cili i mundëson vozitësit që të parkohet me ndihmën e telefonit të mençur, madje edhe nëse nuk ndodhet në veturë.

Ndryshimet do të përfshijnë edhe motorizimin dhe përzgjedhja e njësive motorike do të merret nga klasa S e ridizajnuar e limuzinës.

Duhet llogaritur në  bi-turbo 3.0 V6 me 367 kuaj fuqi, bi-turbo 4.0 V8 me 469 kuaj fuqi.  Ne krye të ofertës do të jetë S63 me bi-turbo 4.0 V8, i cili ofron 612 kuaj fuqi./Mesazhi/

The post Mercedes S Cabrio parkohet me ndihmën e telefonit të mençur appeared first on Mesazhi.com.

1161 raste të vjedhjeve për tre muaj

Posted: 27 Aug 2017 01:26 PM PDT

Vjedhjet mbeten shqetësim si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për vetë qytetarët. Vetëm në tremujorin prill-qershor të vitit 2017 kanë ndodhur 1161 raste të vjedhjeve.

Megjithatë sipas statistikave që posedon Policia e Kosovës një dukuri e tillë ka shënuar rënie në krahasim me vitin paraprak.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës vetëm në tremujorin e dytë (Prill-qershor) të vitit 2017 numri i vjedhjeve si ato të ulëta po ashtu edhe ato të rënda ka shënuar rënie për 9 për qind.

Hoxha thotë se edhe gjatë sezonit veror ka një numër të madh të vjedhjeve.

Ndërsa, rajoni i cili dominon me shifra më të larta sa i përket vjedhjeve është Prishtina.

E qytetarët vazhdojnë të ndihen të pasigurt, madje edhe ata që nuk ju ka ndodhur t'i plaçkitin.

Ndërsa, një banor tjetër i cili ka ardhur për pushime në Kosovë ka një tjetër hall.

E sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e vjedhjeve ka pasur disa të arrestuar dhe sipas procedurave ligjore, ata janë sjell para organeve të drejtësisë për vendime të mëtejme gjyqësore.

The post 1161 raste të vjedhjeve për tre muaj appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptari nga Suhareka projekton shporetin solar (Video)

Posted: 27 Aug 2017 01:20 PM PDT

Më nuk do të shpenzohet energji elektrike për përgatitjen e ushqimit, fal projektimit të shporetit me energji diellore të realizuar nga Dukagjin Palushi nga Budakova e Suharekës.

Qëllimi i këtij projekti, sipas tij, ka qenë ndihma për familjet e varfra.

Temperatura e siguruar nga rrezet e diellit arrin në 600 gradë Celsius, e kjo bën që ushqimi të gatuhet brenda pak minutave.

Kjo pajisje ka një kosto prej 200 euro për ndërtimin. Palushi ka projektuar edhe një skicë për të gjithë ata që duan të realizojnë një projekt të tillë.

The post Shqiptari nga Suhareka projekton shporetin solar (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë nënkupton koma?

Posted: 27 Aug 2017 01:00 PM PDT

Koma është një gjendje e të fikëtit e shkaktuar nga ndonjë lëndim ose sëmundje, kur një person është joreagues dhe nuk mund të zgjohet.

Koma mund të shkaktohet nga lëndime të rënda të kokës ose nga ndonjë goditje në tru. Ajo zakonisht zgjat më pak se dy muaj deri në katër javë.

Kur dikush bie në koma, aktiviteti i trurit të tyre është minimal. Ata janë të gjallë, por nuk mund të lëvizin ose të zgjohen. Potenciali i rikuperimit të tyre varet nga shkaktari i komës.

Një person në koma është jo reagues ndaj ambientit, si ndaj zërave ose dhimbjeve. Megjithatë, është e mundshme që ata kanë një nivel të vetëdijes për ambientin e tyre rrethues. Çdo përvojë e komës është unike.

Kohë pas kohe, personi në koma mund t'i hapë sytë, të bëjë grimasa ose të nxjerrë zhurmë. Megjithatë, ata mund të mos jenë të vetëdijshëm për këto lëvizje ose të mos kenë kontroll në to.

Të jesh në koma do të thotë se personi ka një nivel të ulët të vetëdijes. Niveli i vetëdijes së pacientit varet nga ajo se sa prej trurit të tij është duke funksionuar, dhe kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Për shembull, një person mund të fillojë në një komë shumë të thellë, duke qenë joreagues ndaj dhimbjes, dhe gradualisht mund të rikuperohet në një koma më të lehtë, kur reagon ndaj dhimbjes.

Me kalimin e kohës personi mund të vazhdojë të përmirësohet dhe të arrijë gjendjen kur është plotësisht i vetëdijshëm për ambientin rrethues dhe mund të fillojë të komunikojë.

Aftësia për të bërë një reagim dukshëm të vetëdijshëm ndaj instruksioneve të jashtme tregon se ai person nuk është më në koma./Mesazhi/

The post Çfarë nënkupton koma? appeared first on Mesazhi.com.

Gjobë për suedezin i cili ka fyer muslimanët

Posted: 27 Aug 2017 12:54 PM PDT

Suedi, Goteborg

________________

Një suedez në qytetin Goteborg të Suedisë i cili ka fyer muslimanët nëpërmjet rrjetit social është dënuar me gjobë prej 12 mijë krona (rreth 1200 euro).

Në profilin e rrjetit social të Gjykatës së Goteborg-ut, thuhet se 70-vjeçari suedez i cili në një rrjet social lidhur me muslimanët ka shkruar "Muslimanët janë majmunë, muslimani më i mirë është muslimani i vdekur", për shkak të veprës penale të urrejtjes është gjobitur me 12 mijë krona suedeze.

Edhe Gjykata rajonale e Malmos muajin e kaluar kishte dënuar një grua 72-vjeçare e cila nëpërmjet rrjetit social kishte fyer politikanët afganë dhe suedezë, me 80 ditë burgim për shkak të veprës penale të urrejtjes, por më pas ky dënim ishte kthyer në 4 mijë krona gjobë.

The post Gjobë për suedezin i cili ka fyer muslimanët appeared first on Mesazhi.com.

“Si e vodhën shprehjen Allahu Ekber disa terroristë” (Video)

Posted: 27 Aug 2017 12:50 PM PDT

I gjithë komuniteti i besimtarëve muslimanë në botë ndihen keq teksa mësojnë në lajme se autorët e akteve terroriste thërrasin "Allahu Ekber" – Zoti është më i madhi – në çastin kur i kryejnë ato.

Së fundi, një reagim të ashpër ndaj këtij fenomeni ka patur princesha saudite Amerah Al Taweel, e cila tha se këta njerëz të ulët jua kanë vjedhur 1.8 miliard muslimanëve në botë, fjalët e tyre më të shenjta duke i përdhunuar ato me aktet e tyre çnjerëzore.

"Çdo musliman duhet të marrë përgjegjësinë e portretizimit të imazhit të vërtetë të Islamit dhe të rivendosë kuptimin e termit të rrëmbyer 'Allahu Ekber'", tha princesha në Forumin Arab për Media.

Duke iu referuar Islamit si "një fe e bukur me simbolizmin e saj të thjeshtë", princesha Amerah shpjegoi palidhjen e deklamimit "Allahu Ekber" me aktet terroriste dhe dhunën nga ca individë.

"Këto fjalë që zakonisht përdoren për të treguar madhështinë e Zotit, fatkeqësisht janë ndotur nga terroristët dhe ekstremistët të cilët e thonë këtë deklamim kur kryejnë krimet e tyre të dhunshme dhe të tmerrshme", tha ajo.

Sipas statistikave,  fjalët "Allahu Ekber" janë kërkuar 79 milionë herë në faqet e mediave sociale dhe motorët e kërkimit brenda vetëm një viti, shtoi princesha Amerah.

"Kjo tregon se njerëzit në mbarë botën janë të interesuar të gjejnë më shumë informata për Islamin, dhe është përgjegjësia jonë individuale si muslimanë për ta mbrojtur fenë tonë dhe për të informuar të tjerët për thelbin dhe bukurinë e saj".

Ajo vuri në dukje se ka pasur një fokus në krijimin e qendrave kërkimore dhe muzeve të ndryshme për prezantimin e Islamit para botës, megjithatë përpjekjet janë lënë në hije nga aktet individuale të urrejtjes dhe terrorit.

Duke kujtuar një sondazh të kryer nga Twitter në lidhje me perceptimet e njerëzve për Islamin, princesha Amerah tha se vetëm 12 për qind e përdoruesve thanë se kishin një pikëpamje negative për fenë, 5 për qind kishin një pikëpamje pozitive dhe 83 për qind ndjehen neutralë rreth Islamit.

"Vetëm 12 përqind e përdoruesve të Twitter kanë pikëpamje negative mbi Islamin. Më shumë se 280 milionë llogari të Tëitter në botën arabe mund të ndihmojnë në projektimin e imazhit të vërtetë të Islamit", tha ajo.

Princesha i bëri thirrje që të ndihmohet në ndryshimin e imazhit të shtrembëruar të Islamit, duke bërë nga një postim në javë në lidhje me mësimet e Islamit nëpër kanalet e mediave sociale.

"Terroristët thërrasin 'Allahu Ekber' para shkatërrimit, ndërkohë që ne e themi këtë para dhe gjatë festave tona, gjatë namazit dhe lutjeve, sa herë që shohim diçka të bukur dhe kur ndihemi të dobët, të frikësuar dhe të lumtur",  theksoi princesha Amerah.

The post “Si e vodhën shprehjen Allahu Ekber disa terroristë” (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Disa mënyra për të djegur kaloritë pa i vërejtur

Posted: 27 Aug 2017 12:20 PM PDT

Duke bërë disa veprime të thjeshta, si ngjitja e shkallëve, qëndrimi në këmbë, larja me duar e veturës, ju do t'i shtoni aktivitetin fizik ditor dhe do t'i ndihmoni vetes të djegë më shumë kalori.

Mundohuni të shmangni ashensorët dhe të përdorni sa më shumë shkallët. Në këtë mënyrë ju nuk do të duhet të prisni ardhjen e ashensorit, duke i kursyer kohë vetes, dhe sigurisht duke përfituar në aspektin fizik. Vetëm pesë minuta ngjitje nëpër shkallë djeg 144 kalori.

Në vend se t'i merrni gjësendet e blera të gjitha përnjëherë, dërgoni ato një nga një nga vetura deri në shtëpi. Kështu do të lëvizni më shumë dhe do të digjni më shumë kalori.

Kur qëndroni duke pritur në zyrën e mjekut, në stacion, në ndonjë institucion, provoni të qëndroni në këmbë dhe jo ulur. Qëndrimi në këmbë djeg 36 kalori më shumë në orë se sa të qëndruarit ulur.

Përdorni pajisje mekanike për të pastruar dhe rregulluar kopshtin tuaj, në vend të pajisjeve elektronike. Duke punuar kopshtin me dorë në vend të pajisjeve, ose duke mbledhur gjethet dhe mbeturinat me grabujë në vend të ventilatorit të gjetheve, ju do të digjni 50 kalori më shumë çdo gjysmë ore.

Pastrojeni dyshemenë më shpesh. Duke aktivizuar trupin dhe duart tuaja gjatë pastrimit të dyshemesë, ju do të harxhoni më shumë kalori se sa kur e pastroni atë me thithëse. Dhe sigurisht pastrimi me duar e bën dyshemenë të duhet më mirë.

Përtypni çamçakëzë pa sheqer. Kërkimet e fundit kanë gjetur se aktivizimi vetëm i muskujve të nofullës djeg rreth 11 kalori në orë.

Lajeni veturën tuaj me duar në vend se të përdorni pastrues automatik ose ta dërgoni në autolarje. Ju do të digji rreth 280 kaloni në orë gjatë larjes së veturës dhe do të kurseni para.

Luani me fëmijët. Improvizimi i lojërave të basketbollit, futbollit, ose lojërave tjera, madje edhe vetëm kërcimi në litar dhe hedhja e topit, do t'ju ndihmojnë ta harxhoni energjinë e tepërt dhe të jepni një shembull të mirë të një personi aktiv para fëmijëve tuaj. Ju do të digjni nga 80 deri në 137 kalori çdo 10 minuta, në varësi të aktivitetit./Mesazhi/

The post Disa mënyra për të djegur kaloritë pa i vërejtur appeared first on Mesazhi.com.

Të mençurit nuk kryejnë shumë punë njëkohësisht

Posted: 27 Aug 2017 11:40 AM PDT

Ti me siguri ke dëgjuar se të kryesh shumë punë në të njëjtën kohë është një gjë e keqe, por studimet e reja tregojnë se e pengon performancën tënde dhe mund edhe ta dëmtojë trurin tënd.

Ti çdo herë që kryen shumë punë nuk je duke e dëmtuar vetëm performancën tënde të momentit, por edhe një pjesë të trurit që është kritike për të ardhmen tënde në punë.

Studimet e bëra ne Standford University zbuluan se kjo gjë është më pak produktive se sa të bësh një gjë të vetme. Studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të ngarkuar me informata të shumta elektronike nuk mund të koncentrohen, të mbledhin informata, ose të kalojnë nga një punë në tjetrën ndryshe nga ata që kryejnë një punë në atë moment.

Një aftësi e veçantë?

Por çka nëse disa njerëz kanë aftësi të veçantë ta bëjnë këtë gjë? Studiuesit e Stanford krahasuan grupet e njerëzve bazuar në prirjen e tyre dhe besimin se kjo e ndihmon performancën e tyre.

Ata zbuluan se të ngarkuarit me punë ata që kryejnë shumë punë në të njëjtën kohë dhe ndihen se kjo rritë performancën e tyre në fakt ishin më keq se ata që pëlqejnë të bëjnë një gjë të vetme për momentin.

Ata dolën më keq sepse kishin më shumë problem rreth organizimit të mendimeve të tyre dhe pastrimit të informatave të panevojshme, dhe ata ishin më të ngadaltë në kalimin nga një punë tek tjetra.

Kjo gjë zvogëlon efikasitetin tënd dhe performancën sepse truri yt mund të fokusohet vetëm në një gjë për momentin. Kur ti provon të bësh dy gjëra njëkohësisht, truri nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që t'i kryejë ato në mënyrë të suksesshme.

Të kryesh shumë punë në të njëjtën kohë zvogëlon IQ-në

Studimet gjithashtu treguan së, përveç që të ngadalëson, ajo edhe zvogëlon Koeficientin e Inteligjencës (IQ) tënde. Një studim në University of London zbuluan se pjesëmarrësit që bënë këtë gjë gjatë punës kognitive kishin IQ të ngjashme sikur të kishin tymosur marihuanë ose të kishin qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës.

IQ bie 15 pikë më poshtë dhe meshkujt kishin rezultatet e tyre të ngjajshmë me ato të një fëmije 8-vjeçar.

Pra, herën tjetër që i shkruan shefit tënd një e-mail gjatë një takimi, kujto që kapaciteti yt kognitiv bie në atë pikë sa që ti mundesh ta lësh një fëmijë 8 vjeçar të shkruajë për ty.

Dëmtim truri nga kjo gjë?

Është besuar shumë gjatë se dëmtimi kognitiv nga kjo gjë ishte e përkohshme, por studimet e reja sugjerojnë ndryshë.

Studiuesit ne Universitetin e Sussex ne UK krahasuan sasinë e kohës që njerëzit kaluan në pajisje të shumta (si shkrimi i mesazheve gjatë shikimit të televizorit) në skanimin MRI të trurit të tyre.

Ata zbuluan se këta njerëz kishin më pak densitet të trurit në një regjion përgjegjës për ndjeshmëri gjithashtu edhe për kontrollin emocional dhe kognitiv.

Derisa, më shumë studime nevojiten për ta përcaktuar se a e dëmton kjo gjë trurin fizikisht, është e qartë se ka efekte negative.

Neuroshkencëtari Kep Kee Loh, shpjegoi këtë: "Mendoj së është e rëndësishme të krijojmë vetëdijesim se mënyra se si po bashkëveprojmë me pajisjet mund të jetë duke ndryshuar mënyrën së si mendojmë dhe këto ndryshime mund të jenë duke ndodhur në nivelin e strukturës së trurit".

Lidhja EQ

Asgjë nuk i nervozon njerëzit më shumë se të luash me telefon ose tablet gjatë bisedës. Kryerja e shumë punëve gjatë takimeve dhe mbledhjet shoqërore shfaqë ndërgjegjësim social, gjë që është kritike për suksesin në punë.

TalentSmart ka testuar më shumë se një milion njerëz dhe zbuloi se 90 për qind e performuesve më të mëdhenj kanë Inteligjencë Emocionale (EQ) të lartë.

Nëse kryerja e shumë gjërave në të vërtetë dëmton trurin si studiuesit kanë konstatuar, duke e bërë këtë zvogëlon EQ-në tënde.

Nëse e bën këtë gjë, ky nuk është një zakon që duhet t'a vazhdosh kjo qartë ngadalëson kualitetin tënd të punës. Edhe nëse nuk shkakton dëmtim truri, ti do të kesh probleme me koncentrim, organizim dhe vëmendje./Mesazhi/

The post Të mençurit nuk kryejnë shumë punë njëkohësisht appeared first on Mesazhi.com.

Liverpooli i papërmbajtshëm, e mposht Arsenalin

Posted: 27 Aug 2017 11:20 AM PDT

Liverpooli e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 4-0 në derbin e kësaj jave në Ligën Premier.

Liverpooli hyri në derbi me motivim të madh.

Serinë e hapi Firmino duke shënuar në minutën e 17-të.

Rezultatin e dyfishoi Sadio Mane në minutën e 40-të për 2-0.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë vulosi dominancën e The Reds.

Mohamed Salah ishte ai që shënoi për 3:0 në minutën e 57-të.

Sturridge për 4-0 realizoi në minutën e 77.

Deri në fund nuk pati gola, teksa Arsenali vazhdon me gabime, kurse Liverpooli mban ecurinë me fitore.

The post Liverpooli i papërmbajtshëm, e mposht Arsenalin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more