Skip to main content

Mesazhi.com: “Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT” plus 9 more

Mesazhi.com: “Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT” plus 9 more


Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT

Posted: 30 Aug 2017 06:10 PM PDT

Rezonimi i lartë moral, ndërlidhet me rritjen e aktivitetit të trurit të njeriut në sistemin kognitiv.
Studimi i fundit ofron shembull për dallimet individuale në zhvillim dhe rezonim moral.

Individët që kanë një nivel të lartë të moralit, tregojnë rritje të aktiviteti frontostriatal në sistemin kognitiv të trurit, si gjatë periudhave të pushimit po ashtu edhe gjatë kryerjes së ndonjë vendimarrje me rëndësi, kjo vjen sipas një studimi të ri nga hulumtuesit në Institutet dhe Universitetet; Perelman School of Medicine, the Wharton School of the University of Pennsylvania, Shanghai International Studies University in Shanghai, China and Charité Universitätsmediz in Berlin, Germany (https://www.sciencedaily.com/releases/2017/08/170822092153.htm).

Sipas rezultateve të këtij studimi, në zhvillimin dhe rritjen e aktiviteti frontostriatal të trurit ndikojnë edhe aktivitetet empatike pro-sociale të tilla si; shërbimi në komunitet apo dhënia e bamirësisë bazuar në parimet më të avancuara dhe rregullat etike.

Përgatiti: Rrahman FERIZI

The post Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT appeared first on Mesazhi.com.

Divide et Impera

Posted: 30 Aug 2017 05:39 PM PDT

Kuvendi i Kosovës për Kurban
Nuk mjafton të fitohet lufta; është më me rëndësi të organizohet paqja.
(Aristoteli)
Historikisht, popujt dhe shoqëritë i kanë përcjellur dallimet dhe ndryshimet e opinioneve, përceptimeve ndaj ngjarjeve, ideve, veprimeve dhe aleancave të caktuara.
Mirëpo, si përgjatë historisë, ashtu sot e gjithë ditën, popujt dhe shoqëritë tjera, gjeten zgjidhje dhe ecin përpara, drejtë sfidave të reja.
Disa prej tyre, duke përdorur diplomaci të "ashpër e të butë" e "gjuajnë topin" në arën e fqinjëve, duke dizajnuar armik apo shpallur luftë të jashtme për të ruajtur paqen e brendshme, shpeshherë të brishtë!.

Me shoqërinë Shqiptare diçka nuk shkon!
Për këtë arsye sigurisht, si shumë merremi me historinë, në kontestin elegjikë se sa në bërjen e historisë dinamike, duke fajësuar sa njërën e tjetrën Perandori, e sistem, të cilët na lanë të prapambetur, apo të ngecur në kohe?!.
Ndërsa sot, kemi rënë në kurthen e asaj që thuhet sa nga armiqtë po ashtu edhe nga miqtë e rrejshëm,
"Shqiptari të fal gjakun po jo edhe suksesin"?!.
Ashtu si u pa gjatë këtyre ditëve, pamundësia e radhës e konstituimit të Kuvendit të Republikës.
Politikanët kosovarë, nga të cilët pjesa dërmuese kanë filluar të merren me politikë kur janë zgjedhur deputet, shumica sosh e tyre kanë rënë në kutin e Divide et Impera (përçajë dhe sundo) duke arritur në gjendje që një pakicë e minoriteteve, në vend se të jenë të stër-kënaqur me statusin e mbi privilegjuar ( sipas Pakos-halës në fyt të Ahtisarit, krahasuarë me "minoritetin" Shqiptarë të Kosovës Lindore, të cilët janë mbetur si jetim të Kombit të anatemuar) kanë shtrirë ambiciet e tyre duke kërkuar "shtet paralel" brenda banana Republikës "tè Kosovès"!

Një fund i ri ka filluar!
Të shohim fillimin e ri, pranim-dorëzimin e elefantëve veteran të cilët pushtetin e kanë marr prej pas lufte "si me tapi" dhe entuziastëve politikë të rinjë, a do të kenë fatin ti shkojnë deri në fund maratonës, kështu " fyta-fyt"?!.
Kosovë, me fat ndryshimet në garën e gladiatorëve, shpresojmë se Kurbanët e prerë me rastin e kësaj Feste të Mëshirës, "do ta qesin këtë pu-shtet pak në udhë" të fatit dhe zgjidhjes së nyejve të tèrsit, se përndryshe, jem bërë ashtu si thotë populli,”mos u bëfsh me ju dhimbsë armikut”.(sic).!

Rrahman FERIZI

The post Divide et Impera appeared first on Mesazhi.com.

Libri qetësues më shumë se gjumi

Posted: 30 Aug 2017 02:20 PM PDT

Sipas një studimi të fundit thuhet se nëse ju shijoni literaturë mund të përforconi mendjen tuaj madje duke përmirësuar të gjitha aftësitë tuaja të dikurshme.

Por kjo është e vështirë për tu arritur nëse ju nuk jeni një lexues i apasionuar për të nxjerrë diçka përtej imagjinatës. Edhe nëse ndjeheni të stresuar, leximi mund të sjellë qetësim më shumë se sa një pilulë gjumi.

Këtë e vërtetoi hulumtimi i kryer në vitin 2009 nga Universiteti Sussex-it duke shtjelluar se leximi është mënyra më efektive për të kapërcyer stresin, duke dëgjuar muzikë e duke shijuar edhe një filxhan çaj, kafe apo edhe përderisa shëtisni me një libër në duar.

Nuk ka rëndësi se çfarë libri zgjidhni, mjafton të lexoni një libër mund të shpëtoni veten tuaj nga shqetësimet dhe streset e përditshme të botës./Mesazhi/

The post Libri qetësues më shumë se gjumi appeared first on Mesazhi.com.

Pse përdorimi i celularëve është i dëmshëm…

Posted: 30 Aug 2017 01:40 PM PDT

Epoka dixhitale sa ndihmuese është aq edhe shkatërruese duket të jetë. Organizata Kombëtare e Shëndetit dhe disa mjekë rusë, paralajmërojnë se telefonët celulare janë të dëmshëm për shëndetin.

Ata janë të shqetësuar seriozisht për efektet e fushave elektromagnetike në trupin tonë. Rrezatimi elektromagnetik nga telefonët celularë, është veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna dhe fëmijët. Sipas Nikolai Kononov, nënkryetar Organizatës Botërore të Shëndetit, këto fusha kryesisht ndikojnë në sistemin tonë nervor, riprodhues dhe endokrin.

Gjithashtu, Kononov thotë se 70% e njerëzve janë të prekur nga ky rrezatim elektromagnetik, pasi në një botë të drejtuar nga teknologjia është gati e pamundur që të ndalojmë përdorimin e tyre.

Megjithatë, ne duhet t'i shfrytëzojmë këto valë në mënyrë racionale. Duke përdorur pajisjen vetëm për telefonata të shkurtra, mund të zvogëlohet rreziku por është e rëndësishme që telefonin mos ta mbani në xhep,kështu do të jeni më të mbrojtur nga rrezatimi elektromagnetik./Mesazhi/

The post Pse përdorimi i celularëve është i dëmshëm… appeared first on Mesazhi.com.

Kieran Gibbs pas 13 vitesh largohet nga Arsenal

Posted: 30 Aug 2017 01:10 PM PDT

Futbollisti i krahut të majtë Kieran Gibbs i është bashkuar West Bromwich Albion pas 13 vitesh në Arsenal.

West Bromwich të mërkurën njoftoi se ka nënshkruar me Gibbs por nuk njoftoi vlerën e transferit, duke i dhënë fund qëndrimit 13-vjeçar në klubin e tij të djalërisë.

Ai ishte prapa Nacho Monreal dhe futbollistit të ri Saed Kolasinac në listën e krahut të majtë në Arsenal.

27-vjeçari Gibbs ka luajtur 10 herë për kombëtaren e Anglisë dhe më shumë se 200 herë për Arsenalin.

The post Kieran Gibbs pas 13 vitesh largohet nga Arsenal appeared first on Mesazhi.com.

Belhanda: Heroi im në jetë është Profeti Muhamed

Posted: 30 Aug 2017 01:06 PM PDT

Futbollisti nga Maroku Younes Belhanda, i cili luan për ekipin turk Galatasaray tha se heroi i tij në jetë është Profeti Muhamed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pyetjen se "Kush është heroi yt në këtë jetë" në një intervistë të publikuar në Revistën e Klubit Galatasaray, u përgjigj “Profeti Muhamed”.

Belhanda duke folur për klubin e tij Galatasaray nga Turqia tha se "Kur formohet një ekip i ri patjetër se do të ketë vështirësi. Tani unë shoh se skuadra jonë ka një shpirt luftarak. Një skuadër e formuar nga lojtarët e rinj por që lufton. Kemi disa mangësi në aspektin e taktikës. Por, kjo do të bëhet me kohë, duke luajtur së bashku".

Ai tha se edhe më parë ka marrë oferta për tranferim nga Turqia.

"Turqia është një shtet i njohur i futbollit. Edhe Galatasaray është një nga ekipet më të fuqishme të Evropës, që në vazhdimësi bëhet kampion. Në çdo periudhë të saj në Galatasaray luajtën futbollistë të mëdhenj. Kur më erdhi oferta nga Galatasaray e pranova pa menduar fare", tha futbollisti maroken.

The post Belhanda: Heroi im në jetë është Profeti Muhamed appeared first on Mesazhi.com.

Njerëzit që punojnë nga shtëpia janë më produktivë

Posted: 30 Aug 2017 01:00 PM PDT

Kur flitet për të punën nga shtëpia, njerëzit kanë dy përgjigje: një tmerr total ose kënaqësi e plotë.

Disa profesionistë përmendin rreziqet dhe vështirësitë e të punuarit jashtë zyrës, ndërsa disa të tjerë theksojnë rehatinë e të pasurit oraret dhe ambientin e dëshiruar.

Megjithatë mendohet se puna në distancë mund të rrisë produktivitetin dhe krijon besim brenda ekipit tuaj.

Në fakt, sipas një studimi në vitin 2016 nga punonjës remote në Amerikë, 91% e njerëzve që punojnë jashtë zyrës janë më produktiv se sa kur ndodhen në zyrë.

Në një farë mënyre, puna remote është njësoj si të kesh disa ekipe që punojnë në vendndodhje të ndryshme.

Këto janë disa këshilla për t'u mbajtur mend nëse planifikoni të punoni remote.

Vendos objektiva të qartëPër tu siguruar që të gjithë janë të lidhur me njëri tjetrin dhe puna vazhdon pa ndërprerje, mund të vendoset një limit i punës nga shtëpia deri në 2 herë në javë dhe fillimisht ditët duhet të përcaktohen.

Kjo e lejon ekipin të bashkohet në ditë të caktuara çdo javë dhe e ndihmon të ruaj një ndjenjë të fortë afërsie.

Qëndroni vazhdimisht të lidhurNëse po mendoni të punoni nga distanca, mos harroni se është përgjegjësia juaj që çdo gjë të funksionojë dhe duhet të qëndroni të lidhur me kolegët.

Përdorni mesazhet, e-mail, telefonin, video konferencat, etj.Mos harroni se duhet shumë punë për t'i ruajtur lidhjet kur nuk ndërvepron ballë për ballë me njerëzit.

Krijoni një orar rutinëNëse shpërqendroheni lehtë kur punoni në shtëpi, ndoshta puna nga distanca nuk bën për ju.

Të vendosësh një rutinë të njëjtë me atë në zyrë dhe të kesh disiplinë është shumë e rëndësishme për të shmangur shpërqendrimet.

Cila do qoftë rutina juaj kur punoni në zyrë, provoni një të ngjashme edhe gjatë kohës që punoni në shtëpi.Gjithashtu mbani një orar normal me pushime të ndërmjetme.

Rregulli dhe rutina janë të rëndësishme për një punë efektive larg zyrës.Puna nga distanca kërkon shumë përpjekje, por fleksibiliteti që ofron është i pëlqyeshëm nga të gjithë./Mesazhi/

The post Njerëzit që punojnë nga shtëpia janë më produktivë appeared first on Mesazhi.com.

Mërgimtari sjell katër autoambulanca për Spitalin e Skënderajt

Posted: 30 Aug 2017 12:30 PM PDT

Një mërgimtar që punon e vepron në Suedi, përveç që ndihmon familjen e tij, po kujdeset edhe për bashkëqytetarët.

Ai, ka sjell nga vendi i largët disa autoambulanca për Qendrën Spitalore në Skenderaj, njofton Klan Kosova.

Blerim Selimi, i cili punon në një institucion shëndetësor në Suedi, thotë se duke parë gjendjen e autoambulancave në Qendrën Spitalore në Skenderaj ndërmori iniciativën për sjelljen e autoambulancave në Kosovë.

The post Mërgimtari sjell katër autoambulanca për Spitalin e Skënderajt appeared first on Mesazhi.com.

Dieta perfekte për ata që urrejnë ushtrimet

Posted: 30 Aug 2017 12:20 PM PDT

Së fundmi keni shtuar disa kilogramë dhe dëshironi t'i eliminoni pa bërë ushtrime apo pa ndjekur një dietë?

Në dukje mund të jetë e vështirë për t'u arritur, por në fakt ka një mënyrë fantastike për të djegur dhjamin në vetëm 1 javë. Me këtë pije ju nuk keni pse të ndiqni një plan diete apo të bëni aktivitet fizik.

Ju duhet vetëm të ndiqni këshillat super të thjeshta për të përgatitur këtë përzierje shumë efektive që heq dhjamin e tepërt në barkun tuaj.

Përbërësit:

3 limonë

1 majë lugë çaji kripë

1 litër ujë

Përgatitja dhe përdorimi:

Prejini limonët përgjysmë dhe shtrydhuni lungun. Hidheni këtë të fundit në një tas veçmas nga lëkura. Vendosni një enë me 1 litër ujë në zjarr të vlojë.

Shtoni lëkurët e limonit dhe një majë lugë çaji kripë. Ziejini për 5 minuta dhe më pas largojeni nga zjarri. Kullojeni përzierjen dhe hidheni në një shishe të pastër. Pijeni këtë përzierje pas çdo vakti ngrënieje dhe asnjëherë para tyre./Mesazhi/

 

The post Dieta perfekte për ata që urrejnë ushtrimet appeared first on Mesazhi.com.

Evakuimi më i madh ndonjëherë – në Frankfurt u zbulua bombë e Luftës së Dytë Botërore

Posted: 30 Aug 2017 12:04 PM PDT

Rreth 70,000 banorë të qytetit Frankfurt do të detyrohen të lënë shtëpitë e tyre të dielën, pasi në qytet është gjetur një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore.

Ky do të jetë evakuimi më i madh i bërë ndonjëherë për shkaqe të tilla.
Bomba britanike, e cila peshon 1.8 ton dhe është dy metra në gjatësi, është gjetur gjatë ndërtimit në Wismarer Strasse në rrethin e Westend, sipas Frankfurter Rundschau.

Mediat gjermane thanë se bomba u quajt “Wohnblockknacker” (blockbuster) gjatë luftës, për shkak të vetive të saj shkatërruese.

Një zëdhënës i policisë tha të mërkurën se 70,000 njerëz duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, duke nënkuptuar se pothuajse një në dhjetë prej 717,000 banorëve të qytetit do të duhet të evakuohen.

Zyrtarët po ruajnë vendin dhe atje “aktualisht nuk ka rrezik”.

Policia tha se bomba në fjalë ishte një HC 4000,  e përdorura në sulmet ajrore nga forcat britanike.

“Për shkak të madhësisë së bombës, duhet të merren masa të gjera të evakuimit,” tha policia.

Policia shpreson që evakuimi të përfundojë deri në mesditë, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me shkatërrimin e bombës.

Evakuimi më i madh deri më tani në epokën e pasluftës u zhvillua në Augsburg në prag të Krishtlindjeve vitin e kaluar. Me këtë rast 54,000 njerëz duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre, pasi një bombë prej 3,8 tonësh u gjet në qytetin jugor.

Është pothuajse e zakonshme që bombat e pashpërthyera të gjenden gjatë ndërtimit në zonat urbane në Gjermani.

Në muajin maj, 50,000 njerëzve u është dashur të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Hanover gjatë një operacioni të asgjësimit të bombës. /MESAZHI/

The post Evakuimi më i madh ndonjëherë – në Frankfurt u zbulua bombë e Luftës së Dytë Botërore appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more