Skip to main content

Mesazhi.com: “Ja disa këshilla për gjumë të mirë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ja disa këshilla për gjumë të mirë” plus 9 more


Ja disa këshilla për gjumë të mirë

Posted: 28 Aug 2017 02:20 PM PDT

Të gjithë kemi probleme me gjumin kohë pas kohe, por nëse kjo është një dukuri e shpeshtë për ju, është koha të merrni veproni ndaj kësaj dukurie.

Në ju sjellim katër këshilla që do t'u ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë:

Para shkuarjes në krevat bëni një dush të shpejtë, duke përdorur shampo aromatik trupi. Kjo do t'u ndihmojë të relaksoheni dhe të bëni një gjumë më të lehtë.

Derisa pushoni ose relaksoheni gjatë ditës, përpiquni të shmangni kontaktin me kompjuterin ose telefonin tuaj mobil.

Çdo një orë ose gjysmë ore gjatë orarit të punës, bëni një pauzë prej disa minutash për ta hequr shikimin nga kompjuteri (nëse puna juaj lidhet me këtë).

Një orë para se të shtriheni, mos mbani kontakt me televizorin, kompjuterin apo telefonin mobil./Mesazhi/

The post Ja disa këshilla për gjumë të mirë appeared first on Mesazhi.com.

Ëmbëlsirë e lehtë

Posted: 28 Aug 2017 01:40 PM PDT

Perberesit:

– 1 Hopla krem
– Keksa
– Kafe
– Sheqer
– 1 çokollate per shkrirje
– Arra te bluara

Pergatitja:

Tundeni nje kuti Hopla me mixer deri sa te merr formen e trashe.
Mund t’i shtoni sheqer, po jo shume, sepse kremi e ka yndyren e vet e mund te behet shume e rende.

Peta eshtë keksa “Petit Beurre” apo ndonje lloj tjeter qe preferoni ju.
Pergatisni 2 filxhana te medhenj me kafe dhe vendosni ne nje pjate. Keksat i ngjyeni aty edhe i rendisni ne tepsi.

Kremin (hopla) tashme te trashe e shtrini gjysmen mbi keksa, pastaj perseri keksat me kafe mbi dhe gjysmen tjeter te kremit.
Mbi te shtrini çokollaten e shkrire te vaket dhe arrat mbi te./Mesazhi/

The post Ëmbëlsirë e lehtë appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti francez propozon dërgimin e ushtrisë në vendet e Afrikës Veriore

Posted: 28 Aug 2017 01:22 PM PDT

Presidenti francez Emanuel Makron propozon dërgimin e ushtrisë në vendet e Afrikës Veriore për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve që nisen nga brigjet afrikane drejt Europës. Propoizmin e bëri gjatë samitit të Parisit për refugjatët ku morën pjesë udhëheqësit e 7 vendeve europiane dhe afrikane.

Vendet europiane do të dërgojnë trupa ushtarake në shtetet e Afrikës Veriore, për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve, që kalojnë ilegalisht drejt Europës përmes ujërave të detit mesdhe.

Propozimin e bëri presidenti francez Emanuel Makron, gjatë takimit të nivelit të lartë zhvilluar pasditen e të hënës në pallatin Elize në Paris. Në samit ishin të pranishëm udhëheqësit e 7 vendeve europiane dhe atyre afikane, Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Libisë, Çadit e Nigerisë.

Për presidentin francez, një forcë e përbashkët ushtarake europiane duhet të dërgohet në vendet afrikano-veriore, në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë me qeveritë e këtyre vendeve, në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një rol të veçantë këtu luan edhe Libia, që sipas Makronit duhet të hyjë në një proces stabilizimi, duke i dhënë mbështetje qeverisë së Fajez al-Serrazhit, të njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Makron dha edhe mbështetje për propozimin e kancelares gjermane Angela Merkel, për rishikimin e traktatit të Dublinit, sipas të cilit refugjatët duhet të strehohen në vendet e para europiane, që shkelin. Sipas Merkelit nuk është e drejtë që vende si Italia, Greqia e Spanja të mbajnë të vetme barrën e rëndë të refugjatëve.

I pranishëm në samit, kryeministri italian Paolo Xhentiloni tha se Italia është e gatshme të strehojë refugjatët që kërkojnë azil. Por sipas tij, duhet bashkëpunim dhe ndarje e barabartë e përgjegjësive për këtë fenomen nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa kryeministri libian, Fajez al-Serrazh tha se Libia nuk është vend origjine i emigrantëve që dynden në Europë, por viktimë e këtij fenomeni, duke qenë së shfrytëzohet si vend tranziti për emigrantët nga e gjithë Afrika.

Prej 2015-ës, vendet e jugut të Europës që lagen nga deti Mesdhe po përballen me dyndje masive prej qindra mijëra të refugjatëve që vijnë nga brigjet afrikane përballë, kryesisht në kërim të një jete më të mirë por edhe për ti shpëtuar konflikteve të shumta në vendet e tyre të origjinës. Rrugëtimet i kanë marrë jetën dhjetëra mijëra emigrantëve klandestinë, varkat e të cilëve janë fundosur për shkak të mbushjes mbi kapacitetet, duke u shndërruar në tragjedi.

The post Presidenti francez propozon dërgimin e ushtrisë në vendet e Afrikës Veriore appeared first on Mesazhi.com.

Pse nuk duhet të pini pije energjike…

Posted: 28 Aug 2017 01:00 PM PDT

Pijet energjetike janë një nga pijet më të njohura në botë. Ato janë të shijshme, të japin energjinë që iu duhet në një ditë, por gjithashtu ato mbajnë shumë sekrete që nuk i dini.

Pije të tilla shiten me miliona por pasi të kuptoni dëmet e tyre do të hiqni dorë menjëherë.

Fillimi i pijeve energjetike

Pijet energjetike u prodhuan fillimisht në Japoni, të krijuara për të përmirësuar performancën sportive dhe për të mbajtur biznesmenët japonezë në krye të lojës së tyre profesionale.

Më pas Red Bull ishte forma e parë e pijes energjetike që u prezantua në SHBA në vitin 1997, dhjetë vjet pas debutimit të saj në botë në Austri, në vitin 1987. SHBA tani është konsumatori kryesor i pijeve energjetike .

Në vitet në vazhdim ato janë konsumuar në shifra jashtëzakonisht të larta duke  nxjerr në pah çdo efekt anësor që këto pijet popullore mund të kenë.

“Termi” pije energjetike “i referohet pijeve që përmbajnë kafeinë në kombinim me përbërës të tjerë si taurina, vitamina B duke i dhënë konsumatorëve energji shtesë.

Markat e ndryshme të pijeve energjetike përmbajnë nivele të ndryshme të kafeinës, duke filluar nga 50 deri në 505mg për kanaçe ose shishe .

Kështu që mund të jetë një sasi e rrezikshme nëse konsumoni më shumë se një pije energjike në një kohë të shkurtër.

Studimet kanë treguar se kafeina ka efekte anësore negative në sistemin tuaj kardiovaskular.

Nëse hiqni dorë nga kafeina do të keni  karakteristika të ngjashme me alkoolin ose pirjen e duhanit.

Simptomat e heqjes së kafeinës mund të përfshijnë dhimbje koke të forta, vjellje, lodhje, humor të keq, vështirësi në përqëndrim, depresion dhe dhimbje të muskujve.

Efektet negative të vitaminës B3

Ajo krijon efekte anësore në mëlçi, duke shkaktuar dëme të mëdha. Pijet e energjisë shpesh përmbajnë këtë element për të rritur efektet e kafeinës.

Ndaj ndaloni menjëherë konsumimin e këtyre pijeve energjike duke i zëvendësuarr me ujë kokosi, çaji jeshil, mjalti, xhenxhefili etj./Mesazhi/

The post Pse nuk duhet të pini pije energjike… appeared first on Mesazhi.com.

Njihuni me tunelet e lashta që të çojnë nga Skocia në Turqi (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 12:56 PM PDT

Ka mijëra tunele të nëndheshme në të gjithë Evropën, që shtrihen nga Skocia e deri në Mesdhe.

Ky rrjet 12000-vjeçar masiv nëntokësor është shumë mbresëlënës. Disa ekspertë besojnë se rrjeti ishte një mënyrë për të mbrojtur njeriun nga grabitqarët …

Të tjerë sugjerojnë se tunelët janë përdorur si një autostradë antike nëntokësore, që njerëzit të udhëtoin në mënyrë të sigurt pa marrë parasysh luftërat, dhunën ose madje edhe motin mbi tokë.

Sipas arkeologut gjerman, Heinrich Kusch, nën tunele janë gjetur qindra vendbanime neolitike në të gjithë kontinentin. Në librin e tij ai thekson se fakti që kaq shumë njerëz kanë mbijetuar pas 1200 vjetësh, tregon se rrjeti origjinal i tuneleve duhet të ketë qenë shumë më i madh.

” Vetëm në Bavari të Gjermanisë, kemi gjetur 700 metra të këtyre rrjeteve të tuneleve nëntokësore- shprehet ai- Në Styria të Austrisë kemi gjetur tunele me një gjatësi prej 350 metrash . Në të gjithë Evropën ka mijëra prej tyre, nga Skocia deri në Mesdhe”…. Heinrich Kusch vëren se tunele të ngjashme nëntokësore ekzistojnë edhe në kontinente të tjera.

Në të gjithë Amerikën, ka një numër legjendash të fshehta të kalimeve nëntokësore që shtrihen për milje të tëra,shkruan syri.net.

Ai madje thotë se ky rrjet tunelesh të con nga skocia deri në Turqi, në Stambollin e sotëm.

Pse u ndërtuan këto tunele të lashta? A ishin duke kërkuar paraardhësit tanë mbrojtje nëntokësore? Shumë prej këtyre legjendave të lashta tregojnë për një katastrofë të madhe që ndodhi në kohët e lashta.

Disa mite dhe legjenda tregojnë gjithashtu se si qeniet e para njerëzore dolën nga shpellat nëntokësore, tunelet dhe madje se edhe vetë qytetet u ndërtuan sipas modeleve të rrugëve nëntokësore.

The post Njihuni me tunelet e lashta që të çojnë nga Skocia në Turqi (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Skënderbeu zyrtarizon super lojtarin nga Kosova

Posted: 28 Aug 2017 12:43 PM PDT

Skuadra e Skënderbeut sot e ka zyrtarizuar lojtarin nga Kosova, Suad Sahiti. Sahiti ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin nga Shqipëria.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi korçare përmes rrjeteve sociale.

Sahiti është 22-vjeçar që luan në të gjitha pozitat e sulmit si në krah ashtu edhe në qendër. Ai më parë ishte pjesë e Rabotniskit të Maqedonisë.

The post Skënderbeu zyrtarizon super lojtarin nga Kosova appeared first on Mesazhi.com.

iPhone 8, ky është çmimi dhe data e daljes

Posted: 28 Aug 2017 12:43 PM PDT

Apple po përgatitet për daljen e iPhone8 muajin e ardhshëm, i cili pritet të jetë smartphone më i madh i kompanisë në këto vite.

2017 shënon dhe 10-vjetorin e iPhone-it origjinal, i cili u bë publik për herë të parë nga Steve Jobs më 9 janar 2007, dhe doli në shitje në 29 qershor të atij viti.

Duke pasur parasysh dhe rastin e jashtëzakonshëm, sipas zërave që qarkullojnë Apple ka ruajtur disa nga tiparet origjinale në modelin e këtij viti.

Lajmet më të fundit vijnë nga Mac4Ever, sipas të cilit iPhone i ardhshëm do të dalë më 12 shtator.

Për më tepër, besohet se telefoni i ri do të mund të porositet paraprakisht  që të premten, më 15 shtator. Ndërsa në dyqan apo online do të dalin më 22 shtator.

Faqja thotë gjithashtu se operatorëve celularë u është thënë data nga Apple për parapërgatitjet pasi do të jetë pajisja më e rëndësishme e publikuar këtë vit.

Megjithëse këto data përputhen në historinë e Apple, asnjë informacion nuk është konfirmuar duke mbetur ende në kuadrin e thashethemeve.

Ndërsa përsa i përket çmimit, duket se do të jetë pajisja më e shtrenjtë e Apple, me një çmim prej 1 mijë dollarësh, për herë të parë. Ky çmim është bërë i ditur për The Fast Company nga një burim i Apple.

The post iPhone 8, ky është çmimi dhe data e daljes appeared first on Mesazhi.com.

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Kroacisë

Posted: 28 Aug 2017 12:38 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj dy ndeshje gjatë muajit të ardhshëm, një kundër Kroacisë dhe një kundër Finlandës.

Albert Bunjaki, përzgjedhës i Kosovës ka zbuluar sot listën me disa lojtarë të rinj, përfshi Dallkun dhe Fejzullahun.

Ndeshja e parë e përfaqësueses do të zhvillohet më 2 shtator në Kroaci, ndërsa e dyta më 5 në "Loro Borici" të Shkodrës.

Më poshtë e gjeni formacionin e mundshëm të Albert Bunjakit për ndeshjen kundër Kombëtares së Kroacisë.

Kosova, 4-5-1: Ujkani; Rrahmani, Kololli, Jashanica, Paqarada; Berisha, Zeneli, Rashica, Kryeziu, Alushi dhe Muriqi.

The post Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Kroacisë appeared first on Mesazhi.com.

Përfaqësuesit e veteranëve i përgjigjen Veselit e Çekut: Fajin për listat e ka politika

Posted: 28 Aug 2017 12:34 PM PDT

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, me nga një letër iu adresuan veteranëve të luftës, duke u thënë se janë ata që duhet t'i pastrojnë listat e veteranëve nga falsifikatorët.

Por, të dy këta bashkëluftëtarë, sipas nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, po e largojnë përgjegjësinë nga vetja me këto adresime, raporton Klan Kosova.

"Fajin kryesor në këto manipulime mendoj që e ka politika, sepse kanë dashur të bëjnë vota për ta", tha ai.

Ndërsa, ish Komandanti i Zonës së Nerodimes dhe anëtari i Komisionit qeveritar, Shukri Buja, tha se vetë aprovuesit e Ligjit për Veteranët janë ata që kanë përcaktuar kriteret për dhënien e statusit, apo heqjen nga lista.

The post Përfaqësuesit e veteranëve i përgjigjen Veselit e Çekut: Fajin për listat e ka politika appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë e shkakton kapësllëkun?

Posted: 28 Aug 2017 12:20 PM PDT

Ndjenja e fryrjes, jashtëqitja e fortë, dhembjet dhe mundimet me rastin e zbrazjes së zorrëve, tregojnë se diçka nuk është ne rregull me tret jen.

Ja se çfarë mund të bëni që të mund t’i shmangeni dhe ta pengoni kapsllëkun.

Një nga problemet më të shpeshta të tretjes është kapsllëku. Stresi, ushqimi jo i rregullt dhe i pasur me karbohidrate, me pak celulozë, janë vetëm disa nga shkaktarët e kapsllëkut ose të obstipacionit.
Kjo shprehet me zvogëlimin e numrit të jashtëqitjeve, të cilat janë shpesh edhe të forta, si dhe me fryrje.Nga konstipacioni vuan çdo i treti njeri, më shpesh gratë, ndërsa problemi rritet me shtimin e moshës.
Personat që kanë jashtëqitje jo të rregullt, shpesh ndihen të lodhur dhe jo mirë, sepse organizmi nuk ka sukses të lirohet nga toksinat që ndalen në zorrë. Komplikimet më të shpeshta janë ndjenja e peshës, fryrja dhe dhembjet në bark.

 

Shkaktarët më të shpeshtë të obstipacionit janë:

  • Ushqimi pa fibra natyrale.
  • Pasiviteti fizik, që ndodh tek personat të cilët për shkak të natyrës së punës pjesën më të madhe të ditës e kalojnë ulur
  • Stresi dhe tendosja
  • Udhëtimet e shpeshta
  • Përdorimi i disa ilaçeve
  • Mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër
  • Obstipacioni mund të jetë i shkaktuar edhe nga faktorë psikikë (ankthi, depresioni, marrëdhëniet e vështirësuara shoqërore); këtë e kanë vërtetuar shumë hulumtime./Mesazhi/

The post Çfarë e shkakton kapësllëkun? appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more