Skip to main content

“Mustafa: LDK mund të mbetet në opozitë” plus 9 more 24 ore lajme

“Mustafa: LDK mund të mbetet në opozitë” plus 9 more 24 ore lajme


Mustafa: LDK mund të mbetet në opozitë

Posted: 28 Aug 2017 07:14 AM PDT

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke zhvilluar takime intensive, por ka shtuar se ende nuk kanë arritur te diskutimet për temat e rëndësishme politike, siç janë Demarkacioni, transformimi i FSK-së në Ushtri, apo edhe dialogu me Serbinë. "Nuk është biseduar në mënyrë konkrete të themi në fushën ...

Gazetarja e RTK’së: Ku e mori vesh Dardan Molliqaj që kanë pushuar hetimet për bombën në shtëpinë time

Posted: 28 Aug 2017 07:08 AM PDT

Ramize Murtezi-Shala, gazetarja e RTK'së dhe bashkëshortja e drejtorit të televizionit publik Mentor Shala, është treguar e shqetësuar ndaj një deklaratë të deputetit të VV'së, Dardan Molliqaj i cili kishte thënë se hetimet për sulmin në bombë në shtëpinë e Shalës janë pushuar. Gazetarja Murtezi-Shala, në një reagim të saj, pyet se si ka mundësi ...

Deutsche Welle: Në Shqipëri prezantohet kabineti qeveritar “Rama 2”

Posted: 28 Aug 2017 07:06 AM PDT

Një ditë pasi zyrtarizoi emrat e kandidatëve për ministra, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin e parë me kabinetin e tij të ri. Mbledhja do të mbahet në Vlorë. Kabineti i ri qeveritar i kryeministrit Edi Rama zhvillon sot pasdite në Vlorë takimin e parë, ku do të bisedohet për vizionin e qeverisë ...

Tensionet Serbi-Maqedoni, Brnabiç e Zaev përpiqen “të ftohin gjakrat”, ftesë për në Beograd

Posted: 28 Aug 2017 06:55 AM PDT

Takimi rajonal i Durrësit hodhi një tjetër hap përpara drejt afrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit. Në eventin e mikpritur prej kryeministrit shqiptar, Edi Rama, udhëheqësit ranë dakord për angazhime maksimale në realizimin e projekteve të "Procesit të Berlinit". Por, takimi shërbeu edhe si shkëndijë për një tjetër zhvillim pozitiv: kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ftoi ...

KESH blen energji për shtatorin. OSHEE, pjesën tjetër

Posted: 28 Aug 2017 06:52 AM PDT

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bleu 115 mijë megavat energji elektrike, përmes kredisë së dhënë nga Banka Botërore. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi mesatar i blerjes rezultoi 62.33 euro për megavat, duke bërë që KESH të shpenzojë rreth 7.2 milionë euro. Energjia do të përdoret për të përballuar konsumin e muajit shtator. Paralelisht me të, edhe Operatori i ...

SHBA, Tillerson distancohet nga Trump

Posted: 28 Aug 2017 06:49 AM PDT

Një pjesë janë larguar, të tjerë e kanë zbutur qëndrimin, por bashkëpunëtorë të Donald Trumpit që nuk ndajnë të njëjtat mendime me presidentin amerikan vazhdojnë të dalin, e më i fundit i tyre është as më shumë e as më pak sesa vet Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Kreu i diplomacisë amerikane u distancua nga ...

Armët drejt Britanisë, “burg pa afat” për Çullhajn

Posted: 28 Aug 2017 06:38 AM PDT

Megjithëse e konsideroi arrestimin e Saimir Çullhajt të paligjshëm, pasi nuk ekzistojnë kushtet e flagrancës, Gjykata e Krimeve të Rënda e la atë në arrest me burg për dyshimet se mund të jetë njëri nga trafikantët e armëve që dërgoheshin me postë nga Shqipëria në Britani. Por 32-vjeçari Çullhaj i tha gjyqtarit Bib Ndreca se ...

Panucci e nis me disiplinë të hekurt, lë jashtë Cikalleshin

Posted: 28 Aug 2017 06:34 AM PDT

Christian Panucci e fillon grumbullimin e parë të tij si trajneri i përfaqësueses duke i rikujtuar edhe një herë të gjithë lojtarëve se disiplina mund të sakrifikojë edhe cilësinë. Kështu ka ndodhur që në premierën e tij ka lënë jashtë Sokol Cikalleshin, i cili kishte kërkuar leje për të mos respektuar datën dhe orën e ...

Konçesioni i mbetjeve në Tiranë u shkon holandezëve

Posted: 28 Aug 2017 06:30 AM PDT

Depozitimi dhe përpunimi i mbetjeve në Tiranë do t'i jepet me konçesion për 30 vjet një kompanie holandeze. Vendimi është shpallur nga Ministria e Mjedisit në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve. Sipas kontratës, shoqëria "Integrated Energy" do të investojë 128.2 milionë euro nga fondet e veta për të modernizuar trajtimin e mbetjeve në të ...

Dekretohet Shefi i Shtabit të FA, Bardhyl Kollçaku sapo u emërua gjeneral brigade

Posted: 28 Aug 2017 06:26 AM PDT

Bardhyl Kollçaku do të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pas dekretimit të kreut të shtetit Ilir Meta. Ai pason në këtë detyrë Jeronim Bazen, i cili u refuzua nga paraardhësi i Metës, Bujar Nishani për të mbajtur këtë post. Bardhyl  Kollçaku pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në vitin 1990 si ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more