Skip to main content

Ora News: “Uragani Harvey shkatërron gjithçka që i del përpara” plus 9 more

Ora News: “Uragani Harvey shkatërron gjithçka që i del përpara” plus 9 more


Uragani Harvey shkatërron gjithçka që i del përpara

Posted: 27 Aug 2017 12:30 AM PDT

Uragani Harvey që goditi rëndë një qytet të vogël në Bregun e Gjirit të Teksasit ka shkatërruar gjithçka që ka lënë pas.

Shiu i rrëmbyer dhe erërat e forta kanë lënë të vdekur një person ndërsa moti i rrezikshëm për jetën ka penguar ekpiet e emergjencës që të reagojnë ndaj thirrjeve për ndihmë.

Kjo është stuhia më  fuqishme që ka goditur kontinentin e SHBA në më shumë se një dekadë. Ajo filloi mbasditen e së premtes duke përmbytur të gjithë vendin dhe shkatërruar gjithçka i ka dalë përpara.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shtatë persona përleshen për një vend parkimi

Posted: 27 Aug 2017 12:24 AM PDT

Edhe një 31 vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh, pasi një konflikti të ndodhur më 19 gusht në lagjen "Sporti".

Në pranga përfundoi Armando Vërça, i cili i në bashkëpunim me shtetasit R.D., 19 vjeç,  A.Ç., 38 vjeç, dhe A.V., 31 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit A.H., S.H., dhe XH.H., 43, 38 dhe 26 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Gjithashtu shtetasit R.D., 19 vjeç,  A.Ç., 38 vjeç dyshohen të kenë kanosur 3 shtetasit e lartpërmendur me armë zjarri pistoletë.

"Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë për një parkim të mjetit që kanë bërë katër të dyshuarit para lokalit të tre shtetasve", sqaron policia.

Policia, po punon intensivisht për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja”, "Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim".

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy kushërinj godasin me thikë 37-vjeçarin

Posted: 27 Aug 2017 12:04 AM PDT

Dy kushërinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin me thikë një shtetas pas një konflikti të çastit.

Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe Igli Hoxha, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Zvirinë, janë arrestuar në flagrancë të shtunën (26 gusht).

Ata kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit me një thikë (buke) shtetasin me iniciale B.H, 37 vjeç, banues në fshatin Pirg dhe ndërhyrja në kohë e policisë ka prandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

37-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

"Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 26.08.2017, në fshatin Zvirinë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit me një thikë (buke) shtetasin B.H, 37 vjeç, banues në fshatin Pirg,"-raporton policia

Dy kushërinjtë akuzohen për veprën penale : “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarre në Greqi, digjen banesa dhe restorante në ishullin Zakinthos

Posted: 27 Aug 2017 12:04 AM PDT

Në ishullin Zakinthos në Greqi kanë shpërthyer sërish zjarre të fuqishëm, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Zjarret kanë filluar të shtunën pasdite, në pjesën veriore të ishullit.

Situata është përkeqësuar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, për shkak edhe të erërave të forta. Banorët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, ndërkohë që dy banesa dhe dy restorante raportohet se janë shkatërruar krejtësisht.

Shërbimi zjarrfikës evakuoi 25 mjete me rreth 100 persona, që ishin bllokuar në një nga molet e ishullit. Bëhet fjalë për turistë që kishin lënë në molin e Porto Vromis automjetet e tyre dhe kishin marrë skafe me qera, ndërsa kur u kthyen nuk mundnin t'u afroheshin mjeteve që kërcënoheshin nga gjuhët e flakëve.

Të dielën, ende pa zbardhur, një avion Canadair dhe një helikopter Ericson, po kryejnë fluturime duke hedhur vazhdimisht ujë mbi vatrat e zjarreve.

Gjithashtu, herët në mëngjes në ishull kanë mbërritur përforcime. 20 mjete zjarrfikëse me 40 trupa, si dhe 3 diagaçe dhe autoambulanca.

Gjatë kësaj verem, në ishullin e Zakinthos janë shënuar rreth 80 zjarre, që veç dëmeve të tjera kanë shkatërruar më shumë se 15 hektarë me pyje.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Angela Martini tepër provokuese

Posted: 26 Aug 2017 11:32 PM PDT

Modelja e famshme shqiptare Angela Martini di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes dhe herë pas here shfaqet shumë provokuese.

E shtrirë në shtrat me një bluze me dekolte të hapur, ajo duket mjaft tërheqëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Maskat grabisin pikën e karburantit në Vlorë

Posted: 26 Aug 2017 11:30 PM PDT

Një karburant ka rënë pre e grabitjes në aksin rrugor Novoselë-Vlorë.

Policia bën me dije se dy persona të maskuar kanë grabitur pikën e karburantit rreth orës 04:35 minuta të mëngjesit të sotëm.

“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar, të cilët kanë kërcënuar rojën e karburantit shtetasin A.L., dhe i kanë marrë (vjedhur) një vlerë monetare prej 35.000 lekë të vjetra", thuhet në njoftim.

Policia menjëherë ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

17 vjeçarja e braktisur nga familja lind foshnjën në mes të rrugës

Posted: 26 Aug 2017 11:24 PM PDT

Një vajzë 17-vjeçare, e cila u braktis nga familja e saj pasi mbeti shtatzënë, ka lindur në rrugë.

Vajza lindi në anën e rrugës në Chandil, një qytet në shtetin e Jharkhand në Indinë lindore. Ajo thuhet se ka qenë më pak se 100 metra larg qendrës shëndetësore.

Një video e publikuar në internet, tregon vajzën me fëmijën e saj në rrugë, ndërsa automjetet dhe motoçikletat kalojnë. I porsalinduri, kordoni i kërthizës së të cilit është akoma i bashkangjitur, është fotografuar duke qarë, teksa mbështillej me fustanin e nënës.

Jagran.com, uebfaqja e gazetës më të lexuar të Indisë, "Dainik Jagran", raporton se asnjë mjek ose infermier nga qendra mjekësore aty pranë nuk erdhi në ndihmën e vajzës, pavarësisht se u njoftuan se çfarë kishte ndodhur në pragun e tyre.

Banori lokal Om Prakash Sharma erdhi në të gjithë vajzën në rrugë me rrobat e saj të thara në gjak, raporton The Hindustan Times.

“Ajo ishte në gjendje të mjerueshme. Ajo po dridhej dhe nuk ishte në gjendje ta ngrinte dhe ta përqafonte fëmijën e saj. Automjetet e rënda po kalonin por ajo nuk kishte forcë për të lëvizur mënjanë”, tha ai.

“Përfundimisht, ne vendosëm bllokadat rreth saj dhe iu drejtuam CHC (Qendrës së Shëndetit të Komunitetit) për të hequr nënën [dhe fëmijën]”.

Vajza më në fund mori vëmendjen mjekësore pasi banorët vendas e transportuan atë në qendrën shëndetësore në një "rickshaw"(mjet i vogël në formë motori e përdorur në Indi).

Vajza tha se ishte në një lidhje me një burrë, por ai e braktisi sapo pa që vajza ishte shtatzënë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çfarë do të ndodhë në Ballkan pas takimit të Durrësit

Posted: 26 Aug 2017 11:17 PM PDT

Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) morën pjesë në takimin një ditor informal që mikpriti në Durrës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky takim u zhvillua tre vjet pas lançimit të Procesit të Berlinit nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në 28 gusht 2014 dhe disa javë pas Samitit të Triestes, në muajin e kaluar, i katërti samit në kuadër të Procesit të Berlinit, që ka marre përsipër të japë impulse të reja procesit të integrimit europian të BP. Ngritja e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, në Tiranë, disa projekte infrastrukturore që lidhin rajonin, lehtësojnë lëvizjen e kapitaleve dhe të njerëzve kanë gjetur financime dhe kanë hyrë tani në rrugën e zbatimit. 

Fillim nga puna për zonën ekonomike rajonale

Por ato janë ende pak në raport me kërkesat e mëdha që ka rajoni për t'u shndërruar nga një zonë me rritje modeste ekonomike, papunësie dhe azilkërkimi në vendet e BE në një hapësirë të zhvilluar dhe treg tërheqës për investimet e huaja. Për të zbatuar strategji dhe politika që hapin rrugën e daljes nga kjo situatë kryeministrat e vendeve të BP ranë dakort në Durrës për të marrë angazhime maksimale në realizimin e projekteve te Procesit të Berlinit. Fokusi dhe prioriteti i tyre në Durrës është fillimi sa  më parë nga puna për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, projekt për të cilin u ra dakort në samitin e Triestes.

Johannes Hahn, i ftuar në takimin e Durrësit, e vlerësoi  "prioritet kyç ndërtimin e zonës ekonomike rajonale për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin ne BP". "Shtetet e BP i kanë dalë për zot Procesit të Berlinit. Takimi i Durrësit tregon se ka një rritje të vëmendjes së krerëve të qeverive të BP ndaj Procesit të Berlinit. Integrimi rajonal nuk është një alternativë ndaj hyrjes së vendeve të BP në BE por një plotësues i dobishëm. Politika rajonale është çelësi i suksesit të bashkëpunimit rajonal, e çdo gjë bëhet në interes të qytetarëve. Interesi ynë është që të gjitha vendet e BP të integrohen në BE, që do ta mbështesë BP dhe do të bashkëpunojë me të për plotësimin e aspiratave europiane. " tha komisioneri Hahn.

Nga idetë në veprime konkrete
 

Takimi informal i Durrësit hodhi një hap përpara që nga samiti i Triestes lidhur me krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale: kryeministrat e 6 vendeve u shprehën në mënyrë unanime dakort me Planin Shumëvjeçar të Veprimit për ta zbatuar transformimin rrënjësor të rajonit. "Kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të këtij transformimi që përfshin lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar, që do ta bëjë rajonin shumë më tërheqës se tani " tha në takim kryeministri Rama.

Ballkani Perndimor pret edhe mbështetje finaciare për projektet rajonale. “Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë dhe po ashtu edhe instrumentet e tjerë që burojnë nga bashkëpunimi më i ngushtë me BERZH-in, me BEI-in janë në dispozicion, çka do të thotë se, ky reflektim strategjik që po bëjmë sot, do të na vlejë për një axhendë më intensive dhe më agresive në funksion të një rajoni shumë më tërheqës për investimet e huaja." tha kryeministri Rama. Në takimin e Durrësit mori pjesë Zv.presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qëndrore, Cyril Muller."

Cilësi jo shpejtësi në procesin e integrimit europian   

Procesi i Berlinit synon të mbajë lart aspiratën e BP për të hyrë në BE dhe të ulë euro-skepticizmin, sidomos pas Brexit. Por edhe t' u rrisë besimin qytetarëve tek mbështetja e BE ne arritjen e aspiratës europianë në një situatë gjeo-politike kur vende të tjera si Rusia, Turqia madje edhe Kina kërkojnë të rrisin ndikimin në rajon. Komisioneri Hahn bëri përsëri të qartë se BE nuk ka një kohë të përcaktuar se kur do të bëhet e mundur që BP të arrijë standartet ekonomike dhe demokratike për të hyrë në BE. "Cilësi dhe jo shpejtësi në procesin e integrimit. BE ka investuar shumë në BP dhe rezultati do të jetë integrimi i tij në BE" tha ai në Durrës duke vazhduar paqartësinë e deritanishme lidhur me nje afat të përafërt. 

Integrim sa më të shpejtë për t'i dhënë fund azilkërkimit

Takimi në Durrës u bë një mundësi më shumë për të paralajmëruar drejtuesit politikë dhe qytetarët e BP se vendet e BE do te vazhdojnë me rreptesi politiken e tyre te mospranimit të kërkesave për azil.

"Është e kotë të shkohet në vendet e BE dhe të kërkohet azil pasi qytetarët e BP dëmtojnë veten dhe vendin e tyre" tha Hahn duke lëne të kuptohet qartë se një vend ku qytetarët e tij kërkojnë të largohen nuk ka bërë progresin e duhur në procesin e integrimit. Ndryshe nga Hahn që prezantoi konceptin e "cilësisë dhe jo të shpejtësisë në procesin integrues " kryeministri Rama tha në Durrës: "Do të bëjmë çmos të përshpejtojmë procesin e integrimit europian që të kemi më shumë akses në tregun e lirë të punës"

Ai theksoi se fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria është ulur dhe bashkëpunimi në këtë drejtim me BE po jep rezultate inkurajuese. "Por nuk ka shqiptarë azilkërkues, por në kërkim të një pune dhe jete më të mirë në një treg pune që nuk është për shqiptarë, kur për të tjerët është. Refuzoj  të pranoj shenjëstrimin e veprimtarisë kriminale të disa shqiptarëve si një arsye për ta treguar Shqipërinë me gisht" " tha ai në Durrës.
Samiti i ardhshem në kuadër të procesit të Berlinit pritet të mbahet në Londër në verën e vitit të ardhshëm.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkonte si pushues në plazh, shqiptari arrestohet për trafik droge

Posted: 26 Aug 2017 10:58 PM PDT

Ai e fshihte drogën në një plazh tërësisht publik në Alassio dhe më pas, ishte bashkëpunëtori i tij, ai i cili e dërgonte drogës gjer tek klientët.

Bëhet fjalë për shqiptarin Klodian Xheka, 27 vjeç, banues në Torino, i cili i kishte ngritur me ndihmën e një 55 vjeçari italian Cristiano Ottonello, një bazë të vogël të shitjes së narkotikëve.

Megjithatë, policia i kishte vënë nën vëzhgim prej kohësh derisa nisi aksionin e arrestimit të tyre. Hetimet kanë zbuluar që Xheka duke mbërritur në rivierë si një pushues, merrte me vete edhe hashash për ta shitur tek konsumatorët.

Hetimet kanë zbuluar edhe bashkëpunëtorin e tij, 55 vjeçarin italian, i cili kishte për detyrë të kontrollonte zonën në mënyrë që askush të mos i afrohej "depozitës" së drogës.

Megjithatë, ai ka mohuar pretendimet dhe ka deklaruar se ishte thjesht konsumator, version që edhe pas dëshmive të mbledhura, nuk është konsideruar i besueshëm nga gjykatësi, i cili ka vërtetuar të dy arrestimet.

Shqiptari është lënë në burg. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar përfshirjen e njerëzve të tjerë në këtë biznes.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Las Vegas, superdueli i boksit botëror, Floyd Mayweather shpallet fitues

Posted: 26 Aug 2017 10:33 PM PDT

Sfida midis dy boksierëve të famshëm ka një fitues.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë, përfundoi me një rezultat që tronditi disa, pasi Floyd Mayweather Jr mundi Conor McGregor me nokaut teknik në T-Mobile Arena në Las Vegas. McGregor, megjithatë, befasoi shumë duke qëndruar fort deri në raundin e 10-të.

“Ai është shumë më mirë sesa mendova se ishte,” tha Mayweather pas ndeshjes. Mayweather është boksieri i parë që ka arritur 50 ndeshje pa u mposhtur.

Pas fitimit të së shtunës, ai tha se kjo ishte ndeshja përfundimtare e karrierës së tij. E vetmja siguri e kësaj lufte ishte dhurimi i spektaklit që nuk ishte parë më parë.

Dy boksierët u përplasën në një ndeshje prej 12 raundesh. Mayweather, konsiderohet si një nga boksierët më të mirë mbrojtës të të gjitha kohërave, duke dalë në pension në moshën 40 vjeçare. McGregor, 29 vjeç, është kampioni i tanishëm i UFC, i lehtë dhe emocionues.

Sipas CNNMoney, ekspertët e industrisë kanë spekuluar se lufta mund të kalojë 500 milionë dollarë, e cila ishte një rekord i vendosur nga lufta Mayweather vs Manny Pacquiao në 2015.

Kampioni Mayweather, 40 vjeç fitoi gjerdanin e quajtur ‘Money Belt’, i përbërë nga ari 24 karatë, 3360 diamantë dhe me gurë smeraldi.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more