Skip to main content

Ora News: “Virxhinia, arrestohet shoferi i makinës që përplasi turmën” plus 9 more

Ora News: “Virxhinia, arrestohet shoferi i makinës që përplasi turmën” plus 9 more


Virxhinia, arrestohet shoferi i makinës që përplasi turmën

Posted: 13 Aug 2017 12:26 AM PDT

FBI-ja, Seksioni i të Drejtave Civile pranë Departamentit të Drejtësisë kanë hapur një hetim lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste të ndodhur dje kundër një demonstrate të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias.

Një grua humbi jetën ndërsa 19 persona u plagosën kur makina goditi turmën.

Pamjet janë të rënda.

Guvernatori i Virxhinias, Terry McAuliffe, tha dje se i vetmi mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët që erdhën sot në Sharlotsvil është “të shkojnë në shtëpi”

“Ju nuk jeni të dëshiruar në këtë shtet. Të keni turp,” tha ai. Ai ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme “për të ndihmuar reagimin e autoriteteve shtetërore ndaj dhunës në tubimin e së djathtës alternativë në Sharlotsvil”

Përveç incidentit me makinë departamenti i policisë i Sharlotsvil tha se 15 persona ishin plagosur gjatë dhunës së shpërthyer në marshimin e të ekstremistëve të djathtë, informon BBC

Më vonë, policia e shtetit Virxhinia njoftoi për një helikopter të saj të rrëzuar në një zonë të pyllëzuar jashtë qytetit. Dy policë humbën jetën në këtë incident.

Helikopteri ishte pjesë e operacionit të monitorimit të përplasjes.

Arrestohet shoferi- Policia tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, duke e identifikuar atë më vonë si James Alex Fields Jr, 20 vjeç nga Ohajo. Fields po mbahet si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë.

Protesta per heqjen e statujes- Në muajin prill, qyteti Sharlotsvil votoi për ta hequr statujën, një masë që po merret nga shumë qytete amerikane kundër përmendoreve të tilla të Konfederatës që i përkasin epokës së luftës civile. Që nga ajo kohë, qyteti Sharlotsvil ka qenë në shënjestër e nacionalistëve të bardhë

  Supermacistët e bardhë organizuan një protestë kundër planit për të hequr statujën e gjeneralit Robert E. Lee, hero i Konfederatës gjatë Luftës Civile. Ata hidhnin parulla të tilla si: “Jetët e të bardhëve kanë rëndësi,” si reagim ndaj organizatës “Jetët e zezakëve kanë rëndësi” e cila u krijua pas disa vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga ana e policisë.

Në muajin prill, qyteti Sharlotsvil votoi për ta hequr statujën, një masë që po merret nga shumë qytete amerikane kundër përmendoreve të tilla të Konfederatës që i përkasin epokës së luftës civile. Që nga ajo kohë, qyteti Sharlotsvil ka qenë në shënjestër e nacionalistëve të bardhë

Shoferi i mjetit i cili goditi turmen

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Skuadra e Partizanit feston ditëlindjen e trajnerit të ri Mark Iuliano

Posted: 13 Aug 2017 12:26 AM PDT

Trajneri i Partizanit Mark Iuliano ka mbushur të shtunën 44 vjeç dhe ditëlindjen e ka festuar me skuadrën e tij të re.

Ekipi i Partizanit i ka organizuar një festë teknikut Iulianio në këtë ditë speciale në  ambjentet e "Grand Hotel Elite" të Kasha Itali, ku po kryejnë edhe fazën përgatitore.

Ai është trajneri i ri i skuadrës së klubit të Partizanit dhe muajin e kaluar firmosën kontratën .

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekuestrohet gomonia në Shëngjin, dyshohet se do transportonte drogë

Posted: 12 Aug 2017 11:49 PM PDT

Një gomone e cila dyshohej se do të përdorej për trafik droge është ndaluar në brigjet e Shëngjinit.

Sipas informacioneve të para gomonia është pikasur nga policia kufitare në afërsi të portit rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës (13 gusht 2017).

Pranë saj janë gjetur rreth 30 bidonë me benzinë dhe një automjet. Policia ka ndaluar dy persona të cilët ndodheshin në gomone. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik droge dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë.

Foto: Gomonia e sekuestruar

Foto: Gomonia e sekuestruar

Foto: Automjeti i sekuestruar

Foto: Automjeti i sekuestruar

 

/Oranews.tv/  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nisja e reshjeve shkakton tre aksidente: dy të vdekur, 4 plagosen

Posted: 12 Aug 2017 11:40 PM PDT

Nisja e reshjeve ka shkaktuar tre aksidente, me pasojë dy të vdekur dhe katër të plagosur një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në autostradën Lezhë – Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit mjeti tip Benz ka dalë nga rrugë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli 50 vjeç, punonjës policie i cili udhëtonte i vetëm në automjet.

Ndërkohë në Elbasan në aksin rrugor Cërrik -Papër , në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen vajza M.Sh., 11 vjeçe banuese në Korçë e cili ka qenë pasagjere në mjet. Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere konkretisht shtetaset: A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë.

Në Vlorë dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor, një prej tyre me targa italiane. I plagosur ka mbetur një i ri i cili është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

Foto: Makina e aksidentuar në Vlorë

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksident në Elbasan, humb jetën 11-vjeçarja

Posted: 12 Aug 2017 11:17 PM PDT

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 11-vjeçare ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik –Papër, në fshatin Valas mëngjesin e së dielës.

“Mjeti tip ” Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 11-vjeçarja, e cila ka qenë pasagjere në mjet,”-raporton policia e Elbasanit.

Drejtuesi i automjetit dhe dy shtetaset me iniciale A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe  K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë, që ishin pasagjere në mjet janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, humb jetën punonjësi i policisë

Posted: 12 Aug 2017 11:07 PM PDT

Një punonjës policie ka humbur jetën në një aksident rrugor në në autostradën Lezhë-Shkodër mëngjesin e së dielës. Polici me iniciale L.N udhëtonte i vetëm. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në afërsi të kryqëzimit të Kallmetit. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vijon…

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Virxhinia në gjendje të jashtëzakonshme, një protestues u vra, 19 u plagosën

Posted: 12 Aug 2017 01:52 PM PDT

Një person ka vdekur dhe 19 të tjerë u plagosën kur një makinë përplasi një turmë njerëzish që kundërshtonin një tubim të së djathtës në shtetin amerikan të Virxhinias.

Ngjarja ndodhi kur njerëzit po largoheshin nga zona, pasi policia e quajti demonstratën të paligjshme. Gjatë protestës pati mjaft incidente dhune mes demonstruesve dhe atyre anti-demonstruesve.

 Guvernatori i shtetit Virxhinia Terry McAuliffe njoftoi në Twitter se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të ndihmuar autoritetet “t’i përgjigjeshin dhunës në tubimin e alternativës së djathtë,” siç quhen grupet me pikëpamje të djathta ekstreme.

“Aktet dhe retorika në Sharlotsvil gjatë 24 orëve të kaluara janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë,” shkruante ai në Tweeter.

Presidenti Donald Trump reagoi gjithashtu ndaj dhunës me Tweeter, duke u bërë thirrje të gjitha palëve “të bashkohen si një njeri i vetëm” dhe të dënojnë urrejtjen. 

Një grup më i vogël nacionalistesh  u mbrodhën të premten mbrëma, duke marshuar nëpër kampus me pishtarë në duar dhe duke hedhur parrulla të tilla si “Jeta e të bardhëve ka rëndësi”, në përgatitje për tubimin e së shtunës.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kalimtarët hipën mbi furgon për të shpëtuar 2 vjeçaren që qëndronte në dritare

Posted: 12 Aug 2017 01:40 PM PDT

Disa njerëz  të mirë formuan një piramidë njerëzore në majë të një furgoni, në mënyrë që ata të shpëtonin një foshnjë të ndodhur ulur në një dritare.

Vajza e vogël, e cila duket se nuk ishte më shumë se dy vjeç, ishte lënë vetëm në shtëpi dhe ishte zvarritur nëpër një dritareje të hapur dhe kishte dalë jashtë në parvazin e katit të dytë. Burrat e ndodhur aty pranë kanë afruar një furgon poshtë banesës dhe kanë hipur njëri mbi tjetrin, për të shpëtuar dy vjeçaren që ishte lënë vetëm.

Shpëtimi dramatik u kap në kamera nga një dëshmitar okular me një smartfon në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Daulet Imanzhanov, 29 vjeç dhe Azamat Toktomysov, 25 të cilët panë vajzën e vogël hynë menjëherë në vëprim nga frika se mund të binte në tokë. Fatmirësisht vogëlushja u shpëtua pa asnjë lëndim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas “Luçiferit”, shi dhe breshër në Prishtinë

Posted: 12 Aug 2017 01:32 PM PDT

Pas temperaturave të larta që përfshinë edhe Kosovën javët e fundit, në disa pjesë territorit këtë të shtunë ka pasur reshje shiu.

Në Prishtinë përveç shiut, ka pasur edhe rënie breshëri, njofton Klan Kosova.

Shikoni pamjet: 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Refuzon ti qethë fokët studentes, shpenzon 13 orë për t’ia rregulluar

Posted: 12 Aug 2017 01:24 PM PDT

Një adoleshente nuk duhet të ndihet kaq e pavlefshme!

Një parukiere  refuzon t'ia qethë flokët një adoleshenteje të depresionuar duke shpenzuar 13 orë kohë t'ia rrugullojë ato. 

Parukierja Kayley Olsson është vetëm 20 vjeç dhe rregullon flokët e studenteve. Studentja 15 vjeçare nga Waterloo ishte aq në depresion saqë nuk mund t'i shihte as flokët e saj. Ajo erdhi në sallon sepse dita e saj e shkollës ishte duke ardhur.

Adoleshentja shkoi për t'i qethur flokët, por Olsson nuk pranoi ta bënte këtë. Në vend të kësaj, Olsson kaloi 13 orë gjatë dy ditëve duke rregulluar flokët e adoleshentes.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more