Skip to main content

“Qeveria e re Rama 2, reagon Basha: Asgjë e re, u rikthye në pushtet “elita komuniste”” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Qeveria e re Rama 2, reagon Basha: Asgjë e re, u rikthye në pushtet “elita komuniste”” plus 9 more Lajmi i Fundit


Qeveria e re Rama 2, reagon Basha: Asgjë e re, u rikthye në pushtet “elita komuniste”

Posted: 27 Aug 2017 08:06 AM PDT

Pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama, kanë ardhur reagimet nga Partia Demokratike me dy figurat më të larta të saj, kreun Lulzim Basha dhe nënkryetarin Edi Paloka.

"Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin", shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i Bashes ne FB:
Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

Kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.
Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish. Kush mendoi se "takimet me popullin” dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin.
Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë.

The post Qeveria e re Rama 2, reagon Basha: Asgjë e re, u rikthye në pushtet “elita komuniste” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sulmi ajror amerikan vret terroristin

Posted: 27 Aug 2017 07:50 AM PDT

Një komandant i lartë i grupit militant, Al-Shabaab, në Somali, është vrarë nga sulmi ajrore amerikan, muajin e kaluar, ka njoftuar grupi ekstremist, Al-Kaida, nëpërmjet një kumtese në Internet.

Al-Kaeda, që është e lidhur me grupin Al-Shabaab, në kumtesën e djeshme theksoi se "aeroplanët e armikut frikacak amerikan janë përpjekur ta sulmojnë atë, por i pari nuk e qëlloi, ndërsa i dyti po, duke e bërë atë martir".

Zyrtarët e Somalisë atëherë patën thënë se ushtria e këtij vendi së bashku me "trupat e jashtme aleate" e kanë vrarë personin e identifikuar si Ali Muhammad Hussein ose Ali Jabal, që konsiderohet se ishte përgjegjës për disa sulme terroriste me bomba.

Këta zyrtarë nuk e kanë specifikuar se prej nga janë këto "trupa të jashtme", por forcat e Shteteve të Bashkuara në mënyrë aktive marrin pjesë në sulmet e këtilla, prej se presidenti amerikan, Donald Trump, më herët këtë vit, i ka dhënë ushtrisë autoritet më të gjërë në luftën kundër militantëve të Al-Shabaabit dhe Al-Kaidës.

The post Sulmi ajror amerikan vret terroristin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Arrestohet autori i dytë i sulmit terrorist në Londër

Posted: 27 Aug 2017 07:45 AM PDT

Policia britanike thotë se e ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me sulmin kundër tre oficerëve të policisë, nga një person me thikë në Pallatin Buckingham në Londër.

Personi 30 vjeçar është arrestuar në pjesën perëndimore të Londrës i dyshuar se ishte "i involvuar në planifikimin, përgatitje ose nxitje të terrorizmit", tha sot policia.

Para dy ditësh një person e ka sulmuar minibusin e policisë në rezidencën zyrtare të Mbretëreshës në Londër dhe është mbajtur nga tre oficerët e policisë, të cilët pësuar lëndime të vogla.

Policia tha se personi 26 vjeçar, i cili ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, tash për tash mbetet në paraburgim deri më 1 shtator.

The post Arrestohet autori i dytë i sulmit terrorist në Londër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Bushati replikon me ish-miniustren e LSI: Ja pse u shkri ministria e Integrimit

Posted: 27 Aug 2017 07:43 AM PDT

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, i rikonfirmuar tashmë në krye të diplomacisë shqiptare në qeverinë "Rama 2" i është përgjigjur Ministres në ikje të Integrimit lidhur me shqetësimin për shkrirjen e kësaj Ministrie dhe bashkimin e saj me Ministrinë e Jashtme.

Përmes një postimi në twitter, Bushati shkruan se s'ka vend për shqetësim pasi siç thotë ai, integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave të qeverisë së re.

Bushati shton se mirëpresin kontributin e opozitës, përfshirë edhe atë të Gjoshës. Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar, Gjosha në një postim në fb tha se mendonte që qeveria do ta niste punën me prioritet madhor integrimin dhe jo ta çonte këtë dikaster në një cep të qeverisë.

The post Bushati replikon me ish-miniustren e LSI: Ja pse u shkri ministria e Integrimit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Nusja i jep për të pirë fëmijës duke bërë celebrimin

Posted: 27 Aug 2017 07:23 AM PDT

Kjo nuse braziliane është bërë e famshme pasi është fotografuar gjatë ditës së saj të dasmës duke ushqyer me gji fëmijën.

24-vjeçarja Danielly Katsue, nga Kuiaba e Brazilit, i dha për të pirë djalit të saj 3-muajsh ndërkohë që po shkëmbente unazat me partnerin.

Fotografja Monica Carvalho vendosi që fotot e veçanta t'i shpërndante në Instagram për të treguar se femrat mund t'i ushqejnë fëmijët e tyre "kudo dhe kurdo".

Edhe pse kishte frikë fillimisht për reagimin e njerëzve, fotografja thotë se këto foto u pritën jashtëzakonisht mirë.

The post Nusja i jep për të pirë fëmijës duke bërë celebrimin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mayweather fitoi duelin e shekullit ndaj McGregor

Posted: 27 Aug 2017 07:08 AM PDT

Nuk ka surpriza me Floyd Mayweather. Dueli i shekullit, koktejli komercial apo cirku (secili ka opinionin e tij) përfundoi në Las Vegas me fitoren e boksierit veteran, i cili në raundin e dhjetë mbylli takimin ndaj ekspertit të arteve marciale mikse (MMA), Conor McGregor.

Gjyqtari Robert Byrd u detyrua të ndalonte sfidën kur pa se McGregor e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë. Një "knockout" teknik vulosi një spektakël sportiv që i përmbushi pritshmëritë.

McGregor, debutues në boks, në fund të ndeshjes mori komplimentet e amerikanit, i cili i tha: "E marrtë dreqi, je një luftëtar i paparë!"

Tre raundet e parë shkuan për superkampionin e UFC-së, ndërsa nga raundi i katërt e më tej, Mayweather përfitoi nga lodhja e irlandezit për të marrë në dorë ndeshjen.

Në këtë mënyrë, Floyd Mayweather shkon në shtëpi me 100 milionë dollarë dhe me një bilanc 50-0 me të cilin kalon legjendën Rocky Marciano. Ndërsa McGregor merr 30 milionë dollarë, por të dy do të marrin shumë më shumë kur të mbyllen të gjitha llogaritë.

Nuk ishte një eksperiment edhe aq i keq…

The post Mayweather fitoi duelin e shekullit ndaj McGregor appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Reagimi i parë i LSI për Qeverinë Rama 2: Ekzekutiv i ri me emra e mentalitet të vjetër

Posted: 27 Aug 2017 07:05 AM PDT

Vetem pak ore pas publikimit të emrave te kabinetit të ri qeveritar për një mandat të dytë nën drejtimin e Ramës, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e ka vënë në diskutim "forcën e re qeverisëse".

"E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore. Kjo, sepse 'Qeveria e re' e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër, tashmë, përveçse një instrument me pak ministri, ku secila do të ketë si komanduese të saj bandën perkatëse që grabiti me 'sukses' votat. Vetëm kështu mund t'iu shpërblehet 'mundi' dhe 'sakrifica' kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm", thekson ndër të tjera në reagimin e saj Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së thotë më tej se frika që kryeministri ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim të tij.

"Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar. Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët", shprehet Kryemadhi.

Kreu i LSI-së deklaron se vetëm dje, oligarkët morën në telefon të gjitha portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve.

"Por, për një gjë jam e bindur. Se revolta e madhe popullore do të fillojë, së pari nga vet socialistët! Madje edhe nga vet policët dhe nga të gjithë ata që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës. Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet, as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura! Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë", shprehet Kryemadhi.

The post Reagimi i parë i LSI për Qeverinë Rama 2: Ekzekutiv i ri me emra e mentalitet të vjetër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rama fut Majkon në Qeveri, ekzekutivi i ri me dy ministri më pak, ja emrat e ministrave të rinj

Posted: 27 Aug 2017 07:01 AM PDT

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kabinetin e ardhshëm qeveritar, me të cilin do të drejtojë vendin në mandatin e tij të dytë pas fitores së zgjedhjeve të 25 Qershorit. Nuk mungojnë risitë. Numri i ministrive reduktohet në 11 nga 16 të tilla që janë aktualisht. Gjysma anëtarëve të ekzekutivit të ri do të jenë gra, duke nisur që nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi, deputete e Shkodrës. Për herë të parë parashikohen dy Ministra Shteti, me kompetenca të reja, njëri për Diasporën dhe tjetri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, detyra që do të mbulohen respektivisht nga Pandeli Majko, një nga emrat e njohur, ish kryeministër dhe ish ministër në qeveritë e mëparshme socialiste të fundviteve '90 dhe fillim viteve 2000, dhe Sonila Qato, aktualisht drejtoreshë e Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Emri i katërt i ri në kabinet është ai i ministrit të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, aktualisht zëvendësministre e këtij dikasteri.

Në krye të Diplomacisë është rikonfirmuar Ditmir Bushati, të cilit do t'i duhet të drejtojë dhe procesin e integrimit europian, i mbuluar deri më tani nga një ministri më vete, që do të shkrihet. Në krye të ministrisë së Brendshme rikthehet Fatmir Xhafa, i cili la gjurmë në drejtimin e këtij dikasteri, ndonëse për një periudhë të shkurtër në pranverën e këtij viti. Ndryshim pëson Mbrojtja, ku zonja Mimi Kodheli zëvendësohet nga një tjetër grua, Olta Xhaçka. Në krye të ministrisë së Energjitikës mbetet Damian Gjiknuri. Këtij dikasteri i shtohet dhe Infrastruktura. Arben Ahmetaj kthehet në krye të Financave por duke marrë këtë herë dhe Ekonominë. Ndërsa në drejtimin e Shëndetësisë do të jetë sërish Ogerta Manastirliu, e cila në kabinetin e mëparshëm kishte zëvendësuar Ilir Beqen. Zonja Mirela Kumbaro mbetet në krye të Kulturës, ashtu si dhe Lindita Nikolla së cilës përveç Arsimit dhe Sporteve i shtohet dhe Rinia. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i është besuar ish zvëndëskryeministrit Niko Peleshi, ndërsa zoti Blendi Klosi rikthehet në qeveri në krye të një ministrie të re, asaj të Turizmit dhe Mjedisit.ZA

The post Rama fut Majkon në Qeveri, ekzekutivi i ri me dy ministri më pak, ja emrat e ministrave të rinj appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Qeveria e re, Kryemadhi: Komandues banda që grabiti me ‘sukses’ votat

Posted: 27 Aug 2017 06:43 AM PDT

Një reagim akuzuesdhe i ashpër ka ardhur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas prezantimit të qeverisë së re.

Me anë të një mesazhi në faqen e saj të "Facebook'-ut Kryemadhi ironizoi 'forcën e re qeverisëse'. Kryetarja e LSI, e cila për katër vite ishte pjesë e koolicionit qeveritar, theksoi se tashmë shqiptarët do kenë qeveri me komandues bandën që grabiti me 'sukses' votat e 25 qershorit.

MESAZHI
Forcë e re qeverisëse?!
E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjeter, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
Sepse "Qeveria e re" e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën perkatëse që grabiti me "sukses" votat.
Sepse vetëm kështu mund t'iu shpërblehet "mundi" dhe "sakrifica" e kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në Zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm.
Frika që ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim te tij. Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar.
Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët.
Vetëm dje oligarkët morën në telefon gjithë portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve! Eh, sa do të dëgjojmë dhe do të shikojmë!
Por për një gjë jam e bindur, se revolta e madhe popullore do të fillojë së pari, nga vetë socialistët!
Madje edhe nga vetë policët dhe nga të gjithë ata, që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës.
Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura!
Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë.

 

The post Qeveria e re, Kryemadhi: Komandues banda që grabiti me 'sukses' votat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Dëshironi këshilla për dashurinë? Nëna juaj është psikologia më e mirë

Posted: 27 Aug 2017 06:33 AM PDT

Nëse nuk e do veten, as të tjerët nuk do të të vlerësojnë.

Nëna mbase është personi i fundit në botë, këshillat e së cilës jemi të gatshme t'i dëgjojmë por duhet patjetër ta pranojmë, më së shpeshti drejt parashikojnë se si do të zhvillohet dashuria me dikë të cilin e kemi zgjedhur.
Sa e sa herë keni dëgjuar deri tani "Dëgjo ç'të thotë nëna jote!". E pra, nëse i keni injoruar këshillat dashurore të nënës, apo nga njëri vesh ju kanë hyrë e nga tjetri ju kanë dalë, tani është rasti t'i regjistroni:

1. Nëse dëshironi të keni lidhje apo martesë të suksesshme, shumë e rëndësishme është që të përpiqeni të jeni të mirë ndaj njëri-tjetrit.
2. Kushtoni kujdes mënyrës se si sillet ndaj nënës së vet. Mbaje në mend, një ditë do të sillet njësoj edhe ndaj teje.
3. Nëse keni probleme në kohë të mira, nuk ka shanse t'i përjetoni kohë të vështira.
4. Mos i impono bashkëshortit tënd diçka që do ta detyroni të ndryshojë. Nëse nuk e do veten, as tjetri nuk do të të vlerësojë.
5. Dashuria e pakushte nuk ekziston, pos në raportet e nënës dhe fëmijës.
6. Në jetë duhet patjetër të përjetosh disa gjëra para se të qetësohesh.
7. Në këtë mënyrë do ta njohësh veten më mirë, do t'i plotësosh ëndrrat tuaja, do të ndërtosh dhe do të dish se ç'dëshiron.
8. Vuajtja e dashurisë gjithmonë është test i karakterit, rasti që të mësosh nga gabimet dhe rruga drejt së ardhmes.
9. Nga fillimi rregulloji gjërat ashtu siç dëshiron. Nëse edhe ai bën njësoj, atëherë do të keni marrëdhënie të sinqerta.
10. Rrobat e reja bëjnë çudira në martesë. Mos hiq dorë nga kujdesi për veten, jo për shkak të tij, por për veten tënde.
11. Kurrë mos i dëgjo këshillat e njerëzve të cilët kanë lidhje dashurie që nuk do të dëshirosh ta kesh për vetën tënde.
12. Gjej një lajkatar dhe kavalier. Ta kesh një lajkatar dhe kavalier pranë vetes do të jetë gjëja më e vlefshme që do të të ndodhë.
13. Nuk është me rëndësi se sa para ka, është me rëndësi se si i përdor ato, çfarë prioritetesh ka.
14. Femra pranë mashkullit të vërtetë duhet të ndihet e sigurt dhe e dashuruar. Gjithmonë, edhe kur grindeni.
15. Partneri i vërtetë do t'i fshijë lotët, por kurrsesi nuk do të të bëjë të përlotesh.

The post Dëshironi këshilla për dashurinë? Nëna juaj është psikologia më e mirë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more