Skip to main content

“Qytetari dixhital ankohet, Berisha publikon pamjet: ”Ja çfarë bëhet për dijen e fëmijëve tanë” (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Qytetari dixhital ankohet, Berisha publikon pamjet: ”Ja çfarë bëhet për dijen e fëmijëve tanë” (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Qytetari dixhital ankohet, Berisha publikon pamjet: ”Ja çfarë bëhet për dijen e fëmijëve tanë” (Video)

Posted: 28 Aug 2017 07:24 AM PDT

Një tjetër ankesë nga qytetari dixhital është marrë parasysh nga ish- kryeministri Sali Berisha.

Ky i funditpërmes një postimi në 'Facebook' ka denoncuar radhët e gjata me të cilat përballen nxënësit dhe prindërit të cilët presin për t'u pajisur me libra për vitin e ri shkollor. Berisha ka publikuar një video, dërguar nga qytetati dixhital, ku shihet qartë radha e gjatë me njerëz në shkollën 'Vasil Shanto' në kryeqytet të cilët u duhet të përballen edhe me temperaturat e larta.

Statusi i Sali Berishës:
Rradhe ne pisk te zhegut për librat ne shkolla!
Lexoni dhe shikoni videon e nxënësit dixhital! sb
"Pershendetje Berisha ! Shiko se si behet radha per shpendarjen e librave ne shkollen Vasil Shanto . Turp dhe faqe e zeze . Shiko cfare behet per dijen e femijeve tane . Te pershendes uroj cdo te mir per ty".

Rradhe ne pisk te zhegut per librat ne shkolla!Lexoni dhe shikoni videon e nxenesit dixhital! sb"Pershendetje Berisha ! Shiko se si behet radha per shpendarjen e librave ne shkollen Vasil Shanto . Turp dhe faqe e zeze . Shiko cfare behet per dijen e femijeve tane . Te pershendes uroj cdo te mir per ty ."

Posted by Sali Berisha on Montag, 28. August 2017

The post Qytetari dixhital ankohet, Berisha publikon pamjet: ”Ja çfarë bëhet për dijen e fëmijëve tanë” (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Trafiku i armëve nga Rinasi, hetimet zhvendosen në Angli

Posted: 28 Aug 2017 07:13 AM PDT

Në një kohë që Policia shqiptare ka zbardhur nisjen e trafikut ndërkombëtar të armëve, duke arrestuar njërin prej dërguesve, zbulimi i pritësve tashmë është në dorë të autoriteteve britanike.

Mësohet se edhe në Londër po kryhen hetime intensive, pas materialeve që janë dërguar në lidhje me linjën e trafikut nga Policia shqiptare. Burimet thanë se ka të dhëna të arsyeshme se hetuesit mund të jenë drejt zbulimit të një organizate kriminale që ka për qëllim trafikimin e drogës e për këtë arsye mund të jenë nisur edhe armët drejt Londrës.

Një nga arsyet që ka sjellë dyshime për një organizatë të tillë, është e shkuara kriminale e të arrestuarit Saimir Çullhaj.
Burimet thanë se tashmë ai po hetohet edhe për ndonjë lidhje të mundshme me grupet e trafikut të drogës në Angli. Grupi hetimor po verifikon komunikimet që ai mund të ketë pasur me persona brenda, por edhe jashtë Shqipërisë, që mund të çojnë në identifikimin, jo vetëm të pritësve të armëve, por edhe të pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal.
HETIMI
Menjëherë pas zbulimit të pjesëve të armëve, për ngjarjen janë vënë në dijeni edhe autoritetet greke dhe ato britanike, ku do të kalonin tri pakot e dyshimta. Burimet thanë se për këtë arsye në hetim janë përfshirë prokuroritë e tri vendeve, ajo shqiptare, greke dhe angleze.
Nga ana tjetër, veprimet e menjëhershme hetimore kanë nisur nga oficerët e Antiterrorit, të Krimit të Organizuar dhe SHISH-it. Dy ditë pas zbulimit të armëve në Rinas, Policia e Shtetit ka përgatitur një informacion të detajuar për homologët anglezë të "Scotland Yard".
Me anë të një letërporosie kërkohet te zbardhen detaje mbi adresën e mbërritjes së dërgesës në Londër dhe emrin e personit apo personave që do të prisnin këto armë. Policia tha se në pako është shkruar emri i personit pritës, por emri është i rremë, ashtu siç ishte edhe emri i dërguesit, që më pas u identifikua nga Policia e Shtetit.
Destinacioni i tri pakove me pjese kallashnikovi, që u gjetën të enjten në Rinas, është provuar tashmë se ishte Londra. Burime nga Policia e Shtetit thanë se pakot ishin nisur nga Tirana dhe më pas do të kalonin tranzit në Greqi, duke arritur në destinacionin përfundimtar, që ishte Britania e Madhe.
Menjëherë pas zbulimit të këtyre armëve, nga Policia Kufitare, oficerët e Doganës dhe ata të sigurisë së Aeroportit "Nënë Tereza", ka nisur një hetim i përbashkët mes tri shteteve për identifikimin e autorëve./panorama

The post Trafiku i armëve nga Rinasi, hetimet zhvendosen në Angli appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në Gjermani, punonjësi i shëndetësisë dyshohet për vrasjen e 84 pacientëve

Posted: 28 Aug 2017 07:02 AM PDT

Një punonjës gjerman i sektorit të shëndetësisë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve tani dyshohet për të paktën 84 vrasje, njoftojnë autoritetet gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Niels Hoegel në vitin 2015 u dënua për vrasje dhe dy përpjekje të mbidozimit të pacientëve me ilaçe zemre në qytetin veriperëndimor të Delmenhorst.

Hetuesit vlerësojnë se i dyshuari është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra pacientëve të tjerë.
Vrasjet u zbuluan pasi Hoegel ishte dënuar për vrasje e mbetur në tentativë në një gjyq tjetër. Autoritetet më pas kanë hetuar qindra vdekje duke zhvarrosur trupat e pacientëve të ndjerë në Delmenhorst dhe Oldenburg.
Drejtori i policisë në Oldenburg, Johan Kuehme, të hënën deklaroi se autoritetet kanë prova për 84 vrasje.
Numri i pacientëve të vrarë mund të jetë më i madh, për shkak se disa viktima ishin të djegura, dhe ishte e pamundur të mblidhen prova.
Kuehme pohon se shumë vdekje mund të parandaloheshin. "Këto mund të parandalohen nëse personat përgjegjës, veçanërisht në spitalin Oldenburg, por më vonë edhe në Delmenhorst, të mos hezitonin t'i paralajmëronin autoritetet", tha Kuehme.
Autoritetet gjermane kanë ngritur procedura penale kundër ish stafit në të dy spitalet.

The post E rëndë në Gjermani, punonjësi i shëndetësisë dyshohet për vrasjen e 84 pacientëve appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Jessie J vlerëson në maksimum këngëtarin shqiptar, ja dedikimi që ka për të (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 06:54 AM PDT

Stanaj, ky yll I muzikës botërore tashmë, ka marrë dashurinë e të gjithë këngëtareve të vjetra.

Legjendarja Jessie J ka publikuar një foto me Albert Stanaj. Ai është një nga më të preferuarit e yjeve botërore për shkak të vokalit unik dhe talentit për të shkruar muzikë.

Në foton e publikuar me Stanaj, Jessie J e quan atë makineri. Kjo nuk është hera e parë që Stanaj merr përkrahje nga të huaj, më parë ai është komplimentuar dhe nga Drake

The post Jessie J vlerëson në maksimum këngëtarin shqiptar, ja dedikimi që ka për të (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Albërie Hadërgjonaj vjen ndryshe, publikon foto pa make-up (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 06:38 AM PDT

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka habitur ndjekësit e saj në Instagram.

Ndër më të njohura të estradës shqiptare, këngëtarja vazhdon të mahnisë, pasi pavarsisht moshës, ajo paraqitet gjithmonë provokuese. Por, këtë herë jo! Së fundmi një imazh të tillë publikon Alberia në profilin e saj në instastory, e cila është pa make-up!

Pranë saj shihet grimeri I saj preferuar. Për më tej, shihni foton.

The post Albërie Hadërgjonaj vjen ndryshe, publikon foto pa make-up (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vodhi 12 koshere bletë, dhe i shiti, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Posted: 28 Aug 2017 06:27 AM PDT

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 62-vjeçar pasi ka vjedhur 12 koshere më bletë në Devoll.

Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi Bejtim Damazoti, banues në fshatin Dishnicë-Korçë, pasi i ka vjedhur 12 koshere bletësh S.Sh, 74 vjeç, banues në fshatin Gracë-Devoll. Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë ndaj O.M, 39 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij në lagjen nr 4-Korçë, iu gjetën 12 koshere bletësh.

Sipas deklarimeve të bëra në policia, ky i fundit ia kishte blerë 62-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

The post Vodhi 12 koshere bletë, dhe i shiti, arrestohet 62-vjeçari në Korçë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mashkulli ideal? Shoku juaj më i mire

Posted: 28 Aug 2017 06:17 AM PDT

Që në moshën e pubertetit, femra kërkon për mashkullin ideal.

Dashurohet, lëndohet, vuan… por sërish nuk e gjen atë që do qëndrojë gjithmonë me të, duke i falur dashuri të sinqertë. Por, shkenca na kërkon të mos lodhemi shumë! Sipas tyre, i dashuri ideal është shoku juaj. Studiuesit në universitetin e Texas-it kanë zbuluar se sa më gjatë të njohësh dikë, aq më tërheqës do t'ju duket.

Shkencëtarët theksojnë se kjo tërheqje nuk ka të bëjë me pamjen e tyre të jashtme. Për t’a argumentuar këtë, ata i kërkuan disa studentëve  të vlerësojnë njëri-tjetrin në fillim dhe në fund të semestrit. U vu re që me kalimin e kohës vlerësimet rriteshin.
Fundja, ku ka më mirë se të dilni me shokun tuaj më të mirë, pasi ti e di kush e bën atë të lumtur, ai gjithashtu për ju.

Mos harroni se, vetëm dikush që ju njeh mirë mund t'ju bëjë për të qeshur derisa t'ju dhembë barku dhe vetëm dikush me të cilin keni një miqësi të fortë mund t'ju qëndrojë pranë në momente vërtet të rëndësishme.

The post Mashkulli ideal? Shoku juaj më i mire appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Akuzohet për një vrasje para 20 vitesh, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Posted: 28 Aug 2017 06:02 AM PDT

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Vlorë.

Mësohet se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën më 24.08.2017 u bë i mundur arrestimi i shtetasit shqiptar Xhemal DULE, 59 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi Xhemal DULE është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale "Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 11.01.1998, rreth orës 19.00 në lagjen "Partizani", Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xhemal DULE, në bashkëpunim me djalin e tij F. Dule kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin E.B.
Arrestimi i tij në Athinë, Greqi u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

 

The post Akuzohet për një vrasje para 20 vitesh, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Jashtë fushës, Cristiano Ronaldo i prezanton botës familjen e tij (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 05:49 AM PDT

Një foto që i ka marrë zemrën të gjithë ndjekësve është ajo që ka publikuar Cristiano Ronaldo, me foton e parë me fëmijët e tij.

Futbollisti legjendar, tregon binjakët Eva dhe Mateo, të lindur në qershor nga një nënë surrogate, Georgina, e dashura 22 vjecare që është shtatzënë dhe Cristiano JR, djali i madh i sulmuesit të Real Madridit. 'Ndjehem i bekuar' ka shkruar futbollisti ku komentet nga të gjithë fansat nuk mungojnë.

Familja e tij është shtuar papritur, kur në qershor erdhën në jetë binjakët dhe shpejt do të jetë akoma më e madhe, pas lindjes së Georginës.
Cristiano Ronaldo nuk mund të mos jetë i lumtur. Jeta e tij private ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme dhe futbollisti e tregon me ketë foto social, ku shfaqen të gjithë së bashku për herë të parë.
Pak ditë më parë Cristiano Ronaldo u nderua edhe me çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit në Ligën e Kampioneve.

The post Jashtë fushës, Cristiano Ronaldo i prezanton botës familjen e tij (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksioni në Tiranë, bllokohen 12 makina luksoze dhe 5 motora të trafikuar, ja çfarë rrezikojnë 17 pronarët

Posted: 28 Aug 2017 05:39 AM PDT

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Summer 2017”, ka sekuestruar 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshuara të trafikuara, ndërsa ka procedohen penalisht 17 shtetas.

Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë në kuadër të prioriteteve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.

Blutë njoftojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 – Mercedes Benz, E Class
2 – Mercedes Benz, S Class
3 – Mercedes Benz, ML
4 – Audi, A8
5 – BMW, X5
6 – BMW, X6
7 – BMW, X6
8 – BMW, X6
9 – Range Rover, Sport
10- Range Rover, Sport
11- Range Rover, evoque
12- Toyota, Avensis
13- Yamaha, T-Max
14- Yamaha, T-Max
15- Suzuki, GSXR 750
16- Aprilia, Scarabeo
17- Aprilia, Scarabeo

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike", parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.

The post Aksioni në Tiranë, bllokohen 12 makina luksoze dhe 5 motora të trafikuar, ja çfarë rrezikojnë 17 pronarët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more